Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 97
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Mbahet mbledhja e parë e kabinetit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Thaçi


    Prishtinë, 23 shtator 2010



    Nën drejtimin e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kabineti i ri qeveritar, i cili dje ka marrë votëbesimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen e vet të parë.



    Në hapje të mbledhjes, kryeministri Thaçi, ka përgëzuar kabinetin e ri qeveritar për përgjegjësitë që kanë marrë dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, dhe ka theksuar se kjo duhet të kuptohet si një përgjegjësi për angazhim në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive për vendin tonë.



    Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se ky është përfundim i krizës institucionale dhe gjithashtu edhe fundi i një procesi të stërzgjatur zgjedhorë në Kosovë. Kabineti i ri, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi do të angazhohet maksimalisht në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, për zhvillimin ekonomik, për njohjet e reja, për fqinjësi të mirë, për një shkollim dhe edukim më cilësorë dhe për integrimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian.



    “Që nga sot kur po konstituojmë Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, qytetarët e Kosovës me të drejtë do të presin punë, përgjegjshmëri, efikasitet dhe llogaridhënie nga të gjithë ne. Zgjedhja e kabinetit të ri qeveritar duhet të kuptohet nga të gjithë si përgjegjësi e lartë, si nder dhe shërbim duke vënë gjithmonë interesin publik shtetëror dhe qytetar para çdo interesi tjetër partiak, grupor dhe individual. Sfidat para nesh janë të shumta dhe janë të mëdha, janë të rëndësishme” – ka thënë kryeministri Thaçi.



    Programi ekonomik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, 2011-2014, është koncipuar në frymën e përmirësimit të standardit dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e Kosovës. Ai do të bazohet në tri shtylla:



    1. Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit;

    2. Zhvillimi ekonomik; dhe

    3. Mirëqenia sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës.



    Qeveria e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj për një fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Dialogu me Serbinë, i cili do të fillojë së shpejti, do të përmbyllet me njohjen reciproke të të dyja shteteve dhe do të jetë në të mirë të rajonit dhe të qytetarëve të të dyja vendeve.



    Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e proceseve zhvillimore në Kosovë dhe ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit. Kabineti qeveritar do të punoj shumë që sa më parë të marrë Strategjinë për liberalizimin e vizave dhe do të angazhohet që sa më parë qytetarët kosovarë të lëvizin lirshëm në Evropë.



    Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars, në mungesë të miratimit të Ligjit të buxhetit 2011. Vendimi do të dërgohet për miratim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e financave publike.



    “Kjo është kohë e mundësive të mëdha, dhe e ndryshimeve të mëdha për të mirën e shtetit tonë dhe gjithë qytetarëve. Ne do të punojmë të gjithë maksimalisht si ekip që të kryejmë me përgjegjësitë që na takojnë, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet tona, do të punojmë për zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës, për forcimin e sundimit të ligjit, për njohjet e reja që do t’i vijnë shtetit të Kosovës në prag të njohjeve, për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, për shkollim dhe shëndetësi të standardit perëndimor, por edhe para së gjithash për të integruar shtetin tonë në NATO dhe Bashkim Evropian” – është shprehur kryeministri Thaçi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Loti-99 : 23-02-2011 më 12:18

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    prishtin c.. shum lavdrime bere.. nji pjese e tyre nuk kan lidhje fare me thaqin por me bushin..

    nejse..

    rendesi ka qe thaqi brenda rregullave demokratike beri negociatat e nevojshme dhe u zgidhen pikat kryesore.. presidenti.. kryeministri (qeveria) dhe kryetari parlamentit..
    tash ti urojm suksese ketyre 3 pikave te rendesishme te shtetit te kosoves..
    pra presidenca.. qeveria.. parlamenti.. u shkofte puna mbare..

    po degjojm disa te rinj qe po grijn sallat.. jo vv jo organizata e shoqata rinije bejn zhurm pa nevoj e te demshme....

    kush kish problem .. aty i kish votimet..
    tash ti lehet hapsire te zgedhurve ti kryejn detyrat..


    ..

  3. #13
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Mesazhe urimi për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë një telefonatë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, ku është përgëzuar për formimin e kabinetit të ri qeveritar



    Baronesha Catherine Ashton me këtë rast ka përcjellë kryeministrit Hashim Thaçi urimet më të mira për zgjedhjen dhe konsolidimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.



    Ashton ka siguruar z. Thaçi për mbështetjen e Bashkimit Evropian për vizionin dhe përkushtimet e Republikës së Kosovës për implementimin e të gjitha kritereve për integrimin e saj në institucionet euroatlantike dhe aspiratën për perspektivën evropiane të Kosovës.



    Kryeministri Thaçi duke falënderuar për mbështetjen dhe përkrahjen nga Bashkimi Evropian, ka premtuar se institucionet e reja do të trajtojnë me prioritet vazhdimin e reformave të thella në politikë, ekonomi dhe legjislacion, me theks të veçantë në fuqizimin e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe integrimin e plotë të të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare.



    Me tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë me përkushtim për paqen dhe bashkepunimin e mirë me fqinjët në rajon.



    Kryeministri Thaçi dhe baronesha Ashton janë pajtuar që të zhvillojnë një takim të përbashkët në një të ardhme të afërt.

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Berisha i uroi Pacollin dhe Thaçin

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe kryeministrin e rizgjedhur, Hashim Thaçi. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës kanë korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe dhe unë e ruaj besimin se, si President i shtetit më të ri të Evropës, Ju do të sillni një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti dhe promovuese të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon”, tha Berisha
    image


    Tiranë, 24 shkurt 2011 - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka uruar presidentin e ri të Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe kryeministrin e rizgjedhur, Hashim Thaçi. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës kanë korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe dhe unë e ruaj besimin se, si President i shtetit më të ri të Evropës, Ju do të sillni një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti dhe promovuese të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon”, tha Berisha.
    Kryeministri shtoi se Qeveria shqiptare dhe ai personalisht janë tërësisht të angazhuar dhe të vendosur për të ndërtuar marrëdhëniet më të shkëlqyera e vëllazërore dhe për ta shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm ndërmjet të dyja vendeve në shembullin më kuptimplotë të bashkëpunimit, në shërbim të forcimit të paqes, promovimit të miqësisë, zhvillimit e mirëqenies jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë popujve të rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët euroatlantike.
    Ndërkaq, në urimin dërguar kryeministrit Thaçi, Berisha ka thënë se është thellësisht i bindur se Qeveria do t’i çojë më tej arritjet e rëndësishme e historike që shteti më i ri i Evropës, Republika e Kosovës, dhe qytetarët e Kosovës kanë shënuar gjatë kësaj periudhe.
    Berisha theksoi se detyrat e rëndësishme para kryeministrit, Qeverisë dhe mbarë spektrit politik të Kosovës, në të ardhmen, kërkojnë vazhdimin e përpjekjeve të mëdha e gjithëpërfshirëse për realizimin e njohjes së plotë të Republikës së Kosovës, për zhvillimin ekonomik e të gjithanshëm të saj, integrimin në NATO dhe BE, si dhe konsolidimin e vendit në një faktor edhe më të rëndësishëm të paqes e të bashkëpunimit në rajon.
    “Dëshiroj, me këtë rast, t’Ju risiguroj për vendosmërinë time dhe të Qeverisë shqiptare për t’i ndërtuar marrëdhëniet më të shkëlqyera e vëllazërore ndërmjet të dyja vendeve dhe bashkëpunimin më të ngushtë, në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të të dyja vendeve e kombit tonë dhe rrugëtimit të përbashkët euroatlantik, duke i shndërruar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në shembull të bashkëpunimit rajonal dhe faktorin shqiptar në një kontribuues aktiv e të rëndësishëm, në shërbim të konsolidimit të paqes, zhvillimit, prosperitetit e miqësisë në rajonin tonë”, ka thënë Berisha.

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Fjalimi i kryeministrit Thaçi, me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës dhe zgjedhjes së kabinetit të ri qeveritar


    Prishtinë, 22 shkurt 2011

    Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës dhe zgjedhjes së kabinetit qeveritar

    I nderuar President i Republikës së Kosovës, z. Pacolli;
    I nderuar Kryetar i Kuvendit, z. Krasniqi;
    Të nderuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë,
    Z. Peter Faith (ICO), z. De Marnac (EULEX), z.Byler (KFOR)
    Të nderuar ambasadorë të akredituar në Kosovë;
    Të nderuar deputet të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës;
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës;
    Zonja dhe Zotërinj,

    Me lejoni të filloj fjalimin tim duke i uruar edhe një herë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për përvjetorin e tretë të pavarësisë së shtetin tonë dhe t’i uroj të gjithë deputetet për marrjen e përgjegjësive të reja.

    Kanë kaluar vetëm tri vite që Kosova funksionon si shtet i pavarur, dhe natyrisht që gjatë kësaj periudhe kohore kemi arritur suksese të konsiderueshme mirëpo nuk kemi mundur ti adresojmë të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.

    Përkundër kësaj, unë me krenari mund të ju them, se ne të gjithë së bashku, për këto tri vite kemi arritur të vejmë themelet e forta të shtetit tonë demokratik, i cili është ndërtuar me sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë.

    Themelet e shtetit tonë, janë ndërtuar për tu mos u shembur kurrë më, dhe prandaj Kosova ekziston sot dhe do të ekzistoj përgjithmonë.


    Të nderuar deputet të Republikës së Kosovës,

    Unë njësoj sikur ju, sot jam shumë i privilegjuar dhe falënderues e mirënjohës për qytetarët tanë të cilët na besuan qe ne të jemi përfaqësuesit e tyre legjitim në tempullin e demokracisë të shtetit tonë.

    Dhe natyrisht, bashkë me privilegjet, ne kemi përgjegjësi shumë të mëdha të cilat ne sot i pranuam njëzëri në momentin kur të gjithë dhamë betimin për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Ne të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë Kushtetutën tonë e cila iu mundëson qytetarëve tanë që të marrin frymë në mënyrë të barabartë përpara ligjit.

    Ajo i mbron privilegjet e drejta dhe liritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës pavarësisht përkatësisë etike, religjionit apo bindjeve politike.

    Për me tepër, vet legjitimiteti i qeverisë sonë buron nga pajtueshmëria e çdo qytetari tonë për të qeverisur në mënyrë të drejtë.

    Në fakt, Kushtetuta është ai guri i rëndë dhe i palëkundur i shtetit tonë që mbron shtetin edhe kur ka dridhje të caktuara politike të cilat menaxhohen vetëm përmes respektimit të Kushtetues.

    Unë sot nuk dua të rikthej vëmendjen tuaj në ngjarjet të cilat bën që mandati ynë i mëparshëm katër vjeçar të përmbyllet për një vit më herët.

    Shkaqet dhe pasojat e ngjarjeve të tilla janë të njohura për ju dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Por unë dua që t’iu rikujtoj të gjithëve se eksperienca nga mandati i kaluar, duhet t’iu shërbej udhëheqëseve institucional si një mësim i mirë se çfarë nuk duhet të bërë në të ardhmen.

    E ajo çfarë duhet të kemi si parim kryesor udhëheqës gjithmonë, është respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

    Të nderuar deputetë,
    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Zonja dhe zotërinj,

    Besoj se të gjithë pajtohemi se muajt e fundit kanë qenë shumë sfidues jo vetëm për qeverinë e Republikës së Kosovës por në tërësi për institucionet e vendit dhe qytetarët tanë.

    Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur shumë ngjarje të cilat kanë bërë që qytetarët tanë të ndjehen të zhgënjyer, dhe si rrjedhojë, sot ata kanë një krizë besimi ndaj politikës dhe institucioneve shtetërore.

    Unë e pranoj si krejtësisht legjitim shqetësimin e qytetarëve tanë, dhe ky shqetësim për mua do të shërbej si një motiv shtesë që së bashku të punojmë që ta ndryshojmë tërësisht imazhin e shtetit tonë.

    Kosova për shumë arsye do të vazhdon të ballafaqohet me shumë sfida tjera në të ardhmen e afërt, sfida këto të cilat duhet ti tejkalojmë vetëm duke punuar së bashku për të mirën e qytetarëve tanë.

    Dhe sot, është pikërisht një moment i tillë i veçantë. Duke respektuar Kushtetutën tonë, ne po krijomë institucionet tona të reja të fuqishme të cilat burojnë nga vullneti i qytetarëve tanë dhe të cilat do të mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve tanë.

    Të nderuar deputetë
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Unë dua që edhe një herë t’i falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin që ma kanë dhënë për të udhëhequr Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ri katër vjeçar.

    Unë shpreh përkushtimin tim më të sinqertë se me devotshmëri do t’iu shërbej interesave të qytetarëve dhe vendit tim.

    Mbi çdo interes tjetër, unë gjithmonë do të vë së pari interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Dhe unë jam i bindur se edhe ju të gjithë të nderuar deputetë, e ndani të njëjtin qëllim me mua dhe se nuk do të kurseni dijen dhe punën tuaj në dobi të interesave tona nacionale.

    Prandaj, edhe mesazhi im kryesor për ju të gjithë, e në veçanti për partitë opozitare të cilat janë vlerë e lartë e demokracisë tonë parlamentare, është që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe qytetarëve tanë.

    Unë do të jem plotësisht i hapur që të punoj me të gjitha partitë politike parlamentare por edhe ato që nuk janë pjesë e këtij parlamenti,jam shumë i hapur dhe mirëpres ndihmën e shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve tanë, që të punojmë shumë së bashku që Kosovën ta bëjmë një shtet evropian të zhvilluar dhe demokratik.

    Të nderuar deputetë;
    Zonja dhe zotërinj;

    Si mandatar për formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës me lejoni të theksoj se partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Koalicioni për Kosovën e Re (AKR), Partia e Pavarur Liberale (SLS) dhe Grupi 6+, konsiderojnë se katër vitet e ardhshme të mandatit qeverisës janë vendimtare për funksionimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Si rrjedhojë, ne jemi të përkushtuar për të përmbushur mandatin e plotë kushtetues të institucioneve të zgjedhura të Republikës së Kosovës për të arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim në strukturat euro-atlantike.

    Bazuar në këtë pikënisje, ne mbesin thellësisht të përkushtuar për një qeveri kredibile, efektive dhe të aftë për të forcuar më tej shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës.

    Për këtë qëllim, ne do të bashkëpunojmë edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, partitë politike në opozitë dhe të gjithë ata që janë të gatshëm për të punuar për të mirën e Kosovës.

    Partneret e koalicionit qeverisës janë pajtuar që individët që përzgjedhjen në pozitat qeveritare, do t’i mbajnë postet e tyre vetëm në bazë të aftësisë, përkushtimit dhe gatishmërisë së dëshmuar për t’i vënë interesat nacionale mbi ato personale dhe partiake.

    Parterët e koalicionit qeverisës janë të përkushtuar që të zbatojnë programin e përbashkët qeveritar i cili është përpiluar duke marrë në konsideratë nevojat e vendit dhe interesat e qytetarëve tanë.

    Për më tepër, ky program qeveritar është një kondensim i prioriteteve dhe programeve të partive politike që janë përbëre të këtij koalicioni. Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të ndjek politika të cilat:

    • avancojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës dhe do të promovojnë raporte më të mira me shtetet fqinje;
    • avancojnë më tej përmbushjen e Planit Gjithëpërfshirës të Ahtisarit duke përfshirë decentralizimin efektiv të qeverisjes;
    • promovojnë mirëqenien më të lartë ekonomike të të gjithë qytetarëve të Kosovës bazuar në rritjen ekonomike të orientuar nga sektori privat i tregut të lirë (me përqendrim në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të hyrave). Për këtë qëllim, qeveria është e përkushtuar për privatizimin aseteve të caktuara shtetërore në mënyrë transparente; për zvogëlimin e rregullimit të tepërt qeveritar të aktivitetit privat ekonomik; implementimin politikave tërheqëse investive; modernizimin e sektorëve të telekomunikimit dhe energjetik të vendit dhe revitalizimin e hovshëm të bujqësisë, teknologjisë dhe minierave duke e zhvilluar më tej infrastrukturën e tyre.
    • forcojnë sundimin e ligjit, duke përfshirë tolerancën zero ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime të përftimit personal, zvogëlimin e lëndëve të mbetura në gjykata, përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët dhe zhvillimin e mekanizmave alternative për zgjidhjen e shpejtë të lëndëve civile.
    • përmirësojnë cilësinë e e arsimit dhe të shëndetësisë në Kosovë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Të nderuar deputetë,

    Unë sot, do të shpalos përpara jush vetëm disa nga pikat programore të Programit Qeveritar 2011-2014, për shkak se ne do të kemi rastin që ta diskutojmë programin qeveritar në një nga seancat e ardhshme.

    Programi Qeveritar 2011-2014 i cili do të shërbej si udhërrëfyes i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të mbetet një dokument i hapur për plotësime tjera të cilat konsiderohen si të domosdoshme për të avancuar interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Përbërja e kabinetit të ri qeveritar të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi

    Prishtinë, 22 shkurt 2011

    Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Enver Hoxhaj;PDK

    Ministrinë e Integrimeve Evropiane do ta drejtojë Vlora Çitaku;PDK

    Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku;

    Ministër i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi;PDK

    Ministër i Financave, Bedri Hamza;PDK

    Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi;PDK

    Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj;PDK

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të drejtohet nga Ramë Buja;PDK

    Ministria e Administratës Publike do të udhëhiqet nga Mahir Jağcılar;

    Ministria e Infrastrukturës do të drejtohet nga Fehmi Mujota;PDK

    Në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të jetë Blerand Stavileci;PDK

    Ministër i Shëndetësisë do të jetë Ferid Agani;

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të drejtohet nga Nenad Rashiq;

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi;

    Ministria për Kthim dhe Komunitete nga Radojica Tomiq;

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Kjo vertet eshte perberja qeveritare me e mire qe nga pas lufta, me e mire dhe bindshem me e mira, persona kredibil te paster dhe profesional.

    Urime z.Hashim Thaqi pozita e Kryeministrit.
    Jo na kini nimu na e kini ...............,e din ti thenjen e famshme te asaj plakes qe ja tha bajram regjepit

  8. #18
    Koalicioni PDK – PDKPartia Demokratike e Kosovës duket se i kishte arritur të gjitha marrëveshjet e nevojshme për të ndërtuar institucionet e reja të vendit, me përjashtim të atij më kryesorit, PDK – PDK. E gjitha ajo që ndodhi brenda seancës së jashtëzakonshme tregon se partia më e madhe në vend ka kalkuluar deri në sekondat e fundit, apo më saktë, siç e konfirmoi edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, deri në shkeljen e radhës së Kushtetutës kur Hajredin Kuçi kërkoi 5 minuta pushim për konsultim të brendshëm.

    Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, nuk është as për së afërmi problemi kryesor i Fatmir Limajt e as Jakup Krasniqit. Para tre vjetësh, nëse kishte zyrtar të lartë të PDK-së që preferonte shumë më shumë koalicionin me AKR-në e Pacollit, ishte nënkryetari i PDK-së, Limaj. Bile atë kohë ndonëse kishte shumë më tepër presion nga ndërkombëtarët për një koalicion me LDK-në, brenda PDK-së kundërshtari më i madh i këtij koalicioni ishte z. Limaj.

    Problemi i vazhdueshëm i kësaj partie është rivaliteti i skajshëm i cili përfundimisht nuk mund të hidhet më poshtë, në mes të Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt. Intervista e Limajt në Klan Kosova, para një Baton Haxhiu të shastisur për atë se çka thoshte ish-ministri, nëse u bë me ndonjë qëllim, ishte thjesht dhe vetëm me qëllim që të dërgojë mesazhe drejt kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

    Nxjerrja në shesh e jo pak çështjeve, si shkarkimi i një shefi të një agjencie me dyshimin për korrupsion nga Thaçi dhe rikthimi në punë i të njëjtit me “urdhër” nga ndërkombëtarët tregon se ku i dhemb më shumë Limajt. Pamundësimi për të hyrë në qeveri, me “urdhër” të atyre ndërkombëtarëve që e përkrahën dikur dhe shfrytëzimi i këtij presioni nga ana e Thaçit për të eliminuar Limajn, përbënë problemin kryesor e jo zgjedhja e Pacollit si president.


    Patriotizmi i Pacollit dhe i PDK-së, LDK-së, AAK-së

    Për matjen e nivelit të patriotizmit nuk ka ndonjë njësi matëse, diçka që lejon spekulimin apo thënë më saktë mundëson që edhe tradhtari të akuzojë të tjerët për mungesë dashurie për vendin e tij. Nuk mund të hidhet poshtë frika e të gjithëve me pamundësinë e Pacollit që të hedhë poshtë asnjë nga akuzat për lidhje me Serbinë e Rusinë, kundërshtarët më të ashpër të ekzistencës shqiptare në Kosovë.

    Sado që një pjesë e madhe jemi të shqetësuar për rrezikun e një kahje krejt tjetër që mund të marrë Kosova pas zgjedhjes së Pacollit, një pyetje shumë legjitime u harrua të bëhet fare. Sa kanë të drejtë të flasin për patriotizëm tri partitë më të mëdha që tërë pasluftën e udhëhoqën vendin tonë, LDK, PDK dhe AAK?

    Pa hyrë në detaje që i kemi përjetuar shumë rëndë, të tri këto parti janë fajtore për zhytjen e vendit në korrupsion, krim të organizuar dhe të gjitha fëlliqësitë e mundshme që tani i kemi pjesë të përditshmërisë tonë. Menjëherë pas luftës, të gjithë e kishim të qartë që Kosova, për herë të parë në historinë e ekzistencës tonë, kishte mundësinë për zhvillim ekonomik, liri dhe demokraci, të cilat gati përgjithmonë na kanë munguar.

    Pothuajse në tërësi, këtë shans historik e kanë shkatërruar të tri këto parti, përmes varfërimit, sahanlëpirjes ndaj ndërkombëtarëve po aq të korruptuar sa janë edhe vetë, krimit politik dhe atij ekonomik, reketit e shumë fenomeneve të tjera që na bënë të bëhemi gazi i botës. A ka tradhti më të madhe sesa një populli t’i shkatërrohet mundësia historike për përparim? Sot, në Kuvendin e Kosovës kemi edhe deputetë që akuzohen hapur për vrasje politike, si dhe ka të atillë që duke tregtuar me Serbinë arrijnë të kenë qarkullim qindra miliona euro.

    Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave, tashmë edhe publikisht është pranuar që sponsorizojnë disa nga këto tri parti politike. Nëse këto fenomene e bëjnë Pacollin të papërshtatshëm, pse i njëjti vlerësim nuk është aplikuar asnjëherë edhe me zyrtarë të këtyre tri partive? Fatmir Limaj një ditë më parë kërkoi me plot të drejtë që të mos shfrytëzohet kërkesa ndërkombëtare për qeveri me “duar të pastra” në mënyrë selektive, për dikë “si hu i fortë” e për dikë si “jorgan”.

    A do të duhej që as patriotët dhe “patriotët” të përzgjidhen në mënyrë selektive?


    Shoqëria “civile”


    Gjatë këtyre gati 11 vjetëve sa jemi të lirë, e ashtuquajtura “shoqëria civile” nuk ka bërë gjë tjetër përpos rehabilitimit të pjesëtarëve të saj në politikë, asgjë më shumë. Ah po, kanë bërë edhe ata milionat gati në mënyrë të njëjtë si politikanët, vetëm se nuk kanë vjedhur paratë e popullit të Kosovës, por paratë e popujve të tjerë. Mungesa e institucioneve funksionale të vendit lejon edhe shoqërinë “civile” të thyejë ligjin po aq lehtë sa edhe politika.

    Këto dy struktura, politika dhe e ashtuquajtura shoqëri civile, edhe mënyrat e “funksionimit” nuk i kanë pasur me shumë dallime. Kanë luftuar kundër njëra tjetrës apo kundër njerëzve të vetvetes duke tentuar ta eliminojnë kundërshtarin kryesisht me shpifje. Deri më tash, ekziston vetëm një person që bashkoi politikën dhe shoqërinë “civile” e ky është Behgjet Pacolli.

    Gjatë tërë pasluftës, njëherë na është thënë si nga njerëz të politikës apo media të kontrolluara qoftë nga politika apo dhe shoqëria “civile” se Behgjet Pacolli nuk ka mundësi fare të nisë biznes në Kosovë, pa lëre të angazhohet në politikë. Kjo doli jo vetëm që nuk është e vërtetë, por zgjedhja e Pacollit tani edhe si president kushedi se si i ka bërë të ndihen ata që “bënin be se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë Pacollin të marrë frymë, fare”.

    Ndoshta në të gjitha këto kalkulime, llogaria gabim mund edhe të mos ketë të bëjë direkt me Pacollin sesa me llogaritjen gabim të “një të panjohure” me emrin Hashim Thaçi. “Pauzë e suksesshme” ironizoi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke treguar krejt hapur për presionin që brenda minutash arriti të ushtrojë me sukses “e panjohura” me shumë befasi, Thaçi.

    Currently 3.50/512345
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #19
    Suksese ne pune Thaç e sa me shpejte pastroje PDK-ne prej "revolucionareve" enveriste, sepse ata jane e zeza e kombit!

    Perpara ka qene e veshtire per ti njoht "revolucionaret" ne brendesi, se çdo gje mbulohej me petk atdhetar, mirepo jeta ne nje shtet te lire nxjerr ne pah anet e fshehta te atyre qe e mbulonin çdo veprim me te qenurit "ilegal".

    Po te mos ishte ky kriteri i "ilegalit, sot çifti i Fatmir Limaj e shume te tjere, do te ishin nen akuze per shperdorim detyre, korrupsion etj.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Suksese ne pune Thaç e sa me shpejte pastroje PDK-ne prej "revolucionareve" enveriste, sepse ata jane e zeza e kombit!

    Perpara ka qene e veshtire per ti njoht "revolucionaret" ne brendesi, se çdo gje mbulohej me petk atdhetar, mirepo jeta ne nje shtet te lire nxjerr ne pah anet e fshehta te atyre qe e mbulonin çdo veprim me te qenurit "ilegal".

    Po te mos ishte ky kriteri i "ilegalit, sot çifti i Fatmir Limaj e shume te tjere, do te ishin nen akuze per shperdorim detyre, korrupsion etj.
    ------------------------
    Siç po shihet e dëgjohet,në PDK shumë shpejtë do ketë furtunë....

    Zotni Jakup Krasniqi,sek. i përgj. i PDK, sonte ia hoçi peten lakrorit në Rubikon me Adriatik Kelmendin.
    Decidivisht e pranoi se ka dy vija të dukshme politike e programore në PDK,se udhëheqësi i saj H. Thaçi,është një diktator i llojit të vet,se në këtë parti është ngulfatur çdo formë dialogu,se zgjedhja e B. Pacollit është bërë me presion dhe kërcënim të deputetëve dhe se-ai dhe grupi rreth tij, do të përpiqen që kjo qeveri dhe organet tjera të dalura nga këto zgjedhje,e që sipas tyre janë ilegjitime,ta kenë jeten sa më të shkurtër.....
    ---------
    Pa marrë parasysh,prapavinë e këtyre deklaratave,ka një fije shpresë se babëzia për pushtet do tu bie kokës,edhe këtyre "patriotëve",dhe se një ditë do të fillojë të merr frymë...edhe në këtë dinosaur politik...

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •