-
Jaffa keks e demshme per njeriun.
"Jaffa keks" i popullarizuar, i cili prodhohet nė Serbi, ėshtė tėrhequr nga shitja nė tė gjitha shitoret nė Slloveni, me urdhėresė tė Inspektorit shtetėror tė shėndetėsisė. Vendimi ėshtė marrė pasi gjetjeve se nė ambalazhi me tė cilin ėshtė mbėshtjellė ky keks ka materie qė mund tė depėrtojnė pėrmes celofanit.
Sipas analizave, ambalazhi prej kartuēi ka pėrmbajtje tė lartė tė masės benzofenonit, i cili mund tė depėrtoj pėrmes mbėshtjellėsit prej plastike nė kutinė me keks dhe kjo paraqet rrezik serioz pėr shėndetin e fėmijėve dhe tė tė rriturve.
Pa marrė parasysh kėtė, prodhimet e kompanisė Jaffa kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes qė nga vitit 2007. Atėherė, nė Slloveni, Kroaci, Bosnjė, madje edhe nė Serbi nga shitja ishte tėrhequr "manchmelou" pėr shkak tė dyshimit se ėshtė i infektuar me salmonelė.
Importuesi i keksit Jaffa, kompania Merkator nga Lubjana pėr arsye preventive ka tėrhequr nga shitja tėrė sasinė e kėtij artikulli. Megjithatė, Institutit pėr mbrojtjen e shėndetit pas publikimit tė testeve mbi ambalazhin e kėtij keksi ka kumtuar se nuk ka frikė se efektet e dėmshme pėr shėndetin do tė manifestohen menjėherė pas konsumimit, por nėse ai pėrdoret pėr njė kohė tė gjatė mund tė dėmtoj mėlēinė dhe veshkėt.
Shoqata sllovene pėr konsumatorėt kėshillon qė keksi i blerė tiu iu kthehet tregtarėve, tė cilėt kanė tė detyruar qė tė kthejnė paratė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt