Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Bahri Shaqiri takim 45 minutësh me Tom Doshin njeriun kryesor të 21 janarit

    Bahri Shaqiri takim 45 minutësh me njeriun kryesor të 21 janarit


    DOSHI DHE KREU I SHISH TAKIM TE LOKALI I LEPRIT

    RD

    Kryetari i SHISH, Bahri Shaqiri është parë të hënën në mbrëmje në një takim me deputetin e PS, Tom Doshi. Takimi është bërë tek lokali i një prej njerëzve më të besuar të Ramës, ai i Dritan Avllajt, i njohur ndryshe si "Lepri". Takimi ka nisur në lokalin e njohur me emrin "Jon" në orën 19.45 dhe ka vazhduar për 45 minuta, deri në orën 20.30.

    Takimi mes Shaqirit dhe Doshit vjen në një kohë që Tom Doshi është i skeduar si një nga drejtuesit kryesorë të operacionit të grushtit të shtetit të 21 janarit, i cili kërkonte marrjen e pushtetit me dhunë. Ai është edhe një prej njerëzve kryesorë në rekrutimin e elementëve kriminalë dhe stërvitjen e tyre në zonat e thella malore në sulmin ndaj Kryeministrisë.

    Bahri Shaqiri po shfaqet gjithnjë dhe më shumë si një nga njerëzit më aktiv në mbështetjen ndaj elementëve të grushtit të shtetit. Nga njëra mbron organizatorët e puçit dhe nga ana tjetër përpiqet të minojë institucionet dhe ti dekurajojë ato.

    Në letërkëmbimin me policinë, Shaqiri nuk dha asnjë informacion në lidhje me përgatitjet e grushtit të shtetit dhe as për planin e mirëstudiuar për dhunimin e forcave të rendit dhe infiltrimin e shumë elementëve kriminalë. Këtu lindën dyshimet e para mbi rolin e Shaqirit në Grushtin e Shtetit duku iu bashkuar grupit të "shokëve dhe shoqeve të bulevardit", të cilët ishin llogaritur si pjesë e planit B të atij sulmi të dhunshëm.

    Nuk mund të ketë një rast të ngjashëm, në asnjë vend të botës demokratike, ku selia e Këshillit të Ministrave të rrethohet në një plan të mirëorganizuar dhe të sulmohet me të gjitha mjetet dhe kreu i Shërbimit Informativ të mos ketë asnjë informacion. Megjithëse ka pasur deklarata publike dhe paralajmëruese për dhunën, SHISH deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për atë që do të ndodhte më 21 janar.

    Ndërsa ka kohë të takohet dhe të darkojë me elementët kryesorë të grushtit të shtetit, Shaqiri deri tani nuk ka gjetur kohë që të paraqitet para Komisionit Hetimor parlamentar. Një tjetër rast flagrant që konfirmoi Shaqirin si pjesë e planit të Grushtit të Shtetit ishte edhe sajimi i një atentati imagjinar ndaj kreut të PS.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë, Bahri Shaqiri dhe Ina Rama së bashku sajuan atentatin ndaj Ramës, duke u bazuar tek disa mesazhe të një personi, i cili i kërkonte kreut të PS dëmshpërblim për djegien e makinës gjatë protestës së 21 janarit. Rama ia dërgoi mesazhet, dhe ky i fundit ia adresoi, Inës që përpiloi akuzën mbi fakte tërësisht të fabrifikuara. Skenari i atentatit të sajuar me regji të një "telefoni të prishur" synoi të mbronte Kryetarin e PS duke e paraqitur atë si viktimë në sytë e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar. Përmes saj synohej gjithashtu spostimi i vëmendjes nga Grushti i Shtetit tek mbrojtja që i duhej bërë Kryetarit të PS, pasi ai sipas Shaqirit dhe Inës rezultonte i rrezikuar.

    Akuza politike e kreut të SHISH ndaj tre qytetarëve, por dhe takimet konfidenciale me organizatorët e grushtit të shtetit, si dhe refuzimi që i bën Komisionit Hetimor parlamentar janë tregues të një keqpërdorimi deri në ekstrem që Bahri Shaqiri po i bën Shërbimit Informativ. Këto elementë janë të mjaftueshëm për të kuptuar se kemi të bëjmë me vijimin e një procesi mjaft të rrezikshëm të shndërrimit të Shërbimit Informativ në një polici sekrete të PS dhe klanit që drejton këtë parti, e ngjashme me Sigurimin e Shtetit të dikurshëm.

    Njeriu që duhet të ishte shtyllë kryesore në mbrojtjen e institucioneve dhe zbatimin e ligjit, tani ka dalë hapur në anën e njerëzve që tentuan të rrëzojnë një qeveri legjitime përmes grushtit të shtetit. Si është e mundur që kreu i SHISH takohet në ambiente publike duke darkuar me elementë të denoncuar dhe që janë nën hetim si organizatorë të Grushtit të Shtetit ? Mund të ndodhë që në praktikën e tij kreu i SHISH të presë në zyrë deputetë, por është krejt e paimagjinueshme praktika që ka vendosur kreu i SHISH duke dalë hapur në krah të atyre që dhunuan institucionet me 21 janar.

    Le të japë kryetari i SHISH një njoftim sado shfajësues dhe sqarues për të gjithë rolin e tij gjatë këtyre katër javëve, le të japë një njoftim për arsyet se përse ai u takua me njeriun kryesor të organizimit të grushtit të shtetit dhe në lokalin e njeriut të besuar të Ramës, "Leprit". Mos vallë kreu i SHISH ka marrë instruksionin e radhës për të sajuar ndonjë atentat të ri politik ndaj miqve të tij, mos vallë po merr këshilla se kë duhet të përgjojë dhe kë do duhet të përndjekë nga njerëzit e lirë të këtij vendi? Cili është shërbimi i radhës që njerëzit e puçit të dështuar të shtetit po e urdhërojnë të kryejë Bahri Shaqiri,?

    Ka shumë argumente që flasin se Bahri Shaqiri është vënë në shërbim të politikës, të përmbysjes së një qeverie legjitime përmes dhunës së inspiruar nga kryetari i PS. Ky është një fakt më shumë në akuzën e mazhorancës se me 21 janar "ngjarja e bulevardit" nuk ishte gjë tjetër veçse një Grusht Shteti ku rol të caktuar ka pasur edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Duket pothuajse i njejti skenar me Shtator '98, por pak me i trashe. Ndoshta mungon finesa e Klosit, Mejdanit dhe Metes, apo rrethanat historike jane te ndryshme.

    Atehere me vrasjen e Azemit, qe rafmet paste atje ku eshte, u tentuan te vriteshin 2 zogj (Nano dhe Berisha) me nje gure (vrasjen e Azemit).

    Shish i Klosit pergatiti gjithcka, qe nga vrasja e Azemit deri te "reagimi" Berishes. Interesant eshte koicidenca, as Klosi nuk i dha informacion Nanos per ngjarjet qe mund te ndodhnin. Klosi kishte mbrojtjen e Mejdanit, Rakipi kishte mbrojtjen e Mejdanit. Ndersa sot Shaqiri dhe Ina Rama kane mbrojtjen e Topit.

    Vetem ndryshon thelbi, kupola e vjeter roze ka zgjedhur kalin e gabuar (Ed Vrromen) per t'u kthyer mbi kreshten e dallges.

    Jam shume kurioz te di kush jane "koleget" e Nexhmijes dhe Ramizit ne kupolen e vdekjes ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    ne nje vrim i bini fyellit ju

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Bahri Shaqiri takim 45 minutësh me njeriun kryesor të 21 janarit


    DOSHI DHE KREU I SHISH TAKIM TE LOKALI I LEPRIT

    RD

    Kryetari i SHISH, Bahri Shaqiri është parë të hënën në mbrëmje në një takim me deputetin e PS, Tom Doshi. Takimi është bërë tek lokali i një prej njerëzve më të besuar të Ramës, ai i Dritan Avllajt, i njohur ndryshe si "Lepri". Takimi ka nisur në lokalin e njohur me emrin "Jon" në orën 19.45 dhe ka vazhduar për 45 minuta, deri në orën 20.30.

    Takimi mes Shaqirit dhe Doshit vjen në një kohë që Tom Doshi është i skeduar si një nga drejtuesit kryesorë të operacionit të grushtit të shtetit të 21 janarit, i cili kërkonte marrjen e pushtetit me dhunë. Ai është edhe një prej njerëzve kryesorë në rekrutimin e elementëve kriminalë dhe stërvitjen e tyre në zonat e thella malore në sulmin ndaj Kryeministrisë.

    Bahri Shaqiri po shfaqet gjithnjë dhe më shumë si një nga njerëzit më aktiv në mbështetjen ndaj elementëve të grushtit të shtetit. Nga njëra mbron organizatorët e puçit dhe nga ana tjetër përpiqet të minojë institucionet dhe ti dekurajojë ato.

    Në letërkëmbimin me policinë, Shaqiri nuk dha asnjë informacion në lidhje me përgatitjet e grushtit të shtetit dhe as për planin e mirëstudiuar për dhunimin e forcave të rendit dhe infiltrimin e shumë elementëve kriminalë. Këtu lindën dyshimet e para mbi rolin e Shaqirit në Grushtin e Shtetit duku iu bashkuar grupit të "shokëve dhe shoqeve të bulevardit", të cilët ishin llogaritur si pjesë e planit B të atij sulmi të dhunshëm.

    Nuk mund të ketë një rast të ngjashëm, në asnjë vend të botës demokratike, ku selia e Këshillit të Ministrave të rrethohet në një plan të mirëorganizuar dhe të sulmohet me të gjitha mjetet dhe kreu i Shërbimit Informativ të mos ketë asnjë informacion. Megjithëse ka pasur deklarata publike dhe paralajmëruese për dhunën, SHISH deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për atë që do të ndodhte më 21 janar.

    Ndërsa ka kohë të takohet dhe të darkojë me elementët kryesorë të grushtit të shtetit, Shaqiri deri tani nuk ka gjetur kohë që të paraqitet para Komisionit Hetimor parlamentar. Një tjetër rast flagrant që konfirmoi Shaqirin si pjesë e planit të Grushtit të Shtetit ishte edhe sajimi i një atentati imagjinar ndaj kreut të PS.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë, Bahri Shaqiri dhe Ina Rama së bashku sajuan atentatin ndaj Ramës, duke u bazuar tek disa mesazhe të një personi, i cili i kërkonte kreut të PS dëmshpërblim për djegien e makinës gjatë protestës së 21 janarit. Rama ia dërgoi mesazhet, dhe ky i fundit ia adresoi, Inës që përpiloi akuzën mbi fakte tërësisht të fabrifikuara. Skenari i atentatit të sajuar me regji të një "telefoni të prishur" synoi të mbronte Kryetarin e PS duke e paraqitur atë si viktimë në sytë e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar. Përmes saj synohej gjithashtu spostimi i vëmendjes nga Grushti i Shtetit tek mbrojtja që i duhej bërë Kryetarit të PS, pasi ai sipas Shaqirit dhe Inës rezultonte i rrezikuar.

    Akuza politike e kreut të SHISH ndaj tre qytetarëve, por dhe takimet konfidenciale me organizatorët e grushtit të shtetit, si dhe refuzimi që i bën Komisionit Hetimor parlamentar janë tregues të një keqpërdorimi deri në ekstrem që Bahri Shaqiri po i bën Shërbimit Informativ. Këto elementë janë të mjaftueshëm për të kuptuar se kemi të bëjmë me vijimin e një procesi mjaft të rrezikshëm të shndërrimit të Shërbimit Informativ në një polici sekrete të PS dhe klanit që drejton këtë parti, e ngjashme me Sigurimin e Shtetit të dikurshëm.

    Njeriu që duhet të ishte shtyllë kryesore në mbrojtjen e institucioneve dhe zbatimin e ligjit, tani ka dalë hapur në anën e njerëzve që tentuan të rrëzojnë një qeveri legjitime përmes grushtit të shtetit. Si është e mundur që kreu i SHISH takohet në ambiente publike duke darkuar me elementë të denoncuar dhe që janë nën hetim si organizatorë të Grushtit të Shtetit ? Mund të ndodhë që në praktikën e tij kreu i SHISH të presë në zyrë deputetë, por është krejt e paimagjinueshme praktika që ka vendosur kreu i SHISH duke dalë hapur në krah të atyre që dhunuan institucionet me 21 janar.

    Le të japë kryetari i SHISH një njoftim sado shfajësues dhe sqarues për të gjithë rolin e tij gjatë këtyre katër javëve, le të japë një njoftim për arsyet se përse ai u takua me njeriun kryesor të organizimit të grushtit të shtetit dhe në lokalin e njeriut të besuar të Ramës, "Leprit". Mos vallë kreu i SHISH ka marrë instruksionin e radhës për të sajuar ndonjë atentat të ri politik ndaj miqve të tij, mos vallë po merr këshilla se kë duhet të përgjojë dhe kë do duhet të përndjekë nga njerëzit e lirë të këtij vendi? Cili është shërbimi i radhës që njerëzit e puçit të dështuar të shtetit po e urdhërojnë të kryejë Bahri Shaqiri,?

    Ka shumë argumente që flasin se Bahri Shaqiri është vënë në shërbim të politikës, të përmbysjes së një qeverie legjitime përmes dhunës së inspiruar nga kryetari i PS. Ky është një fakt më shumë në akuzën e mazhorancës se me 21 janar "ngjarja e bulevardit" nuk ishte gjë tjetër veçse një Grusht Shteti ku rol të caktuar ka pasur edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.


    nuk eshte gje e mire mesus
    kjo eshte shenje qe perandori nuk e ka te gjate
    mbase e pershpejtojne ndonjecike rrezimin e "hund shqiponjes" se nuk shtyhet me me ate
    un them qe te behet tani nga marsi se dhe vete do jem ne shqiperi ne ato kohe
    sepse kthehem nga stervitja disa javore ne grupe 5she i financuar nga aleanca e zeze ruco-edvino-gjinusho-miloist per rrezimin e njeriut me pardesy te bardhe
    shmangju njerzve qe mbajne cadra neper duar se jan te stervitur per te vrare

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    nuk eshte gje e mire mesus
    kjo eshte shenje qe perandori nuk e ka te gjate
    mbase e pershpejtojne ndonjecike rrezimin e "hund shqiponjes" se nuk shtyhet me me ate
    mos ki merak ..... me pak durim vjen edhe 8 MAJI ....

    dhe atehere do te shohesh se si nje parti opozitare do te perfundoje ne shperberjen totale ta saj ....

    votat e ps do te kalojne te LSI .... Edveri me pucistat e tjere ne burg ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 24-02-2011 më 04:04
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Un thjesht shpresoj qe ti te shkruash diçka ne forum ne ditet e pas 8 majit, leqe kushdo qe te fitoje ti gjithmon do ta kesh diçka per te thene
    Se mos ndrron emer pas 8 majit dhe fillon e shkruan ne forum me emer tjeter
    Kujdes njerzit me çadra

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po shoh Rucin ne 5 pietjet e babarames..

    aktor i madh ky xhelat..

    genjen si derr me ore te tera..

    po le te bej qejf..

    derisa gjen aleksa e faruka e u a fut der ne rrenxe..

    jepi Ruc..



    http://www.balkanweb.com/news24_live.php

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •