Nëntë rregulla lidhur me Kufrin dhe Tekfirin
Burimi: http://www.albselefet.com/besimi-isl...-tekfirin.html
E tërë lavdia i takon Allahu dhe lutjet e përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e Allahut. Më tej:
1. Zanafilla, baza e njerëzve që manifestojnë Islam është pohimi i Islamit për ta.
Parimi bazë lidhur me ndokënd që së jashtmi manifeston Islam, është se ai konsiderohet musliman. Meqë Islami i kujtdo që vërtetohet me siguri [jekin], nuk refuzohet vetëm me dyshime të thjeshta. Shejh ul-Islam Ibn Tejmije ka thënë:"Islami i kujtdo që është vërtetuar me siguri, nuk mund të heqet nga ai me dyshim. Më saktë, Islami i tij s'do të marrë fund, gjersa të vendoset dëshmia kundër tij dhe të largohet dyshimi [lidhur me rastin e tij]." [Mexhmu el-Fetaua 12/467] Kjo hedh poshtë atë në çka janë disa të paditur, si Xhema'at ut-Tekfir dhe shumë të tjerë që janë ndikuar nga ideologjia e tyre, të cilët thonë "nuk e di se a është filani musliman," apo "s'mund të pohoj apo të mohoj Islam për të," dhe të ngjashme më këtë. Ata nuk mendojnë me këtë në kafirin [mosbesimtarin] e vërtetë, por në personin që haptas ia atribuon veten Islamit dhe i cili e shpreh atë së jashtmi. Dhe në të njëjtën kohë, ata s'janë në gjendje të dëshmojnë me siguri se ky person ka sjellur diçka që s'mund të jetë veçse kufr i madh, dhe se të gjitha kushtet e tekfirit janë zbatuar dhe të gjitha pengesat janë menjanuar, kështu që është vendosur dëshmia ndaj tij. Që këtej, duke u bazuar vetëm në dyshime të thjeshta, ata nuk pohojnë apo mohojnë Islamin e një njeriu. Ky është drejtim i gabuar dhe bidat i njerëzve të 'teuekuf' ndër tekfirët dhe ata që janë ndikuar nga mendimi i tyre – ata që përmbahen dhe nuk pohojnë Islam për ata që në të vërtetë e shprehin atë.
2. Kufri ndodh me besim, të folur, vepër dhe dyshim.
Kufri ndodh me anë të itikad [të folurit dhe vepra e zemrës], kaul [të folurit e gjuhës] dhe fi'l [veprat e gjymtyrëve]. Shejh Abdur-Rahman bin Nasir es-Sa'di ka thënë:"Kaptina:Vendimi mbi Femohuesin, "Femohuesi, murtedi, është ai që del nga Islami dhe hyn në mosbesim në llogari të ndonjë vepre, thënieje, besimi [itikad] apo dyshimi [shakk]" [Menhexh us-Salikin [f.112]]. Kjo është quajtuar el-kufr el-ekber [mosbesimi i madh] ndërsa nga disa dijetarë është quajtur el-kufr el-itikadi [mohim i besimit].
Ibn el-Kajjim ka thënë:"Ngjashëm, ndër degët e kufrit janë ato që janë thënie dhe ato që janë vepra. Dhe mu ashtu siç personi mund të bjerë në mosbesim [që përjashton nga feja], duke thënë me paramendim një fjalë që përbën mosbesim dhe e cila është degë e mosbesimit, atëherë ngjashëm ai mund të bjerë në mosbesim [që përjashton nga feja] duke bërë një akt kufri, nga mesi i degëve të tij të cilat janë vepra, siç është të bërit sexhde ndonjë idhulli, nënvleftësimi i Kur'anit. Pra, ky është parim." [es-Salat, f.53-54]
Shejh Ibn Uthejmin ka thënë:"Këdo që Allahu dhe i dërguari i Tij e shpallin mosbesimtar, ai është mosbesimtar, pavarësisht se a vjen kjo nga ndonjë vepër [që ai ka bërë], apo besim [që ai ka pasur], apo ndonjë thënie që ia ka shprehur. Dhe, këdo që Allahu dhe i dërguari i Tij nuk e kanë shpallur mosbesimtar, dhe ai ia atribuon veten Islamit, ai është besimtar dhe s'është e ligjshme për ne që ta shpallim atë mosbesimtar." [Kaseta: Pyetje dhe përgjigje nga Katari, 30 Prill, 2000]
3. Kufri i madh që përjashton nga feja.
Ekzistojnë çështjet të cilat janë kufr që përjashtojnë nga feja. Këto çështje janë kufr i pavarur, dmth kufr në vetvete. Këtu përfshihen çështjet si të rënit në sexhde ndonjë idhulli, shkelmimi i Kur'anit, përqeshja e Allahut, e të dërguarit apo e fesë, apo xhuhud [mospranimi, i pjesshëm apo i plotë], istihlal [shpallja e diçkaje të paligjshme si të ligjshme], istikbar [arroganca], besimi se nga krijimi ka të atillë që e njohin të fshehtën, tekdhib [mospranim, mohim, i pjesshëm apo i plotë], nifak [hipokrizi e besimit], kurh [urrejtja e fesë], praktikimi i magjisë, sakrifikimi ndaj dikujt tjetër pos Allahut, apo mosbesimi në Xhinët apo engjëjt, dhe kështu me radhë. Këto janë vetëm disa shembuj. Këto janë çështje që s'mund të jenë tjetër veçse kufr i madh. Këto çështje janë kufr në vetvete, dhe nuk kërkojnë istihlal [të shpallen të lejuara] për t'u konsideruar kufr që përjashton nga feja.
Shejh Salih el-Feuzan ka thënë:"Kufri ndodh me tekdhib [mospranim me zemër]... dhe kufri, po ashtu, ndodh me anë të të folurit me gjuhë... dhe ndodh me anë të përqeshjes së Allahut, të dërguari të Tij dhe Librit të Tij... dhe ndodh me istikbar [arrogancë] dhe imtina [përmbajtje, frenim] nga bindja ndaj Allahut, siç thotë Allahu, më i larti, për Iblisin:"Ai refuzoi [të bënte sexhde], shfaqi arrogancë dhe u bë mosbesimtar" [el-Bekare:34], dhe ndodh me anë të largimit nga feja e Allahut, duke mos e mësuar atë dhe duke mos vepruar sipas saj... dhe ndodh me anë të veprës, siç është sakrifikimi ndaj dikujt tjetër pos Allahut, apo të bërit sexhde ndonjë idhulli, apo praktikimi i magjisë dhe mësimi i saj dhe jepja e mësimit lidhur me të..." [nga ed-Da'ue nr.1648, 8 Rebi ul-Euel, 1419H].
4. Veprat që janë të etiketuara si kufr, por që nuk përjashtojnë nga feja.
Ndër veprat janë edhe ato që janë etiketuar si kufr, por nuk janë nga kufri që përjashton nga feja, siç është sharja e prejardhjes, vajtimi për të vdekurin, luftimi i muslimanit, marrëdhënia seksuale me gruan nëpërmjet anusit, gjykimi me tjetër gjë pos asaj që ka shpallur Allahu dhe çështje të ngjashme. Këto çështje nuk janë kufr i pavarur. Këto janë quajtur el-kufr el-asgar [mosbesimi i vogël] apo el-kufr el-amali [mosbesim në vepër (që s'përjashton nga feja)]. Që këtej, askush nuk del nga feja nëpërmjet këtyre, përveç nëse sjell diçka veç kësaj, që tregon në atë se ai e konsideron të ligjshme atë, apo që e ka refuzuar [ka bërë xhuhud në të] dhe ajo që është e ngjashme me këtë, gjë që do të kërkonte kufrin e madh.
el-Kasimi thotë në tefsirin e tij: "Kur në hadith qëndron: 'Ai që e vepron këtë dhe këtë ka bërë shirk apo kufr,' ajo që s'është menduar këtu është kufri që përjashton nga feja, apo shirku i madh që e përjashton njeriun nga Islami dhe bën që të zbatohet vendimi i femohimit, dhe ne kërkojmë shpëtim te Allahu, më i larti. el-Buhari ka thënë: 'Kaptina: Kufri ndaj Bashkëshortit dhe Kufr më pak se Kufr.'" [Mehasinut-Te'uil 5/1307]
Ibn el-Kajjim ka thënë:"… Ky dallim [tefsil] është thënie e sahabëve, të cilët ishin më të diturit e Umetit përsa i përket Librit të Allahut, Islamit dhe kufrit, si dhe vetive themelore të tij, dhe këto çështje s'duhet marrë nga ndokush veç tyre. Ndërsa njerëzit e vonshëm, nuk e kanë kuptuar domethënien e kësaj dhe kështu u ndanë në dy grupe: njëri grup që i përjashton njerëzit nga feja, për shkak të bërjes së mëkateve të mëdha dhe i gjykon ata me Zjarr të përjetshëm, dhe grupi që i konsideron ata besimtarë të përsosur me besim të plotë. Pra, njëri grup ka shkuar në njërin skaj ndërsa tjetri në skajin tjetër. Allahu i ka udhëzuar ehlus-sunetin në thënien e saktë dhe në rrugën e mesme, e cila është e drejtë në mesin e të gjitha thënieve, mu ashtu siç Islami është në mesin e feve të tjera. Pra, ajo që kemi këtu është kufr më pak se kufr, nifak më pak se nifak, shirk më pak se shirk, fusuk më pak se fusuk, dhulm më pak se dhulm." [Kitabus-Saleh, f.26]
5. Dallimi mes klasifikimit të diçkaje si kufr dhe të shpallurit kafir të një personi.
Shejh Ibn Ibrahim ka thënë:"... Pra, nga kjo shohim se tekfiri s'mund të zbatohet në dikë, përveç pasi të vendoset dëshmia kundër tij... Pastaj janë edhe dy çështje tjera: e para, vendimi lidhur me këtë çështje të veçantë se ajo përbën kufr; e dyta, vendimi mbi vetë individin, e kjo është diçka tjetër, dhe më pas tekfiri i një grupi të tërë, siç janë Xhehmije, dhe kjo është tjetër gjë." [Fetaua 12/190-191]
Ekziston dallimi mes bërjes së tekfirit në aktin [i njohur si tekfir bil-uesf apo tekfir bin-neu] dhe bërja tekfir në personin [tekfir bil-ajn]. Shembulli i së parës është kur thuhet:"kushdo që e shkelmon Kur'anin, ka mohuar" apo "kushdo që e përqesh Allahun, ka mohuar." Kjo është thënie e përgjithshme me anë të së cilës shpjegohet apo tregohet që një vepër është mukeffir [dmth që përjashton nga feja]. Shembulli i së dytës është kur themi se filani është kafir, ngaqë ai ka vepruar kështu e kështu. Thënë shkurt, ne bëjmë dallim mes shpalljes së një vepre kufr dhe marrjes së vendimit për ta shpallur kafir atë që bjen në të. Nuk do të thotë që, nëse ndokush bie në atë që është kufr, të gjykohet si kafir. Më saktë, kur ndokush bie në atë që është kufr, atëherë duhet përmbajtur direktivave Sheriatike të tekfirit, të cilat shpjegohen më poshtë.
6. Respektimi i direktivave Sheriatike në realizimin e tekfirit ndaj ndonjë personi.
Shejh Ibn Uthejmin ka thënë:"Gjykimi me tekfir ndaj ndonjë personi kërkon dy çështje: a) vendimi se veçoria që gjindet tek ai kërkon kufrin [dmth kufr që përjashton nga feja], b) zbatimi i kushteve të tekfirit ndaj tij..." [el-Kaul ul-Mufid Alaa Kitab it-Teuhid, f.2/271]
Shejh Ibn Ibrahimi po ashtu është pyetur:
"Kushtet për gjykimin me tekfir mbi ndonjë musliman? Gjykimi mbi atë që ka bërë çfarëdo vepre mukeffir [dmth që përjashton nga feja] por vetëm për shaka [jo seriozisht]?"
Shejhu u përgjigj:
"Për gjykimin me tekfir mbi ndonjë musliman, janë dy kushte: i pari, që të vendoset dëshmia se kjo çështje është diçka që përjashton nga feja; e dyta, zbatimi i vendimit mbi atë që e bën këtë, kur ai të ketë njohuri për të dhe ta ketë për qëllim atë [alimen bidhalik kasiden lehu]." [Mexhmu el-Fetaua, 2/125-126]
Kur një person sjell atë që është mosbesim i madh, që është ose nga gjërat që janë kufr i pavarur, dmth që është kufr i madh, apo kur ai të bëjë istihlal të asaj që është kufr i vogël apo ndonjë mëkati që është më pak se kufr i madh, ose bën xhuhud në atë dhe atë që është e ngjashme me të, atëherë kushtet për tekfirin e tij duhet të jenë të pranishme dhe të menjanohen pengesat. Në njërën anë kemi kushtet, të cilat janë: a) Ilm – dituria dhe b) kasd – qëllimi, apo ihtijar – zgjedhja me paramendim. E kundërta e kësaj janë pengesat e tekfirit, të cilat janë: a) xhehli, padituria që kundërshton diturinë; b) ikrah, detyrimi që kundërshton zgjedhjen me paramendim, apo qëllimin; c) te'uil, i cili është interpretimi i gabuar, prapë që kundërshton zgjedhjen me paramendim dhe qëllimin e paramenduar; d) shubheh, e cila është ideja e gabuar, apo dyshimi që ka njeriu; e) dhuhul, shkujdesja, kjo është kur njeriu s'është i vetëdijshëm për ç'farë bën. Pra, këto janë pengesat, të cilat parandalojnë përmbushjen e kushteve.
Ndonjëherë, kur të jenë përmbushur kushtet, vendosen dëshmitë [ikamet ul-huxhah] dhe nga personi kërkohet të pendohet. Nëse jo, atëherë ai është femohues.
7. Shënim me rëndësi lidhur me dallimin mes qëllimit [kasd] për një vepër të kufrit dhe shkakut, motivit për aktin.
Ekziston një dallim mes qëllimit [kasd] për bërjen e një vepre dhe shkakut dhe motivit për veprën. Mosbërja e dallimit mes këtyre, ka bërë që disa njerëz të devijojnë. Për shembull: një person është aktor dhe nga ai kërkohet që ta shajë të dërguarin e Allahut [salallahu alejhi ue selam] si pjesë e dramës. Nëse ai e bën këtë akt me paramendim, duke e pasur për qëllim bërjen e saj, atëherë vendoset qëllimi [kasd] për veprën. Tutje nga kjo pikë, shkaku apo motivi i tij s'është me rëndësi. Kështu, ai mund ta ketë bërë këtë për të përfituar para, apo e ka bërë për shaka, apo ka mund ta bëjë për t'i kënaqur mosbesimtarët, apo ngaqë ka urryer fenë; të gjitha këto janë shkaqe të ndryshme, por këto janë të parëndësishme. Përderisa qëllimi i tij për veprën të jetë i pranishëm, ai bëhet mosbesimtar, pas vendosjes së dëshmisë.
Shejh Salih el-Feuzan ka thënë:"Përsa i përket kufrit, kjo është përmbajtje nga hyrja në Islam apo dalja nga ai dhe zgjedhja e një feje tjetër veç fesë së Allahut, për shkak të arrogancës apo kundërshtimit me paramendim [tekebur, inad] apo për shkak të ruajtjes së traditave të të parëve, apo për shkak të kërkimit të të mirave të kësaj bote si pasuria, nderi, pozita..." Shejhu, po ashtu, tha:"... Ai, po ashtu, mund të jetë kafir me kufr të femohimit, pasi të hyjë në Islam dhe më pas bie në ndonjë nga anuluesit që janë ndër llojet e kufrit, pavarësisht asaj se a e ka bërë atë me seriozitet apo për shaka, apo duke kërkuar të mirat e kësaj bote, si përfitimin, pasurinë, nderin, pozitën..." [nga ed-Da'ue nr.1648, 8 Rebi ul-Euel, 1419H].
Në anën tjetër, personi mund të bjerë në ndonjë akt apo thënie kufri nga gëzimi i skajshëm, apo nga dehja, apo nga shkujdesja, apo nga detyrimi [kur të jetë i kërcënuar, etj]. Në këtë situatë, çështja se a e ka bërë ai atë për shaka apo me seriozitet, apo për këtë botë apo për çkado, nuk merret në konsiderim, meqë, në rend të parë, qëllimi i tij për veprën nuk ka qenë i pranishëm. Shejh Salih el-Feuzan ka thënë:"Është e domosdoshme që çdo vepër të shoqërohet me kasd [qëllim]. Që këtej, vepra e njeriut që harron, apo që është në gjumë, apo që është i ri, apo që është i pushtuar [nga xhinët], apo kur detyrohet, kjo nuk llogaritet, për shkak të mospasjes së qëllimit [kasd]. Dhe i këshilloj ata që të mësojnë para se të flasin, nga që të folurit mbi këto çështje është gjë e rrezikshme dhe kjo kërkon dituri." [el-Munteka 2/9-10]."
Të bëhet dallim mes kësaj është shumë me rëndësi, dhe, për fat të keq, disa njerëz që nuk e kuptojnë këtë, e kanë akuzuar ehlus-sunetin për Irxha', kur ata caktuan qëllimin për aktin apo thënien si një kërkesë për tekfir, dhe ata e ngatërruan këtë me shkakun, motivin për aktin dhe kështu ata menduan që ehlus-suneh thonë se, nëse personi e bën këtë për hir të kësaj bote apo për para, apo për shaka, etj., ai nuk bën kufr! Në moskuptimin e tyre të kësaj çështjeje, ata gabimisht akuzuan, duke mos bërë dallim mes kësaj dhe asaj.
8. Mbi ata që gjykojnë me tekfir.
Gjykimi me tekfir u takon vetëm dijetarëve, sunduesve, kadive [gjyqtarëve], meqë kjo është një çështje serioze. Shejh Salih el-Feuzan ka thënë:"Gjykimi i femohimit dhe përjashtimit të dikujt nga feja është e përshtatshme vetëm për njerëzit e diturisë, të cilët janë të bazuar vendosmërisht në dituri, dhe këta janë gjyqtarët nëpër gjykatat e ndryshme Sheriatike dhe ata që janë të aftë të japin vendime juridike [fetua]. Kjo s'është sikurse çështjet tjera dhe s'është e drejtë e secilit person, apo e drejtë e atyre që janë duke mësuar, apo e atyre që ia atribuojnë veten diturisë e që kanë mangësi në të kuptuar. S'është me vend që ata të gjykojnë me femohim [ndaj të tjerëve], meqë kjo do të rezultojë në dëm, dhe, nganjëherë, muslimani mund të gjykohet si i dalë nga feja, por në të vërtetë ai s'është i tillë."
Shejh Abdul Aziz Aal esh-Shejh ka thënë:"Unë e pëlqej që t'i këshilloj vëllezërit e mi muslimanë dhe studentët e diturisë në veçanti, që të jenë të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje [bërjes së tekfirit], meqë kjo shkakton dëm dhe bën që mendjet të humbasin rrugën. Këto çështje duhet t'ua lënë atyre që janë të denjë për këtë." [nga Mexhellut-ed-Da'ue nr.1797, 21 Qershor, 2001, f.40]
9. Mbi ata që ekzekutojnë denimet Sheriatike.
Ekzekutimi i dënimeve u takon vetëm autoriteteve e jo njerëzve të thjeshtë. Shejh Salih el-Feuzan ka thënë:"Ekzekutimi i denimeve është vetëm për udhëheqësit e muslimanëve, meqë, me doemos, nga kjo dalin çrregullimi dhe prishja, dhe, po ashtu, ndodhin edhe ndërprerja e shoqërisë, fatkeqësitë dhe provokimet. Ekzekutimi i denimeve u takon vetëm udhëheqësve muslimanë. … Pra, ajo që u tha është se ekzekutimi i dënimeve është nga të drejtat e sulltanit, e kur muslimanët nuk kanë sulltan midis tyre, atëherë duhet të mjaftohen me vetëm urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja, dhe thirrjen për tek Allahu i madhërishëm dhe i fuqishëm, me urtësi, me këshillë të mirë dhe me debatim me atë që është e mirë. S'është e lejueshme për individët që t'i ekzekutojnë dënimet, meqë kjo, siç përmendëm, do të sillte kaos dhe provokime ndërsa fatkeqësitë do të shfaqen. Kjo më shumë përmban prishje sesa ndreqje…"
Krijoni Kontakt