Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Përpëlitjet e mia në prozë

    Do te sjell para jush forumist te ndreruar perpelitjet e mia ne prozen e shkurter. Shpresoj te mos ju zhgenjej:

    ERRËSIRË

    Errësirë, qetësi, asgjë nuk pipëtin, degjoj vetëm të rrahurat e zemrës sime të shqetësuar. Gjithkah rreth meje është qetësi absolute, asnjë zë, as edhe një pipëtimë. Sikur e tërë bota ka rënë në gjumë, sikur vet jeta ka pushuar! Të rrahurat e zemrës sime janë të vetmet që e mbizotërojnë këtë qetësi me zhurmën e tyre tik-tak, tik-tak, mu sikur ora me lavjerrës në shtëpinë tonë të vjetër.
    Nuk e di, nga kjo qetësi absolute apo nga shqetësimi në rritje më duket se zemra ime e ndryshoi ritmin e të rrahurave të saj dhe tash më shumë më ngjanë në goditjet e ujit në rrotën e mullirit të vjetër që gjendej në fund të fshatit, se sa në tik-tak-et e orës së vjetër.
    Në një cast një krismë nga largësia më crregulloi ritmin e zemrës sime dhe të frymëmarrjeve të mia. Për një cast mu duk se zemra ime ndaloi së punuari, frymëmarrjet mu bënë më të rënda, më të ngadalëshme. Vallë ishtë bumbullimë apo pëlcitje e ndonjë granate që e theu qetësinë e kësaj nate? Që crregulloi ritmin e jetës sime? Vetëm një krismë! Shqetësim! Vallë cfarë do të vijë pas kësaj?! edhe një krismë tjetër, edhe një bumbullimë, edhe një e rahur e ndërprerë e zemrës!? Cfarë do të sjellin momentet në vijim? cfarë ditët dhe netët që janë para nesh? Athua kjo krismë ishte një ogur i zi, apo fillimi i fundit të një situate të mbajtur peng? Zonë lufte, terren jostabil, e ardhme e paparashikueshme, ditët që nuk kanë prognozë, vetëm pritje, vetëm ëndërra të këputura, shpresa pa shpresë!?
    Qetësi, asgjë nuk lëviz, sërish errësirë, sërish ritmi i njejtë, askush nuk bëzan, as nata! Edhe ajo pas kësaj krisme pa definicion po provon të bie në gjumë, po provoj edhe unë të flej së bashku me natën! Por kjo krismë cka ishte? Përse vallë nuk flej dhe unë, përse? Kur edhe natën e zuri gjumi. Zemër flej, e urdhëroj, por vallë i degjon ajo urdhërat e mia? Provoj ta qetësoj vehten dhe me dhunë i mbyll sytë, provoj ta kontrolloj frymëmarrjen time, ta vë në ritëm të rregullt, ti vej të rrahurat e zemrës në punë pa shqetësim. Ngadal filloj ti kontrolloj emocionet e mia, filloj të komandoj me ndjenjat e mia, ta vendosë qetësinë në shpirtin tim. Lehtë vërej se capallat e mia po rëndohen, sytë marrin pamjen e mjegulluar, trupi po i lëshohet qetësisë së natës, ritmi i zemrës ngadalësohet dhe unë lehtë bie në gjumë. C’ndjenjë lehtësimi, sikur jam duke lundruar në valët e qeta të detit të cilat me lehtësi më përkundin siku dikur dora e nënës sime kur në djepin e drurit më vente në gjumë duke më kënduar ninula, kurse sontë ninulat po mi këndojnë valët e detit?!
    Unë ika nëpërmjet valëve të detiti në qetësinë time shpirtërore, ika në gjumë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Nesër vjen një ditë e re, një ditë me shpresa të reja.



    12 – Shkurt - 2011 / 19:00
    SHANK - Afganistan
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    PO DIELLI C’KA ME MUA?

    Edhe drita e diellit këtu nuk ngroh, vetëm lehtë të miklon fytyrën. Si duket edhe ai e di që në vendin e huaj nuk duhet të të ngroh, nuk duhet të të ofroj kënaqësi, ashtuqë qëndrimi këtu të jetë sa më i shkurtër. Nuk e di, nuk e kap dot, si është e mundur që i njejti diell në vendin tim më ngroh më shumë?! Apo ndoshta nuk është vetëm dielli, por është reflektimi që rrezeve të këtij dielli i bënë toka e mëmëdheut! Vallë të jetë kjo e vërtetë? Dikur sa nuk e kisha lëshuar vendin tim, këtë nuk e kuptoja dot, por tash e vërej që gjithëcka në vendin tim është më e ngroht, më miqësore, më e afërt, me më shumë dashuri!? Këtu, në këtë atmosferë armiqësore, as dielli nuk ngroh, as hëna nuk ndriqon netët e errëta skëterrë, as fytyrat e njerëzve nuk janë miqësore, edhe të qeshurit e tyre është si një ngërdhezje, edhe përshëndetja e tyre si një sharje, edhe shikimi i tyre si një shigjetë therrëse…Vallë këta njerëz këtu janë të tillë vërtëtë, apo vetëm mua kjo atmosferë, ky vend, ky ambient më duket aq armiqëror sa nuk e përballoj dot. Gurët nëpër të cilët shkeli, më duken sikur thepa malesh që më shpojnë në zemër, barrikadat, sikur rrethoja të një burgu që po më zë frymën. Kahdo që sillesh, barikada, kahdo shikon mure betoni, kahdo që shkelë gurë, gurë dhe vetëm gurë. Ky vend të bën të të marrë malli për baltën e vendit, për drunjët e pyllit që këtu nuk i sheh askund. Më duket se atje edhe bora që bie është më e ngrohtë, edhe era kur fryen më miqësore, edhe shiu kur bie më freskues…e këtu asgjë, asgjë nuk e ka efektin e duhur, asgjë nuk ka shije, asnjë veprim nuk ka llogjik, asnjë fjalë nuk ka kuptim dhe asnjë buzëqeshje nuk ka efektin e vet. Jo që nuk të buzëqesh askush, sepse këtu ti je një numër, një i huaj, një shkelës në tokën e tyre…po përse vallë unë, përse…vallë nuk janë shkelës ata që më morën në punë…c’faj kam unë? Vetëm po bëj punën time, përse të më urrejnë? Po, po kanë të drejtë, edhe unë jam armiku që po ua uzurpon tokën, edhe unë jam pjesë e okupimit të trollit të tyre…edhe unë…Po dielli cka ka me mua, vallë edhe për të jam armik në këtë vend? Po hëna përse nuk mi ndriqon netët e kaluara në vetmi, cfarë i kam bërë unë asaj? Po gurët pse më lëndojnë, c’punë kanë ata me mua?
    Po po, nga cdo anë vije zëri: Ti je armiku i këtyre trojeve, ti je armik, armik….armik…

    26.02.2011 / 13:17 SHANK - Afganistan
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •