Ashtu si jane duke u zhvilluar punet ,si duket Shqiptaret duhet te organizohen edhe nje here nga e para, rreth nje Levizje Kombtare per te pastruar dhe çliruar gjithe tokat shqiptare nga llumi dhe tradhtia qe e ka kapluar.....
Ashtu si jane duke u zhvilluar punet ,si duket Shqiptaret duhet te organizohen edhe nje here nga e para, rreth nje Levizje Kombtare per te pastruar dhe çliruar gjithe tokat shqiptare nga llumi dhe tradhtia qe e ka kapluar.....
Çamëria: Troja e kohëve moderne (Shkrim nga Ervin Fetahu marre nga gazeta Telegraf)
Thuhet që valët e imagjinare përshkojnë distanca marramendëse, nuk njohin as kohë e as hapësirë, janë shpejtësia më e madhe në univers,më e shpejtë edhe se vetë shpejtësia e dritës...dhe kjo valë më vjen nga larg, e veshur me petkun e lashtësisë, vjen e më zgjon nga plogështia, më ngacmon dhe më turbullon me një zë që thërret nga jugu...hej djalo...ku e ke gjyshin...? Po stërgjyshin...? Rrënjët ku ike...? “Ah more djalthim ah”, më thuaj ku janë ata që i vunë emrin Çamërisë...A kanë lënë ata pasardhës?! U ka mbet atyre kujtesë..? Apo mos vallë kanë humbur ne rutinën e jetës lozonjare...?! Dhe më pas vjen e më kthjellohet kujtesa, më vijnë ndërmend copëza nga bisedat e tim gjyshi (baba Xhevo) kur tregonte se ata internuan Ademin, vranë Jahon, thelëzuan Ahmatin dhe dogjën të gjallë Avdiun, të gjithë pjesëtarë të familjes “Fetahu”. Pra sjell në mend ngjarje e ndodhi të cilat nuk janë përralla e as fantazi, por vetëm një realitet tepër i dhimbshëm. Dhe pas gjithë këtyre tragjedive qëndronte një dhelpër dinake që sundonte dhe mjeronte dita ditës vendin e të parëve të mi, edhe pse ata mbijetonin me shpresën se një ditë do të shpëtonin nga kthetrat kunadhes plakë...Por urrejtja ishte aq e madhe saqë fati kësaj here nuk ishte me ta...Planet për spastrim, dhe vrasje ishin efikase...Shpëtimi i vetëm i tyre ishte shtegtimi për në veri. “Të gjitha rrugët të çonin në veri,dhe toka çame digjej shkrumb e hi...” Ndaj këto turbulenca pushtojnë imagjinatën time dhe pyes veten, përse vallë Thesprotët e lashtë të kenë kaq shumë ngjashmëri me Trojanët, kjo ngjasi nuk përkufizohet vetëm se këta dy popuj janë të vjetër, por sepse i ndjek një fat i zi...Kronologjia dhe ngjarjet dëshmojnë se pikat e përbashkëta nuk janë krejt rastësore por kanë lidhje mes njëra tjetrës...!! Ku protagonistët dhe antagonistët janë po të njëjtit aktorë, si në lashtësi ashtu edhe ne kohën tonë...vërtet si në dramë...!! Mos vallë këta dy popuj duhet të kenë një kordon të përbashkët gjenetik! Le ti hedhim një vështrim historisë...në një diferencë të largët kohore, qytetërimi i Trojës, që edhe sot e kësaj dite lë me gojë hapur dhe shtang çdo studiues dhe hulumtues, u tret dhe u zhduk si shtëllunga e tymit pas ndezjes së llullës. Vetvetiu vjen pyetja se nga kush u zhduk...?! Miqtë e mi...U zhduk nga një qytetërim tjetër i “civilizuar”nga grekët . Ku poeti i madh çam ... Bilal Xhaferri, thoshte...u ndez agimi flakë mbi Çamëri...sikur po digjej Troja përsëri
Për një çast ndalem dhe mendja më shkon tek Çamëria e cila u shkatërrua dhe u dogj po ashtu nga grekët. Ndaj ju ftoj të ndiqni më poshtë një krahasim dhe paralelizëm midis dy tragjedive të mëdha...
1-Çamëria i ngjan Trojës sepse shtrihet në një pozitë gjeografike në perëndim te Greqisë, dhe jo vetëm, por në skajin më” perëndimor” të saj, aty kryqëzohen rrugët tregtare midis orientit dhe oksidentit. Në Gumenicë, pra në qytetin antik te Titanëve, dhe në Ledhezën e Pirro burrit...ku shtrihet lugina e Grikohorit (vendbanim në grikë), siç e ka emrin edhe sot..kalon korridori 8-të, nga më të rëndësishmit në rajon, i cili po ringjallë edhe njëherë gjurmët e rrugës Egnatia...A mund të merret me mend se çfarë rëndësie ka kjo zonë në një vështrim të hollë gjeopolitik...? Ku kalojnë gjithë tubacionet e hidrokarbureve...Ky pozicion strategjik dhe i lakmuar nuk mund të mos i zgjonte zakonin e vjetër dhelprës plakë për ta përvetësuar Çamërinë. Ndërsa po kështu, në anën tjetër shtrihej Troja... ne perëndim të Azisë vogël, në një vend bregdetar ku kryqëzoheshin të gjitha rrugët mes lindjes dhe perëndimit, ku lulëzoi një qytetërim që e kishte zili çdo kalimtar i asaj ane, sigurisht... nuk kishte se si mos xhelozoheshin fqinjët detar, grekët...Dhe kjo begati s’mund të linte pa ngacmuar ishullorët me në krye Agamemnonin, me justifikimin se luftonin të rikthenin Helenën e rrëmbyer, ata donin të pushtonin Trojën, për vete statusin e veçantë që gëzonte.
2-Ngjashmëria e dytë, ka lidhje gjenetike, thuhet se pellgu i Mesdheut ishte i banuar kryesisht me racën e vjetër pellazge, ku fiset pellazge kishin banuar dhe kishin lënë gjurmë në çdo breg të Mesdheut, nga Katalonja deri në Trojë e gjetkë...dhe brigjet perëndimore të Ballkanit banoheshin nga raca Pellazgo-Ilire, nga Dalmacia deri në Peloponez, ku përfshihen edhe brigjet e Thesprotisë (Çamerisë). Pra trojanët ashtu si thesprotët ishin të së njëjtës farë, këtë e dëshmon patrioti dhe rilindësi çam, ish-ministër i jashtëm në perandorinë Otomane Abedin Pashë Dino, ku citon në një letër të dërguar sulltanit duke i thënë: Ja mevlana..(o lartëmadhëri..) ti po sakrifikon një popullsi dhe krahinë te gjithë, për t’ia falur atë fanariotëve grekë...?! Duke e ditur që ky popull, pra banorët e Çamërisë kanë një lidhje gjaku me trojanët e vjetër. Ku princi i tyre Enea...në eksodin biblik, pasi lë Trojën merr popullin e tij në kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe gjetjes së një toke të re pas djegies së Trojës, dhe vjen e ndërton qytetin antik të Butrintit, pikërisht e ndërton në tokën Thesprote, aty ku kishte një popull vëlla të një gjaku pellazg si vetë ata...këtë e konfirmojnë shumë gojëdhëna dhe rrënoja arkeologjike të kohës.
3-Ngjashmëria tjetër vjen tek kali i drunjtë siç njihet ndryshe kali i Trojës, pra tradhtia dhe dinakëria që helenët i bënë këtyre dy popujve është fare e ngjashme, por tek trojanët dinakëria ndodhi në lashtësi, para 3000 mijë vjetësh, ndërsa tek thesprotët (Çamët) ndodhi në kohët moderne..ku gjëma e madhe i kaploi...Grekët shkatërruan qytetërimin trojan, dogjën, vranë dhe prenë...por si dëshmi për gjeneratat që pasonin...mbeti një kalë i drunjtë...i cili denoncon sot e kësaj dite dinakërinë që bota kurrë nuk e kishte njohur më parë, dhe si përcjellës dinjitoz të genit prishur, ata u rishfaqen me një kalë tjetër..pra me pabesinë që i bënë popullit Çam, ku nuk lanë masakër pa bërë..dhe ende nuk kanë kërkuar për asnjë çast as ndjesinë më të vogël. Greqia e rrëmbeu këtë tokë nën juridiksionin e saj shtetëror për t’ia ngrënë mëlçinë pak nga pak..ashtu siç bënte shpendi grabitqar me Prometeun e lidhur pas shkëmbit në malet e Kaukazit...(sipas mitologjisë greke). Kështu vazhduan persekutimet,vuajtjet,vrasjet, dhe sekuestrimet e pronave, me pretekste se Çamet i kishin të dhuruara nga ish perandoria Otomane, kur edhe vete ata” grekët”e dinë fare mirë që ne ishim zot dhe kishim skalitur historinë në gurët e lashtë ciklopik. Por dinakëria e tyre shfaqej dhe rishfaqej si një sëmundje kronike, ku në damarët e tyre buronte urrejtje dhe barbarizëm kundër shqiptarëve Çam. Dhe më në fund vjen tradhtia e sofistikuar nga ana e disa grekëve të moderuar te cilët i premtuan Çamëve se do ta luftonin bashkë Nazi-Fashizmin dhe do i mbronin çamët nga forcat ekstremiste të Napoleon Zervës...Por kjo nuk ndodhi...Krimineli Zerva e kishte dorën e lirë ne masakrën qe kreu...sepse kur vjen puna për shqiptarët ata nuk kanë dallime ideologjish dhe krahësh politik...Pra te gjithë miratuan në një zë dëbimin e çamëve.
4-Tek kjo pikë nuk do dëshiroja të kishim ngjashmëri me trojanët...dhe a e dini pse? Sepse Troja u zhduk dhe u tret, thjesht ka ngelur në memorien historike të botës, ndërsa ÇAMËRIA është aty..çamët janë gjallë dhe të bashkuar më shumë se kurrë, ata janë të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për mos ta lënë ne mes amanetin e të parëve, ata dëgjojnë zërat që vijnë nga toka stërgjyshore...Djelthmit tanë...Mos na lini në dorën e barbarëve...Ejani dhe potisni varret tanë...se janë tharë për një pikë ujë...
Lipsen të gjitha mënyrat dhe format demokratike për të luftuar në të drejtën tonë. Çdo ditë që vjen ka zhvillime pozitive në arenën ndërkombëtare, ndaj sakrifikoni diçka sot, që të mos harrohemi nesër, druhuni asaj dite kur te thuhet....na ishte njëherë ÇAMERIA...
![]()
100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI
Isman, te pergezoj per gjetjen dhe sjelljen ketu te ketij shkrimi plot frymezim te Fetahut. Eshte e vertete qe ka paralele midis historise se Trojes dhe trojaneve me Çamerine dhe banoret e saje. Te dy popujt kane te njejtin fat nga i njjeti gjakesor dhe te dy kane rrahur rruget drejt veriut te kesaj treve per nje jete me te mire. Ne sdime asgje ne se trojanet ben perpjekeje per tu rykthyer perseri ne trojet Trojes... Por dime se camet te medhenj e te vegjel jetojne me nje ender te perbashket dhe kjo ender qe duhet te behet zhgjender eshte te kthehen ne vendin e origjines, ne Trojet e tyre..pra ne Trojen e tyre te ndaluar. Dhe zoti qofte ne anen e kesaj endre. Dhe une jam i sigurt se e verteta nuk zhbehet kollaj dhe nje dite " Lumi i njerezve" te desheruar per ate toke do te kthej drejtimin drejt juges, drejt bregoreve me ullishte, portokaj e limon.
P.S pasaktesia ne lidhje me ate qe nga greket quhet "koridori 8 " qe del ne Igumenice. mbase edhe mund te falet ne kete shkrim te frymezuar
Faleminderit
Heeej
Shqipëria është e Bukur
Shqipëria është më e Madhe.....
nuk dua falemenderime per sjelljen e ketyre infomacioneve por une ju uroj dhe ju pergezoj qe sado pak i lezoni kete shkrime interesante cameria eshte vetem e cameve kurse cmaet jan vetem shqiptar nese do te jete nevoja edhe jeten do ta jap per clirimin e ketij vendi te te pareve te mir camerin nuk e jap asnjeher pasi ati eshte venidlindja e popullit dhe edhe njera nga deget me te medha te trimave shqiptar
100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI
Me respekte patriotve edhe patrioteve,
Pervec lidhjes te racionalit-popullit shqiptar me ate te politikanve,
shqetsime te renda lind trajtimi i ceshtjes Came nga palat te interesuara.
Ku ec? Ku gjendet? Cilat jan qellimet-objektivi?
Politika zyrtare(qeveria) sot eshte neser nuk eshte.
Cameria do eksistoj por per sa? nen politikave, drejtimeve, influencave, mashtrimeve, paaftsirave reale edhe te kalkuluara, nga lloi lloi elementa do politikan do patriota do revolucionar etj.
Vet Camet qe e kan len fatin etyre ne duar partiake qe pret zgledhje po partiake, a jan ne drejtim korrekt te historis? Si do justifikohen nen manuevrave qe nuk i dihet resultati? Ose eshte kurdisur ashtu?
Ku qendron raporti i popullsise came me levizjet patriotike qe perkrahen nga masat ne trojet shqiptare edhe asaj partiake qe pritet te japi resultate?
A mos nuk eshte akoma koha qe duhet perqendruar edhe kerkuar pergjigje-vendime konkrete?
Se sikur reqarkullon ceshtja came ne nje oas politikologjis ku me teper jan dhen edhe jepen rendsi nashkave figurave qe championojn ket tragjedi se sa substances per aspiratat te popullsise Came edhe patriotve ne pergjithsi.
Eshte ceshtja came ceshtje kombetare?
Pervec patriotismit popullore kush e sheh, trajton ne ket merit?
Pse te kujtohet here here si histori arkeologjike, nje plag e gjall shqiptare edhe te zgoj djenja edhe te acarosi konciensa, nen ombrellen mediatik qeveritare?
Nuanca shqetsuese si ato te championve.
Krijoni Kontakt