Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Pytje dhe përgjigje në lidhje me Besimin Islam

    1.Përse na ka krijuar Allahu i Lartësuar?

    Allahu i Lartësuar na ka krijuar për të adhuruar Atë dhe mos t'i shoqërojmë Atij askënd.

    Allahu i Lartësuar thotë: "Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar Mua." [Edh-Dharijat:56]

    I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

    "E drejta e Allahut mbi njerëzit është që ta Adhurojnë vetëm Atë dhe mos t'i shoqërojnë Atij shok."_________________________________________



    2. Si duhet ta adhurojmë Allahun e Lartësuar?

    Ashtu si na ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij; me sinqeritet dhe sipas sunetit.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    "Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se për të adhuruar Allahun me sinqeritet." [El-Bejjineh:5]

    I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

    "Kush punon një vepër e cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer mbrapsht (nuk pranohet)"____________________________________________




    3. Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të vërtetë në zemrat tona?

    Duke adhuruar Allahun e Lartësuar me frikë nga Zjarri i Tij, me shpresë për Xhenetin e Tij dhe dashuri për Të.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    "Dhe luteni Atë me frikë e shpresë" [Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij]. [El-A'raf:56] Dhe thotë: "…Atëherë Allahu do të bjerë një popull të cilin e do dhe ata e duan Atë." [El-Maide:54]

    I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

    "I lutem Allahut për Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri."
    _____________________________________________



    4. C'është Ihsani- bamirësia në adhurim?

    Të ndjesh mbikqyrjen e Allahut të Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    "Vërtetë që Allahu është mbikqyrës mbi ju" [En-Nisa':1], "Eshtë Ai i Cili të sheh kur ti ngrihesh në këmbë (kur falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde (në namaz)." [Esh-Shuara:218]

    I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

    "Bamirësia është të adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, e edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty."
    _____________________________________________



    5. Përse i ka dërguar Allahu të Dërguarit e Tij?

    Për të ftuar njerëzit në adhurimin e Tij dhe të mohojnë shokvënien Atij.

    Allahu i Lartësuar thotë:

    "Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar ashtuqë t'i urdhërojnë ata për të adhuruar Allahun e t'i largohen idhujve."
    [En-Nahl:36]

    I Dërguari i Allahut (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:

    "Të Dërguarit e Allahut janë vëllezër dhe feja e tyre është një."

    [d.m.th. të gjithë të Dërguarit kanë ftuar popujt e tyre në Njësimin e Allahut]
    _____________________________________________
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 6: Çfarë mendohet me njësinë e Allahut [Teuhid]?


    Përgjigje: Kjo do të thotë t'ia përkushtosh adhurimin vetëm Atij, si lutjen, betimin, gjykimin.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Ta dish [O Muhamed] se s'ka Zot përveç Allahut". [Muhamed, 19]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Le të jetë gjëja e parë për të cilën ti i thërret ata të dëshmojnë se askush s'ka të drejtë të adhurohet përveç Allahut". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 7: Çfarë do të thotë s'ka zot përveç Allahut?


    Përgjigje: Kjo do të thotë s'ka perëndi që vertet meriton të adhurohet përveç Allahut.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Kjo ngaqë Allahu, Ai është e vërteta dhe ajo që lutet veç Tij është batil [pavërtetësi, të tjera perëndi]". [Haxh, 52]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që thotë se s'ka zot përveç Allahut dhe refzuzon çfarëdo qoftë që adhurohet veç Allahut, prona dhe gjaku i tij bëhen të shenjta dhe llogaria e tij do të jetë te Allahu, i fuqishmi dhe i lartësuari". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 8: Çfarë mendohet me njësinë e emrave dhe cilësive të Allahut?


    Përgjigje: Të pohosh emrat dhe cilësitë e Allahut ashtu siç i ka përshkruar Allahu ato në Librin e Tij dhe ashtu siç i ka përshkruar i dërguari i Tij në Sunetin autentik.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Asgjë s'është sikur Ai dhe Ai dëgjon dhe sheh gjithçka". [Shura, 11]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu zbret çdo natë në qiellin e parë". [Transmetuar nga Ahmed]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 9: Çfarë dobie ka nga monoteizmi [njësia e Allahut] për muslimanët?


    Përgjigje: Udhëzimi i drejtë në këtë botë dhe shpëtimi nga ndëshkimi i përjetshëm në jetën e përtejme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Ata që besojnë [në njësinë e Allahut] dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me dhulm [të keqen] duke adhuruar të tjerë veç Allahut; vetëm për ata ka siguri, ata janë të udhëzuar". [En'am, 82]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "E drejta e adhuruesve ndaj Allahut është që Ai mos t'i ndëshkojë ata që nuk adhurojnë tjetër gjë veç Tij". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 10: Ku është Allahu?

    Përgjigje: Allahu është mbi Fronin i cili është mbi shtatë qiejt.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "er-Rahman [i Mëshirshmi] u ngrit mbi Fronin". [Ta Ha, 5]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu shkroi në një libër mbi Fronin te Ai se mëshira e Tij e tejkalon hidhërimin e Tij". [Transmetuar nga el-Buhari]



    --------------------------------------------------------------------------------
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 11: A është Allahu me ne me qenien e Tij apo me dijen e Tij?


    Përgjigje: Allahu është me ne me dijen e Tij; Ai na dëgjon dhe na sheh.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Ai [Allahu] tha: Mos ki frikë, vërtet Unë jam me ju të dy, dëgjoj dhe shoh". [Ta Ha, 46]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Ju e lutni Atë që dëgjon, i Cili është afër dhe është me ju". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 12: Cili është mëkati më i madh te Allahu?


    Përgjigje: Shirku i madh [idhujtaria].



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Vërtet, kushdo që i vendos ortakë Allahut, atëherë Allahu e ndalon parajsën për të dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij". [Ma'ide, 72]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Pejgamberi qe pyetur: 'Cili është mëkati më i madh'. Ai tha: 'T'i përshkruash Allahut ortakë ndonëse Ai të ka krijuar". [Transmetuar nga el-Buhari]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 13: Çka është shirku i madh [idhujtaria]?


    Përgjigje: T'ia kushtosh ndonjë formë adhurimi tjetër gjëje veç Allahut.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Vërtet, Allahu nuk fal që Atij t'i vendosen ortakë në adhurim, por Ai ia fal përveç kësaj kujt të dojë". [Nisa, 48]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Mëkatet më të mëdha janë idhujtaria, etj.". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 14: Cili është dëmi nga shirku i madh?

    Përgjigje: Arsyeja për përjetësi në Zjarr.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Vërtet, kushdo që i atribuon ortakë [bën shirk] Allahut, Allahu e bën të palejueshme për të hyrjen në parajsë". [Ma'ide, 72]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që vdesë ndërsa i atribuon ortakë Allahut [bën shirk], ai hyn në Zjarr". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 15: A i bëjnë punë veprat e mira atij që adhuron të tjerë veç Allahut?


    Përgjigje: Jo, veprat e mira nuk u bëjnë punë atyre që adhurojnë të tjerë veç Allahut.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Por sikur ata t'i kishin shoqëruar Allahut të tjerë në adhurim, e gjithë ajo që ata bënin s'do të kishte qenë e dobishme për ta". [En'am, 88]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që bën ndonjë vepër në të cilën ai më shoqëron ortakë, Unë e refuzoj atë dhe veprën [shirkun] e tij". [Transmetuar nga Muslim]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 16: A ekziston shirku midis muslimanëve sot?


    Përgjigje: Po, ekziston.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun veçse duke i atribuar Atij ortakë". [Jusuf, 106]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Dita e Kijametit s'do të ndodhë derisa disa fise nga Umeti im [populli musliman] t'u bashkohen idhujtarëve, dhe ata madje do të adhurojnë idhujt". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 17: Çfarë është vendimi lidhur me të luturit e tjetërkujt veç Allahut, si p.sh. të vdekurit?


    Përgjigje: Të luturit ata është shirk i madh.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Mos lutni ndonjë tjetër zot bashkë me Allahun, se mos po jini midis atyre që do të ndëshkohen". [Sh'uara, 213]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që vdesë duke qenë se ai u është lutur të tjerëve veç Allahut, do të hyjë në Zjarr". [Transmetuar nga el-Buhari]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 18: A është lutja formë e adhurimit?

    Përgjigje: Po, lutja është adhurim.



    Dëshmi nga Kur'ani fisnik:


    "Dhe Zoti yt ka thënë: Më lutni Mua, Unë do t'ju përgjigjem". [Gafir, 60]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Lutja është adhurim". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 19: A e dëgjojnë lutjen të vdekurit?


    Përgjigje: Jo, nuk e dëgjojnë.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Por ti s'mund t'i bësh të dëgjojnë ata që janë në varre". [Fatir, 22]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu ka caktuar engjëj që t'më informojnë për përshëndetjet e popullit tim". [Transmetuar nga Ahmed]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 20: A kërkojmë ne ndihmë nga të vdekurit, apo nga ata që s'janë të pranishëm?


    Përgjigje: Jo, ne s'kërkojmë ndihmë nga ata, por kërkojmë nga Allahu.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Përkujto kur ti kërkove ndihmë nga Zoti yt dhe Ai t'u përgjigj". [Enfal, 9]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "O i Përjetshëm, o i vetë-Mjaftueshëm, që me Ty mbahet gjallë çdo gjë, kërkoj ndihmë nëpërmjet Mëshirës Tënde". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 21: A është e lejueshme të kërkosh ndihmë nga tjerët veç Allahut?

    Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë të kërkojmë". [Fatiha, 5]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Nëse luteni për diçka, luteni Allahun; nëse kërkoni ndihmë, kërkoni ndihmë nga Allahu". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 22: A bën të kërkojmë ndihmë nga të gjallët?


    Përgjigje: Po, në çështjet në të cilat ata mund të ndihmojnë.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi". [Ma'ide, 2]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu i ndihmon adhuruesit për sa kohë që adhuruesi i ndihmon vëllait të tij". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 23: A është e lejueshme të bëjmë be në tjetër veç Allahut?


    Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme të bësh be përveç me Emrin e Allahut.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "O Zoti im, kam bërë be në Ty që këtë që e kam në mitrën time të jetë nën shërbimin Tënd". [Aal-Imran, 35]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që bën be për t'iu bindur Allahut duhet ta bëjë këtë, dhe kushdo që bën be për ta kundërshtuar atë s'duhet ta kundërshtojë Atë". [Transmetuar nga el-Buhari]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 24: A është e lejueshme të therësh kurban [sakrificë] në emër të ndokujt tjetër veç Allahut?

    Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Andaj ktheju me lutje Zotit tënd dhe ther kurban [vetëm për Të]". [Keuther, 2]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu e mallkon këdo që ther kurban në emër të tjetërkujt veç Allahut". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 25: A është e lejueshme t'u vijmë përqark [tauaf] varreve të njerëzve të devotshëm?


    Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe ejani përqark Shtëpisë së Lashtë [Kabes në Meke]". [Haxh, 29]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që vjen përqark Shtëpisë [Kabes] shtatë herë dhe i fal dy rekate [njësi namazi]". [Transmetuar nga Ibn Maxheh]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pyetja 26: A është e lejueshme të falesh ndërsa varri gjendet përpara teje?


    Përgjigje: Jo, s'është e lejueshme.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Ktheni fytyrat tuaja në drejtim të el-Mesxhid el-Haram". [Bekare, 144]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre". [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 27: Çfarë është vendimi lidhur me praktikimin e magjisë?


    Përgjigje: Praktikimi i magjisë konsiderohet akt mosbesimi.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Por djajtë mohuan meqë ua mësonin njerëzve magjinë". [Bekare, 102]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Shmangiuni shtatë gjërave shkatërrimtare: Shirku, magjia…" [Transmetuar nga Muslim]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 28: A duhet t'u besojmë pohimeve të falltarëve?


    Përgjigje: Jo, s'duhet t'u besojmë atyre.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Thuaj: Askush në qiej dhe tokë nuk e njeh të Padukshmen". [Neml, 65]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Kushdo që shkon të një falltar dhe beson në atë çfarë ai thotë, ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit". [Transmetuar nga Ahmed]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 29: A e njeh ndokush të Padukshmen?


    Përgjigje: Askush veç Allahut nuk e njeh të Padukshmen.



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe te Ai janë çelsat e të Padukshmes. Askush veç Tij nuk e njeh Atë". [En'am, 59]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Askush veç Allahut nuk e njeh të Padukshmen". [Transmetuar nga et-Tirmidhi]



    --------------------------------------------------------------------------------

    Pyetja 30: Me çfarë burimesh qeverisin muslimanët?


    Përgjigje: Muslimanët qeverisin me ligjet e Kur'anit dhe thëniet autentike të pejgamberit [hadithet].



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe gjyko [O Muhamed] mes tyre me atë që e ka zbritur Allahu". [Ma'ide, 49]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu është gjykatës dhe te Ai kthehemi". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  7. #7
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    [B]

    Pyetja 30: Me çfarë burimesh qeverisin muslimanët?


    Përgjigje: Muslimanët qeverisin me ligjet e Kur'anit dhe thëniet autentike të pejgamberit [hadithet].



    Dëshmi nga Kur'ani Fisnik:


    "Dhe gjyko [O Muhamed] mes tyre me atë që e ka zbritur Allahu". [Ma'ide, 49]



    Dëshmi nga Suneti autentik:


    "Allahu është gjykatës dhe te Ai kthehemi". [Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim]




    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 16-02-2011 më 14:26

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    *
    Master2006, a bën me e ditë se çka ke dashtë të thuash, apo është sekret?
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  9. #9
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Master2006, a bën me e ditë se çka ke dashtë të thuash, apo është sekret?
    Desha te them, nese Allahu urdheron qe te gjykohet me ate cfare Ai zbriti, pra me Kuranin, atehere, pse neve nuk na mjafton Kurani, dhe duhet te gjykojme edhe me Hadithe? Edhe Muhamedi a.s. paska gjykuar me Kuran apo jo?

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Desha te them, nese Allahu urdheron qe te gjykohet me ate cfare Ai zbriti, pra me Kuranin, atehere, pse neve nuk na mjafton Kurani, dhe duhet te gjykojme edhe me Hadithe? Edhe Muhamedi a.s. paska gjykuar me Kuran apo jo?
    SubhanAll-llah, por kur do ta kuptosh ti njiherë, se je gabim master2006? Pse bëhesh aq i trashë që nuk don me e kuptu?

    Mbasi e prisnja një gjë të tillë nga ti master2006, për atë që e ke pasur përherë dyshim në zemrën tënde.

    Atëherë un të pyes ti master2006, më trego se a e kryen namazin ti?

    Në rastëse ti e kryen namazin, po na trego njiherë se si falesh? Mbasi ti e ndan Kur'anin nga Sunneti, që një gjë e tillë nuk duhet të bëhet asnjëherë, na trego ti master2006, se si e praktikon fenë ti? Të jem pak i qartë:

    Kë e ndjek ti në Fe?
    Ku i mer bazat e saj?
    A je ti në gjendje të na e sqarosh ti Kur'anin?
    Kë kanë ndjekur njerëzit e devotshëm?

    Nëse mundesh na i sqaro këto ajete Kura'nore:

    Thotë All-llahu s.v.t:
    Bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit, ashtu që të mëshiroheni. Ali Imran: 132.

    Thotë All-llahu s.v.t:
    O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju, Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, parashtrojeni atë te All-llahu (te Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit, Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. Nisa: 59.

    Thotë All-llahu s.v.t:
    Kush i bindet të Dërguarit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, ne nuk të kemi dërguar ty roje kundër tyre. Nisa: 80.

    Thotë All-llahu s.v.t:
    Thuaj: respektoni All-llahun, respektoni të Dërguarin, Nëse ata refuzojnë, atyre u takon përgjegjësia për atë që janë ngarkuar, ndërsa juve ju takon përgjegjësia me atë që jeni ngarkuar. Nëse i bindeni atij, keni gjetur të vërtetën, i Dërguari ka për obligim vetëm komunikimin e qartë. Nur: 54.

    Thotë All-llahu s.v.t:
    Falni rregullisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të Dërguarin, që të mëshiroheni. Nur: 56.

    Thotë All-llahu s.v.t:
    Thuaj: o ju njerëz, Unë jam i dërguar i All-llahut për të gjithë ju, Të cilit (All-llahut) i takon sundimi i qiejve dhe i tokës. S'ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Tij, Dhënësit të jetës dhe Dhënësit të vdekjes, Pra besoni All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, pejgamberin e pa- shkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij. Ndiqni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën. A'raf: 158.

    Thotë All-llahu s.v.t:

    Le të ruhen ata që e kundërshtojnë urdhrin e tij (e të Dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telash (fitne, përçarje, sprovim), ose do t'i zë dënim i dhembshëm. Nur: 63.

    Thotë All-llahu s.v.t:
    Ç'farë t'ju japi i Dërguari merreni, dhe për ç`do gjë që ju ndalon, përmbajuni. Hashr: 7.

    Thotë All-llahu s.v.t:

    S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëshirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë. Nisa: 150

    Të ma bësh hallall se kam kërkuar shumë pyetje nga ty, por shpresojmë se do të përfitojmë nga këto pët ta kuptuar të vërtetën njëherë ashtu siç duhet.

    Dhe të lutem të na përgjigjesh me sinqeritet dhe pa kapërcime!

    Feja jonë është e drejtë dhe e kërkon drejtësinë. Ne lusim All-llahun s.v.t., që të na e nxjerë në pah këtë drejtësi, kështu që të mos rimë ende në erësirën e dyshimeve të kota.

    Dhe duaja e ime e fundit është:


    FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.V.T. ZOTIT TË BOTRAVE.

    ME SINQERITET DHE DASHURI DHE RESPEKT NGA VELLAI JUAJ NË ISLAM

    RAMAzANI.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •