Koncepti i “tokės sė premtuar” dihet qė ka lindur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) nga ardhacakėt evropianė, dhe tė tjerė, qė kishin lėshuar Evropėn pas luftės sė dytė botėrore, nė kėrkim pėr njė jetė mė tė mirė, mė tė begatshme.

Evropianėt kėrkonin njė tokė ku nuk do tė ketė luftė, ku do tė ketė punėsim, pra zhvillim ekonomik dhe mirėqenie shoqėrore, nė mėnyrė qė tė realizonin idetė e tyre, si pėr kah profesioni i punės ashtu edhe nga aspekti intelektual. Sipas meje, ky ishte brumi i kėrkesė sė “tokės sė premtuar” e cila thuhej qė gjendej nė SHBA. Ndėrsa, nė anėn tjetėr tė detit, pra pėrtej detit Atlantik, po ashtu qeveritarėt atje premtonin se nė krahasim me pjesėn tjetėr tė botės, SHBA tė ishte njė vend ku jetohej lirshėm, ku idetė politike dhe intelektuale shpreheshin lirshėm, plus tė jetė njė vend ku edhe ardhacaku kishte tė drejtė tė kandidohej dhe tė zgjidhej President. Natyrisht, duke iu pėrshtatur mėnyrės sė jetės atje.

Kosova sot, nėse shikohen kushtet ekonomike, nuk ėshtė tokė e premtuar, pra nuk ėshtė vend ku mund tė punėsohesh, shkollohesh ose arsimohesh normalisht, ku ka shėndetėsi pėr tė gjithė, ku ka zhvillim ekonomik, ku ka shprehje tė lirshme tė ideve edhe politike edhe intelektuale. Pėrkundrazi, Kosova ėshtė vend ku ēdo gjė ėshtė e kushtėzuar, praktikisht, nga pėrkatėsia politike. Nėse i takon partisė nė pushtet, ti mund tė kesh vend pune, tė shkollohesh, tė kesh qasje nė shėndetėsi, e kėshtu me radhė. Pėrndryshe, siē thotė populli, “maron”.

Pėr vete, kam lexuar pėr konceptin e “tokės sė premtuar” (the promise land), por asnjėherė nuk mė ka shkuar mendja qė Kosova do t’ia kalojė kėtij koncepti. E kam fjalėn pėr zgjedhjen e Behgjet Pacollit pėr President tė Kosovės.

Nga ky aspekt, Behgjet Pacolli e shndėrroi Kosovėn nė njė tokė tė mundėsive, por, pėr tash, pėr vete. Ai jeton dhe endet i lirė nė Kosovė sepse askush nuk e ndjek ligjėrisht siē ka ndodhur nė disa shtete evropiane. Ai merr tender me vlerė rreth 15 milionė euro pėr tė mbaruar njė punė qė realisht vlerėn e kishte shumėfish mė tė ulėt. Ai edhe zgjedhet President. Kjo ndodhė nė Kosovė, nė tokėn e premtuar pėr tė, pėr tash.

Por, a mundet Presidenti i ri i Kosovės tė ndikojė pozitivisht dhe fuqishėm nė pėrmbysjen e situatės bile ekonomike nė Kosovė, pra a mundet ai tė rimėkėmbė ekonominė e vendit tė tij tė lindjes? Kjo, pak e mundshme. Jo me pėrvojėn e “Rilindjes”. Ai, pra, ndoshta mund tė rimėkėmbė pasurinė e tij personale, por jo pasurinė e qytetarėve tė Kosovės.

Nga kjo vlen motoja “Pėr Behgjetin gjithēka ėshtė mundshme”. Por, a do jetė “Gjithēka e mundshme me Behgjetin”? Vėshtirė! Sido qė tė jetė, qytetarėt e tokės sė premtuar thonė: ”let’s keep our fingers crossed”. Nė shqip, kjo i bie “po majm ymyt”. Tek e fundit, nuk do tė humbim asgjė qė deri mė tash nuk e kemi humbur.