-
Skifteri i kurejsheve
SKifteri i kurejsheve ne Andaluzi
Ebu Xhafer El-Mensuri (Halifeja abasit nė Irak) u thotė njė ditė oborrtarėve dhe miqve tė tij:Kush prej jush mė tregon, cili konsiderohet si fajkoi i Kurejshėve? Tė pranishmit iu pėrgjigjėn Kush mund tė jetė veē prijėsit tė besimtarėve (pėr Ebu Xhafer El-Mensurin) i cili forcoi pushtetin, qetėsoi situatėn dhe vendosi rregullin? Jo u tha Ebu Xhafer El-Mensuri. Atėherė ėshtė Muavija i thanė ata. As ai nuk ėshtė. ua ktheu. Ėshtė Abdul Melik ibnu Mervani i thanė pėr tė tretėn herė. Jo u pėrgjigj pėr tė tretėn herė ai. Atėherė kush qenka ai njeri o prijės i besimtarėve? e pyetėn. Ai u tha:Ai ėshtė Abdurrahman ibnu Muavije Ed-Dahil, qė me zgjuarsinė e tij shpėtoi nga hedhjet e shigjetave dhe tehu i shpatave. Ai pėrshkoi detin derisa arriti nė njė vend tė huaj pėr tė, ku arriti tė popullojė vendet, tė mobilizojė ushtrinė dhe ngriti njė mbretėri tė fuqishme me zgjuarsinė dhe vendosmėrinė e tij. Muavija, udhėtoi nė njė anije tė cilėn ia pati ndėrtuar Umeri dhe Uthmani r.a dhe qė ia kishin lehtėsuar vėshtirėsitė (d.m.th e gjeti pushtetin tė gatshėm). Abdul Meliku u bė Halife me anė tė njė bese e cila qe e gatshme. Prijėsi i besimtarėve (flet pėr veten e tij) erdhi nė pushtet me kėrkesėn e fisit dhe tė tė afėrmve tė tij. Kurse Abdurrahman Ed-Dahil e arriti famėn vetėm me ndihmėn e zgjuarsisė dhe vendosmėrisė sė tij.
Kjo ėshtė historia e rallė e njė njeriu pa pėrkrahje, i cili kėrkohej pėr tu ekzehunuar nė ēdo qoshe. Megjithatė, ai arriti ti pėrballojė tė gjitha kėto vėshtirėsi, ngriti njė shtet i vetėm dhe sundonte tė gjithė Andaluzinė. Jo vetėm kaq, por gjatė pushtetit tė tij pėrballet me 25 revolta tė ndryshme, tė cilat arrin ti shtypė tė gjitha.
Vallė ēfarė vullneti dhe ēfarė force fshihej nė zemrėn e kėtij burri?!
Cilėsi tė rralla
Historiani Ibnu Hajjan El-Kurtubi, nga historianėt mė tė mėdhenj nė Andaluzi, e pėrshkruan kėtė figurė duke thėnė:Ai kishte mendime dominuese, ishte shumė i matur dhe me vullnet tė paparė. Kur e merrte njė vendim e ēonte deri nė fund. Kur ngrinte flamurin e luftės, e fitonte atė. Ishte trim dhe i paraprinte ushtrisė nė luftė. Shumė i kujdesshėm, i matur dhe tepėr i qetė. Nuk e shihje nė rehati tė pėrhershme dhe ēėshtjet me rėndėsi nuk ia ngarkonte ndokujt ti zgjidhė por i zgjidhte vetė. Ishte shumė bujar dhe politikan i madh. Veshte rroba tė bardha dhe mbante ēallmė tė bardhė. Vizitonte tė sėmurėt dhe merrte pjesė nė varrime. Ditėt e xhuma dhe nė Bajrame, falej vetė si imam dhe mbante predikimin e rastit. Nė kohėn e tij ushtria u organizua mirė dhe numri i ushtarėve arriti 100.000 kalorės.
ABDURRAHMAN ED-DAHIL
113 Hėnor U lind nė Damask
132 Hėnor Arriti ti shpėtojė pėrndjekjes sė Abasitėve dhe u vendos nė Marok
136 Hėnor Largohet i pėrndjekur pėr nė Libi
138 Hėnor Kalon ngushticėn pėr nė Andaluzi
140 Hėnor Merr pushtetin nė Andaluzi
172 Hėnor Vdes Ed-Dahil
- Njihet pėr vendosmėrinė e hekurt, pėrballej vetė me problemet dhe arriti tė shuajė 25 revolta kundėr tij.
- Periudha e sundimit tė tij ėshtė ajo e ndėrtimit tė Andaluzisė moderne.
Abasitėt nė ndjekje tė emevitėve qė humbėn pushtetin. Ata janė vėnė dhe nė ndjekje tė Abdurrahman El-Dahil-it.
Vullneti
Historia e tij ėshtė histori e vullnetit dhe ambicjes, tė pasqyruara tek njė njeri. Megjithėse ka vend pėr kritika tė cilat do i pėrmendim nė vendin e tyre, nė kėtė rast nuk mund tė themi veēse atė qė thotė njė poet arab:
Kush ėshtė ai qė i ka tė gjitha vlerat ?
Tjetrit i mjafton pėr nder, kur i numėrohen tė metat.
Me kėto cilėsi tė rralla, arriti qė nė Andaluzi tė ndėrtojė njė shtet Omejad tė fuqishėm, megjithėse pushteti i tyre kishte pėrfunduar nė lindje tė shtetit islam.
Historia e tij, ėshtė histori tė cilėn duhet ta studiojnė tė rinjtė dhe tu tregohet brezit tė ri, pasi ajo ėshtė e mbushur me dobi dhe shembuj tė cilėn ngrenė moralin, forcojnė vullnetin e dobėt dhe ushqejnė ambicjen e cila ka filluar tė fishket nė epokėn e globalizmit.
Nėse bashkohet besimi dhe vullneti, nuk ka forcė qė tė qėndrojė para realizimit tė objektivave. Edhe nėse nuk ke besim tė fortė, por ke vullnet tė fortė dhe tė sinqertė, do tė kesh sukses.
Nėse zemra e njeriut lidhet me Zotin, patjetėr qė do i vijnė ndihma:Ndihma nuk ėshtė veēse nga Zoti, i Gjithėfuqishmi, i Urtė (Al Imran: 126)
Abdurrahman Ed-Dahil, nuk shquhej pėr dije tė shumta fetare, por shquhej pėr vullnet tė ēeliktė. Dijetarėt e sotėm pohojnė qė nėse muslimanėt kapen fort pėr fesė sė tyre, fitorja do tė jetė padyshim e tyre. Kurse nėse e braktisin atė, fitorja do tė jetė pėr mė tė fortin.
Muslimanėt e sotėm i kanė lėnė tė dyja, ata janė tė dobėt nė besimin e tyre dhe kanė dhe vullnet tė dobėt, madje mund tė themi qė vullneti dhe vendosmėria e tyre ėshtė e shuar. Kjo, nė njė kohė kur libri i tyre Kurani i kėshillon:mos u dobėsoni dhe mos u dėshpėroni duke qenė mė tė lartėt nėse jeni besimtarė (Al Imran: 139).
Gjithashtu thotė:
dhe mos u dobėsoni tė kėrkoni paqe duke qenė mė tė lartė (Muhamed: 35)
Ajo qė ndodh sot nė Palestinė ėshtė njė argument i gjallė qė vullnetin e ēeliktė, nuk ka forcė tirane qė ta mposhtė.
Gjithashtu kėtė e pėrforcon vetė personazhi ynė, Abdurrahmani i parė (Ed-dahil).
SĖ PARI / LĖKUNDJA E DINASTISĖ OMEJADE NĖ SHAM.
Halifeja qejfli, El-velid ibnu Jezid
Ai u lind nė Sham nė vitin 113 hėnor. Nė vitet e vegjėlisė, nė lindje tė shtetit islam, ndodhnin trazira tė shumta.
Umeti musliman i ngjan trupit tė vetėm i cili pėrbėhet nga gjymtyrėt dhe nervat dhe i gjithė trupi furnizohet me njė gjak tė vetėm dhe ndjen tė njėjtat ndjenja.
Gjatė sundimit tė Omejadėve nė Sham, Halife ishte Velid ibnu Jezid. Ai njihej si njeri i qejfit, ditėn dilte pėr gjah dhe natėn e kalonte me robėresha dhe duke dėgjuar muzikė nė pallatin e tij. Duke qenė i tillė, historianėt thonė qė sundimi i tij, ishte fillimi i rėnies sė pushtetit tė Emevitėve. Ai e humbi lavdinė e tė parėve tė tij. Duke parė kėtė gjendje, Abasitėt filluan tė lėvizin pėr tė marrė pushtetin dhe kėto lėvizje i filloi Ebu Seleme El-Halal nė Irak dhe Ebu Muslim El-Horasani nė lindje, nė Horasan me Abdullah ibnu Ali dhe tė tjerė.
Kuvendet e argėtimit dhe qejfit, ishin tė pėrhapur nė kohėn e El-Velid ibnu Jezid
Ebu Muslim El-Horasani, propogandues i Abasitėve.
Ai qė i drejtonte kėto pėrpjekje pėr marrjen e pushtetit, ishte Ebu Muslim El-Horasani dhe ėshtė ky ai, qė ua lehtėsoi Abasitėve marrjen e pushtetit.
Ai ishte nė moshė tė re dhe kishte treguar aftėsi se posedonte potencial nė propogandėn pėr abasitėt. Ai u merrte besėn pasuesve tė tij nė formėm e mėposhtme tė cilėn e pėrmend Taberiu:
U jap besėn sipas librit tė Zotit dhe traditės sė Profetit tė tij. Unė premtoj besnikėrinė dhe bindjen time ndaj familjes sė tė dėrguarit tė Zotit a.s
.Mos tė kėrkoni gjė derisa tua japin pushtetarėt tuaj dhe nėse armiku juaj ėshtė nėn kėmbėt tuaja mos e vrisni, derisa tju lejojnė pushtetarėt tuaj.
Nasr ibnu Sejjar paralajmėron
Kėshtu filluan tė mblidheshin pėrkrahėsit e tij nė Horasan. Valiu i Horasanit Nasr ibnu Sejjar (i cili njihej si largpamės dhe me eksperiencė) pa qė nė njė rast tė tillė duhej ndėrhyrė. Kėshtu ai e informoi Halifen rreth situatės sė rrezikshme tė krijuar nė Horasan. Por ai nuk u shqetėsua fare dhe vazhdoi me qejfe dhe argėtime. Veēse, familja mbretėrore nė dinastinė omejade e ndjeu rrezikun e humbjes sė pushtetit. Valiu i dinastisė omejade nė Horasan Nasr ibnu Sejjar nė kėtė rast thotė:
Nėn hi njė shkėndijė zjarri shoh nė ēdo ēast flakė ajo mund tė marrė
Zjarri me njė shkėndijė ndizet ashtu siē lufta, fillon me njė fjalė
Nėse nuk e fikin tė urtit e kombit hiri i saj, kufomat tona do jenė
I habitur thashė me vete vallė pėrse omejadėt, vazhdojnė nė gjumė tė thellė?
Omejadėt rebelohen kundėr njėri-tjetrit
Nė vitin 125 Hėnor, Jezid ibnu El-Velid ibnu Abdul Melik shpall kryengritje kundėr Velidit dhe armatoset me armėt, qė gjendeshin nė xhaminė Omejade nė Damask. Ai filloi tė shpėrndajė pasuri tė madhe pėr ata qė e pėrkrahnin, saqė rreth tij u grumbulluan afėrsisht 1000 burra. Ai urdhėroi komandantin e tij tė marshonte dretj Gadef nė shkretėtirė, ku ndodhej El-Velid ibnu Jezid pasi ishte larguar nga Damasku. Ai nuk mundi tė rezistojė pėr shumė kohė dhe kur e pa qė ishte drejt kapitullimit, hyri nė dhomėn e tij, morri Kuranin nė duar duke lexuar dhe thoshte: Ditė si dita e Uthmanit.
Vrasja e tij ndodhi nė vitin 126 dhe ishte paralajmėrim pėr rėnien e dinastisė Omejade. Mė pas vrasėsi i tij mori drejtimin e kėsaj dinastie, por megjithėse kishte shpallur dėshirėn e tij qė do tė ndjekė gjurmėt e Umer ibnu Abdul Azizit nė politikat e tij, njerėzit nuk e pėrkrahėn dhe besa nuk iu dha nga tė gjithė.
Trazirat filluan tė shtoheshin dhe mė shumė mes omejadėve pasi filluan disa revolta kundėr tij. Nga kėto revolta ishte dhe:
1 Sulejman ibnu Hisham ibnu Abdul Melik nė Oman.
2 Mervan ibnu Abdullah ibnu Abdul Melik nė Jordani.
3 Mervan ibnu Muhamed nė Armeni dhe tė gjithė kėta pretendonin qė kėtė e bėnin pėr tu hakmarrė.
Viti hėnor 126
744 kalendari diellor
Mervan El-Himar
Kalifati i Jezidit morri tatėpjetėn dhe nuk zgjati veēse gjashtė . Ai vdiq vdiq nė tė njėjtin vit qė morri pushtetin, pas njė sulmi tė Mervan ibnu Muhamed ibnu Mervan ibnu El-Hakem. Ai arriti tė marrė pushtetin dhe u quajt Mervan El-Himar. Ai njihej si i aftė, tinėzar, i duruar nė fatkeqėsi dhe i palodhur.
Vėllai i Jezidit qė u vra, Ibrahim ibnul Velid shpall kryengritje kundėr tij, por Mervani arrin ta shtypė qysh nė betejėn e parė qė u zhvillua mes tyre.
Mė pas, Mervani hyri nė Damask dhe nuk gjeti vėshtirėsi nė marrjen e besės nga njerėzit. Nga ata qė i dhanė besėn si Halife, ishte dhe vetė Ibrahimi qė ishte rebeluar mė parė.
Nė kėtė kohė, nė Kufe shpėrthen njė revoltė tjetėr tė cilėn e udhėhiqte Abdullah ibnu Muavije ibnu Xhafer Tajjar, tė cilėn Mervani arriti ta shuajė dhe atė.
Njė revoltė tjetėr u nis nga Sulejman ibnu Hisham qė njihej si luftėtar i madh, por jo politikan. Bashkė me tė u bashkuan dhe banorėt e qyetit Resafe, por qė Mervani arriti ta shuajė dhe kėtė dhe i shpėrndau nė skaje tė ndryshme.
Kėshtu Mervani arriti ti shuajė tė gjitha kėto revolta dhe vendosi rregullin dhe qetėsinė. Gjithashtu ai shuajti dhe revolta tė tjera qė kishin nisur nė Irak, Sham, Hixhaz dhe Jemen.
Viti hėnor 130
748 kalendari diellor
Ebu Muslim Elhorasani, shpall revoltėn e abasitėve
Nė njė situatė tė tillė krize, Ebu Muslim El-Horasani mblidhte pėrkrahėsit e abasitėve dhe i stėrviste. Pasi gjendja nė vitin 130 hėnor u pėrkeqėsua mė shumė, ai i befasoi omejadėt me shpalljen e revoltės sė tij dhe vendosjen e qytetit Mero nė skajin lindor tė Horasanit, nėn kontrollin e tij.
Nasr ibnu Sejjar u rezistoi pėrpjekjeve tė tij dhe vazhdoi luftėn nė mbrojtje tė dinastisė omejade, duke penguar kėshtu pėrparimin e abasitėve. Ishte pikėrisht Nasr ibnu Sejjar ai qė vonoi pėr vite tė tėra rėnien e kėsaj dinastie.
Por nė vitin 131 hėnor, Nasr ibnu Sejjar vdes dhe kjo ua lehtėsoi shumė ēėshtjen abasitėve.
Kėshtu Ebu Muslimi arriti ta marrė Horasanin. Komandėn e luftės nė Irak, ai ia lė njė burri nga fisi Tajj qė quhej Kahtube. Kurse komandėn e luftės nė Sham ia la nė dorė njė burri qė quhej Abdullah ibnu Ali.
Mervan ibnu Muhamedi, Halifeja Emevit, u arratis me ushtrinė e mbetur, por ndiqej kudo qė shkonte nga ushtria e Abdullah ibnu Ali. Kur arritėn nė qytetin Hims, banorėt panė qė ushtria e Halifes kishte mbetur e pakėt dhe u pėrpoqėn qė ta vrasin Halifen Mervanin. Por ai i kishte marrė masat mė parė dhe kishte ngritur prita dhe kurthe, kėshtu qė arriti tė fitojė ndaj tyre. Mė pas u nis pėr nė Damask ku caktoi si vali tė saj dhėndėrin e tij Velid ibnu Muavije ibnu Mervan.
Viti hėnor 132
750 kalendari diellor
Fundi i dinastisė omejade
Nė kėtė kohė, ushtria Abasite nėn komandėn e Abdulla ibnu Ali, arrin nė Damask dhe vret Velidin. Halifeja vazhdoi rrugėn e arratisjes dhe arriti nė Jordani. Atje iu bashkua dhe guvernatori i saj dhe tė dy u nisėn pėr nė Palestinė. Tė dy, duke pėrshkruar shkretėtirėn e Sinasė, arritėn nė Egjypt. Ushtria Abasite me nė krye Abdullah ibnu Ali u ishin vėnė pas pėr tė vrarė Halifen, vrasja e tė cilit do tė thoshte pėrfundimin e dinastisė Omejade.
Nė Bosir tė Egjyptit u ndeshėn dy ushtritė, ajo e Abasitėve dhe ajo e Omejadėve. Kjo betejė zgjati pėr dhjetė ditė dhe nė fund tė saj, Abdullah ibnu Alij arriti ta vrasė Mervan ibnu Muhamed, Halifen e fundit tė dinastisė Omejade. Kėshtu dinastia e Omejadėve ra, dhe u ngrit ajo e Abasitėve.
Shkaqet e rėnies sė dinastisė Omejade
Kėshtu ra dinastia omejade nė lindje pasi u pėrfshi nga kryengritjet dhe konfliktet. Dinastia omejade ra, pasi kishte pėrhapur civilizimin, dijet dhe shtrirjen e shtetit islam nė ēdo drejtim.
Nėse do shihnim nė historinė e kėsaj dinastie me syrin e studiuesit, do tė vėrejmė disa ēėshtje tė rrezikshme tė cilat u shfaqėn nė periudhėn e fundit para rėnies, tė cilat ēuan nė rėnien pa kthim tė kėsaj dinastie madhėshtore:
1 Mos zgjedhja e mė tė aftit nė postin e Halifes.
Ky devijim filloi nė periudhėn e fundit para rėnies sė dinastisė. Nėse pushteti me sistem trashėgimor, ka anėt pozitive tė tij, tė cilat shfaqen nė stabilizitetin politik dhe mbylljen e konflikteve, ėshtė detyrė e familjes mbretėrore qė nė kėtė post tė vendosin dhe tė zgjedhin mė tė aftin nė familje. Kjo ishte diēka qė respektohej nė fillimin e pushtetit omejad dhe rreth kėsaj dėshmon ardhja nė pushtet e Umer ibnu Abdul Azizit, duke lėnė jashtė pushtetit fėmijėt e Sulejman ibnu Abdul Melik. Por kjo traditė u devijua mė pas dhe nė pushtet erdhi El-Velid ibnu Jezid, i cili nuk ishte i aftė pėr kėtė post. Jo vetėm, kaq por ai ishte i dhėnė pas dėfrimeve dhe qejfeve tė kėsaj bote. Nėse kėto janė cilėsitė e udhėheqėsit, ēmund tė presėsh prej tij tė forcojė shtetin dhe tė ngrejė flamurin e fesė?! Thotė Abdullah ibnul Mutez: Pushteti mbahet me fenė, kurse feja forcohet me pushtet. Por nėse pushtetari rend pas qejfeve tė kėsaj bote, ēforcė mund tė presėsh prej tij?!
2 Shfaqja e kryengritjeve dhe konflikteve.
Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e dytė, me tė cilėn shteti nuk gjen qetėsinė e duhur pėr tu zhvilluar. Ajo qė i nxit konfliktet dhe revoltat janė dy gjėra:
Ose dobėsia dhe paaftėsia e pushtetarit ose lakmia pėr pushtet dhe tė dyja janė shkatėrruese.
3 Shpėrfillja e kriterit tė aftėsisė dhe drejtėsisė nė emėrimin e valinjve.
Nė kohėn e tyre emėroheshinj valinj tiranė si Haxhaxh ibnu Jusufi, i cili e mbushi tokėn me padrejtėsi dhe e pėrgjaku me gjak. Ai dhe tė tjerė tė llojit tė tiji ishin shkak pėr ndėshkimin e Zotit dhe mallkimit tė njerėzve.
4 Pėrhapja e korrupsionit.
Korrupsioni si ēdo sėmundje tjetėri vazhdon tė gėrryejė nė aparatin shtetėrori, derisa ta shembė.
5 Largimi nga dija
Me kėtė, nuk kemi qėllim vetėm dijet fetare, por ēdo lloj dije. Interesi pėr dije krijon ndėrgjegje politike, civilizuese dhe shoqėrore. Ajo e bėn vizionin e pushtetarit dhe popullit drejt pushtetit mė tė lartė dhe gjithėpėrfshirės.
6 Interesi pėr tė mirat e kėsaj bote dhe kėnaqėsive tė saj.
Edhe nėse diēka e tillė nuk ishte e pėrhapur tek tė gjithė, ajo qė ndodhi tek njė pjesė e tyre ishte shkak, qė ēoi nė rėnien e pushtetit omejad.
SĖ DYTI / ARRATISJA E HABITSHME
Viti hėnor 132
750 kalendari diellor
Ebul Abas El-Sefah
Ebul Abas El-Sefah ishte ai, qė morri Kalifatin nė dorė dhe urdhėroi qė Omejadėt tė pėrndiqen dhe tė ekzehunohen kudo qė gjenden. Xhaxhai i tij, Sulejman ibnu Ali, qė ishte vali i Basras, kishte urdhėruar qė ēdo omejad qė gjendej, tė vritej dhe kufoma tė hidhej nė rrugė pėr ta ngrėnė qentė.
Tė tmerruar, omejadėt filluan tė fshiheshin dhe u shpėrndanė nėpėr zona tė largėta qė ti shpėtonin vrasjes. Nga ata qė kėrkoheshin ishte dhe Abdurrahman Ed-Dahil, ose siē njihet ndryshe Abdurrahmani i parė.
Cilėsitė e Abdurrahman Ed - Dahil
Siē i pėrmendėm dhe mė lart cilėsitė e tij, ai kishte mendime dominuese, ishte shumė i matur dhe me vullnet tė ēeliktė. Kur e merrte njė vendim e ēonte deri nė fund. Kur ngrinte flamurin e luftės, e fitonte atė. Ishte trim dhe i paraprinte ushtrisė nė luftė. Shumė i kujdesshėm dhe tepėr i qetė. Nuk e shihje nė rehati tė pėrhershme dhe ēėshtjet me rėndėsi, nuk ia besonte ndokujt ti zgjidhė por i zgjidhte vetė. Ishte shumė bujar dhe politikan i madh
kėto dhe cilėsi tė tjera rrallėherė gjenden nė njė udhėheqės dhe komandant politik.
Ai lindi dhe u edukua nė Damask, nė pallatet mbretėrorė, ku duke pėrfituar nga mundėsitė, qė i jepeshin aty mėsoi shumė gjėra nga jeta. Aty u stėrvit mirė nė kalorėsi dhe pėrvetėsoi artet e luftės. Gjithashtu ai u edukua dhe u bė pjesė e moraleve dhe vlerave origjinale arabe. Gjithashtu, ai njihet dhe si poet me shije dhe shumė i ndjeshėm. Pasi vajti nė Andaluzi dhe vendosi rregullin, pa njė ditė njė karvan qė po udhėtonte drejt Shamit. Nė ato momente iu kujtua vendi dhe familja e tij nė Sham dhe nė moment thurri kėto vargje:
O karvan qė tokėn time shkel
selam mi ēo gjysmės time, nga gjysma tjetėr
siē e din, trupin kėtu e kam
por zemrėn, nė vendlindjen e vjetėr
Qenka thėnė tė ndahemi dhe u ndamė
kjo bėri qė sytė mos i mbyll unė
siē ka caktuar Zoti ndarjen
tė ketė caktuar dhe bashkimin, lutem shumė.
Malli i tij pėr Shamin
Njė ditė tjetėr teksa ishe ulur nė pallatin e tij nė Resafe, i zunė sytė njė palmė. Mė parė palmat nuk njiheshin nė Andaluzi. Ishte ai, qė i kishte urdhėruar tė silleshin palma dhe tė mbilleshin dhe nė Andaluzi. Palma zgjoi nostalgjinė e tij pėr vendlindjen, familjen dhe miqtė e tij. Nė ato ēaste, ai filloi tė recitojė:
Nė mes tė kopėshtit njė palmė na mbiu
E ardhur nga larg nė njė vend tė huaj
Nė mėrgim, e ngjashme si unė i ziu
Si unė i vetėm larg fėmijėve tė mi
Je rritur nė njė tokė tė huaj pėr ty
Vetmia jote me timen ngjason
Me ujė shiu vaditur, krenare qėndron
Dashuria pėr atdheun
Dashuria pėr atdheun, ėshtė njė ndjenjė e kultivuar thellė nė natyrėn e njeriut dhe ėshtė e natyrshme qė njeriu tė pėrmallet pėr vendin dhe familjen e tij.
Kjo nuk bie ndesh me parimet e Islamit, pasi po tė shohim dhe vetė shokėt e profetit a.s thurrnin vjersha pėr Mekėn pasi emigruan nė Medine. Bilali kur i largoheshin ethet, ngrinte zėrin dhe thoshte:
Ah, vallė a do tė fle dhe njė herė tjetėr
Nė luginėn plot gurė dhe shtėpinė e vjetėr
A do tė pij njė ditė nga uji i burimit plot jetė
A do i shoh miqtė dhe gjithēka kam tjetėr.
Kurse vetė profeti Muhamed a.s thoshte:O Zot na e shto dashurinė pėr Medinen.
Ne duhet ti edukojmė fėmijėt tanė me dashurinė pėr atdheun, por pa stimuluar tek ta fanatizmin dhe racizmin. Fanatizmi dhe urrejtja vijnė kur dashuria pėr atdheun janė para dashurisė sė Zotit dhe bindjes ndaj Tij.
Dashuria pėr atdheun dhe familjen ėshtė nga vlerat tė cilat nuk i njohin veēse njerėzit e mirė dhe tė mėdhenj.
Fshehja
Kur ndjekjet ndaj omejadėve u shtuan sė tepėrmi, Abdurrahman Ed-Dahil u detyrua ta lėrė vendin e tij dhe u vendos nė njė fshat tė largėt, pranė lumit Eufrat. Kėto ndodhnin nė vitin 132 hėnor, nė kohėn kur dinastia Abasite erdhi nė fuqi.
Historinė se si arriti tu shpėtojė pėrndjekjeve tė abasitėve e tregon ai vetė, ku thotė: Njė ditė isha ulur brenda nė shtėpi pasi mė dhimbnin sytė dhe nuk e duroja dot dritėn, kurse djali im katėr vjeēar Sulejmani, po lozte para shtėpisė. Pas pak e pashė djalin qė hyri nė shtėpi. Duke qarė dhe i frikėsuar u ul nė prehėrin tim. U mundova ta pyes se ēfarė kishte ndodhur, por ai vetėm ngjitej pėr trupit tim i tmerruar dhe duke qarė. Dola jashtė tė shoh se ēfarė po ndodhte dhe pashė banorėt e fshatit tė frikėsuar dhe nė panik. Nga larg arrita tė dalloja flamurėt e zinj (Abasitėt mbanin flamurė tė zinj). Njė nga vėllezėrit e mi tė vegjėl, e pashė tė vrapojė drejt meje duke mė thėnė:Tė shpėtojmė o vėlla, tė shpėtojmė. Menjėherė hyra brenda dhe mora disa dinarė pėr rrugė, mora vėllanė tim dhe u largova. (Abasitėt vrisnin vetėm burrat nga Emevitėt, kurse fėmijėt dhe gratė jo). I lajmėrova motrat mbi vendin ku do tė shkoj dhe u thashė tė vinin atje, pasi tė qetėsohej gjendja. Ushtarėt e Abasitėve, pėr pak ēaste vajtėn tek shtėpia ime, e rrethuan por nuk mė gjetėn, kėshtu qė vazhduan tė kėrkonin nė fshat. Unė me vėllanė, u larguam larg fshatit dhe vajtėm tek njė i njohur, tė cilit i kėrkova tė mė gjejė kuaj pėr rrugė. Njė nga skllevėrit e tij,kur mė pa, vajti dhe lajmėroi menjėherė ushtarėt. Nė ēast pashė ushtarėt qė po afroheshin dhe vrapova me vėllanė drejt Eufratit.
Gjatė kalimit tė lumit
Kur arritėn ushtarėt, ne ishim brenda nė lum duke notuar pėr nė bregun tjetėr. Ushtarėt na thėrrisnin duke na thėnė:Kthehuni se u premtojmė qė nuk do ju bėjmė gjė tė keqe. Ne vazhduam tė notonim dhe kur arrita nė mes tė lumit, pashė qė vėllai ishte ndalur dhe po i dėgjonte. Unė i thirra: Do tė tė vrasin vėlla, eja me mua, por nuk mė dėgjoi. Nga frika se mos mbytej dhe premtimi se nuk do i bėnin gjė tė keqe, u besoi dhe filloi tė notojė nė drejtim tė tyre. Unė arrita tė dal nė bregun tjetėr tė lumit. Kur dola pashė nė drejtim tė vėllait, tė cilin e nxorrėn para dhe ia prenė kokėn, pasi i kishin premtuar qė nuk do i bėnin gjė tė keqe. Ia morrėn kokėn dhe u larguan. Kėshtu e vranė vėllanė tim qė ishte vetėm 13 vjeē, gjė e cila mė hidhėroi shumė.
Drejt Afrikės veriore
Nga frika fillova tė vrapoj saqė mė dukej sikur po fluturoja, megjithėse kėmbėt i kisha nė tokė. Hyra nė njė fermė me bimė tė shpeshta dhe qėndrova aty derisa u qetėsua gjendja. Pastaj dola dhe udhėtova derisa arrita nė veri tė Afrikės.
Pasi arriti nė Magreb (kėshtu e quanin arabėt veriun e Afrikės), u ēoi fjalė pjesės tjetėr tė familjes tė vinte dhe tė merrnin dhe florinjtė qė i kishte fshehur. Gjendja e tij u pėrmirėsua pasi arriti dhe familja me djalin e tij Sulejmanin dhe ish skllavin Bedrin.
SĖ TRETI / HYRJA E ABDURRAHMAN ED-DAHIL NĖ ANDALUZI
Abdurrahman El-Fihri nė ndjekje tė omejadėve nė Afrikė
Nė veri tė Afrikės, vali ishte Abdurrahman ibnu Habib El-Fihrij, njė nga ish rebelėt nė Andaluzi. Me anė tė njė kryengritje, ai kishte arritur qė tė marrė postin e guvernatorit tė Afrikės veriore. Meqėnėse nuk kishte pranuar deri atėherė ta njohė dinastinė e Abasitėve, tė gjithė omejadėt e lindjes, emigronin pėr nė Afrikėn veriore. Numri i omejadėve u shtua sė tepėrmi, sidomos nė kryeqytet, nė Kajravan.
Duke parė qė numri i omejadėve po shtohej, Abdurrahmanit i hyri frika se mos rebelohen dhe kėrkojnė tė marrin pushtetin e humbur nė lindje duke ditur qė shumica e tyre ishin pinjollė udhėheqėsish.
Kėshtu filloi ti torturojė dhe vrau dy nga fėmijėt e El-Velid ibnu Jezid ibnu Abdul Melik dhe plaēkiti dhe vrau shumė tė tjerė.
Pėrndjekja e Abdurrahman ibnu Muavije (Ed-Dahil).
Nga tė kėrkuarit prej tij, ishte dhe Abdurrahman Ed-Dahil, i cili dhe kėtė radhė arrin tė shpėtojė duke u strehuar tek njė familje berbere, pikėrisht tek Ebul Kure El-Berberij, nė Libinė e sotme
Duke parė situatėn, pa qė dhe nė Libi nuk ishte i siguruar. Valiu i Andaluzisė nė atė kohė ishte Jusuf El-Fihrij, nga dinastia Omejade dhe gjendja atje ishte e trazuar. Nė Afrikė e kėrkonin dhe po kėshtu e kėrkonin nė Irak. Vendi i vetėm ku mund tė strehohej tani ishte Andaluzia, kėshtu qė dėrgoi ish skllavin e tij Bedrin pėr nė Andaluzi tek Ubejdullah Ibnu Uthman dhe Abdullah ibnu Halid, duke u kėrkuar qė ta ndihmojnė pėr tė marrė pushtetin nė Andaluzi, meqė ishte dhe nipi i Halifes omejad tė rrėzuar nga Abasitėt.
Tė dy kėta, pranuan ta ndihmojnė dhe filluan tė ftojnė dashamirėsit e omejadėve, numri i tė cilėve vetėm shtohej. Kėshtu filloi emri i Abdurrahman Ed-Dahil tė pėrhapej nė Andaluzi.
Pas kėsaj, ish skllavi i tij Bedri kthehet nė Afrikė dhe e informon rreth situatės nė Andaluzi.
Situata nė Andaluzi
Pushteti nė Andaluzi ishte nė duart e dy personave: Jusuf ibnu Ukbe ibnu Nafi El-Fihrij qė ishte valiu zyrtar, dhe ai qė qeveriste nė tė vėrtetė Sumejl ibnu Hatim. Konfliktet mes tyre herė fshiheshin dhe herė shfaqeshin.
Viti hėnor 138
756 kalendari diellor
Kalimi nė Andaluzi
Pasi pėrgatitėn terrenin pėr ardhjen e Abdurrahman Ed-Dahlil, i dėrguan njė njeri ta njoftojė, qė tė udhėtonte pėr nė Andaluzi. Abdurrahmani ēdo ditė dilte nė breg nė pritje tė tė dėrguarit. Kur arriti i dėrguari dhe shkoi tė takohej me tė, e gjeti atė duke u falur dhe duke u lutur qė Zoti ta ndihmojė. Kur pėrfundoi namazin, u kthye nga i ardhuri dhe e pyeti:Kush je tij? Unė jam Ebu Galib Temmam ( Temmam do tė thotė plotėsues). Abdurrahmani i gėzuar ia ktheu: Nė dashtė Zoti kjo punė ėshtė e plotėsuar. Kur morri pushtetin e mbajti afėr dhe e caktoi administratorin e tij derisa vdiq. Kėshtu kaloi Ed-Dahil nga Afrika veriore pėr nė Andaluzi nė vitin 138 hėnor. Fillimish arriti nė qytetin Elvira, ku tė gjithė dashamirėsit e omejadėve u bashkuan me tė. Atje filloi pėrgatitjet pėr tu pėrballur me kundėrshtarėt.
Ed-Dahil pėrgatitet pėr tė udhėtuar drejt Andaluzisė
Viti hėnor 138
756 kalendari diellor
Gjendje tensioni nė Andaluzi
Gjatė kėsaj kohe, vali i Andaluzisė vazhdonte tė ishte Jusuf El-Fihrij, kurse pėr veriun ishte Sumejli. Gjendja nė anėn e Jusufit ishte keqėsuar. Kjo pasi Amir El-Bedrij dhe djali i tij kishin nisur njė revoltė kundėr Jusufit. Gjatė negociatave, para se tė niste lufta kishin rėnė dakord, qė nėse dorėzoheshin, Jusufi do u falte jetėn. Ata pranuan por pasi u dorėzuan Jusufi u tregua i pabesė dhe urdhėroi tė vriteshin. Kjo kishte krijuar pakėnaqėsi tek njerėzit. Pas kėsaj ndodhie kishte rėnė shi i madh nė vendndodhjen e ushtrisė. Kėshtu nga njėra anė tė pakėnaqur nga sjellja e Jusufit dhe nga shiu i dendur qė ra, shumica e ushtrisė u shpėrnda.
Mendimi i Sumejlit
Sumejli nga ana e tij, e shikonte qė trazirat po shtoheshin. Nga njėra anė, nė veri tė vendit Alfonso pėrbėnte rrezik pėr tė, dhe nga ana tjetėr tani kishte dalė dhe Abdurrahman Ed-Dahil.
Mė i afėrt pėr tė mbetej Jusuf El-Fihrij, kėshtuqė u bashkua me tė nė Kordoba kundra Ed-Dahilit. Sumejli i kėrkoi Jusufit qė ta sulmonin menjėherė Ed-Dahil, pa e lėnė qė tė organizohej mirė. Por Jusufi, refuzoi duke i thėnė qė ushtria ishte e lodhur nga udhėtimi dhe shumė prej njerėzve ishin larguar.
Shtypja e revoltave qysh nė fillim ėshmė mė e lehtė se pasi tė ketė marrė dhenė, por Jusuf El-Fihrij nuk iu bind. Ai i propozoi Sumejlit qė tė vendoseshin nė Toleda, tė pushonte ushtria e pastaj tė sulmonin.
Lėvizjet e Abdurrahman Ed-Dahil
Abdurrahman Ed-Dahil, arriti tė grumbullojė rreth vetes vetėm gjashtėqind burra dhe me ta u nis drejt qytetit Reya, Sidonia, Malaga etj
ku gjente pėrkrahje nga tė gjithė.
Nė kėtė kohė, Jusuf El-Fihri dhe Sumejli ishin duke u kthyer nga Saragosa. Atyre u erdhėn lajmet rreth lėvizjeve tė fundit tė Abdurrahman Ed-Dahil dhe ranė dakort qė ta joshnin me dhurata, flori dhe toka me qėllim qė tė heqė dorė nga kėrkesa pėr pushtet.
Abdurrahman Ed-Dahil i pranoi dhuratat por nuk pranoi ofertėn qė tė heqė dorė nga kėrkesa pėr pushtet.
Mė pas ai u drejtua drejt Sevilles, ku me tė u bashkua dhe administratori i saj Ebu Sabah nga Jemeni. Tani Abdurrahman Ed-Dahil kontrollonte pothuaj tė gjithė jugun e vendit dhe filloi tė mendojė, qė kishte ardhur koha tė sulmojė Kordobėn.
Pėrballja e Abdurrahman Ed-Dahil me Jusuf El-Fihri
Kur Sumejli dhe Jusufi dėgjuan pėr ushtrinė e Ed-Dahil qė ishte drejtuar drejt Kordobės, u pėrgatitėn dhe u nisėn, me qėllim qė ta pengojnė pėr tė hyrė nė Kordoba. Kėshtu dy ushtritė u takuan nė dy brigjet e njė lumi. Kur Ed-Dahil e pa kėtė vendosi qė tė largohej pa u ndjerė dhe tė mos pėrballej me ushtrinė e Jusufit nė rrugė, por tė sillej rreth Kordobės dhe ta pushtonte nga pjesa e pasme. Kėto lėvizje tė tij, arriti ti zbulojė ushtria e Jusufit dhe Sumejlit dhe menjėherė ata ia prenė rrugėn. Dy ushtritė u takuan pranė njė fshati qė quhej Masara.
Viti hėnor 138
756 kalendari diellor
Beteja vendimtare (Al-Masara)
Nė datėn 9 tė muajit Dhil hixhe, viti 138 hėnor, ndeshen dy ushtritė nė betejėn qė u njoh mė pas me emrin beteja e El-Masara. Ishte njė betejė mes njė ushtrie me numėr tė pakėt, pa armatimet e nevojshme dhe qė nuk kishte pėr tė ngrėnė veēse bizele dhe njė ushtrie tė madhe nė numėr, tė armatosur mirė dhe qė i vinin ndihma dhe ushqime.
Abdurrahmanit i erdhėn lajme, qė disa nga ushtarėt e tij kishin thėnė: Nėse do tė humbasim, neve do tė na vrasin tė gjithėve, ndėrkohė qė Ed-Dahil ėshtė i huaj dhe do tė mund tė arratiset, pasi ka dhe njė kalė tė mirė. Ed-Dahil kur e dėgjoi kėtė shkoi tek Ebu Sabbah El-Jahsubij dhe i tha:Kali qė kam, mė pengon gjatė dyluftimit dhe tė gjuaj me shigjetė gjatė luftės, prandaj dua ta ndėrroj me mushkėn tėnde. Kjo bėri qė ushtria tė ndjehej mė e qetė.
Ed-Dahil vendosi qė ta fillojė luftėn shpejt pa u rėnė morali ushtarėve, kėshtu qė ditėn e Kurban Bajramit, urdhėroi ushtarėt qė tė kalonin lumin dhe tė sulmonin kundėrshtarėt, tė cilėt u gjendėn tė befasuar nga ky sulm nė njė ditė tė tillė feste. Ed-Dahil arriti qė ta mposhtė ushtrinė kundėrshtare. Ushtarėt se bashku me Jusuf El-Fihrin filluan tia mbathnin nga tė mundnin. Kur pa qė ushtarėt kundėrshtarė po largoheshin, i urdhėroi ushtarėt e tij qė tė mos i ndjekin. Tė habitur ata e kundėrshtuan duke i thėnė se mund tė grumbulloheshin pėrsėri dhe tė pėrbėnin rrezik, por ai ua ktheu:Lėrini! Mos i shfarosni plotėsisht ata kundėrshtarė, me tė cilėt mund tė miqėsoheni pėrsėri nesėr, i lini pėr armiqtė mė tė egėr. Pėr tė, armiqtė mė tė egėr ishin Hunėt nė veri tė Andaluzisė me tė cilėt nuk mund tė miqėsohej.
Hyrja nė Kordoba
Pas betejės sė Masarės, komandantėt e forcave nga Jemeni u mblodhėn dhe Ebu Sabah u tha:"Pėrse tė mos e vrasim Ed-dahil? Kėshtu e bėjmė fitoren tė dyfishtė dhe jemi ne ata, qė do tė udhėheqim vendin. Por tė tjerėt e kundėrshtuan. Ky lajm i arriti Ed-Dahilit, i cili pėr shkak se ishte i vetėm e kaloi me heshtje, pasi po tė vepronte diēka kundra Ebu Sabah, ushtria do tė pėrēahej.
U nis ushtria e tij drejt kryeqytetit dhe kur arriti, i urdhėroi ushtarėt qė tė mos hynin brenda, por tė prisnin jashtė. Dėrgoi njerėz brenda qytetit tė cilėt thėrrisnin:Kush dėshiron tė marrė pasuritė dhe tė dalė nga qyteti le tė dalė, qofshin kėta dhe nga familja e Jusuf El-Fihrit apo e Sumejlit. Kush dėshiron tė qėndrojė nė qytet ėshtė i lirė tė qėndrojė. Ne nuk kemi ardhur pėr tė vrarė njeri apo pėr tė marrė pasurinė e kujt, por thjesht duam tė vendosim pushtetin e omejadėve.
Qysh atė ditė Abdurrahmani u quajt ndryshe dhe Ed-Dahil (hyrės) pasi ishte i pari, qė hynte si pushtetar i omejadėve nė Andaluzi. Kėshtu ai vendosi kontrollin e tij tė plotė mbi Kordoba. Ditėn e premte ai predikoi nė xhami ku u premtoi banorėve vendosjen e drejtėsisė nė vend.
Viti hėnor 139
757 kalendar diellor
El-Fihrij merr Kordobėn befasisht
Pasi humbi betejėn Jusuf El-Fihrij, u vendos nė qytetin Toleda dhe filloi tė grumbulloi forcat e shpėrndara. Tė njėjtėn gjė bėri dhe Sumejli, nė Jaen. Mė vonė u bashkuan dy ushtritė dhe u nisėn drej Kordobės pėr tu ndeshur pėr herė tė dytė me Abdurrahman Ed-Dahil, i cili dhe ky pėrgatiti ushtrinė dhe doli jashtė Kordobės pėr luftė.
Jusuf El-Fihrij dėrgon djalin e tij Ebu Zejdin me njė pjesė tė ushtrisė pėr tė pushtuar Kordobėn nga pas, me qėllim qė ta ēorodisnin Abdurrahman Ed-Dahilin. Dhe me tė vėrtetė arrin Ebu Zejdi qė tė futet nė qytetin e Kordobės dhe e pushton atė dhe zė rob Ebu Uthmanin zv. e Ed-Dahilit.
Ēfarė bėri Abdurrahman Ed-Dahil nė njė situatė tė tillė?
Viti hėnor 140
757 kalendari diellor
Ed-Dahil merr pushtetin
Abdurrahman Ed-Dahil vazhdoi tė pėrparojė me ushtrinė, sikur tė mos kishte ndodhur gjė, derisa arriti nė Elvira. Sumejli e pa qė nuk do tė mundnin ti bėnin ballė ushtrisė sė Abdurrahmanit, pasi ajo ishte mė e madhe nė numėr dhe mė e fuqishme. Kėshtu filluan bisedimet dhe ranė dakort qė tė dorėzoheshin dhe tė njohin pushtetin e tij. Nė marrėveshje, u caktua, qė Sumejli dhe Jusufi, tė jetonin tė respektuar nė Kordoba dhe tu mbeteshin pasuritė qė kishin mė parė. Abdurrahman Ed-Dahil i pranoi kėto kushte, por me njė kusht qė dy fėmijėt e tyre tė mbeteshin pengje dhe ēdo ditė Jusufi dhe Sumejli tė shkonin ta pėrshėndesnin nė pallat, me qėllim qė tė mos largoheshin dhe tė rebeloheshin.
Me kėtė marrėveshje, nė vitin 140 pushteti i omejadėve nė Andaluzi filloi tė konsolidohej, edhe pse dinastia e tyre nė lindje kishte rėnė tashmė. Tė gjithė omejadėt filluan tė grumbulloheshin nė Andaluzi dhe gjendja e tyre filloi tė pėrmirėsohej.
SĖ KATĖRTI / 25 KRYENGRITJE KUNDĖR TIJ
1- Kryengritja e Ebu Sabbah El-Jahsubi
Viti hėnor 141
758 kalendar diellor
Nė vitin 141 filluan tė zhvillohen njė sėrė ngjarjesh tė reja, pasi nė Andaluzi tashmė kishin ardhur omejadėt e shpėrngulur dhe mes tyre kishte shumė pėrēarės. Njė prej atyre qė kishte ardhur ishte dhe njė burrė qė kishte famė, ai ishte Abdul Melik ibnu Umer El-Mervani bashkė me dhjetė tė tjerė nga paria e omejadėve.
Abdurrahman Ed-Dahil e shkarkoi nga detyra Ebu Sabahin aleatin e tij tė mėparshėm, pasi kishte dėgjuar propozimin pėr vrasjen e Ed-Dahil dhe caktoi Abdul Melik El-Mervanin, vali tė qytetit Seville, nė jug tė Andaluzisė. Veē tij ai caktoi dhe djalin e tij Umerin si valli tė qytetit Moro. Kėshtu shumica e valinjve ishin nga omejadėt.
Ndėrprerja e lutjes pėr Halifen Abasit
Gjatė kėsaj kohe, Abdul Melik El-Mervani vėren qė imamėt e asaj kohe e kishin bėrė traditė qė teksa predikonin ditėn e premte nė xhami, nė mbyllje tė predikimit, luteshin pėr Halifen qė nė atė kohė ishte Ebu Xhafer El-Mensuri nga Abasitėt. Pėr kėtė, bisedoi me Abdurrahman Ed-Dahil dhe i kėrkoi, qė tė udhėrojė tė ndėrpritej njė traditė e tillė. Por Ed-Dahil iu pėrgjigj:Nuk dua ti provokoj Abasitėt nė kėtė kohė kundra meje. Por ai vazhdoi t`i flasė deri sa e bindi qė imamėt tė mos luteshin mė pėr halifen Abasit.
Kjo ndodhte vetėm dhjetė muaj pasi kishte marrė udhėheqjen e Andaluzisė. Megjithatė ai nuk kėrkoi tė quhej Halife, por u mjaftua me titullin princ.
141 Viti hėnor
758 kalendari diellor
2 Kryengritja e Jusuf El-Fihrit dhe Sumejlit.
Nga ato qė ndodhėn nė vitin 141, ishte se Jusuf El-Fihri, valiu i mėparshėm i Andaluzisė, arrin tė arratiset nga Kordoba dhe u fsheh. Abdurrahman Ed-Dahil shkon tė pyesė Sumejlin se ku ishte Jusufi. Sumejli i thotė qė nuk e di, por Abdurrahmani ngulmoi dhe i tha se nuk mund tė largohej pa e ditur ti. Sumejli zemėrohet dhe i thotė: Pėr Zotin sikur tė ishte nėn kėmbėt e mia, nuk do i ngrija pėr ta marrė, prandaj bėj ētė duash. Abdurrahmani urdhėroi, qė tė burgosej Sumejli dhe bashkė me tė dy djemtė e Jusufit qė ishin pengje.
Vetė Jusufi u shfaq mė pas nė qytetin Merida ku filloi tė mbledhė pasuesit e tij.
Nė kėtė kohė, miqtė e Sumejlit arritėn ta nxjerrin nga burgu atė dhe djemtė e Jusufit dhe u arratisėn. Vetė Sumejli nuk kishte pranuar tė arratiset nga burgu duke thėnė: Burra si unė nuk mund tia mbathin. Njėrin prej djemve tė Jusufit, Abdurrahmanin, arritėn ta kapnin pėrsėri pasi ishte shumė i shėndoshė dhe nuk kishte mundur tė ecė. Kurse djali tjetėr Ebul Esvedi arriti tė largohej.
Jusufi nė Merida
Nė qytetin Merida Jusuf El-Fihri kishte arritur tė mbledhė 20.000 luftėtarė rreth tij. Vetė Abdurrahman Ed-Dahil, duke e ndjerė kėtė rrezik u nis me ushtri drejt qytetit Sevile, ku u takua me Abdul Melik El-Mervani dhe tė dy vendosėn tė bashkonin ushtritė dhe ti dėrgonin pėr tė shtypur kėtė revoltė tė tretė tė Jusuf El-Fihrit.
Umeje ibnu Abdul Melik ia mbath
Abdul Meliku caktoi djalin e tij Umejen komandant tė kėsaj ushtrie dhe e dėrgoi me tė shpejtė nė front duke i thėnė qė dhe ai do tė bashkohej me pjesėn tjetėr tė ushtrisė.
Kur ushtria e Umejjes u afrua me ushtrinė pranė Meridas, atij i erdhėn lajme mbi numrin e madh tė ushtrisė kundėrshtare, gjė e cila e frikėsoi tepėr saqė ia mbathi. Ai ia mbathi akoma pa u konfrontuar me ndonjė ushtar dhe akoma pa filluar lufta. Duke e lėnė ushtrinė tė vetme ai u kthye nė Seville dhe e befasoi tė atin kur i doli para. Kur e pa i ati i tha:Ētė bėri qė tė mendosh se unė do tė tė pėrkrah, nė njė kohė kur ke lėnė ushtrinė tė vetme pa filluar lufta? Ēmendon se mund tu themi njerėzve, qė marrin pjesė nė luftė? Nėse je larguar nga frika e vdekjes, dije se drejt saj ke ardhur. Pastaj urdhėroi qė tė vritej i biri nė ēast. Me kėtė ai e mbylli kėtė ēėshtje tė rrezikshme.
Abdul Meliku udhėheq ushtrinė
Jemi dėbuar nga lindja dhe kemi ardhur nė kėto toka tė largėta. Kemi vuajtur pėr njė kafshatė buke pėr tė mbajtur frymėn. I thyeni kėllėfat e shpatave, pasi ėshtė mė mirė tė vdesim nė kėto ēaste ose tė fitojmė.
Me vrasjen e tė birit dhe predikimin e mbajtur, ai mbylli ēdo dyshim qė mund tė lindte dhe e morri vetė komandėn e ushtrisė. Atij iu bashkua dhe Abdurrahman Ed-Dahil me njė ushtri tjetėr. Kėshtu nė Merida filloi tė zhvillohej njė betejė shumė e pėrgjakshme dhe shkatėrruese. Kjo betejė la tė vrarė tė shumtė nga tė dy ushtritė, atė tė Jusuf El-Fihrit dhe tė Abdurrahman Ed-Dahilit, Tė vrarėt ishin mbi 30 000 ushtarė.
Nė kėtė betejė Abdul Meliku tregoi trimėri tė rrallė kundra ushtrisė sė Jusuf El-Fihrit
Beteja pėrfundoi me fitoren e Abdul Melihun, i cili nė fund tė saj vdiq nga plagėt e marra. Tregohet qė Abdul Meliku teksa luftonte nuk njihej, pėr shkak tė gjahun qė e kishte mbuluar prej plagėve tė shumta. Kur e gjetėn tė vdekur pas lufte, panė qė shpata i ishte ngjitur pėr dore pėr shkak tė gjahun dhe nuk mundėn tia heqin nga dora.
Kur e pa Ed-Dahil, qau dhe kujtoi veprat e tij tė mira. Mė pas djalin e tij Hishamin, e martoi me vajzėn e Abdul Melihun dhe djemve tė tjerė u dha poste tė lartė. Kjo pėr shkak se Abdul Meliku ishte i dashur dhe i respektuar pėr tė.
Vrasja e Jusuf El-Fihrit
Jusuf El-Fihri, me shpresėn qė tė mbledhė forca dhe tė rebelohet pėr herė tė katėrt, niset pėr nė Toleda. Para se tė arrijė atje, e shikon njė burrė qė quhej Abdullah ibnu Umer El-Ensarij i cili e njeh se kush ishte. Me vete mendoi qė tė vriste Jusuf El-Fihrin do tė ishte mirė pėr tė dhe pėr njerėzi e tjerė. Kėshtu e ndoqi dhe arriti ta vrasė katėr milje larg pa arritur nė Toleda. Kokėn ia dėrgoi Abdurrahman Ed-Dahilit, nė Kordoba. Ed-dDahil publikoi vrasjen e tij dhe mendoi se tani trazirat do tė pushonin.
Pas kėsaj ai urdhėroi, qė tė vritej dhe Sumejl dhe tė pėrndiqeshin pėrkrahėsit e tij dhe tė Jusuf El-Fihrij. Mė pas eleminoi dhe pushtetarėt e mėparshėm, tė cilėt nuk e lanė tė qetė. Kur Ed-Dahil hyri nė Andaluzi, u dallua pėr zemėrgjerėsi, mėshirė dhe tolerancė, por ata nuk e lanė tė qetė.
Viti hėnor 146
763 kalendari diellor
3 El-Ala ibnul Mugith bėn thirrje pėr pushtet tė abasitėve nė Andaluzi.
Nė vitin 146 hėnor Abdurrahman Ed-Dahil, pėrballet me njė nga ndodhitė mė tė vėshtira tė tij. Njė njeri me emrin Ala ibnu Mugith El-Jahsubij, hyn nė Andaluzi nga Afrika veriore. Ai ishte dėrguar nga vetė Halifeja Abasit, Ebu Xhafer El-Mensuri, me qėllim qė t`ua marrė pushtetin Emevitėve dhe tua japė Abasitėve. Ai fillimisht u vendos nė qytetin Baja, ku filloi tė bindė njerėzit, se muslimanėt duhet tė kenė vetėm njė Halife dhe pėrderisa Kalifati ėshtė nė duart e abasitėve, ata e merritojnė tė njihen. Me kėtė politikė ai e kaloi konfliktin mes omejadėve dhe abasitėve dhe nė Andaluzi.
Rreth tij u mblodhėn tė gjithė armiqtė e Abdurrahman Ed-Dahilit, ish pushtetarėt e mėparshėm, berberėt dhe abasitėt. Ai arriti tė formojė njė ushtri me tė cilėn hyri nė Sidonia ku u prit nga guvernatori i saj. Mė pas ai vazhdoi marshimin drejt Sevilles.
El-Ala vendos Sevillen nėn kontrollin e tij
Ed-Dahil menjėherė dėrgoi njė ushtri nėn komandėn e ish skllavit tė tij Bedrit, i cili arriti tė rimarrė qytetin e Sidonias. Ushtria e El-Ala ibnul Mugithit nė kėtė kohė kishte arritur tė marrė qytetin e Sevilles. Ed-Dahil sė bashku me ushtrinė u nisėn drejt qytetit tė Karmonės, pėr tu mbrojtur nga sulmet e Abasitėve. Ushtria e El-Alasė erdhėn dhe e rrethuan qytetin menjėherė. Rrethimi i Karmonės zgjati dy muaj. Nga fundi i muajit tė dytė, Abdurrahman Ed-Dahil, i befason kundėrshtarėt, duke hapur dyert dhe duke sulmuar me 700 burra. Tė befasuar nga kjo, ushtria e Ala ibnu Mugithit, nuk arriti ta marrė veten. Kėshtu forcat e Abdurrahmanit arritėn ta thyejnė keq ushtrinė e tij. Vetė Ala, arriti tia mbathė, por ushtarėt e Abdurrahmanit e arritėn nė Seville dhe e vranė. Gjithashtu vranė nga pėrkrahėsit e Abasitėve 7.000 ushtarė. Abdurrahmani ia kėputi kokėn Ala ibnu Mugith dhe disa tė tjerėve dhe u vari nė vesh nga njė letėr ku shkruhej emri i secilit. Pasi i vendosi tė gjithė nė sėndukė, urdhėroi qė tė dėrgoheshin nė Meke, ku kishte vajtur Ebu Xhafer El-Mensuri (Halifeja) pėr tė kryer Haxhin.
Shtypja e revoltės
I shpėrndanė sėndukėt nė tė gjitha anėt e Mekes, kurse sėndukun me kokėn e Ala ibnu Mugithit, arritėn ta vendosin para ēadrės ku qėndronte vetė Ebu Xhafer El-Mensuri. Kur u zgjua Halifeja, pa sėndukun tek porta, e hapi i habitur dhe pa brenda kokėn e tė dėrguarit tė tij Ala ibnu Mugithit. I trishtuar nga ajo qė pa tha:E ēuam me duart tona drejt vdekjes. Ky (pėr Abdurrahman Ed-Dahil) nuk qenka veēse djalli vetė. Djall tė cilit nuk kemi ēti bėjmė. Falenderoj Zotin qė ka vendosuar detin mes nesh.
Nga fjalėt e mėsipėrme tė Ebu Xhafer El-Mensurit tė duket sikur ai dhe abasitėt ia kishin frikėn tani Abdurrahman Ed-Dahil-it.
Por situata nė Andaluzi nuk u qetėsua, edhe pse Ed-Dahil arriti ta shuajė revoltėn mė tė madhe kundėr tij, atė tė abasitėve nėn komandėn e El-Ala ibnul Mugith El-Jahsubit.
Viti hėnor 147
764 kalendari diellor
Hisham ibnul Udhre El-Fihrij
Njė vit mė vonė nė 147, rebelohet Hashim El-Fihrij nė Toleda. Tani Ed-Dahil kishte eksperiencė nė luftėn ndaj kryengritėsve, kėshtu qė sa dėgjoi mbi kėtė, menjėherė pėrgatiti ushtrinė dhe i befasoi duke qendruar tek dyert e qytetit. I gjetur i papėrgatitur Hashim El-Fihrij kėrkoi paqe, tė cilėn Ed-Dahil e pranoi me kusht, qė tė mbante peng djalin e tij. Kėshtu Ed-Dahil u kthye me ushtrinė, por pa arritur mirė, dėgjoi qė Hashim El-fFihrij ishte rebeluar pėrsėri. Atėherė urdhėroi, qė djali i tij tė vritej dhe u kthye pėrsėri pėr ta nėnshtruar. Pasi arriti dhe e rrethoi, u detyrua tė largohej pėr shkak tė disa kryengritjeve tė tjera nė Andaluzi. Nė Toleda la ish skllavin e tij Bedrin, i cili arriti tė hyjė nė qytet dhe i vrau rebelėt kryesorė.
Viti hėnor 148
765 kalendari diellor
5 Seid El-Jahsubij
Nė vitin 148, rebelohet Seid El-Jahsubij nė qytetin Nebla dhe arriti ta vėrė nėn kontrollin e tij dhe Sevillen, qendrėn e jugut tė Andaluzisė.
Viti hėnor 148
765 kalendari diellor
6 Gajjath El-Lahmij
Nė tė njėjtėn kohė ndodhi njė kryengritje tjetėr nė Sidonia nga Gajjath El-Lahmij, i cili shpalli se ishte pėrkrahės i Seid El-Jahsubij.
Ēėshtja e Seid El-Lahmij nė Sevilla kishte filluar tė kėrcėnonte Ed-Dahil-in, rebelim i tė cilit zgjati deri nė vitin 149. Abdurrahman Ed-Dahil dėrgoi njė ushtri me nė krye ish skllavin e tij Bedrin, i cili i rrethon nė Seville. Mė pas Ed-Dahil i bashkangjit ushtrisė sė Bedrit dhe njė ushtri tjetėr, duke bėrė qė ti japė fund rebelimit tė Seid El-Jahsubij.
Ed-Dahil vazhdoi tė luftojė kundra tyre, derisa njerėzi qė ishin brenda kėtyre qyteteve i kėrkuan, qė ti lėrė tė qetė nė kėmbim tė dorėzimit tė shkaktarėve tė kėtyre kryengritjeve. Kėshtu i la tė qetė dhe i vrau tė gjithė rebelėt kryesorė.
E habitshme ėshtė se si Ed-Dahil megjithėse hyri i vetėm nė Andaluzi, arriti qė me njė numėr tė pakėt pasuesish tė marrė pushtetin nė Andaluzi dhe tė shuajė revoltat njėra pas tjetrės.
Viti hėnor 149
766 kalendari diellor
7 Abdullah El-Esedij
Nė tė njėjtin vit u rebelua dhe Abdullah El-Esedij, por qė Ed-Dahil arriti ta shuajė dhe atė.
Viti hėnor 149
766 kalendari diellor
8 Ebu Sabbah El-Jahsubij
Nga ata qė u rebeluan ndaj tij ishte dhe Ebu Sabbah El-Jahsubij, ish aleat i Ed-Dahil, tė cilin e shkarkoi nga detyra pėr shkak se kishte kėrkuar qė ta vrasė Ed-Dahil, por shokėt e tij nuk kishin pranuar. Pasi Ed-Dahil triumfoi, e caktoi guvernator tė Sevilles, por mė pas e hoqi nga kjo detyrė. Me tu shkarkuar nga kjo detyrė Ebu Sabbah El-Jahsubij u rebelua kundėr Ed-Dahil. Ai ishte i zgjuar, trim dhe kishte shumė miq. Ed-Dahil arriti ta sjellė nė Kordoba, ku u veēua vetėm me tė dhe e vrau.
Viti hėnor 150
767 kalendari diellor
9 Gajjath El-Esedij
Menjėherė pas vrasjes sė Ebu Sabbah El-Jahsubij, u rebelua Gajjath El-Esedij nė Seville. Por Ed-Dahil dėrgoi menjėherė ushtrinė e cila arriti ta shuajė revoltėn e tij.
Kur hyri nė Andaluzi, Abdurrahman Ed-Dahil hyri me shpirtin e zemėrgjerėsisė dhe faljes. Siē u duk fillimisht nė mėnyrėn se si i trajtoi rebelėt dhe kundėrshtarėt, ai dėshironte tė bashkonte zemrat dhe rrjeshtat e muslimanėve nė Andaluzi. Por faktori arab nė Andaluzi u ngrit nė disa kryengritje duke nxitur dhe kundėrshtarėt e tjerė pėr trazira nė vend. Tė gjitha kėto e bėnė Ed-Dahil tė ndryshojė mėnyrėn e komunikimit me kundėrshtarėt dhe filloi tė vrasė, tė marrė robėr dhe tė mbajė pengje.
Ajo qė fitoi nga arabėt ishin vetėm kryengritjet dhe trazirat e pafund, me tė cilat synonin tė merrnin pushtetin.
Gjendja e arabėve tė sotėm nuk ndryshon shumė nga ajo nė Andaluzi gjatė periudhės sė Ed-Dahilit.
Pėr kėtė Ed-Dahil u detyrua tė ndėrmarrė reforma tė reja nė ushtri. Shumicėn e ushtrisė ai e bėri nga berberėt dhe banorėt vendas, tė cilėt kishin pranuar Islamin. Megjithatė, kėto ndryshime nuk e pėrmirėsuan situatėn.
Viti hėnor 150
767 kalendari diellor
10 Hajvetu El-Hadramij 11 Abdul Gafir El-Jahsubij 12 Amr ibnu Talun
Kundėr Ed-Dahil u rebelua dhe Hajvetu El-Hadremij nė Seville, Abdul Gafir El-Jahsubij nė Nabla dhe Amr ibnu Talun nė qytetin Baja. Por sapo Ed-Dahil i rrethoi me ushtrinė e tij, tė tre kėta i kėrkuan atij paqe duke njohur autoritetin e tij. Abdurrahman Ed-dahil e pranoi paqen pasi u sigurua qė nuk do u kthehen mė revoltave dhe kryengritjeve.
Viti hėnor 150
767 kalendari diellor
13 Forovile, djali i Alfonsos sė parė
Kėtė gjendje tė nderė tė pushtetit islam nė Andaluzi, e shfrytėzuan shumė mirė Hunėt nė veri, tė cilėt nėn udhėheqjen e Forovile, djalit tė Alfonsos sė parė, arritėn tė vendosin shumė zona tė veriut nėn pushtetin e tyre. Duke ndjerė kėtė rrezik, Ed-Dahil dėrgoi njė ushtri nė veri, e cila vazhdoi tė luftojė me Hunėt pėr njė kohė tė gjatė. Mė vonė Abdurrahman Ed-Dahil dėrgoi dhe ish skllavin e tij Bedrin, me njė ushtri tjetėr pėr tė ndaluar pėrparimin e Hunėve. Kėshtu ata arritėn ta pengonin pėrparimin e Hunėve, pėr njė kohė.
Tė gjithė kėto ndodhi qė zhvilloheshin nė shtetin e Andaluzisė, ishin trazira qė e penguan Abdurrahman Ed-Dahil nė vitin 150 hėnor.
Viti hėnor 150
767 kalendari diellor
14 Sakna ibnu Abdulvahid
Nė tė njėjtin vit 150, Ed-Dahil pėrballet me njė kryengritje tjetėr tė rrezikshme ajo e Sakna ibnu Abdulvahid. Ai ishte njė burrė, qė pretendonte se ėshtė nga pasardhėsit e Husejnit, djalit tė Aliut dhe nipit tė Profetit a.s. Kėtė ai filloit ta pėrhapė mes simpatizantėve tė Ali ibnu Ebi Talibit (r.a). Nga kjo, njerėzit e thėrrisnin Sakna El-Fatimi, kurse ai vetė preferonte tė quhej Abdullah ibnu Muhamed. Fiset berbere ishin ato, qė u ndikuan mė shumė nga fjalėt e tij dhe kėshtu nisi revolta nė qytetin Santa Maria. Ed-Dahil u nis pėr ta shuar dhe kėtė revoltė, por kur dėgjoi pėr ardhjen e tij, Shakna iku dhe u fsheh nė male. Kur arriti Ed-Dahil, e pa qė nuk e gjente dot dhe u detyrua tė kthehej. Si vali tė Santa Marias, ai la Sulejman ibnu Uthman, qė ėshtė nga pasardhėsit e Uthman ibnu Affanit (r.a). Vetė Abdurrahman Ed-Dalihil u kthye nė kryeqytetin e pushtetit tė tij. Rebelimi i Sakna ibnu Abdulvahid vazhdoi deri nė vitin 160 hėnor.
Viti hėnor 161
778 kalendari diellor
15 Abdurrahman Es-Sikil-libij
Nė vitin 160, hyn nė Andaluzi nga Afrika veriore, njė burrė arab, qė quhej Abdurahman ibnu Hubejb El-fihrij, por qė njihej me mbiemrin Es-Sikilibij (Sikil-libij quheshin banorėt qė kishin njėrin prind europian dhe tjetrin arab). Nė fakt ai nuk ishte Sikil-libij dhe nuk kishte tė bėnte fare me Sililibinjtė, por ai u quajt i tillė pėr shkak se u ngjante shumė atyre. Ai kishte trup tė gjatė, me sy bojėqielli, flokė tė verdhė dhe ngjante mė shumė me europianėt. Kėshtė nė vitin 162 ai filloi tė ftojė njerėzit qė tė bashkohen me tė pėr tė vendosur pushtetin e dinastisė Abasite edhe nė Andaluzi, ashtu siē ishte nė gjithė trevat e tjera islame. Kjo, meqėnėse Abdurrahman Ed-Dahil si omejad, e kishte ndarė atė nga vendet e tjera islame dhe nga Kalifati qėndror. Pėr kėtė, ai u kėrkonte njerėzve, qė tė rebeloheshin kundėr pushtetit tė Abdurrahman Ed-Dahilit.
Ai i shkroi njė letėr valiut tė Barcelonės, Sulejman ibnu Jakdhan El-Arabij, i cili refuzoi ta mbėshtesė nė planin e tij. Atėherė Es-Sikilibi ndėrmerr njė hap tė gabuar, dhe sulmon Sulejman ibnu Jakdhan, nė vend qė tė merrej me Abdurrahman Ed-Dahil. Sulejmani arrin ta mposhtė ushtrinė e Es-Sikilibij nė kėtė betejė, gjė e cila e dobėsoi forcėn e tij. Nga ana tjetėr Ed-Dahil, arriti ti shpartallojė forcat e tij tė fundit dhe dogji tė gjitha anijet e me tė cilat kishte ardhur, qė tė mos ketė mundėsi tė kthehet nė Afrikė. I gjendur nė njė situatė tė tillė, Es-Sikilibij, strehohet nė malet pėrreth. Abdurrahman Ed-Dahil cakton njė shumė prej 1.000 dinarėsh pėr kėdo qė e sjell atė tė gjallė apo tė vdekur. Njė nga fiset berbere e gjen nė mal, e vret dhe ia dėrgon Ed-Dahilit, dhe merr shpėrblimin.
Njerėz qė shesin dikė pėr njė grusht para janė tė shumtė. Madje ka prej tyre qė shesin tė gjithė ushtrinė pėr njė grusht para.
Viti hėnor 163
780 kalendari diellor
16 Sulejman El-Arabij
Sulejman ibnu Jakdhan, kur pa qė fitoi ndaj Es-Sikilibit, shpalli revoltėn e tij kundėr pushtetit tė Abdurrahman Ed-Dahil dhe sulmoi qytetin Saragosa, tė cilin e vendosi nėn kontrollin e tij.
Viti hėnor 162
779 kalendari diellor
17 El-Kaid El-Sulemij
Nė qytetin Toleda, rebelohet El-Kaid El-Sulemij, por qė revolta e tij u shua nga ushtria e Abdurrahman Ed-Dahil.
Viti hėnor 162
779 kalendari diellor
18 Ibrahim El-Berlesij 19 Dumjetul Gasanij 20 Abas El-Berberij
Ndaj pushtetit tė Abdurrahman Ed-Dahil u rebelua dhe Ibrahim El-Berlesij, por qė u mposht nga ish skllavi i Ed-Dahil. Gjithashtu u rebelua dhe Dumje El-Gasanij nė Elvera, por komandanti i Ed-Dahil, Shehid ibnu Isa e mposhti. Pas tij u rebelua dhe Abas El-Berberij, por qė dhe ai pėrfundoi si dy tė parėt.
Viti hėnor 163
780 kalendari diellor
21 Abduselam ibnu Jezid ibnu Hisham El-Emevij
Ėshtė hera e parė nė Andaluzi, qė trazirat fillojnė dhe tek vetė omejadėt mes tyre. Kėshtu rebelohet Abduselam ibnu Jezid ibnu Hisham El-Emevij. Atė e ndihmonte dhe Ubejdullah ibnu Ebban ibnu Muavije ibnu Hisham. Ai qė i nxiste pėr diēka tė tillė, ishte Ebu Uthman, Ubejdullah ibnu Uthman, qė i ofroi ndihmė Abdurrahman Ed-Dahilit kur hyri fillimisht nė Andaluzi. Ai ishte pėrkrahur dhe nga disa omejadė. "Mos u pėrēani qė tė mos dėshtoni" (Enfal 46)
Abdurrahman Ed-Dahil arriti ta shuajė dhe kėtė revoltė duke vrarė dy omejadėt Ubejdullah dhe Abduselamin, por la tė gjallė Uthmanin, tė cilit i tha:"Po tė lė pėr nderet qė mė ke bėrė mua dhe omejadėve." Mė pas u drejtua nga tė pranishmit dhe u tha:"Ky ėshtė Ebu Muslim El-Horasani i kėtij shteti." Duke e ngjasuar me Ebu Muslim El-Horasanin, i cili ishte shkaktari kryesor i suksesit tė dinastisė Abasite nė ardhjen nė pushtet. Por qė mė pas doli kundėr tyre dhe i kundėrshtoi. Ai u vra nga Ebu Xhafer El-Mensur.
Viti hėnor 164
781 kalendari diellor
22 Tradhėtari Sulejman El-Arabij dhe Charlamani
Arriti Abdurrahman Ed-Dahil ta shuajė revoltėn nė Alvera, por ai nuk mundi tė shuajė revoltėn e ndezur nė kryeqytetin e veriut Saragosa, revoltė e cila udhėhiqej nga Sulejman ibnu Jakdhan El-Arabij. Gjithashtu u rebelua edhe Husejn ibnu Jahja El-Ensari, njė pėrkrahės i Sulejmanit.
Abdurrahmani nisi njė ushtri tė madhe nėn komandėn e Thalebe ibnu Ubejd, me qėllim qė tė shuajė kėto dy revolta. Dy ushtritė luftuan pėr vdekje kundėr njėri-tjetrit pėr ditė tė tėra. Njė ditė, teksa Thalebe ishte kthyer me ushtrinė e tij nė kamp, Sulejmani shfrytėzon rastin dhe i sulmon nė befasi. Tė gjetur tė papėrgatitur, ushtria shpėrndahet dhe komandanti i ushtrisė Thalebe merret rob nga Sulejmani.
Tradhėtia e Sulejman El-Arabij
Pas kėsaj ndodhie, Sulejman El-Arabij i hyn frika nga Abdurrahman Ed-Dahil dhe pėr herė tė parė bėn diēka qė nuk e kishte bėrė asnjė musliman mė parė. Ishte rasti i parė qė e shėnon historia, ku njė musliman kėrkon ndihmė nga njė jomusliman qė ta ndihmojė nė marrjen e pushtetit nė Andaluzi. Mbretit tė cilit i kėrkoi ndihmė ishte Charlamani, perandori i fiseve gjermane qė banonin nė Gjermani nė atė kohė. Nė kėmbim tė ndihmės sė tij, Sulejmani i ofroi Charlamanit tė gjithė veriun e Andaluzisė sė bashku me kryeqytetin e veriut Saragosan, e cila do i shtohej perandorisė sė tij tė gjerė.
Ndodhi e rrallė dhe shumė e shėmtuar. "Nėse duan tė tė tradhėtojnė, ata kanė tradhėtuar Zotin mė parė." (Enfal 71)
Tė gjitha tradhėtitė ndaj Zotit, janė tė regjistruara nė suren Enfal.
Ka njerėz qė lakmojnė postet dhe tė mirat materiale edhe nėse kjo i ēon drejt poshtėrimit dhe pėrbuzjes. Ata e lakmojnė jetėn, ēfarėdo lloji qoftė ajo.
Charlamani sulmon, kurse dijetarėt vihen nė lėvizje
Charlamani u nis drejt gadishullit iberik, i shtyrė nga lakmia dhe oferta joshėse, duke pėrshkuar vargmalet Pirene. Kur arriti nė Saragosa, u befasua pasi banorėt e saj i kishin mbyllur dyert e qytetit dhe refuzonin tė hynte qoftė dhe njė ushtar nga ushtria e Charlamanit, apo dikush tjetėr.
Nė ēdo kohė, janė gjendur mes muslimanėve dijetarė dhe njerėz tė menēur, tė cilėt i kanė ndėrgjegjsuar masat pėr krimet dhe tradhėtitė, qė bėheshin nė kuriz tė fesė dhe tė muslimanėve.
Njerėzit e ditur nė Saragosa e morėn nė dorė administrimin e qytetit, duke ia hequr tė gjitha kompetencat Sulejmanit. Kėto kompetenca ata ia dhanė Husejn ibnu Jahja, i cili doli hapur kundėr aleatit tė tij. Ai udhėhoqi rezistencėn ndaj ushtrisė rrethuese tė Charlamanit, i cili e mbajti qytetin tė rrethuar pėr njė kohė tė gjatė, saqė njerėzit brenda rrezikoheshin tė vdisnin urie.
Saksonėt rebelohen kundėr Charlamanit
Gjatė rrethimit, gjendja ndryshon nė favor tė muslimanėve dhe kjo bėhet shkak madje pėr ndryshimin e rrjedhės sė historisė. Nė veri tė Gjermanisė dhe nė Francė, ishin rebeluar fiset Saksone kundėr Charlamanit. Kjo e detyroi, tė lėrė rrethimin e Saragosas dhe tė kthehet pėr nė Gjermani. Teksa pėrshkonte nė rrugėt e ngushta tė maleve Pirene, pjesa e fundit e ushtrisė sė tij sulmohet nga banorėt e atyre anėve. Kjo e dobėsoi shumė ushtrinė e tij, pasi u sulmua pjesa e ushtrisė ku ndodheshin oficerėt e tij mė tė lartė, furnizimet dhe robėrit e luftės.
Me kėto ngjarje, Charlamani e ndjeu qė pozitat e tij ishin lėkundur dhe dobėsuar dhe u detyrua tė ndryshojė politikė ndaj Andaluzisė. Ai filloi tė shfaqė prirje pėr paqe me Andaluzinė dhe pėr kėtė dėrgoi dhe njė delegacion tek Abdurrahman Ed-Dahil, ku e ftonte pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje paqeje. Ed-Dahil e pranoi kėrkesėn e tij dhe tė dy palėt e firmosėn kėtė marrėveshje.
Gjatė kėsaj kohė, Hunėt e veriut tė Andaluzisė duke shfrytėzuar trazirat, arrijnė tė vendosin njė tė tretėn e veriut nėn kontrollin e tyre. Por Abdurrahmani arriti ta ndėrpresė pėrparimin e tyre, siē e pėrmendėm mė lart.
Influenca e Hunėve nė Andaluzi, gjatė epokės sė Abdurrahman Ed-Dahil
Viti hėnor 165
782 kalendari diellor
El-Ensarij rebelohet
Sapo Charlamani la rrethimin e Saragosas, El-Ensarij i kthehet pėrsėri rebelimit, duke mos e njohur pushtetin e Abdurrahmanit. Ajo qė e shtyri drejt kėsaj, ishte bindja e tij mbi fuqinė dominuese tė tij nė kėtė zonė.
Abdurrahmani menjėherė dėrgoi njė ushtri nėn komandėn e Thumame ibnu Alkame duke e porositur qė ti jepte fund kėtij rebelimi. Thumame ibnu Alkame arriti qė ti japė fund kėtij rebelimi dhe e vrau dhe El-Ensarij.
Njė ndodhi e rrallė
Njė ndodhi tė rrallė e rrėfejnė historianėt, ditėn qė arriti Abdurrahman Ed-Dahil nė Saragosa, e cila tregon dhe njėhere moralin, cilėsitė e rralla dhe politikėn e mprehtė tė tij.
Kur hyri Ed-Dahil nė Saragosa dhe koka e rebelimit Husejn El-Ensarij ra nė dorėn e tij, sė bashku me pėrkrahėsit, erdhėn tė gjithė personalitetet e qytetit duke e uruar. Bashkė me ta kishte hyrė dhe njė ushtar i thjeshtė. Kur u afrua pranė Ed-Dahil, filloi tė thėrrasė me tė lartė duke e uruar pėr fitoren, pa pyetur pėr autoritetin dhe prestigjin e tij. Kjo gjė i shqetėsoi tė gjithė. Ed-Dahil i nervozuar iu drejtua: Pėr Zotin, nėse nė kėtė ditė nuk do mė kishte nderuar Zoti me kėto tė mira (fitoren e korrur), dhe qė e kam obligim ti shpėrblej njerėzit e thjeshtė nė tė tilla raste, do tė dija si tė veproja me ty. Kush je ti qė thėrret me sa fuqi ke, pa pasur respekt pėr tė pranishmit dhe vendin ku ndodhesh, duke u shprehur sikur flet me prindėrit dhe vėllezėrit e tu? Injoranca jote, do tė bėjė qė tė veprosh pėrsėri nė kėtė formė, por kam frikė se kur tė veprosh pėrsėri, nuk do tė gjesh ndėrmjetės tė tillė (nuk do tė ketė festė tė tillė, qė tė tė fal pėr shkak tė saj). Por ushtari iu pėrgjigj: Shpresoj qė fitoret e Prijėsit tonė, tė jenė aq tė shumta saqė sa herė tė gaboj, tė jenė shkak qė tė mos dėnohem. Kjo pėrgjigje i habiti tė gjithė dhe pasi iu ēel fytyra Ed-Dahilit nga kjo pėrgjigje e menēur dhe i tha:Ky njeri nuk mund tė jetė i paditur me kėto fjalė qė tha. Mė pas drejtohet nga tė pranishmit dhe u thotė:"Na i tregoni vlerat tuaja, nėse ne nuk i zbulojmė dot". Mė pas urdhėroi, qė ushtarit ti jepej njė post i mirė.
Viti hėnor 166
783 kalendari diellor
23 Elmugire El-emevij
Kėtė radhė rebelohet djali i vėllaut tė Abdurrahman Ed-Dahil. Ai quhej El-Mugire ibnul Velid ibnu Muavije ibnu Hisham dhe i harroi nderet dhe tė mirat nga xhaxhai i tij, i cili e strehoi nė Andaluzi, pasi lėvizte nga njėri vend nė tjetrin, ku dhe toka u dukej e ngushtė pasi ishin tė frikėsuar nga Abasitėt, si tė gjithė omejadėt e tjerė. Njė poet thotė:
E gjerė ėshtė toka e Zotit
por ngushtohet, kur zbresin fatkeqėsitė e motit.
Ai e strehoi nė Kordoba, e mbuloi me tė mira duke i dhėnė ē'tė kishte nevojė, por ai i harroi tė gjitha kėto dhe u rebelua duke kėrkuar kokėn e xhaxhait pėr ti zėnė vendin. Njė gjė e tillė tregon mbi poshtėrsinė dhe pabesinė e tij, siē thotė dhe poeti:
N'i bėfsh mirė njė fisniku
ai do tė ta shpėrblejė
Por nė mirė i bėsh njė tė ligu
kundėr teje, krye do tė ngrejė.
Ed-Dahil e vrau nipin e tij rebel nė vitin 167 dhe pasuritė e tij ia dėrgoi tė atit vėllaut tė tij Velidit duke i kėrkuar qė tė largohej nga Andaluzia. Vėllau i tij i kėrkoi ndjesė pėr veprat e tė birit, duke i premtuar sinqeritet dhe besnikėri dhe e siguroi, qė ai vetė nuk kishte asnjė lidhje me rebelimin e tė birit. Ed-Dahil ngulmoi qė vėllau i tij tė largohej nga Andaluzia, nga frika se mos kėrkon mė vonė tė hakmerret pėr gjakun e tė birit. Duke parė kėmbėnguljen e Ed-Dahil, Velidi u largua pėr nė Afrikėn e veriut.
Tani Ed-Dahil nuk i besonte dhe nuk qetėsohej tek askush, sado i afėrm tė ishte me tė, me gjithė kėto qė kishin ndodhur. Kjo sikur forcon vargjet e poetit Imru'ul Kajs, qė thotė:
Me kėto qė shoqėrohem
ndryshon dhe prej tij tradhėtohem.
Viti hėnor 168
785 kalendari diellor
24 Ebul Esved Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij
Veē kėtyre qė pėrmendėm, Ed-Dahil pėrballet me njė kryengritje tjetėr qė nuk i kishte shkuar nė mendje. Ishte njė rebel qė ishte harruar pėr 25 vjet. Ai ishte Ebul Esved Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij, i biri i Jusuf El-Fihriut, ish valiut tė Andaluzisė, tė cilin Ed-Dahil e kishte vendosur nė njė qeli tė burgut tė Kordobas. Qėndroi nė burg nga viti 141 deri nė vitin 167 hėnor, gati 27 vite. Gjatė gjithė kėsaj kohe, ai bluante nė mendje dhe planifikonte, si tė shpėtonte dhe tė luftonte pėrsėri kundėr Abdurrahman Ed-Dahil.
Por si mund tė rebelohej njė i burgosur ndaj Prijėsit tė tij? Si mund tėa bėnte diēka tė tillė i vetėm?
Njė dredhi e ēuditshme
Pėr tė vėnė nė jetė planet e tij, ai pėrdori njė dredhi tė rrallė dhe tė ēuditshme. Ai arriti ti mashtrojė rojet dhe tė gjithė, duke u shtirur sikur kishte humbur shikimin. Shumė herė, rojet e kishin provokuar duke i lėvizur duart para syve tė tij dhe ai nuk i mbyllte qerpikėt. Sytė dhe fytyra e tij nuk reagonte ndaj asnjė lėvizjeje pranė tyre. Kėshtu ata kishin besuar, qė ėshtė i verbėr. Pranė burgut tė Kordobas ishte njė lum, ku rojet i dėrgonin tė burgosurit tė laheshin dhe tė lanin rrobat e tyre. Dhe vetė Muhamedi shkonte me tė burgosurit e tjerė pėr tu larė tek lumi. Njė ditė teksa kishte vajtur pėr tu larė nė lum, arrin tė shmanget pak nga tė burgosurit e tjerė, dhe shikon nė bregun tjetėr njė burrė, tė cilit i thėrret dhe i thotė:Nėse do thėrrasėsh filanin (njė nga tė njohurit e tij) dhe ta lajmėrosh tė vijė nė filan ditė do tė tė shpėrblej mirė. Kėshtu ditėn e caktuar, pasi vjen i njohuri i tij, arrin ta kalojė lumin me not, dhe tė dy nisen pėr nė Toleda. Kur arritėn atje, panė qė gjendja nė Toleda ishte e qetė dhe kėshtu u drejtuan pėr nė Kastelon, qė ėshtė 20 km larg qytetit Gion.
Shpallja e kryengritjes
Atje ai shpalli kryengritjen e tij dhe refuzoi tė njohė pushtetin e Abdurrahmanit. Ai arriti tė mbledhė rreth vetes shumė dashamirės tė babait tė tij, ish valiut tė Andaluzisė dhe shumė armiq tė Abdurrahman Ed-Dahil duke formuar njė ushtri tė madhe. Rreth tij u grumbulluan dhe shumė njerėz, qė kėrkonin poste dhe pasuri. Thuhet qė ushtria qė u formua, arrinte nė disa dhjetėra mijėra ushtarė.
Ed-Dahil nuk e neglizhoi kėtė kryengritje dhe pėrgatiti njė ushtri tė madhe. Tė dy ushtritė u takuan nė Kastelona. Beteja pėrfundoi me fitoren e Ed-Dahilit, ushtria e tė cilit arriti tė vrasė mbi 4.000 ushtarė nga ushtria kundėrshtare. Pas kėsaj beteje, Muhamed ibnu Jusuf El-Fihrij, nuk arriti tė gjejė pėrkrahje, kėshtu u vendos nė njė fshat tė largėt ku dhe vdiq mė pas.
Viti hėnor 170
787 kalendari diellor
25 Gotėt nė veri dhe revolta e fiseve berbere
Nė kohėn kur Ed-Dahil ishte i angazhuar me kėtė kryengritje, Gotėt kishin arritur tė merrnin Galician, qė ndodhet nė veri-perėndim tė Andaluzisė. Menjėherė Ed-Dahil urdhėroi valiun e Toledės, qė ta rimarrė kėtė qytet tė rėndėsishėm. Ushtria muslimane arriti ti mposhtė gotėt dhe ta vendosė qytetin pėrsėri nėn kontrollin e muslimanėve. Po nė vitin 170, u rebeluan dhe fiset berbere, por qė Abdurrahman Ed-Dahil arriti ti nėshtrojė dhe ta shuajė revoltėn e tyre.
Fati i Bedrit, ish skllav i Abdurrahman Ed-Dahil dhe njėri nga mė tė besuarit e tij
Nė kėtė kohė, Abdurrahman Ed-Dahil nuk kishte besim tek asnjėri qė e rrethonte. Vetė Bedri ish skllavi i tij, qė ishte dhe komandat ushtrie, i lodhur nga luftėrat dhe ndjekja e rebelėve, i kėrkoi qė ta caktojė vali tė ndonjė zone. Ngaqė pati frikė se dhe ky mund ti kthehej kundėr mė vonė, Ed-Dahil nuk pranoi. Bedri kur pa refuzimin e tij, i kėrkoi qė ti japė pasuri tė paktėn, qė tė jetojė periudhėn e mbetur tė jetės nė qetėsi. Por ai nuk pranoi as qė ti japė pasuri, por e dėboi nė jug tė Andaluzisė, ku vdiq i vetmuar.
Vallė ku ishte shpirtmirėsia e tij? Ku ishte dhemshuria e tij pėr tė afėrmit dhe tė dashurit? Ku ishte zemėrgjerėsia, morali dhe falja?
Mbi 25 kryengritje gjatė sundimit tė tij, e ndryshuan natyrėn e butė, me tė cilėn njihej mė parė Ed-Dahil dhe e bėnė tė mos i zėrė besė as dhe njerėzve mė tė afėrt.
Pothuaj nė ēdo tokė qė shkelnin muslimanėt, fillonin nė ndėrtimin e xhamive dhe shtėpive ku adhurohej Zoti. Ata ishin qendrat nga ku pėrhapej fjala e Zotit dhe ngrihej lart zėri i thirrjes pėr falje.
Kur hynė muslimanėt nė Andaluzi, filluan menjėherė nė ndėrtimin e disa xhamive, njė nga tė cilat ishte dhe xhamia e Kordobas. Atė e projektoi dhe caktoi drejtimin e kibbles, Hanesh San'anij, inxhinieri i xhamive nė Andaluzi. Vendi ku u ndėrtua xhamia i takonte kishės me emrin Saint Vincent. Muslimanėt morėn gjysmėn e vendit ku ndėrtuan xhaminė, kurse gjysmėn tjetėr ua lanė tė krishterėve. Nė atė kohė xhamia qė u ndėrtua ishte tepėr e thjeshtė. Nė kohėn e Abdurrahman Ed-Dahil nė vitin 170, ai e bleu gjysmėn tjetėr tė kishės nga tė krishterėt njėqind mijė dinarė floriri. Ai e shembi xhaminė e vjetėr dhe mbi tė ndėrtoi xhaminė e re, tė cilės i kushtoi njė kujdes tė veēantė, me qėllim qė kjo xhami tė jetė njė kryevepėr e rrallė pėr nga madhėshtia, dekoracioni i detajuar dhe pamja e mrekullueshme e saj, nė kryeqytetin e Andaluzisė. Oborrin e xhamisė ai e mbolli dhe e zbukuroi me pemė. Shpenzimet pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie, arritėn nė tetėdhjetė mijė dinarė floriri.
Tė gjithė Halifet qė erdhėn mė pas, i kushtuan rėndėsi xhamisė sė Kordobas, derisa erdhi nė pushtet El-Haxhib El-Mensur i cili i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė xhamisė, tė cilėn e zgjeroi dhe e zbukuroi, saqė filloi tė quhej me emrin "Xhamia e Mensurit".
Konkluzionet e periudhės sė Abdurrahman Ed-Dahil nė Andaluzi
* Andaluzia u nda nga vendet e tjera islame, duke e mbajtur atė larg qendrės sė Kalifatit islam.
* Revoltat e rrethuan nga tė katėr anėt, duke dashur ti japin fund pushtetit tė tij. Mbi 25 revolta
shpėrthyen gjatė pushtetit tė tij, duke mos i dhėnė rast tė gjejė qetėsi. Kjo e bėri tė ndryshojė shumė, saqė nuk u zinte mė besė edhe njerėzve mė tė afėrt tė tij.
* Humbėn zonat e jugut tė Francės. Muslimanėt atje, e humbėn kontrollin e tyre mbi kėto zona. Gjithashtu
doli jashtė kontrollit tė pushtetit tė muslimanėve dhe veri-perėndimi i Andaluzisė. Tė gjitha kėto ndodhėn pėr shkak tė trazirave mes muslimanėve. Thotė Zoti nė Kuran:"
apo tju ndajė nė grupe e ta luftoni njėri-tjetrin." (En'am 65)
* Formoi njė ushtri tė pėrhershme me 100.000 kalorės tė fuqishėm, kėto pėrveē rojeve tė tij, numri i tė
cilėve arrinte 40.000, tė cilėt e mbronin nga kryengritėsit.
* Ai ngriti divanet (ministritė) dhe arriti tė mbajė pushtetin qėndror nė duart e tij. Solli pemė dhe bimė tė
reja nga vendet e tjera dhe i mbolli nė Andaluzi. Nga kėto pemė janė palma dhe shega. Ai ndėrtoi edhe flotėn detare pėr tė mbrojtur brigjet e Andaluzisė.
* Ai ndėrtoi qytetin e Kordobas (murin rrethues) dhe ndėrtoi dhe xhaminė e madhe tė Kordobas nė vitin
170 hėnor. Qytetin e Kordobės e zbukuroi me vepra arkitekturale, me qėllim qė tė konkurojė Bagdadin. Ai ndėrtoi dhe njė kėshtjellė tė cilėn e quajti Resafe, duke ndjekur gjurmėt e gjyshit tė tij, Hisham ibnu Abdulmelik, i cili kishte ndėrtuar mė parė nė Siri njė kėshtjellė me emrin Resafe e Hishamit.
* Ai reformoi tė gjitha strukturat shtetėrore dhe e ndau Andaluzinė nė zona administrative. Shtoi sigurinė
dhe qetėsinė nė vend. Dilte vetė nė popull duke vėzhguar gjendjen e njerėzve. Kur u frikėsua nga ndonjė atentat i mundshėm, caktoi dikė qė ti transmetonte ankesat dhe problemet e popullit. Ai ishte zemėrgjerė dhe e ruante dinjitetin e njerėzve. Kishte shpallur qė askush prej njerėzve tė mos i kėrkojė gjė nė prani tė njerėzve tė tjerė, por t'ia shkruajė nė njė letėr dhe t'ia japė, duke i garantuar se do u pėrgjigjej kėrkesave tė tyre. Ai ishte poet dhe e pėlqente letėrsinė. I nxiste poetėt pėr tė shkruar dhe i shpėrblente mirė pėr veprat e tyre.
Cili do tė jetė valiu i Andaluzisė pas Abdurrahman Ed-Dahil?
Kur Abdurrahman Ed-Dahil e ndjeu se po vdiste, nuk dinte kė tė caktojė si Prijės tė Andaluzisė. Djali i tij mė i madh Sulejmani, (valiu i Toledas) tė cilin e kishte me gruan nga Shami nuk ishte i zgjuar sa ēishte djali tjetėr Hishami, (valiu i Maredas) tė cilin e kishte me grua vendase, por qė kishte pranuar Islamin. Po tia linte udhėheqjen djalit tė madh, kishte frikė se mos e humbet pushtetin. Po tė caktonte tė voglin kishte frikė se mos rebelohej i madhi.
Nė momentet qė po vdiste, ia dorėzoi unazėn, tė cilėn e kishte dhe vulė pėr tė vulosur dokumentat e shtetit, djalit tjetėr Abdullahut dhe i tha:Kushdo qė vjen i pari prej dy vėllezėrve nė Kordoba, atij jepja unazėn dhe ai ėshtė Prijėsi i ardhshėm.
Abdurrahmani vdiq nė vitin 172 dhe kur u pėrhap lajmi i vdekjes sė tij, shpejtuan dy djemtė pėr nė Kordoba, duke mos ditur gjė mbi porosinė e babait tė tyre. Hishami ishte ai, qė arriti i pari nė Kordoba. Kėshtu Abdullahu ia dorėzoi ati unazėn dhe vulėn e babait tė tyre dhe njėkohėsisht edhe pushtetin e Andaluzisė.
Zoti e mėshiroftė dhe e faltė Abdurrahman Ed-Dahil. Ai u pėrndjek qė nė moshėn 19 vjeēare. U arratis dhe arriti tė marrė pushtetin nė Andaluzi duke qenė 29 vjeē. Vazhdoi nė pushtet pėr 39 vite. Themeloi shtetin omejad nė Andaluzi, ndėrtoi vepra arkiteturale, pėrzihej me njerėzit dhe problemet kryesore pėlqente ti zgjidhė vetė. Ai ishte shembull i gjallė i durimit, ambicies, vendosmėrisė dhe kėmbėnguljes. Thotė poeti:
Nėse kėrkon lartėsitė e arta
mos ndalo mė poshtė se yjet e zjarrta
Ebu Xhafer El-Mesuri, kishte thėnė tė vėrtetėn kur e quajti "Skifteri i kurejshėve".
Nėse shpirti kėrkon lartėsitė
lodhet trupi dhe sakrifikon kėnaqėsitė.
Pėrmbledhje e ngjarjeve tė epokės sė Abdurrahman Ed-Dahil
130 hėnor Ebu Muslim El-Hurasani, shpall revoltėn abasite.
132 hėnor Fundi i dinastisė Omejade, pas betejės Bunesir.
132 hėnor Ebul Abas Seffah morri nė dorė Kalifatin.
136 hėnor Pėrndjekja ndaj Abdurrahman Ed-Dahil nga Abasitėt.
138 hėnor Hyrja e Abdurrahman Ed-Dahil nė Andaluzi.
138 hėnor Ndodh beteja Masara mes Abdurrahman Ed-Dahil dhe Jusuf El-Fihrij dhe Sumejl, ku
fitoi Ed-Dahil.
140 hėnor Abdurrahman Ed-Dahil merr pushtetin nė Andaluzi.
141 hėnor Revolta e El-fFihrij dhe Sumejlit kundėr Abdurrahmanit.
146 hėnor El-Ala El-Jahsubij fton njerėzit pėr tė vendosur pushtetin e abasitėve dhe nė
Andaluzi. Ai morri Sevillen, por Abdurrahmani e mposhti nė tė njėjtin vit.
164 hėnor Tradhėtia e Sulejman El-Arabij dhe aleanca e tij me Charlamanin.
170 hėnor Ndėrtimi i xhamisė sė Kordobas.
172 hėnor Vdekja e Abdurrahman Ed-Dahil, Zoti e mėshiroftė.
Epoka e Abdurrahman Ed-Dahil...tė vėrteta dhe konkluzione.
Nuk ka rast qė tė kujtohet Andaluzia, veēse do tė kujtohet me tė dhe Abdurrahman Ed-Dahil. Madje ka njerėz qė nuk e njohin historinė, duke menduar se ėshtė Abdurrahman Ed-Dahil ai qė e mori pėr herė tė parė Andaluzinė dhe ėshtė ai, qė pėrhapi Islamin nė tė.
Mbase ajo qė e bėri Abdurrahman Ed-Dahil burrin e parė tė Andaluzisė dhe mė tė fortin e saj, ėshtė se ai i kushtoi njė kujdes tė veēantė formimit tė njė ushtrie tė fortė dhe tė stėrvitur mirė. Kėtė e bėnte pėr tė siguruar qetėsinė e brendshme, pėr tė pėrballuar armiqėsitė e jashtme dhe pėr ta pėrdorur atė nė rrugė tė Zotit. Kjo ėshtė diēka e rėndėsishme, tė cilės duhet ti kushtojnė rėndėsinė e duhur shtetet islame sot. Ato nuk duhet tė mjaftohen me vlerat hyjnore dhe parimet e larta tė besimit tonė, por duhet qė kėtė ta forcojnė me fuqinė ushtarake, e cila i mbron nga ēdo armiqėsi.
Kur muslimanėt e braktisėn pėrgatitjen shpirtėrore dhe luftarake, u goditėn keq nga armiqtė e tyre. Thotė poeti:
Me grusht godet ujku, luanin e fortė
kur dhėmbėt ia sheh, tė thyer pėrtokė.
Shihni gjendjen e muslimanėve sot, ku dobėsia dhe plogėshtia e tyre, i ka bėrė pre tė armiqve, pre e cila ndahet nga shtetet e mėdha. Madje edhe armėt i blejnė nga armiqtė e tyre. Ē'mund tė bėsh me njė pushkė tė huazuar apo tė blerė nga armiku yt, qė posedon armėt mė tė fuqishme?
Muslimanėt sot e kanė harruar porosinė hyjnore:" E ju pėrgatituni sa tė keni mundėsi force, (mjete luftarake), e kuaj tė caktuar pėr betejė" (Enfal 60)
* Tradhėtia e Sulejman El-Arabij ndaj Abdurrahman Ed-Dahil, duke kėrkuar ndihmė nga mbreti i fiseve europiane Charlamani dhe qėndrimi i dijetarėve kundėr kėsaj tradhėtie duke ia hequr kompetencat, na tėrheq vėmendjen drejt dy gjėrave:
1 Rėndėsinė e pėrgatitjes sė individit musliman dhe edukimit tė tij pėr besnikėri ndaj fesė sė Zotit, me qėllim qė tė mos bjerė pre e joshjeve tė armiqve. Kjo ėshtė diēka qė nuk vjen vetvetiu, por kėrkon mund dhe djersė.
2 Misioni i dijetarėve nuk kufizohet vetėm nė kryerjen e lutjeve, dhėnien e mėsimeve dhe mbajtjen e predikimeve. Dijetarėt janė nervi i kėtij umeti, janė zemra qė e furnizon atė me gjak, janė zėri i sė vėrtetės, janė liderėt shpirtėrorė
dhe nėse dobėsohet roli i tyre ose kėrkojnė ta braktisin atė, atėherė kanė tradhėtuar amanetin qė u ėshtė dhėnė.
* Abdurrahman Ed-Dahil nuk do tė mund tė arrrinte atė qė arriti, veēse pasi u pėrball disa herė me
vdekjen, kaloi detin, u pėrball me urinė, u ndje i braktisur dhe i pėrndjekur
pasuria mė e madhe qė posedonte ky person, ishte vullnet mė i qėndrueshėm se malet dhe kėmbėngulje qė nuk u dobėsua kurrė nė rrugėn pėr tė realizuar objektivat. Historia e Abdurrahman Ed-Dahil ėshtė njė tregues i qartė pėr ēdo njeri, qė ka njė synim qė kėrkon ta realizojė, pėr kėto qė kėrkon lartėsitė
Ajo tregon qė njė rrugė e tillė ėshtė e mbushur me vėshtirėsi dhe pengesa dhe nuk ka vend pėr njerėzit e dobėt, qė hezitojnė dhe pėr ata qė pėlqejnė rehatinė dhe gjumin.
Nuk ėshtė e ēuditshme pas kėsaj, qė tė arrijė tė shuajė 25 revolta kundėr tij dhe ta vendosė tė gjithė Andaluzinė nėn pushtetin e tij. Kjo i ndodhi vetėm pasi kishte kaluar detin dhe udhėtuar pėr distanca tė gjata, i prirė nga vullneti i tij i ēeliktė.
Nėse i riu mėsohet me vdekjen
Ecja nė llucė, i duket e lehtė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt