Hyrje ne historine e Andaluzise
KY MATERIAL I DHUROHET……
Ē’do pike loti qė ka rrjedhur si dhimbje pėr Andaluzinė e humbur..
Ē’do plage qė ka prekur muslimanėt mbi tokėn e Andaluzisė...
Ē’do drite shprese e cila lind nė zemrat e tė pėrmalluarve pėr Andaluzinė tonė tė dashur...
Tė gjithė atyre qė e presin me dėshirė tė flaktė rikthimin e lavdisė dhe zhvillimin e umetit tonė...
Historisė tonė tė ndritur nė Andaluzinė e lavdishme...
Andaluzisė sė ndritur ... dhe tė gjithė lexuesve tė nderuar ua dhuroj kėtė libėr...
Dr.Tarik Suvejdan
HYRJE
Nėse do tė vėrenim gjendjen e muslimanėve sot dhe faktorėt, qė kanė ēuar nė kėtė gjendje dobėsie dhe pėrēarjeje, do e gjenim atė tė ngjashme dhe tė pėrafėrt me gjendjen e muslimanėve nė Andaluzi. Janė tė njėjtat shkaqe disfate, tė njėjtat pika dobėsie, neglizhence dhe humbje rastesh. Kjo ka ndodhur, me gjithė ndryshimet gjeografike dhe kohore mes tyre.
Pėr kėtė, sjellim nė duart e lexuesit tė nderuar kėtė studim tė pėrgjithshėm mbi historinė e Andaluzisė, me qėllim qė t’ua kujtojmė atė njerėzve tė menēur dhe t’u tėrheqim vėmendjen tė shkujdesurve, duke dashur tė pėrēojmė tė mirėn dhe tė dobishmen me sa tė mundemi.
Metoda e ndjekur nė libėr.
Me qėllim qė t’ia lehtėsojmė lexuesit, qė tė arrijė tė pėrvetėsojė tė gjitha periudhat dhe zhvillimet nė tė cilat kaloi Andaluzia, e kemi ndarė librin nė katėr kapituj kryesorė:
Kapitulli i parė (Pushtimet islame): Kėtu kemi folur mbi synimet dhe shkaqet e ndėrhyrjeve islame nė Afrikėn veriore nė pėrgjithėsi dhe nė Andaluzi nė veēanti, duke pėrmendur dhe emrat e pushtetarėve tė dinastisė Omejade nė Andaluzi.
Kapitulli i dytė (Dinastia Omejade nė Andaluzi): Ku kemi pėrmendur historinė e ēuditshme tė Abdurrahman Ed-Dahil (Abdurrahmani I), i cili arriti t’u shmanget pėrndjekjeve tė Abasitėve dhe hyri nė Andaluzi, ku mori pushtetin dhe hodhi atje themelet e dinastisė Omejade pėr vete dhe pasardhėsit e tij. Kėtė kapitull e kemi pėrfunduar me periudhėn ku sundoi Almansor (Elhaxhib El-Mensur).
Kapitulli i tretė (Shtetet e pėrēara dhe monarkėt e Afrikės veriore): Nė kėtė kapitull kemi folur mbi pėrēarjen e Andaluzisė nė shtete dhe fraksione dhe kemi pėrmendur monarkėt, qė sunduan Andaluzinė gjatė kėsaj periudhe. Mė pas kemi folur mbi dinastinė e Almoravidėve tė cilėt arritėn t’a bashkonin sėrish Andaluzinė pas pėrēarjes. Kapitullin e kemi pėrfunduar me epokėn e dinastisė Almohade dhe monarkėt e saj, tė cilėt sunduan Andaluzinė pas epokės sė shteteve tė pėrēara.
Kapitulli i katėrt (Fundi i Andaluzisė): Ku kemi pėrmendur fundin e dhimbshėm tė atij shteti, tė cilin muslimanėt e shndėrruan nė metropolin e botės dhe perlėn e perėndimit. Nė kėtė kapitull, kemi folur dhe pėr tradhėtitė, qė ēuan nė fundin e ekzistencės sė muslimanėve dhe toruturat qė u ushtruan mbi ta.
Ē’do kapitull e kemi pėrfunduar me disa tė vėrteta nga tė cilat duhet tė nxjerrim mėsim. Gjithashtu - pėr ta bėrė librin sa mė tė kuptueshėm pėr lexuesit - kemi vendosur njė kronologji tė ndodhive tė shoqėruar me hartat pėrkatėse tė betejave mė tė rėndėsishme.
Tė gjitha kėto e bėjnė librin unik pėr nga rradhitja dhe gjithpėrfshirja.
HISTORIA ĖSHTĖ MĖSIM DHE KONKLUZIONE
Andaluzia, ashtu si ēdo pjesė toke islame, jeton nė ndjesinė dhe ndėrgjegjen e ēdo muslimani tė vėrtetė, qė i digjet zemra nga malli pėr tė, duke pritur ditėn nė tė cilėn do bashkohen tokat e tyre tė pushtuara, toka qė thėrrasin sot: Ku janė muslimanėt?
Kur dikush vizitoi Andaluzinė, e quajti “parajsa e humbur” dhe i pėrmallur thurri kėto vargje:
I hutuar zbrita nė brigjet e tu pas njė mungese tė gjatė
Lloje tė shumta dhimbjesh jetova
E ndjeva veten mes teje tė huaj
Pa miq, pa vėllezėr dhe pa njeri
Gjuha nuk ėshtė arabishtja qė njoh
As koha nuk ėshtė e njėjta kohė
As bilbilat nė pyje s’mė mbushin me gėzim
As palmat e vaditura me ujė shiu
As xhamitė nė tė cilat dėgjohej nė mbrėmbje
Zėri i ezanit qė mbush hapėsirėn
Njė nga dijetarėt muslimanė tė kohės moderne, ka thėnė: “Pyeteni historinė, nėse ylli i civilizimit tonė nuk ėshtė shuar, veēse nė kohėn kur u shfaqėn yjet e muzikės dhe kėngėtareve”.
Mendoj se kėtė e ka thėnė, kur ka studiuar dhe parė historinė e Andaluzisė, njė zinxhir ngjarjesh qė dėshmojnė ditėt e famės, epėrisė dhe qytetėrimit. Ditė tė cilat u pasuan me njė dėshirė tė shfrenuar pėr tu kėnaqur me tė mirat e kėsaj bote dhe dėshirėn e pushtetarėve pėr t'i vėnė vetes tituj dhe epitete tė ndryshėm. Thotė Ibnu Khafashe El-Endelusij:
Ajo qė mė pikėllon nė tokėn e Andaluzisė
El-mutedid dhe El-mutemid, llagape simbole tė zisė
tituj tė njė mbretėrie jo nė vendin e saj
si macja qė fryhet pėr t’u dukur si luan.
Kėtė gjendje e pasuan konfliktet tė cilat e ēuan gjendjen nė buzė dhe mė pas nė greminė. Poeti i Andaluzisė e pėrshkruan kėtė gjendje me kėto fjalė:
Pėr tė tilla ndodhi, tė shkrihet zemra nė hidhėrim
Nėse ka mbetur nė zemėr islam dhe besim.
Historia, (historia e ēdo kombi) ėshtė njė zinxhir ndodhish, qė tregon faktorėt e suksesit dhe shkaqet e humbjes. Njė komb pa histori, ėshtė njė komb pa tė ardhme dhe kush nuk nxjerr mėsime prej historisė do tė goditet prej saj. Nėse gjendja aktuale e muslimanėve nuk ėshtė premtuese, pasi kanė humbur pushtetin, janė pushtuar vendet e tyre tė shenjta, janė nėnshtruar dhe shtypur nga armiqtė e tyre dhe vazhdojnė nė kėtė gjendje - nė historinė e ēdo populli ka tė meta dhe humbje - megjithatė gjithmonė kanė ekzistuar lėvizje tė dlira dhe tė sinqerta. Njė grusht besimtarėsh mund tė arrijnė rezultate tė mėdha duke e kthyer umetin nė epokėn e lavdisė dhe zhvillimit. Njė fjalė e urtė arabe thotė:
“Mos thuaj jam i vetėm pasi ka shumė qė tė vetėm e kanė ēuar vendin drejt lavdisė ose rrėnimit”.
Historia ėshtė e mbushur me shembuj tė tillė. Thotė Zoti nė Kuran:”Ne e shėnuam nė Zebur (nė Lehvi Mahfudh), qė tokėn do e trashėgojnė robėt e Mi tė mirė”. (El-Enbija: 105).
Megjithatė duhet tė theksojmė qė vetėm qėllimi i mirė nuk mjafton, por duhet patjetėr pėrgatitje dhe punė e pandarė. Pėr tė arritur qėllimet, duhet t’u nėnshtrohesh ligjeve dhe shkaqeve, tė cilat duhet tė kihen parasysh pėr tė realizuar objektivat. Thotė Zoti nė Kuran:”Allahu di tė fshehtat e qiejve dhe tė Tokės dhe ēdo gjė kthehet tek Ai.” (Hud: 123)
RĖNDĖSIA E HISTORISĖ NĖ KUR’ANIN FAMĖLARTĖ
Pothuajse nuk ka sure nė Kuran, pa folur mbi njė ngjarje historike, ku janė nė konflikt forca tė ndryshme. Nė fund, suret pėrqendrohen nė konkluzionet dhe mėsimet e nxjerra, nga tė cilat pėrfitojnė vetėm njerėzit e menēur.
Vetėm ata pėrfitojnė nga eksperiencat e njerėzimit, duke marrė mė tė mirat prej tyre dhe duke lėnė tė panevojshmet. Thotė Zoti nė Kuran:”Mos u ligėshtoni dhe mos u pikėlloni, sepse ju, gjithsesi jeni mė tė lartėt, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė.” (Ali imran: 139).
Ky ėshtė njė shembull i vetėm nga Kurani, ku Zoti thotė:”Elif, Lam, Mim. U mundėn bizantinėt. Nė afėrsi tė tokės (arabe), por pas thyerjes sė tyre, me siguri do tė fitojnė. Brenda disa vjetėve. Me tė vėrtetė, ėshtė vendimi i Allahut, si pėr tė parėn dhe pėr tė dytėn. Dhe, atė ditė, do tė gėzohen besimtarėt. Pėr ndihmėn e Allahut; Ai ndihmon kė tė dojė dhe ėshtė i Plotfuqishėm e Mėshirėplotė. (Rum: 1-5)
Kronikat e luftėrave janė njė degė e historisė, dhe ēdo historian apo shkrimtar i komenton ngjarjet sipas pikėpamjeve tė tij.
Shumė popuj kanė arritur dhe ndėrtuar qytetėrime gjigande duke u mburrur: ”Kush ėshtė mė i fortė se ne?!” (Fusilet 15)
Popuj tė tjerė u tha udhėheqėsi i tyre: ”Unė ju tregoj vetėm atė, qė shoh dhe ju udhėzoj vetėm nė rrugė tė mirė” (El-Gafir 29)
Shumė popuj tė tjerė u treguan tė pacipė dhe (mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut” (Hashr 2) Kėta popuj e kishin harruar fuqinė e Zotit tė Madhėruar.
UMETI ISLAM NXJERR MĖSIME NGA HISTORIA
Kurse umeti islam – i pėrfshirė nga rrjedha e historisė – nuk harron kurrė :
1 – Tė qenit i pėrgatitur pėr ēdo situatė, duke zbatuar porosinė hyjnore:“Pėrgatisni kundėr tyre kuaj dhe forcė pėr luftė sa tė mundni“ (El-Enfal: 60)
2 – Fuqinė e Zotit, e cila shfaqet nė format mė tė natyrshme si pėrmbytje, stuhi, epidemi dhe thatėsira, “Ne u dėrguam atyre nė njė ditė fatkeqe njė erė tė stuhishme tė pandėrprerė“ (El-Kamer:19) “Ne u dėrguam atyre pėrmbytje, karkalecė, morra, bretkosa dhe gjakun si shenja tė qarta“ (El-A’raf 133)
3 – Forcėn e fshehtė tė Zotit e cila shihet nė frikėn, panikun dhe dobėsinė qė hedh nė zemėr, dashurinė e kėsaj bote dhe urrejtjen e vdekjes: “Do tė mbjellin frikė nė zemrat e jobesimtarėve, sepse ata adhurojnė veē Allahut gjėra, pėr tė cilat Ai nuk ka sjellė kurrfarė prove“ (Al-imran: 151)
4 – Vullnetit absolut tė Zotit, i cili shprehet nė thėnien e Tij: “Bėhu“Ai nuk pyetet pėr atė qė punon, kurse ata do tė pyeten“ (El-Enbija: 23)
TĖ FLASĖSH MBI ANDALUZINĖ
Nė faqet e ardhshme do tė flasim mbi Andaluzinė, tė cilėn disa e kanė quajtur "Andaluzia e humbur", tė tjerė e quajnė "Andaluzia e rėnė", kurse disa tė tjerė e quajnė "perėndimi i Andaluzisė". Do tė jenė faqe tė mbushura me lavdi dhe krenari, hidhėrime dhe dhimbje. E gjithė kjo me qėllim qė tė rikthejmė kujtimin e Andaluzisė, tė kujtojmė tė kaluarėn tonė dhe tė nxjerrim mėsim prej saj.
Shumica e njerėzve dhe nė veēanti intelektualėt, pothuaj nuk dinė gjė mbi Andaluzinė dhe historinė e muslimanėve atje. Ata nuk e dinė madje as historinė e profetit Muhamed a.s dhe tė heronjve muslimanė. Ata nuk dinė mė shumė sesa emrat e tyre. Nėse do e pyesnim dikė mbi Numan ibnu Mukrin El-Muzenij, nuk do tė dinte ēfarė tė thoshte. Nėse do pyetej mbi betejėn e Nehavend-it, e cila ėshtė e barabartė me Alkadisijen pėr nga rėndėsia, do tė mblidhnin supet. Nėse do i pyesje mbi Ukbe bin Nafi El-Fihri dhe El-haxhib El-Mensur, do tė habiteshe nga padija dhe heshtja e tyre.
Kjo, nė njė kohė kur historinė e Napoleonit dhe luftrat e tij, Kazanovėn dhe aventurat e tij, yjet e futbollit dhe muzikės, i ka mėsuar pėrmendėsh. Thotė poeti arab:
E humbėm lavdinė kur pamė
Muzikėn dhe kėrcimin tė pėrhapur nė ēdo anė
Shprehja "tradhėti e intelektualėve", ndoshta ėshtė shprehja mė e goditur pėr tė pėrshkruar gjendjen tonė, mbi tė cilėn fryjnė erėrat e fuqishme tė globalizmit, erėra tė cilat duan tė shkatėrrojnė gjithēka, qė ka tė bėjė me umetin tonė, ashtu siē thotė dhe poeti:
Unė rrjedh nga njė umet i zgjuar nga lavdia
Dhe ka fjetur i mbushur me turp, u harrua madhėshtia
Duke kujtuar historinė e Andaluzisė, shpresojmė qė tė ringjallen vendosmėritė, tė stimulohet vullneti dhe kėmbėngulja, tė ngjallet nė zemra dėshira pėr t’u bėrė si gjyshėrit tanė, me qėllim qė umetit tonė t'i kthehen ditėt e lavdisė. Kjo do tė ndodhė me lindjen e njė brezi, i cili do ndėrtojė lavdinė mbi themelet e tė parėve, siē thotė dhe poeti:
Prej nesh ka tė rinj dhe liderė
Pėrse tė mos sundojmė dhe ne si tė tjerė?
Studimi i historisė nuk bėhet pėr t'u argėtuar, por pėr tė nxjerrė mėsime prej saj.
Nevoja pėr tė mėsuar nga faqet e historisė ėshtė aq e madhe sa ē’janė dhe rreziqet, qė rrethojnė umetin musliman.
Sė pari: Hyrje rreth shtrirjes islame
Studimi i historisė dhe i asaj tė luftrave nė veēanti, ėshtė domosdoshmėri e ēdo lideri politik apo ushtarak. Ai duhet tė dijė kronologjinė e ngjarjeve dhe tė nxjerrė mėsime prej tyre, pasi historia pėrsėrit veten dhe ajo qė ndryshon prej saj ėshtė vetėm ana e jashtme, kurse thelbi dhe esenca e ngjarjeve ėshtė e njėjtė nė ēdo kohė.
“Sikur Allahu tė mos i ndihmonte njerėzit e mirė kundėr tė kėqijve, bota do tė ishte e shkatėrruar” (El-Bekare: 251)
Jetėn mbi tokė do e pėrfshinte amullia dhe do shkonte drejt shkatėrrimit, nėse nė natyrėn e njeriut tė cilin e krijoi Zoti, nuk do tė kishte pėrplasje interesash dhe rrymash, tė cilat janė shkak pėr tė shpėrthyer energjitė duke larguar plogėshtinė dhe dembelizmin dhe duke mundėsuar vazhdimėsinė e jetės.
Historia ėshtė e mbushur me luftra tė cilat kanė filluar thjesht pėr qėllime kapriēioze dhe tekanjoze, por qė ēuan drejt shkatėrrimit tė botės. Shembulli mė i afėrt i kėsaj janė dy luftrat e fundit botėrore.
Romakėt mė parė, mbartnin shkatėrrimin drejt vendeve qė i pushtonin. Efektet negative tė sulmeve tė kryqėzatave dhe tė mongolėve janė argument i gjallė akoma dhe sot nė botėn islame. Kolonializmi i sotėm modern dhe globalizmi nuk janė gjė tjetėr, veēse njė shtrirje e shkatėrrimit dhe kolonializmit tė padrejtė tė djeshėm.
Pėrhapja e dritės
Nė tė gjithė luftrat qė kanė zhvilluar muslimanėt, nuk kanė qenė mė superiorė se armiqtė e tyre, as nė numėr dhe as nė armatim. Madje nuk kishin trashėguar as edhe mjeshtėri luftarake nga pasardhėsit e tyre. Ajo qė i bėnte superiorė ndaj kundėrshtarėve, ishte se ata luftonin mbi bazat e parimeve tė besimit tė tyre.
Gjithashtu faktorėt qė ēojnė drejt fitores, nuk ishin ata qė mbėshteteshin zakonisht nė beteja, madje dhe vetė fitorja e betejės nuk ishte synim kryesor i tyre. Synimi kryesor i tyre ishte hapja e zemrave dhe largimi i perdes, me qėllim qė tė depėrtojė nė brendėsi tė zemrave, drita dhe udhėzimi hyjnor.
Qėllimi kryesor i ndėrhyrjeve islame ka qenė: Largimi i perdeve qė pengonin depėrtimin e dritės hyjnore nė zemrat e njerėzve. Qė tė jetė fjala e Zotit mbi ēdo gjė tjetėr, qė adhurimi t'i pėrkasė vetėm Krijuesit tė njerėzve, qė t'i nxjerrė njerėzit nga adhurimi i njerėzve nė adhurimin e Zotit tė njerėzve, pėr tė gjallėruar tokėn dhe pėrhapur pėrkushtimin dhe pėruljen ndat Zotit, tė cilėn ua la njerėzve si amanet: “Ėshtė Ai qė ju krijoi nga toka dhe ju kėrkoi ta gjallėroni atė” (Hud 61)
Synimi i tyre ishte qė duke zbatuar ligjet e jetės nė tokė, tė sillnin zhvillimin e saj dhe tė vendosnin drejtėsinė pa dallim ngjyre dhe race.
Kėshtu u pėrhap drita islame rreth botės, duke i treguar njerėzimit qėllimin final tė ekzistencės dhe misionin, qė duhet tė pėrmbushin. Ndėrhyrjet islame hapėn kufijtė e shteteve pėr tė depėrtuar drita e Zotit drejt zemrave tė banorėve vendas. Ndėrhyrjet islame para se tė hapnin kufijtė e kėtyre shteteve, kishin hapur kufijtė e zemrave dhe shpirtrave tė banorėve.
Vetė profetit Muhamed a.s, iu mbush zemra me gėzim kur iu shpall sureja Fet’h, (ēlirimit) me faljen gjithėpėrfshirėse, me mirėsinė e plotėsuar, me udhėzimin nė rrugėn e drejtė tė Zotit dhe me ndihmėn e Zotit tė Gjithėpushtetshėm dhe Bujar. Ai u gėzua pasi vetė Zoti ishte i kėnaqur me besimtarėt. Ai vetė nė kėtė kontekst thotė:”Sonte mė ėshtė shpallur njė sure, e cila ėshtė mė e dashur pėr mua se drita e diellit” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)
Me hyrjen e ushtrisė muslimane nė Meke, u vendos qetėsia, Islami filloi tė pėrhapej me shpejtėsi, u korrėn fitore ndaj ēifutėve nė Hajber dhe pushteti i muslimanėve shtrihej nė gjithė Gadishullin Arabik.
Pas vdekjes sė profetit Muhamed a.s nė 12 Rebiul Evel, pushtetin e mori Ebu Bekri (r.a). Menjėherė pas vdekjes shumica e fiseve tė Gadishullit Arabik e braktisėn sėrish fenė islame.
Luftrat qė shpėrthyen nė tė gjithė Gadishullin Arabik dhe qė pėrfunduan me rivendosjen e pushtetit islam, treguan mbi epėrsinė e muslimanėve nė luftra dhe ishin sinjal mbi shtrirjen e pushtetit islam nė tokat pėrreth.
Luftrat nė dy frontet me persėt dhe romakėt, vazhduan derisa iu dha fund pushtetit tė persėve dhe u morėn shumė nga tokat e perandorisė romake. Muslimanėt vazhduan tė pėrparonin derisa arritėn nė Kinė duke luftuar me ushtarė, qė vdekjen e kėrkonin ashtu siē kėrkonin armiqtė e tyre jetėn.
Nė kohėn e Umer ibnu Hatabit (r.a) u mor Egjypti dhe zgjerimi i territoreve vazhdoi dhe nė kohėn e Uthmanit (r.a) dhe mė pas nė brezin e tabi’inėve (brezi qė erdhi pas shokėve tė profetit).
Sė dyti Nėnshtrimi i veriut tė afrikės
Ukbe ibnu Nafi El-Fihrij
Nėnshtrimi i gjithė shteteve tė Afrikės veriore zgjati pėr shtatėdhjetė vite afėrsisht, qė nga viti 23 deri nė 89 hėnor.
Shtetet e Afrikės veriore u nėnshtruan nga muslimanėt, por duhet theksuar, qė pushteti i tyre nuk ishte i qėndrueshėm pasi banorėt rebeloheshin kur largohej ushtria muslimane. Ai qė ka luajtur njė rol tė madh nė nėnshtrimin e kėtyre shteteve ėshtė Ukbe ibnu Nafi, nga ai brez muslimanėsh qė erdhėn pas shokėve tė Profetit a.s. Ai, gjithashtu ėshtė nga transmetuesit e haditheve nga Abdullah ibnu Umeri (r.a) duke zėnė njė vend tė madh nė zemrat e muslimanėve. Ai njihet si luftėtar i aftė, qė kurrė nuk u thye para vėshtirėsive dhe qė jetėn ia kishte kushtuar ēėshtjes islame. I entuziazmuar nga fitoret qė filloi tė korrė, ai depėrtoi nė thellėsi tė shteteve tė Afrikės veriore, derisa arriti nė brigjet e oqeanit Atlantik, tė cilin atėherė arabėt e quanin “deti i errėsirave”. Me kalin e tij hyri nė det derisa uji mbuloi kalin dhe thirri:” O Zot, ji dėshmitar qė unė bėra ē’munda. Nėse nuk do mė pengonte ky det, do tė vazhdoja t’i luftoj tė gjithė ata, qė nuk e besojnė madhėshtinė Tėnde, derisa tė mos adhurohet tjetėr kush veē Teje”.
Kur deshi qė tė kthehej nė kryeqytetin e Afrikės veriore “Kajravan” zgjodhi rrugėn e shkretėtirės dhe kur arriti nė “Tabne” e ndau ushtrinė nė disa pjesė. Gjatė rrugės, kur nuk u kishte mbetur veēse tetė ditė pėr tė arritur nė Kajravan, fiset berbere dhe romakėt i ngritėn kurth nė vendin e quajtur Tehudha. I gjendur vetėm me treqind kalorės, Ukbe ibnu Nafi El-Fihrij mbeti i vrarė me gjithė ushtarėt pas njė qėndrese heroike.
Berberėt vazhduan mes nėnshtrimit dhe revoltave derisa administrimin e kėsaj zone e mori nė dorė njė nga komandantėt mė tė lavdishėm:
Musa ibnu Nusejr
Familja e tij.
I ati i tij Nusejri, ishte njė nga dyzet djelmoshat qė i zuri robėr Halid ibnul Velidi (r.a) nė kishėn e Ajnu Temr, nė brigjet e lumit Eufrat nė vitin 12 hėnor. Kėta djelmosha ishin tė mbyllur nė kala. Kur Halidi theu derėn ku qėndronin, i treguan qė ishin pengje tek banorėt e Ajnu Temr. Kėshtu Halidi i morri robėr dhe ua ndau ushtarėve qė luftuan. Mes tyre ishte dhe babai i dijetarit tė njohur Muhamed ibnu Sirin dhe Jesari, gjyshi i Muhamed ibnu Is’hak, shkruajtėsit tė jetėshkrimit tė Profetit a.s.
Fisi Benu Umejje mė vonė i kishin dhėnė lirinė Nasrit dhe e kishin caktuar tė shėrbente si rojė nė ushtrinė e Muavije ibnu ebi Sufjanit (r.a). Ai njihej si ushtar i vendosur, bujar, i zgjuar dhe i fuqishėm. Kėto cilėsi e bėnė qė tė rritej nė pozitė deri sa u bė komandant i pėrgjithshėm i rojeve tė Muavijes.
Nė kohėn e konfliktit mes Aliut r.a dhe Muavijes, Nasri refuzon qė tė luftojė kundra Aliut r.a, qė ishte djali i xhaxhait tė Profetit a.s. Pasi Muavija arriti ta mbajė pushtetin, e kritikoi mbi mosmarrjen pjesė nė luftė kundėr Aliut, duke i thėnė: “Ē’tė pengoi tė dalėsh nė krahut tim nė luftė, duke e ditur qė tė kam ndihmuar dhe nuk ma ke shpėrblyer?!”
Nasri ia ktheu duke i thėnė njė fjalė tė madhe, qė tregonte mbi besimin, qė kishte hedhur rrėnjė nė zemrėn e tij. Ai i tha: “Nuk mund tė tė falenderoj duke mohuar dikė qė e meriton falenderimin mė shumė se ti”. Muavija i habitur e pyeti: “Kush qenka ky qė e meriton falenderimin tėnd mė shumė se unė qė tė dhashė lirinė”?! Nasri ia ktheu: “Zoti i Madhėruar”. Muavija uli kokėn dhe tha: “O Zot mė fal, o Zot mė fal” dhe e fali Nusejrin.
Rinia e Musa ibnu Nusejrit
Musai lindi nė Sirinė e sotme nė vitin 19 hėnor gjatė periudhės qė Halife i muslimanėve ishte Umer ibnul Hattabi (r.a). Duke pėrfituar nga detyra e lartė e tė atit, Musai u rrit me fėmijėt e Halifes dhe iu dha rasti tė mėsojė kalorėsinė dhe artet e luftės. Ai mori pjesė nė tentativat pėr tė marrė Qipron dhe ishte njė nga komandantėt e flotės islame.
Nė kohėn kur ndodhi konflikti mes Emevitėve (Omejadėve) me njėri – tjetrin nga njėra anė dhe mes tyre dhe Abdullah ibnu Zubejrit (r.a) nga ana tjetėr, tė gjithė njerėzit nė tokat islame i dhanė besėn Abdullah ibnu Zubejrit. Musa ibnu Nusejr sė bashku me Dah’hak ibnu Kajs El-Fihrij, Zufer ibnul Harith Elkajsij dhe Numan ibnu Bishr El-ensarij i dhanė besėn Ibnu Zubejrit, megjithėse mė parė kishin qenė valinj tė Omejadėve. Vetė Omejadėt arritėn, qė tė binin dakort pėr tė zgjedhur si Halife Mervan ibnul Hakem. Tė ndihmuar nga fiset aleate, sidomos ajo Keleb Eljemanije, u nisėn drejt Dah’hak ibnu Kajs dhe i kėrkuan atij dhe pasuesve tė tij qė tė njihnin pushtetin e Omejadėve. Por ai refuzoi dhe kėshtu nisi lufta mes tyre. Nė kėtė betejė fitojnė Omejadėt dhe vetė Dah’haku arratiset. Nga ata qė u arratisėn ishte dhe Musa ibnu Nusejr, i cili gjeti strehim nė Egjypt tek Abdul Aziz ibnu Mervan, valiu i Egjyptit qė e fali pėr atė qė kishte bėrė dhe e mbajti afėr. Musai e falenderoi pėr kėtė dhe i shėrbeu me pėrkushtim. Ai njihej si bujar, trim, i pėrkushtuar ndaj Zotit, i ditur, me vullnet tė ēeliktė dhe i vendosur.
Viti 86 hėnor
705 kalendari diellor
Musa ibnu Nusejr, valiu i Afrikės veriore.
Abdul Aziz ibnu Mervan e emėroi Musanė si vali tė Afrikės veriore – qė nė atė kohė pėrfshinte Libinė, Tunizinė, Algjerinė dhe Marokun – pėrveē Egjyptit.
Veriu i Afrikės nė atė kohė vazhdonte tė ishte i paqėndrueshėm dhe ziente nga trazirat. Musai filloi tė mendohej rreth shkaqeve, tė cilat e bėnin kėtė pjesė tė paqėndrueshme dhe gjeti, qė kishte dy shkaqe kryesore:
Njė shkak ishte se ushtritė muslimane qė shkonin pėr ta vėnė nėn kontroll kėtė zonė, nuk qėndronin atje pėr njė kohė tė gjatė, pasi numri ishte i pamjaftueshėm. Ky ishte dhe shkaku kryesor i cili bėri qė Ukbe ibnu Nafi tė vritej nga berberėt. Ai kishte arritur deri nė brigjet e oqeanit atlantik duke mos lėnė dikė pas tij, t’i mbrojė krahėt nga sulmet e papritura tė berberėve. Nga gabimet e Ukbes ishte, se kur arriti nė oqeanin Atlantik nuk kishte kush ta mbrojė nga pas, dhe kur deshi tė kthehej pėr nė Kajrevan, qytet qė ndodhet nė Tunizi, fiset berbere e sulmuan dhe e vranė gjatė kthimit. Musa ibnu Nusejr kur e dėgjoi kėtė histori tha: “Zoti e mėshiroftė, si pėrparon pa pasur dikė qė ta mbrojė nga pas? Si nuk paska pasur njė njeri tė ditur ta kėshillojė?”
Shkaku i dytė pėr mos qėndrueshmėrinė e veriut tė Afrikės, ishte se feja islame nuk kishte zėnė vend nė zemrat e banorėve tė kėtyre vendeve dhe se fiset berbere rebeloheshin sa herė u jepej rasti. Kėshtu Musai nuk kalonte me ushtrinė nė zonat e tjera tė Afrikės derisa tė pėrhapej dhe konsolidohej feja mes vendasve. Ai punoi shumė, qė Islami tė depėrtojė nė zemrat e fiseve berbere. Pėr kėtė ai solli shumė dijetarė e ftues dhe i shpėrndau nė vendet, qė i kishte vendosur nėn sundimin e tij.
Ajo qė vlen tė pėrmendet dhe qė tėrheq vėmendjen e studiuesve, ėshtė se gjithė kėto pėrparime tė muslimanėve ndodhnin pas njė periudhe shumė tė shkurtėr pas vdekjes sė profetit a.s, vetėm 76 vite.
Kėshtu njerėzit filluan tė hynin nė Islam grupe-grupe. Shumica e tyre ktheheshin nė ushtarė dhe sė bashku me ushtrinė muslimane vazhduan tė luftonin pjesėn tjetėr tė panėnshtruar. Kundėrshtarėt u tėrhoqėn nė male, por dhe atje i ndoqi Musai ku pothuaj i shfarosi tė gjithė.
Kur arriti me ushtrinė e tij nė fiset qė kishin vrarė Ukbe ibnu Nafi, u ndez njė luftė shumė e pėrgjakshme mes dy ushtrive. Nė fund, berberėt e Sexhumes e humbėn betejėn dhe Musai arriti tė hyjė nė qytet ku urdhėroi tė vriteshin kryetarėt e fiseve. Gjithashtu ai i mundėsoi dhe tre djemtė e Ukbe ibnu Nafi – Ijad, Uthman dhe Ebu Ubejde – tė hakmerreshin pėr gjakun e babait tė tyre, tė vrarė nga kėta fise. Kėshtu ata vranė 600 nga paria e qytetit. Njėri nga djemtė – Ijadi – i tha: “Pėr Zotin po tė mė kishe lėnė, do i shfarosja tė gjithė pėrderisa kanė nė gjak rebelimin. Me rėnien e kėtij qyteti, ranė dhe pengesat e fundit, qė pengonin pėrhapjen e islamit. Mė pas njerėzit qė pranuan islamin ishin me mijėra. Nga ata qė pranuan islamin ishte dhe njė nga komandantėt mė tė suksesshėm berberė, i cili do tė fitojė famė mė pas, Tarik ibnu Zijad.
Musa ibnu Nusejr
Viti 19 Lindi nė Sham dhe ėshtė nga brezi i tabi’inėve.
- Muavija e caktoi komandant tė flotės detare.
- I dha besėn Ibnu Zubejrit pas vdekjes sė Muavijes, mė pas u arratis dhe gjeti strehim nė Egjypt tek Abdul Aziz ibnu Mervan.
- Bėhet vezir (kryeministėr) i Abdul Aziz ibnu Mervanit, valiut tė Egjyptit.
Viti 86 H U caktua vali i Afrikės veriore.
Viti 92 H Vendos planet pėr hyrjen nė Andaluzi.
Viti 92 H Dėrgon njė njėsi ushtarake nė Andaluzi nėn komandėn e Tarik ibnu Zijadit, . i cili arrin ta nėnshtrojė jugun
Viti 93 H Rinėnshtroi jugun e Andaluzisė pas rebelimit dhe nėnshtroi dhe disa qytete tė tjerė.
- U bė i njohur mbi dashurinė e tij pėr luftėn (xhihadin).
Viti 97 H Vdiq nė Medine.
Nėnshtrimi i Afrikės sė veriut.
Musa ibnu Nusejr arriti tė nėnshtrojė veriun e Afrikės me fiset berbere, tė cilat rebeloheshin deri atėherė kundėr muslimanėve.
Nga Afrika veriore tani kishte mbetur pa u nėnshtruar veē dy qyteteve Seuta dhe Tanxher, dy qytete qė ndodheshin nė pjesėn veri-perėndimore tė Marohun dhe qė me Spanjėn i ndante ngushtica e Gjibraltarit.
Musa ibnu Nusejr, caktoi Tarik ibnu Zijadin komandant tė njė ushtrie prej 9.000 ushtarėsh tė pėrbėrė nga muslimanėt e rinj (berberėt) dhe i urdhėroi tė nėnshtronin qytetet Tanxher dhe Seuta. Kjo ushtri arriti t’a nėnshtrojė qytetin Tanxher pėr njė kohė shumė tė shkurtėr dhe tani nuk mbetej tjetėr veē qytetit tė fundit Seuta, e cila ishte nėn juridiksionin e spanjollėve.
Guvernatori i caktuar nga mbreti i Spanjė nė Seuta, quhej Juljan. Ai nuk pranoi tė dorėzohej, kėshtu qė nuk mbetej tjetėr veē luftės. Por ushtria muslimane hasi vėshtirėsi pasi ky qytet ishte i rrethuar dhe i mbrojtur mirė. Atėherė Musai tėrhiqet me ushtrinė nė Tanxher, ku cakton si guvernator tė saj, Tarik ibnu Zijadin, duke i lėnė dhe ushtrinė e pėrbėrė prej 19.000 vetėsh. Veē ushtarėve ai caktoi dhe njė grup dijetarėsh pėr t’u mėsuar vendasve Islamin.
Vetė Musai u tėrhoq nė kryeqytetin e Afrikės veriore, Kajravan.
FILLIMI I HYRJES NĖ ANDALUZI.
1) Siguria nga ana e detit
Musai filloi tė mendohej rreth njė sulmi tė mundshėm ndaj Spanjės. Gjatė studimit tė situatės, pa qė nga gjėrat tė cilat e vėshtirėsonin njė gjė tė tillė, ishte se romakėt dhe spanjollėt (banorėt e Andaluzisė nė atė kohė njiheshin me emrin Hunė) mund tė sulmonin veriun e Afrikės kurdo nga deti. Kjo, pasi ata posedonin njė flotė dhe ushtri tė fuqishme detare, tė cilės muslimanėt nuk mund t’i bėnin ballė. Ky ishte dhe njė nga shkaqet qė veriu i Afrikės nuk stabilizohej, pasi romakėt i furnizonin rebelėt me armė dhe forca nga deti. Kjo, nė njė kohė kur muslimanėt nuk shquheshin pėr beteja nė det dhe nuk kishin flotė tė fuqishme.
Kėshtu filloi Musai tė mendojė dhe tė thurė plane strategjikė pa u nxituar nė atė qė kėrkonte tė arrijė.
Ai vendosi tė ndėrtojė njė flotė detare tė muslimanėve, me qėllim qė t’u bėjė ballė sulmeve tė romakėve dhe tė spanjollėve. Kėshtu arriti tė ndėrtojė njė bazė tė madhe pėr ndėrtimin e anijeve nė Tunizi dhe nė njė periudhė kohe tepėr tė shkurtėr, arriti tė ndėrtojė mbi njėqind anije.
Beteja e fisnikėve
Duke dashur qė tė jetė ai dominues nė det, pa pasur kundėrshtarė dhe rivalė tė tjerė nė zonėn e Afrikės sė veriut, ai shpalli, se dėshironte tė niste njė fushatė tjetėr luftrash nė det. Rreth tij u mblodhėn njerėz nga tė gjitha anėt, tė udhėhequr nga mė fisnikėt e ēdo ane. Kėshtu u formua njė lloj tjetėr ushtrie e cila pėrbėhej nga ushtarė qė dėshironin t’i transmetonin botės dijet dhe njohuritė islame. Pėr shkak tė numrit tė madh tė fisnikėve, beteja morri emrin “beteja e fisnikėve”.
Pasi u formua ushtria, vetė Musa e pa tė panevojshme tė merrte pjesė, por caktoi djalin e tij Abdullahun si komandant tė ushtrisė, e cila arriti tė nėnshtrojė ishullin e Siēilisė.
Nėnshtrimi i Sardenjės
Gjithashtu, Musai arriti tė fusė nėn pushtetin e tij dhe njė ishull tjetėr qė quhej Sardenia, i cili ėshtė njė nga ishujt e mėdhej nė detin mesdhe. Pėr nėnshtrimin e Sardenies, Musai dėrgoi Ata ibni ebi Nafi El-Hudhlij. Kur Ata’ deshi tė kthehej me ushtrinė, Musai e lajmėroi qė tė mos kthehej, pasi ishte kohė me furtunė dhe mund tė mbytej nė det. Por Atai nuk e dėgjoi kėshillėn e tij dhe u nis nė lundrim. Pėr shkak tė erėrave tė fuqishme, tė gjithė anijet u mbytėn nė det.
Ishujt Baliar
Musai, pas njė periudhe, u detyrua tė dėrgojė dhe njė ushtri tjetėr nėn komandėn e djalit tė tij Abdullahut, qė mundi t’a nėnshtrojė pėrsėri Sardenjan.
Mė pas, ai u drejtua nga lindja, drejt ishujve Baliar tė cilėt quheshin ndryshe dhe ishujt lindorė, tė cilėt ndodhen nė lindje tė Spanjės. Abdullahi arriti, qė t’i vendosė dhe kėta ishuj nėn pushtetin islam. Tani Musa ibnu Nusejr ishte mė i qetė, pasi shumica e brigjeve ishin tė sigurta nga ēdo lloj sulmi. Ajo qė ishte problem pėr tė, ishte qyteti i Seutas.
2) Gjeografia e Andaluzisė
Andaluzia (Spanja dhe Portugalia) ka pamjen e njė katrori nė hartė, ku nė pjesėn e fundit pėrballė Marohun dallojmė njė tė dalė, ku ndodhet mali i Tarihun (Xhebel Tarik, nga i cili ngushtica ka marrė dhe emrin Gjibraltar).
Andaluzia dallohet nga lumenjtė e saj tė shumtė, pesė nga tė cilėt janė mė kryesorėt, prej tyre janė: Lumi Duero, lumi Shukar dhe lumi Guadalquivir.
Gjithashtu Andaluzia pėrbėhet nga vargmale tė shumtė, ku mė tė njohurat prej tyre ndodhen nė jug dhe quhen malet e Borės (Sierra Nevada), lartėsia e tė cilave arrin mbi 3.000 m.
Nė skajin verior tė saj ndodhen malet Pirene, tė cilat arrijnė lartėsinė mesatare 3.500 m, por si karakteristikė kanė, se janė mė tė vėshtirė se Sierra Nevada pėr tu pėrshkuar, pasi ushtria e ka shumė tė vėshtirė pėr tė kaluar. Ato nuk lejojnė kalimin e ushtrisė pasi ka vetėm njė vendkalim tė ngushtė. Kėto male ishin mburoja mė e madhe, e cila e mbrojti Francėn nga nėnshtrimi i ushtrive muslimane.
Ajo qė e ndan Marokun nga Andaluzia, ėshtė ngushtica e Gjibrartarit, ose siē e quanin arabėt “Derbuzikak”. Distanca mes brigjeve tė Marohun dhe tė Spanjės ėshtė vetėm 13 km dhe nga njėra anė mund tė shihen brigjet e anės tjetėr me sy.
Arabėt e pėrshkruanin Andaluzinė me fjalėt: Ajo i pėrngjet Shamit (Lantonit) pėr nga mirėsitė dhe ajri, Jemenit pėr nga njėtrajtshmėria, Indisė pėr nga parfumet dhe Kinės pėr nga mineralet dhe gurėt e ēmuar.
3) Banorėt e Andaluzisė
Banorėt e Andaluzisė ishin Romakėt, emėr tė cilin arabėt e pėrdornin pėr tė gjithė europianėt. Ata banonin aty qysh nga viti 201 p.kalendari diellor dhe vazhduan tė banonin aty deri nė shekullin e pestė tė erės sonė.
Duke filluar nga shekulli i pestė fiset vandale tė ardhur nga Azia sulmuan Europėn. Gjatė kėtyre sulmeve ata pėrhapėn frikė dhe tmerr nė mbarė Europėn, ku me egėrsinė, qė i karakterizonte, shkatėrruan ēdo lloj shenje tė civilizimit romak tė ndėrtuar deri atėherė. Europėn e pėrfshiu njė natė e errėt, errėsirė e cila vetėm shtohej. I madhi shtypte tė voglin, i fuqishmi shfrytėzonte tė dobėtin, njerėzit ishin tė zhytur nė qejfe dhe shthurje morale dhe ishin nė konkurrencė pėr tė arritur sa mė shumė tė mira materiale. Vandalėt vazhduan me pushtimin e tokave derisa arritėn nė Andaluzi, ku u vendosėn pėfundimisht.
Pėr shkak tė emrit “Vandalė” ata e quajtėn Spanjėn Vandolicia, qė do tė thotė
“toka e vandalėve”. Kėtė emėr arabėt e shkurtuan dhe e quajtėn mė vonė Andalus.
Gotėt
Mė vonė, Andaluzinė e pushtojnė disa fise primitivė nga Gjermania, tė cilėt quheshin Fiset Gote.
Duke jetuar me pjesėn vendase, kėto fise filluan tė civilizoheshin dhe arritėn tė ndėrtonin qytetėrim nė Andaluzi tė cilin e morrėn nga romakėt.
Ata e drejtuan Andaluzinė pėr tre shekuj me radhė, deri nė fillimin e shekullit tė gjashtė hėnor. Andaluzia vazhdoi tė jetė e fuqishme ushtarakisht, merrte pjesė nė ngjarjet qė ndodhnin dhe pėrballej me situatat e reja qė krijoheshin. Numri i mbretėrve qė udhėhoqėn kėtė vend arriti nė 36 mbretėr.
Jetė e mjeruar
Gjendjes sė mjeruar nė Andaluzi, i shtohej dhe pushteti dominues dhe i fuqishėm i kishės, gjendje e cila ishte nė tė gjitha vendet europiane. Ajo pėrdorte pushtetin e saj dhe ndikimin qė kishte nė popull, pėr tė ndezur konflikte mes sekteve tė krishtera, duke vėrtetuar thėnien e Zotit nė Kuran: “Ne kemi vendosur mes tyre armiqėsinė dhe urrejtjen deri nė ditėn e Kijametit” (Maide: 14)
Gjithashtu ajo shfrytėzonte ndjenjėn fetare, tė cilėn e ka vendosur Zoti nė natyrėn e ēdo njeriu, pėr tė hyrė nė luftra, si kryqėzatat.
Andaluzia vuante nga shpėrbėrja shoqėrore dhe mos stabiliteti. Populli ishte i ndarė nė shtresa tė ndryshme, si ajo e pushtetarėve, ku bėnte pjesė familja mbretėrore, tė cilėt kishin nė dorė dhe kontrollonin gjithēka nė vend. Ndėrkohė qė pupullata kishte detyrė tė zbatonte gjithė dėshirat dhe kėrkesat e shtresės sė lartė. Ata i shfrytėzonin njerėzit e varfėr sa tė kishin mundėsi, gjė e cila kishte shkaktuar pakėnaqėsi dhe ishte bėrė shkak pėr revolta tė shumta nė Andaluzi dhe nė mbarė Europėn.
Qytetet mė tė njohura tė Andaluzisė
Nė zonėn e ishullit tė blertė (Algeciras), e cila ėshtė krahinė qė ndodhet nė jug tė Andaluzisė, ndodhet qyteti i Sevilles.
Nė veri-lindje tė Sevilles, ndodhet qyteti i Kordobas, kurse nė lindje tė saj ndodhet Grenada.
Kurse kryeqyteti “Toledo” ndodhet nė mes tė Andaluzisė. Qytete tė tjerė janė: Saragosa qė ndodhet nė veri-lindje tė vendit afėr kufijve tė Francės, Leoni qė njihet si kryeqyteti i veri-perėndimit. Kurse Galicia ndodhet nė skajin verior tė Andaluzisė.
Krijoni Kontakt