Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #52
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #53
    .................................................. ...............
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Komersant: Hapi i parë i Serbisë për njohjen e Kosovës

    Publikuar: Sot, më 10 mars 2011


    Moskë, 10 mars - Bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel paraqesin hapin e parë në rrugën e Serbisë drejt njohjes së Kosovës, vlerësoi sot e përditshmja ruse "Kommersant".

    Gazeta, bën të ditur REL, shkruan se për fillimin e afrimit të Beogradit dhe Prishtinës ka kontribuar Bashkimi Evropian, i cili nuk e fsheh se pa aktivizimin e dialogut mes dy palëve , ato "nuk mund të ëndërrojnë për eurointegrimet".

    Gazeta ruse shkruan se të dyja palët kanë vënë në krye negociatorë me përvojë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rohan nuk sheh rrezik për statusin e Kosovës nga bisedimet

    Publikuar: Sot, më 10 mars 2011


    Prishtinë/Vjenë, 10 mars – Ish-ndërmjetësi i OKB-së për status të Kosovës, Albert Rohan, ka vlerësuar si pozitive nisjen e bisedimeve të reja mes Kosovës dhe Serbisë. Në një deklarim për “Kohën Ditore”, Rohan, i cili në negociatat e Vjenës ka qenë zëvendës i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisaari, ka thënë se bisedimet mes dy vendeve fqinje janë një gjë normale dhe e nevojshme.
    “Të gjitha vendet e civilizuara në botë konkludojnë aranzhime me fqinjët e tyre në lidhje me një mori çështjesh praktike dhe bashkëpunojnë rreth çështjeve të interesit të përbashkët. Si shtesë, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ka një numër problemesh të pazgjidhura që vijnë nga ndarja e dy vendeve. Andaj, është koha e fundit që Prishtina e Beogradi të diskutojnë dhe të zgjidhin këto çështje”, tha Rohan.
    Duke adresuar frikën e shprehur në Kosovë në lidhje me mungesën e garancive se gjatë procesit të dialogut nuk do të preket çështja e statusit të Kosovës si dhe rendit kushtetues dhe ligjor i saj, Rohan tha se nuk sheh rrezik të tillë nga bisedimet e nisura në Bruksel.
    “Unë nuk shoh ndonjë rrezik për statusin e Kosovës. Pala e Kosovës do të refuzonte fuqishëm çdo lëvizje për të vënë në pikëpyetje statusin dhe – në këtë – do ta ketë përkrahjen e plotë politike të të gjitha vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo është gjë e ditur edhe në Beograd, edhe te BE-ja – lehtësuesi”, tha Rohan për “Kohën Ditore”.
    I pyetur për mundësinë që veriu i Kosovës të bëhet pjesë e diskutimeve me Serbinë dhe që marrëveshjet eventuale të rezultojnë me ndryshimet e Planit të Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës, Rohan tha se “veriu është pjesë e Kosovës dhe duhet të integrohet në sistemin institucional të Kosovës, me angazhim aktiv të misioneve ndërkombëtare”.
    “Plani i Ahtisaarit, në fakt, ofron aranzhime speciale për komunat veriore në disa sfera, sikur që është arsimi i lartë dhe shërbimet shëndetësore. Sipas meje, delegacioni i Kosovës do të mund të ngrejë aktivisht disa aspekte të situatës në veri – për shembull nevojën për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe për të vendosur sundimin e ligjit apo ofrimin e shërbimeve bazike, të gjitha këto çështje që duhet të kenë interes edhe për Beogradin – dhe të shpjegojë intencat e qeverisë”, tha Rohan.
    Rohan, më tutje, foli edhe për përfitimet e mundshme të palëve nga dialogu.
    “Serbia do të përfitojë nga dialogu vetëm nëse tregon një qëndrim të arsyeshëm dhe bashkëpunues. E njëjta, natyrisht, vlen edhe për Kosovën. Nëse bisedimet shkojnë mirë, të dyja palët do të përfitojnë nga rezultatet praktike. Posaçërisht Kosova, e cila në shumë sfera - për shembull në bashkëpunimin rajonal apo tregtinë – momentalisht gjendet në pozicion disavantazhi”, tha Rohan.

    Koha Ditore: Pas një procesi problematik zgjedhor, që ende është çështje debatesh, kemi një situatë mjaft të brishtë politike brenda Kosovës. Për më tepër, opozita, që është më e fuqishme se kurdoherë më parë, shprehet kundër bisedimeve. Mendoni se kjo është kohë e mirë për Kosovën për të hyrë në bisedime me Serbinë?

    Për Rohanin, bashkëhartues i planit mbi të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës, kundërshtimi i bisedimeve me Serbinë “në parim është edhe shkurtpamës edhe naiv”.
    “Kosova nuk është një ujdhesë që mund të jetojë e izoluar nga të gjithë të tjerët, ajo duhet të zgjidhë marrëdhëniet e veta me fqinjët e saj, duhet të integrohet në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.
    Është me rëndësi për Kosovën që mos t’u qaset bisedimeve me një qëndrim mbrojtës, duke i parë rreziqet për statusin e saj dhe duke ia lënë iniciativën palës tjetër. Nevojitet pikërisht e kundërta, Kosova duhet të jetë një partner proaktiv dhe t’i konsiderojë bisedimet si një mundësi të mirëpritur për progres në normalizimin e situatës së saj”, tha Rohan për “Kohën Ditore”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuvendi miraton rezolutën për bisedimet me Serbinë

    (E plotësuar) Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi projekt-rezolutën e paraqitur nga PDK-ja, e cila i jep dritën e gjelbër bisedimeve të Qeverisë së Kosovës me Serbinë.

    Partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja nuk e kanë mbështetur rezolutën, me arsyetimin se propozimet e tyre nuk janë përfshirë.

    Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, si propozuese e rezolutës, deputeti Adem Grabovci tha se dy takime me opozitën kanë dështuar që të rezultojnë me harmonizimin e tekstit të saj, andaj u kërkua nga Kuvendi që të votohet versioni i propozuar nga PDK-ja.

    Më herët, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e cilësoi këtë dialog të dëmshëm për Kosovën. Po ashtu, edhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes u pozicionua kundër bisedimeve.

    Kurse grupi më i madh opozitar, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk e ka mbështetur rezolutën, pasi që në tekstin e saj nuk janë përfshi propozimet e kësaj partie politike.

    Rezoluta u tha se do t'i japë një rol shtesë Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të filluar të bisedimeve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

    Rezoluta përcakton “vijat e kuqe” për çka nuk duhet të bisedohet me Serbinë, dhe që Qeveria do të duhet t’i raportojë Kuvendit për rezultatet e bisedimeve, ose marrëveshjet eventuale.

    Projekt-rezoluta kaloi me 63 vota për, 48 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    Edita nuk i di tematArtan M. Haraqia | 10-03-2011 10:08 CET “Dren, hajde veç një moment të lutem, të shohim se cila temë do të jetë”, është dëgjuar t’i thotë këshilltarit të saj Dren Zeka, zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri pak para takimit të dytë me delegacionin serb në Bruksel. Biseda e Tahirit me këshilltarin e saj ndodhi pak para se kamerat e medieve të largoheshin nga zyra ku janë mbajtur dy takimet e para mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Këto takime janë mbajtur në zyrën e Robert Cooperit, përfaqësues i Bashkimit Evropian, i cili po luan rolin e lehtësuesit të këtij dialogu. Mosdija e shefes së delegacionit dialogues kosovar për temën që kishte shkuar në takim është dëgjuar edhe në pamjet që portali i shërbimit audiovizuel “Europe by Satellite” ka transmetuar menjëherë pas nisjes së takimit të dytë, paraditen e së mërkurës.

    Kjo gjë është jo pak befasuese, pasi temat rreth të cilave do të zhvilloheshin dy takimet e para të dialogut Prishtinë-Beograd janë përmendur edhe ditën e martë, në takimin e parë mes delegacioneve. Të habitur me këtë bisedë të kapur nga kamerat televizive në Bruksel janë shprehur edhe zyrtarë të Brukselit që kujtojnë se temat me çka do të nisej dialogu janë diskutuar një kohë të gjatë.

    Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar i Këshillit të Ministrave të BE-së, ku janë mbajtur dy takimet e para, tha për Zërin se “dialogu është përgatitur për një periudhë të gjatë dhe se nuk besoj që ka pasur diçka që do befasonte cilëndo palë”.

    Sipas komunikatës së lëshuar të mërkurën nga Bashkimi Evropian, pas përfundimit të takimit Prishtinë-Beograd, thoshte se “takimi i parë ofroi një mundësi për të diskutuar disponueshmërinë e informatave të verifikuara nga librat e regjistrave civilë, si dhe informacionet kadastrale, për çka palët janë pajtuar se këto informata duhet të bëhen të disponueshme”.

    E njëjta komunikatë gjithashtu bënte të ditur se delegacionet “kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal, lirinë e lëvizjes së mallrave në kuadër të marrëveshjes së CEFTA-s”. Palët, gjithmonë sipas kësaj komunikate, janë pajtuar për pjesëmarrje edhe gjatë kryesimit të CEFTA-s gjatë vitit 2011.

    Zyrtarisht, këtë vit i takon Kosovës që të udhëheqë takimet e CEFTA-s, marrëveshjes që konsiderohet të jetë baza e krijimit të një tregu të hapur rajonal.

    Përpos këtyre temave, BE ka bërë të ditur se palët dialoguese kanë biseduar edhe për temat si telekomunikacioni dhe aviacioni, por askund në komunikatë nuk thuhet nëse ndonjëra prej palëve është habitur me përzgjedhjen e temave....

    (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të së përfitshmes “Zëri”)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #58
    U Miratua Kjo rezolute nga PDK-ja, nga partija Rusofille e Pacollit dhe nga Minoritaret ( Serb, hashkalinje, goran, etj ).

    Natyrisht se bisedimet apo negociatat me Serbine nuk do kene fare rezulltate, sepse OPOZITA kesaj rradhe ishte ne nivel te duhur. Shume veprim i qelluar nga OPOZITA e Kosoves qe nuk e pranuan kete loje te Hashim Thacit - Dellit dhe Peter Feithit. Sepse keta deshen ta shtijne ne loje edhe opoziten per keto negociata dhe bisedime me Serbine. Mirepo nuk ju shkoi dot kjo loje e flliqur e tyre.

    Tani duhet qe edhe Opozita, por ne si shoqeri ti parandalojme keto Negociata dhe Bisedime te demshme qe jane kunder Kosoves dhe Popullit Shumice Shqiptar te Saj.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #59
    Per Rezolute Votuan Deputet Serb - me 10 vende te falura nga Pakoja e Ahtisarit - plus atyre qe moren pjese ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010. Per Rezolute Votuan ata qe nuk i paten as 3-4 % ( AKR ) ne zgjedhejt e kaluara - Paten vetem 7-8 % me ca parti qe ben koalicion. Dhe per kete rezulote Votoi ajo parti ( PDK-ja ) qe ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit beri manipulimet dhe vjedhjet me te medha te votave te qytetarve ( me ndihmen e Peter Feithit dhe Dellit ) mu per kete arsye qe tani kane bere pra Miratimin e Rezolutes per negociatat apo bisedimet me Shtetin Serb.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Thaçi hedh poshtë çfarëdo “pazaresh” për veriun


    Publikuar: Sot, më 16 mars 2011



    Prishtinë, 16 mars -

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se çfarëdo ideje që mund të dalë për autonomi apo status special për veriun do të zhduket si fluskë sapuni.


    Ai këto komente i bëri të mërkurën para kabinetit qeveritar, me ç'rast ka theksuar se dialogu i nisur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke ecur mirë, përderisa ka shprehur bindjen se përfundimi i tij, do të rezultojë me njohje reciproke.
    Thaçi, siç raporton Kosovapress, ka thënë se pala e Kosovës në këto bisedime është duke punuar vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe dokumentin e presidentit Ahtisari.
    "Asnjë deklarim i kujtdo qoftë, qoftë politik apo akademik dhe prej kujtdo që vjen, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisarit, do të tejkalohet apo do të ikë si fluskë sapuni. Qoftë ide që dalin për autonomi, apo për statuse speciale", ka thënë Thaçi.
    Thaçi ka siguruar se nuk do të ketë cenim të tërësisë territoriale të Kosovës, duke thënë se çfarëdo tendence për kthim prapa, qoftë edhe deklaratë e `vullnetit të mirë' për Qeverinë e Kosovës dhe për spektrin politik, është i papranueshëm.
    "Afirmimi i ndonjë deklarate apo ndonjë rekomandimi mendoj se është krejt i panevojshëm dhe temat e tilla, për politikën kosovare, kushdo që të jetë qoftë në Qeveri apo pozicione tjera, janë të panevojshme, të paarsyeshme dhe nuk janë fare të qëlluara, janë ide kundër fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe nuk duhet të afirmohen apo të hapet debat rreth tyre. Prandaj gjërat e tilla kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë të papranueshme për të gjitha institucionet e Kosovës", është shprehur Thaçi.
    Kreu i ekzekutivit të vendit në këtë mënyrë i është përgjigjur idesë së Grupit Ndërkombëtar të Krizave, i cili ka kërkuar që të ketë një status special për veriun e Kosovës si zgjidhjen e vetme aktualisht për këtë pjesë të vendit. Përtej rekomandimit, drejtuesi i GNK-së, Marko Prelec ,në një intervistë ka thënë se autonomia për veriun e Kosovës "do të ndodhë patjetër”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •