Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Po mer Hard ,veq nji gja spom pelqe qe ne luft ja kemi vre sadokudo po ne paq hiq vallahin.
    Ne duhet tia bejm me dije Evropes se jemi per dialog ,por para ksaj duhet edhe tia bejm me dije se nuk bejm dialog te kushzuem .
    Serbija duhet te tregohet e gatshme qe te respektoj kuvendin dhe te mos veri kushte .
    Nuk esht dasht te hyjm ne dialog vetem Serbin ta ndegjojm tuj u qa e Evropa menjiher e dij se do thot apo e shifni gjynah.,jepni edhe ksaj nji pjes se krejt ju e ajo hiq nuk ben.
    Serbija ka pregatit terenin heret.Ne si kemi than Serbis se ajo na ka borgj edhe me shum ..Na e ka mar Presheven qe bota as qe e din se ekziston .Bota e din se Serbet jon shumic ne veri e shqiptaret as nji her si than as Serbis e as Evropes se ne shpia te shqiptarve ke sjell kolon te Kninit.
    Hard nuk e kemi pernjiment po druaj ...ishalla nuk na tradhton Evropa edhe ksaj here.
    Aty une kom dron por edhe kta akademik qe kemi besoi se do e kishin vendin ne ato takime e biseda ku fjalet besoi do i kishin me me peshë.

    ....ne luft ja kemi vre a din sa ?
    shum pak ! , sa qe qet shtet qe e kemi osht i tepert....
    - um kujtohet niher nji rast mas lufte erdhen Kfori , na rinija n'lagje tem rrishim me ni far shitore qaty meniher mas luftes u kan kjo pun edhe rrishin do t'mushum, edhe erdhen Kfori Amerikan edhe hynen aty ne shitore me ble naj pije a ku pe di nejse .,,,, edhe do shqiptar aty menzi spriten muhabetit me ja nis me amerikan ...edhe po i vesin amerikant kur po na jepni pavarsi , qfar shtetit kemi mu bo , a kemi mu bo shtet naj her....???? ata edhe meniher per mos mezgat shum muhabetin me njerz t'shitorev ju pergjigjen than : a edini dikush prej juve sa perqind e popullates kan marr pjes ne Luft ???? , asnjo aty nuk e dijke , tha qe se po ju tregoj edhe per ket pun , ne luft shqiptart e Kosoves kan marr pjes veq 3% , edhe duhni me dit qe sa per qind keni marr pjes ne luft qaq keni me pas shtet....bye ....tani shqiptart aty tu e shpreh mllefin jo ashtu jo kshtu jo amerikant sdin kurgjo , jo ata veq ja futen qaty folen , e marojshin petlla me uj vetes...nejse



    ....qe ku e ke than edhe vet .....s'di qka me te than per qetu qe vet e ke than ....
    me nji fjal evropa ja man krahun serbis.....ndash bone me dije ndash jo....


    ....ki drejt Ganqe me dru ....mirpo shtetin e ks e kan njoft bota demokratike ....e ka njoft qashtu qysh osht Kosova ne hart edhe ska qka ndryshon aty kurgjo.....shkurt e shqip ma se mir me than Zoti e shperbleft Ameriken se sa per evropa naj kishin lujt kufijt mrena minutav perdit....


    ...une besoj qe ne ato bisedime do te marrin pjes nga ana jon njerz qe fjalt e tyre kan pesh dhe jan te vejdishum se qfar bojn qfar nderrmarin...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    E more populli jon po posht keni ra,po qysh more na me leju qe keta politikan te korruptuar me hy ne Negociata me Serbin,pse me hy ne negociata,per cfare te bisedojm?!
    Politikanet tan po thon vetem qeshtje teknike?!!Po rrejne aty do te bisedojn per statusin e Kosoves e ndoshta edhe do t'ja falin Mitrovicen ne menyre ligjore.
    Ne nuk duhet te bisedojm me serbin,pa i plotesuar serbia keto kushtet:
    1Pa hjeq dore nga pushtimi i Kosoves,2 Pa e njofte Pavaresin,3 Pa kerku falje per te gjitha krimet qe i ka bere ne Kosove,3 Pa i paguar gjitha demet qe i ka bere dhe pa na kthyere personat e zhdukurve.Pra pa i plotesuar gjitha keto kushtet ne asnje menyre nuk duhet hyre ne Negociata me serbin.

    Posht grupi Negociator i Kosoves.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #33
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    E more populli jon po posht keni ra,po qysh more na me leju qe keta politikan te korruptuar me hy ne Negociata me Serbin,pse me hy ne negociata,per cfare te bisedojm?!
    Politikanet tan po thon vetem qeshtje teknike?!!Po rrejne aty do te bisedojn per statusin e Kosoves e ndoshta edhe do t'ja falin Mitrovicen ne menyre ligjore.
    Ne nuk duhet te bisedojm me serbin,pa i plotesuar serbia keto kushtet:
    1Pa hjeq dore nga pushtimi i Kosoves,2 Pa e njofte Pavaresin,3 Pa kerku falje per te gjitha krimet qe i ka bere ne Kosove,3 Pa i paguar gjitha demet qe i ka bere dhe pa na kthyere personat e zhdukurve.Pra pa i plotesuar gjitha keto kushtet ne asnje menyre nuk duhet hyre ne Negociata me serbin.

    Posht grupi Negociator i Kosoves.
    qy rrugaqi tash posht e nalt
    po ju o rrugaqa edhe me amerikan edhe me qeverin e kosoves nuk do tia dilni edhe qe serbin e rusin e keni prapa

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin
    qy rrugaqi tash posht e nalt
    po ju o rrugaqa edhe me amerikan edhe me qeverin e kosoves nuk do tia dilni edhe qe serbin e rusin e keni prapa


    ti cfare 'burri' je thue se sls dhe rada trajkoviq eshte shqiptare e masha pacolli gjithashtu!

    e ke marr zanatin e shkive qe thone rrena eshte art!
    nejse me shki e bete qeverine dhe me ta e zgjodhet presidentin dhendrrin e rusve!

    ju derrit i thoni daje se jeni paguar me rubla ruse!
    konvertoheni pese here ne dite dhe i akuzoni te tjeret per marifete te tilla!

    kamelonet e vertete ndryshe nuk jane!

  5. #35
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    SHBA-ja: Pavarësia punë e kryer, dialogu për çështjet praktike

    Publikuar: , më 06 mars 2011
    SHBA-ja: Pavarësia punë e kryer, dialogu për çështjet praktike


    Washington, 6 mars - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, qëndroi për një vizitë pune në SHBA, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit, në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, në Kongresin amerikan, si dhe mbajtën një ligjëratë në Universitetin Johns Hopkins - SAIS me temën: “Kosova pas zgjedhjeve dhe sfidat para saj.”
    Në Departamentin e Shtetit, Tahiri dhe Hoxhaj takuan zëvendëssekretarin e Shtetit, James B. Steinberg, pastaj zëvendësndihmësin kryesor të sekretarit të Shtetit, Thomas Countryman, me Jennifer Brush, drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore e Qendrore dhe me Paul Pfeuffer, nga zyra për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore.

    -----------------------------------------------------------------------------------


    Tahiri: Nuk ekziston problemi i Mitrovicës


    Publikuar: , më 06 mars 2011
    Tahiri: Nuk ekziston problemi i Mitrovicës



    Washington, 6 mars - Drejtuesja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se shtyrja e dialogut ka ardhur si pasojë e nevojës për ngritjen e institucioneve të reja.

    Duke folur mbrëmë në një intervistë për VOA, Tahiri është shprehur se në procesin e ri të bisedimeve do të diskutohen vetëm çështje teknike.

    “Ne do të shkojmë në bisedime si shtete të pavarura pasi për ne statusi është një çështje e mbyllur”, ka deklaruar Tahiri.

    Sipas saj, këtë tezë e ka mbrojtur edhe nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, i cili ka vizituar së fundmi Prishtinën.

    Ajo e ka vlerësuar si të pamundur realizimin e synimit të Beogradit për të diskutuar sërish çështjen e statusit, pasi sipas saj një gjë të tillë nuk e mbështet faktori ndërkombëtar.

    “Në bisedime do të jenë BE, SHBA dhe Beogradi me Prishtinën. Njëra palë nuk mund të imponojë e vetme temën e bisedimeve. Çështja e statusit është e përfunduar”, ka pohuar Tahiri.

    Kryenegociatorja ka shtuar më tej se në procesin e ri nuk do të diskutohet as opsioni i përfolur për ndarjen e Kosovës, pasi veriu është pjesë e territorit të shtetit të ri.

    “Nuk ekziston as çështja e veriut dhe as çështja e Mitrovicës. Ajo që ekziston është çështja e një pjese të serbëve që jetojnë në pjesën veriore, të cilët që nga paslufta kanë hezituar të bëhen pjesë e realitetit të Kosovës dhe ndikohen nga Beogradi”, ka shtuar Tahiri.

    Zëvendskryemnistresha e Kosovës, Edita Tahiri, dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndodhen për një vizitë në SHBa, ku janë takuar me zëvendëssekretarin e Shtetit, James Steinberg, në prag të bisedimeve me Serbinë.

    Në takimin me James B. Steinberg, delegacioni kosovar prezantoi vizionin dhe programin e qeverisë së re të Kosovës për zhvillimin dhe forcimin e shtetit të pavarur, duke theksuar prioritet kryesore për zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes e mirë, fuqizimin e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare, lobimin për njohje dhe dialogun teknik ndërshtetëror midis Kosovës dhe Serbisë. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për qeverisje të mirë dhe reforma të thella për zhvillimin e Kosovës në planin e brendshëm e të jashtëm, në të mirë të interesave të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, si dhe angazhohet seriozisht për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri.
    Zyrtari i lartë amerikan përshëndeti krijimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe siguroi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme shtetit të pavarur të Kosovës dhe perspektivës euro-atlantike të saj. Duke i dhënë mbështetje dialogut për çështje praktike midis Kosovës dhe Serbisë, Steinberg rikonfirmoi qëndrimin amerikan se pavarësia e Kosovës është çështje e përfunduar dhe një realitet i ri në Ballkan.
    Delegacioni ynë pati takime të veçanta me kongresistët Eliot Engel dhe Dan Rohrabacher, të cilët riafirmuan përkushtimin e tyre për ta mbështetur Kosovën në sfidat e saj si shtet i ri.


    -------------------------------------------------------------------------


    Tahiri: Bisedime vetëm teknike, statusi është mbyllur
    07-03-2011 10:14 CET

    Shefja e ekipit negociator të Prishtinës, Edita Tahiri ka thënë se në dialogun e ardhshëm me Beogradin në Buruksel, do të bisedohet vetëm për çështjet teknike, pa hyrë në çështjet e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës.

    “Çështja e statusin për ne është e mbyllur. Pavarësia e Kosovës është e konsoliduar dhe e njohur në këto tre vjet”, tha Tahiri për gazetën serbe “Danas”, transmeton REL.

    Ajo ka shtuar se dialogu në Bruksel do të zhvillohet rreth çështjeve praktike, që do duhej ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë.

    Tahiri është shprehur optimiste rreth epilogut të bisedimeve me Beogradin.

    “Perspektiva e dialogut varet nga përcaktimi i vërtetë i dy vendeve tona për perspektivën evropiane. Ky është faktori vendimtar, i cili do t’i nxitë të dyja palët që të jenë konstruktive”, ka thënë Tahiri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Loti-99 : 07-03-2011 më 05:13

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tahiri: Bisedimet rrodhën mirë

    (E plotësuar) Takimi i parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka përfunduar të mërkurën në Bruksel. Takimi ka zgjatur më shumë se pesë orë.

    Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet kanë rrjedhë në mënyrë të mirë.

    Ndërsa, shefi i delegacionit serb, Borisllav Stefanoiviq ka shprehur kënaqësinë me bisedimet, duke thënë se ato ishin konstruktive dhe se disa çështje janë pranë zgjidhjes.

    Ai ka thënë se është biseduar për telekomunikimin, trafikun ajror, vulat doganore, kadastrat dhe librat amë.

    Takimi i sotëm në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) ka filluar në ora 9.50 dhe ka përfunduar rreth orës 15.30.

    Në emër të BE-së në bisedime po merr pjesë këshilltari i shefes së diplomacisë evropiane Robert Cooper.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    John Cerry: Bisedimet ishin të pashmangshme

    Publikuar: Sot, më 09 mars 2011

    * John Cerry: Bisedimet ishin të pashmangshme


    Washington, 9 mars - Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, tre vjet më parë.
    "Kjo ditë ishte e pashmangshme", tha senatori amerikan, John Cerry, i cili kryeson Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.
    Ndërkaq, ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, njëherësh ekspert për Ballkanin, deklaroi:
    "Mos prisni rezultate të shpejta. Por, edhe hapat e vegjël mund ta çojnë rajonin përpara".
    Bisedimet në Bruksel ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian dhe do të fokusohen në çështje praktike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Countryman: Statusi i Kosovës është mbyllur

    Publikuar: E martë, më 08 mars 2011

    Washington, 8 mars - Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

    “BE-ja e ka ftuar qeverinë e SHBA-së si mysafire të dialogut dhe unë do të jem atje për të përfaqësuar Washingtonin”, citon Radio Evropa e Lirë deklaratën e Countryman për një grup gazetarësh.

    Diplomati amerikan çmoi lart rolin e BE-së, por theksoi se të dyja vendet e kanë tepruar rëndësinë e dialogut, duke mos kursyer kritikat edhe për mediat.

    “Politikanët dhe mediat në Beograd dhe Prishtinë po e ekzagjerojnë rëndësinë e dialogut. Është e rëndësishme për të dyja këto shtete që ta lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë”, theksoi Countryman.

    “Është dialog dhe jo negociata. Është e mundur që secila palë të ngrejë çdo lloj problematike. Siç e thashë dhe më parë ne besojmë tek zoti Cooper dhe BE-ja që të mbeten të fokusuar në fushat ku mund të shënohet përparim”, pohoi zvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit.

    Në këtë kuadër Countryman nënvizoi faktin se ky dialog mes Prishtinës e Beogradit nuk do të ndryshojë statusin e Kosovës.

    “Në qëndrimin tonë çështja e statusit është e vendosur, dhe pavarësia e Kosovës është realitet. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e morri vendimin që vetëm konfirmon për ne se statusi i Kosovës nuk mund dhe nuk do të ndryshojë nga ky dialog.”

    Megjithatë dialogu do të prekë përcaktimin e statusit pasi ka tema me natyrë praktike që lidhen me shtetësinë e Kosovës.

    “Gjatë dialogut nuk mund të thuhet se çështje që kanë të bëjnë me statusin nuk do të ngrihen. E dimë se disa zgjidhje praktike për një numër çështjesh do të prekin statusin".

    "Por për ne statusi i Kosovës është një çështje e mbyllur, që mund të diskutohet, por nuk mund të ndryshojë”, theksoi Countryman.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Ambasadori Fitou: Kosova nuk pëson nga dialogu

    Publikuar: E martë, më 08 mars 2011

    Prishtinë, 8 mars – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Fitou.
    Pas takimit, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha se me ambasadorin Fitou, kanë biseduar për bashkëpunimin bilateral që do ta kenë Qeveria e Kosovës me atë të Francës.
    “Qeveria e Kosovës do të jetë e kujdesshme për të gjitha mbështetjet që duhet t’i fitojë nga Qeveria e Francës”, u shpreh ministri Kuçi, duke theksuar se me ambasadorin kishin biseduar për disa fusha konkrete siç janë: bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, të liberalizimit të vizave, në fushën ekonomike dhe kulturore. “Po ashtu, e ftova Ambasadorin që të na jep mbështetje të vazhdueshme sikur deri me tani, në rrugën tonë për integrime evropiane”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.
    Ndërsa, ambasadori Fitou tha Kosova si shtet i ri meriton mbështetje, sidomos në disa prioritete që i ka vendosur për të ardhmen. “Pasi Kosova është një shtet i ri, meriton mbështetje. Kosova tani po i vendos disa prioritete për të ardhmen, brenda këtyre prioriteteve është edhe dialogu me Beogradin dhe thjesht dua të them së vendi im do ta mbështet këtë dialog. Mesazhi nga vendi im është së Kosova nuk ka asgjë për të pësuar nga ky dialog. Ne e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për angazhim në këtë dialog, ne do të shohim së çfarë do t’i sjell dialogu Kosovës, mirëpo është një hap i madh, një lëvizje e madhe përpara e Qeverisë së Kosovës, ndaj këtij dialogu, dhe thjesht e kemi përgëzuar për këtë dhe do të ketë mbështetjen tonë, mbështetjen e domosdoshme në të gjitha hapat që bënë”, tha ambasadori francez, Jean-François Fitou.
    Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës do të jetë një partner i sigurt dhe serioz dhe një partner që do t’i merr me shumë seriozitet sugjerimet dhe propozimet qe vijnë nga Qeveria e Francës dhe në këtë drejtim, do të punohet që imazhi i Kosovës, prezantimi i Kosovës në botë, të jetë sa më efektiv, sa më funksional, dhe sa më i mirë i mundur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Ashton përshëndet fillimin e dialogut Serbi-Kosovë

    Publikuar: E martë, më 08 mars 2011


    Bruksel, 8 mars - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përmes një deklarate të lëshuar sot nga zyra e saj, përshëndet nisjen e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të zhvillohet sot e nesër në Bruksel.
    “Përfaqësuesja e lartë beson se tash është koha e duhur për të nisur dhe është e bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë rrugë praktike për të siguruar që jeta e rëndomtë mund të vazhdojë si duhet, thuhet në deklaratën e zyrës së Baroneshës Ashton.
    “Zgjidhja e problemeve me dialog është rrugë evropiane, ndërsa qëllimi i bisedimeve është të promovohet bashkëpunimi dhe që si Prishtina ashtu edhe Beogradi t’i afrohen BE-së. Përfaqësuesja e lartë nënvizon se dialogu është një rast i mirë për të dyja palët, si Beogradin ashtu edhe Prishtinën”, thuhet në këtë deklaratë, të lëshuar pak para nisjes së dialogut, në të cilën shtohet se diskutimet do të përqendrohen rreth tri temave: bashkëpunimit rajonal, lirisë së lëvizjes dhe sundimit të ligjit, që të gjitha me rëndësi vendimtare për perspektivën evropiane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •