Lubjanë, 23 shkurt – Në Slloveni është tërhequr nga shitja “Jafa keks”, i cili prodhohet nga “Crvenka” e Gornji Milanovacit në Serbi, sepse është konstatuar se ambalazhi me të cilin është i mbështjellë ai përmban materie të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Vendimin e ka marrë Instituti për siguri të shëndetit i Sllovenisë, pasi ka konstatuar se ambalazhi i tij përmban vlera të larta të fotoiniciatorit benzofenon dhe atij 4-metilbenzofenon, të cilët nëpërmjet folies plastike lehtë kalojnë në keks.
Lidhja e konsumatorëve të Sllovenisë ka këshilluar blerësit që të mos konsumojnë keksa “Crvenka” nëse tashmë i kanë blerë, njoftoi portali i gazetës lubjanase “Dnevnik”.
burimi/koha.net
Krijoni Kontakt