Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Almohadet dhe Ibnu Tomart

    Sė pari Ibn Tomart dhe thirrja e Almohadėve



    Teksa Almoravidėt ishin tė zėnė me luftėn nė Andaluzi dhe me administrimin e shtetit tė tyre qė shtrihej nė tė katėr anėt e Afrikės veriore, ndodhin disa zhvillime tė cilat ēojnė nė shpėrbėrjen e kėsaj dinastie mė pas. Ky shtet e gjeti veten para njė grupacioni revolte tė vogėl e cila udhėhiqej nga njė dijetar i shkencės sė fikhut (fakih). Kjo revoltė me pėrmasa tė vogla nė fillim, shpėrtheu nė njė revoltė tė paparė, duke i shkatėrruar forcat e Almoravidėve dhe e ēoi kėt dinasti drejt fundit.



    Thirrja e Almohadėve

    Revolta qė nisėn Almohadėt ishte njė revoltė me tendenca fetare. Ajo udhėhiqej nga njė burrė, i cili mė pas arriti tė ketė ndjekėsit e tij. Ata ftonin njerėzit nė besim tė pastėr islam, monoteizėm tė pastėr dhe larg ēdo njolle, refuzonin shkollat tradicionale (medh’hebet) qė ishin pėrhapur deri atėherė dhe refuzonin fanatizmin e ndjekėsve tė kėtyre shkollave. Ata ngritėn lart moton “Urdhėrojmė pėr mirė dhe ndalojmė nga e keqja“. U bėnin thirrje njerėzve t’i pėrkushtoheshin vetėm traditės profetike dhe tregoheshin tė ashpėr nė luftėn kundėr risive fetare. Ėshtė njė hile qė pėrdor shejtani, pasi shumė njerėz pretendojnė se vetėm ata dhe ndjekėsit e tyre janė nė rrugė tė drejtė dhe se tė gjithė njerėzit duhet tė ndjekin idetė e tyre. Vetė themeluesi i kėsaj lėvizjeje, nuk kishte shpėtuar nga disa devijime nė besim. Kėtė e thekson dhe vetė dijetari i njohur Ibnu Tejmije nė librat e tij (fetvatė) ku thotė qė vetė themeluesi i kėsaj organizate Muhamed ibn Abdulla ibn Tumart (i njohur dhe me emrin Ebu Abdullah El-Mehdij) kishte risi dhe devijime. Ai e kritikon Ibn Tomart-in pėr gjakderdhjet e shumta, vrasjen e muslimanėve dhe pretendimin e pagabueshmėrisė. Nė tė njėjtėn kohė, Ibn Tejmije pėrmend dhe disa cilėsi tė mira dhe vlera tė tij, si adhurimin e shumtė, zuhdin etj...

    Thirrja e Ibn Tomart gjeti mbėshtetje tek popullsia, e cila u josh nga parimet fetare, rreth tė cilave ftonte. Zakonisht ishin dijetarėt fetarė ata qė udhėhiqnin popullsinė, por mungesa e tyre nė shtresat e gjera popullore, bėri qė tė dalin nė shesh ide tė sakta dhe me devijime nė tė njėjtėn kohė. Kėshtu u shfaq Ibn Tomart. Por kush ishte Ibn Tomart? Cila ėshtė lėvizja e tij? Kush janė Almohadėt?



    Ibn Tomart



    Emri i tij ishte Abdullah El-Mehdij Muhamed ibn Tomart. Rrjedh nga fiset Berbere, nga barku Herga. Ai lindi nė Masmoda, qė ndodhet nė krahinėn Sus, nė jug tė Marohun. Viti i lindjes sė tij nuk dihet me saktėsi. Ibn Halkan thotė qė ai u lind nė vitin 485 hėnor, kurse Al-garnatij thotė nė vitin 470. Rreth fėmijėrisė sė tij nuk dihet gjė.

    Kjo tregon misteret qė e mbulonin kėtė burrė, si dhe misteret e thirrjes sė tij, ku nė fund tė jetės pretendonte se ėshtė Mehdiu i pritur.



    Mėsuesit e Ibn Tomart

    Tartushi.

    Nė vitin 500 hėnor, Ibn Tomart udhėtoi pėr nė lindjen islame, pėr tė mėsuar nga dijetarėt e saj. Kėshtu ai morri dije nga njė numėr i madh dijetarėsh, prej tė cilėve dhe Ebu Bekr Tartushij, qė ishte nga dijetarėt e Aleksandrisė. Ky dijetar kishte lindur nė vitin 451 nė Tartusha dhe vdiq nė vitin 520 nė Aleksandri. Ibnu Bashkeval thotė rreth tij:“Ai ishte i ditur dhe lider fetar i njohur, asket, i devotshėm, modest dhe kėnaqej me pak.“



    El-Shashi.

    Njė nga mėsuesit e tij ishte dhe Ebu Bekr El-Shashi. Ai kishte lindur nė qytetin Shash, qė ndodhet pranė Samarkandit, nė vitin 429 hixhr dhe vdiq nė vitin 507.



    Ibn Tajuri

    Shkencėn e hadithit ai e mėsoi nga El-Mubarek ibn Abdulxhebar ibn Tajuri. Datėlindja e tij daton nė vitin 411 dhe vdiq nė vitin 500. Ata qė jetuan nė kohėn e tij, dėshmojnė qė ai njihej pėr sinqeritetin, amanetin, pėrkushtimin nė kėrkimin e dijes, kurrė nuk ishte marrė me gjė tjetėr veē studimit tė traditės profetike. Ai ishte thelluar nė dijet e tefsirit, gjuhės, transmetuesve tė haditheve, historisė dhe letėrsisė. Ai u morr me shkrimin e haditheve qė nė moshėn njėmbėdhjetė vjeēare.



    Imam Gazali

    Nė disa libra pėrmendet qė Ibn Tomart ka marrė mėsime dhe nga Imam Gazaliu. Kurse disa autorė tė tjerė e mohojnė qė Ibn Tomart tė jetė takuar me Gazalin dhe tė ketė marrė mėsim prej tij. Qė nuk ėshtė takuar me Gazalin, kėtė mendon dhe Ibnul Hatibi. Mesa duket, Ibn Tomart ėshtė ndikuar shumė nga idetė dhe librat e Gazalit, saqė ėshtė thėnė se ka marrė mėsim prej tij.



    Ftesa e Ibn Tomart



    Mė tė pėrfunduar peiudhėn e studimit dhe arritur qėllimin pėr tė cilin kishte udhėtuar nė lindjen islame, Ibn Tomart u kthye nė Marok, ku filloi tė pėrhapė idetė e tij nė qytetin Sus. Ai i ftonte njerėzit qė tė praktikonin fenė e pastėr, qė buronte nga Kurani dhe tradita profetike. Ai refuzonte ēdo mendim dhe ide qė nuk pajtohej me ligjet islame, urdhėronte pėr vepra tė mira dhe ndalonte nga tė kėqiat. Si frymėzues pėr kėtė, ai kishte ajetin:

    “Nga ju le tė jetė grup qė thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja.“ (Al Imran 104) dhe verseti:“ Ju jeni populli mė i dobishėm i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, urdhėroni pėr mirė, ndaloni nga veprat e kėqija dhe besoni nė Zotin.“ (Al Imran 110)

    Themeli i kėsaj ftese ėshtė parimi qė fton nė reformė shoqėrore. Origjina e saj ėshtė se ēdo person ėshtė pėrgjegjės nė shoqėrinė muslimane, pėr mirėqenien e saj. Pėrgjegjėsi i parė pėr kėtė ėshtė udhėheqėsi, i cili urdhėron pėr mirė dhe lufton korrupsionin dhe tė keqen, me tė gjithė format e tij.



    Pėrhapja e ideve tė tij



    Ibn Tomart filloi tė udhėtojė nga njė qytet nė tjetrin i tunduar nga dėshira pėr pushtet dhe pozitė. Kur filloi tė shohė frutet e para tė ftesės dhe ideve tė tij, filloi tu flasė nxėnėsve dhe pasuesve tė tij rreth Mehdiut qė pritet tė vijė. Mė vonė ai filloi tė pretendojė se ai vetė ishte Mehdiu qė pritej. Ibn Hunan nė njė libėr tė tij, pėrmend njė letėr, qė Ibnu Tomart ia dėrgon kadiut Ali ibnu Ebi Hasen El-Xhudhai, nė tė cilėn i thoshte:“Unė jam Muhamed ibn Abdullah ibn Tomart dhe unė jam Mehdiu qė pritet tė dalė para Ditės sė Kijametit.“ Kėshtu pasuesit dhe pėrkrahėsit e tij filluan ta thėrrasin me emrin Mehdi dhe imami i pagabueshėm. Ai vetė dhe pasuesit e tij u quajtėn Almohadė (nė arabisht el-muvehhidun, njėsuesit e Zotit sh.p). Ai arriti t’i bindė fiset berbere, qė ėshtė i pagabueshėm. Kėtė e pėrdori pėr tė pėrligjur gjakderdhjen dhe vrasjet, tė cilat krahasohen me ato tė Havarixhėve. Pėr kėtė sigurisht qė do tė japė llogari para Zotit.



    Ibn Tomart pretendon pagabueshmėrinė dhe e quan veten Mehdiu i pritur



    Librat e tij.

    Ėshtė e habitshme se Ibn Tomart fillimisht shkroi njė libėr nė gjuhėn e fiseve berbere, tė cilin e quajti“El-Mershede“. Nė kėtė libėr ai hodhi idetė e tij rreth teuhidit, por ishin ide qė pėrmbanin devijime. Mė pas ai shkroi njė libėr tjetėr nė arabisht tė cilin e filloi me fjalėt:“Gjėja mė e shtrenjtė qė ia vlen tė kėrkohet“. Mė pas, kjo fjali u bė titulli i kėtij libri. Ai qė zgjodhi kėtė titull pėr librin, ėshtė vetė nxėnėsi i tij Abdul Mumin ibn Ali. Ai akuzonte kėdo qė kundėrshtonte librin e parė tė Ibn Tomart “El-Mershede“, duke e lejuar vrasjen e tij. Kėshtu Ibn Tomart filloi gjakderdhjen, me qėllim qė tė fitojė pushtet.



    Vdekja e Ibn Tomart



    Abdul Mumin ibn Ali ishte nga tė parėt qė kishin shfaqur bindjen e plotė ndaj Ibn Tomart. Ai pėrqafoi idetė e tij dhe me tė vdekur Ibn Tomart nė vitin 524, ishte ai qė zuri vendin e tij.



    Sė dyti Abdul Mumin ibn Ali



    Ai ishte Berber dhe rrjedh nga fisi Konie. Ai vetė pretendonte se ėshtė me preardhje arabe, nga fisi Kajs. Lindi nė vitin 487 hėnor nė njė fshat pranė Telmesanit. Qė nė vegjėli shfaqte dėshirė tė zjarrtė pėr librat, tė studiuarit dhe merrte pjesė nė grupet pėr mėsimin e Kuranit. Vetė mėsuesi i tij - Ibn Tomart - dallonte tek ky i ri cilėsitė mė tė mira dhe e konsideron atė si themeluesin kryesor tė dinastisė Almohade. Lidershipin, Ibn Tomart ia la porosi atij qė para se tė vdesė dhe pasuesit e tij e pranuan si tė tillė, pas vdekjes.



    Viti 541 hėnor

    1148 kalendari diellor

    Lufta kundėr Almoravidėve



    Me tė marrė pushtetin nė dorė, ai filloi tė luftojė kundėr Almoravidėve pėr dhjetė vite rrjesht. Tė gjithė luftrat dhe betejat e zhvilluara mes tyre, kufizoheshin vetėm nė jugun e Marohun. Pas disa fitoreve dhe humbjeve, Abdul Mumin vendosi, qė konfliktin ta kalojė nė zemrėn e Dinastisė Almoravide. Kėshtu ai arriti qė nė vitin 540 hėnor tė hyjė nė qytetin Fes, i cili ishte qyteti mė i rėndėsishėm i Almoravidėve. Ai e vendosi kėtė qytet nė kontrollin e tij dhe vetėm pas njė viti, ai rrethoi dhe kryeqytetin e Almoravidėve, Marakesh. Nė muajin Muharrem tė vitit 541 hėnor dhe pas njė rrethimi qė kishte zgjatur nėntė muaj, ai i preu tė gjithė lidhjet e qytetit tė rrethuar me zonat pėrreth. Tashmė pėr banorėt brenda qytetit tė rrethuar filluan vuajtjet e vėrteta, ushqimet mbaruan, shumė njerėz filluan tė vdesin urie, kafshėt po ashtu filluan tė ngordhin... megjithatė, banorėt luftonin pėr jetė a vdekje nė mbrojtje tė qytetit. Almohadėt arrinėn tė hynin nė qytet dhe vrasja e banorėve tė qytetit vazhdoi pėr tre ditė rrjesht. Veē tė vrarėve, njė numėr i madh i tyre u morėn robėr. Nga ata qė u morrėn robėr ishte dhe Emiri i Almoravidėve Ibrahimi, qė kur morri pushtetin ishte vetėm 16 vjeē. Kur e ēuan tek Abdul Mumin, atij i erdhi keq pėr shkak tė moshės sė vogėl. Emiri i vogėl qante dhe e luste qė t’i falė jetėn, kurse kujdestari i tij e kritikonte pėr kėto sjellje. Kjo e preku Abdul Mumin-in dhe urdhėroi njėrin nga komandantėt e tij – qė quhej Ebul Hasen – duke i thėnė:“Lėri tė lirė kėto fėmijė! Ēfarė do tė bėjmė me ta tjetėr?“ Por Ebul Hasen thirri me tė madhe:“Abdul Mumin po na kthen shpinėn. Ai kėrkon tė rrisė nė mesin tonė tė vegjlit e luanit!“ Abdul Mumin u ngrit dhe u largua i zemėruar i ndjekur nga e gjithė paria Almohade. Ai qė nuk i vajti pas ishte vetėm Ebul Hasen, i cili qėndroi pėr tė vrarė Emirin e vogėl tė Almoravidėve. Teksa po vriste Emirin e vogėl, kujdestari i Emirit arriti tė marrė njė thikė dhe me tė sulmoi Ebul Hasenin tė cilin arriti ta vrasė. Veē fjalėve, Abdul Mumin duhej t’i kishte penguar pėrkrahėsit e tij tė vrisnin fėmijėt, por pushteti nuk njeh mėshirė.



    Shpėrbėrja e Dinastisė Almoravide



    Gjatė kėsaj periudhe tepėr tė vėshtirė, ku Dinastia Almoravide ishte drejt shpėrbėrjes sė plotė, vazhdonin akoma disa krahina nėn sundimin esaj. Megjithėse kryeqyteti i tyre kishte rėnė nė duart e Almohadėve, nė pjesėt e tjera tė Afrikės veriore, nė Sudan dhe Andaluzi ekzistonin akoma valinj Almoravidė. Tė gjithė kėta ishin tė pėrēarė pasi familja e Tashfinėve qė i mbante tė bashkuar, tashmė nuk ishte nė pushtet.



    Gjendja nė Andaluzi



    Njė dobėsi e shoqėronte Dinastinė Almohade qė nė fillimet e saj. Ai qė pėrfitonte nga njė situatė e tillė, ishin vetėm armiqtė e muslimanėve nė veri tė Andaluzisė, sidomos pasi muslimanėt humbėn betejėn Luxh ve Albacete nė vitin 540, siē e pėrmendėm mė lart. Humbja e kėsaj beteje ishte njė grusht i fuqishėm ,qė goditi muslimanėt e Andaluzisė.

    Viti 542 hėnor

    1148 kalendari diellor



    Tė krishterėt hyjnė nė qytetin Almeria



    Nė vitin 542, forcat e krishtera tė udhėhequra nga Alfonso i shtatė, nisen nga veriu i Andaluzisė nė rrugė tokėsore drejt jugut tė Andaluzisė. Nė tė njėjtėn kohė u nis nė rrugė detare dhe flota italiane nga Gjenova dhe Venecia. Qyteti Almeria, qė ishte dhe baza detare e flotės sė Andaluzisė, u gjend e rrethuar nga toka dhe nga deti. Rrethimi i qytetit zgjati dhe nevojat pėr ushqime filluan tė shfaqen. Asnjė nuk u ofroi ndihmė ushtarake dhe ushqimore banorėve tė qytetit, gjatė rrethimit qė zgjati pėr tre muaj. Nė fund, ushtritė agresive arritėn tė hyjnė nė qytet, ku morrėn robėr me dhjetėra mijė, pasi kishin vrarė me mijėra tė tjerė. Mes tė vrarėve muslimanė ishte dhe gjykatėsi Ebu Muhamed Abdullah Reshati. Ai kishte lindur nė vitin 466 hėnor nė Oriola nė veri tė vendit. Mėsimet e tij tė para i morri nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės sė tij, si Ebu Ali El-Sadefi. Mė pas ai kaloi nė Almeria, ku u thellua nė shkencėn e hadithit, historisė dhe gjenealogjisė. Njė nga librat e tij mė tė shquar ėshtė pikėrisht nė shkencėn e hadithit dhe njohjen e transmetuesve tė tij.

    Si robėr u morėn dhe shumė gra tė qytetit. Numri i vajzave robėresha arrinte nė katėrmbėdhjetė mijė. Si shpjegohet vallė kjo dobėsi nga ana e muslimanėve? Pėrse duhej tė luftohej njė shtet si ai i Almoravidėve? Si luftohej njė shtet i tillė, qė u kishte kallur datėn armiqve deri atėherė?



    Viti 542 hėnor

    1148 kalendari diellor



    Portugalia kėrkon ndihmė nga kryqėzatat qė shkonin nė Jeruzalem



    Kjo gjendje e pėrgjithshme, bėri qė Andaluzia tė vazhdonte drejt greminės. Henrique qė kishte shpallur pavarėsinė e Portugalisė, vendosi qė t’i zgjerojė territoret e shtetit tė tij, nė llogari tė tokave muslimane. Duke parė qė kryqėzatat pėr nė Jeruzalem ndiqnin njėra-tjetrėn, ai vendosi tė pėrfitojė prej tyre. Teksa anijet angleze, gjermane dhe hollandeze mbartnin ushtarė dhe mjete luftarake pėr nė Palestinė, ai u kėrkoi qė tė zbarkonin nė Andaluzi pėr ta ndihmuar kundėr muslimanėve.



    Viti 542 hėnor

    1148 kalendari diellor

    Rėnia e qyteteve muslimane



    Flota angleze dhe ajo gjermane pranuan t’i vijnė nė ndihmė Ibnu Rennek dhe rrethuan kryeqendrėn e perėndimit, Lisbonėn, tė cilėn arritėn ta marrin. Mė pas u drejtuan drejt njė qyteti tjetėr aty pranė qė quhej Santarem. Tė gjitha kėto ndodhin nė vitin 542, vetėm njė vit pas rėnies sė Dinastisė Almoravide. Territoret e muslimanėve nė Andaluzi po humbisnin dhe qytetet binin njėri pas tjetrin nė duart e armiqve tė tyre. Tashmė kishte rėnė Almeria, perėndimi, mesi dhe veriu i Andaluzisė.



    Njė delegacion nga Andaluzia niset pėr tek Almohadėt



    Me rėnien e Dinastisė Almoravide nė Marok dhe dobėsimin e pushtetit tė tyre nė Andaluzi, u nisėn delegacionet andaluziane pėr tė kėrkuar ndihmė nga Abdul Mumini. Njė nga delegacionet mė tė rėndėsishėm ishte ai qė pėrmbante njė grup dijetarėsh muslimanė nga qyteti Seville. Kėtė delegacion e kryesonte gjykatėsi Ebu Bekr El-Arabij. Delegacioni e njohu Abdul Muminin si udhėheqėsin e tyre dhe i dhanė besėn. Kėto ndodhnin nė vitin 542 hėnor.

    Almohadėt zėnė vendin e Almoravidėve



    Abdul Mumini u tregua i gatshėm pėr tu ofruar ndihmė banorėve tė Andaluzisė dhe menjėherė nisi njė ushtri jo tė madhe. Misioni kryesor i kėsaj ushtrie ishte qė tė nėn kontrollin e Almohadėve tė gjithė zonat qė vazhdonin tė kontrolloheshin nga Almoravidėt. Pas disa betejave mes ushtrisė sė mbetur tė Almoravidėve dhe Almohadėve, arriti kjo e fundit tė vendosė kontrollin e saj nė kėto zona.



    Viti 543 hėnor

    1149 kalendari diellor

    Rėnia e qytetit Tortosa



    Kėto ngjarje ishin rasti mė i volitshėm pėr njė ndėrhyrje tė krishterėve tė cilėt e shfrytėzuan, ku arritėn Kastiljanėt tė marrin qytetit Tortosa nė veri-lindje tė Andaluzisė. Banorėt e qytetit treguan rezistencė tė fuqishme, por rrethimi tokėsor dhe detar dhe qė zgjati pėr dyzet ditė, i detyroi tė dorėzoheshin. Kjo ndodhi nė vitin 543 hėnor.



    Viti 544 hėnor

    1149 kalendari diellor

    Rėnia e 2/3 tė Andaluzisė



    Rėnien e Tortosas e pasoi rėnia e qytetit Lerida, pasi edhe ai ndodhej nė veri-lindje tė Andaluzisė. Me marrjen e kėtij qytetit, tė krishterėt vendosėn nėn kontrollin e tyre tė gjithė veriun e Andaluzisė. Ata tashmė kishin nėn kontrollin e tyre dhe perėndimin me njė pjesė tė mirė tė lindjes dhe mesit tė Andaluzisė. Muslimanėve nuk u kishte mbetur nga Andaluzia veēse jugu i saj dhe jug-lindja.

    Me humbjen e 2/3 tė Andaluzisė, muslimanėve nuk u mbeti veēse jugu i saj, ku u pėrqendruan dhe forcat e Almohadėve, kur hynė nė vend.



    Viti 552 hėnor

    1157 kalendari diellor

    Ndarja e shtetit tė krishterėve



    Me tė vendosur Almohadėt kontrollin e tyre mbi pjesėn e mbetur tė Andaluzisė, arritėn ta pengojnė shtrirjen e mėtejshme tė krishterėve. Me vdekjen e Alfosos sė shtatė nė vitin 552 hėnor, mbretėria e tij u nda nė dy pjesė:

    1 - Mbretėria e Leonit nė veri-perėndim, tė cilėn e udhėhiqte Ferdinandi.

    2 - Mbretėria e Kastiljes nė veri dhe nė qendėr, e cila udhėhiqej nga Sanēo, djali i Alfonsos sė shtatė. Ai vdiq njė vit pas ardhjes nė pushtet dhe u pasua nga djali i tij Alfonso i tetė.



    Viti 552 hėnor

    1157 kalendari diellor

    Beteja e Almeria-s



    Me tu qetėsuar situata nė zonat ku Almohadėt shtrinė pushtetin e tyre, filluan tė ndjejnė qė koha pėr tė rimarrė qytetin Almeria kishte ardhur. Kėshtu ata filluan tė dėrgojnė njėsi ushtarake, tė cilat arrinin deri tek muret e qytetit duke vrarė dhe zėnė robėr nga tė krishterėt. Kėto sulme i siguruan qė gjendje brenda qytetit ishte e pėrshtatshme pėr njė ndėrhyrje.

    Guvernatori i Grenadės, Ebu Seid u nis me njė ushtri tė madhe Almohade drejt Almerias. Qyteti i Almerias u rrethua nga deti nga flota Almohade dhe nga toka nga ushtria tokėsore. Ushtria e krishtere, qė ndodhej brenda qytetit dhe qė numri i kalorėsve tė saj arrinte nė 12 mijė, nuk arriti t’i rezistonte kėtij rrethimi. Kjo, edhe pse kishte ndihmėn e Ibn Martinezit, princi i lindjes qė e ndihmoi me gjashtė mijė trupa muslimane.

    Pjesėmarrja e kėti tradhėtari dhe ndihma e tij pėr tė krishterėt, duke luftuar kundėr muslimanėve dhe atdheut tė tij, ėshtė nga qėndrimet mė tė kėqia qė i pėrmend historia.

    Almohadėt e mbajtėn qytetin tė rrethuar pėr shtatė muaj, gjė qė i detyroi tė krishterėt tė kėrkonin tė dorėzoheshin nė kėmbim tė sigurisė sė jetės. Kėshtu hynė Almohadėt nė Almeria nga fundi i vitit 552 hėnor, duke ua kthyer kėtė qytet tė rėndėsishėm banorėve tė saj, pas njė pushtimi qė kishte zgjatur dhjetė vite.

    Situata dukej shpresėdhėnėse dhe Almohadėt filluan ta forcojnė pushtetin dhe pozitėn e tyre nė veriun e Afrikės dhe tė Andaluzisė deri nė vitin 555 hėnor.



    Viti 552 hėnor

    1157 kalendari diellor

    Mali Tarik (Gjibraltari)



    Nė tė njėjtin vit, monarku i Almohadėve, Abdul Mumin El-Kumij urdhėroi qė tė ndėrtohej qyteti “Algeciras“ nė malin e Tarikut (bregdeti i spanjės nė ngushticėn e Gjibraltarit). Puna filloi me ritme tė shpejta, me qėllim qė ky projekt tė pėrfundonte nė njė periudhė sa mė tė shpejtė. Nė qytet u ndėrtua njė xhami, rezidenca e monarkut dhe shtėpitė e familjes dhe tė afėrmve. Qyteti u zbukurua me kopėshte, shatėrvane dhe u rrethua me mure mbrojtėse. Monarku Abdul Mumin e qyajti qytetin me emrin “Qyteti i ēlirimit“. Me tė pėrfunduar sė ndėrtuari, Abdul Mumini u nis drejt tij nga qyteti Seuta, i shoqėruar nga njė numėr i madh njerėzish. Ai kaloi ngushticėn pėr nė Gadishullin Iberik nė muajin Dhul Hixhe, tė vitit 555. Pėr ta pritur kishte dalė vetė djali i tij dhe shumė njerėz tė tjerė, tė cilėt kryhesoheshin nga gjykatėsit, dijetarėt dhe poetėt. Nė kėtė ditė tė shėnuar, poetėt filluan tė recitojnė poezitė qė kishin thurrur me kėtė rast. Poeti qė tėrhoqi mė shumė vėmendjen e monarkut, ishte Ahmed ibn Abdul Melik ibn Seid El-Anesij. Teksa monarku dėgjonte vargjet e tij, i kėrkoi poetit tė afrohej dhe tė ulej pranė tij. Nga kjo poeti i shtoi lėvdatat dhe e ngriti monarkun Almohad mbi Tarik ibn Zijadin dhe Musa ibn Nusejrin.

    Fortifikimi i Grenadas



    Monarku Almohad kaloi dy muaj nė qytetin e ēlirimit. Ai urdhėroi qė muslimanėt tė kujdeseshin pėr fortifikimin e qytetit tė Grenadas, tė cilėn e bėri njė qendėr ushtarake tė rėndėsishme pėr mbrojtjen e jugut tė Andaluzisė.

    Kryeqyteti Kordoba



    Ai urdhėroi gjithashtu qė kryeqyteti i Andaluzisė tė kalonte nga Seville pėr nė Kordoba, e cila me kėtė ndryshim riktheu pozitėn e saj tė mėparshme. Mė pas, monarku Almohad u kthye ne kryeqytetin e mbretėrisė sė tij, nė Marakesh.



    Viti 555 hėnor

    1160 kalendari diellor



    Rėnia e qyteti Alcacer



    Nė vitin 555, qyteti Alcacer ra nė duart e Henrihut, monarkut tė Portugalisė. Ky qytet kishte qenė njė pikė shumė e rėndėsishme pėr mbrojtjen e kufijve perėndimorė. Ai ndodhej nė juglindje tė qytetit Lisbonė.



    Viti 558 hėnor

    1163 kalendari diellor



    Vdekja e Abdul Muminit



    Pasi kaloi disa vite nė Marakesh, monarku Almohad vendosi tė kalojė pėrsėri nė Andaluzi qė tė administronte situatėn e atjeshme. Kėshtu ai u nis me njė ushtri me numėr shumė tė madh, tė pėrbėrė nga Almohadė, berberė dhe fshatarė tė ndryshėm. Kur arriti nė qytetin Sela, nė bregun marokien qė ndodhet pėrballė bregut spanjoll, ai u prek nga njė sėmundje. Pasi kaloi disa ditė i sėmurė, ai vdiq. Kjo ndodhi nė vitin 558, pasi kishte kaluar tridhjetė e tre vite nė postin e monarkut tė Almohadėve. Postin e tij e zuri djali i tij Jusufi, tė cilin e kishte zgjedhur qė para se tė vdesė, nga tė dhjetė djemtė e tij. Kufoma e tij u mbajt dhe u varros pranė mėsuesit tė tij Ibn Tomart, sipas porosisė sė tij.



    Cilėsitė e Abdul Mumin-it



    Ai ishte i vendosur, jepte mendime tė drejta, politikan i aftė, nė situata tė vėshtira reagonte me zgjuarsi dhe urtėsi. Ai arriti t’i bashkojė fiset qė ishin nė luftė, forcoi bazat e pushtetit tė Almohadėve, pasi i kishte dhėnė fund Dinastisė Almoravide. Ai ishte i dhėnė pas dijeve fetare dhe shpesh herė shihej duke lexuar Kuran me pėrkushtim. Pėrveēsa pėrmendėm, ai njihej dhe pėr ashpėrsi, depotizėm dhe gjakderdhje.

    Historianėt e kanė lavdėruar atė, ndėr ta dhe El-Hafidh El-Dhehebij, ku thotė:“Ai ishte njeri i drejtė, politikan i aftė dhe hijerėndė. Ai ishte i vendosur, dashamirės, fetar i pėrpiktė, i pashembull, agjėronte tė hėnat dhe tė enjtet, i kushtonte rėndėsi luftės dhe pushtetit, sikur tė ishte krijuar pėr tė qeverisur.“





    SĖ TRETI JUSUF IBN ABDUL MUMIN DHE BETEJA FAHS XHILAB



    Viti 560 hėnor

    1165 kalendari diellor



    Konflikti me tradhėtarin Ibnu Merdenesh



    Menjėherė nė pushtet erdhi djali i Abdul Muminit, Jusufi. Kur erdhi nė pushtet ai ishte 25 vjeē dhe e thėrrisnin ndryshe Ebu Jakub. Para se tė marrė pushtetin ai kishte marrė titullin “Princ“ dhe me marrjen e pushtetit u quajt “Princi i Besimtarėve“. Haxhib (ministėr shteti) ishte vėllau i tij Ebu Hafsi. Gjėja e parė qė bėri me tė marrė pushtetin ishte lufta kundėr Ibn Martinez nė principatėn e tij. Deri nė kėtė kohė, Ibn Martinez i kishte shqetėsuar me sulme tė njė pasnjėshme nė Kordoba dhe Bodojoz. Jusufi dėrgoi njė ushtri nga Marakesh, nėn komandėn e vėllaut tė tij Ebu Hafs. Ushtria kaloi detin dhe arriti nė Seville nė muajin Dhul Kide tė vitit 560 hėnor dhe vazhdoi udhėtimin pėrgjatė veri-lindjes derisa arriti nė kufijtė e principatės sė Ibnu Merdenesh-it. Pasi arriti tė marrė disa qendra kyēe, Ebu Hafsi u nis me ushtrinė e tij drejt qytetit Lorka, qė ndodhej nė rrugėn pėr nė Murcie.



    Beteja Fahs Xhelab



    Nė kėtė kohė, vetė Ibn Martinez kishte grumbulluar forcat e tij, ku njė numėr i madh prej tyre pėrbėheshin nga mercenarė tė krishterė, pėr tė penguar pėrparimin e forcave Almohade. Por ushtria Almohade kishte ndryshuar drejtimin para se tė arrinin nė Lorka dhe kishin arritur nė Fahs Murcie, 12 km larg njė qyteti qė quhej Fahs Xhelab. Ishte ky qytet vendi ku u takuan dy ushtritė. Ushtarėt Almohadė i dhanė besėn njėri-tjetrit qė tė rezistonin dhe tė pranonin vdekjen dhe tė mos tėrhiqeshin. Beteja filloi e ashpėr, por Almohadėt shumė shpejt filluan tė ndjenin fitoren. Me njė njėsi ushtarėsh, Ibn Mardenesh arriti tė strehohej nė qytetin Murcie. Kjo ishte humbja mė e madhe qė kishte pėrjetuar dhe tregoi fillimin e rėnies sė principatės dhe revoltės sė tij.

    Pas betejės Fahs Xhelab, Almohadėt filluan t’i kushtojnė kujdes organizimit tė pushtetit nė Andaluzi, vendosjen e rregullit dhe tė drejtėsisė. Ata u morėn dhe me ristrukturimin e gjykatave, ku vendosėn rregulla tė forta me qėllim qė tė mos ndėshkohej asnjė njeri, veēse pasi tė vėrtetohej me fakte bindėse fajėsia e tij. Gjykatėsit kėshilloheshin qė tė mos i bėnin padrejtėsi dhe tė mos mbanin me hatėr askėnd. Nė kalatė qė u morrėn nga Ibn Martinez, u vendosėn roje dhe ushtarė tė shumtė me qėllim qė tė ruajnė kufijtė. Gjatė kėsaj kohe, mes Almohadėve dhe portugezėve ndodhnin beteja dhe konflikte tė shumta, por pa ndonjė rezultat vendimtar pėr asnjėrin.



    Fundi i Ibn Martinez



    Pas humbjes qė pėsoi nė Fahs Xhelab, Ibn Martinez i forcoi lidhjet dhe miqėsinė me Alfonson e tetė, mbretin e Kastiljes. Nė Valencia ishte vendosur njė numėr i madh ushtarėsh tė krishterė tė cilėt i shqetėsonin dhe u bėnin padrejtėsi muslimanėve. Kjo bėri qė shumica e banorėve muslimanė tė largohen nga Valencia dhe tė banojnė nė rrethinat e saj, duke bėrė qė urrejtja pėr Ibn Mardenesh tė shtohej gjatė kėtyre viteve.

    Ajo qė e dobėsoi mė shumė pozitėn e tij, ishte rebelimi i disa komandantėve tė ushtrisė sė tij, tė cilėt u bashkuan me Almohadėt. Nga ata qė u rebeluan kundėr tij ishte dhe vetė vjehrri i tij, Ebu Hemshuk dhe burri i motrės Jusuf ibn Hilal. Ibn Martinez hakmerrej nė mėnyrė tepėr mizore kundėr kundėrshtarėve tė tij, nėse i shtinte nė dorė. Ai ia nxorri sytė burrit tė motrės, kur disa nga ushtarėt e tij arritėn ta kapin. Kur u zemėrua me disa ministra tė tij, ai ua shembi shtėpinė duke qenė ata brenda. Ai urdhėroi tė vritej motra dhe vajza e djalit tė xhaxhait tė vet Muhamed Ibn Martinez, si hakmarrje ndaj tij.

    Ai filloi ta humbasė toruan dhe ekuilibrin dhe nuk gjente qetėsi veēse duke derdhur gjak njerėzish. Ai tashmė nuk i besonte askujt, as dhe njerėzve mė tė afėrt.



    Viti 566 hėnor

    1171 kalendari diellor



    Vdekja e Ibn Martinez-it



    Jusuf ibn Abdul Mumin arriti nė Andaluzi nė vitin 566 hėnor. Ajo qė e vonoi udhėtimin e tij pėr nė Andaluzi, ishte njė sėmundje qė e kishte detyruar tė zėrė shtratin. Me tu shėruar ai u nis pėr nė Andaluzi pėr t’i bėrė rezistencė shtrisjes tė krishterėve nga veriu dhe perėndimi. Ibn Martinez e pa qė po i vinte fundi dhe mendoi qė fundi i tij do tė ishte i dhimbshėm dhe i tmerrshėm, pasi do tė shpėrblehej pėr gjithēka qė kishte bėrė deri atėherė. Ai nuk pranoi as tė mendojė pėr njė dorėzim tė mundshėm, pasi ishte i ndėrgjegjshėm pėr atė qė kishte vepruar gjatė kėtyre viteve. Atė desh e lanė mendtė kur dėgjoi qė edhe vėllau i tij Jusuf ibn Seid Ibn Martinez, ishte bashkuar me Almohadėt. Nga kjo gjendje e vėshtirė, e shpėtoi vetėm vdekja pėr tė mos rėnė nė duart e kundėrshtarėve. Ai vdiq nė muajin Rexheb tė vitit 567 hėnor. Djali i tij, Hilali, iu nėnshtrua pushtetit tė Almohadėve, menjėherė pas vdekjes tė sė atit. Kėshtu pėrfundoi kjo principatė e cila kishte zgjatur pėr njėzet vite dhe kishte sjellė jo pak probleme pėr muslimanėt nė Andaluzi.



    Viti 571 hėnor

    1176 kalendari diellor

    Veprat e Jusufit nė Andaluzi



    Monarku Almohad qėndroi nė Andaluzi pesė vite. Ai ndėrmorri njė sėri nismash luftarake pėr tė forcuar pozitat Almohade, por qė asnjėra prej tyre nuk dha frutet e pritura. Ai dhe forcat e tij u sulmuan disa herė nga monarkėt e Spanjės sė krishterė, sulme tė cilat pėrballoheshin nga ushtria e tij.

    Gjatė kohės sė qėndrimit nė Andaluzi, ai ndėrtoi disa vepra tė rralla arkitekturale, siē ishte ndėrtimi i urės mbi lumin Guadalkivir, e cila lidhte Sevillen me Torbana.

    Ai urdhėroi tė ndėrtohej dhe Xhamia e Madhe nė Seville, pasi qėndroi atje pėr pesė vite. Pasi kaluan pesė vite, monarku Almohad u kthye nė Marok nė vitin 571 hėnor.



    Luftėrat me tė krishterėt



    Ferdinandi sulmoi tokat e muslimanėve, duke e thyer marrėveshjen e nėnshkruar. Kjo e detyroi Jusuf ibn Abdul Mumin-in qė tė kalojė pėrsėri nė Andaluzi pėr tė ndjekur ecurinė e luftės me tė krishterėt, jo vetėm me monarkun e Leonit nė veri-perėndim. Situata ishte pėrkeqėsuar tashmė, pasi Almohadėve u duhej tė luftonin nė tre fronte: Me mbretėrinė e Leonit, me mbretėrinė e Portuglisė dhe atė tė Kastiljes. Kėto ndodhnin nė vitin 580 hėnor. Lufta nė secilin prej kėtyre fronteve ishte tepėr e vėshtirė, sidomos fronti i monarhun tė Kastiljes, Alfonsos sė tetė.



    Viti 580 hėnor

    1184 kalendari diellor

    Beteja Santarem

    Monarku Almohad u nis sė bashku me ushtrinė drejt qytetit Santrem, njė nga qytetet mė tė rėndėsishėm qė ndodhen nė perėndim tė Andaluzisė, 50 km nė veri-lindje tė Lisbonės. Ky qytet kishte rėnė nė duart e portugezėve nė vitin 542 hėnor. Me tė arritur, Almohadėt e rrethojnė qytetin, por portugezėt ishin pėrgatitur pėr njė rast tė tillė. Mes portugezėve dhe ushtrisė almohade u zhvilluan disa beteja tė ashpra. Almohadėt arritėn tė marrin disa nga rrethinat dhe fermat pėrreth qytetit, por pa mundur tė marrin vetė qytetin. Ata u pėrpoqėn disa herė duke pėsuar shumė humbje nė trupa dhe materiale, por portugezėt i kthenin pėrsėri mbrapsht sulmet e tyre. Lufta vazhdoi pėr ditė me radhė, pa u dhėnė rast Almohadėve qė ta kthejnė betejėn nė interesin e tyre. Nė ditėn e gjashtė, vetė monarku Almohad jep njė urdhėr tė ēuditshėm:



    Surpriza



    Njė surprizė befasuese dhe njė urdhėr qė ka mbetur enigmė: Vetė monarku Almohad jep urdhėr qė tė ndėrpritej sulmi dhe lufta. Mė pas njė urdhėr tjetėr thotė qė ushtria tė mos qėndrojė nė vendin ku ishte, por tė kalojė nė anėn tjetėr tė qytetit. Urdhėr i habitshėm!

    Po ēfarė ndodhi? Pėrse u ndėrpre sulmi? Pėrse ky ndryshim?

    Kėto urdhėra dhe ndryshime ndodhnin nė njė kohė qė numri i forcave Almohade i kalonte tė njėqind mijėt. Njė nga ata qė morrėn pjesė nė kėtė betejė thotė: “Tė gjithė njerėzit u habitėn nga kėto urdhėra dhe ndryshime! Shpresa pėr njė fitore tė afėrt u zbeh dhe ēoroditja pėrfshiu tė gjithė ushtrinė“.

    Pyetjet e mėsipėrme nuk kanė gjetur njė pėrgjigje! Pėrgjigja vazhdon tė mbetet njė dilemė historike. Pėrse duhej tė tėrhiqej ushtria, nė njė kohė qė qyteti Santarem po binte nė duart e muslimanėve?



    Tėrheqja



    Shumica e ushtrisė u tėrhoq natėn nė mes tė zhurmės dhe rrėmujės sė krijuar nė kamp. Kurse vetė Jusuf ibn Abdul Mumin nuk dinte se ē’ka ngjarė. Tė nesėrmen nė mėngjes, ushtarėt e krishterė panė qė ēadra e monarkut Almohad ka mbetur e vetme e rrethuar nga disa ushtarė. Ata sulmuan menjėherė dhe arritėn deri tek vetė monarku, tė cilin e plagosin rėndė. Nė kėto ēaste pjesa e fundit e ushtrisė qė po tėrhiqej, ndėrhyri duke i kthyer mbrapsht tė krishterėt dhe duke shpėtuar monarkun.



    Viti 580 hėnor

    1184 kalendari diellor

    Vdekja e monarkut



    Princi i besimtarėve, Jusuf ibn Abdul Mumin u transportua nga vendi i betejės nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Ai shoqėrohej nga doktorėt e tij mė tė mirė, si Ibn Zehr dhe Ibn Tufejl. Pas njė periudhe tė shkurtėr kohe ai vdiq nga plagėt e marra nė betejė. Bashkėkohėsit e tij kanė thėnė pėr tė:

    Ai ishte njeri i drejtė, vepronte sipas porosive tė Kuranit dhe njihte mirė traditėn profetike. Ai ishte njė nga njohėsit mė tė mirė tė historisė sė arabėve dhe bėmave tė tyre. Gjithashtu ai ishte i dhėnė shumė pas projekteve arkitektonike dhe ndėrtimeve. Gjėja qė e dallonte mė shumė ishte dėshira pėr tė luftuar nė mbrojtje tė vendit dhe nė nė ēėshtje tė tillė vdiq.



    Filozofi hebreo-arab, Moze ben Maimon



    Gjatė kėsaj kohe shkėqeu ylli i filozofisė, hebreo-arabi Ebu Imran Moze ben Maimon, emri hebre i tė cilit ėshtė Moshe ibn Mejmun. Tek hebrenjtė ai njihej me emrin Ramban, kurse perėndimi e njeh me emrin Maimonedis. Kurse dijetarėt e njohin me emrin Moze.

    Ai u ndikua nga idetė filozofike tė Ibn Farabit, madje disa thonė qė ai nuk ishte veēse njė transmetues i ideve tė Ibn Farabit.

    Gjithashtu ai shkėlqeu dhe nė fushėn e mjekėsisė, ku perėndimi ka pėrfituar shumė prej tij, ashtu siē kanė pėrfituar dhe muslimanėt dhe arabėt.

    Moze ben Maimon u lind nė Kordoba nė vitin 529 hėnor, qė i korespondon viti 1135 tė kalendarit diellor. Ai jetonte nė lagjen e ēifutėve nė Kordoba dhe pėrfitoi shumė nga liria dhe barazia qė ekzistonte gjatė sundimit musliman tė Andaluzisė. Aty ai ndėrtoi dhe pėrhapi idetė e tij filozofike dhe mjekėsore, me tė cilat filloi tė bėhej i famshėm.

    Thuhet qė gjatė sundimit tė Almohadėve, ai u bė pre e presioneve tė ndryshme tė cilat e detyruan tė braktisė Andaluzinė dhe tė vendoset nė qytetin Fes nė Marok. Kurse nė disa transmetime tė tjera thuhet qė emigrimi i tij nė Marok erdhi pas njė kėrkese nga monarku Almohad, i cili i mbante pranė tij njerėzit e ditur. Mė vonė Moze ben Maimon u largua nė Egjypt ku u bė doktori i preferuar i komandandit legjendar Salahuddin Ejubi. Moze ben Maimon vdiq nė Kairo nė vitin 600 hėnor qė i korespondon vitit 1304.

    Moze ben Maimon u bė i famshėn nė kėtė kohė, e cila ishte kohė e argjendtė pėr hebrenjtė, pasi u ishin garantuar liria dhe barazia nėn hijen e sundimit islam. Pyetja qė lind ėshtė: Si u sollėn vallė ēifutėt me muslimanėt kur pushtuan Palestinėn?!



    Ekspozitė pėr filozofin Moze ben Maimon



    Muzeu hebre nė Frankfurt hapi njė ekspozitė tė vogėl rreth jetės sė Moze ben Maimon dhe arritjeve tė tij, me rastin e tetėqind vjetorit tė vdekjes sė tij. Kjo u bė gjatė panairit tė librit nė Frankfurt nė vitin 2004. Nė kėtė ekspozitė ishte shfaqur vetėm hebraizmi i tij dhe ishte lėnė mėnjanė e vėrteta qė ai i kishte pėrfituar kėto dije gjatė periudhės sė sundimit musliman, gjė e cila ishte shkak nė ndryshimet nė civilizimin perėndimor nė veēanti dhe atė botėror nė pėrgjithėsi.





    SĖ KATĖRTI JAKUB EL-MENSUR IBN JUSUF DHE BETEJA EREK



    Pas vdekjes sė Jusuf ibn Abdul Mumin, pushtetin e morri djali i tij Jakubi, i cili njihet ndryshe dhe me epitetin El-Mensur (i ndihmuar). Kur mori pushtetin ai ishte njėzet e pesė vjeē. Qeverisjen e tij ai e filloi me shpėrndarjen e ndihmave dhe pasurisė pėr tė varfėrit dhe nevojtarėt. Ai pėrhapi drejtėsinė, ndėshkoi keqbėrėsit dhe caktoi njė kuvend ku ulej vetė dhe dėgjonte ankesat e atyre qė u ishte bėrė padrejtėsi. Nė njė rrethinė tė kryeqytetit Marakesh, ai ndėrtoi njė rezidencė pėr veten dhe tė afėrmit e tij, e cila u quajt Saliha.



    Viti 583 hėnor

    1187 kalendari diellor



    Salahudini dhe rimarrja e Kudsit (Jeruzalemit)



    Gjatė kėsaj kohe nė vitin 581 vdes Henriku, monarku i Portugalisė, pushtetin e tė cilit e mori i biri i tij, Sanēo. Ngjarje tė mėdha zhvilloheshin dhe nė lindjen islame, ku Salahudin Ejubi kishte arritur ta rimarrė Jeruzalemin, pas 90 vitesh qė kishte qenė nė duart e kryqtarėve. E lusim Zotin qė ta rikthejė Palestinėn, Jeruzalemin dhe xhaminė Aksa nė duart e muslimanėve nėpėrmjet burrave qė u ngjajėn parardhėve tė tyre.



    Viti 585 hėnor

    1189 kalendari diellor

    Trazirat gjatė pushtetit tė Almohadėve



    Nė kėtė kohė, nė Afrikėn veriore ndodhin trazira mes Almohadėve dhe atyre qė rebeloheshin kundėr pushtetit tė tyre. Rebelėt pėrbėheshin nga mbetje tė Dinastisė Almoravide nė ishujt lindorė dhe disa fise tė tjerė qė pretendonin se ishin vasalė tė Kalifatit Abasit nė Bagdat. Nga ata qė u rebeluan kundėr El-Mensurit ishin dhe xhaxhai dhe vėllai i tij. Tė gjitha kėto ngjarje bėnė qė monarku Almohad ta anashkalojė ēėshtjen e Andaluzisė dhe tė pėrqendrohet vetėm nė veriun e Afrikės. Me tė qetėsuar situatėn dhe shuar kėto revolta, ai filloi t’i kushtojė interes Andaluzisė. Lajmet qė i vinin nga Andaluzia e nxisnin tė udhėtonte drejt saj, pėr ta vėnė situatėn nėn kontroll sa mė shpejt. Agresionet e portugezėve nga ana e jug-perėndimit tė vendit ishin shtuar sė tepėrmi. Ata kishin arritur tė shtien nė dorė dhe qytetin Silves, tė ndihmuar dhe nga anijet e kryqtarėve, numri i tė cilave arrinte nė dyzet. Ata e rrethuan qytetin dhe vetėm kur u ndėrprenė banorėve furnizimin me ujė, kėta tė fundit kėrkuan tė dorėzoheshin. Kėshtu hynė portugezėt dhe kryqtarėt nė kėtė qytet, i cili u boshatis nga banorėt e tij. Banorėt u larguan duke lėnė gjithēka nė qytet, duke shpėtuar vetėm jetėn e tyre. Kjo megjithėse kryqtarėt kishin kėrkuar tė vrisnin tė gjithė banorėt e qytetit.



    Viti 585 hėnor

    1189 kalendari diellor



    Kalimi nė Andaluzi



    Gjithashtu sulmet e mbretėrisė sė Kastiljes arritėn deri nė kufijtė e qytetit Seville. Menjėherė filloi pėrgatitja e ushtrisė e cila bazohej kryesisht nė forcat vullnetare. Me tu mbledhur forcat e duhura, u pajisėn me armatimet e duhura dhe monarku Almohad u nis nga kryeqyteti Marakesh pėr nė ngushticėn e Gjibrartarit. Kjo ndodhte nga fundi i vitit 586. Ai arriti nė Kordoba dhe u bashkua me forcat Almohade, vullnetarėt dhe tė gjithė luftėtarėt e tjerė tė Andaluzisė.



    Rrethimi i qytetit Silves



    Vetė monarku u nis sė bashku me ushtrinė drejt qytetit Silves, tė cilin e rrethuan menjėherė. Rrethimi ishte i pėrqendruar mė shumė nė njė kala qė quhej Tomar. Pas njė periudhe rrethimi, monarku e pa tė arsyeshme tė tėrhiqej dhe te kthehej nė Seville, pėr tė sulmuar mė pas pėrsėri. Ai bėri njė tėrheqje tė studiuar mirė me qėllim qė tė mos pėsonte tė njėjtin dėshtim qė pėsoi ushtria muslimane nė Santarem.



    Armėpushimi me tė krishterėt



    Gjatė qėndrimit tė monarhun Almohad nė Kordoba, i erdhėn tė dėrguar nga mbreti i Kastiljes me qėllim nėnshkrimin e njė armėpushimi dhe aleance, pėr tė luftuar armiqtė e pėrbashkėt. Monarku pa qė njė marrėveshje e tillė do tė ishte nė interes tė muslimanėve, kėshtu e pranoi kėtė marrėveshje armėpushimi e cila u caktua pėr pesė vite. Ai arriti tė nėnshkruajė njė marrėveshje armėpushimi dhe me mbretin e Leonit, me kėrkesėn e kėtij tė fundit.

    Kujdesi pėr njerėzit



    Monarku Almohad interesohej pėr problemet dhe hallet qė proekuponin njerėzit dhe i kishte shpallur luftė tė keqes. Ai kontrolloi tė gjithė regjistrat e tė burgosurve dhe u dha amnestinė tė gjithė atyre qė e meritonin dhe ndėshkoi tė tjerėt. Ai nuk e harroi kurrė qėllimin qė i kishte vėnė vetes: Tė rikthejė qytetin Silves nėn sundimin e muslimanėve dhe tė pengojė pėrparimin e forcave portugeze.



    Viti 587 hėnor

    1191 kalendari diellor



    Marrja e qytetit Alcacer



    Pas pėrgatitjeve tė domosdoshme, ai doli nga Seville nė vitin 587 drejt veri-perėndimit tė Andaluzisė. Me tė arritur nė qytetin Ebu Danis, ai e rrethoi atė. Forcat e tij u pėrpoqėn disa herė tė depėrtonin brenda mureve rrethuese, por rrebeshi i shigjetave dhe gurėve qė lėshonin portugezėt nga brenda i detyronte tė ktheheshin pėrsėri. Monarku El-Mensur e ndėrpreu luftėn pėr tre ditė, me qėllim qė tė pėrgatitej pėr sulmin vendimtar. Qyteti u rrethua dhe nga anijet e tij tė cilat erdhėn nėpėrmjet lumit. Kėshtu filloi sulmi i cili i detyroi banorėt brenda qytetit tė kėrkonin dorėzimin e qytetit, nė kėmbim tė faljes sė jetės. Atėherė monarku Almohad hyri sė bashku me trupat e tij.



    Viti 587 hėnor

    1191 kalendari diellor

    Rimarrja e qytetit Silves



    Pas kėsaj ndodhie, Almohadėt marshuan drejt qytetit Silves tė cilin e rrethuan menjėherė. Ata fiksuan dhe katapultat dhe filluan tė lėshojnė mbi muret rrethuese rebeshe gurėsh. Njė natė, teksa rojet brenda qytetit i kishte zėnė gjumi, disa ushtarė Almohadė u kacavorrėn dhe vendosėn flamurėt e tyre mbi mure duke thirrur me tė madhe: Zoti ėshtė mė i madhi. Tė nesėrmen qyteti u dorėzua dhe u vendos nėn pushtetin e muslimanėve pėrsėri, pas dy viteve. Pasi qėndroi disa ditė nė Silves, monarku Almohad udhėtoi pėr nė Seville ku qėndroi dy muaj duke u gjendur pranė problemeve qė lindnin. Mė vonė ai vendosi tė kthehej nė kryeqytetin e mbretėrisė sė tij, nė Marakesh. Kjo ndodhte nė vitin 587 hėnor.



    Stabilizimi i situatės nė Marok



    Monarku El-Mensur qėndroi nė Marakesh – pasi u kthye nga Andaluzia – disa vite. Gjatė kėtyre viteve ai u sėmur rėndė, por u shėrua pėrsėri. Kjo e detyroi qė ta caktojė pasuesin e tij dhe ai zgjodhi djalin e tij, Ebu Abdullah El-Nasir, mosha e tė cilit nė atė kohė ishte vetėm dhjetė vjeē. Ai i kushtoi rėndėsi ndėrtesave arkitekturale, sidomos nė rrethinat e Rabat-it, e cila u njoh me emrin El-Mehdije. Ai ishte shumė i dhėnė pas arkitekturės. Ai gjithashtu vazhdonte pėrgatitjet ushtarake pėr tu pėrballur me situatat e papritura qė shfaqeshin nė veri tė Afrikės (Tripoli dhe tė tjera), ku fiset rebeloheshin kundėr Almohadėve. Ai vendosi tė nisej drejt kėtyre zonave tė trazuara pėr tė qetėsuar situatėn dhe vendosur rregullin, duke i shtėnė pėrsėri nėn kontrollin e Dinastisė Almohade.



    Viti 587 hėnor

    1191 kalendari diellor

    Tradhėtia e tė krishterėve



    Nė kėtė kohė, nga Andaluzia vijnė lajme nga valinjtė e saj, se Alfonso i tetė e ka shkelur marrėveshjen me muslimanėt dhe ka filluar tė dėrgojė trupa dhe njėsi ushtarake tė cilat plaēkisin dhe mbjellin panik nė zonat e banuara nga muslimanėt. Kėto sulme tė tė krishterėve, kishin arritur deri nė rrethinat e qytetit Seville. Kjo situatė e krijuar nė Andaluzi, e bėri monarkun Almohad tė lėrė rebelėt nė veri tė Afrikės dhe tė drejtohet drejt Andaluzisė.



    Udhėtimi i Emirit



    Kėshtu ushtarėt e tij, vullnetarėt dhe shumė dijetarė muslimanė, kaluan detin pėr nė Andaluzi nė vitin 591 hėnor. Mė pas edhe vetė Emiri kaloi ngushticėn, ndaloi pak nė Tarif dhe u vendos nė Seville.



    Viti 591 hėnor

    1195 kalendari diellor

    Beteja Alarcos (Erek)



    Kur lajmet e pėrparimit tė ushtrisė Almohade drejt Sevilles dhe Kordobas, i arritėn monarkut Alfonso i tetė, ai menjėherė u kėrkoi ndihmė tė krishterėve nė Leon, Portugali dhe Itali. Vetė Papa u premtoi falje tė mėkateve dhe parajsėn tė gjithė atyre, qė dalin vullnetarė dhe bashkohen me ushtrinė e Alfonsos sė tetė. Kėshtu rreth Alfonsos u grumbulluan forca tė shumta nga e gjithė Europa, gjė e cila i dha siguri nė fitoren ndaj Almohadėve. Alfonso sė bashku me ushtrinė u vendos nė njė kala tė ndėrtuar mė parė dhe qė ndodhej nė njė zonė tė quajtur Santa Maria de Alarcos. Sė bashku me ushtrinė, ai priste ardhjen e Almohadėve nė kufijtė e mbretėrisė sė tij. Ushtria Almohade kur u afrua pranė kėsaj zone, pararojat e tė dy ushtrive u pėrballėn me njėra-tjetrėn nė disa beteja, shumica e tė cilave u fitua nga muslimanėt. Emiri El-Mensur kėshillohej me komandanėt, kryetarėt e fiseve dhe njerėzit e ditur pėr ēdo gjė. Ebu Abdullahu, njė nga komandantėt e tij mė tė mirė, e kėshilloi tė veprojė sipas planit tė tij, i cili konsistonte nė:



    Plani i betejės



    Betejėn duhej ta udhėhiqnin banorėt e Andaluzisė dhe tė gjithė vullnetarėt. Kurse vetė monarku Almohad me ushtrinė e tij tė ardhur nga Afrika veriore, do tė qėndronin tė pa aktivizuar. Nėse ushtria muslimane do tė fitonte, beteja do tė pėrfundonte. Nėse muslimanėt do tė thyheshin, ushtria e monarhun do tė ndėrhynte pėr tė mbrojtur muslimanėt. Kjo ndėrhyrje do tė bėhej nė njė kohė kur ushtria e krishterė kishte filluar tė ndjejė lodhje nga luftimet. Kėshtu muslimanėt do e kthenin humbjen nė fitore. Ky plan i pėlqeu monarhun Almohad dhe vendosi ta zbatojė.

    Beteja e Erek (Alarcos) nuk ėshtė mė pak e rėndėsishme se ajo Hittin, me ngjarjet qė e pasuan. Ajo ėshtė njė betejė tė cilėn shumė muslimanė nuk e njohin. Vallė kush do tė fitojė? Ushtria e El-mensurit pėrbėhej gjithsej nga 200.000 kalorės dhe kėmbėsorė. Kurse ushtria e Alfonsos pėrbėhej nga 200.000 kėmbėsorė dhe 25.000 kalorės. Tė dy ushtritė ishin pothuaj tė barabartė nė numėr. Atėherė kush do ta fitojė kėtė betejė?



    Tregtarėt ēifutė



    Nga gjėrat e ēuditshme qė rrėfejnė historianėt ėshtė, se tregtarėt ēifutė mbanin anėn e Alfonsos sė tetė, duke qenė tė sigurtė se ai do tė fitonte. Me vete ata kishin marrė pasuri tė shumta pėr tė blerė robėrit e luftės nga ushtria muslimane e thyer. Ishte njė mashtrim qė i shoqėronte tė gjithė, sė bashku me tiranin Alfonso. Ishte diēka e ngjashme me betejėn e Zelakas.



    Lutjet e njerėzve tė mirė



    Kur dy ushtritė u vendosėn para njėra-tjetrės, shumė ushtarė nga ana e muslimanėve i mbėrtheu frika e humbjes. Ishte hera e parė qė pėrballeshin me njė ushtri kaq tė madhe. Gjithashtu kjo betejė ishte vendimtare pėr banorėt e Andaluzisė. Kėshtu filluan tu kėrkonin njerėzve tė mirė dhe dijetarėve qė tė luteshin qė Zoti t’i ndihmonte nė kėtė betejė, pasi po tė humbisnin kjo do tė ishte fundi i muslimanėve nė Andaluzi. Vetė monarku i dinastisė Almohade lutej dhe kishte dėrguar njerėzit e tij tek ushtarėt qė nėse u kishte bėrė ndonjė padrejtėsi ta falnin. Ai u kėrkoi qė nė ato ēaste ta falnin njėri-tjetrin dhe tė luftonin me sinqeritet. Kjo i gėzoi pa masė ushtarėt muslimanė, tė cilėt filluan tė thėrrasin me tė madhė duke i kėrkuar monarkut tė tyre, qė ai t’i falte dhe se ishin nėn urdhėrat e tij.



    Predikimi



    Gjykatėsi Ibnul Haxhaxh mbajti predikimin e rastit, me tė cilin synonte tė mbajė lart moralin dhe frymėn luftarake tė muslimanėve. Ai u foli mbi vlerėn e luftės pėr tė mbrojtur tokat muslimane dhe vetė fenė e Zotit. Fjala e tij pati njė ndikim tė madh nė forcimin e vullnetit dhe mbajtjen lart tė moralit tė ushtarėve.



    Komandanti



    Komandėn e pėrgjithshme monarku El-Mensur ia dha Jahja ibn Ebi muhamed ibn Ebi Hafs. Kurse ai vetė qėndroi nė pozicion qė e mundėsonte tė dalė nė rast nevoje.



    Ulėrimat dhe zhurma



    Ushtria e muslimanėve filloi tė afrohej ngadalė, kurse ushtria kastiljane filloi tė ulėrrasin dhe tė shkaktojnė zhurma tė ndryshme me qėllim qė tė frikėsojnė dhe dobėsojnė ushtrinė muslimane. Ushtria e krishterė qėndronte nė njė kodėr, kurse ajo muslimane ishte poshtė saj.







    Sulmi i tė krishterėve



    Dy ushtritė u takuan dhe presioni i tė krishterėve u pėrqendrua nė tė majtėn e ushtrisė muslimane e cila u ēorodit. Kjo e detyroi vetė El-Mensurin qė tė shkojė tek kjo pjesė e ushtrisė, me qėllim qė t’i nxisė ushtarėt pėr tė rezistuar duke u kujtuar qė kjo betejė ėshtė vendimtare pėr banorėt e Andaluzisė. Me njė veprim tė tillė ai rrezikonte seriozisht jetėn e tij.

    Nė tė tilla raste shfaqet gjenialiteti i komandantit musliman, me tė cilin bėhet shembull pėr ushtarėt e tij. Ėshtė dinjiteti, trimėria dhe iniciativa e mirė.

    Tė krishterėt e pėrqendruan sulmin e tyre nė zemėr tė ushtrisė muslimane, duke menduar se aty ndodhej dhe emiri i tyre. Nė kėto ēaste mbetėn tė vrarė shumė muslimanė. Edhe vetė komandanti i tyre i pėrgjithshėm, sė bashku me ushtarėt qė e rrethonin mbetėn tė vrarė.



    Intensifikimi i luftės



    Presioni nga tė dy polet ishte shumė i fuqishėm. Gjaku derdhej dhe tė vrarėt nga fronti i tė krishterėve u shtuan. Vetė El-Mensuri vazhdonte tė nxisė ushtrinė pėr rezistencė dhe presion mė tė madh kundėr tė krishterėve, nė njė kohė qė shumė prej ushtarėve tė tij ishin vrarė.



    Fitorja madhėshtore



    Mė nė fund shenjat e fitores filluan tė shfaqen mes ushtrisė muslimane, kurse thyerja tek ushtria e krishterė ishte e pashmangshme. Kaosi pėrfshiu tė gjithė ushtrinė kastiljane mbi kodėr. Vetė Alfonso i tetė ia mbathi duke pėrfituar nga nata, nė shoqėrinė e njėzet kalorėsve. Ai nuk ndaloi veēse nė Toleda.



    Zhvillimi i Andaluzisė



    El-Mensuri u kthye nė Seville duke u kujdesur mbi mbarėvajtjen e administratės. Ai i bėnte thirrje tė gjithė popullsisė qė nėse dikush i ėshtė bėrė padrejtėsi, tė takohet me tė. Ai e shpėrndau trofenė e luftės sė Erek, pėr tė pėrmirėsuar jetesėn e popullsisė. Gjatė kėsaj kohe, ai pėrfundoi dhe ndėrtimin e xhamisė madhėshtore tė Sevilles (La gralda) e cila i ka rezistuar kohės dhe ekziston edhe sot. Ai dėrgoi njėsi luftarake nė disa zona krishtere. Gjithashtu dėrgoi disa njėsi pėr tė marrė kalanė Rebah (Calatrava). Disa nga kėto njėsi arritėn nė Toleda, por nuk u pėrpoqėn qė ta rimarrin.



    Viti 594 hėnor

    1198 kalendari diellor

    Armėpushimi



    Pas kėsaj beteje, El-mensuri pa qė tė luftosh me tė krishterėt ishte e vėshtirė pasi ata ndihmoheshin nga e gjithė Europa dhe kjo kėrkonte pėrgatitje tė jashtėzakonshme. Pėr kėtė mendoi qė tė nėnshkruajė armėpushim me tė krishterėt dhe kjo u realizua. Kėtė marrėveshje e pranuan dhe tė krishterėt pasi panė forcėn e muslimanėve dhe nevojėn pėr qetėsi. Kėshtu nė vitin 594 hėnor u nėnshkrua kjo marrėveshje dhe koha e armėpushimit ishte dhjetė vjet.

    Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, El-Mensuri u kthye nė Marrakesh, kryeqytetin e mbretėrisė sė tij.

    Pyetja qė lind ėshtė: Pėrse nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr rimarrjen e Toledos, e cila ndodhej fare pranė tij? Pėrse nuk e bėri qoftė dhe njė pėrpjekje, nė njė kohė qė kishte nė dispozicion njė numėr tė madh ushtarėsh Almohadė dhe vullnetarė tė tjerė?



    Viti 595 hėnor

    1199 kalendari diellor





    Vdekja e El-Mensurit



    Me tė arritur nė kryeqytetin e mbretėrisė sė tij, El-Mensuri caktoi si pasardhės djalin e tij Muhamedin, qė njihet ndryshe me El-Nasir.

    Mė pas El-Mensuri sėmuret rėndė. Kur ndjen se vdekja i ishte afruar, thėrret burrat e shtetit dhe dijetarėt tė cilėve duke i rrjedhur sytė lotė u thotė:“U kėshilloj qė t’i frikėsoheni Zotit dhe tė kujdeseni pėr jetimėt dhe jetimen.“ Njė nga dijetarėt e pyeti: “O emiri ynė, ēfarė kėrkon tė thuash me “jetimėt dhe jetimen“? Ai ia ktheu: „Jetimja ėshtė gadishulli i Andaluzisė, kurse jetimėt janė banorėt e saj muslimanė. Kurrė mos i nėnvleftėsoni faktorėt, qė ēojnė nė mbrojtjen e kėtij vendi dhe banorėve tė tij!“

    Natėn e xhuma tė vitit 595 emiri El-Mensur ndėrroi jetė dhe u varros nė Saliha, rrethinė e Marakeshit. Mė vonė eshtrat e tij vendosen pranė varrit tė El-Mehdij dhe Abdul Mumin.

    Ai ishte i drejtė dhe punonte pėr vendosjen e drejtėsisė. I kontrollonte punėtorėt dhe u kėrkonte llogari atyre, qė tregoheshin neglizhentė. Njė interesim tė veēantė tregonte pėr arkitekturėn, ndėrtimin e qyteteve, kalave, xhamive etj... Ai ishte i devotshėm dhe i pėrkushtuar, administrator i aftė dhe luftėtar i madh. Zoti e mėshiroftė!





    SĖ PESTI MUHAMED IBN JAKUB DHE BETEJA EL-IKAB



    Njė vit mė vonė 595 ai vdes. Pas tij pushtetin e merr i biri Muhamed En-Nasir, mosha e tė cilit nė atė kohė ishte mė pas se 20 vjeē. Atė e njohės si emirin e tyre tė gjithė banorėt e Afrikės veriore dhe tė Andaluzisė. Emiri i ri qėndroi nė Marakesh duke administruar shtetin dhe duke u pėrpjekur qė tė vendosė rendin dhe qetėsinė, qė i mungonte. Shumė trazira kishin ndodhur nė Ishujt Baliar dhe nė Tunizi, tė cilat u pėrpoq t’i qetėsojė duke dėrguar herė pas here forca ushtarake.



    Viti 606 hėnor

    1210 kalendari diellor

    Alfonso i tetė sulmon Andaluzinė



    Teksa merrem me kėto probleme, i vijnė informacionet se Alfonso i tetė kishte filluar sulmet kundėr tokave muslimane nė Andaluzi. Kjo ndodhte nė vitin 606 hėnor. Me kėtė ai sikur kėrkonte tė hakmerrej pėr betejėn e humbur nė Erek. Ai kishte arritur tė marrė disa kala, sulmonte rrethinat e qyteteve, rrėnonte shtėpitė, digjte tė mbjellat, plaēkiste bagėtitė, vriste dhe merrte robėr dhe kthehej nė Toledo. Trupat Almohade qė ishin caktuar pėr mbrojtjen e territoreve nė Andaluzi, nuk arritėn ta ndalojnė agresionin e tij.

    Banorėt e Andaluzisė menjėherė dėrguan disa delegacione pėr tek monarku i Almohadėve pėr t’i kėrkuar ndihmė. Nga ana tjetėr edhe monarku i mbretėrisė Aragon sulmon muslimanėt pė t’i ardhur nė ndihmė Alfonsos VIII.



    Viti 607 hėnor

    1211 kalendari diellor



    Shenjat e para tė betejės Ikab



    Monarku Almohad vendosi tė kalojė nė Andaluzi, pasi u kishte bėrė thirrje tė gjithėve tė pėrgatiteshin. Ai nuk e dėgjoi kėshillėn e valiut tė Tunizisė Muhamed ibn Ebi Hafs, i cili i tha se situata nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr muslimanėt.

    Megjithatė nė vitin 607 monarku El-Nasir u nis me ushtrinė e tij tė madhe, e cila pėrbėhej mė sė shumti nga vullnetarė. Ai u kishte bėrė thirrje popullsisė sė Afrikės veriore dhe asaj tė Andaluzisė qė tė bashkoheshin me ushtrinė e tij. Me tė arritur nė Andaluzi, ai u vendos nė Seville, ku dhe qėndroi, pasi kishte hyrė stina e dimrit. Me bashkimin e banorėve tė Andaluzisė, ushtria e tij arriti nė 200.000 kėmbėsorė dhe kalorės. Kurse armiku i tij Alfonso ishte parapėrgatitur qė para se tė vijė El-Nasir. Ai kishte formuar njė aleancė me tė krishterėt e gjithė Europės. Nė fronin papnor nė atė kohė qėndronte Anosan, i cili ushqente popullatėn me urrejtjen fetare. Ai u bėri thirrje tė krishterėve tė Andaluzisė dhe tė gjithė Europės qė tė bashkoheshin me Alfonson. Ai madje e kėrcėnoi monarkun e Nafarit – Sanēo - nėse nuk e prishte marrėveshjen e armėpushimit me muslimanėt, derisa e bindi dhe e furnizoi ushtrinė e Alfonsos me mjete dhe forca.

    Numri i forcave tė kėsaj ushtrie e cila mori natyrė kryqtare, arrinte nė 100.000 kėmbėsorė dhe kalorės. Ata filluan tė pėrhapin mes tyre moton e njohur “Tė gjithė jemi kryqtarė“.





    Beteja Ikab (Las Navas de Tolosa)



    Viti 609 hėnor

    1213 kalendari diellor



    Pėrēarja mes tė krishterėve pėr shkak tė fitores



    Forcat e krishtera zbritėn nga Toledo dhe u vendosėn pranė kalasė Rebah (Calatrava), tė cilėn El-Mensuri e kishte vėnė nėn kontrollin e tij, siē e kemi pėrmendur. Menjėherė ata e rrethuan kalanė dhe forcat qė e mbronin atė pranuan ta dorėzojnė nė kėmbim tė sigurisė sė jetės. Alfonso e pranoi kėtė ofertė, por kjo shkaktoi pėrēarje nė rradhėt e kryqtarėve qė kishin ardhur nga Europa dhe qė ishin tė etur pėr gjak muslimanėsh. Vetė Alfonso nuk dėshironte t’i vrasė, pasi ēėshtjen e shihte nga kėndvėshtrimi i strategjisė luftarake. Nėse do tė tregohej i pabesė dhe do i vriste, kjo do tė bėnte qė kalatė e tjera nuk do tė pranonin tė dorėzoheshin dhe do tė luftonin gjer nė vdekje.

    Kryqtarėt europianė i thanė Alfonsos:“Ne kemi ardhur kėtu qė tė vendosim nė kontrollin tonė kėto qytete dhe kala, kurse tani na pengon qė tė vrasim muslimanėt? Ne nuk do tė qėndrojmė mė me ty.“ Kėshtu u larguan drejt vendeve tė tyre nė Europė, duke e lėnė pjesėn tjetėr tė ushtrisė.



    Drejtimi drejt jugut



    Ushtria aleate e krishterė (Kastilje, Aragon, Nafar dhe vullnetarė nga Europa) vazhduan udhėtimin drejt jugut derisa arritėn tek kodrat nga ku duket fusha pranė kalas Las Navas de Tolosa.



    Viti 609 hėnor

    1213 kalendari diellor



    Vetė monarku El-Nasir del pėr luftė



    Monarku El-Nasir doli me ushtrinė e tij me gjashtė Muharrem tė vitit 609 hėnor drejt qytetit Jaen nė veri. Sė bashku me ushtrinė ai u vendos nė njė fushė, qė ndodhet nė njė nga korridoret qė tė ēojnė tek malet Kastile. Ai ishte i sigurtė pėr fitoren e kėsaj beteje pėr shkak tė numrit tė madh tė luftėtarėve.



    Korrespondeca dhe marrėveshja



    Para betejės filluan korrespondecat mes Alfonsos VIII dhe monarkut El-Nasir, rreth mundėsisė sė njė marrėveshje pėr paqe. Alfonso ishte i gatshėm pėr diēka tė tillė dhe e shihte me interes pėr tė dy palėt. Po ashtu dhe El-Nasir e pa tė nevojshme tė merrej me forcimin e pushtetit tė shtetit qė drejtonte. Kėshtu u arrit marrėveshja e paqes, e cila nuk kishte qenė veēse njė intrigė dhe marifet i kryqtarėve:



    Viti 609 hėnor

    1213 kalendari diellor







    Pabesia dhe lufta



    Kėshtu filloi sulmi befasues nė mėngjesin e hershėm tė ditės sė hėnė, 25 Safer tė vitit 609 hėnor. Sulmi ishte tepėr i fuqishėm sidomos nė dy krahėt e ushtrisė Almohade. Muslimanėt kundėrsulmuan dhe tė krishterėt filluan tė tėrhiqen. Nė kėtė kohė vėrshoi ushtria kastiliane nėn komandėn e vetė Alfonsos VIII, i cili kishte pėrgatitur njė skuadėr rezervė pėr raste tė tillė. Presioni qė ushtronte ushtria e krishterė u shtua, gjė qė bėri qė dy krahėt anėsorė tė ushtrisė muslimane ta linin fushėn e betejės. Sulmi tani u pėrqendrua nė zemrėn e ushtrisė muslimane, ku ndodhej dhe ēadra e monarkut Almohad. Beteja ishte shumė e pėrgjakshme dhe linte pas me mijėra tė vrarė. Vetė monarku El-Nasir qėndroi deri nė ēastet e fundit duke i nxitur ushtarėt e tij tė jenė tė qėndrueshėm. Nėse nuk do tė ishin fjalėt e tij pėr qėndresė dhe durim, e gjithė ushtria do tė kishte mbetur e vrarė nė kėtė betejė. Kur humbja u bė e pashmangshme, monarku El-Nasir morri njė kalė qė ia ofroi njė ushtar qė luftonte nė krah tė tij dhe u largua me rojet e tij personale. Ai u nis drejt Bijase dhe mė pas drejt Jaen. Ushtria e tij u shpėrnda nė tė katėr anėt, e ndjekur nga ushtria e Alfonsos, derisa ra nata.



    Humbje e thellė



    Kjo betejė ishte nga betejat mė tė thella qė kanė humbur muslimanėt nė Andaluzi. Pasojat qė solli humbja e kėsaj beteje ishin tė shumta dhe tė rėnda. Las Navas de Tolosa ēoi nė rėnien e Dinastisė Almohade.



    Martirizimi i njerėzve tė ditur



    Nė kėtė betejė ranė dėshmorė dhe shumė dijetarė muslimanė. Tė tillė janė dijetarėt qė sė bashku me fjalėn kanė dhe veprėn, duke mos mbetur prapa nė asnjė betejė. Ata i gjeje nė sallat e xhamive dhe faltoreve, por dhe nė mejdanin e luftės. Nga dijetarėt qė mbetėn tė vrarė nė kėtė betejė:



    Is’hak ibn Ibrahim ibn Jamur El-Xhabirij.

    Ai ishte nga qyteti Fes nė Marok. Udhėtoi nė Andaluzi ku u emėrua si kadi (gjykatės) nė qytetin Valencia dhe mė pas nė Jaen. Ai mbeti i vrarė nė betejėn Las Navas de Tolosa nė vitin 609 hėnor.



    Ebu Umer Ahmed ibn Harun El-Nefzij:

    Ai ishte banor i qytetit Jativa dhe njihej pėr devotshmėrinė e tij. Njihte shumė mirė transmetuesit e thėnieve profetike, ashtu siē ishte i rrallė nė tė mėsuarit pėrmendėsh. Ai humbi nė betejėn Las Navas de Tolosa (Ikab) dhe nuk u gjet as me tė gjallėt dhe as me tė vdekurit.



    Ebu Abdullah Muhamed ibn Ibrahim El-Hadramij:

    Ai ishte nga qyteti Eljusale (pranė Kordobas). Qėndroi nė postin e gjykatėsit tė vendit tė tij pėr njė kohė tė gjatė. Veē kėtij posti, ai ishte imam dhe mbante predikimin e ditės sė premte nė xhami. Ai ėshtė autor i njė libri rreth transmetuesve tė haditheve nė libri “El-Muvetta“. Ra dėshmor nė betejėn Ikab (Las Navas de Tolosa) nė vitin 609 hėnor.

    Shkaku i humbjes



    Sigurisht qė Alfonso u hakmor me kėtė fitore nė Las Navas de Tolosa. Tė krishterėt morėn shumė trofe lufte, mes tė cilave dhe flamurin Almohad, i cili ruhet deri nė ditėt tona nė muzeun spanjoll, nė manastirin mbretėror nė qytetin Burgash



    Shkaqet e humbjes sė muslimanėve do i pėrmbledhim nė pikat e mėposhtme:

    * Keqadministrimi i kėtij numri tė madh ushtarėsh.
    * Mungesa e komandantėve tė aftė qė tė vlerėsonin situatėn.
    * Mungesa e furnizimeve pėr shkak tė distancės sė largėt me qendrėn.
    * Mes banorėve tė Andaluzisė dhe Almohadėve ishte krijuar njė ftohje pėr shkak tė disa sjelljeve tė papėrgjegjshme.
    * Ndėshkim prej Zotit si pasojė e pėrēarjes dhe shthurrjes morale qė ishte pėrhapur nė Andaluzi asokohe. “Nėse i ktheni shpinėn, Ai do t’ju zėvendėsojė me njė popull tjetėr, qė nuk do tė jetė si ju.” (Muhamed 38)



    Pasojat e humbjes nė Las Navas de Tolosa



    Humbja e kėsaj beteje ishte si thyerja e shtyllės kurrizore pėr Dinastinė Almohade. Autoriteti i tyre u dobėsua si nė Andaluzi ashtu dhe nė Afrikėn veriore. Ajo ishte shkaku i dobėsimit dhe humbjes sė Andaluzisė. Ebu Is’hak Ibrahim El-Debbag El-Ishbilij, thotė rreth kėsaj beteje:

    Dikush mė tha: Tė shoh tė menduar

    Sikur llogari je duke dhėnė

    I thashė: Po mendohem mbi ndėshkimin

    Qė ishte shkak pėr humbjen nė Ikab

    Nė Andaluzi nuk mund tė rrihet mė

    Pasi belaja ka hyrė nė ēdo derė.



    Pas kėsaj humbjeje tė thellė, monarku Almohad arriti nė Seville, kryeqytetin e Andaluzisė. Ai dėrgoi letra pėr tė kėrkuar falje pėr kėtė humbje, nė tė gjitha anėt e Dinastisė. Ai qėndroi nė Seville deri nė muajin Ramazan, pa ndėrmarrė ndonjė hap tjetėr, qė tė pregatiste dhe tė grumbullonte ushtrinė pėrsėri.



    Kėshtu Ikabi ishte fillimi i fundit tė Dinastisė Almohade. Kjo betejė vendimtare ishte ajo qė e theu fuqinė e muslimanėve dhe ēoi nė humbjen e vetė Andaluzisė mė vonė.



    Tė krishterėt rrėnojnė Andaluzinė



    Alfonso deshi qė rezultatin e kėsaj beteje ta dyfishojė. Kėshtu ai filloi tė marrė kalatė e muslimanėve, tė cilat i shkatėrronte mė pas. Gjithashtu ai nuk la xhami pa shkatėrruar. Kurse pėrsa i pėrket banorėve muslimanė, ai nuk pranonte t’i marrė edhe si robėr, por i kaloi tė gjithė nė tehun e shpatės, gratė, fėmijėt dhe pleqtė.



    Viti 609 hėnor

    1213 kalendari diellor

    Pabesia me banorėt e Ubeda



    Alfonso kaloi pranė qytetit Bejase tė cilėn e gjeti tė braktisur nga banorėt. Ai i dogji shtėpitė dhe vrau kė gjeti nga pleqtė dhe fėmijėt. Mė pas ai u drejtua drejt qytetit Ubeda, njė nga qytetet mė tė rėndėsishme qė ndodhej pranė Las Navas de Tolosa dhe e rrethoi qytetin me ushtrinė e tij tė madhe prej njėqind mijė luftėtarėsh. Banorėt e qytetit i rezistuan rrethimit pėr 13 ditė, por e panė qė ishte e pamunduar tė luftoje me njė ushtri kaq tė madhe. Duke parė qė nuk kishte kush t’i ndihmojė, banorėt u ofruan njė milion dinarė islam, nė kėmbim tė sigurisė sė jetės. Alfonso dhe monarkėt e tjerė (Sanēo dhe Pedro i dytė) e pranuan kėtė ofertė dhe u premtuan sigurinė e jetės. Por murgjėrit dhe priftėrinjtė qė kishin ardhur me urdhėr tė Papės e refuzuan kėtė kusht, duke kėrkuar qė tė dorėzohen pa kushte. Kjo ndodhte pasi ishte nėnshkruar marrėveshja mes dy palėve. Banorėt e Ubedas duke mos ditur rreth kėtij problemi, i hapėn dyert e qytetit me qėllim qė tė hyjė ushtria me mbretėrit, (Kur mbretėrit e pushtojnė ndonjė vend, e rrėnojnė atė, kurse parinė mė tė zgjedhur tė atij vendi e nėnshtrojnė. Kėshtu ata veprojnė!” (Neml 34)



    Vuajtjet e banorėve tė Ubeda-s



    Kėshtu ndodhi pabesia, e cila ėshtė cilėsi e shpirtit kryqtar. Me tė hyrė nė qytet, Alfonso i tetė dhe aletatėt e tij e thyen marrėveshjen qė kishin bėrė dhe filluan tė merrnin rob kė tė mundnin. Muslimanėt duke parė kėtė u pėrpoqėn tė mbroheshin me ē’tė mundnin. Nga kjo mbetėn tė vrarė nė kėtė qytet 60.000 njerėz – mė shumė se ē’u vranė nė Las Navas de Tolosa - dhe u morrėn robėr 60.000 tė tjerė, tė cilėt u shitėn nė tregjet europiane. Madje sipas tė dhėnave tė krishtere, numri i robėrve i kalon njėqind mijė. Kurse qyteti u rrafshua me tokėn.



    Viti 610 hėnor

    1214 kalendari diellor



    Vdekja e emirit Almohad El-Nasir



    Monarku Almohad, Muhamed El-Nasir i cili nuk kishte fituar asnjė betejė kundėr tė krishterėve, pėr shkak se u mashtrua nga tradhėtitė e tė krishterėve, u kthye pėr nė Marrakesh me zemėr tė thyer ku caktoi djalin Ebu Jakub - qė njihet ndryshe me emrin El-mustensir - si pasues tė tij. Mė pas ai u mbyll nė rezidencėn e tij, nuk i fliste askujt dhe nuk priste askėnd. Kjo vazhdoi deri nė fillimin e muajit Shaban tė vitit 610 hėnor, vit nė tė cilin vdiq i pikėlluar pėr atė qė pėsuan muslimanėt gjatė sundimit tė tij. Rreth vdekjes sė tij ka dhe hipoteza tė tjera.





    SĖ GJASHTI FUNDI I ALMOHADĖVE

    Viti 610 hėnor

    1214 kalendari diellor

    Qeverisja e El-Mustensir-it



    Nė ditėn e dytė tė vdekjes sė babait tė tij, Ebu Jakub Jusuf El-Mustensir mori qeverisjen e Dinastisė Almohade. Ai ishte vetėm 16 vjeē dhe ishte i dhėnė pas dėfrimeve dhe jetės luksoze, neglizhent ndaj detyrave administrative dhe nuk i interesonin aspak ēėshtjet e shtetit.



    Viti 612 hėnor

    1216 kalendari diellor

    Armėpushimi me tė krishterėt



    Me vdekjen e Alfonsos VIII mbretėria e Kastiljes u pushtua nga konfliktet pėr postin e pasuesit tė tij. Po nė kėtė vit njė i dėrguar i kėsaj mbretėrie arriti tek monarku i ri Almohad, tė cilit i kėrkoi tė arrihej njė marrėveshje pėr armėpushim. Monarku Almohad e pranoi armėpushimin dhe paqen me tė krishterėt. Kjo bėri qė Andaluzia tė pėrjetonte njė periudhė qetėsie dhe sigurie.



    Viti 614 hėnor

    1217 kalendari diellor



    Rrethimi i kalasė Alcacer do Sal (Ebu Danis) nga tė krishterėt



    Meqėnėse armėpushimi nuk ishte i vlefshėm me mbretėritė e tjera tė krishtere, monarku portugez vendosi, qė qytetin Alcacer do Sal t’ia bashkangjisė mbretėrisė sė tij. Ky qytet pėrbėnte njė pikė strategjike pėr Almohadėt. Atij i erdhi nė ndihmė dhe njė flotė gjermane e cila ishte drejtuar pėr nė Palestinė. Flota gjermane pranoi ta ndihmojė dhe kėshtu dy ushtritė rrethuan qytetin Alcacer do Sal, si nga deti ashtu dhe nga toka. Kėtė qytet tė krishterėt e kishin e kishin vėnė nėn kontroll edhe mė parė, por Muhamed El-Mensuri ua kishte kthyer muslimanėve pėrsėri. Banorėt muslimanė brenda qytetit i rezistuan kėtij rrethimi pėr njė kohė tė gjatė, pa u ndihmuar nga askush. Ku ishin vallė Almohadėt? Mos vallė beteja Ikab i kishte rrėnuar? Mos i kishte pėrfshirė dobėsia? Thotė Zoti nė Kuran:” E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni pėrderisa jeni mė tė lartit, nėse jeni besimtarė tė sinqertė.” (Al Imran 139)

    Rrethimi zgjati pėr dy muaj e gjysėm. Banorėt e qytetit u siguruan se nuk mund t’i rezistonin mė shumė rrethimit. Kėshtu ata u ofruan portugezėve njė marrėveshje e cila konsistonte nė atė qė tė largoheshin nga qytetit sė bashku me pasuritė. Por portugezėt nuk e pranuan njė ofertė tė tillė, vetėm nėse muslimanėt largoheshin pa pasuritė e tyre nga qyteti. Tė detyruar, muslimanėt e pranuan edhe kėtė kusht!



    Pabesia e krishterė pėrsėritet



    U hapėn dyert dhe ushtria portugeze depėrtoi dhe morri nė kontroll tė gjitha kullat dhe hyrjet e saj. Me ta marrė qytetin, ata nuk e respektuan marrėveshjen dhe fjalėn e dhėnė, duke vrarė tė gjithė muslimanėt e qytetit.



    Viti 614 hėnor

    1217 kalendari diellor

    Dinastia e Benu Merin nė Afrikėn veriore



    Nga ana tjetėr, nė Afrikėn veriore u shfaq njė shtet tjetėr, qė njihet me emrin “Dinastia e Benu Merin”. Kėshtu Dinastia Almohade ishte nė mes tė dy goditjeve tė fuqishme: Asaj tė krishterėve nė Andaluzi dhe ajo e Benu Merin nė Afrikėn veriore.



    Monarku qejfli



    Kurse nė rezidencėn mbretėrore tė Almohadėve ndodhej monarku qejfli, qė veē argėtimit nuk i interesonte gjė tjetėr. Edhe paria qė e rrethonte pėrbėhej nga njerėz pa eksperiencė politike dhe administrative. Ishte njė neglizhencė e plotė dhe rrėnim qė kishte pėrfshirė tė gjithė Dinastinė Almohade.



    Viti 620 hėnor

    1223 kalendari diellor

    Vdekja e papritur e El-Mustensir



    Nė vitin 620 monarku i Almohadėve Jusuf El-Mustensir Bil-lah vdes papritur, pa caktuar pasardhėsin e tij nė pushtet. Kjo gjendje shkaktoi njė konflikt mes Almohadėve pėr pushtet. Xhaxhai i tij, Abdul Vahid ibnu Jusuf ibn Abdul Mumin, arriti qė ta marrė pushtetin e Almohadėve edhe pse ishte i moshur, ku i kishte kaluar tė gjashtėdhjetat. Por pa kaluar as dy muaj, Abdullah ibnu Jakub arriti ta heqė dhe e morri ai nė dorė udhėheqjen. Abdul Vahid u quajt mė pas “Abdul Vahidi i larguar” pasi ishte monarku i vetėm nga Almohadėt qė u largua me forcė nga pushteti. Mė vonė ai u gjet i vrarė, vrasje qė mbeti dilemė. Kėshtu Abdullah ibn Jakub qėndroi nė pushtet dhe e quajti veten “I drejti”.



    Tronditja e Kalifatit



    Nuk kaluan as disa muaj derisa monarku “I drejti” u vra. Nė fronin e Kalifatit u ul i riu Jahja El-Mutesim nė vitin 624 hėnor. Kjo ēoi nė trazira mes fėmijėve tė Abdul Muminit, ku secili kėrkonte tė ulet nė fronin e mbretit. Ebul Ula Idris ibn El-Mensur kėrkoi qė tė jetė ai nė fronin e Andaluzisė. Nė atė periudhė Andaluzia ishte nė njė gjendje tė mjerueshme. Ajo ziente nga revoltat dhe konfliktet. Kėtė situatė e rėndonin sulmet e njėpasnjėshme tė krishterėve. Me njė numėr tė krishterėsh me tė cilėt e ndihmoi mbreti i Kastijes, Ebul Ula kaloi detin pėr nė Marok, pėr tė luftuar djalin e vėllaut tė tij Jahja ibn El-Mutesim, duke dashur qė tė jetė vetė Halifeja. Kjo ndodhte nė vitin 626 hėnor.



    Viti 623 hėnor

    1226 kalendari diellor



    Shteti i Benu Hafs-ėve dhe pushteti i El-Memun



    Kėtė gjendje e shfrytėzuan armiqtė e Almohadėve dhe Benu Hafs-ėt arritėn ta shkėpusin Tunizinė e sotme prej Almohadėve dhe formuan shtetin e tyre atje nė vitin 623.

    Ebu Zekeria Jahja ibn Muhamed ibn Abdul Vahid, u quajt “Emir” nė fillimet e vitit 627 hėnor.

    Vetė Ebul Ula ishte trim i vendosur. Ai nxorri njė dekret tė vlefshėm pėr tė gjitha tokat qė ishin nėn pushtetin e tij, ku ndalonte pėrdorimin e emrin “El-Mehdij” nė predikimet fetare dhe nė monedhė.



    Viti 627 hėnor

    1230 kalendari diellor



    Tė krishterėt sulmojnė



    Konfliktet pėr pushtet nė Dinastinė Almohade dhe revoltat e njėpasnjėshme nė Andaluzi, ishin njė rast i rrallė pėr tė krishterėt tė cilėt nuk e lanė t’u humbasė. Secili nga mbretėrit e krishterė nuk hezitoi tė pėrpiqet tė shkėpusė pjesė nga tokat dhe kalatė qė ishin nėn sundimin e muslimanėve. Mbretėrinė e Aragonit nė veri-lindje e sundonte njė mbret qė quhej Khajimij (kurse muslimanėt e thėrrisnin Xhajmish). Ai lakmonte ishujt Baliar qė ishin pranė brigjeve tė Andaluzisė. Askush tjetėr nuk ishte i merritonte ato ishuj si ai. Nė vitin 627 ai pėrgatiti njė flotė tė madhe anijesh luftarake, tė ngarkuara me njė numėr tepėr tė madh kalorėsish dhe kėmbėsorėsh.



    Pushtimi i ishujve muslimane



    Arriti kjo flotė detare qė ta rrethojė ishullin e madh Majorka dhe depėrtoi brenda mureve rrethuese tė tij. Mbreti i Aragonit ndihmohej me forca ushtarake dhe nga Italia dhe Franca. Mbrojtja e banorėve tė qytetit nuk arriti ta pengojė hyrjen e tė ushtrive Aragone, italiane dhe franceze. Nė rrugėt dhe sheshet e qytetit u zhvilluan beteja tė pėrgjakshme. Muslimanėt u pėrēanė dhe kundėrshtarėt e tyre vranė vetėm nė njė ditė 24.000 muslimanė. Gjithashtu ata zunė rob dhe guvernatorin e kėtyre ishujve Ebu Jahja ibn Ebu Imran. Mbreti i Aragoni e torturoi atė nė mėnyrė ē’njerėzore pėr 45 ditė, derisa vdiq nga torturat e tmerrshme.

    Ishte ky fundi i pashmangshėm i konflikteve tė njėpasnjėshme brenda Dinastisė Almohade. Kėto konflikte e larguan vėmendjen e Almohadėve nga gjaku i muslimanėve qė derdhej nė Andaluzi. Sikur gjaku i muslimanėve nė Andaluzi nuk u bėnte mė pėrshtypje.

    Tė njėjtin fat, pėsoi dhe ishulli tjetėr Ibiza, e cila ra dhe ajo pas disa vitesh. Kurse ishulli Menorka ra nė vitin 686 hėnor.



    Viti 629 hėnor

    1232 kalendari diellor

    Vdekja e El-Memun



    El-Memun gėzonte cilėsitė e babait tė tij Halife, Jakub El-mensur dhe nėse do tė kishte gjetur kushtet e pėrshtatshme, do kishte mundur t’a rikthente Dinastinė Almohade nė ditėt e lavdisė. Por trazirat dhe konflitet e angazhuan nga ky objektiv. Teksa ndodhej nė veri tė Marohun pėr tė qetėsuar gjendjen e trazuar, rebelohet nė Marakesh djali i vėllait tė tij Jahja El-mutesim. Kėshtu u detyrua tė nisej drejt kryeqytetit Marakesh. Por gjatė rrugės nė muajin Dhul Hixhe tė vitit 629 sėmuret dhe vdes papritur. Komandantėt dhe kėshilltarėt e tij ranė dakort qė tė emėrojnė djalin e tij Ebu Muhamed ibn Abdul Vahid. Ai ishte vetėm 14 vjeē dhe njihet me nofkėn El-reshid.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #12
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Viti 630 hėnor

    1233 kalendari diellor

    El-Reshid triumfon

    El-reshid udhėtoi me ushtrinė e tij derisa arriti pranė mureve rrethuese tė Marakesh. El-mutesim doli pėr tu ndeshur me ushtrinė e tij, por u thye. Banorėt e Marakesh e pranuan El-reshidin si udhėheqėsin e tyre. Kjo ndodhi nė muajin Muharrem tė vitit 630 hėnor. Ai ėshtė udhėheqėsi i fundit i Almohadėve.



    Viti 631 hėnor

    1234 kalendari diellor

    Papa bėn thirrje pėr kryqėzatė pėr tė rimarrė Valencian



    Kjo situatė e rėnduar, kjo pėrēarje shkatėrruese nė mesin e Dinastisė Almohade dhe rėnia e ishujve Baliar njėri pas tjetrit nė duart e tė krishterėve, ishin faktorėt mė tė rėndėsishėm qė nxitėn Papėn pėr tė bėrė thirrje pėr luftė kryqtare tė shenjtė, pėr rimarrjen e Valencias nė lindje. Tė krishterėt kishin arritur ta merrnin kėtė qytet, por muslimanėt e kishin rikthyer pėrsėri nė sundimin e tyre, siē e kemi pėrmendur mė lart. Kėshtu mbreti i Aragonit, sė bashku me kryqtarėt ndėrmorrėn njė sėrė sulmesh qė nga viti 631 hėnor. Ata shkatėrronin fshatra, digjnin tė mbjellat dhe tė korrurat dhe pushtonin kalatė derisa arritėn nė rrethinat e Valencias. Mbreti i Aragonit u mjaftua me kėto arritje dhe vendosi tė kthehej me plaēkėn e marrė. Kjo me qėllim qė tė pėrgatitej pėr sulmet e ardhshme. Kjo ishte etapa e parė e sulmeve pėr rimarrjen e kėtij qytetit.



    Viti 633 hėnor

    1235 kalendari diellor



    Benu Zejjan vėnė nėn kontroll Algjerinė



    Ēarjet nė Dinastinė Almohade u shtuan kur Benu Zejjan nė Algjeri shpallėn pavarėsinė e tyre nga Dinastia Almohade nė vitin 633 hėnor.

    Mė parė Almohadėve u kishte dalė nga kontrolli dhe Tunizia me Benu Hafs, siē e pėrmendėm mė sipėr.



    Viti 633 hėnor

    1235 kalendari diellor



    Sulmi mbi lindjen e Kordobas



    Kalorėsit kastilianė qė ndodheshin nė kalatė pranė Kordobas, arritėn qė tė merrnin disa rrethina tė qytetit, i cili nė atė kohė ishte i ndarė nė zona administrative. Pėr shkak tė dobėsimit tė mureve mbrojtės tė qytetit, sulmeve tė befasishme dhe ndihmės sė njė personi nga brenda qytetit, ata kishin arritur tė shtinin nė dorė kėto rrethina. Kėta kalorės i kėrkuan ndihmė Fernandos III, mbretit tė Kastiljes me qėllim qė tė mund ta marrin Kordoban.



    Ferdinandi rrethon Kordoban



    Ferdinando menjėherė u nis me ushtrinė e tij dhe vullnetarė kastilianė dhe nga Aragon. Duke qenė njė ushtri e madhe dhe e pajisur mirė, ata e rrethuan qytetin e Kordobas. Banorėt e qytetit vendosėn qė t’i rezistojnė kėtij rrethimi, edhe pse nuk kishin njė komandant tė aftė qė tė administronte luftėn. Rrethimi dhe sulmet vazhdonin dhe banorėve tė Kordobas nuk u vinte askush nga Almohadėt pėr ndihmė. Ata po pėrjetonin periudhėn mė tė vėshtirė dhe tė dobėt. As Ibn Hudi, emiri i Sevilles nuk tentoi t’i ndihmojė duke i lėnė nė duart e kėtij fati tė dhimbshėm.

    Ferdinandi e shtrėngoi rrethimin ndaj Kordobas. Ai preu ēdo lidhje tė qytetit me jashtė, si nga toka ashtu dhe nga lumi Guadalkivir. Tashmė askush nuk mund tė hynte dhe tė dilte nga qyteti.



    Marrėveshja e dorėzimit



    Rrethimi i vėshtirė vazhdoi pėr disa muaj, derisa furnizimet me ushqim gati po mbaronin. Banorėt e Kordobas hynė nė bisedime me Ferdinandin dhe i ofruan dorėzimin e qytetit, nė kėmbim tė sigurisė sė jetės dhe pasurive tė tyre. Ferdinandi e pranoi kėtė kusht, edhe pse priftėrinjtė dhe murgjėrit qė merrnin pjesė nė kėtė luftė, refuzuan dhe kėrkonin qė askush nga banorėt e qytetit tė mos dalė i gjallė. Ferdinandi e pranoi kėtė ofertė jo si mėshirė pėr muslimanėt, por nga frika se mos ata do e shkatėrronin qytetit dhe ndėrtesat e tij dhe pastaj tė luftonin deri nė vdekje. Ai e kuptonte mirė qė lufta me dikė qė ėshtė i sigurtė pėr vdekjen, ėshtė shumė e vėshtirė.



    Viti 633 hėnor

    1235 kalendari diellor

    Shpėrngulja



    Banorėt e Kordobas dolėn nga qyteti i tyre, duke lėnė shtėpitė dhe pronat e tyre. Ata u shpėrndanė nė tė gjitha zonat e Andaluzisė qė kishin mbetur akoma nė duart e muslimanėve. Kjo ndodhi nė muajin Sheval 633 hėnor.



    Xhamia shndėrrohet nė kishė



    Tė krishterėt hynė nė qytet dhe gjėja e parė qė bėnė, ėshtė se xhaminė e madhe dhe madhėshtore tė Kordobės e kthyen nė kishė.

    Rėnia e Kordobas – kryeqytetit tė Kalifatit, tė cilin e kishin pasur muslimanėt pėr pesė shekuj me radhė – ishte njė paralajmėrues qė ditėt e muslimanėve ishin tė numuruara nė Andaluzi dhe se zonat e tjera do tė ndiqnin fatin e Kordobas.



    Rėnia e kryeqytetit



    Ra kryeqyteti i Andaluzisė, kryeqytetit i islamit dhe civilizimit tė tij. Kryeqytet qė ishte epiqendra e dijes dhe dijetarėve. Prej atje doli drita, e mira dhe dija, nga e cila pėrfituan jo vetėm muslimanėt, por dhe vetė Europa e shekujve tė mesjetės. Shumė nxėnės dhe shkencėtarė vinin nga e gjithė Europa pėr tė mėsuar mjekėsinė, shkencėn dhe astronominė.

    Qytetit i mungoi njė komandant i aftė, edhe pse ishte njė qendėr nga ku niseshin ushtritė pėr luftė. Rėnia e Kordobas krahasohet me rėnien e njė prej kryeqyteteve muslimane sot.

    Ajo ra pa luftė, e vetmuar dhe pa pėrkrahje dhe ndihmė. A nuk ėshtė diēka e tillė tregues mbi dobėsinė, qė kishte pėrfshirė Dinastinė Almohade nė Afrikėn e veriut dhe vetė strukturat shtetėrore nė Andaluzi?!

    Forma e rrethimit qė pėrdornin tė krishterėt – lufta e urisė, etjes dhe dobėsimit – ishte mjeti mė i fuqishėm qė pėrdornin tė krishterėt nė luftrat pėr tė rimarrė njėri pas tjetrit qytetet islame nė Andaluzi. Ajo ishte tregues i mjerimit i cili kishte pėrfshirė muslimanėt. Kordoba ra, gjė e cila tronditi tė gjithė Andaluzinė.



    Viti 634 hėnor

    1236 kalendari diellor

    Beteja Enisha



    Menjėherė pas rėnies sė Kordobas, guvernatori i Sevilles Ebu Xhemil Zejjan, u bėri thirrje banorėve qė tė pėrgatiteshin pėr tė luftuar pushtuesit. Kjo pasi Seville ishte nga qytetet mė kryesorė qė ndodheshin pranė Kordobės dhe jo shumė vonė do i vinte radha asaj. Kalaja Atienza ishte nga kalatė mė tė fortifikuara nga e cila niseshin sulmet e tė krishterėve kundėr muslimanėve. Me tė u bashkuan shumė vullentarė vetėm nga Andaluzia, pasi Almohadėt ishin tė angazhuar me zhvillime tė tjera. Muslimanėt u nisėn drejt ushtrisė sė Ferdinandit derisa arritėn tek kalaja Atienza. Mes muslimanėve dhe ushtrisė sė krishterė nė kalanė Atienza, nisi njė luftė e pėrgjakshme, nė tė cilėn mbetėn shumė tė vrarė. Ajo pėrfundoi mė thyerjen e muslimanėve nga tė krishterėt.

    Nga muslimanėt mbetėn shumė tė vrarė. Nga tė vrarėt ishin shumė nga banorėt e qytetit Valencia dhe fisnikėt e saj. Bashkė mė kėta dijetarė ishte dhe dijetari mė i njohur i Andaluzisė Ebu Rebi Sulejman ibnu Salim El-Kilaij. Ai ishte njohės i mirė i shkencave tė hadithit, njihte shumė mirė biografitė e transmetuesve tė haditheve, njohės i mirė i letėrsisė dhe poet me famė. Ai ėshtė autor i disa librave nė shkencėn e hadithit, jetėshkrimeve dhe letėrsisė. Ai ishte dhe luftėtar trim, iniciator, mbante flamurin nė luftė dhe u paraprinte ushtarėve, duke i nxitur pėr qėndresė.

    Dijetari i Andaluzisė El-Kilaij u kthye drejt ushtarėve qė largoheshin nga lufta, pasi shihnin se po thyeheshin dhe u thirri:“A nga parajsa po ikni?!“ Ai vazhdoi tė luftojė me disa tė tjerė, derisa ra dėshmor.

    Bashkė me tė nė kėtė betejė ranė dėshmorė dhe njė pjesė e mirė nga dijetarėt muslimanė nga Valencia.

    Historianėt tregojnė qė nė betejėn e Atienza-ės ranė dėshmorė 70 veta nga ata, qė faleshin gjithmonė nė rreshtin e parė nė xhaminė e Valencias.



    Ishte njė ushtri qė nuk kishte pėrkrahje, kundėr njė ushtrie tė shumtė nė numėr dhe pajisje luftarake dhe qė ndihmohej me forca nga vetė Papa dhe e gjithė Europa. Kėshtu shumica e mposhti trimėrinė. Kjo ndodhi nė 20 Dhul Hixhe tė vitit 634 hėnor.



    Beteja e fundit



    Ajo ishte beteja vendimtare dhe rezistenca e fundit. Ibnul Abar, nxėnėsi i El-Kilaij, ka shkruar njė poemė tė gjatė me tė cilėn vajton mėsuesin e tij, dijetarėt, poetėt dhe dėshmorėt e kėsaj beteje.



    Viti 635 hėnor

    1238 kalendari diellor



    Fundi i Almohadėve dhe shfaqja e Benul Ahmer



    Beteja Atienza, ishte rezistenca e fundit reale e muslimanėve, nė fundin e Dinastisė Almohade. Situata e pėrgjithshme shkonte drejt pėrkeqėsimit gjithmonė. Banorėt e Andaluzisė tashmė nuk shpresonin nė mbrojtjen e Almohadėve. Ata u ndėrgjegjėsuan se tani duhej qė tė mbronin veten. Pėr kėtė Benul Ahmer shpallėn pavarėsinė nga Almohadėt nė Grenada.





    Pėrmbledhje e ngjarjeve nė epokėn e Almohadėve



    523 H Vdekja e Ibn Tomart pasi porositi si trashėgimtar nxėnėsin e tij Abdul Mumin ibn Ali



    541 H Ngritja e Dinastisė Almohade nė Afrikėn veriore pas triumfit kundėr Almoravidėve



    542 – Tė krishterėt hyjnė nė Almeria dhe vrasin banorėt e saj.



    542 – Almohadėt zėnė vendin e Almoravidėve nė Andaluzi



    552 – Almohadėt rimarrin Almerian pas njė rrethimi tė gjatė



    552 – Ndėrtimi i qytetit Gjibraltar



    558 – Vdekja e Abdul Mumin Ali, udhėheqėsi i Almohadėve



    560 – Ardhja nė pushtet e Jusuf ibn Abdul Mumin



    560 – Fitorja e Almohadėve nė betejėn Fahs Xhelab



    580 – Tėrheqja e Almohadėve nga rrethimi i qytetit Santarem



    580 – Vdekja e Jusufit dhe ardhja nė pushtet e djalit tė tij Jakub Elmensur



    586 – Armėpushim me mbretėritė e Kastiljes dhe Leonit



    587 – Marrja e Alcacer dhe Silves



    591 – Fitorja e madhe e muslimanėve nė Erek



    595 – Vdekja e El-Mensurit dhe ardhja nė pushtet e djalit tė tij Muhamed El-Nasir



    609 – Humbja e rėndė e muslimanėve nė betejėn Ikab (Las Navas de Tolosa)



    609 – Pabesia dhe masakra e madhe qė shkaktoi Alfonso VIII me banorėt e qytetit Ubde.



    610 – Vdekja e El-Nasir dhe ardhja nė pushtet e tė birit Jusuf El-Muntesir



    614 – Ngritja e shtetit Benu Merin nė Afrikėn veriore



    620 – Vdekja e El-Muntesir



    623 – Benu Hafs shkėputen nga Almohadėt nė Tunizi



    633 – Rėnia e Kordobas, kryeqytetit tė Kalifatit



    635 – Fundi i pushtetit tė Almohadėve nė Andaluz





    Almohadėt ... tė vėrteta dhe konkluzione.



    Ideologjia e Almohadėve nuk ishte e tillė qė tė shpėtojė nga dyshimet dhe tė pranohej tėrėsisht si e pastėr. Vetė Ibnu Tomart – themeluesi i kėsaj dinastie – kishte ide misterioze. Madje ka shumė dyshime qė ai vetė bėnte pjesė nė sektin Batinije. Ai e filloi revolucionin e tij me thirrje pėr nė njė besim tė pastėr dhe luftė kundėr risive nė fe. Pasi forcoi pozitat e tij dhe shtoi pėrkrahėsit, pretendoi se ėshtė Mehdiu i pritur!!!

    Kjo na kujton shumė pushtetarė tė tjerė para dhe pas tij, tė cilėt e fshihnin ideologjinė dhe identitetin e tyre tė vėrtetė. Kėtė e kemi parė me Fatiminjtė nė Egjypt dhe e pamė me Qemal Ataturkun nė Turqi.

    Vetė Ibnu Tejmije e ka kritikuar Ibn Tomartin nė shumė vende nė librat e tij, ku pohon se ai e themeloi shtetin e tij me gėnjeshtra, intrigra, vrasje dhe gjakderdhje tė shumta. Nė kėtė drejtim ai ka gjėra tė pėrbashkėta me Havarixhėt. Megjithatė, Ibnu Tejmije e vlerėson nė disa raste. Nė fund, ai thotė:“Ai kishte bashkuar mes gjėrave pozitive dhe atyre negative.“

    Gjithėsesi, ata qė e pasuan nė pushtet nga Almohadėt kanė qenė mė tė mirė se Ibn Tomart. Ne nuk mund ta mohojmė luftėn dhe betejat qė u zhvilluan nė kohėn e tyre, nė mbrojtje tė Andaluzisė dhe ēėshtjes islame.

    Mė poshtė do tė pėrmendim disa qėndrime tė tyre:

    * Qėndrimi qė mbajti El-Mensur (Ebu Jusuf Jakub) nė betejėn Erek. Ai shfaqi gjithė pėrkushtimin dhe

    devocionin e tij ndaj Zotit para betejės. Ai ishte njė qėndrim shpresėdhėnės pėr nėj fitore ndaj armihun. Atėherė kur pushtetarėt pranojnė dobėsinė e tyre dhe shpresėn pėr fitore e kanė tė lidhur me forcėn e Krijuesit tė pamposhtur, atėherė i lejohet muslimanit qė tė gėzohet. Kur nėnshtrohet sunduesi i tokės, mėshiron Sunduesi i qiellin.

    Tė tillė duhet tė jenė dhe muslimanėt – udhėheqės dhe ushtarė – nė ēdo rast. Ata pėrgatiten siē duhet pėr ēdo situatė, mė pas forcėn dhe energjitė i kėrkojnė nga burimi kryesor i tyre, vetė Zoti i madhėruar. Ata ndihmėn dhe fitoren ia kėrkojnė vetėm Atij qė ēdo gjė ndodh vetėm me urdhėrin e Tij.

    Qėndrimi i El-Mensurit na kujton vetė profetin Muhamed a.s para betejės sė Bedrit. Ai shpresėn pėr fitore e kishte lidhur vetėm me Zotin qė e kishte zgjedhur si profet, duke iu lutur me pėrkushtim dhe pėrulje:“O Zot, nėse vriten kėta besimtarė, nuk do tė ketė kush tė tė adhurojė mbi tokė“ dhe kėshtu u erdhi ndihma.

    Muslimanėt janė nė kulmin e nevojės pėr tė kėrkuar nga Zoti ndihmė dhe pėrkrahje, sidomos teksa shohin vuajtjet e vėllezėrve nė Palestinė, duke mos pasur mundėsi pėr t’i ndihmuar. Ne sot kemi nevojė qė nė vend qė tė ngremė lart fotografitė e pushtetarėve tanė dhe tė brohorasim pėr jetė tė gjatė pėr ta, tė thėrrasim me tė madhe O Zot, o Zot... me shpresė qė njė lot i nxehtė qė do tė rrjedhė nga sytė, apo njė rrėnkim qė del nga zemra e pikėlluar, tė hapė dyert e ndihmės dhe tė lehtėsojė arritjen e suksesit tė dėshiruar.

    * Ibn Mardanesh, pushtetari tradhėtar, qė kishte si qėllim plotėsimin e kėrkesave tė armiqve tė

    muslimanėve, duke rėnduar ekonominė e tyre me taksa dhe padrejtėsi. Herė pas herė muslimanėt sprovohen me pushtetarė tė tillė. Proekupimi i tij ishte si tė imitojė tė krishterėt nė veshjet, rrobat dhe armėt e tyre. Madje ai preferonte tė flasė gjuhėn e tė krishterėve nė vend tė gjuhės sė tij. Kėtu dua ta vė theksin nė rėndėsinė e ruajtjes sė identitetit musliman, pa u ndikuar me ideologjitė, metodat dhe tė rejat qė perėndimi kėrkon t’i eksportojė tek ne.

    Teksa shohim tė rinjtė tanė konfuzė, duke ndjekur modat e fundit nė perėndim, duke ecur apo qethur flokėt sipas modelit tė famozėve dhe xhahilėve tė tyre. A mund ta mbajnė tė rinj tė tillė idenė e umetit dhe tė luftojė pėr kėtė ēėshtje? Ēfarė identiteti islam mund tė mbajnė kėta tė rinj? Ēfarė islami mund tė mbajnė mbi supe kėta?

    Prindėrit kanė njė pėrgjegjėsi tė rėndė pėr edukimin e brezit tė ri, me qėllim qė tė jetė krenar me identitetin e tij islam. Importi i teknologjisė sė perėndimit, nuk do tė thotė qė tė braktisim identitetin tonė.

    Ne jemi ushtarėt e islamit, bijtė dhe mbajtėsit e flamurit tė tij. Ne ndihemi krenarė identitetin tonė fetar.



    Shfaqja e Benu Ahmer

    Ebu Abdullah, El-Galib Bil-lah ėshtė nga pasardhėsit e njėrit nga shokėt e profetit a.s, Sad ibn Ubade. Ai banonte nė mes tė Andaluzisė nė njė kala qė quhej Argona, pranė lumit Guadalkivir. Ai njihej pėr modestinė e tij, trimėrinė, zgjuarsinė dhe aftėsitė politike. Ai e la Argonėn dhe u vendos nė qytetin Jane, ku filloi tė bėjė thirrje pėr t’u bashkuar me Almohadėt. Mė pas filloi tė bėjė thirrje pėr bashkim me Benu Hafs dhe mė vonė pėr vetė Halifen abasit El-Mustensir Bil-lah. Emri me tė cilin njihet mė shumė, ėshtė Ibnul Ahmer.



    Ibnu Hud, nė Murcia.

    Gjatė kėsaj periudhe, fillon tė bėjė emėr Ibnu Hudi, qė ėshtė nga pasardhėsit e njėrit nga monarkėt e shteteve tė pėrēara nė Saragosa. Ai filloi tė bėjė emėr nė zonat rreth qytetit Murcia dhe mė vonė e vuri nėn kontrollin e tij kėtė qytet. Ai u njoh zyrtarisht dhe nga Dinastia abasite nė vitin 622 hėnor, duke mos e njohur pushtetin e Almohadėve. Mė pas, ai e shtriu pushtetin e tij nė Seville dhe nė disa qytete kryesore tė tjerė. Ai e quante veten si shpata e shtetit dhe i mbėshteturi nė Zot (El-Mutevekkil Bil-lah). Atij i mungonin cilėsitė dhe aftėsitė pėr tė mbrojtur Andaluzinė, pasi kishte humbur shumė beteja kundėr mbretėrisė sė Kastiljes. Siē e pamė, Kordoba ra pasi asnjė nga ushtritė muslimane nuk i erdhi nė ndihmė.

    Tė gjithė planet e tij dėshtonin, ushtria humbiste luftrat… pėr shkak se ai ishte i nxituar dhe nuk pėrgatitej siē duhej para betejeės.

    Nė fund, ai vetė vdiq nė Almeria nė vitin 635 hėnor.



    Viti 635 hėnor

    1238 kalendari diellor



    Shtrirja e pushtetit tė Benul Ahmer



    Me kėrkesė tė banorėve tė Grenadės, Ibnul Ahmer udhėton pėr nė Grenada. Atje ai e shpall veten si vartės i Kalifatit abasit dhe popullsia e pranojnė si emirin e Mbretėrisė sė Grenadės. Kjo ndodhi me 26 Ramazan tė vitit 635 hėnor. Ai vendosi dhe Almerian nėn sundimin e tij dhe njė vit mė vonė, morri dhe Malagan.



    Mbretėria e Benu Ahmer (Ndryshe njihet me emrin: Andaluzia e vogėl)



    Kėshtu, filloi tė funksionojė mbretėria e Benu Ahmer nė jug tė Spanjės. Rreth tyre u mblodhėn tė gjithė tė dėbuarit nga krahinat e tjera, tė cilat tashmė kishin rėnė nė duart e tė krishterėve kryqtarė.



    Viti 636 hėnor

    1239 kalendari diellor

    Rėnia e Valencias



    Mbreti i Aragonit Xhejmsi i parė, e kuptoi qė beteja e Atienza i kishte dobėsuar muslimanėt, tė cilėt vuanin pėr furnizime dhe pajisje luftarake. Gjithashtu ai e dinte se tashmė asnjė nga princėrit muslimanė tė Andaluzisė, nuk do tė mundej t’u vijė nė ndihmė. Duke pasur frikė se mos monarku i Aragonit, Ferdinandi i tretė, e sulmon Valencian dhe e merr atė, ashtu siē mori Kordoban njė vit mė parė me nxitje nga Papa i Romės, ai filloi pėrgatitjet pėr marrjen e kėtij qyteti tė rėndėsishėm. Valencia ishte qyteti i vetėm, qė muslimanėt kishin akoma nėn kontroll nė lindje tė Andaluzisė.

    Mbreti Xhejmsi i u betua se nuk do tė kthehej pa e marrė kėtė qytet. Pėr kėtė, ai mori me vete dhe gruan e tij dhe vajzėn princeshė.



    Xhejmsi i parė, rrethon Valencian



    Ai u nis me ushtrinė e tij drejt Valencias dhe gjatė rrugės, ai nėnshtroi tė gjithė kalatė dhe fshatrat muslimane. Ushtria e tij u shtua gjatė udhėtimit, pasi me tė bashkoheshin simpatizantėt dhe tė krishterėt e zonave pėrreth. Ai kishte njė ushtri prej dhjetė mijė kalorėsish dhe gjashtėdhjetė mijė kėmbėsorėsh. Me tė arritur nė Valencia, ai e rrethoi atė. Banorėt e qytetit kishin vendosur t’i bėnin ballė kėti rrethimi deri nė frymėn e fundit, edhe pse numri i tyre dhe furnizimi ishte i pakėt. Princi i qytetit, nisi menjėherė njerėzit e tij nė drejtim tė qyteteve dhe krahinave muslimane, pėr ndihmė. Ai dėrgoi dhe vezirin e tij Ebu Bekr El-Abar pėr nė Afrikėn veriore. Me tė arritur nė Afrikė, ai hyri nė kėshillin e princit Ebu Zekeria El-Hafsi, ku recitoi vargje tė njė nga poemat mė tė famshe tė Andaluzisė, me tė cilin i nxiste pėr tu ardhur nė ndihmė banorėve tė Valencias.



    Ebu Zekeria El-Hafsi dėrgon trupat e tij



    Poema e vezirit e preku princin e Afrikės veriore, i cili urdhėroi tė pėrgatitej njė flotė e pėrbėrė prej tetėmbėdhjetė anijesh tė mbushura me luftėtarė dhe pajisje. Por rrethimi i kishte lodhur dhe dobėsuar banorėt e Valencias. Kėshtu ata hynė nė bisedime me mbretin e Aragonit dhe ranė dakort qė ta dorėzojnė qytetin, me kusht qė banorėt tė lihen tė lirė qė tė largohen pėr nė Denia.



    Shpėrngulja e banorėve tė Valencias



    Kėshtu u shpėrngulėn pesėdhjetė mijė banorė nga Valencia pėr nė Dania. Shpėrngulja e tyre u bė me anijet e tyre dhe anijet qė arritėn nga princi i Afrikės sė veriut.



    Viti 636 hėnor

    1239 kalendari diellor

    Pushtimi i Valencias



    Ditėn e premte me datė 17 Safer tė vitit 636 hėnor, mbreti i Aragonit, paria dhe ushtria e tij, hynė nė Valencia. Tė gjitha xhamitė e qytetit u kthyen menjėherė nė kisha, pasi kishin qenė nė duart e muslimanėve mbi pesė shekuj me radhė.

    Rėnia e Valencias, ishte njė nga fatkeqėsitė e mėdha qė ra mbi banorėt e saj dhe mbi banorėt e Andaluzisė.

    Rėnia e qyteteve tė Andaluzisė, i ngjante ruazave tė njė vargu tė kėputur, tė cilat ndjekin njėra-tjetrėn nė rėnien dhe shkėputjen nga vargu.



    Rėnia e ishullit Shekar

    Nė vitin 639 hėnor bie dhe ishulli Shekar, qė ndodhej nė jug tė Valencias.



    Viti 640 hėnor

    1243 kalendari diellor



    Nė vitin 640 hėnor, vdiq dhe guvernatori i fundit i Almohadėve nė Andaluzi, El-Reshid. Tashmė Andaluzia ishte pa udhėheqės qoftė dhe formalisht. Almohadėt pothuaj nuk ekzistonin, Benul Merinėt ishin nė fillimet e pushtetit tė tyre dhe nuk mundeshin, Benu Hafs ndodheshin nė Afrikė e veriut, kurse Benu Zijjan ishin tė pafuqishėm.

    Ishte njė rast i volitshėm pėr tė krishterėt Kastiljanė, tė cilėt pėrbėnin mbretėrinė mė tė fuqishme tė krishterė nė Andaluzi dhe pėr tė krishterėt e Aragonit, tė cilėt vinin pas kastiljanėve pėr nga fuqia.



    Seria e rėnieve

    Nė vitin 641 hėnor ra dhe qyteti i Denias.

    Rėnia e Danias u pasua nga rėnia e Jaen, qytet i cili ra nė vitin 643. Xhejjani ishte njė nga qytetet mė tė rėndėsishėm tė Andaluzisė lindore. Menjėherė pas Xhejjanit, nė vitin 644 ra dhe qyteti Jativa.



    Viti 644 hėnor

    1246 kalendari diellor

    Rėnia e Murcias



    Nė vitin 636, muslimanėt nė Murcia u paguanin taksa dhe haraēe tė krishterėve kastiljanė, me qėllim qė t’i mbronin. Kjo vazhdoi deri nė marrėveshjen qė u arrit mes mbretėrisė sė Aragonit dhe monarkut tė Kastiljes, e cila synonte vendosjen e kėtij qyteti nėn sundimin e tyre. Thotė Ibnu Adhari:“Filluan presionet e tė krishterėve mbi Murcian. Banorėt e saj u detyruan t’ua lėnė tė krishterėve edhe kėtė qytet. Kėshtu, nė vitin 644, ata e braktisėn qytetin, duke dalė tė sigurtė pėr nė Reshaka. Megjithatė, tė krishterėt u treguan tė pabesė, pasi i sulmuan pabesisht nė njė vend tė quajtur Porkal , ku vranė burrat dhe morėn robėresha gratė dhe fėmijėt.

    Kėshtu, humbi lindja e Andaluzisė, duke vazhduar serinė e rėnieve tė qyteteve. Ky ishte dhe fundi i dominimit islam nė ato krahina tė mėdha.



    Viti 645 hėnor

    1247 kalendari diellor

    Rrethimi i Sevilles



    Qyteti i Sevilles gjithmonė kishte ngacmuar oreksin e monarkut tė Kastiljes, Ferdinandit tė tretė. Gjithashtu, ky qytet stimulonte dhe lakmitė e murgjėrve, priftėrinjve dhe kalorėsve mercenarė tė krishterė. Ai ishte kryeqyteti dhe qendra e Almohadėve dhe gėzonte njė lloj pavarėsie tė veēantė.

    Rrethimin e Sevilles, Ferdinandi i tretė e filloi nė vitin 645, pasi qyteti kishte humbur shumicėn e kalave, kullave dhe linjave tė para mbrojtėse qė nė vitin 644. Rrethimi i Sevilles nuk ishte i lehtė, pasi qyteti duhej rrethuar me forca tokėsore dhe detare. Vėshtirėsitė i shtonte pėrgatitja e banorėve tė Sevilles pėr luftė. Historia e ka shėnuar qėndresėn e paepur tė tyre nė mbrojtje tė qytetit.



    Viti 646 hėnor

    1248 kalendari diellor

    Shpėrngulja e banorėve tė Sevilles



    Mes banorėve tė Sevilles dhe forcave sulmuese, ndodhnin shpesh herė manovra luftarake, tė cilat ndaheshin herė me fitoren e banorėve tė Sevilles dhe herė tė tjera tė kundėrshtarėve tė tyre. Por a mund tė jenė tė barabarta dy ushtri, ku njėrės prej tyre i vijnė ndihma nė mjete dhe trupa nga tė katėr anėt, kurse tjetrės jo? Legjionet e krishtera nė Andaluzi dhe strukturat mercenare kalorsiake, vinin nė ndihmė tė kastiljanėve nga tė gjithė mbretėritė e krishtera. Megjithatė, vazhdoi qėndresa e banorėve tė Andaluzisė e fortė, pėr nėntė muaj rrjesht. Kjo vazhdoi derisa u mbaruan ushqimet dhe i rraskapiti uria. Vetėm atėherė, banorėt e qytetit hynė nė bisedime me Alfonson III, tė cilit i kėrkuan t’ia lėnė qytetin, nė kėmbim tė sigurisė sė jetės. Alfonso e pranoi kėtė marrėveshje dhe mbi katėrqind mijė banorė tė Sevilles, u detyruan ta braktisin qytetin dhe tė shpėrndahen nė Andaluzi ose nė Afrikėn veriore.

    Tregon Ibnu Adhara:“Banorėt e Sevilles pėrjetuan shumė fatkeqėsi, ku mė e rėnda ishte shpėrngulja nga qyteti dhe vendlindja e tyre. Diēka e tillė ndodhi nė 27 tė muajit Ramazan, tė vitit 646 hėnor, vit nė tė cilin, banorėt e qytetit u rraskapitėn nga uria, vuajtjet dhe sėmundjet.



    Humbja e Sevilles



    Humbja e Sevilles erdhi si rezultat i humbjeve tė banorėve tė Andaluzisė. Janė burrat ata qė ruajnė vendin, nėse ata humbin, humbet dhe vendi. A nuk ėshtė pėr t’u vajtuar fakti qė emiri musliman i Grenadės, luftonte nė krye tė njė skuadre kalorėsish, nė krah tė forcave tė krishtere tė cilat kishin rrethuar Sevillen?!

    Humbi Seville sė bashku me historinė e saj tė lavdishme, vendi i dijeve dhe njerėzve tė ditur. Humbi nusja e Andaluzisė, humbi duke vajtuar pėrēarjen e muslimanėve... humbi duke u ankuar pėr zemrat e tyre tė vdekura, tė cilat nuk po dilnin nga shkujdesja.

    Seville qėndroi nė duart e muslimanėve mbi pesė shekuj. Rėnien e saj e pasoi rėnia e tė gjithė kalave qė ishin nėn vartėsinė e saj. Andaluzinė tashmė nuk kishte kush ta mbrojė.





    SĖ DYTI MBRETĖRIA E GRENADĖS DHE EL-MUDEXHENUN



    Nga e gjithė Andaluzia, vetėm Grenada vazhdonte tė qėndronte nė duart e muslimanėve. Ajo ishte kryeqendra e jug-lindjes dhe rėndėsinė ia kishte shtuar Ibnul Ahmer, siē e pėrmendėm mė lart. Ajo qė e bėnte Grenadėn tė fortė dhe t’u qėndrojė sulmeve tė krishterėve ishte:

    1 – Afėrsia e saj me malin e Gjibraltarit, prej nga mund t’i vinin ndihma shumė shpejt nė raste nevoje.

    2 – Zonat e tė krishterėve ishin shumė larg nga ky qytet.

    3 – Vėrshimi i shumė njerėzve tė ditur tė fushave tė ndryshme drejt Grenadės, pas rėnies sė qyteteve tė tjera nė duart e tė krishterėve. Nė Grenada ishin grumbulluar doktorėt, inxhinierėt, marinarėt, lexuesit e Kuranit dhe dijetarė tė shumtė muslimanė.

    4 – Por shkaku dhe faktori mė i rėndėsishėm qė e bėri Grenadėn t’i qėndrojė rėnies nė duart e tė krishterėve, ishte zelli dhe entuziazmi fetar tė cilin kishin nxitur dijetarėt muslimanė tek banorėt. Ata u jepnin zemėr dhe i nxisnin nė mbrojtje tė fesė dhe nderit, pėrballė sulmeve tė krishterėve. Tashmė nga e gjithė Andaluzia, nuk kishin mbetur veēse tre qytete nė jug tė saj; Grenada, Almeria dhe Malaga.



    Viti 650hėnor

    1252 kalendari diellor

    Vdekja e Fernandit tė tretė



    Me tė vendosur Sevillen nėn sundimin e tyre, tė krishterėt i ndaluan sulmet e tyre kundėr muslimanėve. Me kėtė, ata donin tė forconin pushtetin e tyre mbi zonat e reja qė sapo kishin marrė. Gjatė kėsaj kohe, Ibnul Ahmer ishte nė kulmin e pėrpjekjeve pėr tė themeluar mbretėrinė e tij dhe pėr t’i dhėnė forcė asaj.

    Mbreti Ferdinand III, tė cilin tė krishterėt e konsideronin si tė shenjtė, vdiq nė vitin 1252. Ai konsiderohet gjithashtu si monarku mė i madh qė arriti tė nxjerrė nga sundimi musliman zona, qytete dhe kala tė shumta. Kulmin e fitoreve tė tij, ai e arriti kur mundi tė marrė Kordoban dhe Sevillen, duke i dhėnė fund sundimit islam nė mesin e Andaluzisė.



    Mbretėritė e krishtere



    Mbretėritė e krishtere gjatė asaj kohe ishin:

    v Mbretėria e Leonit dhe Aragonit.

    v Mbretėria e Kastiljes

    v Mbretėria portugeze nė perėndim

    Mė vonė u formua Spanja aktuale, nga bashkimi i mbretėrisė sė Aragonit me atė tė Kastiljes. Kurse Portugalia mbeti e ndarė deri nė ditėt tona.



    El-Mudexhenun

    Qytetet islame qė tashmė kishin rėnė nė duart e tė krishterėve, pothuaj ishin boshatisur nga banorėt muslimanė. Ata ose ishin vendosur nė zonat e tjera qė ishin akoma nėn sundimin e muslimanėve, ose ishin larguar nė Afrikėn veriore. Ata pak muslimanė qė kishin mbetur nė kėto qytete, quheshin dhe thėrriteshin me njė emėr tė ēuditshėm El-Mudexhenun, emėr qė ka tė bėjė me pulat dhe qė shpreh nėnshtrimin dhe pėruljen.



    Viti 652hėnor

    1254 kalendari diellor

    Revolta e El-Mudexhenun nė Valencia

    El-Mudexhenun, ėshtė njė emėr me tė cilin quheshin ata muslimanė qė preferuan tė mos e lėshonin tokėn dhe vendbanimet e tyre tė vjetra. Ata iu dorėzuan pushtetit dhe vullnetit tė krishterėve dhe priftėrinjve tė tyre, tė cilėt u mohuan ēdo tė drejtė. Qyteti i Valencias ishte streha e shumė prej kėtyre muslimanėve tė ardhur nga tė gjithė krahinat e Andaluzisė. Ata ishin grumbulluar nė kėtė qytet, duke formuar njė numėr prej afro 30.000 banorėsh. Duke parė diskriminimin dhe presionet e tė krishterėve, menduan qė tė fillojnė njė revoltė, me shpresė se do tė arrijnė disa tė drejta njerėzore tė mohuara, siē ishte e drejta e lirisė dhe ajo e besimit. Ata arritėn tė marrin disa kala tė rėndėsishme rreth qytetit tė Valencias. Pasi formuan njė ushtri, ata u nisėn drejt kėtij qyteti me qėllimin qė ta marrin dhe kjo ndodhte nė vitin 652. Qyteti dhe zonat pėrreth Valencias ishin nėn sundimin e mbretėrisė sė Aragonit dhe asaj tė Leonit. Kjo krahinė sundohej nga Xhejms. I gjendur para njė revolte tė tillė, ai urdhėroi qė tė nxirreshin tė gjithė El-Mudexhenun nga mbretėria e tij. Kėshtu u dėbuan tė gjithė El-Mudexhenun nga tokat e tyre dhe u nisėn drejt Grenadės.



    Pėrparimi i El-Mudexhenun



    Megjithatė, kryengritėsit vazhduan tė pėrparojnė. Frika dhe tmerri kapluan Xhejmsin dhe tė krishterėt, tė cilėt mendonin se i kishin larė duart me muslimanėt. Nė kėtė kohė, ata befasohen me kėtė kryengritje tė madhe. Shqetėsimi dhe tmerri qė kaploi Xhejmsin si rezultat i kėsaj kryengritje tė madhe, bėnė qė ai tė vdesė nga frika.



    Kryengritja e El-Mudexhenun shuhet me pabesi dhe tradhėti



    Pushtetin pas tij e mori i biri Pedro, i cili hyri menjėherė nė kontakt me muslimanėt kryengritės tė cilėve u premtoi shumė gjėra. Gjithashtu, ai nėnshkroi njė marrėveshje paqeje me ta, duke larguar prej tyre ēdo lloj padrejtėsie. Kėtė e bėnte me qėllim qė t’i shpėrndajė. Me ta arritur kėtė, ai nuk e mbajti fjalėn dhe premtimet e bėra, duke i sulmuar pa u dhėnė mundėsi qė tė grumbulloheshin sėrish. Muslimanėt u shpėrndanė dhe shumė prej tyre u vendosėn nė qytetin Montezie. Pedro i rrethoi dhe i detyroi tė dorėzohen. Me t’u dorėzuar, i morri tė gjithė robėr dhe i shpėrndau nė fshatrat e dhe qytetin e Sevilles.



    Viti 650hėnor

    1252 kalendari diellor

    Vdekja e Fernandos III



    Me tė vendosur Sevillen nėn sundimin e tyre, tė krishterėt i ndaluan sulmet e tyre kundėr muslimanėve. Me kėtė, ata donin tė forconin pushtetin e tyre mbi zonat e reja qė sapo kishin marrė. Gjatė kėsaj kohe, Ibnul Ahmer ishte nė kulmin e pėrpjekjeve pėr tė themeluar mbretėrinė e tij dhe pėr t’i dhėnė forcė asaj.

    Mbreti Ferdinand III, tė cilin e konsideronin tė krishterėt si tė shenjtė, vdiq nė vitin 1252. Ai konsiderohet gjithashtu si monarku mė i madh qė arriti tė nxjerrė nga sundimi musliman zona, qytete dhe kala tė shumta. Kulmin e fitoreve tė tij, ai e arriti kur mundi tė marrė Kordoban dhe Sevillen, duke i dhėnė fund sundimit islam nė mesin e Andaluzisė.



    Viti 660 hėnor

    1262 kalendari diellor

    Alfonso i dhjetė sulmon Grenadėn



    Me vdekjen e Ferndinandit III, udhėheqja e mbretėrisė sė Kastiljes mbeti nė dorėn e tė birit, Alfonsos sė dhjetė. Ai jetoi nė tė njėjtėn kohė me Ibnul Ahmer.

    Nė vitin 660, Alfonso ndėrmorri disa sulme kundėr zonave qė vazhdonin tė ishin nėn vartėsinė e Grenadės, derisa arriti deri pranė qytetit. Diēka e tillė e detyroi Ibnu Ahmer tė kėrkojė ndihmė nga veriu i Afrikės. Menjėherė u nisėn drejt tij vullnetarė muslimanė, tė cilėt kaluan ngushticėn dhe sė bashku me ushtarėt e Ibnul Ahmer, arritėn tė largonin rrezikun. Alfonso pėrsėriti tė njėjtėn gjė dhe njė vit mė vonė, nė 661.



    Viti 664hėnor

    1266 kalendari diellor



    Mbretėria e Grenadės, heq dorė nga Medina Sidonia



    Njė shtet i vogėl si Grenada, ishte gjithmonė i rrezikuar nga mbretėria e madhe e Kastiljes. I gjendur para kėtij rreziku, Ibnul Ahmer i kėrkoi Alfonsos sė dhjetė tė nėnshkruanin njė marrėveshje paqeje. Alfonso e pranoi kėtė ofertė, me kusht qė Ibnul Ahmer t’i dorėzojė disa kala dhe zona, si Sheresh dhe qytetin Medina Sidonia.

    E gjitha kjo ndodhi nė vitin 664.



    Me tė arritur kulmin, tatėpjeta fillon



    Kjo gjendje e mjeruar vazhdoi dhe mė pas dhe pjesa e mbetur e Andaluzisė kėrcėnohej ēdo ditė. Vetėm nė njė ēerek shekulli (mes viteve 640-664) Andaluzia kishte humbur shumė qytete dhe njė pjesė tė madhe tė kryeqendrave nė lindje, mes dhe jug. Kėtė gjendje e pėrshkuan poeti i njohur Salih ibn Sherif Er-Rendij nė njė elegji pėr Andaluzinė ku thotė:



    Me tė arritur kulmin, tatėpjeta do tė fillojė

    Luksi i jetės, s’ka pėrse tė na mashtrojė

    E tillė ėshtė kjo botė siē e pe dhe vetė

    Njė ditė e lumtur, e hidhur njė jetė

    O ju tė dehur pas detit tė pasurisė

    A keni dėgjuar mbi famėn e Andaluzisė

    A keni dėgjuar mbi banorėt e saj

    Mbi ta flitet nė ēdo anė dhe skaj

    Njė fatkeqėsi ka rėnė mbi ta

    Edhe malet vajtojnė, me keq mė nuk ka

    Pyete Valencian, mbi Murcien e rėnė

    Pyete mbi Jativa, Gion dhe ēdo vėnd

    Ku ėshtė Kordoba qendra e dijes

    Sa tė ditur mėsuan nė bankat e saj

    Xhamitė vajtojnė edhe pse nga gurėt janė

    Minberėt qajnė edhe pse dru janė

    Sa trima ndihmė kėrkuan

    U vranė, u shitėn, por ndihmė s’u ofruan

    Ku janė trimat e gjallė gjithė energji

    Ku ėshtė e drejta, ku ėshtė kjo njerėzi...





    SĖ TRETI FUNDI I ALMOHADĖVE

    Viti 668 hėnor

    1270 kalendari diellor



    Nė vitin 668 Benu Merin shpallėn zyrtarisht fundin e Dinastisė sė Almohadėve nė Afrikėn Veriore, duke i dhėnė fund ēdo mbetjeje tė saj. Benu Merin ishin shfaqur pėr herė tė parė nė fshatrat e qytetit Fes, nė vitin 613. Ata rrjedhin nga fisi Zenate. Gjithashtu, ata pretendojnė se janė arabė, duke pohuar se rrjedhin nga fise endacake arabe. I pari qė u dha emėr, ishte Ebu Muhamed Abdul Hak ibnu Mahjo – i cili u plagos nė betejėn Erek. Forca e tyre u shtua gjatė sundimit tė Ebi Seid Uthman ibnu Abdul Hak. Mes tyre dhe Almohadėve ndodhėn disa fėrkime. Ata arritėn ta marrin qytetin Marakesh nė vitin 668, duke i dhėnė fund kėtij konflikti tė pėrgjakshėm me Almohadėt.



    Vėshtrim i pėrgjithshėm mbi Dinastinė Almohade

    Fillimet e saj, kjo Dinasti i pati nė muajin Ramazan tė vitit 515, ku themeluesi i Dinastisė Ibnu Tomart shpalli formimin e saj nė Marok. Kurse kryeqyteti i Dinastisė ra nė vitin 668 nė duart e Ebu Jusuf Jakub El-Merini.

    Le tė hedhim njė vėshtrim tė pėrgjithshėm mbi kėtė Dinasti, e cila pati njė jetėgjatėsi prej dy shekujsh e gjysėm, kohė e cila kaloi pothuajse nė luftra dhe trazira. Ajo qė na intereson mė shumė nga jeta e kėsaj Dinastie, ėshtė periudha kur Andaluzia ndodhej nėn sundimin e tyre.



    Almohadėt ushtarakisht



    Nga ana ushtarake, Andaluzia ishte nėn vartėsinė e emirėve tė cilėt pėrkraheshin nga vetė Halifeja Almohad, me qendėr nė Merakesh. Detyra e kėtyre emirėve ishte forcimi i pushtetit Almohad, organizimin e administratės dhe mbrojtjen e unionit Andaluzian, nga rreziku i krishter. Situata e pėrgjithshme nuk e bėnte tė mundur gjithmonė mbrojtjen e sistemit, sigurimin e stabilitetit dhe mbrojtjen e zonave nėn kontrollin e Almohadėve. Mbretėritė e Aragonit dhe Kastiljes vazhdonin shtrirjen e tyre nė veri-lindje. Tė njėjtėn gjė bėnte dhe mbretėria e Portugalisė nė perėndim. As forcat Almohade qė erdhėn nga Afrika dhe as ushtria qė ndodhej nė Andaluzi, nuk mundėn t’a ndalonin kėtė agresion tė krishterėve. Ata nuk mundėn tė fitojnė veēse njė betejė, atė tė Erek-ut, e cila u pasua me humbjen e madhe nė Ikab. Humbja nė Ikab ishte paralajmėruesi i parė pėr shpėrbėrjen e Dinastisė Almohade dhe tė vetė Andaluzisė.



    Shkencat nė Dinastinė Almohade



    Pėrsa i pėrket shkencave dhe njohurive gjatė Dinastisė Almohade, ata dėshmuan njė zhvillim nė tė gjitha fushat. Qytetet e Andaluzisė si Seville, Kordoba, Valencia ishin qendėr e institucioneve shkencore.

    Njerėzit e ditur ishin tė mirėpritur dhe inkurajoheshin pėr studime dhe kėrkime tė reja. Kjo, pasi Dinastia Almohade njihet pėr dashurinė dhe pasionin pėr dijet. Nga vetė Halifet Almohade, kemi shumė tė ditur nė shkencat fetare si ajo e Hadithit, tefsirit, fikhut... Madje shumė prej tyre merrnin pjesė nė luftrat e zhvilluara duke rėnė dhe dėshmorė nė kėto beteja.

    Njė sėrė dijetarėsh u dalluan nė degėt e gjuhės, letėrsisė dhe gramatikės. U shfaq njė numėr i konsiderueshėm poetėsh, tė cilėt me anė tė poezive dhe elegjive, vajtonin qytetet e rėna nė duart e tė krishterėve. Nga kėto poetė mund tė dallojmė Ebu Beka Er-Rendi, Ibnu Havaxhe dhe Ibnu Abar i cili ishte dhe historian.

    Nga historianėt u dallua Ibnul Adhara qė shkroi historinė e Dinastisė Almohade, libėr tė cilin e titulloi:“Al-Bejan Al-Mugrib.“

    Historianė dhe dijetarė tė tjerė janė dhe Muhamed ibnu Abdul Melik, autor i “Enciklopedia e madhe“ dhe Ebu Mervan Abdul Melik ibn Muhamed dhe tė tjerėt.

    Ibnu Zehr u dallua nė fushėn e mjekėsisė, Ibnu Tufejl dhe Ibnu Rushd (nipi i dijetarit tė njohur) u dalluan nė fushėn e mjekėsisė dhe atė tė filozofisė. Ibnu Tufejli ėshtė bėrė i njohur me librin e tij “Haj ibnu Jakdhan“, kurse Ibnu Rushdi me librin e tij “Vetshkatėrrimi i vetshkatėrrimit“

    Gjatė kėsaj epoke u shfaq dhe eksploruesi i njohur Ibnu Xhubejr, nga Valencia.



    Arkitektura tek Almohadėt



    Pėrsa i pėrket arkitekturės dhe ndėrtimeve, Almohadėt i kushtuan rėndėsi ndėrtimit tė xhamive, urave, kanaleve vaditės, ndėrtimit tė qyteteve, kopshteve dhe lulishteve publike. Rrėnojat e qyteteve dhe kalave qė ndėrtuan Almohadėt, vazhdojnė tė dėshmojnė mjeshtėrinė dhe artin e tyre. Madje, disa vepra arti vazhdojnė tė ekzistojnė edhe nė ditėt tona, siē ėshtė minarja e xhamisė nė Seville, edhe pse ia kanė ndryshuar formėn.



    Ekonomia gjatė Dinastisė Almohade



    Gjendja ekonomike ėshtė gjithmonė nė vartėsi tė asaj politike. Kėshtu, nė kohė sigurie dhe qetėsie, ajo lulėzon. Kurse nė kohė trazirash dhe konflikti, ajo dobėsohet duke shkaktuar ngritje ēmimesh, pasiguri nė lėvizjen e mallrave dhe vėshtirėsi nė jetėn e njereėzve.

    Nga kjo kuptojmė se zhvillimet ekonomike gjatė kėsaj epoke, ishin tė varura nga zhvillimet politike tė Dinastisė Almohade.



    Pėrkushtimi ndaj ligjeve tė Sheriatit



    Edhe pse janė vėrejtur shumė gabime, Dinastia Almohade frymėzohej nga parimet e fesė islame. Halifet Almohadė dhe emirėt e tyre, i kushtonin rėndėsi zbatimit tė drejtėsisė, luftės kundėr korrupsionit dhe zbatimit tė Sheriatit islam. Ata nuk pranonin tė vjelin taksa dhe haraēe qė nuk i lejon Sheriati islam dhe qė mund tė cėnonin tė drejtat e dikujt. Ata kishin ndaluar rreptėsisht konsumimin e alkolit nė tė gjithė skajet e Dinastisė sė tyre dhe tregonin pėrkushtim nė mirėmbajtjen e Bejtul Mal.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #13
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Qytetet bien njeri pas tjetrit

    BENU MERIN NĖ ANDALUZI



    Viti 671 hėnor

    1273 kalendari diellor

    Vdekja e Ibnul Ahmer



    Nė vitin 671, Alfonso i dhjetė ndėrmori njė sulm tjetėr kundėr zonave qė akoma ishin nėn vartėsinė e Grenadės, duke harruar premtimet, marrėveshjet dhe kalatė e marra nė kėmbim tė paqes. Ibnul Ahmer dėrgoi menjėherė njerėz tek Sulltani i Benu Merinve (Jakub ibnu Abdul Hak) i cili njihet me emrin El-Mensur, pėr t’i kėrkuar ndihmė. Sulltani pranoi ta ndihmojė, kėshtu forcat e Grenadės me ata tė Benu Merinve, arritėn t’i sprapsin sulmet e tė krishterėve. Nė tė njėjtin vit, Ibnul Ahmer vdes.



    Viti 673 hėnor

    1275 kalendari diellor



    El-Fekih kėrkon ndihmė nga Maroku



    Kur rreziku nga tė krishterėt filloi tė shtohej, El-Fekih kėrkon ndihmė nga emiri i Benu Merinve nė Marok, Ebu Jusuf Jakub ibn Abdul Hak. Ai i dėrgoi njė ushtri prej pesė mijė luftėtarėsh, nėn komandėn e vetė djalit tė tij Jusuf. Pasi u qetėsua situata nė Marok, vetė emiri i Benu Merinve u bashkua me forcat e tij nė Andaluzi. Me t’u bashkuar ushtria e Benu Merinve me atė tė Ibnul Ahmer nė Andaluzi, u nisėn nga Gjibraltari drejt veriut, pikėrisht drejt Kordobas, kryeqytetit tė Kastiljes nė atė kohė. Ushtria kastiljane komandohej nga komandanti mė i famshėm i saj, Don Nonio Di Lara. Ushtria e tė krishterėve arrinte nė nėntėdhjetė mijė luftėtarė, tė armatosur mirė dhe me eksperiencė nė fushėn e luftės. Kurse ushtria muslimane nuk i kalonte dhjetė mijė luftėtarė. Mes dy ushtrive u zhvillua njė betejė e pėrgjakshme pranė qytetit Ecija, betejė qė njihet me emrin:



    Viti 674 hėnor

    1276 kalendari diellor

    Beteja Doniane



    Kjo betejė e morri emrin nga vetė komandanti kastiljan. Beteja u zhvillua me 15 tė muajit Rebiul Evvel tė vitit 1276 kalendari diellor. Ajo ishte njė betejė e rėndėsishme, pasi nga rezultati i saj do tė vendosej e ardhmja e mbretėrisė sė Grenadės dhe e vetė ekzistencės sė muslimanėve.



    Komandanti El-Mensur, predikon para ushtarėve



    Vetė Ebu Jusuf El-Mensur ishte komandanti i kėsaj ushtrie. Nė krye tė ushtrisė, ai caktoi vetė djalin e tij. Vetė Ibnul Ahmer dhe ushtrisė sė Grenadės, u caktoi njė vend tė veēantė nė kėtė betejė. Para se tė takohen dy ushtritė, ai doli para ushtrisė sė tij, zbriti nga kali, morri abdes dhe fali dy rekate. Mė pas ngriti duart drejt qiellit dhe teksa lutej, ushtarėt i luteshin Zotit qė t’i pranojė ato lutje. Nga lutjet e tij, ishin dhe lutjet me tė cilat vetė Profeti a.s ishte lutur nė betejnė e Bedrit:“O Zot, ndihmoje kėtė ushtri, pėrkrahe dhe jepi forcė kundėr armihun tė saj!“ Mė pas, ai i hypi kalit tė tij dhe u thirri luftėtarėve:“O muslimanė dhe luftėtarė! Ju jeni dashamirėsit e fesė, mbrojtėsit e saj dhe luftėtarė pėr ēėshtjen e saj. Sot ėshtė njė ditė madhėshtore dhe vendimtare pėr tė ardhmen. Dijeni se xheneti ka hapur dyert dhe ka zbukuruar huritė pėr ju. Prandaj kėrkojini kėto kėnaqėsi me seriozitet dhe sakrifikoni ashtu siē kanė sakrifikuar tė parėt tuaj! Dijeni se parajsa ėshtė nėn hijen e shpatave. Dijeni se “Allahu ka blerė nga besimtarėt jetėn dhe pasurinė e tyre nė kėmbim tė Xhenetit“ (Teube 111) Shfrytėzojeni siē duhet kėtė biznes fitimprurės me Zotin, nxitoni ta fitoni xhenetin me vepra tė mira dhe iu pėrvishni luftės kundėr armiqve tė Zotit. Kush vdes prej jush, do tė vdesė dėshmor dhe kush jeton pas kėsaj beteje, do tė kthehet tek familja e tij triumfator. “Bėhuni tė durueshėm dhe nxiteni njėri-tjetrin, qė tė jeni tė tillė; bėhuni tė vendosur dhe vigjilentė dhe kijeni frikė Allahun, qė tė shpėtoni!“ (Al Imran 200)



    Fitorja e madhe



    Kėto fjalė u dhanė zemėr dhe ua shtoi dėshirėn pėr tė luftuar ushtarėve muslimanė. Pas kėtyre fjalėve, tė gjithė ushtarėt filluan tė pėrqafojnė njėri-tjetrin duke e porositur tė mos neglizhojnė. Mė pas, trimat dhe heronjtė muslimanė u drejtuan drejt ushtrisė kastiljane duke u mbėshtetur nė pėrkrahjen dhe ndihmėn e tė Plotfuqishmit.

    Beteja ishte shumė e egėr nga tė dy kampet. Zoti i forcoi besimtarėt nė kėtė betejė dhe hodhi frikė dhe tmerr nė zemrat e tė krishterėve, tė cilėt u detyruan ta lėnė fushėn e betejės, pa ditur ku tė ndalen. Pas tyre, ata lanė mbi gjashtė mijė tė vrarė sė bashku me komandantin e tyre dhe shtatė mijė e shtatėqind tė tjerė robėr.

    Tė vrarėt dhe tė zėnėt robėr nga tė krishterėt, ishin mė shumė se e gjithė ushtria muslimane. Tė shumta ishin dhe trofetė e luftės qė muslimanėt morėn nė kėtė betejė, saqė thuhet se njė dele shitej me njė derhem. Ajo ishte njė betejė qė solli nė mendjet e muslimanėve fitoren nė Erek. Muslimanėt nuk kishin korrur ndonjė fitore ndaj tė krishterėve si kjo e fundit, qė nga humbja e betejės sė Ikabit.

    Fitorja e kėsaj beteje, ua zgjati jetėn muslimanėve nė Andaluzi, pasi pakėsimi i territoreve kishte filluar qė herėt.



    Pas kėsaj beteje, muslimanėt u ndanė nė dy pjesė:

    Viti 674 hėnor

    1276 kalendari diellor

    Beteja Jaen



    Pjesa e parė sė bashku me Ibnul Ahmer u nisėn drejt qytetit Jaen pėr ta rrethuar. Gjatė rrugės ata shtrinė pushtetin e tyre mbi disa zona pranė qytetit. Pėr t’i bėrė ballė ushtrisė sė Grenadės, doli vetė djali i mbretit, por muslimanėt e mposhtėn dhe fituan ndaj tij dhe e vranė Pedro bin Xheshum. Njė ditė mė pas, u zhvillua njė betejė tjetėr, ku ushtria e Aragonit udhėhiqej nga Don Luk. Ai e kuptoi rrezikun qė i kanosej, kėshtu hyri nė bisedime me muslimanėt pėr tė arritur njė marrėveshje paqeje. Ata u ofruan muslimanėve lirimin e tė gjithė robėrve muslimanė, nė kėmbim tė kufomės sė djalit tė mbretit tė tyre. Pas disa bisedimeve, tė dy palėt e pranuan kėtė kusht dhe muslimanėt e dorėzuan kufomėn e djalit tė tyre. Me ta marrė kufomėn, ata e varrosėn nė mes tė xhamisė sė Toledos, tė cilėn tashmė e kishin kthyer nė kishė.



    Viti 674 hėnor

    1276 kalendari diellor



    Rrethimi i qytetit Seville



    Kurse pjesa e dytė e ushtrisė sė bashku me monarkun e Afrikės veriore u nis drejt qytetit Seville. Me tė arritur, ushtria e rrethoi qytetin, duke i detyruar banorėt tė pranojnė tė paguajnė haraēin pėr muslimanėt, gjė tė cilėn e pranoi monarku Ebu Jusuf El-Merini.

    Tashmė shpresat e muslimanėve filluan tė ringjallen pėrsėri. Me luftėn e tyre, Benu Merinėt po ndiqnin gjurmėt e Dinastisė Almoravide dhe Almohade, por tashmė ishte vonė. Shumė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė Andaluzisė kishin rėnė nė duart e tė krishterėve dhe burimet ekonomike kishin shteruar. Megjithatė, ndihma dhe pėrkrahja qė Benu Merin u kishin dhėnė muslimanėve tė Grenadės, bėri qė rėnia e saj tė vonohej edhe pėr dy shekuj tė tjerė.

    Monarku Jusuf El-Merini kaloi pesė muaj nė Andaluzi dhe mė pas u kthye nė Afrikėn veriore. Ai la pas njė ushtri mbrojtėse prej tre mijė kalorėsish, pėr tė mbrojtur Algeciras (ishullin e gjelbėrt) nga ēdo sulm tė mundshėm nga ana e tė krishterėve.



    Viti 677 hėnor

    1278 kalendari diellor

    Rrethimi i Kordobas



    Monarku i Marohun u kthye pėrsėri nė Andaluzi nė vitin 1278, ku u takua me Ibnul Ahmer El-Fakih. Tė dy ushtritė sė bashku rrethuan Sevillen, e cila tashmė e kishte shkelur marrėveshjen e nėnshkruar mė parė. Pasi morrėn disa kala tė rėndėsishme, El-Mensur dėrgoi njė ushtri tjetėr nėn komandėn e djalit tė tij pėr tė rrethuar Kordoban, e cila tashmė ishte kryeqytet i Kastiljes. Ushtrisė sė djalit, iu bashkua edhe ajo e El-Mensurit dhe tė dyja rrethuan qytetin e Kordobas. Mbreti i tė krishterėve u ofroi njė marrėveshje paqeje, gjė e cila i pėlqeu Ibnul Ahmerit. Ai mendonte se paqja ishte mė mirė, pasi edhe ushtarėt e tij ndiheshin tė raskapitur dhe tė pamunur pėr tė vazhduar luftėn. Kėshtu, u ra dakort qė tė krishterėt e Kordobas do u paguanin muslimanėve haraēin.



    El-Mensur El-Merini nė Grenada



    El-Mensuri dhe Ibnul Ahmer u kthyen sė bashku nė Grenada. Ishte hera e parė qė El-Mensur hynte nė qytetin e Grenadas, ku u prit nė mėnyrė madhėshtore nga banorėt e saj, tė cilėt luteshin pėr tė.

    El-Mensur El-Merini ua la tė gjithė plaēkėn e luftės qė kishin fituar, banorėve tė Andaluzisė, duke mos pranuar gjė tjetėr veē shpėrblimit tė Zotit. Me kėtė, ai dėshmoi se ato luftra i kishte ndėrmarrė pėr tė arritur kėnaqėsinė e Zotit dhe jo gjė tjetėr.

    Kjo e bėri akoma dhe mė tė dashur tek banorėt e Andaluzisė.

    Duket qartė rėndėsia qė emirėt muslimanė nė Andaluzi, u kushtonin ndėrtimeve arkiteturale.



    Viti 677 hėnor

    1278 kalendari diellor



    Malaga bashkohet me Benu Merinėt



    Gjatė kėsaj kohe, emiri i Malagas - qytet i cili deri tashmė kishte qenė i pavarur – vdes. Ky qytet, formalisht ishte nėn vartėsinė e Grenadas. Djali i emirit qė vdiq, ua dorėzoi Malagan Benu Merinve, duke e njohur me kėtė pushtetin e tyre. El-Mensuri e emėroi djalin e tij Ebu Zejjanin si princ dhe guvernator tė kėtij qyteti. Tashmė Benu Merinėt kishin njė bazė tė tyre nė Andaluzi.

    Kėto zhvillime, e bėnė El-Fakih ibnul Ahmer tė dyshojė dhe t’i frikėsohet El-Mensurit dhe pushtetit tė tij nė Marok. Ai u frikėsua se mos El-Mensur do tė lakmojė tė marrė dhe vetė Grenadėn me zonat e mbetura dhe ta lėrė me gisht nė gojė. Atij i vinte shpesh herė nė mendje ajo qė ndodhi mes El-Mutemid ibn Abad dhe mes Jusuf ibnu Tashfin, kur ky i fundit i mori pushtetin, megjithėse Jusuf ibnu Tashfini, nuk e mori pushtetin nė Andaluzi, veēse pas kėrkesės dhe lutjes sė banorėve tė saj.

    Kjo e bėri El-Fakih ibnul Amer tė thotė njė fjalė qė nuk i pėrshtatej situatės: “Me tė vėrtetė qė nga historia duhet nxjerrė mėsim!“ Gjithmonė, dija e pashoqėruar me devotshmėri, nuk ka sjellė dobi.





    SĖ DYTI TRADHĖTITĖ DHE PABESITĖ PĖRFSHIJNĖ ANDALUZINĖ.



    Tradhėtia e Ibnul Ahmer



    Kėshtu Ibnul Ahmer mendosi se ēfarė tė bėnte. Kujt mund t’i kėrkonte ndihmė kundėr Benu Merinve? Askush nga muslimanėt nuk mund t’i vinte nė ndihmė! Veē tė krishterėve, nuk mund t’i kėrkonte ndihmė tjetėr kujt! Kėto ishin mendimet djallėzorė qė silleshin asokohe nė mendjen e Ibnul Ahmerit.

    Ai hyri nė aleancė me kastiljanėt, pėr tė nxjerrė Benu Merinėt nga Andaluzia. Nė zonėn Algeciras gjendeshin 3.000 ushtarė tė Benu Merinve, pėr tė cilėt folėm mė sipėr. Kėshtu, ushtria aleate e Ibnul Ahmer me kastiljanėt u nisėn pėr tė nxjerrė Benu Merinėt. Ushtarėt e Benu Merinve, kėrkojnė ndihmė menjėherė nga Afrika veriore. El-Mensuri dėrgoi urgjentisht njė flotė detare tė pėrbėrė nga katėrqind anije.

    Tė krishterėt dhe Ibnul Ahmer El-Fekih, kur dėgjuan mbi flotėn e nisur nė drejtim tė tyre, edhe ata dėrguan flotėn e tyre detare, me qėllim qė t’a pengojė flotėn muslimane nga ngushticėn e Gjibraltarit.

    Dy flotat u takuan nė ngushticėn e Gjibraltarit dhe mes tyre u zhvillua njė betejė e pėrgjakur. Ushtria muslimane e Benul Merin-ve arriti t’a thyejė ushtrinė e tė krishterėve. Tė krishterėt kur panė humbjen e tyre nė det, u tėrhoqėn nga deti dhe nga toka, pėr nė vendet e tyre duke e lėnė Ibnul Ahmer El-Fekih-un tė vetėm. Kur pa qė aleatėt e tij e tradhėtuan dhe nuk kishte kush ta pėrkrahė, El-Fekih i dėrgoi letėr El-Mensurit, ku i kėrkonte falje dhe pendohej pėr atė qė kishte bėrė.

    El-Mensuri qė ishte kthyer nė Afrikė pas fitores nė det, e la tė qetė duke mos reaguar ndaj kėsaj tradhėtie. Ai ia kishte lėnė edhe Algeciras nėn administrimin e djalit tė tij Jusufit.

    I nervozuar nga tradhėtia e Ibnul Ahmer El-Fekih, Jusuf ibnul Mensur filloi tė mendojė se si mund tė hakmerrej kundėr El-Fakih, pėr tradhėtinė dhe pabesinė e tij. Babai i tij El-Mensuri nė kėtė kohė ishte i zėnė me njė kryengritje nė Tilmisan nė Algjerinė e sotme. Jusufi duke parė qė forcat e tij ishin tė pamjaftueshme pėr ta mposhtur Ibnul Ahmer El-Fekih u mendua se kush mund t’i vinte nė ndihmė, pasi babai i tij po merrej me shtypjen e kryengritjes. Duke mos patur tjetėr kėnd qė ta ndihmojė, vendosi tė kėrkojė ndihmė nga tė krishterėt kastiljanė. Kjo tregon mungesėn e llogjikės dhe tė devocionit fetar.



    Viti 678 hėnor

    1279 kalendari diellor

    Tradhėti, kundrejt njė tradhėtie tjetėr



    E habitshme, apo jo! Ai kishte ardhur tė shpėtojė muslimanėt nga tė krishterėt dhe tani kėrkonte ndihmė nga tė krishterėt pėr tė ndėshkuar muslimanėt. Megjithatė ai hyri nė bisedime me Alfonson e dhjetė rreth kėsaj ēėshtjeje. Alfonso e pa rast tė papėrsėritshėm, qė tė pėrēaheshin muslimanėt nė kėtė gjendje. Menjėherė ai dėrgoi pėr tek Jusufi njė grup peshkopėsh dhe priftėrinjsh pėr tė dishunuar rreth kėtij plani. Kur arritėn atje, tė dy palėt ranė dakort qė tė bashkėpunonin pėr tė sulmuar Grenadėn. Para se tė largoheshin peshkopėt, Jusufi u kėrkoi qė duhej marrė leje mė parė nga babai i tij. Kėshtu u kėrkoi peshkopėve qė tė shkonin nė Afrikėn veriore dhe ta bindin babanė e tij pėr kėtė plan. Peshkopėt kaluan ngushticėn e Gjibraltarit dhe u takuan me El-Mensurin. Kur i treguan mbi planin e rėnė dakord, ai u nervozua sė tepėrmi. Menjėherė i dėrgoi njė letėr tė birit ku e kritikonte pėr atė qė kishte vendosur tė bėjė. Nė letėr i thoshte se si ka mundėsi qė tradhėtinė e ndėshkon me tradhėti?!

    Mė pas, gjendja u stabilizua dhe mbretėria e Grenadės ra njė qetėsi. Mes Ibnul Ahmer dhe Benu Merinve u shuan dyshimet pėr qėllime dashakeqe.



    Viti 681 hėnor

    1282 kalendari diellor

    Djali dėbon babanė



    Nė Kastilje qė ishte shteti mė i madh nė Andaluzi, ndodhi njė revoltė e udhėhequr nga Sanēo, djali i Alfonsos sė dhjetė, kundėr babait tė tij. Kjo ndodhte nė vitin 681. Sanēo arriti ta heqė babanė e tij nga froni dhe u vendos vetė.

    Alfonso i dhjetė i tronditur nga rebelimi i tė birit, u drejtua drejt shteteve europiane pėr ta ndihmuar tė rimarrė pushtetin, por asnjė nuk pranoi ta ndihmojė. Mė pas ai u nis pėr nė Romė, ku i kėrkoi ndihmė dhe vetė Papės. Por dhe Papa nuk pranoi ta ndihmojė, pasi ishte njė konflikt i brendshėm dhe jo me muslimanėt.



    Alfonso i kėrkon ndihmė El-Mensurit



    I zhgėnjyer, Alfonso u kthye pėrsėri nė Andaluzi, pa ia arritur qėllimit. Atje filloi tė mendohej se kush mund ta ndihmonte tė rimarrė pushtetin nga i biri. Ata qė mund t’i ofronin ndihmė tani ishin vetėm muslimanėt. Kėshtu u nis dhe kaloi ngushticėn e Gjibraltarit pėr nė Afrikėn veriore dhe u takua me sultanin El-Mensur. Ata biseduan rreth kėsaj ēėshtjeje dhe sulltani pranoi qė ta ndihmojė, pasi e pa rast tė volitshėm. Pasi kishin rėnė dakort, Alfonso i dhuroi El-Mensurit kurorėn e mbretit tė Kastiljes qė kishte pasur kur ishte mbret. (thuhet qė kur u ndanė, El-Mensuri lau duart, pėr shkak se Alfonso kishte vrarė shumė muslimanė).

    Menjėherė ushtria e El-Mensurit u nis pėr nė Andaluzi nė vitin 1282. Atje me ushtrinė e muslimanėve u bashkuan dhe pėrkrahėsit e Alfonsos sė dhjetė. Filloi kjo aleancė tė sulmojė qytetet e mbretėrisė sė Kastijes. Fillimisht ata filluan me Sevillen dhe Kordoban, ku morrėn shumė trofe lufte dhe filluan tė vendosin kontrollin e tyre nė jugun e Andaluzisė.



    Viti 683 hėnor

    1284 kalendari diellor

    Vdekja e Alfonsos



    Sulmet dhe luftrat kundėr mbretėrisė sė Kastiljes vazhduan pėr dy vite rrjesht. Gjatė sulmeve tė njėpasnjėshme, nė vitin 1284 Alfonsi i dhjetė vdes pa arritur ta rimarrė pushtetin. Me vdekjen e tij, pėrkrahėsit e tij tė krishterė u larguan, pasi kishin ardhur me qėllim tė risjellin Alfonson nė pushtet. Kėshtu pėrfundoi kryengritja e Alfonsos ndaj djalit tė tij Sanēo dhe gjendja u qetėsua. Gjithashtu edhe sulltan El-Mensuri u kthye pėr nė Afrikėn veriore.



    Viti 684 hėnor

    1285 kalendari diellor

    Tė krishterėt kėrkojnė armėpushim



    Nė vitin 1285, El-Mensur udhėtoi pėrsėri nga Afrika pėr nė Andaluzi, pėr t’u dhėnė fund pėrpjekjeve tė kastiljanėve pėr tė shkaktuar trazira dhe konflikte nė kufijtė me Grenadėn. Menjėherė Sanēo dėrgoi forca nga deti dhe nga toka dhe lufta zhvillohej nė dy fronte, atė nė det dhe nė tokė. Nė kėto luftra muslimanėt arritėn tė fitonin dhe Sanēo u detyrua tė kėrkojė armėpushim. Sanēo dėrgoi priftėrinjtė dhe murgjėrit e tij tek El-Mensuri, i cili e pranoi armėpushimin me kushtet e mėposhtme:

    1 – Mbreti i Kastiljes tė respektojė marrėveshjen dhe tė mos keqtrajtojė muslimanėt, qė ndodhen nė mbretėrinė e tij. Muslimanėt duhet tė ndjehen tė qetė dhe tė sigurtė dhe duhet t’u garantohet jeta, pasuria dhe ritet e tyre fetare.

    2 – Sanēo duhet t’u kthejė muslimanėve literaturėn fetare dhe shkencore tė cilat u gjendėn nė qytetet muslimane qė u pushtuan prej tyre, si nė Toledo, Seville etj... Kėto libra mbetėn nė kėto qytete, pasi muslimanėt i braktisėn vendbanimet e tyre.

    Njė pjesė e madhe e trashėgimisė sė Marohun ėshtė nga Andaluzia dhe ajo qė e ruajti kėtė trashėgimi, ishte kjo marrėveshje mes sulltan El-Mensurit dhe Sanēos. Shumica e librave u vendosėn nė bibliotekėn e qytetit Fes nė Marok.



    Viti 685 hėnor

    1286 kalendari diellor

    Vdekja e El-Mensurit



    Nė vitin 1286 vdiq sulltan El-Mensuri i Afrikės veriore, i cili i lodhi tė krishterėt nė Andaluzi. Ai e kaloi jetėn nė luftė nė Marok dhe Andaluzi, duke mbrojtur tokat dhe ndihmuar muslimanėt. Ai e mbylli jetėn pas njė sėrė luftrash dhe pėrpjekjesh. Pasi i dha fund Dinastisė Almohade, ai ndėrmori njė sėrė masash dhe nismash nė mbrojtje tė tokave islame.





    SĖ TRETI EBU JAKUB JUSUF EL-MERINI NĖ ANDALUZI



    Pas tij pushtetin e mori i biri Ebu Jakub Jusufi. Siē pėrmendėm mė lart, ai kishte inat dhe mllef kundėr Ibnul Ahmer El-Fekih, mllef qė e ēoi tė hyjė nė aleancė me tė krishterėt kundėr tij. Ishte ndėrhyrja dhe kritika e babait tė tij, ajo qė e detyroi tė ndryshojė qėndrim.







    Rikthehet besimi mes Ibnul Ahmer dhe Benu Merinve



    Ibnul Ahmer El-Fekih, i frikėsuar nga ky ndryshim, udhėtoi drejt Afrikės veriore. Atje ai takohet me Jusufin, tė cilin e uron pėr ardhjen nė pushtet dhe i kėrkon pėrsėri falje pėr atė qė kishte ndodhur mė parė. Pėr ta siguruar mbi qėllimin e pastėr me ardhjen e tij, El-Fekih i ofroi dorėzimin e Grenadės nė duart e Benu Merin-ėve. Jusufi e fali pėr atė qė kishte vepruar mė parė dhe e njohu si sundues tė Andaluzisė, pėrveē Algeciras (ishullit tė blertė pranė malit tė Tarihun). Aty ai do tė dislokonte ushtarėt e tij, pėr ēdo lloj rasti.

    Kėshtu, u rikthye sėrish besimi mes dy monarkėve, gjė e cila ēoi nė pėrmirėsimin e situatės politike. Gjendja vazhdoi e qetė deri nė vitin 1291.



    Viti 690 hėnor

    1291 kalendari diellor

    Beteja detare



    Gjendja vazhdoi e qetė deri nė vitin 1291 ku tė krishterėt e prishėn marrėveshjen e armėpushimit me muslimanėt. Kėtė e bėnė vetėm pasi kishin ripėrtėrirė fuqinė dhe kishin konsoliduar pushtetin e tyre.

    Sulltan Jusufi kur dėgjoi rreth kėsaj, vendosi tė drejtohet drejt Andaluzisė pėr tu bėrė ballė sulmeve tė tyre. Tė krishterėt kur dėgjuan rreth kėtyre pėrgatitjeve, menjėherė dėrguan flotėn e tyre detare, pėr ta penguar ushtrinė e Jusufit tė kalojė ngushticėn e Gjibraltari. Me ardhjen e flotės sė krishterė, filloi beteja nė ngushticė. Nė kėtė betejė, anijet e muslimanėve nė fillim u thyen dhe shumė prej tyre filluan tė tėrhieqeshin. Vetė sulltan Jusufi refuzoi tė tėrhiqej duke pasur parasysh ajetin Kuranor: “Cilido qė ua kthen shpinėn atė ditė, pėrveē atij qė tėrhiqet me qėllim qė tė sulmojė pėrsėri ose pėr t’u bashkuar me njė grup tjetėr, do tė shkaktojė zemėrimin e Allahut dhe do tė ketė si streė Xhehenemin. Eh, sa fund i keq ėshtė ky!” (Enfal 16) dhe me anijen ku ndodhej u drejtua drejt anijeve tė krishterėve. Anijet tjera kur panė anijen e sulltanit tė tyre nė sulm, u inkurajuan dhe u kthyen nė kundėrsulm. Me kėtė kundėrsulm arritėn muslimanėt qė t’i thyenin tė krishterėt duke e kthyer humbjen nė fitore.



    Viti 691 hėnor

    1292 kalendari diellor

    Rrethimi i Sevilles



    Monarku i Afrikės veriore kaloi detin pėr nė Algeciras. Atje u drejtua menjėherė pėr nė Seville tė cilėn e rrethoi, me qėllim qė t’ua rikthejė muslimanėve. Vetėm dimri i ashpėr dhe i ftohti i madh, e detyruan qė tė kthehej me ushtarėt e tij pėr nė Algeciras, duke e lėnė rrethimin e Sevilles.

    Kastiljanėt u ndėrgjegjėsuan qė monarku i Benu Merinve nuk e pranon dobėsinė dhe tradhėtinė si Ibnul Ahmer mė parė. Ata e ndjenin qė po pėrballeshin me njė fuqi muslimane tė pazakontė.



    Viti 691 hėnor

    1292 kalendari diellor

    Tradhėtia e Ibnul Ahmer El-Fakih



    El-Fakih iu rikthye tradhėtisė dhe pabesive tė tij. Atė e kaploi pėrsėri frika dhe dyshimet se mos Benu Merinėt do i rrėmbejnė pushtetin. Ē’pushtet i pėrbuzur nėse pėrdoret pėr tė pėrēarė muslimanėt dhe pėr tė shkaktuar konflikte dhe trazira mes banorėve tė Andaluzisė.

    Kėshtu, ai u dėrgoi fjalė tė krishterėve se ishte gati tė hynte nė aleancė me ta, kundėr Benu Merinve. Thotė Zoti nė Kuran:”Thuaj:”ēdokush sillet sipas mėnyrės sė vet” (Isra 84)

    Ushtritė aleate, ajo e Grenadės dhe e Kastiljes u nisėn pėr tė sulmuar Tarifin (Algeciras) ku ishin tė pėrqendruara forcat e Benu Merinve. Benu Merinėt, edhe pse ishin tė angazhuar me disa trazira nė Marok, dėrguan flotėn e tyre pėr t’u ardhur nė ndihmė forcave nė Algeciras.





    Rėnia e qytetit Tarif (Algeciras)



    Me flotėn e tyre, tė krishterėt i bllokuan hyrjet nga ku mund tė vinin anijet muslimane. Mes dy flotave u zhvilluan beteja tė pėrgjakshme, derisa mė nė fund tė krishterėt, aleatė tė Ibnul Ahmer, arritėn ta marrin qytetin Tarif, pas njė rrethimi qė zgjati katėr muaj.

    Marrėveshja qė Ibnul Ahmer El-Fekih kishte lidhur me tė krishterėt ishte, qė pas fitores ndaj Benul Merin-ve zonat tė cilat do i merrnin nėn kontroll do tė mbeteshin nėn pushtetin e Ibnul Ahmer, i cili nė kėmbim do tė ruante miqėsinė me tė krishterėt. Por tė krishterėt e tradhėtuan duke mos e respektuar kėtė marrėveshje. Ky ishte shpėrblimi i radhės pėr tradhėtinė dhe intrigat e tij.



    Pendimi i Ibnul Ahmer



    Duke parė situatėn e krijuar, Ibnul Ahmer El-Fekih i dėrgoi njė letėr sulltan Jusufit ku i kėrkonte tė falur pėr herė tė tretė pėr atė qė kishte bėrė. Mė pas kaloi dhe vetė nė Afrikė ku u takua me sulltan Jusufin. Sulltani e fali dhe i dhuroi atij njė nga katėr kopjet e Kuranit qė njihen si kopjet e Uthmanit r.a. Ibnul Ahmer El-Fihrij i dorėzoi sulltanit njėzet kala, qė deri atėherė kishin qenė nėn sundimin e tij dhe gjithēka kishte mbetur nga Algeciras dhe qytetin Ronda. Kėshtu u nėnshkrua kjo marrėveshje mes dy palėve dhe filluan pėrgatitjet pėr rimarrjen e qytetit Tarif.



    Rrethimi i Tarifit



    Pasi kishte rėnė Tarif nė duart e tė krishterėve pėr shkak tė tradhėtisė sė Ibnul Ahmer, ky i fundit mundohej qė ta rimarrė Tarifin, duke u ndihmuar nga Benu Merin.

    Sulltani dėrgoi ushtrinė nėn komandėn e vezirit tė tij Umer ibnu Seud El-Xheshmij pėr tė rivėnė Tarifin nėn kontrollin e muslimanėve. Tarifi ishte qytet i mbrojtur mirė dhe sikur tė mos ishte tradhėtia, nuk do tė kishte rėnė nė duart e tė krishterėve. Kėshtu nuk arriti kjo ushtri ta rimarrė Tarifin, i cili vazhdoi tė jetė nė kontrollin e plotė tė krishterėve. Kjo ishte pasoja e tradhėtisė tė pushtetarėve tradhėtarė si Ibnul Ahmer El-Fekih. Qytetet e rrethuara mirė nuk bien kollaj, por ata nė tė shumtėn bien me anė tė tradhėtive qė ndodhin.





    SĖ KATĖRTI TKURRJA E ANDALUZISĖ

    Viti 701 hėnor

    1302 kalendari diellor



    Vdekja e Ibnul Ahmer El-Fakih dhe pushteti i El-Amesh



    Nė vitin 1302 vdiq sunduesi i Grenadės Ibnul Ahmer El-Fekih (ndryshe njihej dhe me emrin Muhamedi i dytė) dhe pas tij erdhi djali i tij Muhamedi i tretė (Muhamed ibnu Muhamed ibnu Muhamed ibnu Jusuf El-Ahmer). Ibnu Jusuf ishte themeluesi i dinastisė sė Benu Ahmer-ve nė Andaluzi dhe njihej ndryshe dhe me emrin Muhamedi i parė. Muhamedi i dytė njihej me emrin El-Fekih. Kurse Muhamedi i tretė, njihej me emrin El-Amesh dhe nuk gėzonte autoritetin dhe personalitetin e duhur pėr tė udhėheqėur. Kur ky i fundit mori pushtetin, veiziri i tij Ebu Abdullah El-Hakim, mori nė dorė administratėn, duke e lėnė sunduesin e vėrtetė thjesht formal.



    Tradhėtia e vezirit



    Mė pas veziri i prishi tė gjitha marrėveshjet qė ishin nėnshkruar me Benul Merin-ėt nė Afrikė dhe hyri nė bisedime me mbretin e Spanjės. Tradhėti e re. Njė poet arab, thotė pėr njerėz tė tillė:



    Nuk fajėsohet ujku pse ėshtė i pabesė

    Kur vetė ēobani ėshtė armiku i kopesė.



    Jo vetėm kaq, por ai shfrytėzoi njė kryengritje qė kishte filluar nė Algjerinė e sotme, dhe dėrgoi njė ushtri nga Andaluzia pėr nė Afrikė nėn komandėn e djalit tė xhaxhait tė tij Ferexh ibnu Ebul Velid Ismail. Arriti kjo ushtri nė Marok dhe vendosi qytetin Seuta nėn kontrollin e saj. Nė kohėn qė e gjithė forca duhej tė pėrqėndrohej kundėr tė krishterėve qė pėrparonin ēdo ditė nė tokat muslimane, ky sulmonte Benu Merin-ėt nė Afrikė.



    Veziri ndez gjakrat dhe nxit konflikte



    Nuk u mjaftuan me kaq, por komandanti i ushtrisė Ferexh ibnu Ismail, pasi morri Seutan ai arriti tė organizojė njė kryengritje kundėr Benu Merin-ve nė shtetin e tyre. Si udhėheqės tė kėsaj kryengritjeje ai caktoi Uthman ibnu Ebil Ala El-Merini, nga Benu Merin-ėt. Kjo me qėllim qė tė mos ngjallė pakėnaqėsi tek pėrkrahėsit e Benu Merin-ve. Kėshtu filluan konfliktet mes Benu Merinve, konflite tė cilat i ndezi ushtria e ardhur nga Andaluzia.

    Vetė sulltani i Benu Merin-ve pėr shkak tė kėtyre ngjarjeve, vdiq nga pikėllimi dhe dėshpėrimi.

    Pas tij udhėheqjen e dinastisė sė Benu Merin-ve e mori Ebu Thabit ibnu Ebi Amir. Pasi erdhi nė pushtet, u hap njė konflikt tjetėr mes vetė Benu Merin-ve, ku xhaxhai i tij Ebu Salim, e kundėrshtoi ardhjen e tij nė pushtet. Kėshtu, Benu Merinėt u ndanė nė tre grupe ndėrluftuese:



    Ndarjet e Benu Merinve

    1 – Uthman ibnu Ebu El-ala dhe pasuesit e tij.

    2 – Ebu Thabit ibnu Ebi Amir dhe ushtria e tij.

    3 – Ebu Salim (xhaxhai i Ebu Thabit ibnu Ebi Amir) dhe pėrkrahėsit e tij.

    Pas disa betejash, Ebu Thabit arriti t’a shtypė revoltėn e xhaxhait tė tij dhe filloi luftėn kundėr Uthman El-Merinij dhe e rrethoi qytetin Seuta tė cilin e kishte marrė nėn kontroll ushtria e Andaluzisė. Gjatė kohės sė rrethimit tė Seutės, vdes sulltani Ebu Thabit dhe pas tij vjen Ebu Rebi nė pushtet. Pas njė presioni tė vazhdueshėm ai arriti ta rivendosė Seutan nėn sundimin e tij. Ebu Uthman El-Merini qė ishte caktuar nga ushtria e Andaluzisė si sulltani i Afrikės veriore u largua dhe u vendos nė Grenada.

    A ishte koha pėr konflikte dhe luftra pėr pushtet?! Ēfarė ishte kjo garė e urryer pėr pushtet?! Gjithēka vinte si pasojė e lakmisė sė tepėrt, pavetėdijes dhe egoizmit ekstrem.



    Viti 708 hėnor

    1308 kalendari diellor

    Rrethimi i Almerias dhe Gjibraltarit



    Nė vitin 1308 tė krishterėt kishin vėnė nėn kontroll pjesėn mė mė madhe tė Andaluzisė dhe tashmė kishin dhe Tarifin, i cili ishte nyja lidhėse mes Andaluzisė dhe Afrikės veriore.

    Nė kėtė vit Frando i katėrt niset me njė ushtri tė madhe drejt Almerias, njė nga qytetet mė tė rėndėsishme qė ishte nėn pushtetin e Grenadės. Almeria ishte qytet detar dhe ushtarak. Gjithashtu, nė bashkėpunim me Xhejmsin e dytė – monarku i Aragonit - ai dėrgoi njė ushtri tjetėr pėr nė qytetin e Gjibraltarit.

    Kjo ndodhte nė njė kohė kur tė krishterėt kishin nėnshkruar marrėveshje pėr armėpushim me monarkun e Grenadės. Por kur janė respektuar kėto marrėveshje, kur muslimanėt ishin tė dobėt?!

    Kėshtu Almeria ku ndodhej dhe porti detar dhe qyteti i Gjibraltarit ishin tė rrethuar njėkohėsisht nga ushtritė krishtere.



    Viti 709 hėnor

    1309 kalendari diellor

    Rėnia e Gjibraltarit



    Grenadėn e udhėhiqte Muhamedi i tretė (El-Amesh). Gjatė rrethimit tė Almeries dhe Gjibraltarit, njė revolte e brendshme shpėrthen brenda Grenadės. Kjo revoltė arrin ta heqė nga pushteti Muhamedin e tretė dhe nė vend tė tij u vendos i vėllai Nasri, i cili njihet dhe me emrin Ebul Xhujush (babai i ushtrive).

    Pėr shkak tė revoltės sė brendshme, Grenada nuk arriti ta ndihmojė Gjibraltarin. Pėr kėtė ai ra nė duart e tė krishterėve nė vitin 709 hėnor.

    Pėr shkak tė trazirave tė brendshme, ushtria muslimane nė Grenada nuk mundi t’u vijė nė ndihmė banorėve tė Almerias dhe Gjibraltarit. Kjo bėri, qė Gjibraltari tė bjerė nė duart e tė krishterėve nė vitin 1309.



    Ebul Xhujush kėrkon ndihmė nga Benu Merin

    Monarku i Grenadės, duke parė qė pushteti i tij rrezikohej sidomos tani pas rėnies sė Gjibraltarit dhe rrethimit tė Almerias qė prej njė viti, hyri nė bisedime me sulltanin e Benul Merin-ve nė Afrikė. Ai i kėrkoi falje Benu Merinve pėr gjithēka kishte ndodhur mes tyre. Bisedimet vazhduan, derisa u arrit pajtimi mes tyre. Benu Merin-ėt filluan t’i ndihmojnė pėrsėri muslimanėt nė Andaluzi me pasuri dhe me njerėz.



    Rrethimi i Almerias dhe beteja nėntokė



    Nė tė njėjtin vit (1309) presioni ndaj Almeries ishte shtuar. Almerie ishte e rrethuar si nga toka ashtu dhe nga deti. Tė krishterėt kur panė, se nuk mund t’i ēanin muret rrethues, filluan tė hapnin tunele nėntokėsorė, tė cilat do i ēonin brenda kalave. Njė nga kėto kanale nxinte njėzet kėmbėsorė njėherazi. Kur dėgjuan muslimanėt mbi kėtė, filluan dhe ata nga ana e tyre tė hapnin tunele nė tė njėjtėn vijė derisa u takuan nėn tokė. Tani beteja zhvillohej mbi tokė dhe nėn tokė.



    Viti 709 hėnor

    1309 kalendari diellor



    Beteja e Almerias



    Uthman ibnu Ebil Ala El-Merini qė u largua nga Afrika, duke ndjerė rrezikun, formoi njė ushtri nė Grenada dhe u nis pėr tė ndihmuar muslimanėt nė Almerie. Lufta tashmė zhvillohej rreth qytetit dhe brenda tokave tė tij. Ushtria vendase dhe ajo e ardhur nga Grenada arritėn t’i mposhtin tė krishterėt dhe fituan nė kėtė luftė shumė trofe lufte.

    Sa herė qė jemi pėrēarė, kemi humbur luftrat dhe kemi humbur Tarifin me Gjibraltarin. Gjithmonė kur jemi bashkuar, kemi shpėtuar jetėn tonė dhe kemi larguar rrethimin e qytetit.

    Por ku janė ata qė kanė arsye dhe llogjikė?

    A vazhduan kėto fitore?

    A i rimorėn muslimanėt qytetet e humbura?



    Grenada ishte qyteti i fundit i rėndėsishėm, qė ishte akoma nė duart e muslimanėve nė Andaluzi. Ajo pėrfaqėsonte njė shtet tė vogėl musliman, i cili kishte humbur shumė qytete dhe kala qė ishin nėn vartėsinė e saj, pėr shkak tė tradhėtive tė disa pushtetarėve nga Benu Ahmer. Nga Grenada ishte shkėputur dhe qyteti i Tarifit dhe Gjibraltarit.



    Viti 741 hėnor

    1340 kalendari diellor



    Bashkėveprim mes Grenadės dhe Afrikės veriore



    Nė vitin 1340, pushtetin e Benu Merinve e udhėhiqte Ebul Hasen El-Merini. Ai ishte nga pushtetarėt mė madhėshtorė qė dolėn nga Dinastia e Benu Merinve. Kurse nė Grenada, pushteti ishte nė duart e Ebul Haxhaxh.



    Rimarrja e Gjibraltarit



    Tė dy kėta monarkė, qė njihen pėr urtėsinė dhe menēurinė e tyre, ranė dakort qė tė unifikonin forcat dhe pėrpjekjet, pėr t’i bėrė ballė rrezikut tė krishter. Ata ranė dakort gjithashtu qė tė bėnin tė gjitha pėrpjekjet, pėr rimarrjen e atyre zonave, qyteteve dhe kalave qė tashmė kishin rėnė nė duart e tė krishterėve. Dy ushtritė e tyre aleate, ndėrrmorėn operacione ushtarake, me anė tė cilave arritėn tė rimarrin qytetin e Gjibraltarit.

    Bashkimi i ushtrive tė krishtera



    Ebul Hasen El-Merini kaloi detin pėr nė Andaluzi sė bashku me ushtrinė e tij, pėr tė rimarrė qytetin Tarif. Ai u ndihmua dhe nga Ebul Haxhaxh, monarku i Grenadės me ushtrinė e tij. Tė krishterėt, duke ndjerė rrezikun u mobilizuan me tė gjithė mundėsitė qė kishin. Atyre u erdhėn ndihma edhe nga Anglia, pas urdhėrave tė vetė Papės sė Romės, i cili e shpalli kryqėzatė tė shenjtė betejėn e pritur. Nė ngushticėn e Gjibraltarit, flota angleze arriti e mbushur me vullnetarė. Kjo flotė, bėri qė muslimanėve tė Andaluzisė t’u ndėrpriteshin ndihmat nga Benu Merinėt nė Marok. Kjo situatė ku ndihmat nga Afrika u ndėrprenė dhe sulmet e tė krishterėve nga veriu u shtuan, i ēoroditi muslimanėt. Edhe pse ushqimet dhe pajisjet luftarake nuk ishin nė nivelet e duhura, muslimanėt u rezistuan sulmeve tė krishterėve. Kjo vazhdoi deri kur muslimanėt u befasuan nga sulmi i ushtrisė portugeze. Vetė Papa i kishte urdhėruar portugezėt, qė t’u vinin nė ndihmė ushtrive tė krishtera. Tashmė ushtria muslimane ndodhej pėrballė tre frontesh lufte.



    Shpėtimi i sulltanit



    Portugezėt arritėn qė me sulmin e tyre nga perėndimi, tė depėrtonin rreshtat e ushtrisė muslimane dhe arritėn tek ēadra e sulltanit Ebul Hasen. Garda e sulltanit luftuan nė mbrojtje tė tij dhe nga kėto luftime shumica e ushtarėve tė gardės mbetėn tė vrarė dhe vetė sulltani ra nė duart e portugezėve. Ai arriti tė shpėtojė mė pas me njė mrekulli, ku arriti t’u shpėtojė dhe u fut mes njė grupi heronjsh muslimanė. Ata e mbrojtėn dhe e dėrguan nė Algeciras, mė pas nė Gjibraltar dhe nė fund nė Marok. Vrasjes arriti t’i shpėtojė dhe vetė monarku i Grenadės Ebul Haxhaxh. Tė vrarėt nė rreshtat e muslimanėve ishin tė shumtė dhe prej tyre dhe vetė dijetarėt mė tė mėdhenj tė Andaluzisė. Me kėtė rast, do tė pėrmendim disa prej tyre:



    Dijetarėt dėshmorė



    * Ebu Muhamed Abdullah ibnu Seid Es-Selmani, babai i Lisanudin El-Hatib.
    * Gjykatėsi Ebu Abdullah Muhamed ibnu Bekr El-Maliki, njė nga mėsuesit e El-Hatib. Ai ishte gjykatės

    dhe predikues nė xhaminė e Grenadės. Ai nuk pranoi tė largohej dhe tė shpėtojė jetėn.Thuhet, qė ai u thoshte atyre, qė dėshironin t’a linin sheshin e luftės: ”Kthehu nė luftė se kjo ėshtė dita e gėzimit!” duke nėnkuptuar ajetin:”Janė tė gėzuar pėr ēfarė u ka dhėnė Allahu nga dhuntitė e Tij.” (Al Imran 170)

    * Muhamed ibnu Xhezij, autor i librit “El-tes’hil fi tefsir”. Thuhet qė gjatė betejės, ai i nxiste njerėzit pėr

    rezistencė.

    Kėta dhe tė shumė dijetarė muslimanė tė tjerė, morėn pjesė nė kėtė betejė. Nė kėtė betejė, u morėn robėr dhe familjarėt e monarkut Ebul Hasen, tė cilėt u therėn mizorisht nga tė krishterėt.



    Viti 743 hėnor

    1342 kalendari diellor

    Rėnia e Algeciras



    Humbja e betejės pėr Tarifin, ishte njė nga humbjet mė tė mėdha tė muslimanėve. Ajo u kujtoi atyre humbjen nė Ikab. Pas fitores, flota e krishterė lėvizi dhe rrethoi disa kala tė rėndėsishme, si ajo e Ebu Seidit. Me t’u kthyer Ebul Haxhaxh nisi flotėn e tij pėr tė mbrojtur Algeciras. Por flota e tij e pėrgatitur me shpejtėsi, u thye. Kėshtu, flota e krishterė rrethoi tė gjithė kalatė dhe qytetet e Algeciras nga ana e detit. Rrethimi vazhdoi pėr tre vite e gjysėm rrjesht, dhe ushtria e ardhur nga Grenada nuk arriti, ta ēajė rrethimin. Nė vitin 1342, banorėt e Algeciras kėrkuan nga tė krishterėt t’u sigurohej jeta nė kėmbim tė dorėzimit. Ata e braktisėn kėtė zonė dhe u vendosėn nė Grenada dhe nė Afrikėn veriore. Tashmė muslimanėve u kishte mbetur vetėm qyteti i Grenadės me rrethinat e saj dhe Gjibraltari.



    Viti 750 hėnor

    1349 kalendari diellor

    Rrethimi i Gjibraltarit



    Monarku i Kastiljes, Alfonso XI u nis nė vitin 1349 drejt Gjibraltarit. Muslimanėt u mbyllėn nė qytet, pasi situata e tyre nuk u lejonte tė luftojnė jashtė qytetit dhe kalave.

    Nė atė kohė, njė epidemi ishte pėrhapur nė tė gjithė Europėn dhe nė brigjet e Mesdheut duke vrarė me miliona. Deshi Zoti qė kjo epidemi tė pėrhapej dhe mes ushtrisė kryqtare, prej tė cilės vdiq shumica e ushtrisė. Madje kjo epidemi preku dhe mori jetėn e vetė Alfonsos XI.



    Revolta tek tė krishterėt



    Pas Alfonsos, monarkia e Kastiljes ra nė dorėn e tė birit Pedros, i cili u quajt “tiran dhe egėrsirė” pėr shkak tė mizorive tė tij. Kur mori fronin mbretėror, ai ishte vetėm gjashtėmbėdhjetė vjeē. Njerka e tij kishte pushtet dhe autoritet nė mbretėri, kėshtu qė Pedro e vrau. Kjo bėri qė populli tė rebelohej kundėr tij.



    Revolta dhe disa trazira qė shpėrthyen nė tokat e tė krishterėve, u dhanė mundėsi muslimanėve qė tė qetėsohen nė zonat e tyre dhe tė pėrgatiten pėr tė mbrojtur jetėn, familjet dhe pasuritė.





    Pėrmbledhje e ndodhive gjatė epokės sė Benu Merinve nė Andaluzi



    Viti 671 Vdekja e Ibnul Ahmer dhe ardhja nė pushtet e djalit tė tij Muhamed El-Fekih



    674 Fitorja e muslimanėve nė betejėn Doniane



    674 Muslimanėt fitojnė nė Jaen dhe Seville



    677 Aleanca mes Grenadės dhe Marohun rrethon Kordoban pėr ta rimarrė.



    677 Muhamed El-Fekih u kėrkon ndihmė tė krishterėve kundėr El-Mensur, monarkut tė Benu Merinve



    681 Sanēo largon tė atin, Alfonson e dhjetė nga froni i Kastiljes



    683 Vekja e Alfonsos sė dhjetė



    685 Vdekja e El-Mesur, monarkut tė Benu Merinve dhe ardhja e djalit tė tij Jusufit nė pushtet.



    691 El-Fekih u kthehet tradhėtive dhe hyn nė aleancė me tė krishterėt, duke shkaktuar rėnien e qytetit Tarif.



    701 Vdekja e El-Fekih dhe ardhja nė pushtet e djalit tė tij Ebu Abdullah El-Amesh



    701 Veziri Ebu Abdulla shkakton trazira dhe konflikte mes Benu Ahmer dhe Benu Merin



    709 Rėnia e Gjibraltarit pas rrethimit



    709 Fitorja e muslimanėve nė betejėn pėr Almerian



    741 Aleanca mes Grenadės dhe Afrikės veriore bėn tė rikthehet Gjibraltari



    741 Aleanca mes Grenadės dhe Afrikės veriore rrethon qytetin Tarif, por muslimanėt humbasin
    "Shoku Mjekesise"

  4. #14
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ferdinandi dhe Izabela



    KAPITULLI I KATĖRT



    FUNDI I ANDALUZISĖ



    Nėnkapitulli i tretė

    Sė pari – Konfliktet e brendshme nė Andaluzi



    Sė dyti – Gjendja e muslimanėve nė mbretėrinė e tė krishterėve



    Mbretėria e Grenadės



    Sė katėrti – Ndarja e Grenadės dhe pėrēarja e saj



    Sė pesti – Humbja e gjysmės sė Grenadės



    Viti 755 hėnor

    1354 kalendari diellor

    Vrasja e Ebul Haxhaxhit



    Ebul Haxhaxhi, emiri i Grenadės vdiq, pasi njė i ēmendur e qėlloi disa herė me thikė, ditėn e Fitėr Bajramit, nė vitin 1354. Ai njihet si njė nga emirėt mė tė mėdhenj tė Benu Ahmer nė Grenada. Vetė banorėt e qanė dhe e vajtuan emirin e tyre pėr ditė tė tėra.



    Viti 760 hėnor

    1359 kalendari diellor

    Komplot kundėr Muhamedit V



    Menjėherė pas tij, fronin e emirit tė Grenadės e morri Muhamedi V, qė ndryshe njihet si El-Ganiju Bil-lah. Pas pesė vitesh sundim, pikėrisht nė vitin 1359, Ismail ibnu Jusuf nė bashkėpunim me burrin e motrės sė tij, Muhamedin VI – tė dy nga Benul Ahmer – komplotojnė kundėr emirit tė Grenadės. Tė dy, nė krye tė njėqind pėrkrahėsve tė tyre, vendosin nėn kontroll rezidencėn e Emirit dhe mė pas morėn frenat e pushtetit nė dorė.

    Vetė Emiri u detyrua tė largohet mbi njė kalė drejt qytetit Vadi Ash (Guadix).



    Viti 761 hėnor

    1360 kalendari diellor

    Pushteti i Muhamedit VI



    Nė vitin 1360, Ismail ibnu Jusuf u vra dhe zyrtarisht pushtetin e morri Muhamedi VI.

    Debati, poterja e shamata dominonte mes dijetarėve dhe shtresave tė thjeshta nė Andaluzi.



    Viti 763 hėnor

    1362 kalendari diellor

    Rikthimi i Muhamedit V



    Dy vite pasi nė pushtet kishte ardhur Muhamedi VI, arrin Muhamedi V, i cili ishte arratisur mė parė, qė tė marrė pushtetin nė Grenada pėrsėri. Pėr ta arritur kėtė qėllim, atė e ndihmo dhe sulltani i Afrikės veriore. Kur Muhamedi i V hyn nė Grenada me ushtrinė e tij, Muhamedi i VI largohet dhe strehohet tek tė krishterėt e mbretėrisė Kastilje, pikėrisht tek Pedro mizori. Diēka e ēuditshme vėrehet tek ata karrieristėt dhe lakmitarėt e pushtetit, tek ata qė pushteti ua ka errėsuar shikimin. A e dini se si u soll Pedro me tė dhe me kalorėsit e tij? I theri tė gjithė me dorėn e tij. Pastaj, tė gjithė kokat e tyre ia dėrgoi Muhamedit V. Me kėtė, sikur dėshironte tė fitojė simpatinė e tij. A ishte dhe kjo njė tradhėti, apo ishte thjesht dėshira e verbėr pėr pushtet? Si mund tė gjejė strehė dikush qė kėrkon pushtetin, tek njė mizor dhe i pamėshirshėm, nga i cili vuan vetė populli i tij?!



    Viti 769 hėnor

    1368 kalendari diellor

    Henri II rebelohet kundėr Pedros



    Gjatė kėsaj periudhe, rebelohet Henri II kundėr vėllait tė tij Pedros. Ai u ndihmua pėr kėtė edhe nga forca kalorsiake nga Franca.



    Alhambra nė Grenadė, salloni i luanėve. Atė e ndėrtoi Muhamedi V nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV. Ndėrtimi i kėtij pallati ėshtė rezultat i njė studimi tė planifikuar mirė, pasi oborri i pallatit ka njė pamje tepėr tė veēantė dhe luksi.

    Pedro kėrkon ndihmė nga Galicia



    Vetė Pedro u detyrua tė arratisej pėr nė Portugali. Atje i kėrkoi ndihmė monarkut portugez, por ky i fundit refuzoi ta ndihmojė, madje e pėrzuri nga mbretėria e tij. Kėshtu, ai u drejtua pėr nė Galicia, pasi mes saj dhe Kastiljes kishte konflikte tė vjetra. Monarku i Galicias e ndihmoi Pedron me njė mijė e dyqind kalorės. Por para se tė niset, Pedro me ushtrinė arriti ta mashtrojė monarkun e Galicias, tė cilit i mori shumė ta mėdha tė hollash dhe u arratis drejt njė ishulli qė ishte nėn vartėsinė e Anglezėve, ishullit Bion. Atje arriti qė kėtė ishull ta vėrė nėn pushtetin e tij.



    Kthimi i Pedros



    Njė nga njerėzit me influencė nė Europė, princ Dogal i cili e ndihmoi Pedron me ushtarė dhe ai arriti tė hyjė nė Kastilje si fitimtar. Vėllai i tij Henri II u arratis dhe u strehua nė Francė. Kurse vetė Pedro iu rikthye natyrės sė tij mizore me vrasje dhe dhunė. Ai ekzekutoi parinė e Kastiljes dhe deshi tė vrasė tė gjithė robėrit, por Dogal nuk e lejoi pėr kėtė. Mė pas Dogal e la dhe u largua nė zonėn e tij.



    Kthimi i Henrit tė dytė



    Henri i dytė arriti tė kthehej pėrsėri nė Kastilje, i ndihmuar me pasuri dhe njerėz nga francezėt. Ai rrethoi Kordoban, i ndihmuar dhe nga forcat e Ibnul Ahmer. Po ndodhte njė konflikt i brendshėm mes kastiljanėve, ku disa pėrkrahnin Henrin e dytė dhe disa tė tjerėt Pedron. Ishin pikėrisht kėto konflikte dhe trazira mes tė krishterėve, ato qė e vonuan rėnien e Grenadės dhe ia shtuan asaj jetėn. Vetė banorėt e Grenadės ishin tė pafuqishėm pėr t’u mbrojtur dhe nė tė njėjtėn kohė i kishin neglizhuar rregullat e fesė. Madje ishin tė zhytur nė qejfe, dėfrime dhe shthurje morale.

    * A vazhduan tė krishterėt me konflikte, apo u bashkuan?
    * A e shfrytėzuan kėtė banorėt e Grenadės, e cila pėrbėnte vetėm dhjetė pėrqind tė tė gjithė Andaluzisė?
    * A ishin tė ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė u kanosej? A u bashkuan apo vazhduan tė pėrēarė?



    Muslimanėt kishin humbur Toledon, Sevillen, Valencian, Saragosan, Maredan dhe shumė qytete tė tjera, tė cilat kishin rėnė si rezultat i largimit tė muslimanėve nga parimet e fesė islame dhe pėrēarjes mes tyre.





    Viti 769 hėnor

    1368 kalendari diellor





    Beteja mes dy vėllezėrve



    Konflikti nė Kastilje ishte i vazhdueshėm mes dy vėllezėrve. Herė ishte Henri triumfuesi dhe hėrė tė tjera Pedro. Nė vitin 1368 u zhvillua njė betejė tepėr e pėrgjakshme mes dy vėllezėrve pranė kryeqytetit kastiljan. Nga kjo betejė, Pedro mbeti i vrarė pas njė historie tė gjatė konfliktesh, duke e lėnė Henrin tė qetė dhe nė paqe.



    Poemė e Ibnu Zemrek me tė cilėn lėvdon emirin Muhamed V pėr fitoret e tij nė beteja. Poema ėshtė e gdhendur mbi murin verior tė pallatit tė dėshmorėve.



    Viti 770 hėnor

    1369 kalendari diellor



    Ndėrhyrja e monarkut portugez



    Si rezultat i konfliktit qė ndodhi mes dy vėllezėrve nė Kastilje, Monarku i Portugalisė ndėrhyri dhe e konsideroi pushtetin e Henrit tė dytė tė paligjshėm. Ai deklaroi gjithashtu se ishte ai vetė – monarku i Portugalisė – trashėgimtari ligjor i pushtetit tė Kastiljes. Kjo ēoi nė njė luftė mes dy monarkive tė krishtera, luftė nė tė cilėn triumfoi Henri i dytė. Madje ai gati sa nuk mori dhe vetė Portugalinė, por e la dhe u kthye nė vendin e tij.



    Pėrēarja e tė krishterėve



    Pėr shkak se tė krishterėt ishin tė angazhuar me konfliktet e brendshme, ata nuk kishin kohė tė ndėrmerrnin ndonjė sulm kundėr muslimanėve. Kėshtu, kjo pėriudhė ishte e qetė pėr muslimanėt.

    Gjatė kėsaj kohe, tė krishterėt ishin tė ndarė nė tre mbretėri:

    1 – Mbretėria e Kastiljes. Ajo dominonte veriun e Andaluzisė, mesin dhe lindjen e saj. Si kryeqytet kishte Kordoban.

    2 – Mbretėria e Aragonit. Ajo dominonte veri-perėndimin e Andaluzisė dhe mesin e saj. Si kryeqytet kishte Leonin.

    3 – Mbretėria e Portugalisė. Ajo ndodhej nė perėndim tė Andaluzisė dhe si kryeqytet kishte Lisbonėn.



    Viti 793 hėnor

    1391 kalendari diellor

    Asketi qė vė nė lėvizje tė krishterėt



    Kufinjtė e Grenadės ndiheshin tė qetė deri nė vitin 1391, vit nė tė cilin shfaqet njė burrė nė Kastilje me emrin Sio qė mė pas njihet me emrin Sio asketi. Ai hiqej si profet dhe profetizonte pėr shumė gjėra. Disa nga kėto profeci ndodhėn ashtu siē kishte paralajmėruar ai dhe kjo bėri qė njerėzit t’i shkonin pas. Ai jetonte i vetmuar dhe nė kushte jetese tė ashpra. Tregohej i kėnaqur me pak ushqim, veshje dhe strehė tė thjeshtė. Njerėzit e donin dhe ishin tė shumtė ndjekėsit dhe admiruesit e tij.

    Njė njėrėn nga profecitė e tij ai kishte lajmėruar, qė spanjollėt do e marrin Grenadėn ashtu siē kishin marrė mė parė Valencian. Ai kėtė profeci ia transmetoi dhe guvernatorit tė qytetit Kantare (qytet nė jug). Guvernatori filloi tė dėrgojė tė dėrguarit e tij nė Grenada ku u kėrkonte banorėve tė saj, qė tė dorėzoheshin pasi ata kishin njė profet, qė i lajmėron qė ky qytet do tė bjerė nė duart tona. Muslimanėt nė Grenada u treguan indiferentė ndaj kėsaj kėrkese dhe e lanė pas dore.

    Sio dhe pasuesit e tij, numri i tė cilėve arrinte deri pesė mijė, kėmbėngulėn nė profecinė e tyre dhe u pėrgatitėn tė sulmonin Grenadėn. Henri i dytė i urdhėroi ta harronin diēka tė tillė pasi kishin nėnshkruar marrėveshje armėpushimi me muslimanėt.



    Vrasja e Sio asketit

    Por Sio dhe ndjekėsit e tij kėmbėngulėn nė vendimin e tyre. Atėherė Henri i lejoi duke e shkelur marrėveshjen me muslimanėt. Kėshtu Sio asketi me pasuesit e tij u drejtuan drejt Grenadas. Ai u kishte premtuar pasuesve se nė kėtė betejė nuk do tė vritej asnjė i krishter. Kur arritėn nė Grenada ata rrethuan kullat e saj. Muslimanėt arritėn tė vrisnin disa nga pasuesit e Sios. Pasuesit e tjerė vajtėn tek Sio dhe i thanė qė si ka mundėsi qė u vranė disa prej nesh nė njė kohė qė ti na kishe premtuar qė nuk do tė vritej askush?! Por Sio ua ktheu: “Unė u pata premtuar qė nuk do tė vritej askush gjatė betejės dhe jo gjatė rrethimit”. Atėherė pasuesit e besuan dhe vazhduan rrethimin. Mė pas muslimanėt e sulmuan Sion dhe pasuesit e tij dhe arritėn tė vrisnin 3.500 prej tyre. Pjesa qė mbeti ia mbathėn, duke e lėnė dhe vetė Sion tė vrarė nė kėtė betejė.

    Kjo ishte pėrplasja e vetme qė ndodhi gjatė asaj kohe.

    Mė pas gjendja u qetėsua dhe u rivendos pėrsėri gjendja e armėpushimit mes muslimanėve dhe tė krishterėve tė Kastiljes.



    Viti 811 hėnor

    1408 kalendari diellor

    Konflikt mes Benul Ahmer



    Teksa situata me tė krishterėt ishte qetėsuar, gjendja nė Grenada po pėrkeqėsohej. Kjo pasi mbreti i Grenadės (Ebul Haxhaxh) Jusufi i dytė djali i Muhamedit tė pestė vdiq. Pas tij nė pushtet erdhi Muhamedi i shtatė, megjithėse ai nuk ishte djali i madh. Kėshtu ndodhi njė konflikt pėr pushtet mes vėllezėrve, pasi emiri i ri burgosi vėllanė e tij mė tė madh (Jusufin),tė cilit i takonte froni i babait.

    Situata nė Grenada pėrkeqėsohej ēdo ditė. Muhamedi VII interesohej pėr pushtetin dhe fronin mbretėror, mė shumė se ē’interesohej pėr gjendjen e muslimanėve dhe tė banorėve tė Grenadės. Duke dyshuar dhe pasur frikė nga ndonjė veprim i vėllaut tė cilin e kishte burgosur, nė vitin 1408 ai i dėrgon njė letėr oficerit tė burgut ku e urdhėronte qė me tė marrė letrėn nė dorė, tė ekzekutonte vėllanė e burgosur.

    Pėrhapja e risive tė gabuara nė fe, ēoroditi shumė nga muslimanėt



    Loja e shahut



    Kur i arriti letra oficerit tė burgut, ai ishte duke luajtur shah me Jusufin (vėllanė e emirit), pasi mes tyre kishte lindur njė miqėsi. Kur e lexoi letrėn oficerit i ndryshoi fytyra dhe u zemėrua. Jusufi i tretė e kuptoi se kishte diēka dhe ia rrėmbeu letrėn komandantit tė burgut dhe lexoi vendimin pėr vrasjen e tij. I gjendur para njė situate tė tillė, Jusufi i tha oficerit:”Le tė vazhdojmė lojėn.” Komandanti i habitur e pyeti:”A e lexove pėrmbajtjen e saj?” “Po-i tha Jusufi- por le tė vazhdojmė lojėn.” Komandanti i tha pėrsėri:”Aty ėshtė urdhėri pėr vrasjen tėnde.” Jusufi i tha pėrsėri:”Vazhdo lojėn!” Kėshtu vazhduan lojėn e shahut tė dy. Akoma pa mbaruar lojėn e shahut u erdhėn lajmet mbi vdekjen e Muhamedit tė shtatė.

    Pas tij pushtetin e mori Jusufi i tretė, qė ishte nė burg dhe qė pak mė parė ishte marrė vendimi pėr ekzekutimin e tij. Historianėt pohojnė, qė periudha e sundimit tė Jusufit tė tretė njihet si periudhė e bollėkut.



    Viti 815 hėnor

    1412 kalendari diellor

    Katrina nxit burrin e saj



    Nė vitin 1412 vdiq Henri i tretė dhe pas tij fronin e trashėgoi Gjoni i dytė. Gjoni kishte njė grua me emrin Katrina. Ajo njihej pėr fanatizmin e saj kristian dhe urrejtjen ndaj muslimanėve. Me ardhjen nė pushtet tė burrit, ajo filloi ta nxisė pėr prishjen e marrėveshjes sė armėpushimit dhe fillimin e sulmit ndaj Grenadės. Duke iu bindur, i shoqi filloi tė sulmojė Grenadėn herė pas here, duke djegur dhe shkatėrruar.



    Viti 815 hėnor

    1412 kalendari diellor







    Rėnia e Nukajres



    Ushtria Kastiljane sulmoi qytetin Nukajra, tė cilėn arriti ta marrė, edhe pse Muhamedi i tretė u pėrpoq ta mbrojė me ushtrinė e tij. Situata nė Andaluzi ishte e mbushur me konflikte dhe trazira tė brendshme, pėr qėllime pushteti. Gjendja e muslimanėve dukej, qė ishte gjithmonė e nė rėnie dhe dobėsi.



    Viti 820 hėnor

    1417 kalendari diellor

    Muhamedi VIII, emir i Grenadės



    Nė vitin 1417 pushteti i mbretėrisė sė Grenadės i kaloi Muhamedit tė tetė qė morri titullin El-Ejser, pas vdekjes sė tė atit. Emri i kėtij princi duhet mbajtur mend, pasi gjatė sundimit tė tij, filluan humbjet mė tė mėdha. Me tė ardhur nė pushtet, filluan trazirat nė vitin 1417.



    Viti 831 hėnor

    1428 kalendari diellor

    Revolta e Muhamedit X ndaj babait



    Pushteti i tij vazhdoi pėr 10 vite. Nė vitin 1428 djali i tij Muhamed El-Sagir rebelohet ndaj pushtetit tė tė atit dhe arriti ta heqė atė nga froni duke e akuzuar pėr dobėsi. Muhamed El-Ejser u strehua nė Tunizi. Guvernatori i Tunizisė i dha me vete 1.500 ushtarė me tė cilėt u nis pėrsėri drejt Grenadas. Atje u grumbulluan rreth tij pėrkrahėsit e tij dhe filloi lufta mes babait dhe djalit. Kėto konflikte ndodhnin nė njė kohė kur Grenada rrezikohej seriozisht nga tė krishterėt. Pėrse vallė gjithė kėto konflikte?



    Viti 835 hėnor

    1432 kalendari diellor



    El-Ejser vjen sėrish nė pushtet



    Nė vitin 1432 konflikti mes tyre kishte arritur kulmin. Nė kėtė moment ushtria e Muhamed El-Sagir kalon nė kraHun e babait tė tij Muhamed El-Ejser i cili arrin tė fitojė dhe u rivendos nė fronin e mbretit.



    Viti 835 hėnor

    1432 kalendari diellor

    Revolta e Jusufit IV



    Por trazirat nuk rreshtėn pėr Muhamed El-Ejser. Njė burrė qė quhej Jusufi i katėrt rebelohet ndaj tij dhe u pėrpoq t’i marrė pushtetin. Mbreti i Kastijes shfrytėzoi rastin pėr t’a dobėsuar akoma mė shumė pushtetin e Benu Ahmerve dhe i ofroi ndihmė Jusufit tė katėrt pėr tė marrė pushtetin. Jusufi i katėrt arriti ta marrė pushtetin dhe Muhamed El-Ejser hiqet pėr tė dytėn herė.



    Viti 836 hėnor

    1433 kalendari diellor

    El-Ejser pėrsėri nė pushtet



    Por pushteti i Jusufit tė katėrt nuk zgjati shumė pasi vdiq njė vit pas ardhjes nė fronin mbretėror. Kėshtu arriti Muhamed El-Ejseri tė marrė pushtetitn pėr herėn e tretė.

    Muhamed El-Ejser vazhdoi nė fronin e mbretit, megjithė dyshimet e njerėzve mbi aftėsitė e tij.



    Viti 845 hėnor

    1441 kalendari diellor

    Konflikti mes tė krishterėve



    Nė vitin 1441, mes mbretėrve tė krishterė ndodhi njė konflikt i madh pėr pushtet. Ky ishte njė rast i volitshėm pėr muslimanėt, por El-Ejser nuk pėrgatiti asnjė ushtri, pėr shkak tė paaftėsisė sė tij. Ai mund ta kishte pėrtėrirė forcėn e Grenadės dhe mund tė kishte rimarrė kala dhe qytete, qė kishin rėnė nė duart e tė krishterėve.



    Viti 848 hėnor

    1444 kalendari diellor



    Largimi i El-Ejserit nga froni dhe ardhja e Muhamedit X (El-Arexh)



    Njerėzit e menēur, mendimtarėt dhe dijetarėt e Grenadas u mblodhėn sė bashku me parinė dhe udhėheqjen e mbretėrisė dhe vendosėn pas dishunimesh tė gjata qė ta largojnė El-Ejser nga pushteti.

    Pasi tij, nė fronin e mbretėrisė sė Grenadės erdhi Muhamedi i dhjetė. Duke dashur tė pėrjetojė ēaste lavdie, ai sulmoi disa zona tė mbretėrisė sė Kastiljes. Por nė ēdo sulm dhe betejė, ai humbiste. Sa herė qė pėrpiqej t’i shkaktojė dhimbje armikut, ia shkaktonte ato vetes dhe ushtrisė sė tij.



    Largimi i Muhamedit X



    Paria e Grenadės dhe njerėzit e thjeshtė u ndjenė keq me kėtė mbret, qė veē humbiste nė beteja. Ai asnjėherė nuk kishte arritur tė fitojė, prandaj vendosėn ta largojnė nga froni mbretėror.



    Viti 849 hėnor

    1445 kalendari diellor

    Jusufi V



    Nė vitin 1445 Jusufi V – djali i xhaxhait tė El-Ejser u caktua monark i Grenadės, i cili ndejti nė pushtet vetėm pėr disa muaj.



    Viti 849 hėnor

    1445 kalendari diellor

    Rikthimi i Muhamedit X



    Pas disa muajsh, El-Ahnef arriti ta rimarrė pėrsėri pushtetin, duke e hequr Jusufin e pestė. Kėshtu El-Ahnef u rikthye pėr herė tė dytė nė fronin mbretėror. Ai dhe tė tjerėt nė atė kohė kishin nė dorė, qė t’i rimerrnin shumė nga qytetet qė kishin rėnė nė duart e tė krishterėve. Kjo pasi situata e pėrgjithshme fliste nė interes tė muslimanėve, pasi tė krishterėt ishin pėrfshirė nga konflikte tė brendshme. Por muslimanėt e humbėn kėtė rast dhe nuk ditėn ta shfrytėzojnė.



    Ndarjet mes tė krishterėve, ishin mėshirė pėr muslimanėt



    Monarkitė e krishtera nė Andaluzi i trajtonin si armiq muslimanėt e mbetur nė vendet e tyre. Muslimanėt ndiheshin tė diskriminuar dhe ndaj tyre pėrdoreshin metoda nga mė tė ndryshmet pėr ta shuar besimin e tyre. Ata ndodheshin nė njė presion tė pėrhershėm, pėr t’i detyruar tė largohen nga Andaluzia. Nėse nuk do tė kishin qenė angazhimet e tė krishterėve nė konflikte tė brendshme, ekzistencės sė muslimanėve nė Andaluzi do i kishte ardhur fundi qė me kohė. Mbretėrisė sė Grenadės tashmė i duhej tė luftojė nė tre fronte: Fronti me Kastiljen, me Aragonin dhe Portugalinė.



    Angazhimet e Benul Ahmerėve nė konfliktet e brendshme

    Mbretėria e Grenadės gjatė kėsaj kohe dėshmoi ardhjen e shumė monarkėve formalė. Kėta monarkė nuk tregonin interes tjetėr pėrveē lakmisė pėr pushtet dhe konflikteve pėr ta arritur atė.

    Askush nuk tregonte interes pėr tė rimarrė qoftė dhe njė fshat nga tė krishterėt. Madje ata as nuk mendonin qė t’i shtrinin dorėn e ndihmės muslimanėve qė ndodheshin nė mbretėritė e krishtera. Si mund tė ishte gjendja e kėtyre muslimanėve nėn sundimin kryqtar?





    SĖ DYTI GJENDJA E MUSLIMANĖVE NĖ SHTETET E KRISHTERA



    Padrejtėsitė ndaj muslimanėve nė rritje



    Padrejtėsitė ndaj muslimanėve dhe format e saj ishin nė rritje. Muslimanėt nuk njihnin trajtim tjetėr, pėrveē atij agresiv dhe armiqėsor. Madje ligjvėnėsit kryqtarė nxorrėn ligje dhe dekrete me anė tė cilave e ligjėronin dhunėn dhe diskiminimin ndaj muslimanėve.

    Ėshtė e pavend tė krahasojmė trajtimin, qė u bėnin muslimanėt banorėve vendas jomuslimanė, pasi merrnin nė dorė qytetet e tyre nė Andaluzi dhe mes trajtimit tė krishterėve, qė u bėnė muslimanėve. Thotė poeti arab:

    A nuk e sheh se shpatės i ulen vlerat

    Nėse thua ėshtė mė e mprehtė se shkopi.

    Si mund tė krahasohet mėshira me dhunėn dhe drejtėsia me padrejtėsinė?!



    Tė krishterėt i trajtuan muslimanėt me tė kundėrtėn e asaj, qė muslimanėt trajtuan tė krishterėt. Ēdo tė krishteri i ishte garantuar jeta, pasuria dhe nderi nėn pushtetin islam. Atyre u takonin tė gjithė tė drejtat njerėzore, tė drejta tė cilat i kishte deklaruar vetė legjislatura hyjnore. Por ata qė shkelin dhe nėpėrkėmbin librat dhe shkrimet e shenjta, e kanė mė tė lehtė qė tė shkelin dhe tė nėpėrkėmbin tė drejtat e njerėzve.



    Padrejtėsitė dhe diskriminimi detyruan shumė muslimanė, banorė tė Andaluzisė, tė emirgrojnė pėr nė Afrikėn veriore.



    Ligje pėr diskriminimin dhe nėpėrkėmbjen e muslimanėve



    Monarkėt e krishterė nxorrėn ligje dhe vendime, me tė cilat synonin diskriminimin e muslimanėve. Nga kėto ligje ishin:

    1 – I lejohej ēdo tė krishteri tė rrahė me kamzhik muslimanėt, me shkak apo edhe pa ndonjė shkak. Askush nuk ka tė drejtė ta pyesė atė mbi shkakun!

    2 – Nuk i lejohet asnjė muslimani tė hyjė nė shtėpitė e tė krishterėve pėr ēfarėdo shkaku. Kėtu bėnin pėrjashtim doktorėt, pasi tė krishterėt nė kėtė fushė konsideroheshin injorantė.

    3 – Muslimanėt obligoheshin pėr tė paguar gjoba monetare tė menjėhershme, nėse pėrzihej me tė krishterėt nė vendbanimet e tyre ose nė vende pune. Ata duhej tė banonin vetėm nė zonat e veēanta pėr muslimanėt.

    4 – Dalin jashtė funksionit tė gjitha gjykatat muslimane dhe muslimanėt duhet tė gjykohen sipas ligjeve tė krishtera.

    5 – Nėse njė musliman kapet duke migruar pėr nė Grenada ose nė njė vend tjetėr, ai kthehet nė rob duke humbur lirinė e tij.

    6 – Nuk i lehohet muslimanėve, qė t’i kundėrshtojnė fėmijėt, nėse kėta dėshirojnė tė kristianizohen. Madje ai torturohet rėndė nėse tenton t’i pengojė.

    7 – Anullohen tė gjitha borxhet qė tė krishterėt u kishin muslimanėve pa pėrjashtim. Kjo, edhe nėse borxhi ėshtė nė shit-blerje.

    8 – Vritet ēdo musliman, qė deklaron hapurazi dėshminė (shehadetin) mes njerėzve tė tjerė.

    9 – Muslimanėt detyroheshin tė flasin nė gjuhėn Alhamiado, e cila ishte gjuha spanjolle por e shkruar me alfabetin arab. Tė folurit nė gjuhėn arabe, ishte totalisht e ndaluar.

    10 – Muslimanėt do tė quheshin El-Mudexhenun, si shenjė e nėnshtrimit dhe diskriminimit.







    Dijetarėt porosisin pėr emigrim dhe shpėrngulje



    Pėr shkaqet e lartpėrmendura, dijetarėt muslimanė tė asaj kohe, nxorrėn njė dekret fetar (fetva) ku theksohej domosdoshmėria e emigrimit tė muslimanėve nga tokat, qė ishin nėn pushtetin e tė krishterėve. Kjo, pasi emigrimi ėshtė detyrė nė njė vend ku muslimanėt e kanė tė pamundur tė praktikojnė ritet fetare.

    Ėshtė pikėrisht kjo ajo qė nunkupton dhe ajeti i Kuranit:“Kur engjėjt ua marrin shpirtrat atyre qė e kanė ngarkuar veten me faje, u thonė:“Ku ishit?“ Ata pėrgjigjen:“Ishin tė pafuqishėm nė Tokė“. (Engjėjt) do t’u thonė:“A nuk qe Toka e Allahut e gjerė qė tė mėrgonit nė tė?“ Kėta janė ata (njerėz), vendbanimi i tė cilėve ėshtė Xhehenemi; eh, sa i keq ėshtė ai vendbanim. Me pėrjashtim tė meshkujve tė pafuqishėm, grave dhe fėmijėve, tė cilėt nuk kanė as fuqinė e as mundėsinė tė drejtohen nė rrugė. Mbase Allahu i fal, se Allahu, me tė vėrtetė, ėshtė Shlyes dhe Falės i gjynaheve.“ (Nisa: 97-99)

    Kėshtu, tė gjithė ata qė gjer atėherė nuk kishin mundur tė largoheshin pėr shkak tė pasurive dhe interesave ekonomike, tashmė duhej tė emigronin, pasi kryerja e riteve fetare dhe ruajtjes sė identitetit ishte nė rrezik.

    Ajetet e mėsipėrme flasin pikėrisht pėr kėto lloj shtresash muslimane dhe i pėrshkruan kushtet e jetesės sė tyre tejet tė vėshtira. Ajetet u bėjnė thirrje tė gjithė kėtyre njerėzve qė tė largohen me qėllim qė tė ruajnė fenė dhe besimin e tyre. Ajetet tregojnė dhe pėrfundimin e tyre nė botėn tjetėr, nėse nuk e bėjnė diēka tė tillė.

    Pėr kėtė, Ebul Abas ibnu Jahja ibnu Muhamed Tilmisani, shkroi njė libėr tė veēantė pėr kėtė problem.

    Nga kjo, tė gjithė ata qė mundeshin tė emigronin fshehurazi, filluan tė largohen, pasi po tė kapeshin, ktheheshin automatikisht nė robėr.

    Grenada dukej qė nuk shfaqte asnjė interes pėr diēka tė tillė. Nė fakt, udhėheqėsit e saj ishin tė angazhuar nė konflikte pėr pushtet.



    Pėrse nuk u dėbuan muslimanėt nga tė krishterėt?!



    Kėtu lind njė pyetje e rėndėsishme; Pėrse nuk ishte vetė pushteti i krishterė ai, qė i dėbonte muslimanėt nga zonat e tyre?

    Pėrgjigja mė e pranueshme pėr kėtė pyetje ėshtė se muslimanėt nė atė kohė zotėronin zanate dhe pėrvoja ekonomike, administrative, bujqėsore, arkitekturale, industriale, tregtare etj... fusha tė cilat nuk njiheshin nga tė krishterėt. Kėshtu, tė krishterėt i mbajtėn muslimanėt me qėllim qė tė pėrfitonin prej tyre. Edhe kur pushteti mbretėror i krishter vendosi njė herė qė t’i largojė me dhunė, shumė grupe tė krishtera e kundėrshtuan diēka tė tillė. Kjo, jo nga dashuria qė ndjenin pėr kėta El-Mudexhenun, pėr pėr shkak se me largimin e tyre, dėmtoheshin interesat ekonomike tė tyre. Atėherė pushteti mbretėror e ndaloi politikėn e dėbimit tė muslimanėve.





    SĖ TRETI: NDARJA E GRENADĖS DHE PĖRĒARJA E SAJ



    Viti 863 hėnor

    1459 kalendari diellor



    Largimi i Muhamedit X (El-Arexh)



    Nė vitin 1459 Muhamedin X e larguan me forcė nga froni mbretėror i Grenadės. Vendin e tij e zuri Sad ibnu Muhamed ibnu Jusuf II, i cili qėndroi nė kėtė post pėr katėr vite.



    Viti 867 hėnor

    1463 kalendari diellor

    Tė krishterėt zgjerohen



    A kishte rast mė tė mirė se ky pėr tė krishterėt? Ata e shfrytėzuan mė sė miri kėtė rast, sidomos konfliktet e njėpasnjėshme mes muslimanėve nė Grenada, konflikte tė cilat patėn pasoja tepėr tė rėnda mbi Grenadėn. Kur konfliktet nė Grenada ishin nė kulmin e tyre, Kastiljanėt ndėrmorėn njė sulm tė papritur mbi kalanė e Gjibraltarit, e cila ishte njė nga kalatė mė tė rėndėsishme, qė u kishte mbetur muslimanėve. Kastiljanėt arritėn ta marrin dhe shtrinė pushtetin e tyre mbi kėtė kala nė vitin 1463. Tė krishterėt arritėn ta marrin lehtėsish kėtė kala, si rezultat i pėrēarjes dhe konflikteve tė njėpasnjėshme mes muslimanėve.

    Humbja e kėsaj kalaje ishte njė goditje e rėndė dhe e dhimbshme. Tashmė rrugėt lidhėse mes Andaluzisė dhe Afrikės veriore ishin ndėrprerė dhe bashkė me tė dhe ndihmat e mundshme pėr mbretėrinė e Grenadės. Tashmė, rreziku ndaj mbretėrisė sė Grenadės ishte i drejtpėrdrejtė.



    Viti 867 hėnor

    1463 kalendari diellor



    Dėbimi i Sad ibnu Muhamed



    Nė vitin 1463, Jusufi V u rebelua kundėr Sad ibnu Muhamed dhe i merr fronin mbretėror, mbi tė cilin ulet vetė.



    Viti 867 hėnor

    1464 kalendari diellor



    Kthimi i Sad ibn Muhamed



    Njė vit mė vonė, Sad ibn Muhamed arriti t’a largojė Jusufin V dhe u rikthye pėrsėri nė fronin mbretėror tė Grenadės.

    Largohej njėri dhe vinte tjetri, mė pas kthehej pėrsėri ai qė u largua... e kėshtu me radhė.



    Konflikt mes tė krishterėve

    Gjatė kėsaj kohe, mes familjes mbretėrore nė Kastilje ndodh njė konflikt, gjė e cila e largoi vėmendjen e tyre ndaj Grenadės pėr njė farė kohe. Kėshtu Grenada pėrfitoi nga ky konflikt, duke e zgjatur ekzistencėn e saj.



    Zjarri i konfliktit shpėrthen mes tė krishterėve



    Viti 868 hėnor

    1464 kalendari diellor



    Alfonso rebelohet kundėr vėllait tė tij



    Nė vitin 1464, Alfonso rebelohet kundėr vėllati tė tij Henrit IV (tė dy fėmijė tė Gjonit II). Dy ushtritė me pasuesit e tyre, u takuan nė njė betejė tė egėr mes dy vėllezėrve. Lufta pėrfundoi pa arritur asnjėri t’a mposhtė tjetrin.



    Izabela pėrkrah Henrin IV



    Konflikti mes dy vėllezėrve pėrfundoi me vdekjen e Alfonso rebelit. Pėrkrahėsit e Alfonsos filluan tė pėrkrahin motrėn e tij Izabelėn duke e nxitur tė vazhdojė revoltėn qė nisi i vėllai. Por kjo grua refuzoi vazhdimin e luftės dhe konfliktit dhe refuzoi revoltėn kundėr vėllaut tė saj, mbretit Henri IV. Ajo nėnshkroi me vėllanė e saj Henrin njė marrėveshje paqeje dhe ranė dakort, qė ajo tė emėrohet princeshė kurore, dhe pas vdekjes sė Henrit, do tė jetė ajo mbretėresha.

    Reshtja e revoltave



    Situata u qetėsua dhe revoltat me zjarrin e konflikteve tė brendshėm u shuan. Mes tyre filloi tė lindė shpresa pėr tė filluar njė drejtim tė ri nė fshehjen e armiqėsive ekzistuese kundrejt njėri-tjetrit. Thotė Zoti nė Kuran:“Ne kemi marrė besėlidhje edhe prej atyre qė thanė:“Jemi tė krishterė“, por edhe ata kanė harruar njė pjesė tė mirė nga ato qė janė kėshilluar, prandaj ua shtuam armiqėsinė dhe urrejtjen midis tyre deri nė Ditėn e Kijametit“ (Maide 14)

    Kjo ėshtė njė realitet tė cilin e ka regjistruar historia. Ata janė tė pėrēarė me njėri-tjetrin, por bashkohen kundėr nesh.

    Shpėrthenin trazirat dhe ndizeshin konfliktet tek muslimanėt nė kohė dobėsie nė mbretėrinė e Grenadės dhe nė gjithė Andaluzinė mė parė. Kėshtu vazhdoi, derisa u ndodhi ajo qė ndodhi. Ata e braktisėn kuptimin e ajetit tė Kuranit: “tė pėrulur me besimtarėt dhe tė ashpėr me femohuesit“ (Maide 54) duke e kthyer armiqėsinė dhe ashpėrsinė kundėr besimtarėve.



    Viti 869 hėnor

    1465 kalendari diellor



    Fundi i dinastisė sė Benu Merinve



    Muslimanėve tė Grenadės u erdhi dhe njė goditje fatale tjetėr, e cila konsistonte nė rėnien pėrfundimtare tė Dinastisė sė Benu Merinve nė Afrikėn veriore. Kjo ndodhi nė vitin 1465. Menjėherė u formua shteti i Vettasit i cili nuk ishte si paraardhėsit e tij kundrejt Andaluzisė. Pėrēarja sikur nuk u mjaftoi banorėve tė Andaluzisė, por u shtri dhe nė Afrikėn veriore.

    Ra Dinastia e Benu Merinve, tė cilėt e kishin mbrojtur deri atėherė Andaluzinė. Ajo ra pas atyre luftrave dritėdhėnėse, drita e tė cilave ndriēoi pėr njė kohė tė gjatė qiellin e Andaluzisė.



    Viti 874 hėnor

    1470 kalendari diellor



    Ferdinandi dhe Izabela bashkojnė tė krishterėt



    Nė vitin 1470, princi i kurorės sė mbretėrisė sė Aragonit, Ferdinandi, martohet me princeshėn e kurorės sė Kastiljes, Izabelėn, e cila ishte vajza e xhaxhait tė tij. Kjo martesė shėnon fillimin e bashkimit tė dy mbretėrive. Pas pesė vitesh, nė vitin 1475, vdiq Henri IV dhe nė fronin e mbretėrisė sė Kastiljes vjen Izabela. Pas dhjetė vitesh, mbreti i Aragonit, Gjoni II, ia lė fronin mbretėror djalit tė tij, Ferdinandit. Me anė tė martesės mes Izabelės dhe Ferdinandit, deklarohet dhe bashkimi mes dy mbretėrive, asaj tė Aragonit dhe Kastiljes. Ky bashkim ishte fatmirė pėr tė krishterėt dhe fatkeq pėr mbretėrinė e Grenadės.



    Andaluzia tashmė ishte e ndarė nė tre pjesė:

    1 - Mbretėria e Spanjės, e cila u formua nga bashkimi i Kastiljes me Aragonin, mbretėri e cila shtrihej nė shumicėn e tokave tė Andaluzisė.

    2 – Mbretėria e Portugalisė, e cila shtrihej nė perėndim tė Andaluzisė.

    3 – Mbretėria e Grenadės, e cila shtrihej nė skajet e jug-perėndimit dhe nuk zinte mė shumė se dhjetė pėrqind tė Andaluzisė sė dikurshme.

    Tė dy kėta mbretėr e forcuan mbretėrinė e re spanjolle, vendosėn rregullin, zhdukėn banditėt e rrugėve dhe hajdutėt dhe rritėn mirėqenien. Ata i shtuan mbretėrisė sė tyre dhe ishujt lindorė dhe disa ishuj tė tjerė si Siēilien. Gjithė kėto zhvillime, e shtuan forcėn ushtarake dhe aftėsitė e kėsaj mbretėrie tė re.



    Viti 887 hėnor

    1482 kalendari diellor



    Rėnia e qytetit Alhama



    Nė vitin 887, tė dy mbretėrit sulmuan fuqishėm qytetin Alhama, e cila mbrohej nga njė kala e fortifikuar mirė nga muslimanėt. Ajo ndodhej nė jug-perėndim tė Grenadės. Banorėt e qytetit treguan gatishmėri nė mbrojtjen e qytetit, por ata nuk mundėn t’i rezistojnė fuqisė ushtarake tė spanjollėve. Ushtria spanjolle arriti tė hyjė nė qytet, ku vrau dhe derdhi gjakun e banorėve tė qytetit. Gjakderdhja kishte qenė dhe vazhdonte tė ishte natyra e tyre, gjė qė tregonte urrejtjen kundėr muslimanėve.



    Tė krishterėt pėrgatiten pėr luftė

    Rrethimi i kalasė Loja

    Mė pas ushtria spanjolle u drejtua drejt njė kalaje tė rėndėsishme dhe tė fortifikuar mirė, e cila ishte nė duart e muslimanėve. Kalaja njihej me emrin Loja dhe ndodhej nė veri tė qytetit Alhama dhe nė perėndim tė Grenadės.

    Emiri i kėsaj kalaje ishte Ali Attar, i cili luftoi pėr vdekje nė mbrojtje tė kalasė sė bashku me ushtarėt e tij. Ai luftonte edhe pse ishte mbi tetėdhjetė vjeē. Ushtarėt qė mbronin kalanė, arritėn ta thyenin sulmin e tė krishterėve ndaj kalasė dhe i detyruan tė ktheheshin andej nga kishin ardhur.



    Viti 887 hėnor

    1482 kalendari diellor



    Mbreti i vogėl, udhėheq Grenadėn



    Nė tė njėjtin vit 1482 djali i mbretit tė Grenadės Muhamedi XI, hoqi babanė dhe u vendos vetė nė fronin mbretėror. Ai njihej dhe me emrin Ebu Abdullah (nė perėndim njihet me emrin Boabdil), dhe njihej gjithashtu dhe me nofkat mbreti i vogėl (El-Melik El-Sagir) dhe El-Galib Bil-lah. Logoja e Benul Ahmer-ve nė atė kohė ishte “Nuk ka triumfator tjetėr veē Zotit (la galibe il-la bil-lah)”. Kėtė logo e kishin gdhendur nė kalatė e tyre dhe nė hyrje tė pallatit Alhambra nė Grenada.

    Mbreti i vogėl (Boabdil) siē do e shohim, do tė ketė rolin e tij kryesor nė rėnien e Andaluzisė, pasi me fillimin e mbretėrimit tė tij fillon dhe rėnia pėrfundimtare e Andaluzisė.

    Ėshtė ai tė cilit i tha e ėma kur humbi pushtetin: “Qaj si gratė pėr mbretėrinė qė nuk e mbrojte dot si burrat.”



    Viti 888 hėnor

    1483 kalendari diellor

    Mbreti zihet rob



    Nė fillim tė pushtetit tė tij ai u tregua entuziast dhe u nis me ushtrinė e tij drejt kalasė Lucena, nė jug-lindje tė Kordobas. Atje fitoi disa beteja me tė krishterėt. Kur kėto lajme arritėn tek Ferdinandi dhe Izabela, dėrguan ushtrinė e tyre, e cila arriti ta thyejė nė betejėn Lucena dhe vetė mbreti i vogėl Boabdili, u zu rob.



    Muhamed Zegal merr nė dorė udhėheqjen



    Tani Grenada ishte pa mbret pasi ai ishte zėnė rob nga tė krishterėt.

    Xhaxhai i mbretit tė vogėl me emrin Ibnu Sad qė ndryshe e thėrrisnin dhe Zegal (qė do tė thotė trim i rrallė) pasi mbreti i vogėl u zu rob, zuri fronin e mbretit tė Grenadės.



    Viti 890 hėnor

    1485 kalendari diellor

    Lirimi i Boabdilit

    Tė krishterėt deshėn qė pėrēarjen mes muslimanėve ta ēonin dhe mė tej. Pėr kėtė ata thurrėn njė komplot, me tė cilin do tė ndiznin armiqėsitė dhe urrejtjen mes familjes mbretėrore nė Grenada. Kėshtu Ferdinandi u takua me Boabdilin, i cili tashmė ishte rob i tij, dhe i kėrkoi qė nė kėmbim tė rikthimit tė tij nė pushtet tė njihte pushtetin e tė krishterėve, tė lironte robėrit e krishterė qė ishin nė Grenada dhe t’i dorėzonte atij disa nga kalatė e muslimanėve. Mbreti i vogėl nuk i rezistoi tundimit pėr tu bėrė pėrsėri mbret dhe i pranoi tė gjitha kėrkesat e tė krishterėve. Madje ai u pėrkul dhe i puthi dorėn Ferdinandit.

    Me kėtė, Boabdili i harroi vargjet e poetit musliman:

    Unė nuk e puth njė dorė

    Prerja e tė cilės ėshtė mė e lehtė se t’a puthėsh.

    Viti 891 hėnor

    1486 kalendari diellor

    Rėnia e kalasė Loja



    Tė krishterėt e liruan mbretin e vogėl dhe filluan pėrgatitjet pėr ta rikthyer atė nė Grenada. Por Zegal refuzoi qė t’i lėshojė fronin. Tė krishterėt e shfrytėzuan kėtė rast dhe nė vitin 1486 u drejtuan me ushtrinė e tyre drejt kalasė Loja, e cila u kishte rezistuar mė parė, nėn komandėn e dijetarit musliman Ali Attar. Tė krishterėt kėrkuan ndihmė dhe nga Anglia dhe me ta u bashkua dhe njė ushtri me trupa angleze. Ushtria e Ferdinandit nė kėtė betejė arrinte nė 12.000 kalorės dhe 40.000 kėmbėsorė. E gjithė kjo ushtri e rrethoi Lojan, e cila filloi rezistencėn kundėr tė krishterėve. Prej atyre qė treguan trimėri tė rrallė nė kėtė betejė ishte Ali Attar, i cili megjithėse ishte mbi 80 vjeē doli tė luftojė kundėr tė krishterėve. Mjetet luftarake tė arabėve dhe muslimanėve nė Andaluzi, ishin shpatat, heshtat dhe shigjetat dhe me kėto ishin mėsuar tė luftonin. Kurse anglezėt kishin njė mjet, qė arabėt nuk e njihnin nė luftė, sėpatat. Njė nga ushtarėt e gjuajti Ali Attarin me sėpatė dhe arriti ta vrasė. Njerėzit pas vdekjes sė tij u ēoroditėn dhe qyteti Loja u dorėzua nė duart e tė krishterėve, me kusht qė banorėt tė lihen tė largohen tė sigurtė.

    Megjithatė Zegal dhe mbreti i vogėl nuk nxorrėn mėsim se me pėrēarjen e tyre do tė bien nė duart e tė krishterėve tė gjitha kalatė dhe qytetet e mbetura.





    SĖ KATĖRTI HUMBJA E GJYSMĖS SĖ GRENADĖS

    Viti 892hėnor

    1487 kalendari diellor



    Ndarja e Grenadės mes Boabdilit dhe Zegalit



    Nė tė njėjtin vit nė tė cilin ra Loja, mbreti i vogėl u nis drejt Grenadės dhe filloi luftėn kundėr xhaxhait tė tij, Zegal-it. Spanjollėt e shfrytėzuan kėtė rast dhe u nisėn me ushtri drejt Grenadės. Lajmi mbi nisjen e ushtrisė spanjolle arriti nė Grenadė. Menjėherė paria dhe njerėzit e ditur nė Grenada filluan tė diskutojnė rreth kėtij problemi. Ata u bėnė presion mbretit tė vogėl dhe Zegal-it, qė t’i linin mėnjanė mėritė. Me qėllim qė tė mbeteshin tė kėnaqur tė dy ranė dakort qė mbretėrinė e Grenadės ta ndanin dysh:

    Njėra gjysmė ishte Grenada dhe gjithēka qė ishte nėn vartėsinė e saj nė njėrin krah.

    Kurse gjysma tjetėr ishte qyteti Baza dhe zonat qė ishin nė atė anė.

    E habitshme ėshtė se me martesėn e Ferdinandit me Izabelėn, dy mbretėritė e krishtera u bashkuan. Kurse muslimanėt nė Grenada, edhe pse kishin vetėm 10 % tė Andaluzisė, ndaheshin nė dy mbretėri.

    Kėshtu u nda mbretėria e Grenadės nė dy pjesė dhe u nda vetė qyteti nė dy pjesė. Tė krishterėt pritėn se ēfarė do tė ndodhte pas kėsaj marrėveshje mes dy palėve. Gjendja mes muslimanėve vazhdoi tė pėrkeqėsohej dhe tė dobėsohej, nga konfliktet e brendshme.



    Viti 892 hėnor

    1487 kalendari diellor



    Rėnia e kalasė Belsh



    Duke parė kėtė situatė, tė krishterėt u drejtuan drejt njėrės nga kalatė e rėndėsishme tė muslimanėve, atė tė Belsh-it. Kalaja Belsh ndodhej nė zonėn ė cilėn e administronte Zegal. Kėshtu nė vitin 1487 Ferdinandi u nis me 25.000 kalorės dhe 50.000 kėmbėsorė drejt Belesh-it. Gjatė rrugės banorėt e fshatrave pėrreth Belesh, filluan ta sulmojnė ushtrinė e Ferdinandit dhe arritėn t’u merrnin karvanin e armėve, i cili lėvizte pas ushtrisė. Megjithatė kjo nuk e pengoi Ferdinandin tė vazhdojė rrugėn pėr Belesh.

    Duke ndjerė rrezikun se kjo kala e tij mund tė bjerė nė duart e tė krishterėve, Zegal doli natėn me 1.000 kalorės dhe 20.000 kėmbėsorė pėr t’i bėrė ballė sulmit tė krishterėve kundėr Belesh. Kur u afrua me qytetin, ai dėrgoi njė tė dėrguar me njė letėr pėr komandantin e ushtrisė nė Belesh. Ushtria e Ferdinandit e kap tė dėrguarin dhe lexon letrėn nė tė cilėn Zegal i kėrkonte komandantit tė ushtrisė, qė tė sulmonin sė bashku nė njė orar. Nė orarin e caktuar, Zegal me ushtrinė e tij sulmoi, kurse ushtria nė Belesh nuk sulmoi pasi nuk u kishte arritur letra. Tė krishterėt arritėn ta thyejnė Zegal, i cili u arratis dhe u strehua nė Vadi Ash (Guadix). Lajmet mbi humbjen e Zegal arritėn nė Grenada. Mbreti i vogėl Boabdili, arriti qė ta vendosė nėn sundimin e tij edhe pjesėn qė kishte qenė nėn sundimin e Zegal dhe i vrau pėrkrahėsit e tij. Gjatė kėtyre konfliteve mes muslimanėve nė Grenada, tė krishterėt me Ferdinandin nė krye, arritėn ta shtinin nė dorė kalanė dhe qytetin Belesh. Tė njėjtin fat pėrsuan dhe fshatrat dhe kalatė pėrreth, tė cilėt u dorėzuan me kusht qė tė liheshin tė largoheshin tė sigurtė.

    Tani nė dorė tė muslimanėve kishte mbetur Grenada, dhe dy qytete nė bregdetin e jugut, Baza dhe Malaga.



    Viti 893hėnor

    1488 kalendari diellor



    Rrethimi i Malagas



    Duke parė gjendjen e nderė tė muslimanėve, tė krishterėt lakmuan qė tė marrin dhe qytetin Malaga, qė ndodhet nė skajin jugor, nė brigjet e detit mesdhe. Kėshtu Ferdinandi e rrethoi Malagan dhe filloi tė ushtrojė presion ndaj saj. E gjitha kjo ndodhte nė vitin 1488.

    Duke parė situatėn e krijuar, u mblodh paria e qytetit dhe me ta edhe tregtari mė i fuqishėm i qytetit Ali Darduk dhe ranė dakort mbi dorėzimin e Malagas, pasi nuk shihnin dobi nga qėndresa. Duke parė qė qyteti ishte i rrethuar nga deti dhe nga toka dhe se nuk shpresonin ndonjė forcė pėr t’i ndihmuar, vetė Ali Darduk vajti tė takohet me Ferdinandin pėr tė biseduar rreth dorėzimit tė qytetit.

    Nė kėtė moment shfaqet njė burrė, emri i tė cilit duhet tė pėrjetėsohet nė historinė islame dhe figura tė tilla si ai duhet te jenė shembuj pėr tu ndjekur nga tė rinjtė muslimanė sot. Ai ishte Hamid El-Zugabij. Njė figurė qė njihet nga shumė pakė muslimanė. Emri i tij duhet tė bėhet i pėrjetshėm nė histori dhe me kėtė emėr, duhet tė quajmė sheshet, shkollat, spitalet dhe rrugėt. A e njihni kush ishte Hamid El-Zugabi?



    Rezistenca e Hamid El-Zugabi



    Ai njihej si njė nga luftėtarėt mė tė aftė nė luftė dhe njė nga ata, qė luftuan nė mbrojtje tė Malagas. Kur pa qė paria e vendit kishin vendosur t’ua dorėzonin qytetin kastiljanėve, ai e refuzoi kėtė gjė dhe filloi tė mbledhė njerėz rreth vetes. Kur u shtuan pasuesit e tij, e shpalli veten administrator tė Malagas, pasi pushtetarėt dhe paria ishin dorėzuar. Duke dashur qė tė hynin nė qytet pa luftė, Ferdinandi dėrgoi njė nga tregtarėt muslimanė pėr tek Hamid El-Zugabij. Ai u mundua ta joshė me pasuri dhe i premtoi 4.000 dinarė floriri, nėse pranonte tė dorėzohej. Por ai e refuzoi kėtė kėrkesė me fjalėt e tij tė pėrjetshme:”Unė e kam marrė Malagan qė ta mbroj dhe jo ta dorėzoj.” Kjo ishte qėndresa e heroit Hamid El-Zugabi.



    Gjylet prej flake



    Hamid El-Zugabi e vendosi situatėn nėn kontroll dhe qyteti filloi t’i rezistojė sulmeve tė Ferdinandit. Atėherė ushtria e krishterė filloi t’i gjuajė muslimanėt brenda mureve rrethuese me gjyle zjarri, tė cilat digjnin gjithēka pėrreth vendit ku binin. Njė historian nga Andaluzia i pėrshkruan kėto gjyle:”Ishin si gurė tė mėdhenj prej zjarri. Ata ngjiteshin lart nė ajėr dhe mė pas pėrplaseshin pėrtokė, duke djegur gjithēka pėrreth.” Diēka tė tillė kishin pėrdorur dhe muslimanėt mė parė nė betejėn pėr Tarifin. Mjetet qė i hidhnin kėto gjyle, u ngjanin topave primitivė qė u shfaqėn mė pas.



    Beteja e kullės



    Tė krishterėt filluan t’a pėrqėndrojnė sulmin tek kullat e qytetit. Gjatė pėrpjekjeve ata e dogjėn njėrėn prej tyre dhe hynė brenda saj. Muslimanėt i nxorrėn jashtė, por pėrsėri ata arritėn tė hynin dhe e morrėn kullėn. Hamid El-Zugabij i urdhėroi qė tė ndiznin zjarr poshtė kullės. Me kėtė ajo filloi tė digjej dhe u rrėzua me tė gjithė tė krishterėt brenda. Sulmi i tė krishterėve u pėrqendrua tek kjo kullė qė u rrėzua. Teksa muslimanėt dhe tė krishterėt ishin nė kulmin e luftimeve, paria e Grenadės i kėrkonin Hamid El-Zubabi tė dorėzohej, por ai refuzoi qė tė dorėzohej. Lufta vazhdoi dhe tė vrarėt u shtuan nga tė dy kampet.

    Tė krishterėt pėrgatitėn flotėn e tyre detare pėr tė sulmuar nga deti. Menjėherė Hamid El-Zugabij organizoi flotėn e tij prej gjashtė anijesh dhe i nxorri nė det pėr tė ndaluar tė krishterėt. Kėto anije arritėn t’i ndalonin anijet e tė krishterėve.

    Tė krishterėt filluan tė ndėrtonin kulla, nė tė cilat strehoheshin njėqind ushtarė dhe me tė afroheshin pėr tė hyrė brenda mureve tė qytetit.

    Ali Dardug dhe shumė nga paria e qytetit filluan pėrsėri qė tė ulin moralin e ushtarėve muslimanė, duke u thėnė qė rezistenca ishte e padobishme, pasi tė krishterėt do e marrin Malagan, do na vrasin dhe do marrin pasuritė tona. Ėshtė nė interesin tonė qė tė dorėzohemi. Shumė njerėz u ndikuan nga kėto fjalė dhe filloi t’iu bjerė morali. Ali Dardug dhe disa tė tjerė i dėrguan njė letėr Ferdinandit ku pranonin dorėzimin e qytetit. Ferdinandi e pranoi kėtė dhe ia dha pėrgjigjen tė dėrguarit dhe e la tė shkojė. Kur i dėrguari u afrua tek portat e Malagas pėr tė sjellė pėrgjigjen, Hamid El-Zugali dhe pasuesit e tij, e gjuajtėn me shigjeta dhe nuk e lanė tė hyjė nė qytet. I dėrguari u largua pėrsėri pėr tek spanjollėt. Lajmet se rrethimi i Malagas ėshtė nė kulmin e tij, arritėn nė fshatrat pėrreth, banorėt e tė cilave filluan tė grumbulloheshin pėr tu vajtur nė ndihmė muslimanėve. Zegal (xhaxhai i mbretit tė vogėl) kur dėgjoi mbi qėllimin e tyre, vendosi tė dėrgojė njė ushtri qė tė bashkohej me ta pėr tu ardhur nė ndihmė banorėve tė Malagas.



    Tradhėtia e madhe



    Por nė kėto momente ndodh njė tradhėti tjetėr. Mbreti i vogėl, Boabdili, duke parė kėto lėvizje mendoi qė nėse Malaga do tė rezistonte dhe nuk do tė binte nė duart e tė krishterėve, do tė ishte njė fuqi mė tepėr nė anėn e Zegal-it. Pėr tė, ishte mė mirė qė Malaga tė binte nė duart e tė krishterėve. Banorėt e Vadi Ash (Guadix) dhe Zegal le tė thyheshin nga tė krishterėt, me qėllim qė mbretėria e Grenadės t’i mbesė vetėm atij. Kjo ishte njė tradhėti tjetėr. Menjėherė ai dėrgon ushtrinė e tij qė ta pengojė ushtrinė e Zegal qė t’ju vijė nė ndihmė banorėve tė Malagas. Nė kohėn kur tė krishterėt kishin rrethuar Malagan, dy ushtritė muslimane luftonin me njėra-tjetrėn. Njėra kėrkonte t’ju vijė nė ndihmė banorėve tė Malagas, tjetra kėrkonte ta pengojė.



    Tė krishterėt nė mbrojtje tė mbretit tradhėtar



    Mbreti i vogėl fitoi nė kėtė luftė dhe menjėherė i dėrgoi njė letėr Ferdinandit dhe Izabelės, ku u jepte sihariqin, qė arriti ta pengojė Zegal pr t`iu ardhur nė ndihmė banorėve tė Malagas. Kjo tradhėti e Boabdilit u pėrhap tek njerėzit, tė cilėt filluan ta urrenin pėr atė qė kishte bėrė dhe filluan tė bashkoheshin me Zegal-in. Ferdinandi dhe Izabela dėrguan njė mijė kalorės dhe dhjetė mijė kėmbėsorė pėr tė marrė nė mbrojtje mbretin e vogėl. Tani mbreti i vogėl mbrohej nga tė krishterėt.

    Njė njeri i ditur nga qyteti Ash, Ibrahim Santo qė kishte marrė pjesė nė luftėn e Vadi Ash (Guadix) me Zegal kundėr mbretit tė vogėl, mblodhi katėrqind burra tė tjerė nga Vadi Ash (Guadix) dhe u nisėn pėr nė Malaga. Ata e sulmuan ushtrinė e krishterė dhe dyqind prej tyre arritėn tė depėrtonin brenda nė qytet.



    Vetėflijimi i njė dijetari musliman



    Vetė Ibrahim Santo, kur sulmuan ushtrinė e Ferdinandit, nuk luftoi por ra nė sexhde sikur po falej. Tė krishterėt e kapėn dhe e dėrguan tek komandanti i tyre. Kur e ēuan tek komandanti i ushtrisė, Ibrahim Santo mendoi se ai ishte mbreti Ferdinand. Komandanti e pyeti se kush ishte dhe Ibrahimi iu pėrgjigj:“Unė jam njė nga evlijatė e Zotit dhe di sekretin e marrjes sė Malagas.“ Komandanti i kėrkoi qė t’ia tregojė. Ibrahim Santo u afrua sikur kėrkon t’i thotė diēka dhe nxorri thikėn dhe me tė vrau komandantin, duke menduar se ėshtė Ferdinandi. Mė pas sulmoi dhe gruan e tij duke menduar se dhe ajo ėshtė Izabela. Por rojet arritėn ta vrasin dhe kufomėn e tij e hodhėn tek muslimanėt. Ata e varrosėn kufomėn e tij me respekt pėr atė qė bėri.







    Rrethimi vazhdon i ethshėm



    Tė krishterėt vazhduan ta shtonin presionin pėr tė marrė qytetin. Kėshtu dogjėn njė urė tė rėndėsishme tė qytetit dhe filluan t’i vrasin rojet duke i djegur me barut. Ali Dardug dhe paria e qytetit filluan t’i luteshin Hamid El-Zugabij qė tė pranonte dorėzimin e qytetit, me qėllim qė tė ruanin pasuritė e tyre. Tė gjithė njerėzit e tjerė luftonin, kurse kėta mendonin vetėm mbi pasuritė e tyre. Por Hamid El-Zugabi refuzoi tė dorėzonte qytetin. Tė krishterėt ndėrmorrėn njė sulm tė fuqishėm, por muslimanėt arritėn t’i thyenin.



    Rėnia e Malagas



    Tė krishterėt arritėn tė dėpėrtojnė brenda qytetit, por muslimanėt vranė shumė prej tyre. Kjo i detyroi tė ktheheshin pėrsėri. Kur panė qė tė krishterėt u thyen, Hamid El-Zugabij urdhėroi pėr kundėrsulm jashtė qytetit. Numri i tė vrarėve nė kampin e tė krishterėve u shtua. Pjesa tjetėr e ushtrisė filloi t’i gjuajė muslimanėt me gurė nga larg. Njė nga gurėt qėllon mbajtėsin e flamurit tė muslimanėve dhe flamuri rrėzohet. Kur panė qė ra flamuri, ushtria muslimane u ēorodit dhe banorėt filluan tė tėrhiqeshin.

    Duke parė gjendjen e krijuar, banorėt e Malagės i kėrkuan Ferdinandit tė dorėzoheshin, por ai refuzoi dhe kėmbėnguli qė ta marrė me forcė qytetin, ose tė dorėzoheshin pa kushte. Po tė dorėzoheshin pa kushte ai do i vriste tė gjithė, kėshtu qė i thanė:“Nėse nuk pranon tė dorėzohemi sipas kushteve tona, do i vrasim 1.500 robėr qė i kemi brenda dhe do i varim tek kullat e qytetit. Pastaj do i vėmė flakėn qytetit dhe do tė tė vijmė me shpatat tona.” Kur dėgjoi kėtė Ferdinandi pranoi dorėzimin e qytetit sipas kushteve tė muslimanėve. Veēse Hamid El-Zugabi dhe pasuesit e tij refuzuan tė dorėzoheshin, nė njė kohė qė tė gjithė banorėt e tjerė ishin dakort tė dorėzoheshin. Kėshtu u dorėzua qyteti. El-Zugabij dhe disa ushtarė u strehuan nė njė nga kullat e qytetit dhe filluan tė luftojnė. Por ushtarėt qė kishte me vete e tradhėtuan dhe u dorėzuan. Kėshtu ai u zu rob dhe e dėrguan tek Ferdinandi, i cili e bėri robin e tij.

    El-Zugabi vazhdoi tė luftojė edhe pse i vetėm, deri nė fundin e betejės. Zoti e mėshiroftė dhe i shtoftė muslimanėt si ai. Nėse El-Zugabi do tė kishte mbėshtetės dhe pėrkrahje, do tė kishte arritur tė ndryshonte historinė.



    Kėshtu ra qyteti i lavdishėm, qyteti i Malagas. Tė krishtetėt hynė nė qytet si fitimtarė. Ata filluan tė shkatėrronin, plaēkisnin dhe tė merrnin robėresha gratė dhe fėmijėt. Ferdinandi i ktheu nė robėr tė gjithė banorėt, por u dha rast qė tė paguanin njė sasi tė hollash me qėllim qė tė fitonin lirinė.

    Fatkeqėsitė dhe vuajtjet e banorėve muslimanė tė Malagas ishin tė mėdha. Shkelja e marrėveshjeve dhe fjalės sė dhėnė, ishte traditė e tė krishterėve kastiljanė. Me marrjen e Malagas, u ndėrpre ēdo shpresė pėr ndihmė nga Afrika veriore.



    Viti 894 hėnor

    1489 kalendari diellor

    Rėnia e Almerias



    Nė vitin 1489, nė duart e tė krishterėve ra dhe njė qytet tjetėr i rėndėsishėm, Almeria. Mbretit Zugal, nga e gjithė mbretėria nuk i kishte mbetur veēse kryeqyteti dhe disa kala tė vogla nėn vartėsinė e tij.



    Viti 895 hėnor

    1490 kalendari diellor



    Sulmi ndaj Baza, kryeqytetit tė Zegalit



    Ferdinandi dhe Izabela, mė pas u nisėn drejt veri-lindjes sė Grenadės duke dashur tė arrijnė qytetin Baza. Pyetja qė lind ėshtė: “Pėrse nuk sulmoi Grenadėn?“

    Ai nuk sulmonte Grenadėn - e cila nė atė kohė ishte e ndarė dysh, mes mbretit tė vogėl dhe mes xhaxhait tė tij, Zegal-it - por sulmonte zonat tė cilat ishin nėn pushtetin e Zegal-it. Pasi morri Malagan qė ishte nėn pushtetin e Zegal-it ai u nis drejt Baza, ku ndodhej dhe vetė Zegal. Ferdinandi e rrethoi me 13.000 kalorės dhe 40.000 kėmbėsorė. Vetė Zegal pasi pėrgatiti ushtrinė pėr kėtė rrethim, u largua nga qyteti, pasi kishte frikė se mos qyteti bie dhe zihet rob. Ndryshimi mes njė udhėheqėsi, qė prin ushtrinė nė luftė dhe njė tjetri qė e braktis atė, ėshtė shumė i madh. Thotė poeti arab:

    Nuk barazohet ai qė luftėn e ka si shtėpi

    dhe ai qė veē ushqimit dhe veshjes, gjė tjetėr nuk di.



    Viti 895 hėnor

    1490 kalendari diellor



    Rrethimi i Baza



    Banorėt e Baza u pėrgatitėn pėr ta mbrojtur qytetin e tyre dhe i kishin marrė masat pėr rrethimin. Duke qenė se rrethimi po zgjaste dhe banorėt po tregonin qėndresė, Ferdinandi urdhėroi tė digjeshin fushat, tė mbjellat dhe kopshtet e qytetit. Banorėt dolėn nga qyteti pėr tė mbrojtur tokat dhe kopėshtet e tyre dhe filluan tė luftojnė me tė krishterėt. Tė dy ushtritė luftonin nė grupe tė paorganizuar dhe tė shpėrndarė kudo. Kėto beteja vazhdonin pėr gati dymbėdhjetė orė derisa errėsohej. Tė dy palėt, linin nė fushėn e betejės shumė tė vrarė. Muslimanėt nė kėtė kohė luftonin pa njė udhėheqės, pasi Zegali ishte larguar.

    Edhe pse muslimanėt u bėnė ballė sulmeve dhe rrethimit, pas katėr muaj rrethim, filluan tė shfaqen shenjat e lodhjes.

    Kjo vazhdoi deri kur erdhi mbretėresha Izabelė, e cila zakonisht vinte vetėm kur e lajmėronin, qė njė qytet i rėndėsishėm do tė merrej. Muslimanėt duke parė qė tė krishterėt ishin tė vendosur nė vazhdimėsinė e rrethimi tė qytetit, filluan bisedimet pėr dorėzimin e qytetit. Kėshtu u arrit marrėveshja e dorėzimit tė Baza sipas kushteve tė caktuara nga muslimanėt. Njė nga kėto kushte ishte, qė banorėt tė ishin tė lirė tė zgjidhnin mes jetesės nė Baza dhe largimit prej saj. Kėshtu u dorėzua Baza pas njė rezistence qė zgjati katėr muaj. Nga ushtria e Ferdinandit u vranė gjatė rrethimit tė Baza njėzet mijė ushtarė. Tre mijė prej tyre u vranė nė beteja, kurse 17.000 tė tjerė vdiqėn nga sėmundjet dhe epidemitė.



    Proēesi i dorėzimit



    Pėrveē qytetit Baza u dorėzuan dhe kalatė qė ndodheshin rreth saj. Tė gjithė komandantėt qė mbronin kalatė paraqiteshin tek Ferdinandi dhe i dorėzonin kalatė. E ēfarė mund tė bėnin tjetėr, tani qė gjithė qendrat ishin tė duart e tė krishterėve?



    Krenaria e Ali ibnu Fekharit.



    Tė gjithė komandantėt dorėzonin ēelėsat e kalave qė kishin pasur nėn kontroll.

    Njė nga kėta komandantė ishte dhe Ali ibnu Fekhar, i cili kishte pasur nėn kontrollin e tij disa kala. Ai u paraqit sė bashku me komandantėt e tjerė pėr tė dorėzuar kalatė. Ē’do komandant kur dorėzonte kalanė, Ferdinandi dhe Izabela e shpėrblenin me njė shumė tė hollash. Kur erdhi radha e Ali ibnu Fekhar, i foli Ferdinandit me lirinė e njė komandanti ushtarak, dhe i tha: “Unė jam musliman dhe jam komandanti i kalasė Tabarna dhe Bereshna. I mora nė dorėzim kėto dy kala pėr t’i mbrojtur, por ushtarėt e mi e humbėn shpresėn pėr fitore me rėnien e Baza dhe tashmė nuk kėrkojnė gjė tjetėr veē sigurisė sė jetės. Kėto kala o mbret, janė tuajat tani dhe mund t’i merrni kur tė doni”.

    Ferdinandi urdhėroi vartėsit e tij t’i jepnin Ali ibnu Fekhar-it njė shumė tė madhe tė hollash si shpėrblim pėr dorėzimin e kėtyre kalave tė rėndėsishme. Por Ali ibnul Fekhar nuk pranoi ta marrė kėtė shumė duke u thėnė: “Duhet ta dini, qė nuk kam ardhur pėr tė shitur atė qė nuk ėshtė pronė e imja, por erdha tė dorėzoj atė, qė caktimi i Zotit e ka bėrė pronėn tuaj. Duhet tė keni diēka tė qartė, se nėse do tė ketė njerėz qė mė ndihmojnė ashtu siē duhet, nė vend tė floririt qė mė ofrohet do tė ishte vdekja, ēmimi i kėtyre kalave”.

    Ai ishte model i atyre burrave, tė cilėt janė tė rrallė nė histori. Tė tillė njerėz, e shfaqin karakterin dhe dinjitetin e tyre edhe nė gjendje dobėsie dhe humbje tė pushtetit. Janė modele, tė cilėt me moralin dhe kryelartėsinė e tyre, qėndrojnė lart ēdo pasioni pėr kėnaqėsitė e kėsaj bote.



    Kėrkesat e vetme tė Ali Fekharit



    Historianėt pohojnė, qė Ferdinandi dhe Izabela u habitėn me krenarinė e Ali ibnul Fekharit dhe i kėrkuan qė tė bashkohej me ushtrinė e tyre qė t’ju shėrbejė. Kjo pasi shumė nga komandantėt kur dorėzohej qyteti ose kalaja, ata kalonin me ushtrinė pushtuese. Por Ali ibnul Fekhar refuzoi tė vihej nė shėrbim tė armiqve tė muslimanėve dhe fesė sė tij. Kur e panė qė ai nuk e pranon kėtė, Izabela e pyeti nėse kishte ndonjė dėshirė qė mund t’ia plotėsonin. “Po-u tha Ali ibnul Fekhar- dėshira qė kam ėshtė, se nė qytetet dhe kalatė qė dorėzova, kam lėnė shumė nga muslimanėt e vobektė, qė nuk kanė mundėsi tė largohen me familjet dhe fėmijėt e tyre. Prandaj kėrkoj prej jush, qė tė mė jepni njė premtim mbretėror, qė do i mbroni dhe do i lini tė lirė nė fenė dhe pasuritė e tyre”. Tė dy mbretėrit tė habitur me qėndrimin e tij, i dhanė fjalėn qė do ia plotėsonin kėtė dėshirė. Mė pas mbretėresha e pyeti pėrsėri:“Po pėr vete, a nuk kėrkon gjė?“ “Jo – u pėrgjigj – nuk dua gjė tjetėr pėrveē lejes qė tė largohem me vajzat e mia, duke e lėnė kėtė vend me tė mirat e tij.“ Dy mbretėrit u munduan qė ta detyronin t’i merrte pasuritė qė kishin pėrgatitur pėr tė si dhuratė dhe jo si shpėrblim pėr dorėzimin e kalave, por ai nuk i pranoi as dhuratat.

    Po. Umeti im – umeti islam – ka pasur dhe do tė ketė nė ēdo kohė dhe vend, njerėz qė me krenari kėrkojnė lavdinė e fesė sė tyre dhe jo grada, tituj dhe pasuri. Kjo do tė ndodhė, sido qė tė jetė e pashpresė gjendja. Madje edhe nė ditėt tona, gjenden modele njereėzit tė tillė, tė cilėt e mbajnė nė kėmbė umetin musliman. Nėse nuk do tė ekzistonin modele tė tillė, umetit musliman do i kishte ardhur fundi.



    Viti 895 hėnor

    1490 kalendari diellor



    Shitja e pjesės sė mbetur tė mbretėrisė sė Zegalit



    Me rėnien e Malagas dhe Baza, mbretit Zegal nuk i kishin mbetur vetėm disa fshatra dhe kala tė vogla rreth qytetit Vadi Ash (Guadix). Duke parė qė ēdo gjė i doli jashtė kontrollit, Zegal i detyruar i kėrkoi Ferdinandit dhe Izabelės, qė tė pranonin t’u shesė pjesėn qė i kishte mbetur nėn sundimin e tij. Kėshtu pas bisedimeve dy palėt ranė dakort, qė Zegal t’ju japė Ferdinandit dhe Izabelės tė gjitha zonat qė ishin akoma nėn sundimin e tij nė kėmbim tė pesė milion dinarėve flori. Kėshtu Zegal i shiti tokat e muslimanėve me pesė milionė dinarė floriri. Mė pas ai u dorėzua tek Ferdinandi, i cili nga ana e tij e nderoi dhe e shpėrbleu pėr kėtė shėrbim qė i bėri.

    Disa historianė thonė qė Ferdinandi e mbajti si guvernator tė njė qyteti, por nėn survejimin e ushtarėve kastiljanė.

    Kėshtu humbi gjysma e mbretėrisė sė Grenadės dhe humbėn gjysma e zonave qė mė parė ishin nėn vartėsinė e saj. Spanjollėt hynė nė qytetin Vadi Ash (Guadix) nė vitin 1490, qytet tė cilin e morėn me dhurata dhe flori nga monarku Zegal. Ai dhe komandantėt e tij, morėn tė hollat e fituara nga shitja e tokave muslimane.





    Pėrmbledhje e ngjarjeve nė mbretėrinė e Grenadės



    Viti 755 Vrasja e Ebul Haxhaxhit, monarhun tė Grenadės.



    - Ndodhėn disa pėrmbysje pushtetesh nė Grenadė



    - Ndodhėn disa pėrmbysje pushtetesh nė Kastilje



    793 Asketi Sio udhėheq njė sulm kundėr Grenadės, sulm i cili dėshton dhe vetė Sio mbetet i vrarė.



    810 Rėnia e Nuairas nė duart e tė krishterėve.



    820 Ardhja e Muhamedit VIII (El-Ejser) nė fronin e Grenadės.



    845 Largimi i El-ejser dhe ardhja e Muhamedit X (El-Arexh).



    - Pėrkeqėsimi i gjendjes sė muslimanėve nė Andaluzi, nxjerrja e dekreteve me tė cilat synohej

    diskriminimi dhe poshtėrimi i muslimanėve.



    863 Largimi i Muhamedit X dhe ardhja e Sad ibnu Muhamed nė vendin e tij.



    867 Rėnia e kalasė sė Gjibraltarit nė duart e tė krishterėve.



    869 Rėnia pėrfundimtare e Dinastisė sė Benu Merinve.



    874 Martesa e Ferdinandit me Izabelėn.



    887 Rėnia e qytetit Alhame nė jug tė Grenadės.



    888 Mbreti i vogėl (Boabdili) kapet rob dhe xhaxhai i tij Zegali i zė fronin mbretėror.



    891 Rėnia e kalasė Loja.



    892 Rėnia e kalasė Belesh.



    893 Rėnia e Malagas.



    895 Dorėzimi i Baza dhe zonave rreth saj.





    Shpėrbėrja e Andaluzisė... tė vėrteta dhe konkluzione



    Humbja dhe shpėrbėrja e Andaluzisė, ishin frytet e pėrēarjes dhe lakmisė pėr pushtet. Humbja e Andaluzisė ishte fryti i tradhėtive dhe pabesive mes muslimanėve...

    Fillimet e rėnies dhe humbjes sė Andaluzisė, ishin ato shtete qė u pėrēanė, ku ēdo qytet pėrfaqėsonte njė shtet. Ēdo qytet ishte i pavarur dhe lakmia pėr pushtet kishte verbuar shikimet dhe nuk shihnin veē interesave vetjake.

    Kjo ua lehtėsoi tė krishterėve ēėshtjen, pasi secili qytet-shtet luftonte i vetėm dhe ėshtė e pamundur qė njė qytet i vetėm t’i bėjė ballė ushtrive aleate tė grumbulluara nga tė katėr anėt.

    Muslimanėt e Andaluzisė po mblidhnin frutet e pėrēarjeve, tradhėtive dhe pabesive. Ata ishin dėshmitarė tė humbjes sė qyteteve njėri pas tjetrit. Lakmia pėr pushtet, i bėri tė harrojnė se fuqia e tyre qėndron nė unitetin dhe se ujku parapėlqen delen e vetmuar.

    Sa herė qė kemi korrur lavdi dhe kemi qėnė nė kulmin e fuqisė, armiqtė tanė janė pėrpjekur me ēdo mėnyrė tė na pėrēajnė.

    Kolonizatorėt nuk dolėn nga tokat tona – nė mesin e shekullit XX – vetėm pasi nė kishin pėrēarė dhe ndarė nė shumė shtete. Kėto shtete ndaheshin nga kufij dhe i ndanin interesa tė ndryshme, me qėllim qė tė garantojnė dobėsinė dhe kėtė pėrēarje.

    Ne sot po jetojmė pasojat e ndarjeve dhe pėrēarjes tonė, pasi armiqtė tanė – tė cilėt janė po ata tė djeshmit, por kanė ndėrruar rolet – intrigojnė kundėr ēdo shteti musliman, duke vrarė, plaēkitur, pėrdhunuar etj... Pėr tė arritur kėto qėllime, ata sot pėrdorin tė ndrejtėn ndėrkombėtare dhe flasin nė emėr tė qytetėrimit fallco.

    Pushtuesi kushdo qoftė ai, ėshtė njė plaēkitės dhe kriminel, edhe nėse deklaron se ka ardhur pėr tė pėrhapur qytetėrimin, lirinė, demokracinė dhe paqen. Ne po i shohim me sytė tanė tashmė demokracinė dhe lirinė qė eksportuan nė vendet qė i kanė pushtuar. Ne po shohim me sytė tanė gjakun, shkatėrrimin, vjedhjen e pasurive dhe dhunimin e nderit.

    Duke analizuar shkaqet e rėnies sė Andaluzisė, ne bėjmė thirrje pėr unitet dhe bashkim. Nėse kjo nuk arrihet duke hequr kufijtė qė na ndajnė nga njėri-tjetri, atėherė le tė bėhet duke bashkuar zemrat, interesat dhe aspiratat e pėrbashkėta. Ne nuk kėrkojmė unitet arab, pasi diēka e tillė e ka provuar dėshtimin total tė saj, por duam unitet islam, ku ajo qė na bashkon ėshtė fjala:“La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah.“

    * Tradhėtia e Ibnul Ahmer Al-Fakih ndaj monarhun tė Benu Marinve nė atė kohė

    konfliktuale, ku rrezikohej shteti musliman, ishte nga ngjarjet mė tė rėnda qė kishte kaluar Andaluzia.

    Megjithatė, kishte akoma njerėz qė vazhdonin me tradhėti dhe pabesi! A nuk u mjaftonte kėtyre njerėzve dobėsia e muslimanėve, qė t’i shtonin dhe tradhėtitė e tyre?!

    Kėto fjalė i them me keqardhjen mė tė madhe, pasi kėto tradhėti na kanė kushtuar shumė ne muslimanėve. Ajo qė ndodhte dje nė Andaluzi, po e shohim tė pėrsėritet sot nė Palestinė. Madje e shohim tė shtrihet nė shumė shtete tė tjera.

    Ėshtė pėr t’u ēuditur me kėta tradhėtarė qė kanė nė dorė pushtetin e muslimanėve, si kanė pranuar t’i shesin ēėshtjet tona me ēmime qesharake. Si pranojnė agjentėt e tyre nga mesi ynė, tė spiunojnė nė dėm tė muslimanėve dhe t’u tregojnė vendndodhjen e luftėtarėve muslimanė?! A nuk paska prej tyre njerėz tė llogjikshėm?!

    · Fitorja qė korri monarku i Benu Merinve (El-Mensur) nė betejėn Doniane, edhe pse

    Muslimanėt ishin tė dobėt dhe tė paktė nė numėr, e shton shpresėn se ky umet ėshtė nė gjendje tė ngrihet pėrsėri, me gjithė gjendjen e dobėt nė tė cilėn ndodhet. Por kjo me kusht qė tė pėrkushtohet nė fenė e Zotit dhe tė hedhė tutje pėrēarjen dhe pabesitė. Duke u identifikuar me islamin, do tė thotė qė tė udhėheqim dhe jo tė na udhėheqin, do tė thotė tė jemi tė fuqishėm dhe jo tė dobėt, dhe kurrė tė mos i humbim shpresat. Thotė Zoti nė Kuran:“Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithėsesi jeni mė tė lartit“ (Al Imran: 139)

    Nėse armiqtė anė mendojnė se na udhėheqin pėr shkak tė pa aftėsive tona, le ta dijnė se kėto janė thjesht iluzione.

    Nėse mendojnė se ai grup muslimanėsh qė i mirėpret nė pushtimin e tokave tė muslimanėve, pėrfaqėsojnė tė gjithė muslimanėt e lirė, le ta dijnė se ėndėrrojnė me sy hapur. Ata janė njerėz qė nuk pėrfaqėsojnė askėnd veē interesave tė tyre meskine.

    Nėse mendojnė se ne muslimanėt kurrė nuk do tė mund tė ringrihemi dhe t’i kthehemi lavdisė qė ndėrtuan tė parėt tanė, pas gjithė kėsaj qė ka ndodhur, le ta dinė se do tė zhgėnjehen.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #15
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Rėnia e Andaluzise

    PRINCI MUSA IBN GASSAN DHE QĖNDRESA

    Boabdili i hutuar

    Mbreti i Vogėl Boabdili – ndoshta dhe i gėzuar – vazhdoi tė udhėheqė mbretėrinė e tij tė vogėl. Megjithatė ai e shihte, qė fuqia e tė krishterėve ėshtė nė rritje, mbretėria e tyre nė zgjerim dhe pushteti nė forcim. Kurse gjendja mes muslimanėve ishte nė pikė tė hallit. E pėrse tė mos ishte e tillė? Ēfarė kishte bėrė Boabdili pėr tė fuqizuar mbretėrinė e tij dhe muslimanėt? Madje ai u kishte kėrkuar Ferdinandit dhe Izabelės njė marrėveshje sigurie dhe paqeje dhe qė ta mbronin nga muslimanėt.

    Banorėt e Grenadės ishin tė irrituar dhe tė zemėruar nga kėto veprime. Ata ishin gati pėr luftė dhe refuzonin ēdo lloj marrėveshjeje pėr paqe dhe qetėsi. Nė krahun tjetėr, mbreti i Kastiljes i kėrkonte tė dorėzojė Grenadėn.

    Ēfarė mund tė bėnte Boabdili i shkretė? Ai e dinte mirė mizorinė dhe tiraninė e Kastiljanėve. Kurse banorėt e tij i kėrkonin luftė dhe rezistencė, sidomos ata qė kishin lėnė pasuritė dhe tė afėrmit u ishin kthyer robėr tek tė krishterėt.

    Ferdinandi nuk u mjaftua me kėrkesėn pėr tė dorėzuar Grenadėn. Ai u dėrgonte letra komandantėve tė Grenadės, emirėve dhe autoriteteve mė tė larta, nė tė cilat u ofronte pasuri tė majme dhe dhurata tė shumta, nėse do e dorėzonin Grenadėn.

    Boabdili nuk mori asnjė vendim dhe as nuk pėrgatitej pėr luftė dhe rezistencė. Banorėt ndiheshin tė shqetėsuar pėr atė qė mund tė ndodhte, pasi kujtesa e rėnies sė qyteteve pranė tyre ishte e freskėt.

    Shenjat e tradhėtisė dhe pabesisė filluan tė shfaqen sėrish nga Boabdili.

    Ai kishte menduar njė komplot kundėr qytetit tė tij, nė kėmbim tė disa kompetencave, qė do i jepeshin atij dhe njerėzve tė afėrt tė tij. Kjo, edhe pse Boabdili i kishte shkruar Ferdinandit se ai tashmė nuk kishte ndikim nė vendim marrje.



    Heroi i madh, Musa ibnu Ebi Gassan



    Nė kėtė kohė shfaqet njė kalorės, i cili pasqyron njė realitet tjetėr, atė tė heroit qė mbron vatanin duke sakrifikuar gjithēka. Ai ėshtė Musa ibnu Ebi Gassan. A e keni dėgjuar mė parė njė emėr tė tillė? Si ėshtė e mundur qė muslimanėt ta harrojnė kėtė personalitet tė historisė sė tyre?! Si ėshtė e mundur qė emra heronjsh tė tillė, qė sakrifikojnė gjithēka nė mbrojtje tė vatanit nė kohė dobėsie dhe nėnshtrimi, tė fshihen nga faqet e historisė? Tė rinjtė muslimanė njohin shumė figura historike si Stalini, Ēurēilli, Hitleri etj... por ata nuk kanė njohuri mbi kėtė komandant tė rrallė tė historisė sė Andaluzisė, teksa kjo e fundit po jepte shpirt.



    Grenada Alhambra. Kjo kala konsiderohet ndėr mė tė vjetrat nė Alhambra. Brenda murreve dallohen rrėnoja, tė cilat kanė qenė vendbanimet ushtarake. Ato pėrmbajnė shtatėmbėdhjetė apartamente banimi, njė sallė, njė hamam, magazina, barraka, stalla dhe puse.



    Princ Musa shpall xhihadin



    Mesa duket, nė damarėt e tij rridhte gjak mbretėrish, pasi atė e thėrrisnin ndryshe dhe princ Musai. Ishte nga Grenada dhe njihej pėr vendosmėrinė dhe vullnetin e ēeliktė. Ai bėri gjithēka mundej pėr tė nxitur shpirtin e qėndresės dhe luftės. Ai e shpalli luftė tė shenjtė mbrojtjen e Grenadės dhe se vdekja pėr tė ishte mė e pranueshme, se tė shihte vatanin tė shkelej nga kėmbėt e tė krishterėve. Rreth tij u mblodhėn njerėz tė shumtė, tė cilėt filluan menjėherė stėrvitjen dhe pėrgatitjen pėr luftė. Mbreti i vogėl, Boabdili u frikėsua nga njė shpėrthim i mundshėm kundėr tij, kėshtu qė u mbyll nė pallatin e tij, i rethuar nga rojet.

    Ishte vetė Musa, ai qė mbante nė supet e tij peshėn e luftės dhe mbrojtjes tė Grenadės. Muslimanėt i dhanė besėn, qė do tė luftojnė deri nė vdekje nė mbrojtje tė qytetit. Atėherė Musai i dėrgoi Ferdinandit njė letėr, ku e njoftonte se banorėt e Grenadės refuzojnė t’ia dorėzojnė qytetin.

    Menjėherė tė krishterėt filluan sulmet mbi fshatrat dhe zonat, qė ishin nėn vartėsinė e Grenadės.





    Viti 895 hėnor

    1490 kalendari diellor

    Princi Musa sulmon



    Pasi deri atėherė kishte qenė nė pozita mbrojtjeje, princ Musai kaloi menjėherė nė pozitat e sulmuesit. Ishte njė vullnet i ēeliktė qė i paraprinte kėtij burri, vullnet qė shfaqej fuqishėm edhe pse nė pozita dobėsie tė muslimanėve. Musai me burrat e tij arriti qė t’i thyejė disa herė kalorėsit kastiljanė. Ishin kalorėsit e tij ata, qė dominonin luftėn mes dy kalorėsive. Pas betejave tė fituara, ai merrte dhe trofenė e luftės. Diēka e tillė filloi tė ngjallė shpresat, ndezi pasionin pėr rezistencė dhe u dha forcė banorėve muslimanė.



    Lufta nė rrugė tė Zotit



    Ferdinandi kur pa kėtė, nisi 25.000 trupa nga tė ushtrisė sė tij dhe i urdhėroi, tė djegin kullotat dhe lėndinat, tė shkatėrrojnė tė gjithė tė mbjellat e Grenadės dhe tė rrėnojnė ēdo ndėrtesė. Historianėt e pėrshkruajnė Grenadėn se ajo nė atė kohė ishte qyteti mė i bukur nė botė dhe se kopshtet dhe lulishtet e saj ishin nga mė tė bukurat.

    Kėshtu Ferdinandi filloi tu vėrė flakėn kėtyre veprave arti tė rralla nė botėn e asaj kohe.

    Princ Musai nga ana e tij e ndau kalorėsinė e tij nė grupe tė vogla dhe i urdhėroi tė sulmonin kalorėsit zjarrvėnės tė kėtyre lulishteve. Me kėtė kalorėsit e tij arritėn tė vrasin shumė prej tyre. Sa herė qė ndesheshin kalorėsit e princ Musait me ato tė Ferdinandit, kalorėsit muslimanė fitonin. Burrat e Musait ishin tė rinj qė kishin pranuar luftėn pėr lartėsimin dhe pėrhapjen e fjalės sė Zotit. Ishin tė rinj qė duke qenė gjallė, nuk pranonin qė tokat e tyre tė shkeleshin nga kėmbėt e armikut. Ishin kalorės qė kėrkonin vdekjen pėr tė mbrojtur vendin dhe sa herė kėrkonin vdekjen u jepej jeta (fitonin). Me kėtė lloj metode luftimi, (sulmo dhe tėrhiqu) Musai la shumė tė vrarė nga kampi i krishter.

    Kur pa kėtė, Ferdinandi urdhėroi kalorėsit e tij qė me vėnien e flakės nė lulishte dhe kopėshte tė ktheheshin menjėherė pa u ndeshur me kalorėsit muslimanė.



    Tradhėtia e Zegalit



    Gjendja nė Grenadė u pėrkeqėsua si rezultat i atyre njerėzve qė pretendonin se janė muslimanė, por zemrėn nuk e kishin tė kulluar nga interesat vetjake me natyre egoiste.

    Mė pas me ushtrinė e Ferdinandit u bashkua dhe tradhėtari Zegal, pėr tė fituar simptatinė e Ferdinandit dhe pėr t’u hakmarrė ndaj nipit tė tij mbretit tė vogėl Boabdil. Pėrse tė mos e humbiste pushtetin dhe nipi i tij, siē e kishte humbur dhe ai mė parė?! Muslimanėt brenda Grenadės nuk dinin gjė mbi alenacėn e re mes Zegal dhe Ferdinandit. Me qėllim qė tė bjerė Grenada, vetė Zegal bėri njė dredhi. Njė ditė muslimanėt panė afėsisht 150 kalorės muslimanė qė vinin me nxitim nga kampi i tė krishterėve drejt njėrės nga fortesat e Grenadės. Ata ndiqeshin nga pas nga kalorėsit e krishterė. Kur arritėn tek dera kėrkuan t’ju hapej dera. Muslimanėt nga brenda, duke parė kalorėsit e krishterė qė ishin vėnė nė ndjekje tė kėtyre, u hapėn derėn pėr t’i mbrojtur. Me tė hyrė brenda, ata arritėn t’i mposhtin ushtarėt muslimanė qė ishin pranė dhe u hapėn dyert tė krishterėve. Ushtria e krishterė arriti t’a marrė kėtė fortesė tė rėndėsishme.

    Kur dėgjuan banorėt rreth tradhėtisė sė Zegal, u zemėruan dhe e urryen Zegalin pėr kėtė tradhėti dhe pabesi. Ėshtė e habitshme sesi disa udhėheqės kanė qenė modele pėr mbrojtjen e fesė, nderit dhe pasurive tė muslimanėve. Por nė kohė tė ndryshme, ata kanė rėnė nė nivele tė ulėta, ashtu siē ra dhe vetė Zegal. Pėrfituesi i vetėm i kėtyre tradhėtive dhe pabesive, ishte armiku i pėrbashkėt i muslimanėve, qė ishte gati tė shfrytėzojė raste tė tilla.

    Kėtė tradhėti tė Zegal, e shfrytėzoi Boabdili, mbreti i vogėl, i cili menjėherė deklaroi se ėshtė luftėtar qė lufton nė rrugė tė Zotit. Ai u thoshte njerėzve se ai nuk tradhėton dhe nuk bashkėpunon me tė krishterėt dhe njerėzit e thjeshtė e besuan. Nė fakt, kjo periudhė shėnonte kulmin e marrėveshjeve dhe komploteve tė fshehta, qė zhvilloheshin me qėllim dorėzimin e Grenadės, pėr pėrfitime personale tė mbretit tė vogėl Boabdil dhe tė disa vezirėve tė tij.





    Boabdili premton luftė kundėr tė krishterėve



    Ai nuk e kishte ndėrmend tė luftonte dhe ishte i gatshėm ta dorėzojė qytetin, por ishte rasti pėr tė mbledhur rreth vetes njerėzit dhe ia arriti. Tani rreth mbretit tė vogėl u mblodh i gjithė populli dhe ushtria me komandantėt e saj. Betejėn e Grenadės tashmė e udhėhiqte vetė mbreti i vogėl Ebu Abdullah (Boabdil).

    Por a do tė mundet mbreti i vogėl qė ta mbrojė Grenadėn, apo do tė dorėzohet?

    Menjėherė ai u nis me ushtrinė e tij drejt fortesės Hemedan, qė kishte rėnė nė duart e tė krishterėve. Beteja mes muslimanėve dhe tė krishterėve pėr tė marrė kėtė fortesė vazhdoi pėr gjashtė ditė rrjesht. Numri i forcave tė krishtere qė e mbronin arrinte nė 250 ushtarė. Pas gjashtė ditėsh muslimanėt arritėn ta rimarrin kėtė fortesė dhe i vranė ushtarėt e krishterė qė ndodheshin brenda saj.

    Mė pas mbreti i vogėl arriti tė rimarrė dhe dy fortesa tė tjera Marshena dhe Skobania. Njerėzit i panė kėto heroizma dhe bindja e tyre se mbreti i vogėl e kishte marrė seriozisht luftėn kundėr Ferdinandit, u shtua. Kėshtu numri i pėrkrahėsve tė tij nė popull u rrit sė bashku me autoritetin. Kjo sjellja kalorsiake nga ana e Boabdilit mund tė ishte e sinqertė nė ato momente, por ajo erdhi e vonuar. Gjithėsesi kjo ia rriti reputacionin mes muslimanėve, sidomos atyre qė jetonin nėn sundimin e tė krishterėve. Ata ėndėrronin qė tė radhiteshin nė radhėt e ushtrisė sė Boabdilit dhe nėn udhėheqjen e tij.

    Ferdinandi duke parė kėtė situatė, dėrgoi spiunė nė zonat qė i kishte vendosur tashmė nėn kontrollin e tij, si Almeria, Baza, Vadi Ash (Guadix), Malaga etj.. Kur ata zbuluan se banorėt muslimanė ishin tė gatshėm qė tė bashkėpunonin me mbretin e vogėl dhe tė hynin nė luftė kundėr tė krishterėve, Ferdinandi urdhėroi shpėrnguljen e tė gjithė muslimanėve nga kėto zona, para se kėta muslimanė tė vepronin. Kjo pasi u kishte dhėnė fjalėn mė parė qė nuk do i pėrzinte. Gjithėsesi ne themi se ėshtė diēka e mirė, pasi nuk urdhėroi ekzekutimin e tyre, edhe pse vrau shumė.



    Viti 896 hėnor

    1491 kalendari diellor

    Fundi i Zegalit



    Zegal deri nė kėtė kohė kishte shpresė, se mos ndonjė nga kėto qytete do i kthehej pėrsėri atij, ose se Ferdinandi do e vendoste atė guvernator tė tyre. Por kur pa qė banorėt e kėtyre zonave e konsideronin tradhėtar dhe kishin simpati pėr mbretin e vogėl, i preu shpresat. Kėshtu nė vitin 1491 i kėrkoi leje mbretit Ferdinand dhe Izabelės qė tė largohej nga Andaluzia. Ata e lanė tė lirė dhe ai kaloi nga Andaluzia pėr nė Marok. Ai arriti nė qyetin Fes sė bashku me familjen, shėrbėtorėt dhe pasuritė e shumta. Kur dėgjoi sulltani i qytetit Fes mbi mbėrritjen e Zegal tradhėtarit, urdhėroi menjėherė qė tė arrestohej, tė burgosej dhe t’i nxirreshin sytė. Gjithashtu ai urdhėroi t’i konfiskoheshin tė gjitha pasuritė qė kishte, bashkė me to dhe pesė milionė dinarėt e floririt qė kishte marrė si shpėrblim pėr shitjen e tokave tė muslimanėve.

    Kėshtu e ndėshkoi Zoti nė kėtė botė para se ta ndėshkojė dhe nė botėn tjetėr pėr tradhėtinė dhe shitjen e tokave tė muslimanėve tek tė krishterėt. Pasi kaloi disa kohė nė burg, disa njerėz i kėrkuan sulltanit tė Fesit qė ta nxjerrė nga burgu dhe ai e nxorri, por nuk i ktheu asgjė nga pasuritė e tij. Ai doli nga burgu i verbėr dhe nuk kishte asnjeri qė ta ndihmonte. Pėr disa kohė e ndihmoi njė nga tė njohurit e tij, por dhe ai e braktisi mė pas. Kėshtu u detyrua tė lypė i veshur me rroba tė grisura dhe plot arna. Nė njėrėn nga kėto arna kishte shkruar:“Ky ėshtė sulltani fatkeq i Andaluzisė.“





    SĖ DYTI RRETHIMI I GRENADĖS

    Viti 896 hėnor

    1491 kalendari diellor



    Nė kėtė kohė, rrethimi i Grenadės vazhdonte dhe ishte nė kulmin e tij. Qyteti ndodhej i rrethuar nga Ferdinandi me dyzet mijė kėmbėsorė dhe dhjetė mijė kalorės. Diēka e tillė e bėri mbretin e vogėl Boabdil, tė mendohej rreth dorėzimit tė qytetit. Pėr kėtė ai filloi tė kėshillohej dhe me komandantėt e ushtrisė, tė cilėt e pranuan njė marrėveshje armėpushimi. Diēka tė tillė e refuzoi vetėm Princ Musai. Ai i kujtoi mbretit Boabdil fatin e qyteteve qė ishin dorėzuar nė duart e tė krishterėve dhe deklaroi se Grenadėn do e mbrojmė me jetėn tonė. Tė krishterėt kastiljanė, akoma nuk kishin arritur t’i afroheshin qytetit, megjithė forcėn ushtarake dhe numrin e ushtarėve qė arrinte deri nė tetėdhjetė mijė luftėtarė.

    Orientalisti i njohur Uashington Erben thotė: “Nėse tek banorėt e Grenadės do tė kishte pasur disa burra si Musa ibnu Ebi Gassan, ose vetė Musa tė kishte dalė nė skenė nė fillimin e luftės, do tė ishte vonuar rėnia e Grenadės dhe muslimanėt do tė kishin jetuar atje dhe pėr disa kohė tė tjera duke shėtitur nė kullat e Alhambrės”.

    Ferdinandi e pa qė po tė sulmonte dhe tė hynte nė qytet, do tė ishte shkatėrruese pėr ushtrinė e tij. Kjo, pasi lufta do tė kalonte nė luftė rrugėsh, ku humbės do tė ishin ushtarėt e tij, duke qenė se popullsia ishin tė vendosur pėr luftė. Pėr kėtė ai vendosi, qė tė vazhdojė rrethimin dhe t’u presė banorėve tė Grenadės ēdo lloj ndihme. Atėherė princ Musa qė ishte komandant i kalorėsisė, urdhėroi qė tė sulmonin ushtrinė e krishterė jashtė qytetit. Ai sulmonte, vriste dhe kthehej pėrsėri nė qytet. Ferdinandi kishte vendosur, qė tė mos hynte nė luftė me muslimanėt. Madje ai i urdhėronte ushtarėt qė tė tėrhiqeshin dhe tė mos luftonin.



    Dyluftimet heroike



    Pėr tė shmangur sulmet e muslimanėve, ai urdhėroi qė tė hapej njė kanal i gjerė rreth qytetit, me qėllim qė tė pengojė muslimanėt qė tė mos sulmonin. Musai me kalorėsit e tij dilnin ēdo ditė tek kanali dhe u kėrkonin tė krishterėve dyluftim. Nė kėto dyluftime muslimanėt arritėn tė vrasin dhjetėra tė krishterė. Duke parė kėtė, Ferdinandi urdhėroi qė tė mos pranohej asnjė dyluftim. Kėshtu ai u mjaftua vetėm me rrethimin e qytetit. Musai me kalorėsit e tij dilnin pėrsėri dhe i ofendonin dhe talleshin me tė krishterėt, por asnjė prej tyre nuk dilte pėr dyluftim.

    Mė pas njė nga heronjtė e muslimanėve me emrin Kurbe, kaloi kanalin dhe hyri nė kampin e tė krishterėve derisa arriti tek ēadra e mbretėreshės. Tek hyrja e ēadrės ai vendosi njė shigjetė ku ishin shkruar fyerje pėr mbretėreshėn. Pastaj arriti tė kalojė pėrsėri kanalin dhe arriti nė qytet i gjallė.

    Ngjarje tė tilla u kujtonin muslimanėve betejėn e Hendekun nė Medine.



    Mbretėresha Izabelė sodit Grenadėn



    Izabela kishte dėgjuar mbi bukurinė dhe madhėshtinė e Grenadės dhe ajo ishte nga qytetet mė tė bukur nė atė kohė. Kėshtu ajo kėrkoi njė ditė qė ta afronin mė pranė saj qė tė kishte mundėsi tė sodiste brenda. Komandantėt kastiljanė e kėshilluan tė mos e bėnte diēka tė tillė, pasi ishte e rrezikshme sepse Musa me kalorėsit e tij mund t’i sulmonin nė ēdo ēast. Megjithatė ajo nguli kėmbė pėr ta parė. Atėherė pėr tė siguruar jetėn e saj, i parapriu ushtria pėr ta mbrojtur derisa tė shihte qytetin nga brenda. Ajo qėndroi sipėr njė kodre jashtė qytetit.



    Mbrojtja e mbretėreshės



    Kur muslimanėt panė ushtrinė e tė krishterėve qė po afrohej, kujtuan se po afrohej pėr tė sulmuar qytetin. Menjėherė princ Musa urdhėroi qė tė pėrgatiteshin pėr kundėrsulm. Ata hapėn dyert dhe menjėherė sulmuan pararojėn e ushtrisė kastiljane.

    Nė kėtė mėnyrė fillon njė nga betejat qė njihet me emrin “Beteja pėr mbrojtjen e mbretėreshės”. Por nė fakt ēfarė ėshtė kjo betejė dhe cilat janė pasojat e saj?

    Siē thamė dhe mė sipėr, mbretėresha dėshironte t’i shohė me sytė e saj, bukuritė e Grenadės, nga njė vend i lartė. Ajo u tha atyre qė e rrethonin:“Kam dėgjuar se ky qytet ėshtė qyteti mė i bukur! – dhe nė fakt i tillė ishte - Prandaj dua ta shoh. Njerėzit e saj mė tė afėrt i thanė: “Duro derisa ta marrim!“ Por ajo insistoi dhe u tha:“Jo, dua ta shoh qė tani.“ Duke parė kėmbėnguljen e saj, ushtria u pėrgatit, e cila paraprihej nga eskorta e mbretėreshės.

    Vetė banorėt e Grenadės dhe nė veēanti princi Musa me kalorėsit e tij, u frikėsuan dhe e morėn kėtė lėvizje si njė sulm tė planifikuar. Kėshtu, ai urdhėroi kalorėsit dhe ushtarėt e tij qė tė sulmonin ata tė parėt, pa u dhėnė rast tė afroheshin. Mes dy ushtrive filloi njė betejė e ashpėr dhe tokėn e mbuloi gjaku. Presioni ndaj ushtarėve kastiljanė dhe eskortės sė mbretėreshės ishte shumė i fortė.

    Vetė mbretėresha nuk e priste diēka tė tillė dhe pa qė ushtarėt e saj po mposhteshin nga muslimanėt. Ferdinandi dhe Izabela ranė nė gjunjė dhe filluan t’i luteshin Marisė sė virgjėr t’i shpėtonte nga ky sulm. Pjesa tjetėr e ushtrisė sė Ferdinandit duke parė kėtė gjendje tė krijuar, hyri dhe ajo nė luftė. Kėshtu filloi njė betejė e pa organizuar. Nė kėtė rast, numri tejet i madh, e mposhti trimėrinė dhe qėndresėn. Ushtria e madhe e tė krishterėve bėri qė numri i tė vrarėve nga muslimanėt tė ishte i madh. Nga kalorėsit e princ Musait mbetėn tė vrarė mbi dy mijė. Kur pa tė vrarėt, Musai urdhėroi pjesėn tjetėr tė kalorėsisė tė tėrhiqej dhe tė mbrohej nė kėshtjellė. Kjo ndodhi pasi i kishin vėnė flakėn kampit tė krishterėve mė parė.



    Sulmi gjithėpėrfshirės mbi Grenadėn



    Ferdinandi duke parė kalorėsinė muslimane tė tėrhiqej dhe kampin e tij tė digjej, u frikėsua se mos kjo gjendje u jep zemėr banorėve brenda dhe sulmojnė ushtrinė e tij. Pėr tė mėnjanuar diēka tė tillė, ai urdhėroi gjithė ushtrinė e tij pėr njė sulm tė pėrgjithshėm. Kėshtu filloi njė luftė qė zhvillohej nė tė gjitha pjesėt e qytetit. Tė krishterėt arritėn tė marrin disa nga kullat e qytetit. Princ Musai me ushtarėt e tij qėndruan, derisa u dhanė kohė muslimanėve tė tėrhiqeshin nė qendėr tė qytetit. Me tėrheqjen e muslimanėve pėr nė qendėr tė qytetit dhe vetė princ Musai me ushtarėt e tij u tėrhoqėn duke i lėnė rrethinat nė duart e tė krishterėve. Shumė nga kalorėsit dhe kėmbėsorėt e Musait, kishin marrė plagė tė rėnda.

    Pėr tė mbrojtur qendrėn e qytetit, princ Musai urdhėroi qė tė pėrdornin mjetet e hedhjes sė zjarrit nė drejtim tė krishterėve. Kjo i detyroi ata tė mos i afroheshin qendrės. Ferdinandi urdhėroi ushtarėt e tij, qė tė digjnin kullotat dhe lulishtet rreth qendrės sė qytetit. Gjithashtu ai kėrkoi qė t’i ndėrtonin njė kamp tjetėr nė rrethinat e Grenadės tė cilin e quajti “Kampi Santa Fei” (kampi i besimit tė shenjtė). Veē kėsaj ai urdhėroi tė ndėrtohej njė mur guri qė rrethonte muslimanėt brenda qendrės sė qyetit. Me kėtė ai kėrkonte t’u priste shpresat muslimanėve nė ēdo lloj ndihme dhe t’u thoshte qė do tė qėndrojmė kėtė derisa tė vdisni aty brenda. Me ardhjen e dimrit gjendja e banorėve nė qytet u pėrkeqėsua sė tepėrmi, pasi ēdo lloj ndihme nga jashtė, u ishte ndėrprerė.



    Musai kundėrshton dorėzimin



    Mbreti i vogėl Boabdil, mblodhi komandantėt e tij dhe bashkė me tė princ Musanė, rreth asaj qė mund tė bėnin nė kėtė situatė. Tė gjithė ranė dakort pėr t’u dorėzuar, pėrveē princ Musait, i cili e kundėrshtoi fuqishėm dorėzimin e qytetit. Ai ishte njė burrė i rrallė, burrė qė ishte edukuar me edukatėn islame. Ai ishte edukuar nga besimi i vėrtetė dhe i drejtė. Ai sakrifikonte jetėn e tij nė mbrojtje tė fesė dhe vatanit.

    Ai e kundėrshtoi fuqishėm dorėzimin e qytetit, por asnjė tjetėr nuk e pėrkrahu nė mendimin e tij. Nga fjalėt qė tha nė kėtė kuvend, janė dhe:“Le tė motivojmė popullsinė, t’i armatosim dhe tė gjithė tė luftojmė deri nė frymėn e fundit. Pėr mua, ėshtė mė e pranueshme tė numėrohem mes atyre, qė vdiqėn nė mbrojtje tė Grenadės, sesa tė numėrohem mes atyre qė shohin dhe dėshmojnė dorėzimin e saj!“



    Viti 897 hėnor

    1491 kalendari diellor

    Negociatat



    Nė njė situatė tė tillė, ku zhgėnjimi dhe humbja e shpresave dominon zemrat e njerėzve, nė njė situatė tė tillė humbasin thirrjet heroike pėr qėndresė, shuhen trimat dhe vendin e zėnė negociatat dhe bisedimet. E gjithė paria vendosi, qė njė nga vezirėt e Boabdilit tė shkojė dhe tė negociojė me dy mbretėrit e krishterė. E gjithė kjo, ndodhte nė 21 Muharrem tė vitit 897 qė i korespondon 25 Nėntor tė vitit 1492.



    Musai kundėrshton vendimin



    Nė fakt, bisedimet zhvilloheshin edhe para kėsaj date, por ato ishin sekrete.

    Kėshtu vendimi pėrfundimtar i kėtij kėshilli ishte dorėzimi i qytetit. Veziri Ebul Kasim, shkoi tek Ferdinandi dhe Izabela pėr tė diskutuar me ta dhe atje tė dy palėt ranė dakort mbi dorėzimin e qytetit. Lajmi i dorėzimit tė qytetit u pėrhap menjėherė nė Grenadė. Kur princ Musai e dėgjoi kėtė, kundėrshtoi dhe filloi t’u bėjė thirrje njerėzve pėr qėndresė. Ai shkoi dhe tek mbreti i vogėl dhe komandantėt ushtarakė ku i nxiti tė qėndronin dhe u kujtoi gjendjen e muslimanėve nė qytetet e dorėzuara mė parė, tė cilėt jetonin tė poshtėruar dhe tė pėrbuzur nga tė krishterėt. Ai u tha qė deri atėherė tė krishterėt nuk kishin respektuar asnjė nga kushtet e marrėveshjeve tė nėnshkruara mė parė. Pasi keni parė gjithė kėto tradhėti dhe pabesi prej tyre, pėrse duhet tu besoni tani?



    Mbreti i vogėl kėmbėngul nė dorėzimin e qytetit



    Mbreti i vogėl u ngrit dhe filloi tė argumentojė qėndrimin e tij me fjalė tė kota dhe tė pabaza. Nga ato qė tha ishte:“Allahu ėshtė mė i madhi! Nuk ka zot tjetėr veē tij dhe Muhamedi ėshtė i dėrguar i Zotit. Pėrpjekjet tona pėr tė ndryshuar caktimin e Zotit janė tė kota.“ Mė pas tha: Pėr Zotin qenka shkruar se unė do tė jetoj nė vuajtje dhe se mbretėria do tė dalė nga duart e mia.“

    Ky ėshtė argumenti i njerėzve tė dobėt, tė cilėt kur shohin pamundėsinė dhe dobėsinė e tyre, fillojnė tė justifikojnė qėndrimin e tyre me caktimin e Zotit. Ku e dinte ai se cili ishte caktimi i Zotit? Pėrse kėrkon tė fshihesh pas caktimit tė Zotit, duke dashur tė mbulosh paaftėsinė tėnde?!

    Edhe sot nė ditėt tona, ka shumė mendimtarė qė bėjnė thirrje qė muslimanėt ta pranojnė kėtė gjendje, pasi kėshtu e ka caktuar Zoti. Ata ēirren se luftės i ka kaluar koha, duke dekurajuar dhe dobėsuar moralin e muslimanėve. Ata harrojnė, se detyra e tyre ėshtė kurajimi dhe puna e palodhshme pėr zhvillimin e vendeve muslimane. Ata harrojnė se detyra e tyre ėshtė tė punojnė pėr rikthimin e fuqisė dhe lavdisė sė humbur dhe nuk mund tė ketė lavdi pa islam. Modeli ynė nė tė tilla raste, ėshtė vetė profeti Muhamed a.s dhe shokėt e tij tė vyer. Nė tė tilla raste, ata thonin: “Kur besimtarėt e vėrtetė panė ushtrinė e aleatėve, thanė:“Kjo ėshtė ajo qė na ka premtuar Allahu dhe i Dėrguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vėrtetua!“ Kjo ua forcoi besimin dhe pėruljen.“ (El-Ahzab: 22)

    Model pėr ne janė dhe ata njerėz, qė ndoqėn shembullin e Profetit a.s, si princi Musa ibnu Ebi Gassan me shokė.



    Ulema dhe hoxhallarė tė nėnshtruar



    A e dini ēfarė thanė vezirėt, tė cilėt u mbėshteteshin fjalėve tė dijetarėve interesaxhinj, nė kėshillin e mbretit Boabdil? Ata thanė:“Zoti ėshtė mė i madhi! Askush nuk mund tė dalė kundėr vullnetit tė Tij!!“

    Nėse tė gjithė e pranonin diēka tė tillė, si mund t’ia vinin veshin fjalėve tė princ Musait? Abdullah ibnu Mubarek, ka thėnė herėt: “Fenė e kanė shkatėrruar vetėm ulematė interesaxhinj, mbretėrit dhe murgjėrit...

    Kėshtu tė gjithė insistuan, derisa u arrit marrėveshja nė dobi tė krishterėve.



    Princ Musai, bie dėshmor



    Kur pa kėtė, Musai filloi tė shėtisė rreth pallatit Alhambra dhe rreth Grenadės. Mė pas u armatos, i hypi kalit tė tij dhe doli jashtė qytetit. Me tė dalė jashtė, ai u pėrball me njė skuadėr kalorėsish kastiljanė, tė cilėt e ndalėn qė ta njohin. Por nė ēast, Musai i sulmoi i vetėm. Ata u habitėn se si ka mundėsi qė t’i sulmojė njė kalorės i vetėm. Kėshtu filloi tė luftojė me ta dhe vrau gjysmėn e tyre. Mė pas tė tjerėt e sulmuan dhe e plagosėn atė dhe kalin e tij. Vazhdoi tė luftojė derisa i ra shpata prej dore. Menjėherė ai nxorri thikėn dhe filloi tė luftojė me thikė. Nga plagėt qė kishte marrė nė kėmbė, u ul nė gjunjė dhe luftonte me thikė nė atė gjendje, duke mos dashur tė kapet rob. Mė pas filloi tė tėrhiqej drejt njė lumi tė vogėl aty pranė, por tė krishterėt arritėn ta vrasin. Pasi e vranė, tė krishterėt e hodhėn kufomėn e tij nė lum. Disa historianė tė tjerė thonė qė ai u hodh vetė nė lumė, pėr tė shpėtuar nga robėria.



    SĖ TRETI MARRĖVESHJA FATKEQE

    Viti 897 hėnor

    1492 kalendari diellor



    Me vrasjen e Musa ibnu Ebi Gassan, iu dha fund qėndresės sė muslimanėve pėr mbrojtjen e Grenadės dhe tė gjithė ishin dakort pėr tu dorėzuar. Pėr tė ndjekur proēedurat e firmosjes sė marrėveshjes, ishte veziri Ebul Kasim. Kėshtu u nėnshkrua marrėveshja mes dy palėve me 2 Rebiul Evvel tė vitit 897 qė i korespondon 2 janarit tė vitit 1492.

    Nė kėtė datė Ferdinandi dhe Izabela hynė nė pallatin Alhambra. Marrėveshja ishte nėnshkruar me gjithė detajet e saj. Ajo ekziston dhe sot nė muzeun e luftės nė Madrid. Kjo marrėveshje pėrmbante 67 kushte pėr dorėzimin e qytetit.



    Pikat dhe kushtet e marrėveshjes



    Tė krishterėt kėrkuan, qė muslimanėt tė dorėzonin katėrqind burra nga paria e Grenadės si pengje derisa tė dorėzohej qyteti plotėsisht nė duart e tė tyre. Kėshtu u plotėsua ky kusht dhe katėrqind burra nga paria u morėn, derisa tė krishterėt vendosėn kontrollin e tyre mbi qytet dhe i lėshuan. Kurse mbi kushtet e tjera, do tė pėrmendim mė tė rėndėshimet.

    1. Tė sigurohej jeta dhe pasuria e tė gjithė njerėzve, tė vegjėl dhe tė mėdhenj, pushtetarė apo njerėz tė thjeshtė. Tė gjithėve do u garantohen pasuritė, shtėpitė dhe pronat.
    2. Muslimanėt do tė kishin gjykatat e tyre dhe do tė gjykoheshin sipas ligjeve tė Sheriatit, ashtu siē kishin funksionuar deri atėherė.
    3. Xhamitė dhe faltoret e muslimanėve nuk do tė prekeshin. Kėtu hynin dhe pronat e vakėfeve.
    4. Tė krishterėve nuk u lejohej tė rrrėmbenin dhe plaēkisnin shtėpitė apo tokat e muslimanėve.
    5. Ai qė do tė administronte ēėshtjet e muslimanėve, duhej qė tė ishte patjetėr musliman.
    6. Tė liroheshin tė gjithė tė zėnėt rob nga qyteti i Grenadės, kudo qė tė ndodheshin.

    Ēdo musliman qė largohet nga vendet e tjera dhe hyn nė Grenadė, nuk kthehet pėrsėri atje ku ishte dhe ėshtė sulltani i Grenadės ai qė paguan ēmimin e lirimit tė tij.

    7. Kush dėshiron tė largohej pėr nė Marok, nuk do tė pengohej. Ky kusht ishte pėr njė kohė tė caktuar dhe gjatė kėsaj kohe nuk paguante veēse shpenzimet e udhėtimit. Pas kėsaj kohe, nėse dikush dėshironte tė shpėrngulej pėr nė Marok, do tė paguante 1/10 e pasurisė.
    8. Nuk do tė dėnohej askush pėr njė faj, qė e ka bėrė dikush tjetėr.
    9. Ata qė pranonin islamin nga tė krishterėt, nuk do tė detyroheshin qė tė rikthehen pėrsėri nė kristianizėm.
    10. Kush pranonte kristianizmin nga muslimanėt, do tė mbahej pėr disa ditė dhe do i dėrgohej njė gjyqtar nga muslimanėt dhe njė tjetėr nga tė krishterėt. Nėse nuk do tė pranonte tė kthehej pėrsėri nė Islam, kishte tė drejtė tė mbetej i krishter.
    11. Nuk do tė ndėshkohej asnjė musliman, qė kishte vrarė tė krishterė gjatė luftės.
    12. Nuk do u merrej muslimanėve trofeja e luftės e marrė nga tė krishterėt gjatė luftrave.
    13. Nuk do tė detyrohej asnjė musliman qė tė mbante nė shtėpinė e tij ushtarėt e krishterė.
    14. Muslimanėt nuk do tė paguanin taksa pėr tre vite. Pas tre vitesh do tė paguanin tė njėjtat taksa qė i paguanin mbretit tė tyre mė parė.
    15. Tė krishterėve nuk u lejohej tė hynin tė shikonin ē’bėhej nė shtėpitė e muslimanėve dhe nuk u lejohej tė hynin nė xhami.
    16. Muslimanėt do tė ishin tė lirė tė udhėtonin nė tokat e tė krishterėve tė lirė dhe pa pasur nevojė qė tė mbajnė shenjė qė e dallon.

    Nuk do tė ndalohej ezani dhe agjėrimi i muajit tė ramazanit dhe ēdo adhurim tjetėr. Kush tallej me fenė islame do tė ndėshkohej.

    17. Muslimanėt kishin tė drejtė qė tė mbanin armėt e tyre, pėrveē atyre tė rėnda, tė cilat duhej t’i dorėzonin.

    Kėto ishin pikat kryesore tė marrėveshjes, e cila mbyllej me premtimet dhe betimet e dy mbretėrve spanjollė se do e respektonin dhe do u pėrmbaheshin tė gjithė pikave tė marrėveshjes. Nė fund ata e firmosėn dhe e vulosėn me vulat e tyre.



    Tė krishterėt pushtojnė Grenadėn



    Dy mbretėrit e krishterė e morėn qytetin Alhambra zyrtarisht nė dorėzim. Nė xhaminė e madhe, tė cilėn e kthyen nė kishė qė atė ditė, u mbajt njė meshė.



    Qaj si gratė



    Mbreti i vogėl u largua duke lėnė pallatin dhe lavdinė e tė parėve tė tij, i turpėruar dhe kokėulur. Gjatė rrugės, ai kaloi pranė njė kodre qė quhej “Tel Bendul”. Aty qėndroi sipėr saj, duke parė me mall Grenadėn. Atėherė shpėrtheu nė tė qara. Nėna e tij Aisheja i thirri:”Qaj, qaj, qaj! Po! Qaj si gratė, pėr mbretėrinė qė nuk e mbrojte si burrat.”



    Qaj si gratė pėr fronin e humbur

    Fron, qė nuk e mbrojte si burrat e patundur.



    Psherėtima e fundit e njė arabi



    Kėtė kodėr, spanjollėt e njohin me emrin “Psherėtima e fundit e njė arabi”

    Mbreti i vogėl Boabdil, sė bashku me njerėzit e tij, u vendosėn nė zonėn qė ua caktoi Ferdinandi pėr banim, nė Las Alpujarras. Boabdili mund tė zgjidhte njė vend tjetėr mė tė pėrshtatshėm, por mendja e tij e ngushtė dhe injoranca e bėri tė kėnaqej me aq.



    Dhe Grenada ra...



    Qyteti mė i bukur i botės asokohe, me rrugėt, sheshet dhe ambjentet e tjera.

    Gjatė asaj kohe, Grenada banohej nga njė milionė banorė, por qė nuk kishin njė udhėheqės tė fuqishėm qė t’i mbrojė!

    Qyteti i shkencave dhe shkrimeve. Qyteti i Ibnu Bejtarit, Rumiut, Ibnul Hatibit dhe tė tjerėve..

    Qyteti i shpikjeve tė reja, ku mė e fundit ishte ajo e topave qė hidhnin gjyle zjarri dhe e barutit.

    Qyteti i industrisė, i artit, pėlhurave, qeramikės, bojėrave, lėkurave, stolive, letrės..

    Qyteti i arkitekturės, qyteti i Alhambras, skulpturės, dekoracioneve dhe ndėrtimeve origjinale arabe.

    Qyteti i fundit i muslimanėve nė Andaluzi.





    Dje ishin kėtu, kurse sot janė larguar…



    Pėrse ra Grenada?



    Grenada ra kur:

    v Njerėzit merreshin me konfliktet e brendshme. Ra kur epshet dhe lakmia pėr pushtet, dominonte zemrat e tyre.

    v Ra kur muslimanėt u pėrēanė, nė kohėn kur armiqtė ishin bashkuar. Ra kur monarkėt dhe princėt muslimanė ishin tė zhytur nė kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe konfliktet pėr pushtet.

    v Ra kur kalatė e saj u dorėzuan njėra pas tjetrės.

    v Grenada ra, kur nė skenėn politike u shfaqėn pushtetarė tradhėtarė si Zegal dhe mbreti i vogėl Boabdil, tė cilėt e shitėn vendin dhe preferonin tė ndihmonin armiqtė nė kurriz tė popullit tė tyre.



    Pasojat e dorėzimit



    Cilat ishin pasojat e dorėzimit tė Grenadės dhe ēfarė ndodhi me kushtet?

    Kėshtu ra Grenada dhe u dorėzua nga vetė udhėheqėsit e saj.

    Mbreti i vogėl mendonte se me anė tė kėsaj marrėveshjeje, i kishte mbrojtur muslimanėt dhe ua kishte garantuar tė drejtat themelore. Ai mendonte se ato kushte, ishin kushtet mė tė mira tė mundshme, pėr tė pranuar dorėzimin e qytetetit. Nė fakt, ato nuk ishin gjė tjetėr, veēse njė perde pėr tė mbuluar tradhėtinė dhe pabesinė. Mbreti Ferdinand, nuk i pranoi kėto kushte, veēse pėr tė ruajtur jetėn e ushtarėve tė tij dhe pėr tė pakėsuar dėmet e njė rezistence tė vazhdueshme. Ishin kėto, qė e detyruar Ferdinandin t’i pranojė kushtet e lartpėrmendura.

    Pėrtėritja e marrėveshjes



    Njė vit mė vonė, Boabdili i kėrkoi Ferdinandit qė ta pėrtėrinin marrėveshjen e nėnshkruar dhe ata pranuan. Ata e siguruan qė edhe princi i kurorės dhe paria e mbretėrisė spanjolle, do tė punojė pėr respektimin e kėsaj marrėveshje. Pėr kėtė ata u betuan nė fenė dhe nderin mbretėror tė tyre.



    Viti 897 hėnor

    1492 kalendari diellor



    Fundi i kėtij mbreti dėshtak



    Pėr disa vite, marrėveshja e nėnshkruar mes dy palėve u respektua. Njerėzit u qetėsuan dhe e pranuan kėtė gjendje. Duke parė qė gjendja ishte qetėsuar, mbreti i vogėl i kėrkoi Ferdinandit qė ta lejonte tė largohej nga Andaluzia pėr nė Marok. Ai e lejoi dhe i pėrgatiti anijet pėr udhėtim. Kjo ishte nė favor tė Ferdinandit pasi me largimin e mbretit tė vogėl, pėrfaqėsuesit tė muslimanėve nė Andaluzi, sigurohej qė nuk kishte mė kush tė shpallte luftė kundėr tij. Kėshtu mbreti i vogėl kaloi me familjen dhe shumė muslimanė tė tjerė pėr nė Marok, ku u vendosėn nė qytetin Fes. Aty jetoi mbreti i vogėl, derisa vdiq nė vitin 924 hėnor. Me kalimin e kohės, pasuria e tij u mbarua, duke i lėnė pasardhėsit e tij tė varfėr dhe lypsarė qė lypnin rrugėve njė kothere pėr tė jetuar.



    Klerikėt dhe dijetarėt lėnė Andaluzinė



    Shumė dijetarė u larguan nga Andaluzia, pasi atje nuk kishte mė siguri pėr jetėn, fenė, familjen dhe pasurinė. Nga dijetarėt qė u larguan, do tė pėrmedim disa prej tyre:

    1 – Ibnul Hatib (Muhamed ibnu Abdullah) Ai lindi nė Loja nė vitin 713 hėnor. Studioi mjekėsinė, filozofinė, Sheriatin islam dhe letėrsinė. Punoi si vezir i disa sulltanėve tė Benu Ahmer. U largua nga Andaluzia dhe u vendos nė Marok, ku punoi dhe atje si vezir. Nė fund vdiq i burgosur nė Marok.

    2 - Ibnul Ezrek (Muhamed ibnu Ali). Ai ishte nga Vadi Ash (Guadix). Nė Grenadė zuri postin e Kadiut tė pėrgjithshėm. Kur qyteti iu dorėzua tė krishterėve, u largua pėr nė Algjeri. Mė vonė emigroi nė lindjen e mesme. Vdiq nė vitin 895 hėnor.



    Vdekja e mbretėreshės Izabelė

    Mbretėresha Izabelė vdiq nė vitin 910 hėnor.





    SĖ KATĖRTI SHKELJA E MARRĖVESHJES



    Fatkeqėsia e muslimanėve nė Andaluzi nuk ishte rėnia e Grenadės, por fatkeqėsia e vėrtetė ishte ajo qė ndodhi pas rėnies sė saj.

    Nė fillim Ferdinandi dhe Izabela e respektuan marrėveshjen dhe muslimanėt nė kėtė kohė jetuan tė qetė dhe nė paqe. Ferdinandi dėshironte qė muslimanėt tė shpėrnguleshin nga Andaluzia dhe ajo tė mbetej vetėm e tė krishterėve, me qėllim qė tė mos kishte revolta nga ana e muslimanėve. Kur pa qė muslimanėt nuk po shpėrnguleshin, ai filloi ta shkelė marrėveshjen, tė cilėn e kishte nėnshkurar dhe ishte betuar nė nderin dhe fenė e tij. Atėherė filloi lufta pėr shfarosjen e tyre dhe tė besimit tė tyre.

    Por ku vajtėn premtimet e bėra? Ku vajti nderi mbretėror me tė cilin u betua? Ku vajtėn betimet nė fenė e tij?



    Viti 905 hėnor

    1499 kalendari diellor







    Ndalimi i namazit nė xhami



    Kėshtu filluan presionet pėr shpėrnguljen e muslimanėve ose ndėrrimin e fesė sė tyre. Nė vitin 1499, duke iu bindur urdhėrave tė kishės, Ferdinandi nxorri njė dekret, ku urdhėronte mbylljen e tė gjithė xhamive dhe ndalimin e kryerjes sė riteve fetare nė to. Kjo vinte pas pėrpjekjeve dhe dėshtimit tė kishės katolike, pėr tė ndryshuar fenė e muslimanėve me anė tė propagandės dhe bindjes.



    Viti 925 hėnor

    1519 kalendari diellor



    Vdekja e mizorit Ferdinand



    Mizori Ferdinand vdiq nė vitin 1519 dhe me fjalėt e tij tė fundit, nxiste tė pranishmit pėr tė mbrojtur katoliēizmin dhe kishėn. Ai i kurajonte vartėsit e tij tė punonin me pasion nė shėrbim tė Zotit dhe katoliēizmit. Ashtu siē i kėshilloi qė tė bėnin gjithēka pėr shfarosjen e fesė sė Muhamedid a.s.



    Viti 935 hėnor

    1529 kalendari diellor



    Ndalohet tė folurit nė arabisht



    Nė vitin 1529, pasuesi i Ferndinandit nxorri njė ligj, i cili ndalonte tė folurit nė arabisht. Me kėtė ai synonte largimin e muslimanėve nga lidhja e tyre me Kuranin dhe nga lidhjet e tyre me njėri-tjetrin.



    Viti 974 hėnor

    1567 kalendari diellor

    Ndalimi i larjes sė trupit



    Nė vitin 1567 u miratua njė ligj i habitshėm. Madje ai ėshtė ligji mė i habitshėm nė historinė e Filipit II, qė theksonte se: “Ėshtė e ndaluar pėr muslimanėt qė tė lahen.“ Duke qenė se tė krishterėt nuk lahen, nuk dėshironin qė dhe muslimanėt tė lahen. Pastrimi i trupit tek muslimanėt, sidomos pas marrėdhėnieve bashkėshortore, ėshtė diēka themelore nė fenė e tyre. Kurse tė krishterėt nuk laheshin, saqė qėndronin me muaj pa u larė. Me qėllim qė t’ua nxinin jetesėn nė Andaluzi, ata nxorrėn kėtė ligj ku ndalohej larja. Jo vetėm kaq, por ata i shembėn tė gjitha hamamet e qyteteve dhe tė Grenadės, me qėllim qė tė mos lahej kush. Nėse tek dikush gjendeshin shenjat e larjes, ose dėshmonte dikush pėr kėtė, ai vritej menjėherė.



    Moslejimi i veshjeve arabe



    Mė vonė doli njė ligj tjetėr, i cili ua ndalonte muslimanėve tė vishnin veshjet tradicionale arabe tė asaj kohe. Kushdo qė shihej tė ketė veshur veshje arabe-islame, vritej.



    Gjykatat e inkuizicionit



    Mė vonė dolėn nė skenė organizata tė kishės dhe qeverisė, tė cilat merreshin me zbulimin e muslimanėve qė e ruanin fenė nė fshehtėsi, edhe pse hiqeshin si katolikė. Librat historikė muslimanė por dhe perėndimorė, janė tė mbushur me pėrshkrime rrėnqethėse mbi torturat e inkuizicionit pėr tė zbuluar muslimanėt. Shumė prej muslimanėve vdiqėn gjatė torturave ēnjerėzore dhe nė burgje. Pėr tė ndėshkuar dhe dėnuar njė njeri, mjaftonte njė informues. Numri i tė vrarėve nga gjykatat e inkuizicionit dhe burgjet e tyre arrin nė tre milionė.







    SĖ PESTI FUNDI I MUSLIMANĖVE NĖ ANDALUZI



    Viti 975 hėnor

    1568 kalendari diellor



    Revolta e maleve Sierra Nebada



    Me kėto presione tė ushtruara ndaj muslimanėve, rebelohet njė njeri me emrin Ferexh ibnu Ferexh dhe pėr kėtė i bėn thirrje dhe Ferdinando De Kodoba, i cili ishte nga pasardhėsit e omejadėve, por e kishte ndryshuar emrin nėn presionin e gjykatave tė inkuizicionit. Emri i tij i vėrtetė ishte Muhamed ibnu Umeje. Thirrja e Ferexh ibnu Ferrexh ishte pėr themelimin e njė shteti omejad pėrsėri. Thirrjes sė tij iu bashkuan shumė muslimanė, tė cilėt u pėrqendruan nė malet Sierra Nebada. Tė krishterėt duke parė kėtė gjendje, filluan tė pėrzinin dhe vrasin muslimanėt qė jetonin pranė kėsaj zone. Burrat mbroheshin nė male nga kėto plane djallėzore.

    Tė krishterėt filluan tė djegin fshatrat dhe tė mbjellat rreth kėsaj zone. Gjithashtu ata vranė shumė nga gratė dhe fėmijėt e kryengritėsve, me qėllim qė t’i detyronin tė dorėzoheshin. Megjithė kėtė terror dhe inkuizicion rezistenca e muslimanėve nė Sierra Nebada vazhdoi pėr njėzet vite radhazi.



    Shuarja e revoltės



    Historianėt pohojnė qė numri i tė vrarėve nga ana e muslimanėve nė kėto njėzet vite arrinte nė mbi njėzet mijė tė vrarė. Nė fund, tė krishterėt arritėn ta shuajnė kėtė revoltė me anė tė mizorive, vrasjeve, pėrdhunimeve tė grave muslimane, shpėrnguljeve masive, pagėzimet e imponuara dhe tė kristianizimit me forcė. Nė tė njėjtėn kohė, gjykatat e inkuizicionit vazhdonin hetimet e tyre pėr zbulimin e ēdo muslimani qė fsheh besimin e tij.

    Gjykatat e inkuizicionit janė njė njollė turpi pėr historinė, janė njollė turpi pėr tė drejtat e njeriut, janė njollė turpi mbi fanatizmin katolik, fanatizėm qė nuk kurseu as literaturėn e muslimanėve nė Grenada. Me kėtė ai kėrkonte kristianizmin e muslimanėve, gjė tė cilėn e dėshmojnė vetė historianėt perėndimorė.

    Vrasjet, djegia, burgosja, internimi etj... ishin mjetet dhe metodat e pėrdorura nga tė krishterėt pėr t’i detyruar njerėzit tė braktisnin Islamin. Me gjithė kėto vuajtje dhe tortura mizore, ekzistenca e muslimanėve vazhdonte nė forma tė fshehura. Besimi islam vazhdonte i fshehur nė zemrat e muslimanėve, gjė tė cilėn nuk ia tregonin askujt. Kjo, pasi ēdo tregues besimi islam, kishte si pasojė vdekjen.



    Viti 1019 hėnor

    1610 kalendari diellor



    Amnistia ndaj tė gjithė muslimanėve



    Gjykatat e inkuizicionit vazhdonin nė punėn e tyre pėr tė zhdukur ēdo musliman dhe ēdo shenjė qė tregonte mbi ekzistencėn e muslimanėve. Megjithė luftėn pėr t’i zhdukur muslimanėt, ata ekzistuan pėr vite tė tėra. Nė vitin 1610 tė krishterėt nxorrėn njė ligj, me tė cilin jepej amnisti e plotė pėr tė gjithė ata muslimanė qė e kishin mbajtur tė fshehur deri nė atė kohė fenė. Kjo bėhej me qėllim qė tė largoheshin nga Andaluzia.

    Nė kėtė mėnyrė kėrkonin qė tė shpėtonin njė herė e mirė nga muslimanėt. Muslimanėt duke parė qė tė krishterėt kėrkonin me ēdo kusht qė tė largoheshin nga Andaluzia, filluan tė shpėrnguleshin. Tė krishterėt u ofronin lehtėsime pėr kėdo, qė shprehte dėshirėn pėr tu larguar. Kėshtu kaluan ngushticėn e Gjibraltarit 500.000 muslimanė. Tė gjithė kėta e kishin mbajtur tė fshehur identitetin e tyre fetar duke ua trashėguar fėmijėve dhe nipėrve gjatė gjithė kėtyre viteve. Kishin kaluar pothuaj 100 vjet nga rėnia e Grenadės dhe tė gjithė kėta e kishin mbajtur fenė tė fshehur nė zemrat e tyre, me gjithė presionet e ushtruara.

    Nė kėtė vit iu dha fund ekzistencės islame nė Andaluzi dhe vendi u mbeti tė krishterėve. Numri i muslimanėve tė shpėrngulur nga Andaluzia pėr nė Afrikėn veriore nga rėnia e Grenadės deri nė vitin 1610 i kalonte 3.500.000. Ajo qė ndodhi me muslimanėt e Spanjės, ėshtė nga shpėrnguljet mė tė rralla nė histori.

    Ajo qė u ndodhi banorėve tė Grenadės, po i ndodh sot popullatės nė Palestinė. Prandaj ne pyesim:“Ku ėshtė ndėrgjegja ndėrkombėtare? Apo ajo vdes, kur ēėshtja ka tė bėjme me muslimanėt?!“

    Viti 1044 hėnor

    1635 kalendari diellor

    Organizata muslimane tė fshehta



    Megjithė dhunėn e gjykatave tė inkuizicionit dhe detyrimit pėr tu shpėrngulur, nė Andaluzi mbetėn muslimanė pėr njė kohė tė gjatė. Disa prej muslimanėve, pėr tė ruajtur identitetin e tyre fetar nė Andaluzi kishin formuar organizata tė fshehta. Kėto organizata u zbuluan nė vitet 1635, 1638 etj.. Saqė thuhet qė dhe nė vitin 1727 u zbulua njė organiziatė muslimane e fshehtė, e cila pėrbėhej nga muslimanė tė mbetur qysh nė kohėn e shpėrnguljeve masive. Numri i anėtarėve tė saj ishte 28 anėtarė. Kjo u bė e ditur nė gjyqin e mbajtur pėr ta nė 10/10/1727. Tė krishterėt u konfiskuan tė gjitha pasuritė dhe pronat kur i zbuluan.



    Viti 1183 hėnor

    1769 kalendari diellor



    Shenjat e fundit tė ekzistencės islame



    Shenjat e ekzistencės sė arabėve dhe muslimanėve nė mėnyrė tė fshehtė vazhduan deri nė raportin e fundit tė dėrguar nga gjyqet e inkuizicionit pėr tek Karlosi i tretė nė vitin 1769.





    Pėrmbledhje e ngjarjeve qė shoqėruan rėnien e mbretėrisė sė Grenadės



    - Princ Musai shpall luftėn e shenjtė.



    - Zegal – xhaxhai i Boabdilit – tradhėton dhe pėrkrah Ferdinandin.



    896 Largimi i Zegal nga Andaluzia pėr nė Fes, ku burgoset.



    896 Kastiljanėt rrethojnė Grenadėn.



    897 Negociatat mes Ferdinandit dhe Boabdilit, pėrfundojnė me dorėzimin e Grenadės.



    905 Ferdinandi shkel premtimet dhe mbyll xhamitė.



    910 Vdekja e Izabelės.



    924 Vdekja e Boabdilit nė Fes.



    925 Vdekja e Ferdinandit.



    935 Dalja e dekretit qė ēdo bisedė nė arabisht e konsideronte krim.



    - Ndalimi i veshjeve arabe dhe shfaqja e gjykatave tė inkuizicionit.



    1568 Revolta nė malet Sivarra Nevada, e cila u shtyp me mizori nga tė krishterėt.



    1610 Amnistia ndaj muslimanėve, me kusht qė tė largoheshin nga Andaluzia.









    Rėnia e Grenadės...tė vėrteta dhe konkluzione



    Ishte njė fund fatkeq e njėrės nga historitė mė magjepsėse dhe mė tėrheqėse...

    Ishte historia e pėrhapjes sė dritės, drejtėsisė, qytetėrimit...

    Ishte njė histori qė nuk ishte produkt i fantazisė dhe as iluzione dhe shtesa tė historianėve, por ishte njė histori qė shkėlqente nga drita e Islamit...

    Ishte njė histori, heronjtė e tė cilės ishin engjėj nė formė burrash, ose burra nė formė engjėjsh...

    Ajo filloi me dritėn e udhėzimit hyjnor dhe pėrfundoi me pėrēarje dhe tradhėti.

    Nėse do i jepej dikujt e drejta pėr t’u kėrkuar muslimanėve llogari, do i jepej pėr dy ēėshtje:

    E para, humbja e Palestinės, pėr tė cilėn ka akoma njerėz qė luftojnė dhe punojnė pėr ta rimarrė.

    E dyta, humbja e Andaluzisė, lavdinė e humbur tė sė cilės nuk e vajton kush.

    Pasi muslimanėt e parė kishin arritur deri nė Paris, muslimanėve tė fundit, nuk u kishte mbetur qytet tjetėr veē Grenadės. Mė pas ata humbėn dhe Grenadėn, e cila patjetėr qė do tė humbiste si rezultat i tradhėtive dhe intrigave tė pushtetarėve tė saj.

    Grenada ra, kur muslimanėt u pėrēanė dhe urrenin njėri-tjetrin. Ajo ra vetėm si rezultat i neglizhencės, dembelizmit dhe largimit tė tyre nga feja islame. Ne jemi umet, qė e ndėrtojmė lavdinė me anė tė kėsaj feje. Nėse distancohemi nga kjo fe, menjėherė shuhet lavdia dhe madhėshtia qė ndėrtuam.



    Nė rrjeshtat e mėposhtėm, do tė komentojmė disa ndodhi tė rėndėsishme:



    · Sado qė tė pėrhapet errėrsira dhe e keqja, ne jemi umet, tė cilit nuk i mungojnė yjet, qė i ndriēojnė rrugėn

    dhe i japin shpresė pėr tė ngritur pėrsėri lart flamurin e islamit.

    Ne pamė Princ Musain, kėtė hero, trim dhe krenar, i cili kundėrshtoi vendimin e popullit dhe elitės pėr dorėzimin e qytetit. Ai vazhdoi t’u bėjė thirrje muslimanėve dhe popullsisė pėr rezistencė deri nė ēastet e fundit. Kur pa qė tė gjithė u dorėzuan para zgjidhjes mė tė lehtė, ai nuk e pranoi poshtėrimin dhe doli tė luftojė i vetėm. Sigurisht qė me kėtė ai nuk shpresonte tė rimarrė Andaluzinė i vetėm, por kėrkonte tė ruajė dinjitetin e tij dhe tė umetit qė pėrfaqėsonte. Pėr tė, nėse rruga e dinjitetit ėshtė vdekja nė mbrojtje tė vatanit, ajo mirėpritet krahėhapur dhe e pėrbuzur ėshtė jeta nėn zgjedhėn e huaj.



    · Ēfarė ėshtė kjo urrejtje qė armiqtė e islamit, fshehin kundėr Islamit dhe muslimanėve? Pėrse kjo mizori

    kundrejt muslimanėve? Kur muslimanėt hynė nė Andaluzi, u garantuan banorėve tė saj jetėn, pasuritė, pronat dhe respektuan tė gjithė marrėveshjet dhe premtimet e bėra. Kjo, edhe pse kishin mundėsi t’i keqtrajtonin, t’u konfiskonin pasuritė dhe t’i merrnin robėr.

    Kur lexon vrasjen e burrave, marrjen e grave robėresha dhe pėrdhunimin e tyre para syve tė njerėzve tė afėrm nga egėrsira me pamje njeriu, padyshim qė shokohesh dhe tė pushon zemra pėr njė ēast. Nėse kjo tė ndodh thjesht duke lexuar mbi kėto mizori, ēfarė kanė ndjerė vallė ata, qė i kanė pėrjetuar? A nuk ėshtė e mundur qė tė kenė kėrkuar vdekjen nė ato ēaste, por qė nuk u ka ardhur?

    Ajo qė u ndodhi muslimanėve nė Andaluzi dje, po u ndodh muslimanėve nė Palestinė sot. Diēka e tillė pėrsėritet sot nė shumė vende muslimane. Kurse muslimanėt i ndjekin kėto ngjarje me indiferentizėm. Ata shohin pėrdhunimet e motrave muslimane nė shumė vende, shohin qė atyre u hiqet me dhunė shamia, qė u mbulon kokėn. A nuk ėshtė cinike, qė teksa ndodhi tė tilla na ndodhin neve dhe rreth nesh, tė akuzojmė dhe tė merremi me terrorizmin islamik qė rrezikoka botėn?!



    · Kush u zė besė armiqve tė tij, tė jetė i sigurtė qė do tė ketė njė fund si ai i muslimanėve nė Andaluzi.

    Sot, nuk ka pėrse tė rendim pas perėndimit dhe ta pranojmė atė me tė mirat dhe tė kėqiat e tij. Nuk ka pėrse t’i njohim si udhėheqės tė botės dhe tė rendim pas tyre pa ditur ku shkojmė. Nuk ka pėrse tė luajmė rolin e tė pafuqishmit dhe tė pranojmė gjithēka qė na imponohet. E gjitha kjo, nė njė kohė qė umeti ynė ėshtė plot njerėz tė ditur, mendimtarė dhe jemi shumė tė pasur me pasuri natyrore. A ėshtė e llogjikshme qė nga tė gjithė kėto pasuri, tė pėrfitojnė dhe t’i shfrytėzojė perėndimi, kurse ne tė shfrytėzojmė atė qė na mbetet prej tyre?! A ėshtė e llogjikshme qė ata ta marrin naftėn tonė tė papėrpunuar, ta rafinojnė dhe tė na e shesin me ēmime shumėfish mė tė larta?! A ėshtė e llogjikshme qė me lėndėn e parė qė blejnė prej nesh, tė prodhojnė ushqime tė cilat na i shesin shumė mė shtrenjtė mė pas?!

    Kėtij umeti nuk do i kthehet lavdia, veēse pasi tė mbėshtetemi nė fuqitė tona dhe tė shfrytėzojmė pasuritė tona. Ne duhet tė jemi aktivė dhe jo pasivė, duhet qė pasuritė tona t’i shfrytėzojmė vetė. Ne duhet tė pėrfitojmė nga historia jonė, e cila nė kėtė periudhė na mėson, qė tė kapimi fort pas Sheriatit islam dhe ligjeve tė Zotit dhe tė jenė ato qė na udhėheq nė ēdo ēėshtje.

    E lusim Zotin qė tė na japė lavdi tė shpejtė dhe ndihmė tė afėrt, me tė cilėn do tė zbatohen porositė e Tij nė tokė. E lusim Zotin qė tė ngjallė ato zemra tė cilave u ėshtė shuar krenaria me islamin. Ashtu siē e lusim qė tė na falė gjynahet dhe ajo qė kemi humbur si rezultat i neglizhencės tonė.





    Betejat dhe ndodhitė mė tė rėndėsishme



    Qytetėrimi ynė dhe qytetėrimi i tyre



    Kėto ishin gjykatat e inkuizicionit, tė cilat kanė njollosur me vendimet e tyre tė tmerrshme faqet e historisė spanjolle, pėrgjatė tre shekujve tė mbushur me fanatizėm tė verbėr. E gjithė kjo urrejtje dhe ky mllef, ishin tė drejtuar kundėr atyre, qė ishin sjellė mirė me ta. Muslimanėt nuk detyruan asnjė tė krishter tė pėrqafojė Islamin me dhunė dhe imponim. Ata nuk penguan asnjė, qė tė praktikojė ritet e fesė sė tyre. Ata nuk dogjėn asnjė kishė, nuk grisėn asnjė kopje tė Biblės dhe tė gjithė gėzonin tė drejtėn, qė gjithēka ta zgjidhnin sipas ligjeve kanonike. Madje atyre u lejohej dhe shfaqja e kryqeve dhe rritja e derrave.

    Si u sollėn me ne dhe si u sollėm ne me ta? Historia pėrsėrit veten.

    A ju kujtohen fjalėt e gjeneral Allenby kur hyri nė Jeruzalem (Kuds)? A harrohet ajo qė bėri gjenerali francez Goro kur hyri nė Damask?



    Dorėshkrime tė librit tė Zehravit mbi mjekėsinė



    Marrja e Andaluzisė nga muslimanėt, nuk ishte thjesht njė fitore politike dhe ushtarake. Mė shumė se kaq, ajo shėnoi fillimin e qytetėrimit. Europa i mori nga Andaluzia dijet e duhura dhe qytetėrimin. Banorėt e Europės krenoheshin dhe mburreshin, teksa dėrgonin djemtė e tyre nė shkollat e Kordobas, Grenadės, Sevilles etj… Zgjimi i civilizimit europian, filloi pikėrisht nga kėto shkolla.

    Kur muslimanėt u pėrkushtuan nė fenė e tyre, i ofruan botės qytetėrimin dhe zhvillimin. I gjithė qytetėrimi material me tė cilin mburret Europa, e ka origjinėn nė Andaluzinė muslimane. Pėrmes faqeve tė kaluara, jemi munduar tė pėrmendim pjesė nga kontributi material, kulturor dhe civilizues i muslimanėve nė Andaluzi. Dallimi mes njė qytetėrimi qė pėrhap dritėn dhe njė tjetri qė ėshtė bazuar mbi shtypjen, dhunėn, djegien dhe eleminimin fizik, ėshtė i madh.



    Si fituam kundėr tyre dhe si arritėn tė na mposhtin?



    Shkėndijat e kryqėzatave filluan nga tokat e Andaluzisė, me anė tė konflikteve mes palėve. Skena e luftrave u pėrhap shumė shpejt nė tokė dhe nė det dhe vazhdoi deri nė rėnien pėrfundimtare tė Grenadės. Rėnia e saj ishte njė paralajmėrim pėr kalimin e konfliktit nga Andaluzia pėr nė Afrikėn veriore dhe fillimin e kryqėzatave drejt lindjes islame.

    Sigurisht qė ata ishin kryqėzata tė organizuara nga tė krishterėt e Europės, ashtu siē e kanė pranuar dhe vetė. Vetė Kurani famėlartė e ka deklaruar realitetin e armiqėsisė sė tyre, e cila lėshon helmin kundėr muslimanėve dhe vendeve tė tyre.

    Ishte vetė Kristofor Kolombi – qė siē pretendojnė zbuloi Amerikėn – ai qė i nxiti dy mbretėrit, Ferdinandin dhe Izabelėn, pėr tė marrė Jeruzalemin dhe pėr t’u hakmarrė pėr humbjen e kryqtarėve.

    Ideja e rimarrjes sė Jeruzalemit, pushtonte mendjet e tyre qė kur francezėt u thyen nė muret e kėtij qyteti tė shenjtė. Ėndrra e kishės katolike pėr t’u rikthyer nė Jeruzalem, vazhdonte tė ishte e freskėt.

    Vetė Kolombi, edhe pse mendonte se kishte arritur nė ishujt perėndimorė tė Indisė, nuk harronte t’u shkruajė dy mbretėrve tė Andaluzisė, ku u kėrkonte tė ndėrmarrin njė kryqėzatė tė re pėr tė marrė Jeruzalemin. Kjo ndodhte nė vitin 1501. Njė lajm tė tillė nė arabisht, e botoi pėr herė tė parė gazeta “Al-Kuvait“ nė numrin e 532 tė saj, tė vitit 2003. Nė kėtė letėr, Kolombi thoshte:“Ne duhet tė besojmė fuqishėm, qė ndėrmarrja e njė kryqėzata pėr rimarrjen e Jeruzalemit ėshtė diēka qė do tė ndodhė patjetėr. Pas Grenadės, tashmė e ka radhėn Jeruzalemi.“

    Nė vitin 1519 Magelani arriti nė ishujt Filipine, tė cilėt i pushtoi me ushtarėt e tij, tmerroi banorėt muslimanė dhe kudo qė shkelte shkatėrronte dhe vriste muslimanėt. A nuk ishin pasardhėsit e atyre qė kishin tmerruar muslimanėt mė parė, me anė tė luftrave pėr kristianizimin e tyre me forcė?



    Nė luftėn e dytė botėrore, gjenerali kryqtar Allenby hyn nė Jeruzalem dhe hedh shikimin drejt xhamisė Aksa dhe kubesė pranė shkėmbit. Ishte njė shikim plot mall pėr kishėn e Ringjalljes. Mė pas ai thotė thėnien e tij tė njohur: “Vetėm sot pėrfunduan kryqėzatat tona.“ Pastaj mori frymė i lumtur.

    Nė anėn tjetėr, Goro, me tradhėtitė, intrigat dhe pabesitė e tij, vjen dhe shpreh kėnaqėsinė dhe gėzimin e tij nė atė vend ku derdhi gjak njeriu dhe thotė: ”Ja ku u kthyem o Salahudin!”

    Nga goja e tij dhe e Allenby shpėrtheu aroma e gjakut tė muslimanėve, gjak qė kishte skuqur kraharorin, shpatat dhe tė kalorėsve tė tyre.

    Nė luftėn e dytė botėrore, ēifutėt arritėn qė me ndihmėn dhe pėrkrahjen e anglezėve tė merrnin nėn kontroll gjithė Palestinėn, duke hedhur themelet e shtetit tė Izraelit.

    Tė gjithė fetė dhe sektet pėrveē muslimanėve e pritėn tė gėzuar kėtė lajm dhe ngjarje.

    Pėr mė shumė informacion, mund tė lexoni ndonjė nga librat e tefsirit tė Kuranit, pėr komentin e ajetit:“As hebrenjtė, as tė krishterėt nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty, derisa tė pranosh besimin e tyre.“ (El-Bekare: 120)

    Thotė profeti Muhamed a.s nė Musnedin e imam Ahmedit:“Shembulli i umetit tim, ėshtė si shembulli i shiut. Atij nuk i dihet dobia, nė fillim apo nė fund.“

    Ndėrtesat e mrekullueshme tė qytetėrimit islam nė Andaluzi, vazhdojnė tė thėrrasin umetin musliman.



    E shoh me vend qė kėto faqe mbi njė kronologji tė historisė sė Andaluzisė, t’i mbyllim me njė nga elegjitė mė tė mrekullueshme, ku autori i saj Ebu Tib Salih ibn Sherif Rendij, vajton qytetet e Andaluzisė, tė cilėt vazhdonin tė binin njėri pas tjetrit nė duart e tė krishterėve. Me anė tė kėsaj elegjie, ai pėrpiqej tė nxisė muslimanėt pėr tė shpėtuar atė qė kishte mbetur nga Andaluzia. Kėto vargje vazhdojnė t’a ruajnė freskinė dhe efektin edhe nė ditėt tona. Edhe pse kanė kaluar shekuj qė nga koha kur janė thurur, ato janė frymėzuese edhe pėr muslimanėt e sotėm, pėr tė rimarrė tokat e rrėmbyera dhe tė plaēkitura padrejtėsisht.



    Me tė arritur kulmin, tatėpjeta do tė fillojė

    Luksi i jetės, s’ka pėrse tė na mashtrojė

    E tillė ėshtė kjo botė siē e pe dhe vetė

    Njė ditė e lumtur, e hidhur njė jetė

    Kjo botė askėnd s’e mban pėrgjithmonė

    Mbi tokė asgjė s’mbetet, herėt a vonė

    Shekujt shkatėrrojnė ēdo bukuri

    Ajo i ndryshk, shpata, heshta dhe ēdo hijeshi

    Ku janė mbretėritė e Jemenit gjithė salltanet

    Ku i kanė fronet, pallatet, floriri, ku ėshtė mbreti vet

    Ku janė kullat e Shidad-it nė Irem

    Ku ėshtė perandoria i Sasan-it pers

    Ku i ka xhevahiret Karuni i shkretė

    Ku janė Ad-i, Shidad-i, ku ėshtė Kahtani vetė

    Tė gjithė u zhdukėn, nuk kthehen dot mė

    Vdekja i fshiu tė gjithė, njė e nga njė

    E gjithė pasuria dhe pushteti pafund

    Duken si ėndrra tė para nė gjumė

    Darjos, i vrarė nga Aleksandri trim

    Kisran s’e mbrojtėn pallatet pa mbarim



    O ju tė dehur pas detit tė pasurisė

    A keni dėgjuar mbi famėn e Andaluzisė

    A keni dėgjuar mbi banorėt e saj

    Mbi ta flitet nė ēdo anė, nė ēdo skaj

    Njė kob i rėndė ka rėnė mbi ta

    Edhe malet vajtojnė, me keq mė nuk ka

    Pyete Valencian, mbi Murcien e rėnė

    Pyete mbi Shatiben, Gion dhe ēdo vėnd

    Ku ėshtė Kordoba qendra e dijenisė

    Sa tė ditur mėsuan nė bankat e urtėsisė

    Xhamitė vajtojnė edhe pse gurė janė

    Minberėt qajnė edhe pse dru janė

    Sa trima ndihmė kėrkuan

    U vranė, u shitėn, por ndihmė s’u ofruan

    Ku janė heronjtė e gjallė gjithė energji

    Ku ėshtė e drejta, ku ėshtė kjo njerėzi...



    Qytetėrimi qė ndėrtuan muslimanėt nė Andaluzi dhe fundi i dhimbshėm i muslimanėve atje, duhet tė jenė shembull pėr tė ndezur vullnetin tonė dhe pėr tė punuar seriozisht pėr lavdinė e Islamit dhe ngritjen e kėtij umeti. “Kjo gjė nuk ėshtė e vėshtirė pėr Allahun.“ (El-fatir 17)

    Ne kemi nevojė sot pėr heronj tė mėdhenj si Musa, Tarik, El-Gafikij, Ed-Dahil, En-Nasir, El-Mensur, Princ Musai etj...



    Sa herė qė kujtesa kėrkon nė analet e Andaluzisė, mė kujtohen fjalėt e poetit andaluzian:



    Me tė arritur kulmin, tatėpjeta do tė fillojė

    Luksi i jetės, s’ka pėrse tė na mashtrojė



    Kėshtu humbi Andaluzia, e cila nuk ka qenė mė parė tokė e muslimanėve. Ajo qė ėshtė mė shqetėsuese sot, ėshtė teksa shikon muslimanėt tė humbur nė vendet e tyre, nė historinė e tyre, nė tė tashmen dhe ndoshta dhe nė tė ardhmen!

    Kujtimet e Andaluzisė sė dashur, vazhdojnė tė freskojnė zemrėn, dhe shuajnė etjen.

    Borzilokėt e lulishteve tė bukura, tė marrin mendjen dhe tė bėjnė tė zhytesh nė kujtime. Kjo, edhe pse ne nuk i kemi jetuar ato ditė tė bukura dhe tė lavdishme tė muslimanėve. Veēse ne e ndjejmė se koha ėshtė afruar dhe ndjejmė se jemi shumė pranė, sikur edhe ne kemi banuar nė pallatet dhe kėshtjellat e larta, sikur dhe ne kemi pirė ujė dhe kemi lundruar nė lumenjtė e vrullshėm, sikur jemi ngjitur nė ato male tė thepisur dhe kemi marrė frymė nga ajri i pastėr..

    E kaluara ėshtė faqe e sė tashmes dhe shkollė e sė ardhmes. Ajo qė kėrkohet nga umeti musliman sot, ėshtė qė tė nxjerrė mėsime nga historia, tė punojė me seriozitet pėr tė ardhmen dhe tė largojė nga zemra e saj ngurtėsinė..

    Ne e lusim Zotin qė tė na i kthejė tokat e zaptuara padrejtėsisht dhe tė na kthejė Palestinėn.

    Shpresa nė Zotin ėshtė shumė e madhe dhe do tė vazhdojmė t’a lusim, derisa t’u pėrgjigjet lutjeve tona... Allahu ėshtė Dėgjues dhe i aftė pėr gjithēka...

    Dr. Tarik Suvejdan
    "Shoku Mjekesise"

  6. #16
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Fajkoi i kurejsheve ne Andaluzi

    Fajkoi i Kurejshėve




    Ebu Xhafer El-Mensuri (Halifeja abasit nė Irak) u thotė njė ditė oborrtarėve dhe miqve tė tij:”Kush prej jush mė tregon, cili konsiderohet si fajkoi i Kurejshėve?” Tė pranishmit iu pėrgjigjėn” Kush mund tė jetė veē prijėsit tė besimtarėve (pėr Ebu Xhafer El-Mensurin) i cili forcoi pushtetin, qetėsoi situatėn dhe vendosi rregullin?” “Jo“– u tha Ebu Xhafer El-Mensuri. „Atėherė ėshtė Muavija“ – i thanė ata. „As ai nuk ėshtė.“ – ua ktheu. „Ėshtė Abdul Melik ibnu Mervani“ – i thanė pėr tė tretėn herė. “Jo“ – u pėrgjigj pėr tė tretėn herė ai. „Atėherė kush qenka ai njeri o prijės i besimtarėve?“ – e pyetėn. Ai u tha:”Ai ėshtė Abdurrahman ibnu Muavije Ed-Dahil, qė me zgjuarsinė e tij shpėtoi nga hedhjet e shigjetave dhe tehu i shpatave. Ai pėrshkoi detin derisa arriti nė njė vend tė huaj pėr tė, ku arriti tė popullojė vendet, tė mobilizojė ushtrinė dhe ngriti njė mbretėri tė fuqishme me zgjuarsinė dhe vendosmėrinė e tij. Muavija, udhėtoi nė njė anije tė cilėn ia pati ndėrtuar Umeri dhe Uthmani r.a dhe qė ia kishin lehtėsuar vėshtirėsitė (d.m.th e gjeti pushtetin tė gatshėm). Abdul Meliku u bė Halife me anė tė njė bese e cila qe e gatshme. Prijėsi i besimtarėve (flet pėr veten e tij) erdhi nė pushtet me kėrkesėn e fisit dhe tė tė afėrmve tė tij. Kurse Abdurrahman Ed-Dahil e arriti famėn vetėm me ndihmėn e zgjuarsisė dhe vendosmėrisė sė tij”.

    Kjo ėshtė historia e rallė e njė njeriu pa pėrkrahje, i cili kėrkohej pėr t’u ekzehunuar nė ēdo qoshe. Megjithatė, ai arriti t’i pėrballojė tė gjitha kėto vėshtirėsi, ngriti njė shtet i vetėm dhe sundonte tė gjithė Andaluzinė. Jo vetėm kaq, por gjatė pushtetit tė tij pėrballet me 25 revolta tė ndryshme, tė cilat arrin t’i shtypė tė gjitha.

    Vallė ēfarė vullneti dhe ēfarė force fshihej nė zemrėn e kėtij burri?!



    Cilėsi tė rralla



    Historiani Ibnu Hajjan El-Kurtubi, nga historianėt mė tė mėdhenj nė Andaluzi, e pėrshkruan kėtė figurė duke thėnė:”Ai kishte mendime dominuese, ishte shumė i matur dhe me vullnet tė paparė. Kur e merrte njė vendim e ēonte deri nė fund. Kur ngrinte flamurin e luftės, e fitonte atė. Ishte trim dhe i paraprinte ushtrisė nė luftė. Shumė i kujdesshėm, i matur dhe tepėr i qetė. Nuk e shihje nė rehati tė pėrhershme dhe ēėshtjet me rėndėsi nuk ia ngarkonte ndokujt t’i zgjidhė por i zgjidhte vetė. Ishte shumė bujar dhe politikan i madh. Veshte rroba tė bardha dhe mbante ēallmė tė bardhė. Vizitonte tė sėmurėt dhe merrte pjesė nė varrime. Ditėt e xhuma dhe nė Bajrame, falej vetė si imam dhe mbante predikimin e rastit. Nė kohėn e tij ushtria u organizua mirė dhe numri i ushtarėve arriti 100.000 kalorės”.



    ABDURRAHMAN ED-DAHIL



    113 Hėnor U lind nė Damask

    132 Hėnor Arriti t’i shpėtojė pėrndjekjes sė Abasitėve dhe u vendos nė Marok

    136 Hėnor Largohet i pėrndjekur pėr nė Libi

    138 Hėnor Kalon ngushticėn pėr nė Andaluzi

    140 Hėnor Merr pushtetin nė Andaluzi

    172 Hėnor Vdes Ed-Dahil

    - Njihet pėr vendosmėrinė e hekurt, pėrballej vetė me problemet dhe arriti tė shuajė 25 revolta kundėr tij.

    - Periudha e sundimit tė tij ėshtė ajo e ndėrtimit tė Andaluzisė moderne.



    Abasitėt nė ndjekje tė emevitėve qė humbėn pushtetin. Ata janė vėnė dhe nė ndjekje tė Abdurrahman El-Dahil-it.

    Vullneti



    Historia e tij ėshtė histori e vullnetit dhe ambicjes, tė pasqyruara tek njė njeri. Megjithėse ka vend pėr kritika tė cilat do i pėrmendim nė vendin e tyre, nė kėtė rast nuk mund tė themi veēse atė qė thotė njė poet arab:



    Kush ėshtė ai qė i ka tė gjitha vlerat ?

    Tjetrit i mjafton pėr nder, kur i numėrohen tė metat.



    Me kėto cilėsi tė rralla, arriti qė nė Andaluzi tė ndėrtojė njė shtet Omejad tė fuqishėm, megjithėse pushteti i tyre kishte pėrfunduar nė lindje tė shtetit islam.

    Historia e tij, ėshtė histori tė cilėn duhet t’a studiojnė tė rinjtė dhe t’u tregohet brezit tė ri, pasi ajo ėshtė e mbushur me dobi dhe shembuj tė cilėn ngrenė moralin, forcojnė vullnetin e dobėt dhe ushqejnė ambicjen e cila ka filluar tė fishket nė epokėn e globalizmit.

    Nėse bashkohet besimi dhe vullneti, nuk ka forcė qė tė qėndrojė para realizimit tė objektivave. Edhe nėse nuk ke besim tė fortė, por ke vullnet tė fortė dhe tė sinqertė, do tė kesh sukses.

    Nėse zemra e njeriut lidhet me Zotin, patjetėr qė do i vijnė ndihma:“Ndihma nuk ėshtė veēse nga Zoti, i Gjithėfuqishmi, i Urtė“ (Al Imran: 126)

    Abdurrahman Ed-Dahil, nuk shquhej pėr dije tė shumta fetare, por shquhej pėr vullnet tė ēeliktė. Dijetarėt e sotėm pohojnė qė nėse muslimanėt kapen fort pėr fesė sė tyre, fitorja do tė jetė padyshim e tyre. Kurse nėse e braktisin atė, fitorja do tė jetė pėr mė tė fortin.

    Muslimanėt e sotėm i kanė lėnė tė dyja, ata janė tė dobėt nė besimin e tyre dhe kanė dhe vullnet tė dobėt, madje mund tė themi qė vullneti dhe vendosmėria e tyre ėshtė e shuar. Kjo, nė njė kohė kur libri i tyre Kurani i kėshillon:“mos u dobėsoni dhe mos u dėshpėroni duke qenė mė tė lartėt nėse jeni besimtarė“ (Al Imran: 139).

    Gjithashtu thotė:

    “dhe mos u dobėsoni tė kėrkoni paqe duke qenė mė tė lartė“ (Muhamed: 35)

    Ajo qė ndodh sot nė Palestinė ėshtė njė argument i gjallė qė vullnetin e ēeliktė, nuk ka forcė tirane qė t’a mposhtė.

    Gjithashtu kėtė e pėrforcon vetė personazhi ynė, Abdurrahmani i parė (Ed-dahil).



    SĖ PARI / LĖKUNDJA E DINASTISĖ OMEJADE NĖ SHAM.



    Halifeja qejfli, El-velid ibnu Jezid

    Ai u lind nė Sham nė vitin 113 hėnor. Nė vitet e vegjėlisė, nė lindje tė shtetit islam, ndodhnin trazira tė shumta.

    Umeti musliman i ngjan trupit tė vetėm i cili pėrbėhet nga gjymtyrėt dhe nervat dhe i gjithė trupi furnizohet me njė gjak tė vetėm dhe ndjen tė njėjtat ndjenja.

    Gjatė sundimit tė Omejadėve nė Sham, Halife ishte Velid ibnu Jezid. Ai njihej si njeri i qejfit, ditėn dilte pėr gjah dhe natėn e kalonte me robėresha dhe duke dėgjuar muzikė nė pallatin e tij. Duke qenė i tillė, historianėt thonė qė sundimi i tij, ishte fillimi i rėnies sė pushtetit tė Emevitėve. Ai e humbi lavdinė e tė parėve tė tij. Duke parė kėtė gjendje, Abasitėt filluan tė lėvizin pėr tė marrė pushtetin dhe kėto lėvizje i filloi Ebu Seleme El-Halal nė Irak dhe Ebu Muslim El-Horasani nė lindje, nė Horasan me Abdullah ibnu Ali dhe tė tjerė.



    Kuvendet e argėtimit dhe qejfit, ishin tė pėrhapur nė kohėn e El-Velid ibnu Jezid



    Ebu Muslim El-Horasani, propogandues i Abasitėve.

    Ai qė i drejtonte kėto pėrpjekje pėr marrjen e pushtetit, ishte Ebu Muslim El-Horasani dhe ėshtė ky ai, qė ua lehtėsoi Abasitėve marrjen e pushtetit.

    Ai ishte nė moshė tė re dhe kishte treguar aftėsi se posedonte potencial nė propogandėn pėr abasitėt. Ai u merrte besėn pasuesve tė tij nė formėm e mėposhtme tė cilėn e pėrmend Taberiu:

    “U jap besėn sipas librit tė Zotit dhe traditės sė Profetit tė tij. Unė premtoj besnikėrinė dhe bindjen time ndaj familjes sė tė dėrguarit tė Zotit a.s….Mos tė kėrkoni gjė derisa t’ua japin pushtetarėt tuaj dhe nėse armiku juaj ėshtė nėn kėmbėt tuaja mos e vrisni, derisa t’ju lejojnė pushtetarėt tuaj.”



    Nasr ibnu Sejjar paralajmėron

    Kėshtu filluan tė mblidheshin pėrkrahėsit e tij nė Horasan. Valiu i Horasanit Nasr ibnu Sejjar (i cili njihej si largpamės dhe me eksperiencė) pa qė nė njė rast tė tillė duhej ndėrhyrė. Kėshtu ai e informoi Halifen rreth situatės sė rrezikshme tė krijuar nė Horasan. Por ai nuk u shqetėsua fare dhe vazhdoi me qejfe dhe argėtime. Veēse, familja mbretėrore nė dinastinė omejade e ndjeu rrezikun e humbjes sė pushtetit. Valiu i dinastisė omejade nė Horasan Nasr ibnu Sejjar nė kėtė rast thotė:



    Nėn hi njė shkėndijė zjarri shoh nė ēdo ēast flakė ajo mund tė marrė

    Zjarri me njė shkėndijė ndizet ashtu siē lufta, fillon me njė fjalė

    Nėse nuk e fikin tė urtit e kombit hiri i saj, kufomat tona do jenė

    I habitur thashė me vete vallė pėrse omejadėt, vazhdojnė nė gjumė tė thellė?



    Omejadėt rebelohen kundėr njėri-tjetrit



    Nė vitin 125 Hėnor, Jezid ibnu El-Velid ibnu Abdul Melik shpall kryengritje kundėr Velidit dhe armatoset me armėt, qė gjendeshin nė xhaminė Omejade nė Damask. Ai filloi tė shpėrndajė pasuri tė madhe pėr ata qė e pėrkrahnin, saqė rreth tij u grumbulluan afėrsisht 1000 burra. Ai urdhėroi komandantin e tij tė marshonte dretj Gadef nė shkretėtirė, ku ndodhej El-Velid ibnu Jezid pasi ishte larguar nga Damasku. Ai nuk mundi tė rezistojė pėr shumė kohė dhe kur e pa qė ishte drejt kapitullimit, hyri nė dhomėn e tij, morri Kuranin nė duar duke lexuar dhe thoshte: “Ditė si dita e Uthmanit.“

    Vrasja e tij ndodhi nė vitin 126 dhe ishte paralajmėrim pėr rėnien e dinastisė Omejade. Mė pas vrasėsi i tij mori drejtimin e kėsaj dinastie, por megjithėse kishte shpallur dėshirėn e tij qė do tė ndjekė gjurmėt e Umer ibnu Abdul Azizit nė politikat e tij, njerėzit nuk e pėrkrahėn dhe besa nuk iu dha nga tė gjithė.

    Trazirat filluan tė shtoheshin dhe mė shumė mes omejadėve pasi filluan disa revolta kundėr tij. Nga kėto revolta ishte dhe:

    1 – Sulejman ibnu Hisham ibnu Abdul Melik nė Oman.

    2 – Mervan ibnu Abdullah ibnu Abdul Melik nė Jordani.

    3 – Mervan ibnu Muhamed nė Armeni dhe tė gjithė kėta pretendonin qė kėtė e bėnin pėr t’u hakmarrė.



    Viti hėnor 126

    744 kalendari diellor

    Mervan El-Himar



    Kalifati i Jezidit morri tatėpjetėn dhe nuk zgjati veēse gjashtė . Ai vdiq vdiq nė tė njėjtin vit qė morri pushtetin, pas njė sulmi tė Mervan ibnu Muhamed ibnu Mervan ibnu El-Hakem. Ai arriti tė marrė pushtetin dhe u quajt Mervan El-Himar. Ai njihej si i aftė, tinėzar, i duruar nė fatkeqėsi dhe i palodhur.

    Vėllai i Jezidit qė u vra, Ibrahim ibnul Velid shpall kryengritje kundėr tij, por Mervani arrin t’a shtypė qysh nė betejėn e parė qė u zhvillua mes tyre.

    Mė pas, Mervani hyri nė Damask dhe nuk gjeti vėshtirėsi nė marrjen e besės nga njerėzit. Nga ata qė i dhanė besėn si Halife, ishte dhe vetė Ibrahimi qė ishte rebeluar mė parė.

    Nė kėtė kohė, nė Kufe shpėrthen njė revoltė tjetėr tė cilėn e udhėhiqte Abdullah ibnu Muavije ibnu Xhafer Tajjar, tė cilėn Mervani arriti t’a shuajė dhe atė.

    Njė revoltė tjetėr u nis nga Sulejman ibnu Hisham qė njihej si luftėtar i madh, por jo politikan. Bashkė me tė u bashkuan dhe banorėt e qyetit Resafe, por qė Mervani arriti t’a shuajė dhe kėtė dhe i shpėrndau nė skaje tė ndryshme.

    Kėshtu Mervani arriti t’i shuajė tė gjitha kėto revolta dhe vendosi rregullin dhe qetėsinė. Gjithashtu ai shuajti dhe revolta tė tjera qė kishin nisur nė Irak, Sham, Hixhaz dhe Jemen.



    Viti hėnor 130

    748 kalendari diellor



    Ebu Muslim Elhorasani, shpall revoltėn e abasitėve



    Nė njė situatė tė tillė krize, Ebu Muslim El-Horasani mblidhte pėrkrahėsit e abasitėve dhe i stėrviste. Pasi gjendja nė vitin 130 hėnor u pėrkeqėsua mė shumė, ai i befasoi omejadėt me shpalljen e revoltės sė tij dhe vendosjen e qytetit Mero nė skajin lindor tė Horasanit, nėn kontrollin e tij.

    Nasr ibnu Sejjar u rezistoi pėrpjekjeve tė tij dhe vazhdoi luftėn nė mbrojtje tė dinastisė omejade, duke penguar kėshtu pėrparimin e abasitėve. Ishte pikėrisht Nasr ibnu Sejjar ai qė vonoi pėr vite tė tėra rėnien e kėsaj dinastie.

    Por nė vitin 131 hėnor, Nasr ibnu Sejjar vdes dhe kjo ua lehtėsoi shumė ēėshtjen abasitėve.

    Kėshtu Ebu Muslimi arriti t’a marrė Horasanin. Komandėn e luftės nė Irak, ai ia lė njė burri nga fisi “Tajj” qė quhej Kahtube. Kurse komandėn e luftės nė Sham ia la nė dorė njė burri qė quhej Abdullah ibnu Ali.

    Mervan ibnu Muhamedi, Halifeja Emevit, u arratis me ushtrinė e mbetur, por ndiqej kudo qė shkonte nga ushtria e Abdullah ibnu Ali. Kur arritėn nė qytetin Hims, banorėt panė qė ushtria e Halifes kishte mbetur e pakėt dhe u pėrpoqėn qė t’a vrasin Halifen Mervanin. Por ai i kishte marrė masat mė parė dhe kishte ngritur prita dhe kurthe, kėshtu qė arriti tė fitojė ndaj tyre. Mė pas u nis pėr nė Damask ku caktoi si vali tė saj dhėndėrin e tij Velid ibnu Muavije ibnu Mervan.



    Viti hėnor 132

    750 kalendari diellor



    Fundi i dinastisė omejade



    Nė kėtė kohė, ushtria Abasite nėn komandėn e Abdulla ibnu Ali, arrin nė Damask dhe vret Velidin. Halifeja vazhdoi rrugėn e arratisjes dhe arriti nė Jordani. Atje iu bashkua dhe guvernatori i saj dhe tė dy u nisėn pėr nė Palestinė. Tė dy, duke pėrshkruar shkretėtirėn e Sinasė, arritėn nė Egjypt. Ushtria Abasite me nė krye Abdullah ibnu Ali u ishin vėnė pas pėr tė vrarė Halifen, vrasja e tė cilit do tė thoshte pėrfundimin e dinastisė Omejade.

    Nė Bosir tė Egjyptit u ndeshėn dy ushtritė, ajo e Abasitėve dhe ajo e Omejadėve. Kjo betejė zgjati pėr dhjetė ditė dhe nė fund tė saj, Abdullah ibnu Alij arriti ta vrasė Mervan ibnu Muhamed, Halifen e fundit tė dinastisė Omejade. Kėshtu dinastia e Omejadėve ra, dhe u ngrit ajo e Abasitėve.



    Shkaqet e rėnies sė dinastisė Omejade



    Kėshtu ra dinastia omejade nė lindje pasi u pėrfshi nga kryengritjet dhe konfliktet. Dinastia omejade ra, pasi kishte pėrhapur civilizimin, dijet dhe shtrirjen e shtetit islam nė ēdo drejtim.

    Nėse do shihnim nė historinė e kėsaj dinastie me syrin e studiuesit, do tė vėrejmė disa ēėshtje tė rrezikshme tė cilat u shfaqėn nė periudhėn e fundit para rėnies, tė cilat ēuan nė rėnien pa kthim tė kėsaj dinastie madhėshtore:



    1 – Mos zgjedhja e mė tė aftit nė postin e Halifes.

    Ky devijim filloi nė periudhėn e fundit para rėnies sė dinastisė. Nėse pushteti me sistem trashėgimor, ka anėt pozitive tė tij, tė cilat shfaqen nė stabilizitetin politik dhe mbylljen e konflikteve, ėshtė detyrė e familjes mbretėrore qė nė kėtė post tė vendosin dhe tė zgjedhin mė tė aftin nė familje. Kjo ishte diēka qė respektohej nė fillimin e pushtetit omejad dhe rreth kėsaj dėshmon ardhja nė pushtet e Umer ibnu Abdul Azizit, duke lėnė jashtė pushtetit fėmijėt e Sulejman ibnu Abdul Melik. Por kjo traditė u devijua mė pas dhe nė pushtet erdhi El-Velid ibnu Jezid, i cili nuk ishte i aftė pėr kėtė post. Jo vetėm, kaq por ai ishte i dhėnė pas dėfrimeve dhe qejfeve tė kėsaj bote. Nėse kėto janė cilėsitė e udhėheqėsit, ē’mund tė presėsh prej tij tė forcojė shtetin dhe tė ngrejė flamurin e fesė?! Thotė Abdullah ibnul Mutez: ”Pushteti mbahet me fenė, kurse feja forcohet me pushtet. Por nėse pushtetari rend pas qejfeve tė kėsaj bote, ē’forcė mund tė presėsh prej tij?!”



    2 – Shfaqja e kryengritjeve dhe konflikteve.

    Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e dytė, me tė cilėn shteti nuk gjen qetėsinė e duhur pėr t’u zhvilluar. Ajo qė i nxit konfliktet dhe revoltat janė dy gjėra:

    Ose dobėsia dhe paaftėsia e pushtetarit ose lakmia pėr pushtet dhe tė dyja janė shkatėrruese.



    3 – Shpėrfillja e kriterit tė aftėsisė dhe drejtėsisė nė emėrimin e valinjve.

    Nė kohėn e tyre emėroheshinj valinj tiranė si Haxhaxh ibnu Jusufi, i cili e mbushi tokėn me padrejtėsi dhe e pėrgjaku me gjak. Ai dhe tė tjerė tė llojit tė tiji ishin shkak pėr ndėshkimin e Zotit dhe mallkimit tė njerėzve.



    4 – Pėrhapja e korrupsionit.

    Korrupsioni si ēdo sėmundje tjetėri vazhdon tė gėrryejė nė aparatin shtetėrori, derisa t’a shembė.



    5 – Largimi nga dija

    Me kėtė, nuk kemi qėllim vetėm dijet fetare, por ēdo lloj dije. Interesi pėr dije krijon ndėrgjegje politike, civilizuese dhe shoqėrore. Ajo e bėn vizionin e pushtetarit dhe popullit drejt pushtetit mė tė lartė dhe gjithėpėrfshirės.



    6 – Interesi pėr tė mirat e kėsaj bote dhe kėnaqėsive tė saj.

    Edhe nėse diēka e tillė nuk ishte e pėrhapur tek tė gjithė, ajo qė ndodhi tek njė pjesė e tyre ishte shkak, qė ēoi nė rėnien e pushtetit omejad.





    SĖ DYTI / ARRATISJA E HABITSHME



    Viti hėnor 132

    750 kalendari diellor

    Ebul Abas El-Sefah



    Ebul Abas El-Sefah ishte ai, qė morri Kalifatin nė dorė dhe urdhėroi qė Omejadėt tė pėrndiqen dhe tė ekzehunohen kudo qė gjenden. Xhaxhai i tij, Sulejman ibnu Ali, qė ishte vali i Basras, kishte urdhėruar qė ēdo omejad qė gjendej, tė vritej dhe kufoma tė hidhej nė rrugė pėr t’a ngrėnė qentė.

    Tė tmerruar, omejadėt filluan tė fshiheshin dhe u shpėrndanė nėpėr zona tė largėta qė t’i shpėtonin vrasjes. Nga ata qė kėrkoheshin ishte dhe Abdurrahman Ed-Dahil, ose siē njihet ndryshe Abdurrahmani i parė.



    Cilėsitė e Abdurrahman Ed - Dahil



    Siē i pėrmendėm dhe mė lart cilėsitė e tij, ai kishte mendime dominuese, ishte shumė i matur dhe me vullnet tė ēeliktė. Kur e merrte njė vendim e ēonte deri nė fund. Kur ngrinte flamurin e luftės, e fitonte atė. Ishte trim dhe i paraprinte ushtrisė nė luftė. Shumė i kujdesshėm dhe tepėr i qetė. Nuk e shihje nė rehati tė pėrhershme dhe ēėshtjet me rėndėsi, nuk ia besonte ndokujt t’i zgjidhė por i zgjidhte vetė. Ishte shumė bujar dhe politikan i madh… kėto dhe cilėsi tė tjera rrallėherė gjenden nė njė udhėheqės dhe komandant politik.

    Ai lindi dhe u edukua nė Damask, nė pallatet mbretėrorė, ku duke pėrfituar nga mundėsitė, qė i jepeshin aty mėsoi shumė gjėra nga jeta. Aty u stėrvit mirė nė kalorėsi dhe pėrvetėsoi artet e luftės. Gjithashtu ai u edukua dhe u bė pjesė e moraleve dhe vlerave origjinale arabe. Gjithashtu, ai njihet dhe si poet me shije dhe shumė i ndjeshėm. Pasi vajti nė Andaluzi dhe vendosi rregullin, pa njė ditė njė karvan qė po udhėtonte drejt Shamit. Nė ato momente iu kujtua vendi dhe familja e tij nė Sham dhe nė moment thurri kėto vargje:



    O karvan qė tokėn time shkel

    selam mi ēo gjysmės time, nga gjysma tjetėr

    siē e din, trupin kėtu e kam

    por zemrėn, nė vendlindjen e vjetėr



    Qenka thėnė tė ndahemi dhe u ndamė

    kjo bėri qė sytė mos i mbyll unė

    siē ka caktuar Zoti ndarjen

    tė ketė caktuar dhe bashkimin, lutem shumė.





    Malli i tij pėr Shamin



    Njė ditė tjetėr teksa ishe ulur nė pallatin e tij nė Resafe, i zunė sytė njė palmė. Mė parė palmat nuk njiheshin nė Andaluzi. Ishte ai, qė i kishte urdhėruar tė silleshin palma dhe tė mbilleshin dhe nė Andaluzi. Palma zgjoi nostalgjinė e tij pėr vendlindjen, familjen dhe miqtė e tij. Nė ato ēaste, ai filloi tė recitojė:



    Nė mes tė kopėshtit njė palmė na mbiu

    E ardhur nga larg nė njė vend tė huaj

    Nė mėrgim, e ngjashme si unė i ziu

    Si unė i vetėm larg fėmijėve tė mi

    Je rritur nė njė tokė tė huaj pėr ty

    Vetmia jote me timen ngjason

    Me ujė shiu vaditur, krenare qėndron





    Dashuria pėr atdheun



    Dashuria pėr atdheun, ėshtė njė ndjenjė e kultivuar thellė nė natyrėn e njeriut dhe ėshtė e natyrshme qė njeriu tė pėrmallet pėr vendin dhe familjen e tij.

    Kjo nuk bie ndesh me parimet e Islamit, pasi po tė shohim dhe vetė shokėt e profetit a.s thurrnin vjersha pėr Mekėn pasi emigruan nė Medine. Bilali kur i largoheshin ethet, ngrinte zėrin dhe thoshte:



    Ah, vallė a do tė fle dhe njė herė tjetėr

    Nė luginėn plot gurė dhe shtėpinė e vjetėr

    A do tė pij njė ditė nga uji i burimit plot jetė

    A do i shoh miqtė dhe gjithēka kam tjetėr.



    Kurse vetė profeti Muhamed a.s thoshte:”O Zot na e shto dashurinė pėr Medinen”.

    Ne duhet t’i edukojmė fėmijėt tanė me dashurinė pėr atdheun, por pa stimuluar tek ta fanatizmin dhe racizmin. Fanatizmi dhe urrejtja vijnė kur dashuria pėr atdheun janė para dashurisė sė Zotit dhe bindjes ndaj Tij.

    Dashuria pėr atdheun dhe familjen ėshtė nga vlerat tė cilat nuk i njohin veēse njerėzit e mirė dhe tė mėdhenj.



    Fshehja



    Kur ndjekjet ndaj omejadėve u shtuan sė tepėrmi, Abdurrahman Ed-Dahil u detyrua ta lėrė vendin e tij dhe u vendos nė njė fshat tė largėt, pranė lumit Eufrat. Kėto ndodhnin nė vitin 132 hėnor, nė kohėn kur dinastia Abasite erdhi nė fuqi.

    Historinė se si arriti tu shpėtojė pėrndjekjeve tė abasitėve e tregon ai vetė, ku thotė: “Njė ditė isha ulur brenda nė shtėpi pasi mė dhimbnin sytė dhe nuk e duroja dot dritėn, kurse djali im katėr vjeēar Sulejmani, po lozte para shtėpisė. Pas pak e pashė djalin qė hyri nė shtėpi. Duke qarė dhe i frikėsuar u ul nė prehėrin tim. U mundova ta pyes se ēfarė kishte ndodhur, por ai vetėm ngjitej pėr trupit tim i tmerruar dhe duke qarė. Dola jashtė tė shoh se ēfarė po ndodhte dhe pashė banorėt e fshatit tė frikėsuar dhe nė panik. Nga larg arrita tė dalloja flamurėt e zinj (Abasitėt mbanin flamurė tė zinj). Njė nga vėllezėrit e mi tė vegjėl, e pashė tė vrapojė drejt meje duke mė thėnė:”Tė shpėtojmė o vėlla, tė shpėtojmė.” Menjėherė hyra brenda dhe mora disa dinarė pėr rrugė, mora vėllanė tim dhe u largova. (Abasitėt vrisnin vetėm burrat nga Emevitėt, kurse fėmijėt dhe gratė jo). I lajmėrova motrat mbi vendin ku do tė shkoj dhe u thashė tė vinin atje, pasi tė qetėsohej gjendja. Ushtarėt e Abasitėve, pėr pak ēaste vajtėn tek shtėpia ime, e rrethuan por nuk mė gjetėn, kėshtu qė vazhduan tė kėrkonin nė fshat. Unė me vėllanė, u larguam larg fshatit dhe vajtėm tek njė i njohur, tė cilit i kėrkova tė mė gjejė kuaj pėr rrugė. Njė nga skllevėrit e tij,kur mė pa, vajti dhe lajmėroi menjėherė ushtarėt. Nė ēast pashė ushtarėt qė po afroheshin dhe vrapova me vėllanė drejt Eufratit.

    Gjatė kalimit tė lumit



    Kur arritėn ushtarėt, ne ishim brenda nė lum duke notuar pėr nė bregun tjetėr. Ushtarėt na thėrrisnin duke na thėnė:”Kthehuni se u premtojmė qė nuk do ju bėjmė gjė tė keqe.” Ne vazhduam tė notonim dhe kur arrita nė mes tė lumit, pashė qė vėllai ishte ndalur dhe po i dėgjonte. Unė i thirra: “Do tė tė vrasin vėlla, eja me mua, por nuk mė dėgjoi. Nga frika se mos mbytej dhe premtimi se nuk do i bėnin gjė tė keqe, u besoi dhe filloi tė notojė nė drejtim tė tyre. Unė arrita tė dal nė bregun tjetėr tė lumit. Kur dola pashė nė drejtim tė vėllait, tė cilin e nxorrėn para dhe ia prenė kokėn, pasi i kishin premtuar qė nuk do i bėnin gjė tė keqe. Ia morrėn kokėn dhe u larguan. Kėshtu e vranė vėllanė tim qė ishte vetėm 13 vjeē, gjė e cila mė hidhėroi shumė.



    Drejt Afrikės veriore

    Nga frika fillova tė vrapoj saqė mė dukej sikur po fluturoja, megjithėse kėmbėt i kisha nė tokė. Hyra nė njė fermė me bimė tė shpeshta dhe qėndrova aty derisa u qetėsua gjendja. Pastaj dola dhe udhėtova derisa arrita nė veri tė Afrikės”.

    Pasi arriti nė Magreb (kėshtu e quanin arabėt veriun e Afrikės), u ēoi fjalė pjesės tjetėr tė familjes tė vinte dhe tė merrnin dhe florinjtė qė i kishte fshehur. Gjendja e tij u pėrmirėsua pasi arriti dhe familja me djalin e tij Sulejmanin dhe ish skllavin Bedrin.



    SĖ TRETI / HYRJA E ABDURRAHMAN ED-DAHIL NĖ ANDALUZI



    Abdurrahman El-Fihri nė ndjekje tė omejadėve nė Afrikė



    Nė veri tė Afrikės, vali ishte Abdurrahman ibnu Habib El-Fihrij, njė nga ish rebelėt nė Andaluzi. Me anė tė njė kryengritje, ai kishte arritur qė tė marrė postin e guvernatorit tė Afrikės veriore. Meqėnėse nuk kishte pranuar deri atėherė ta njohė dinastinė e Abasitėve, tė gjithė omejadėt e lindjes, emigronin pėr nė Afrikėn veriore. Numri i omejadėve u shtua sė tepėrmi, sidomos nė kryeqytet, nė Kajravan.

    Duke parė qė numri i omejadėve po shtohej, Abdurrahmanit i hyri frika se mos rebelohen dhe kėrkojnė tė marrin pushtetin e humbur nė lindje – duke ditur qė shumica e tyre ishin pinjollė udhėheqėsish.

    Kėshtu filloi t’i torturojė dhe vrau dy nga fėmijėt e El-Velid ibnu Jezid ibnu Abdul Melik dhe plaēkiti dhe vrau shumė tė tjerė.

    Pėrndjekja e Abdurrahman ibnu Muavije (Ed-Dahil).



    Nga tė kėrkuarit prej tij, ishte dhe Abdurrahman Ed-Dahil, i cili dhe kėtė radhė arrin tė shpėtojė duke u strehuar tek njė familje berbere, pikėrisht tek Ebul Kure El-Berberij, nė Libinė e sotme

    Duke parė situatėn, pa qė dhe nė Libi nuk ishte i siguruar. Valiu i Andaluzisė nė atė kohė ishte Jusuf El-Fihrij, nga dinastia Omejade dhe gjendja atje ishte e trazuar. Nė Afrikė e kėrkonin dhe po kėshtu e kėrkonin nė Irak. Vendi i vetėm ku mund tė strehohej tani ishte Andaluzia, kėshtu qė dėrgoi ish skllavin e tij Bedrin pėr nė Andaluzi tek Ubejdullah Ibnu Uthman dhe Abdullah ibnu Halid, duke u kėrkuar qė ta ndihmojnė pėr tė marrė pushtetin nė Andaluzi, meqė ishte dhe nipi i Halifes omejad tė rrėzuar nga Abasitėt.

    Tė dy kėta, pranuan t’a ndihmojnė dhe filluan tė ftojnė dashamirėsit e omejadėve, numri i tė cilėve vetėm shtohej. Kėshtu filloi emri i Abdurrahman Ed-Dahil tė pėrhapej nė Andaluzi.

    Pas kėsaj, ish skllavi i tij Bedri kthehet nė Afrikė dhe e informon rreth situatės nė Andaluzi.



    Situata nė Andaluzi



    Pushteti nė Andaluzi ishte nė duart e dy personave: Jusuf ibnu Ukbe ibnu Nafi El-Fihrij qė ishte valiu zyrtar, dhe ai qė qeveriste nė tė vėrtetė Sumejl ibnu Hatim. Konfliktet mes tyre herė fshiheshin dhe herė shfaqeshin.



    Viti hėnor 138

    756 kalendari diellor

    Kalimi nė Andaluzi



    Pasi pėrgatitėn terrenin pėr ardhjen e Abdurrahman Ed-Dahlil, i dėrguan njė njeri ta njoftojė, qė tė udhėtonte pėr nė Andaluzi. Abdurrahmani ēdo ditė dilte nė breg nė pritje tė tė dėrguarit. Kur arriti i dėrguari dhe shkoi tė takohej me tė, e gjeti atė duke u falur dhe duke u lutur qė Zoti ta ndihmojė. Kur pėrfundoi namazin, u kthye nga i ardhuri dhe e pyeti:“Kush je tij?“ „Unė jam Ebu Galib Temmam” ( Temmam do tė thotė plotėsues). Abdurrahmani i gėzuar ia ktheu: “Nė dashtė Zoti kjo punė ėshtė e plotėsuar.” Kur morri pushtetin e mbajti afėr dhe e caktoi administratorin e tij derisa vdiq. Kėshtu kaloi Ed-Dahil nga Afrika veriore pėr nė Andaluzi nė vitin 138 hėnor. Fillimish arriti nė qytetin Elvira, ku tė gjithė dashamirėsit e omejadėve u bashkuan me tė. Atje filloi pėrgatitjet pėr tu pėrballur me kundėrshtarėt.





    Ed-Dahil pėrgatitet pėr tė udhėtuar drejt Andaluzisė



    Viti hėnor 138

    756 kalendari diellor

    Gjendje tensioni nė Andaluzi



    Gjatė kėsaj kohe, vali i Andaluzisė vazhdonte tė ishte Jusuf El-Fihrij, kurse pėr veriun ishte Sumejli. Gjendja nė anėn e Jusufit ishte keqėsuar. Kjo pasi Amir El-Bedrij dhe djali i tij kishin nisur njė revoltė kundėr Jusufit. Gjatė negociatave, para se tė niste lufta kishin rėnė dakord, qė nėse dorėzoheshin, Jusufi do u falte jetėn. Ata pranuan por pasi u dorėzuan Jusufi u tregua i pabesė dhe urdhėroi tė vriteshin. Kjo kishte krijuar pakėnaqėsi tek njerėzit. Pas kėsaj ndodhie kishte rėnė shi i madh nė vendndodhjen e ushtrisė. Kėshtu nga njėra anė tė pakėnaqur nga sjellja e Jusufit dhe nga shiu i dendur qė ra, shumica e ushtrisė u shpėrnda.



    Mendimi i Sumejlit



    Sumejli nga ana e tij, e shikonte qė trazirat po shtoheshin. Nga njėra anė, nė veri tė vendit Alfonso pėrbėnte rrezik pėr tė, dhe nga ana tjetėr tani kishte dalė dhe Abdurrahman Ed-Dahil.

    Mė i afėrt pėr tė mbetej Jusuf El-Fihrij, kėshtuqė u bashkua me tė nė Kordoba kundra Ed-Dahilit. Sumejli i kėrkoi Jusufit qė ta sulmonin menjėherė Ed-Dahil, pa e lėnė qė tė organizohej mirė. Por Jusufi, refuzoi duke i thėnė qė ushtria ishte e lodhur nga udhėtimi dhe shumė prej njerėzve ishin larguar.

    Shtypja e revoltave qysh nė fillim ėshmė mė e lehtė se pasi tė ketė marrė dhenė, por Jusuf El-Fihrij nuk iu bind. Ai i propozoi Sumejlit qė tė vendoseshin nė Toleda, tė pushonte ushtria e pastaj tė sulmonin.



    Lėvizjet e Abdurrahman Ed-Dahil



    Abdurrahman Ed-Dahil, arriti tė grumbullojė rreth vetes vetėm gjashtėqind burra dhe me ta u nis drejt qytetit Reya, Sidonia, Malaga etj… ku gjente pėrkrahje nga tė gjithė.

    Nė kėtė kohė, Jusuf El-Fihri dhe Sumejli ishin duke u kthyer nga Saragosa. Atyre u erdhėn lajmet rreth lėvizjeve tė fundit tė Abdurrahman Ed-Dahil dhe ranė dakort qė ta joshnin me dhurata, flori dhe toka me qėllim qė tė heqė dorė nga kėrkesa pėr pushtet.

    Abdurrahman Ed-Dahil i pranoi dhuratat por nuk pranoi ofertėn qė tė heqė dorė nga kėrkesa pėr pushtet.

    Mė pas ai u drejtua drejt Sevilles, ku me tė u bashkua dhe administratori i saj Ebu Sabah nga Jemeni. Tani Abdurrahman Ed-Dahil kontrollonte pothuaj tė gjithė jugun e vendit dhe filloi tė mendojė, qė kishte ardhur koha tė sulmojė Kordobėn.



    Pėrballja e Abdurrahman Ed-Dahil me Jusuf El-Fihri



    Kur Sumejli dhe Jusufi dėgjuan pėr ushtrinė e Ed-Dahil qė ishte drejtuar drejt Kordobės, u pėrgatitėn dhe u nisėn, me qėllim qė ta pengojnė pėr tė hyrė nė Kordoba. Kėshtu dy ushtritė u takuan nė dy brigjet e njė lumi. Kur Ed-Dahil e pa kėtė vendosi qė tė largohej pa u ndjerė dhe tė mos pėrballej me ushtrinė e Jusufit nė rrugė, por tė sillej rreth Kordobės dhe ta pushtonte nga pjesa e pasme. Kėto lėvizje tė tij, arriti t’i zbulojė ushtria e Jusufit dhe Sumejlit dhe menjėherė ata ia prenė rrugėn. Dy ushtritė u takuan pranė njė fshati qė quhej Masara.



    Viti hėnor 138

    756 kalendari diellor

    Beteja vendimtare (Al-Masara)



    Nė datėn 9 tė muajit Dhil hixhe, viti 138 hėnor, ndeshen dy ushtritė nė betejėn qė u njoh mė pas me emrin “beteja e El-Masara”. Ishte njė betejė mes njė ushtrie me numėr tė pakėt, pa armatimet e nevojshme dhe qė nuk kishte pėr tė ngrėnė veēse bizele dhe njė ushtrie tė madhe nė numėr, tė armatosur mirė dhe qė i vinin ndihma dhe ushqime.

    Abdurrahmanit i erdhėn lajme, qė disa nga ushtarėt e tij kishin thėnė: “Nėse do tė humbasim, neve do tė na vrasin tė gjithėve, ndėrkohė qė Ed-Dahil ėshtė i huaj dhe do tė mund tė arratiset, pasi ka dhe njė kalė tė mirė. Ed-Dahil kur e dėgjoi kėtė shkoi tek Ebu Sabbah El-Jahsubij dhe i tha:“Kali qė kam, mė pengon gjatė dyluftimit dhe tė gjuaj me shigjetė gjatė luftės, prandaj dua ta ndėrroj me mushkėn tėnde.“ Kjo bėri qė ushtria tė ndjehej mė e qetė.

    Ed-Dahil vendosi qė ta fillojė luftėn shpejt pa u rėnė morali ushtarėve, kėshtu qė ditėn e Kurban Bajramit, urdhėroi ushtarėt qė tė kalonin lumin dhe tė sulmonin kundėrshtarėt, tė cilėt u gjendėn tė befasuar nga ky sulm nė njė ditė tė tillė feste. Ed-Dahil arriti qė ta mposhtė ushtrinė kundėrshtare. Ushtarėt se bashku me Jusuf El-Fihrin filluan t’ia mbathnin nga tė mundnin. Kur pa qė ushtarėt kundėrshtarė po largoheshin, i urdhėroi ushtarėt e tij qė tė mos i ndjekin. Tė habitur ata e kundėrshtuan duke i thėnė se mund tė grumbulloheshin pėrsėri dhe tė pėrbėnin rrezik, por ai ua ktheu:”Lėrini! Mos i shfarosni plotėsisht ata kundėrshtarė, me tė cilėt mund tė miqėsoheni pėrsėri nesėr, i lini pėr armiqtė mė tė egėr”. Pėr tė, armiqtė mė tė egėr ishin Hunėt nė veri tė Andaluzisė me tė cilėt nuk mund tė miqėsohej.



    Hyrja nė Kordoba



    Pas betejės sė Masarės, komandantėt e forcave nga Jemeni u mblodhėn dhe Ebu Sabah u tha:"Pėrse tė mos e vrasim Ed-dahil? Kėshtu e bėjmė fitoren tė dyfishtė dhe jemi ne ata, qė do tė udhėheqim vendin.“ Por tė tjerėt e kundėrshtuan. Ky lajm i arriti Ed-Dahilit, i cili pėr shkak se ishte i vetėm e kaloi me heshtje, pasi po tė vepronte diēka kundra Ebu Sabah, ushtria do tė pėrēahej.

    U nis ushtria e tij drejt kryeqytetit dhe kur arriti, i urdhėroi ushtarėt qė tė mos hynin brenda, por tė prisnin jashtė. Dėrgoi njerėz brenda qytetit tė cilėt thėrrisnin:“Kush dėshiron tė marrė pasuritė dhe tė dalė nga qyteti le tė dalė, qofshin kėta dhe nga familja e Jusuf El-Fihrit apo e Sumejlit. Kush dėshiron tė qėndrojė nė qytet ėshtė i lirė tė qėndrojė. Ne nuk kemi ardhur pėr tė vrarė njeri apo pėr tė marrė pasurinė e kujt, por thjesht duam tė vendosim pushtetin e omejadėve“.

    Qysh atė ditė Abdurrahmani u quajt ndryshe dhe “Ed-Dahil (hyrės)” pasi ishte i pari, qė hynte si pushtetar i omejadėve nė Andaluzi. Kėshtu ai vendosi kontrollin e tij tė plotė mbi Kordoba. Ditėn e premte ai predikoi nė xhami ku u premtoi banorėve vendosjen e drejtėsisė nė vend.



    Viti hėnor 139

    757 kalendar diellor



    El-Fihrij merr Kordobėn befasisht



    Pasi humbi betejėn Jusuf El-Fihrij, u vendos nė qytetin Toleda dhe filloi tė grumbulloi forcat e shpėrndara. Tė njėjtėn gjė bėri dhe Sumejli, nė Jaen. Mė vonė u bashkuan dy ushtritė dhe u nisėn drej Kordobės pėr t’u ndeshur pėr herė tė dytė me Abdurrahman Ed-Dahil, i cili dhe ky pėrgatiti ushtrinė dhe doli jashtė Kordobės pėr luftė.

    Jusuf El-Fihrij dėrgon djalin e tij Ebu Zejdin me njė pjesė tė ushtrisė pėr tė pushtuar Kordobėn nga pas, me qėllim qė ta ēorodisnin Abdurrahman Ed-Dahilin. Dhe me tė vėrtetė arrin Ebu Zejdi qė tė futet nė qytetin e Kordobės dhe e pushton atė dhe zė rob Ebu Uthmanin zv. e Ed-Dahilit.

    Ēfarė bėri Abdurrahman Ed-Dahil nė njė situatė tė tillė?



    Viti hėnor 140

    757 kalendari diellor

    Ed-Dahil merr pushtetin



    Abdurrahman Ed-Dahil vazhdoi tė pėrparojė me ushtrinė, sikur tė mos kishte ndodhur gjė, derisa arriti nė Elvira. Sumejli e pa qė nuk do tė mundnin t’i bėnin ballė ushtrisė sė Abdurrahmanit, pasi ajo ishte mė e madhe nė numėr dhe mė e fuqishme. Kėshtu filluan bisedimet dhe ranė dakort qė tė dorėzoheshin dhe tė njohin pushtetin e tij. Nė marrėveshje, u caktua, qė Sumejli dhe Jusufi, tė jetonin tė respektuar nė Kordoba dhe t’u mbeteshin pasuritė qė kishin mė parė. Abdurrahman Ed-Dahil i pranoi kėto kushte, por me njė kusht qė dy fėmijėt e tyre tė mbeteshin pengje dhe ēdo ditė Jusufi dhe Sumejli tė shkonin ta pėrshėndesnin nė pallat, me qėllim qė tė mos largoheshin dhe tė rebeloheshin.

    Me kėtė marrėveshje, nė vitin 140 pushteti i omejadėve nė Andaluzi filloi tė konsolidohej, edhe pse dinastia e tyre nė lindje kishte rėnė tashmė. Tė gjithė omejadėt filluan tė grumbulloheshin nė Andaluzi dhe gjendja e tyre filloi tė pėrmirėsohej.







    SĖ KATĖRTI / 25 KRYENGRITJE KUNDĖR TIJ





    1- Kryengritja e Ebu Sabbah El-Jahsubi


    Viti hėnor 141

    758 kalendar diellor



    Nė vitin 141 filluan tė zhvillohen njė sėrė ngjarjesh tė reja, pasi nė Andaluzi tashmė kishin ardhur omejadėt e shpėrngulur dhe mes tyre kishte shumė pėrēarės. Njė prej atyre qė kishte ardhur ishte dhe njė burrė qė kishte famė, ai ishte Abdul Melik ibnu Umer El-Mervani bashkė me dhjetė tė tjerė nga paria e omejadėve.

    Abdurrahman Ed-Dahil e shkarkoi nga detyra Ebu Sabahin aleatin e tij tė mėparshėm, pasi kishte dėgjuar propozimin pėr vrasjen e Ed-Dahil dhe caktoi Abdul Melik El-Mervanin, vali tė qytetit Seville, nė jug tė Andaluzisė. Veē tij ai caktoi dhe djalin e tij Umerin si valli tė qytetit Moro. Kėshtu shumica e valinjve ishin nga omejadėt.



    Ndėrprerja e lutjes pėr Halifen Abasit

    Gjatė kėsaj kohe, Abdul Melik El-Mervani vėren qė imamėt e asaj kohe e kishin bėrė traditė qė teksa predikonin ditėn e premte nė xhami, nė mbyllje tė predikimit, luteshin pėr Halifen qė nė atė kohė ishte Ebu Xhafer El-Mensuri nga Abasitėt. Pėr kėtė, bisedoi me Abdurrahman Ed-Dahil dhe i kėrkoi, qė tė udhėrojė tė ndėrpritej njė traditė e tillė. Por Ed-Dahil iu pėrgjigj:“Nuk dua t’i provokoj Abasitėt nė kėtė kohė kundra meje. Por ai vazhdoi t`i flasė deri sa e bindi qė imamėt tė mos luteshin mė pėr halifen Abasit.

    Kjo ndodhte vetėm dhjetė muaj pasi kishte marrė udhėheqjen e Andaluzisė. Megjithatė ai nuk kėrkoi tė quhej Halife, por u mjaftua me titullin princ.



    141 Viti hėnor

    758 kalendari diellor



    2 Kryengritja e Jusuf El-Fihrit dhe Sumejlit.



    Nga ato qė ndodhėn nė vitin 141, ishte se Jusuf El-Fihri, valiu i mėparshėm i Andaluzisė, arrin tė arratiset nga Kordoba dhe u fsheh. Abdurrahman Ed-Dahil shkon tė pyesė Sumejlin se ku ishte Jusufi. Sumejli i thotė qė nuk e di, por Abdurrahmani ngulmoi dhe i tha se nuk mund tė largohej pa e ditur ti. Sumejli zemėrohet dhe i thotė: „Pėr Zotin sikur tė ishte nėn kėmbėt e mia, nuk do i ngrija pėr ta marrė, prandaj bėj ē’tė duash.“ Abdurrahmani urdhėroi, qė tė burgosej Sumejli dhe bashkė me tė dy djemtė e Jusufit qė ishin pengje.

    Vetė Jusufi u shfaq mė pas nė qytetin Merida ku filloi tė mbledhė pasuesit e tij.

    Nė kėtė kohė, miqtė e Sumejlit arritėn ta nxjerrin nga burgu atė dhe djemtė e Jusufit dhe u arratisėn. Vetė Sumejli nuk kishte pranuar tė arratiset nga burgu duke thėnė: “Burra si unė nuk mund t’ia mbathin.“ Njėrin prej djemve tė Jusufit, Abdurrahmanin, arritėn ta kapnin pėrsėri pasi ishte shumė i shėndoshė dhe nuk kishte mundur tė ecė. Kurse djali tjetėr Ebul Esvedi arriti tė largohej.



    Jusufi nė Merida



    Nė qytetin Merida Jusuf El-Fihri kishte arritur tė mbledhė 20.000 luftėtarė rreth tij. Vetė Abdurrahman Ed-Dahil, duke e ndjerė kėtė rrezik u nis me ushtri drejt qytetit Sevile, ku u takua me Abdul Melik El-Mervani dhe tė dy vendosėn tė bashkonin ushtritė dhe t’i dėrgonin pėr tė shtypur kėtė revoltė tė tretė tė Jusuf El-Fihrit.



    Umeje ibnu Abdul Melik ia mbath



    Abdul Meliku caktoi djalin e tij Umejen komandant tė kėsaj ushtrie dhe e dėrgoi me tė shpejtė nė front duke i thėnė qė dhe ai do tė bashkohej me pjesėn tjetėr tė ushtrisė.

    Kur ushtria e Umejjes u afrua me ushtrinė pranė Meridas, atij i erdhėn lajme mbi numrin e madh tė ushtrisė kundėrshtare, gjė e cila e frikėsoi tepėr saqė ia mbathi. Ai ia mbathi akoma pa u konfrontuar me ndonjė ushtar dhe akoma pa filluar lufta. Duke e lėnė ushtrinė tė vetme ai u kthye nė Seville dhe e befasoi tė atin kur i doli para. Kur e pa i ati i tha:“Ē’tė bėri qė tė mendosh se unė do tė tė pėrkrah, nė njė kohė kur ke lėnė ushtrinė tė vetme pa filluar lufta? Ē’mendon se mund tu themi njerėzve, qė marrin pjesė nė luftė? Nėse je larguar nga frika e vdekjes, dije se drejt saj ke ardhur”. Pastaj urdhėroi qė tė vritej i biri nė ēast. Me kėtė ai e mbylli kėtė ēėshtje tė rrezikshme.



    Abdul Meliku udhėheq ushtrinė



    „Jemi dėbuar nga lindja dhe kemi ardhur nė kėto toka tė largėta. Kemi vuajtur pėr njė kafshatė buke pėr tė mbajtur frymėn. I thyeni kėllėfat e shpatave, pasi ėshtė mė mirė tė vdesim nė kėto ēaste ose tė fitojmė.“

    Me vrasjen e tė birit dhe predikimin e mbajtur, ai mbylli ēdo dyshim qė mund tė lindte dhe e morri vetė komandėn e ushtrisė. Atij iu bashkua dhe Abdurrahman Ed-Dahil me njė ushtri tjetėr. Kėshtu nė Merida filloi tė zhvillohej njė betejė shumė e pėrgjakshme dhe shkatėrruese. Kjo betejė la tė vrarė tė shumtė nga tė dy ushtritė, atė tė Jusuf El-Fihrit dhe tė Abdurrahman Ed-Dahilit, Tė vrarėt ishin mbi 30 000 ushtarė.

    Nė kėtė betejė Abdul Meliku tregoi trimėri tė rrallė kundra ushtrisė sė Jusuf El-Fihrit

    Beteja pėrfundoi me fitoren e Abdul Melihun, i cili nė fund tė saj vdiq nga plagėt e marra. Tregohet qė Abdul Meliku teksa luftonte nuk njihej, pėr shkak tė gjahun qė e kishte mbuluar prej plagėve tė shumta. Kur e gjetėn tė vdekur pas lufte, panė qė shpata i ishte ngjitur pėr dore pėr shkak tė gjahun dhe nuk mundėn t’ia heqin nga dora.

    Kur e pa Ed-Dahil, qau dhe kujtoi veprat e tij tė mira. Mė pas djalin e tij Hishamin, e martoi me vajzėn e Abdul Melihun dhe djemve tė tjerė u dha poste tė lartė. Kjo pėr shkak se Abdul Meliku ishte i dashur dhe i respektuar pėr tė.



    Vrasja e Jusuf El-Fihrit



    Jusuf El-Fihri, me shpresėn qė tė mbledhė forca dhe tė rebelohet pėr herė tė katėrt, niset pėr nė Toleda. Para se tė arrijė atje, e shikon njė burrė qė quhej Abdullah ibnu Umer El-Ensarij i cili e njeh se kush ishte. Me vete mendoi qė tė vriste Jusuf El-Fihrin do tė ishte mirė pėr tė dhe pėr njerėzi e tjerė. Kėshtu e ndoqi dhe arriti ta vrasė katėr milje larg pa arritur nė Toleda. Kokėn ia dėrgoi Abdurrahman Ed-Dahilit, nė Kordoba. Ed-dDahil publikoi vrasjen e tij dhe mendoi se tani trazirat do tė pushonin.

    Pas kėsaj ai urdhėroi, qė tė vritej dhe Sumejl dhe tė pėrndiqeshin pėrkrahėsit e tij dhe tė Jusuf El-Fihrij. Mė pas eleminoi dhe pushtetarėt e mėparshėm, tė cilėt nuk e lanė tė qetė. Kur Ed-Dahil hyri nė Andaluzi, u dallua pėr zemėrgjerėsi, mėshirė dhe tolerancė, por ata nuk e lanė tė qetė.



    Viti hėnor 146

    763 kalendari diellor



    3 El-Ala ibnul Mugith bėn thirrje pėr pushtet tė abasitėve nė Andaluzi.

    Nė vitin 146 hėnor Abdurrahman Ed-Dahil, pėrballet me njė nga ndodhitė mė tė vėshtira tė tij. Njė njeri me emrin Ala ibnu Mugith El-Jahsubij, hyn nė Andaluzi nga Afrika veriore. Ai ishte dėrguar nga vetė Halifeja Abasit, Ebu Xhafer El-Mensuri, me qėllim qė t`ua marrė pushtetin Emevitėve dhe t’ua japė Abasitėve. Ai fillimisht u vendos nė qytetin Baja, ku filloi tė bindė njerėzit, se muslimanėt duhet tė kenė vetėm njė Halife dhe pėrderisa Kalifati ėshtė nė duart e abasitėve, ata e merritojnė tė njihen. Me kėtė politikė ai e kaloi konfliktin mes omejadėve dhe abasitėve dhe nė Andaluzi.

    Rreth tij u mblodhėn tė gjithė armiqtė e Abdurrahman Ed-Dahilit, ish pushtetarėt e mėparshėm, berberėt dhe abasitėt. Ai arriti tė formojė njė ushtri me tė cilėn hyri nė Sidonia ku u prit nga guvernatori i saj. Mė pas ai vazhdoi marshimin drejt Sevilles.



    El-Ala vendos Sevillen nėn kontrollin e tij



    Ed-Dahil menjėherė dėrgoi njė ushtri nėn komandėn e ish skllavit tė tij Bedrit, i cili arriti tė rimarrė qytetin e Sidonias. Ushtria e El-Ala ibnul Mugithit nė kėtė kohė kishte arritur tė marrė qytetin e Sevilles. Ed-Dahil sė bashku me ushtrinė u nisėn drejt qytetit tė Karmonės, pėr tu mbrojtur nga sulmet e Abasitėve. Ushtria e El-Alasė erdhėn dhe e rrethuan qytetin menjėherė. Rrethimi i Karmonės zgjati dy muaj. Nga fundi i muajit tė dytė, Abdurrahman Ed-Dahil, i befason kundėrshtarėt, duke hapur dyert dhe duke sulmuar me 700 burra. Tė befasuar nga kjo, ushtria e Ala ibnu Mugithit, nuk arriti ta marrė veten. Kėshtu forcat e Abdurrahmanit arritėn ta thyejnė keq ushtrinė e tij. Vetė Ala, arriti t’ia mbathė, por ushtarėt e Abdurrahmanit e arritėn nė Seville dhe e vranė. Gjithashtu vranė nga pėrkrahėsit e Abasitėve 7.000 ushtarė. Abdurrahmani ia kėputi kokėn Ala ibnu Mugith dhe disa tė tjerėve dhe u vari nė vesh nga njė letėr ku shkruhej emri i secilit. Pasi i vendosi tė gjithė nė sėndukė, urdhėroi qė tė dėrgoheshin nė Meke, ku kishte vajtur Ebu Xhafer El-Mensuri (Halifeja) pėr tė kryer Haxhin.



    Shtypja e revoltės



    I shpėrndanė sėndukėt nė tė gjitha anėt e Mekes, kurse sėndukun me kokėn e Ala ibnu Mugithit, arritėn ta vendosin para ēadrės ku qėndronte vetė Ebu Xhafer El-Mensuri. Kur u zgjua Halifeja, pa sėndukun tek porta, e hapi i habitur dhe pa brenda kokėn e tė dėrguarit tė tij Ala ibnu Mugithit. I trishtuar nga ajo qė pa tha:”E ēuam me duart tona drejt vdekjes. Ky (pėr Abdurrahman Ed-Dahil) nuk qenka veēse djalli vetė. Djall tė cilit nuk kemi ē’ti bėjmė. Falenderoj Zotin qė ka vendosuar detin mes nesh”.



    Nga fjalėt e mėsipėrme tė Ebu Xhafer El-Mensurit tė duket sikur ai dhe abasitėt ia kishin frikėn tani Abdurrahman Ed-Dahil-it.

    Por situata nė Andaluzi nuk u qetėsua, edhe pse Ed-Dahil arriti ta shuajė revoltėn mė tė madhe kundėr tij, atė tė abasitėve nėn komandėn e El-Ala ibnul Mugith El-Jahsubit.



    Viti hėnor 147

    764 kalendari diellor



    Hisham ibnul Udhre El-Fihrij



    Njė vit mė vonė nė 147, rebelohet Hashim El-Fihrij nė Toleda. Tani Ed-Dahil kishte eksperiencė nė luftėn ndaj kryengritėsve, kėshtu qė sa dėgjoi mbi kėtė, menjėherė pėrgatiti ushtrinė dhe i befasoi duke qendruar tek dyert e qytetit. I gjetur i papėrgatitur Hashim El-Fihrij kėrkoi paqe, tė cilėn Ed-Dahil e pranoi me kusht, qė tė mbante peng djalin e tij. Kėshtu Ed-Dahil u kthye me ushtrinė, por pa arritur mirė, dėgjoi qė Hashim El-fFihrij ishte rebeluar pėrsėri. Atėherė urdhėroi, qė djali i tij tė vritej dhe u kthye pėrsėri pėr ta nėnshtruar. Pasi arriti dhe e rrethoi, u detyrua tė largohej pėr shkak tė disa kryengritjeve tė tjera nė Andaluzi. Nė Toleda la ish skllavin e tij Bedrin, i cili arriti tė hyjė nė qytet dhe i vrau rebelėt kryesorė.



    Viti hėnor 148

    765 kalendari diellor





    5 Seid El-Jahsubij

    Nė vitin 148, rebelohet Seid El-Jahsubij nė qytetin Nebla dhe arriti ta vėrė nėn kontrollin e tij dhe Sevillen, qendrėn e jugut tė Andaluzisė.


    Viti hėnor 148

    765 kalendari diellor



    6 Gajjath El-Lahmij

    Nė tė njėjtėn kohė ndodhi njė kryengritje tjetėr nė Sidonia nga Gajjath El-Lahmij, i cili shpalli se ishte pėrkrahės i Seid El-Jahsubij.

    Ēėshtja e Seid El-Lahmij nė Sevilla kishte filluar tė kėrcėnonte Ed-Dahil-in, rebelim i tė cilit zgjati deri nė vitin 149. Abdurrahman Ed-Dahil dėrgoi njė ushtri me nė krye ish skllavin e tij Bedrin, i cili i rrethon nė Seville. Mė pas Ed-Dahil i bashkangjit ushtrisė sė Bedrit dhe njė ushtri tjetėr, duke bėrė qė t’i japė fund rebelimit tė Seid El-Jahsubij.

    Ed-Dahil vazhdoi tė luftojė kundra tyre, derisa njerėzi qė ishin brenda kėtyre qyteteve i kėrkuan, qė t’i lėrė tė qetė nė kėmbim tė dorėzimit tė shkaktarėve tė kėtyre kryengritjeve. Kėshtu i la tė qetė dhe i vrau tė gjithė rebelėt kryesorė.

    E habitshme ėshtė se si Ed-Dahil megjithėse hyri i vetėm nė Andaluzi, arriti qė me njė numėr tė pakėt pasuesish tė marrė pushtetin nė Andaluzi dhe tė shuajė revoltat njėra pas tjetrės.


    Viti hėnor 149

    766 kalendari diellor



    7 Abdullah El-Esedij

    Nė tė njėjtin vit u rebelua dhe Abdullah El-Esedij, por qė Ed-Dahil arriti ta shuajė dhe atė.


    Viti hėnor 149

    766 kalendari diellor



    8 Ebu Sabbah El-Jahsubij

    Nga ata qė u rebeluan ndaj tij ishte dhe Ebu Sabbah El-Jahsubij, ish aleat i Ed-Dahil, tė cilin e shkarkoi nga detyra pėr shkak se kishte kėrkuar qė ta vrasė Ed-Dahil, por shokėt e tij nuk kishin pranuar. Pasi Ed-Dahil triumfoi, e caktoi guvernator tė Sevilles, por mė pas e hoqi nga kjo detyrė. Me tu shkarkuar nga kjo detyrė Ebu Sabbah El-Jahsubij u rebelua kundėr Ed-Dahil. Ai ishte i zgjuar, trim dhe kishte shumė miq. Ed-Dahil arriti ta sjellė nė Kordoba, ku u veēua vetėm me tė dhe e vrau.


    Viti hėnor 150

    767 kalendari diellor



    9 Gajjath El-Esedij

    Menjėherė pas vrasjes sė Ebu Sabbah El-Jahsubij, u rebelua Gajjath El-Esedij nė Seville. Por Ed-Dahil dėrgoi menjėherė ushtrinė e cila arriti ta shuajė revoltėn e tij.

    Kur hyri nė Andaluzi, Abdurrahman Ed-Dahil hyri me shpirtin e zemėrgjerėsisė dhe faljes. Siē u duk fillimisht nė mėnyrėn se si i trajtoi rebelėt dhe kundėrshtarėt, ai dėshironte tė bashkonte zemrat dhe rrjeshtat e muslimanėve nė Andaluzi. Por faktori arab nė Andaluzi u ngrit nė disa kryengritje duke nxitur dhe kundėrshtarėt e tjerė pėr trazira nė vend. Tė gjitha kėto e bėnė Ed-Dahil tė ndryshojė mėnyrėn e komunikimit me kundėrshtarėt dhe filloi tė vrasė, tė marrė robėr dhe tė mbajė pengje.



    Ajo qė fitoi nga arabėt ishin vetėm kryengritjet dhe trazirat e pafund, me tė cilat synonin tė merrnin pushtetin.

    Gjendja e arabėve tė sotėm nuk ndryshon shumė nga ajo nė Andaluzi gjatė periudhės sė Ed-Dahilit.

    Pėr kėtė Ed-Dahil u detyrua tė ndėrmarrė reforma tė reja nė ushtri. Shumicėn e ushtrisė ai e bėri nga berberėt dhe banorėt vendas, tė cilėt kishin pranuar Islamin. Megjithatė, kėto ndryshime nuk e pėrmirėsuan situatėn.


    Viti hėnor 150

    767 kalendari diellor



    10 Hajvetu El-Hadramij 11 Abdul Gafir El-Jahsubij 12 Amr ibnu Talun



    Kundėr Ed-Dahil u rebelua dhe Hajvetu El-Hadremij nė Seville, Abdul Gafir El-Jahsubij nė Nabla dhe Amr ibnu Talun nė qytetin Baja. Por sapo Ed-Dahil i rrethoi me ushtrinė e tij, tė tre kėta i kėrkuan atij paqe duke njohur autoritetin e tij. Abdurrahman Ed-dahil e pranoi paqen pasi u sigurua qė nuk do u kthehen mė revoltave dhe kryengritjeve.


    Viti hėnor 150

    767 kalendari diellor



    13 Forovile, djali i Alfonsos sė parė

    Kėtė gjendje tė nderė tė pushtetit islam nė Andaluzi, e shfrytėzuan shumė mirė Hunėt nė veri, tė cilėt nėn udhėheqjen e Forovile, djalit tė Alfonsos sė parė, arritėn tė vendosin shumė zona tė veriut nėn pushtetin e tyre. Duke ndjerė kėtė rrezik, Ed-Dahil dėrgoi njė ushtri nė veri, e cila vazhdoi tė luftojė me Hunėt pėr njė kohė tė gjatė. Mė vonė Abdurrahman Ed-Dahil dėrgoi dhe ish skllavin e tij Bedrin, me njė ushtri tjetėr pėr tė ndaluar pėrparimin e Hunėve. Kėshtu ata arritėn ta pengonin pėrparimin e Hunėve, pėr njė kohė.



    Tė gjithė kėto ndodhi qė zhvilloheshin nė shtetin e Andaluzisė, ishin trazira qė e penguan Abdurrahman Ed-Dahil nė vitin 150 hėnor.



    Viti hėnor 150

    767 kalendari diellor



    14 Sakna ibnu Abdulvahid

    Nė tė njėjtin vit 150, Ed-Dahil pėrballet me njė kryengritje tjetėr tė rrezikshme ajo e Sakna ibnu Abdulvahid. Ai ishte njė burrė, qė pretendonte se ėshtė nga pasardhėsit e Husejnit, djalit tė Aliut dhe nipit tė Profetit a.s. Kėtė ai filloit ta pėrhapė mes simpatizantėve tė Ali ibnu Ebi Talibit (r.a). Nga kjo, njerėzit e thėrrisnin Sakna El-Fatimi, kurse ai vetė preferonte tė quhej Abdullah ibnu Muhamed. Fiset berbere ishin ato, qė u ndikuan mė shumė nga fjalėt e tij dhe kėshtu nisi revolta nė qytetin Santa Maria. Ed-Dahil u nis pėr ta shuar dhe kėtė revoltė, por kur dėgjoi pėr ardhjen e tij, Shakna iku dhe u fsheh nė male. Kur arriti Ed-Dahil, e pa qė nuk e gjente dot dhe u detyrua tė kthehej. Si vali tė Santa Marias, ai la Sulejman ibnu Uthman, qė ėshtė nga pasardhėsit e Uthman ibnu Affanit (r.a). Vetė Abdurrahman Ed-Dalihil u kthye nė kryeqytetin e pushtetit tė tij. Rebelimi i Sakna ibnu Abdulvahid vazhdoi deri nė vitin 160 hėnor.



    Viti hėnor 161

    778 kalendari diellor



    15 Abdurrahman Es-Sikil-libij



    Nė vitin 160, hyn nė Andaluzi nga Afrika veriore, njė burrė arab, qė quhej Abdurahman ibnu Hubejb El-fihrij, por qė njihej me mbiemrin Es-Sikilibij (Sikil-libij quheshin banorėt qė kishin njėrin prind europian dhe tjetrin arab). Nė fakt ai nuk ishte Sikil-libij dhe nuk kishte tė bėnte fare me Sililibinjtė, por ai u quajt i tillė pėr shkak se u ngjante shumė atyre. Ai kishte trup tė gjatė, me sy bojėqielli, flokė tė verdhė dhe ngjante mė shumė me europianėt. Kėshtė nė vitin 162 ai filloi tė ftojė njerėzit qė tė bashkohen me tė pėr tė vendosur pushtetin e dinastisė Abasite edhe nė Andaluzi, ashtu siē ishte nė gjithė trevat e tjera islame. Kjo, meqėnėse Abdurrahman Ed-Dahil si omejad, e kishte ndarė atė nga vendet e tjera islame dhe nga Kalifati qėndror. Pėr kėtė, ai u kėrkonte njerėzve, qė tė rebeloheshin kundėr pushtetit tė Abdurrahman Ed-Dahilit.

    Ai i shkroi njė letėr valiut tė Barcelonės, Sulejman ibnu Jakdhan El-Arabij, i cili refuzoi ta mbėshtesė nė planin e tij. Atėherė Es-Sikilibi ndėrmerr njė hap tė gabuar, dhe sulmon Sulejman ibnu Jakdhan, nė vend qė tė merrej me Abdurrahman Ed-Dahil. Sulejmani arrin ta mposhtė ushtrinė e Es-Sikilibij nė kėtė betejė, gjė e cila e dobėsoi forcėn e tij. Nga ana tjetėr Ed-Dahil, arriti t’i shpartallojė forcat e tij tė fundit dhe dogji tė gjitha anijet e me tė cilat kishte ardhur, qė tė mos ketė mundėsi tė kthehet nė Afrikė. I gjendur nė njė situatė tė tillė, Es-Sikilibij, strehohet nė malet pėrreth. Abdurrahman Ed-Dahil cakton njė shumė prej 1.000 dinarėsh pėr kėdo qė e sjell atė tė gjallė apo tė vdekur. Njė nga fiset berbere e gjen nė mal, e vret dhe ia dėrgon Ed-Dahilit, dhe merr shpėrblimin.

    Njerėz qė shesin dikė pėr njė grusht para janė tė shumtė. Madje ka prej tyre qė shesin tė gjithė ushtrinė pėr njė grusht para.



    Viti hėnor 163

    780 kalendari diellor



    16 Sulejman El-Arabij

    Sulejman ibnu Jakdhan, kur pa qė fitoi ndaj Es-Sikilibit, shpalli revoltėn e tij kundėr pushtetit tė Abdurrahman Ed-Dahil dhe sulmoi qytetin Saragosa, tė cilin e vendosi nėn kontrollin e tij.



    Viti hėnor 162

    779 kalendari diellor



    17 El-Kaid El-Sulemij

    Nė qytetin Toleda, rebelohet El-Kaid El-Sulemij, por qė revolta e tij u shua nga ushtria e Abdurrahman Ed-Dahil.



    Viti hėnor 162

    779 kalendari diellor



    18 Ibrahim El-Berlesij 19 Dumjetul Gasanij 20 Abas El-Berberij



    Ndaj pushtetit tė Abdurrahman Ed-Dahil u rebelua dhe Ibrahim El-Berlesij, por qė u mposht nga ish skllavi i Ed-Dahil. Gjithashtu u rebelua dhe Dumje El-Gasanij nė Elvera, por komandanti i Ed-Dahil, Shehid ibnu Isa e mposhti. Pas tij u rebelua dhe Abas El-Berberij, por qė dhe ai pėrfundoi si dy tė parėt.



    Viti hėnor 163

    780 kalendari diellor



    21 Abduselam ibnu Jezid ibnu Hisham El-Emevij

    Ėshtė hera e parė nė Andaluzi, qė trazirat fillojnė dhe tek vetė omejadėt mes tyre. Kėshtu rebelohet Abduselam ibnu Jezid ibnu Hisham El-Emevij. Atė e ndihmonte dhe Ubejdullah ibnu Ebban ibnu Muavije ibnu Hisham. Ai qė i nxiste pėr diēka tė tillė, ishte Ebu Uthman, Ubejdullah ibnu Uthman, qė i ofroi ndihmė Abdurrahman Ed-Dahilit kur hyri fillimisht nė Andaluzi. Ai ishte pėrkrahur dhe nga disa omejadė. "Mos u pėrēani qė tė mos dėshtoni" (Enfal 46)

    Abdurrahman Ed-Dahil arriti ta shuajė dhe kėtė revoltė duke vrarė dy omejadėt Ubejdullah dhe Abduselamin, por la tė gjallė Uthmanin, tė cilit i tha:"Po tė lė pėr nderet qė mė ke bėrė mua dhe omejadėve." Mė pas u drejtua nga tė pranishmit dhe u tha:"Ky ėshtė Ebu Muslim El-Horasani i kėtij shteti." Duke e ngjasuar me Ebu Muslim El-Horasanin, i cili ishte shkaktari kryesor i suksesit tė dinastisė Abasite nė ardhjen nė pushtet. Por qė mė pas doli kundėr tyre dhe i kundėrshtoi. Ai u vra nga Ebu Xhafer El-Mensur.



    Viti hėnor 164

    781 kalendari diellor

    22 Tradhėtari Sulejman El-Arabij dhe Charlamani

    Arriti Abdurrahman Ed-Dahil ta shuajė revoltėn nė Alvera, por ai nuk mundi tė shuajė revoltėn e ndezur nė kryeqytetin e veriut Saragosa, revoltė e cila udhėhiqej nga Sulejman ibnu Jakdhan El-Arabij. Gjithashtu u rebelua edhe Husejn ibnu Jahja El-Ensari, njė pėrkrahės i Sulejmanit.

    Abdurrahmani nisi njė ushtri tė madhe nėn komandėn e Thalebe ibnu Ubejd, me qėllim qė tė shuajė kėto dy revolta. Dy ushtritė luftuan pėr vdekje kundėr njėri-tjetrit pėr ditė tė tėra. Njė ditė, teksa Thalebe ishte kthyer me ushtrinė e tij nė kamp, Sulejmani shfrytėzon rastin dhe i sulmon nė befasi. Tė gjetur tė papėrgatitur, ushtria shpėrndahet dhe komandanti i ushtrisė Thalebe merret rob nga Sulejmani.



    Tradhėtia e Sulejman El-Arabij

    Pas kėsaj ndodhie, Sulejman El-Arabij i hyn frika nga Abdurrahman Ed-Dahil dhe pėr herė tė parė bėn diēka qė nuk e kishte bėrė asnjė musliman mė parė. Ishte rasti i parė qė e shėnon historia, ku njė musliman kėrkon ndihmė nga njė jomusliman qė ta ndihmojė nė marrjen e pushtetit nė Andaluzi. Mbretit tė cilit i kėrkoi ndihmė ishte Charlamani, perandori i fiseve gjermane qė banonin nė Gjermani nė atė kohė. Nė kėmbim tė ndihmės sė tij, Sulejmani i ofroi Charlamanit tė gjithė veriun e Andaluzisė sė bashku me kryeqytetin e veriut Saragosan, e cila do i shtohej perandorisė sė tij tė gjerė.

    Ndodhi e rrallė dhe shumė e shėmtuar. "Nėse duan tė tė tradhėtojnė, ata kanė tradhėtuar Zotin mė parė." (Enfal 71)

    Tė gjitha tradhėtitė ndaj Zotit, janė tė regjistruara nė suren Enfal.



    Ka njerėz qė lakmojnė postet dhe tė mirat materiale edhe nėse kjo i ēon drejt poshtėrimit dhe pėrbuzjes. Ata e lakmojnė jetėn, ēfarėdo lloji qoftė ajo.



    Charlamani sulmon, kurse dijetarėt vihen nė lėvizje



    Charlamani u nis drejt gadishullit iberik, i shtyrė nga lakmia dhe oferta joshėse, duke pėrshkuar vargmalet Pirene. Kur arriti nė Saragosa, u befasua pasi banorėt e saj i kishin mbyllur dyert e qytetit dhe refuzonin tė hynte qoftė dhe njė ushtar nga ushtria e Charlamanit, apo dikush tjetėr.

    Nė ēdo kohė, janė gjendur mes muslimanėve dijetarė dhe njerėz tė menēur, tė cilėt i kanė ndėrgjegjsuar masat pėr krimet dhe tradhėtitė, qė bėheshin nė kuriz tė fesė dhe tė muslimanėve.

    Njerėzit e ditur nė Saragosa e morėn nė dorė administrimin e qytetit, duke ia hequr tė gjitha kompetencat Sulejmanit. Kėto kompetenca ata ia dhanė Husejn ibnu Jahja, i cili doli hapur kundėr aleatit tė tij. Ai udhėhoqi rezistencėn ndaj ushtrisė rrethuese tė Charlamanit, i cili e mbajti qytetin tė rrethuar pėr njė kohė tė gjatė, saqė njerėzit brenda rrezikoheshin tė vdisnin urie.



    Saksonėt rebelohen kundėr Charlamanit



    Gjatė rrethimit, gjendja ndryshon nė favor tė muslimanėve dhe kjo bėhet shkak madje pėr ndryshimin e rrjedhės sė historisė. Nė veri tė Gjermanisė dhe nė Francė, ishin rebeluar fiset Saksone kundėr Charlamanit. Kjo e detyroi, tė lėrė rrethimin e Saragosas dhe tė kthehet pėr nė Gjermani. Teksa pėrshkonte nė rrugėt e ngushta tė maleve Pirene, pjesa e fundit e ushtrisė sė tij sulmohet nga banorėt e atyre anėve. Kjo e dobėsoi shumė ushtrinė e tij, pasi u sulmua pjesa e ushtrisė ku ndodheshin oficerėt e tij mė tė lartė, furnizimet dhe robėrit e luftės.

    Me kėto ngjarje, Charlamani e ndjeu qė pozitat e tij ishin lėkundur dhe dobėsuar dhe u detyrua tė ndryshojė politikė ndaj Andaluzisė. Ai filloi tė shfaqė prirje pėr paqe me Andaluzinė dhe pėr kėtė dėrgoi dhe njė delegacion tek Abdurrahman Ed-Dahil, ku e ftonte pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje paqeje. Ed-Dahil e pranoi kėrkesėn e tij dhe tė dy palėt e firmosėn kėtė marrėveshje.

    Gjatė kėsaj kohė, Hunėt e veriut tė Andaluzisė duke shfrytėzuar trazirat, arrijnė tė vendosin njė tė tretėn e veriut nėn kontrollin e tyre. Por Abdurrahmani arriti ta ndėrpresė pėrparimin e tyre, siē e pėrmendėm mė lart.



    Influenca e Hunėve nė Andaluzi, gjatė epokės sė Abdurrahman Ed-Dahil



    Viti hėnor 165

    782 kalendari diellor



    El-Ensarij rebelohet



    Sapo Charlamani la rrethimin e Saragosas, El-Ensarij i kthehet pėrsėri rebelimit, duke mos e njohur pushtetin e Abdurrahmanit. Ajo qė e shtyri drejt kėsaj, ishte bindja e tij mbi fuqinė dominuese tė tij nė kėtė zonė.

    Abdurrahmani menjėherė dėrgoi njė ushtri nėn komandėn e Thumame ibnu Alkame duke e porositur qė t’i jepte fund kėtij rebelimi. Thumame ibnu Alkame arriti qė t’i japė fund kėtij rebelimi dhe e vrau dhe El-Ensarij.



    Njė ndodhi e rrallė



    Njė ndodhi tė rrallė e rrėfejnė historianėt, ditėn qė arriti Abdurrahman Ed-Dahil nė Saragosa, e cila tregon dhe njėhere moralin, cilėsitė e rralla dhe politikėn e mprehtė tė tij.

    Kur hyri Ed-Dahil nė Saragosa dhe koka e rebelimit Husejn El-Ensarij ra nė dorėn e tij, sė bashku me pėrkrahėsit, erdhėn tė gjithė personalitetet e qytetit duke e uruar. Bashkė me ta kishte hyrė dhe njė ushtar i thjeshtė. Kur u afrua pranė Ed-Dahil, filloi tė thėrrasė me tė lartė duke e uruar pėr fitoren, pa pyetur pėr autoritetin dhe prestigjin e tij. Kjo gjė i shqetėsoi tė gjithė. Ed-Dahil i nervozuar iu drejtua: ”Pėr Zotin, nėse nė kėtė ditė nuk do mė kishte nderuar Zoti me kėto tė mira (fitoren e korrur), dhe qė e kam obligim t’i shpėrblej njerėzit e thjeshtė nė tė tilla raste, do tė dija si tė veproja me ty. Kush je ti qė thėrret me sa fuqi ke, pa pasur respekt pėr tė pranishmit dhe vendin ku ndodhesh, duke u shprehur sikur flet me prindėrit dhe vėllezėrit e tu? Injoranca jote, do tė bėjė qė tė veprosh pėrsėri nė kėtė formė, por kam frikė se kur tė veprosh pėrsėri, nuk do tė gjesh ndėrmjetės tė tillė (nuk do tė ketė festė tė tillė, qė tė tė fal pėr shkak tė saj). Por ushtari iu pėrgjigj: ”Shpresoj qė fitoret e Prijėsit tonė, tė jenė aq tė shumta saqė sa herė tė gaboj, tė jenė shkak qė tė mos dėnohem”. Kjo pėrgjigje i habiti tė gjithė dhe pasi iu ēel fytyra Ed-Dahilit nga kjo pėrgjigje e menēur dhe i tha:”Ky njeri nuk mund tė jetė i paditur me kėto fjalė qė tha.” Mė pas drejtohet nga tė pranishmit dhe u thotė:"Na i tregoni vlerat tuaja, nėse ne nuk i zbulojmė dot". Mė pas urdhėroi, qė ushtarit t’i jepej njė post i mirė.



    Viti hėnor 166

    783 kalendari diellor



    23 Elmugire El-emevij

    Kėtė radhė rebelohet djali i vėllaut tė Abdurrahman Ed-Dahil. Ai quhej El-Mugire ibnul Velid ibnu Muavije ibnu Hisham dhe i harroi nderet dhe tė mirat nga xhaxhai i tij, i cili e strehoi nė Andaluzi, pasi lėvizte nga njėri vend nė tjetrin, ku dhe toka u dukej e ngushtė pasi ishin tė frikėsuar nga Abasitėt, si tė gjithė omejadėt e tjerė. Njė poet thotė:

    E gjerė ėshtė toka e Zotit

    por ngushtohet, kur zbresin fatkeqėsitė e motit.



    Ai e strehoi nė Kordoba, e mbuloi me tė mira duke i dhėnė ē'tė kishte nevojė, por ai i harroi tė gjitha kėto dhe u rebelua duke kėrkuar kokėn e xhaxhait pėr t’i zėnė vendin. Njė gjė e tillė tregon mbi poshtėrsinė dhe pabesinė e tij, siē thotė dhe poeti:

    N'i bėfsh mirė njė fisniku

    ai do tė ta shpėrblejė

    Por nė mirė i bėsh njė tė ligu

    kundėr teje, krye do tė ngrejė.

    Ed-Dahil e vrau nipin e tij rebel nė vitin 167 dhe pasuritė e tij ia dėrgoi tė atit – vėllaut tė tij Velidit – duke i kėrkuar qė tė largohej nga Andaluzia. Vėllau i tij i kėrkoi ndjesė pėr veprat e tė birit, duke i premtuar sinqeritet dhe besnikėri dhe e siguroi, qė ai vetė nuk kishte asnjė lidhje me rebelimin e tė birit. Ed-Dahil ngulmoi qė vėllau i tij tė largohej nga Andaluzia, nga frika se mos kėrkon mė vonė tė hakmerret pėr gjakun e tė birit. Duke parė kėmbėnguljen e Ed-Dahil, Velidi u largua pėr nė Afrikėn e veriut.

    Tani Ed-Dahil nuk i besonte dhe nuk qetėsohej tek askush, sado i afėrm tė ishte me tė, me gjithė kėto qė kishin ndodhur. Kjo sikur forcon vargjet e poetit Imru'ul Kajs, qė thotė:

    Me kėto qė shoqėrohem

    ndryshon dhe prej tij tradhėtohem.



    Viti hėnor 168

    785 kalendari diellor



    24 Ebul Esved Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij

    Veē kėtyre qė pėrmendėm, Ed-Dahil pėrballet me njė kryengritje tjetėr qė nuk i kishte shkuar nė mendje. Ishte njė rebel qė ishte harruar pėr 25 vjet. Ai ishte Ebul Esved Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij, i biri i Jusuf El-Fihriut, ish valiut tė Andaluzisė, tė cilin Ed-Dahil e kishte vendosur nė njė qeli tė burgut tė Kordobas. Qėndroi nė burg nga viti 141 deri nė vitin 167 hėnor, gati 27 vite. Gjatė gjithė kėsaj kohe, ai bluante nė mendje dhe planifikonte, si tė shpėtonte dhe tė luftonte pėrsėri kundėr Abdurrahman Ed-Dahil.

    Por si mund tė rebelohej njė i burgosur ndaj Prijėsit tė tij? Si mund tėa bėnte diēka tė tillė i vetėm?



    Njė dredhi e ēuditshme



    Pėr tė vėnė nė jetė planet e tij, ai pėrdori njė dredhi tė rrallė dhe tė ēuditshme. Ai arriti t’i mashtrojė rojet dhe tė gjithė, duke u shtirur sikur kishte humbur shikimin. Shumė herė, rojet e kishin provokuar duke i lėvizur duart para syve tė tij dhe ai nuk i mbyllte qerpikėt. Sytė dhe fytyra e tij nuk reagonte ndaj asnjė lėvizjeje pranė tyre. Kėshtu ata kishin besuar, qė ėshtė i verbėr. Pranė burgut tė Kordobas ishte njė lum, ku rojet i dėrgonin tė burgosurit tė laheshin dhe tė lanin rrobat e tyre. Dhe vetė Muhamedi shkonte me tė burgosurit e tjerė pėr tu larė tek lumi. Njė ditė teksa kishte vajtur pėr tu larė nė lum, arrin tė shmanget pak nga tė burgosurit e tjerė, dhe shikon nė bregun tjetėr njė burrė, tė cilit i thėrret dhe i thotė:”Nėse do thėrrasėsh filanin (njė nga tė njohurit e tij) dhe ta lajmėrosh tė vijė nė filan ditė do tė tė shpėrblej mirė”. Kėshtu ditėn e caktuar, pasi vjen i njohuri i tij, arrin ta kalojė lumin me not, dhe tė dy nisen pėr nė Toleda. Kur arritėn atje, panė qė gjendja nė Toleda ishte e qetė dhe kėshtu u drejtuan pėr nė Kastelon, qė ėshtė 20 km larg qytetit Gion.



    Shpallja e kryengritjes



    Atje ai shpalli kryengritjen e tij dhe refuzoi tė njohė pushtetin e Abdurrahmanit. Ai arriti tė mbledhė rreth vetes shumė dashamirės tė babait tė tij, ish valiut tė Andaluzisė dhe shumė armiq tė Abdurrahman Ed-Dahil duke formuar njė ushtri tė madhe. Rreth tij u grumbulluan dhe shumė njerėz, qė kėrkonin poste dhe pasuri. Thuhet qė ushtria qė u formua, arrinte nė disa dhjetėra mijėra ushtarė.

    Ed-Dahil nuk e neglizhoi kėtė kryengritje dhe pėrgatiti njė ushtri tė madhe. Tė dy ushtritė u takuan nė Kastelona. Beteja pėrfundoi me fitoren e Ed-Dahilit, ushtria e tė cilit arriti tė vrasė mbi 4.000 ushtarė nga ushtria kundėrshtare. Pas kėsaj beteje, Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij, nuk arriti tė gjejė pėrkrahje, kėshtu u vendos nė njė fshat tė largėt ku dhe vdiq mė pas.



    Viti hėnor 170

    787 kalendari diellor



    25 Gotėt nė veri dhe revolta e fiseve berbere

    Nė kohėn kur Ed-Dahil ishte i angazhuar me kėtė kryengritje, Gotėt kishin arritur tė merrnin Galician, qė ndodhet nė veri-perėndim tė Andaluzisė. Menjėherė Ed-Dahil urdhėroi valiun e Toledės, qė ta rimarrė kėtė qytet tė rėndėsishėm. Ushtria muslimane arriti t’i mposhtė gotėt dhe ta vendosė qytetin pėrsėri nėn kontrollin e muslimanėve. Po nė vitin 170, u rebeluan dhe fiset berbere, por qė Abdurrahman Ed-Dahil arriti t’i nėshtrojė dhe ta shuajė revoltėn e tyre.



    Fati i Bedrit, ish skllav i Abdurrahman Ed-Dahil dhe njėri nga mė tė besuarit e tij



    Nė kėtė kohė, Abdurrahman Ed-Dahil nuk kishte besim tek asnjėri qė e rrethonte. Vetė Bedri ish skllavi i tij, qė ishte dhe komandat ushtrie, i lodhur nga luftėrat dhe ndjekja e rebelėve, i kėrkoi qė ta caktojė vali tė ndonjė zone. Ngaqė pati frikė se dhe ky mund t’i kthehej kundėr mė vonė, Ed-Dahil nuk pranoi. Bedri kur pa refuzimin e tij, i kėrkoi qė t’i japė pasuri tė paktėn, qė tė jetojė periudhėn e mbetur tė jetės nė qetėsi. Por ai nuk pranoi as qė t’i japė pasuri, por e dėboi nė jug tė Andaluzisė, ku vdiq i vetmuar.

    Vallė ku ishte shpirtmirėsia e tij? Ku ishte dhemshuria e tij pėr tė afėrmit dhe tė dashurit? Ku ishte zemėrgjerėsia, morali dhe falja?

    Mbi 25 kryengritje gjatė sundimit tė tij, e ndryshuan natyrėn e butė, me tė cilėn njihej mė parė Ed-Dahil dhe e bėnė tė mos i zėrė besė as dhe njerėzve mė tė afėrt.



    Pothuaj nė ēdo tokė qė shkelnin muslimanėt, fillonin nė ndėrtimin e xhamive dhe shtėpive ku adhurohej Zoti. Ata ishin qendrat nga ku pėrhapej fjala e Zotit dhe ngrihej lart zėri i thirrjes pėr falje.

    Kur hynė muslimanėt nė Andaluzi, filluan menjėherė nė ndėrtimin e disa xhamive, njė nga tė cilat ishte dhe xhamia e Kordobas. Atė e projektoi dhe caktoi drejtimin e kibbles, Hanesh San'anij, inxhinieri i xhamive nė Andaluzi. Vendi ku u ndėrtua xhamia i takonte kishės me emrin Saint Vincent. Muslimanėt morėn gjysmėn e vendit ku ndėrtuan xhaminė, kurse gjysmėn tjetėr ua lanė tė krishterėve. Nė atė kohė xhamia qė u ndėrtua ishte tepėr e thjeshtė. Nė kohėn e Abdurrahman Ed-Dahil nė vitin 170, ai e bleu gjysmėn tjetėr tė kishės nga tė krishterėt njėqind mijė dinarė floriri. Ai e shembi xhaminė e vjetėr dhe mbi tė ndėrtoi xhaminė e re, tė cilės i kushtoi njė kujdes tė veēantė, me qėllim qė kjo xhami tė jetė njė kryevepėr e rrallė pėr nga madhėshtia, dekoracioni i detajuar dhe pamja e mrekullueshme e saj, nė kryeqytetin e Andaluzisė. Oborrin e xhamisė ai e mbolli dhe e zbukuroi me pemė. Shpenzimet pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie, arritėn nė tetėdhjetė mijė dinarė floriri.

    Tė gjithė Halifet qė erdhėn mė pas, i kushtuan rėndėsi xhamisė sė Kordobas, derisa erdhi nė pushtet El-Haxhib El-Mensur i cili i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė xhamisė, tė cilėn e zgjeroi dhe e zbukuroi, saqė filloi tė quhej me emrin "Xhamia e Mensurit".



    Konkluzionet e periudhės sė Abdurrahman Ed-Dahil nė Andaluzi



    * Andaluzia u nda nga vendet e tjera islame, duke e mbajtur atė larg qendrės sė Kalifatit islam.
    * Revoltat e rrethuan nga tė katėr anėt, duke dashur t’i japin fund pushtetit tė tij. Mbi 25 revolta

    shpėrthyen gjatė pushtetit tė tij, duke mos i dhėnė rast tė gjejė qetėsi. Kjo e bėri tė ndryshojė shumė, saqė nuk u zinte mė besė edhe njerėzve mė tė afėrt tė tij.

    * Humbėn zonat e jugut tė Francės. Muslimanėt atje, e humbėn kontrollin e tyre mbi kėto zona. Gjithashtu

    doli jashtė kontrollit tė pushtetit tė muslimanėve dhe veri-perėndimi i Andaluzisė. Tė gjitha kėto ndodhėn pėr shkak tė trazirave mes muslimanėve. Thotė Zoti nė Kuran:" …apo t’ju ndajė nė grupe e ta luftoni njėri-tjetrin." (En'am 65)

    * Formoi njė ushtri tė pėrhershme me 100.000 kalorės tė fuqishėm, kėto pėrveē rojeve tė tij, numri i tė

    cilėve arrinte 40.000, tė cilėt e mbronin nga kryengritėsit.

    * Ai ngriti divanet (ministritė) dhe arriti tė mbajė pushtetin qėndror nė duart e tij. Solli pemė dhe bimė tė

    reja nga vendet e tjera dhe i mbolli nė Andaluzi. Nga kėto pemė janė palma dhe shega. Ai ndėrtoi edhe flotėn detare pėr tė mbrojtur brigjet e Andaluzisė.

    * Ai ndėrtoi qytetin e Kordobas (murin rrethues) dhe ndėrtoi dhe xhaminė e madhe tė Kordobas nė vitin

    170 hėnor. Qytetin e Kordobės e zbukuroi me vepra arkitekturale, me qėllim qė tė konkurojė Bagdadin. Ai ndėrtoi dhe njė kėshtjellė tė cilėn e quajti Resafe, duke ndjekur gjurmėt e gjyshit tė tij, Hisham ibnu Abdulmelik, i cili kishte ndėrtuar mė parė nė Siri njė kėshtjellė me emrin Resafe e Hishamit.

    * Ai reformoi tė gjitha strukturat shtetėrore dhe e ndau Andaluzinė nė zona administrative. Shtoi sigurinė

    dhe qetėsinė nė vend. Dilte vetė nė popull duke vėzhguar gjendjen e njerėzve. Kur u frikėsua nga ndonjė atentat i mundshėm, caktoi dikė qė t’i transmetonte ankesat dhe problemet e popullit. Ai ishte zemėrgjerė dhe e ruante dinjitetin e njerėzve. Kishte shpallur qė askush prej njerėzve tė mos i kėrkojė gjė nė prani tė njerėzve tė tjerė, por t'ia shkruajė nė njė letėr dhe t'ia japė, duke i garantuar se do u pėrgjigjej kėrkesave tė tyre. Ai ishte poet dhe e pėlqente letėrsinė. I nxiste poetėt pėr tė shkruar dhe i shpėrblente mirė pėr veprat e tyre.



    Cili do tė jetė valiu i Andaluzisė pas Abdurrahman Ed-Dahil?



    Kur Abdurrahman Ed-Dahil e ndjeu se po vdiste, nuk dinte kė tė caktojė si Prijės tė Andaluzisė. Djali i tij mė i madh Sulejmani, (valiu i Toledas) tė cilin e kishte me gruan nga Shami nuk ishte i zgjuar sa ē’ishte djali tjetėr Hishami, (valiu i Maredas) tė cilin e kishte me grua vendase, por qė kishte pranuar Islamin. Po t’ia linte udhėheqjen djalit tė madh, kishte frikė se mos e humbet pushtetin. Po tė caktonte tė voglin kishte frikė se mos rebelohej i madhi.

    Nė momentet qė po vdiste, ia dorėzoi unazėn, tė cilėn e kishte dhe vulė pėr tė vulosur dokumentat e shtetit, djalit tjetėr Abdullahut dhe i tha:”Kushdo qė vjen i pari prej dy vėllezėrve nė Kordoba, atij jepja unazėn dhe ai ėshtė Prijėsi i ardhshėm”.

    Abdurrahmani vdiq nė vitin 172 dhe kur u pėrhap lajmi i vdekjes sė tij, shpejtuan dy djemtė pėr nė Kordoba, duke mos ditur gjė mbi porosinė e babait tė tyre. Hishami ishte ai, qė arriti i pari nė Kordoba. Kėshtu Abdullahu ia dorėzoi ati unazėn dhe vulėn e babait tė tyre dhe njėkohėsisht edhe pushtetin e Andaluzisė.



    Zoti e mėshiroftė dhe e faltė Abdurrahman Ed-Dahil. Ai u pėrndjek qė nė moshėn 19 vjeēare. U arratis dhe arriti tė marrė pushtetin nė Andaluzi duke qenė 29 vjeē. Vazhdoi nė pushtet pėr 39 vite. Themeloi shtetin omejad nė Andaluzi, ndėrtoi vepra arkiteturale, pėrzihej me njerėzit dhe problemet kryesore pėlqente t’i zgjidhė vetė. Ai ishte shembull i gjallė i durimit, ambicies, vendosmėrisė dhe kėmbėnguljes. Thotė poeti:



    Nėse kėrkon lartėsitė e arta

    mos ndalo mė poshtė se yjet e zjarrta



    Ebu Xhafer El-Mesuri, kishte thėnė tė vėrtetėn kur e quajti "Skifteri i kurejshėve".

    Nėse shpirti kėrkon lartėsitė

    lodhet trupi dhe sakrifikon kėnaqėsitė.







    Pėrmbledhje e ngjarjeve tė epokės sė Abdurrahman Ed-Dahil



    130 hėnor Ebu Muslim El-Hurasani, shpall revoltėn abasite.



    132 hėnor Fundi i dinastisė Omejade, pas betejės Bunesir.



    132 hėnor Ebul Abas Seffah morri nė dorė Kalifatin.



    136 hėnor Pėrndjekja ndaj Abdurrahman Ed-Dahil nga Abasitėt.



    138 hėnor Hyrja e Abdurrahman Ed-Dahil nė Andaluzi.



    138 hėnor Ndodh beteja Masara mes Abdurrahman Ed-Dahil dhe Jusuf El-Fihrij dhe Sumejl, ku

    fitoi Ed-Dahil.

    140 hėnor Abdurrahman Ed-Dahil merr pushtetin nė Andaluzi.



    141 hėnor Revolta e El-fFihrij dhe Sumejlit kundėr Abdurrahmanit.



    146 hėnor El-Ala El-Jahsubij fton njerėzit pėr tė vendosur pushtetin e abasitėve dhe nė

    Andaluzi. Ai morri Sevillen, por Abdurrahmani e mposhti nė tė njėjtin vit.

    164 hėnor Tradhėtia e Sulejman El-Arabij dhe aleanca e tij me Charlamanin.



    170 hėnor Ndėrtimi i xhamisė sė Kordobas.



    172 hėnor Vdekja e Abdurrahman Ed-Dahil, Zoti e mėshiroftė.





    Epoka e Abdurrahman Ed-Dahil...tė vėrteta dhe konkluzione.



    Nuk ka rast qė tė kujtohet Andaluzia, veēse do tė kujtohet me tė dhe Abdurrahman Ed-Dahil. Madje ka njerėz qė nuk e njohin historinė, duke menduar se ėshtė Abdurrahman Ed-Dahil ai qė e mori pėr herė tė parė Andaluzinė dhe ėshtė ai, qė pėrhapi Islamin nė tė.

    Mbase ajo qė e bėri Abdurrahman Ed-Dahil burrin e parė tė Andaluzisė dhe mė tė fortin e saj, ėshtė se ai i kushtoi njė kujdes tė veēantė formimit tė njė ushtrie tė fortė dhe tė stėrvitur mirė. Kėtė e bėnte pėr tė siguruar qetėsinė e brendshme, pėr tė pėrballuar armiqėsitė e jashtme dhe pėr ta pėrdorur atė nė rrugė tė Zotit. Kjo ėshtė diēka e rėndėsishme, tė cilės duhet t’i kushtojnė rėndėsinė e duhur shtetet islame sot. Ato nuk duhet tė mjaftohen me vlerat hyjnore dhe parimet e larta tė besimit tonė, por duhet qė kėtė ta forcojnė me fuqinė ushtarake, e cila i mbron nga ēdo armiqėsi.

    Kur muslimanėt e braktisėn pėrgatitjen shpirtėrore dhe luftarake, u goditėn keq nga armiqtė e tyre. Thotė poeti:

    Me grusht godet ujku, luanin e fortė

    kur dhėmbėt ia sheh, tė thyer pėrtokė.



    Shihni gjendjen e muslimanėve sot, ku dobėsia dhe plogėshtia e tyre, i ka bėrė pre tė armiqve, pre e cila ndahet nga shtetet e mėdha. Madje edhe armėt i blejnė nga armiqtė e tyre. Ē'mund tė bėsh me njė pushkė tė huazuar apo tė blerė nga armiku yt, qė posedon armėt mė tė fuqishme?

    Muslimanėt sot e kanė harruar porosinė hyjnore:" E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force, (mjete luftarake), e kuaj tė caktuar pėr betejė" (Enfal 60)

    * Tradhėtia e Sulejman El-Arabij ndaj Abdurrahman Ed-Dahil, duke kėrkuar ndihmė nga mbreti i fiseve europiane Charlamani dhe qėndrimi i dijetarėve kundėr kėsaj tradhėtie duke ia hequr kompetencat, na tėrheq vėmendjen drejt dy gjėrave:

    1 – Rėndėsinė e pėrgatitjes sė individit musliman dhe edukimit tė tij pėr besnikėri ndaj fesė sė Zotit, me qėllim qė tė mos bjerė pre e joshjeve tė armiqve. Kjo ėshtė diēka qė nuk vjen vetvetiu, por kėrkon mund dhe djersė.

    2 – Misioni i dijetarėve nuk kufizohet vetėm nė kryerjen e lutjeve, dhėnien e mėsimeve dhe mbajtjen e predikimeve. Dijetarėt janė nervi i kėtij umeti, janė zemra qė e furnizon atė me gjak, janė zėri i sė vėrtetės, janė liderėt shpirtėrorė… dhe nėse dobėsohet roli i tyre ose kėrkojnė ta braktisin atė, atėherė kanė tradhėtuar amanetin qė u ėshtė dhėnė.

    * Abdurrahman Ed-Dahil nuk do tė mund tė arrrinte atė qė arriti, veēse pasi u pėrball disa herė me

    vdekjen, kaloi detin, u pėrball me urinė, u ndje i braktisur dhe i pėrndjekur… pasuria mė e madhe qė posedonte ky person, ishte vullnet mė i qėndrueshėm se malet dhe kėmbėngulje qė nuk u dobėsua kurrė nė rrugėn pėr tė realizuar objektivat. Historia e Abdurrahman Ed-Dahil ėshtė njė tregues i qartė pėr ēdo njeri, qė ka njė synim qė kėrkon ta realizojė, pėr kėto qė kėrkon lartėsitė… Ajo tregon qė njė rrugė e tillė ėshtė e mbushur me vėshtirėsi dhe pengesa dhe nuk ka vend pėr njerėzit e dobėt, qė hezitojnė dhe pėr ata qė pėlqejnė rehatinė dhe gjumin.

    Nuk ėshtė e ēuditshme pas kėsaj, qė tė arrijė tė shuajė 25 revolta kundėr tij dhe ta vendosė tė gjithė Andaluzinė nėn pushtetin e tij. Kjo i ndodhi vetėm pasi kishte kaluar detin dhe udhėtuar pėr distanca tė gjata, i prirė nga vullneti i tij i ēeliktė.

    Nėse i riu mėsohet me vdekjen

    Ecja nė llucė, i duket e lehtė.
    "Shoku Mjekesise"

  7. #17
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Per me shume rreth shkences dhe qyteterimit Islam ne Andaluzi mund te lexoni ketu

    http://www.reocities.com/alcislam/civilizim/index.html
    "Shoku Mjekesise"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •