Edita Tahiri përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë
24-02-2011 12:30 CET
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar të enjten Edita Tahirin, zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, udhëheqëse të delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun për çështje praktike me Republikën e Serbisë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim pranë Kryeministrisë.
Dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Republikën e Serbisë, dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, është vlerë dhe standard evropian.
Krijoni Kontakt