Sebastian Fetel: Respektoj ēdo shqiptar qė mė mbėshtet!
Pėr herė tė parė njė kampion bote i Formulės 1, flet ekskluzivisht nė njė gazetė shqiptare, „Sportin Shqiptar“, rreth sezonit tė sapo filluar, gjendjes sė Red Bull-it dhe gjithēkaje qė pret nga 2012-ta
Sebastian Fetel rikthehet te fitorja nė garėn e katėrt tė kėtij sezoni, i cili nuk ka filluar ashtu si u mbyll viti i shkuar. Gjithsesi, ky fakt nuk e shqetėson dy herė kampionin e botės, i cili edhe nė konferencėn pėr shtyp pas Ēmimi tė Madh tė Bahreinit i kujtoi tė gjithėve se ky sezon ka 20 gara nė kalendar dhe si rrjedhojė, ende asgjė nuk ėshtė.
Pas mėse njė viti kėrkese, gjermani i skuadrės Red Bull, ka pranuar t’i japė pėrgjigje disa pyetjeve tė „Sportit Shqiptar“. Fetel sigurisht qė nuk kishte dėgjuar ndonjėherė pėr Shqipėrinė, megjithatė, nė sajė tė pyetjeve tė kėsaj interviste, edhe ai pati mundėsinė e njohjes me njė vend tė vogėl si i yni, por me shumė tifozė tė Formulės 1. Ja dhe biseda me tė:
Pas dy titujve kampion radhazi, sa shanse keni kėtė sezon tė shpalleni sėrish kampion?
Objektivi im ėshtė i njėjti, tė fitoj titullin kampion, pavarėsisht se ēfarė ka ndodhur nė sezonet e shkuara. Tė gjithė e filluan nga zero kėtė vit, ashtu si unė, dhe padyshim, qė tė gjithė pėrpiqen tė fitojnė. Sigurisht qė e pyes ndonjėherė veten, a mundet tė pėrsėriten mė ato suksese?
Megjithatė, asgjė nuk ka ndryshuar, vazhdoj tė jem i uritur dhe vazhdoj tė mos ndihem aspak mirė kur dikush mė mund. Megjithatė tė gjithė mund tė humbasin njė ditė, nuk kam asgjė kundėr humbjes…
Kanė kaluar 4 garat e para, keni arritur njė fitore dhe jeni nė krye tė klasifikimit pėr pilotė, besoni se u rikthyet sėrish pretendent kryesor pėr titullin?
Tė flasėsh pėr titullin kampion nė kėtė periudhė tė kampionatit, kur ka ende edhe shumė gara pėr tė zhvilluar, ėshtė shpejt. Ne jemi tė fokusuar nė punėn tonė dhe i marrim gjėrat hap pas hapi. Ndėrkohė qė objektivi im mbetet padyshim titulli kampion.
Si duket makina juaj tashmė me kėtė fitore, tė cilėn, nė njė farė mėnyre, as ju vetė nuk e prisnit. Ndryshimet e reja nė rregulloren teknike duket kanė ndikuar ndjeshėm te ju.
Nėse i sheh makinat, tė gjitha janė tė shėmtuara, pėrveē McLaren-it. Megjithatė kjo nuk ka lidhje me efikasitetin, apo kompetivitetin e tyre. Ajo qė ndikon mė shumė te ne ėshtė rregullorja. Ndalesa qė na u bė, pėr pėrdorimin e gazrave tė skapamentos te difuzorėt nė pjesėn e poshtme tė makinės, na ka ndikuar shumė nė ritėm. Kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr ne, por edhe pėr skuadra tė tjera qė e kanė pėrdorur mė parė. Thjesht te dikush ka ndikuar mė shumė, ndėrsa te njė tjetėr ka ndikuar mė pak.
Me qė jemi te paraqitja e makinės, a i keni vėnė ndonjė emėr, pasi nė ēdo sezon ju i keni vėnė ndonjė emėr makinave tuaja?
Abbey…
Ky lidhet me emrin e albumit tė Beatles „Abbey Road“, apo me emrin e kthesės sė famshme tė pistės sė Silverstonit?
Nuk ka ndonjė arsye tė veēantė, thjesht ėshtė njė emėr qė mė pėlqen.
Nėse kthehesh prapa nė kohė, do tė shohėsh se pilotėt mė tė mėdhenj dhe tė famshėm tė Formulės 1 vijnė nga vende qė kanė pista pėr kėtė sport. A mendoni se nga njė vend i vogėl si Shqipėria, pa infrastrukturė, mund tė dalė njė pilot i kėtyre niveleve?
Talentet gjenden kudo, gjėja mė e rėndėsishėm pėr njė pilot tė ri ėshtė qė tė besojė te vetja dhe mbi tė gjitha tė ndjekė ėndrrėn e tij.
Besoj se nuk keni informacion pėr njė vend si Shqipėria, ku ėndrra e ēdo tė riu pėr t’u bėrė njė „Feteli“ i ardhshėm, shuhet shpejt, pasi mungojnė edhe pistat pėr makina Kart.
Unė nuk i harroj asnjėherė vitet e mia tė fillimit, qė kanė qenė vėrtet shumė tė vėshtira. Megjithatė, unė i kisha vėnė vetes njė qėllim, qė e kėrkoja me ngulm pėr ta arritur. Unė jetova me ėndrrėn time dhe asnjėherė nuk hoqa dorė, ky ėshtė njė sugjerim pėr tė gjithė tė rinjtė shqiptarė.
Njė ndėr problemet e vendit tonė, ku shumė tė rinj janė tė pasionuar pas garave e shpejtėsisė duke ndjekur ėndrrėn e ēmendur pėr t’u bėrė pilotė, janė aksidentet. Njė kėshillė pėr kėta tė rinj?
Tė ngasin makinat me kujdes, dhe mbi tė gjitha, tė respektojnė shoferėt e tjerė nė rrugė.
Shpesh lexojmė, se edhe pilotė tė Formulės 1 kanė patur probleme me policinė, disa prej tyre janė gjobitur, apo edhe u ėshtė marrė patenta. Ju keni pasur ndonjė incident tė tillė?
Nuk e di se ēfarė ka ndodhur me kolegėt e mi, por unė asnjėherė nuk kam pasur probleme tė tilla nė trafik, pasi gjithmonė e respektoj kodin rrugor… i jap shpejt makinės, vetėm nė pistė.
Ju jeni njė personazh i famshėm, jo vetėm nė gjithė botėn, por edhe nė Shqipėri. Si ndiheni kur dėgjoni, se edhe nga njė vend qė nuk e njihni, ju mbėshtesin shumė tė pasionuar tė kėtij sporti?
Unė vlerėson dhe respektoj ēdo fans, nuk ka rėndėsi se nė cilėn pjesė tė globit, ai ose ajo ndodhen. Megjithatė, jam shumė i befasuar kur dėgjoj, se njerėz nga vende ku nuk zhvillohet Formula 1, mė njohin dhe mė mbėshtesin. Ēdo fans ėshtė i ndryshėm nė mėnyrėn e tij se si mė mbėshtet, apo bėn tifo pėr mua. Unė e kam shumė pėr zemėr tė takoj fansa nė tė gjitha vendet ku shkoj, pasi shoh se gjėrat ndryshojnė, sjellja, veshja kultura e shumė tė tjera…
Qė nė moshėn 8-vjeēare nė timon
Fetel lindi mė 1987, nė Hepenhaimi tė Hesenit. Nė automobilizėm e ēoi i ati, i cili e dalloi herėt talentin e tė birit. Qė nė moshėn 3 vjeē, Sebastiani ndėrmori pėrpjekjet e para pėr tė ngarė njė “go-cart”. Prej moshės shtatė vjeē, Fetel mori pjesė rregullisht nė garat me go-cart dhe fitoi tituj tė ndryshėm pėr tė rinj. Si 12-vjeēar ai u pranua nė ekipin e tė rinjve, qė nxiteshin prej Red Bull-it. Mė vonė, ai kaloi Formulėn BMW dhe nė sezonin 2004 fitoi 18 prej 20 garave.
Nė garėn e tij tė parė tė Formulės 1, mė 2007-n nė Indianapolis, Feteli 19-vjeēar ishte piloti mė i ri, qė merrte pikė nė njė garė. Mė 2008, nė Ēmimin e Madh tė Italisė nė Monza, ai u bė fituesi mė i ri i njė gare tė Formulės 1. Mirėpo defekte teknike nė Red Bull-in e tij dhe disa gabime tė vetat, e lanė prapa.
Mė 14 nėntor 2010, Fetel u bė kampioni mė i ri i botės nė kategorinė mbretėrore, duke qenė 23 vjeē dhe 134 ditė. Vitin e kaluar, ai e mbrojti titullin me sukses, duke shkruar pėrfundimisht histori nė Formula 1. Kontratėn me Red Bull-in e pati zgjatur qė para sezonit, deri nė fund tė 2014-s.
Si hobi tė tij Fetel jep snowboard, mountainbiking, notin dhe fitness-in. Si muzikė, parapėlqen ndėr tė tjera, Beatles-at. Popullariteti i tij nė Gjermani ėshtė i jashtėzakonshėm.
Zbulimi i talentit…
Historia e F1 ia atribuon zbulimin e Fetelit, Helmut Markos, ish-pilotit austriak, mik i ngushtė i Dieter Mateschitz, biznesmenit dhe bashkėpronarit tė “Red Bull energy drink”. Ishte viti 2004 kur vendosi tė vinte bast pėr atė djalosh, me tė cilin qeshte gjithmonė.
Nė fakt, ai djalosh kishte qenė i pari nė tė gjitha kategoritė, ku kishte qenė pjesėmarrės (nė Kart i vetmi me tė cilin hahej gjithmonė ishte piloti Ljuis Hamilton) dhe pikėrisht nė atė vit kishte fituar 18 nga 20 gara ku kishte marrė pjesė. Por i pari, qė e zbuloi talentin e Sebastianit ishte njėfarė Gerhard Noack, qė si zanat kishte zbulim e talenteve tė reja.
Ai i merrte fėmijėt rreth moshės 7 apo 8 vjeē, i hipte nė njė makinė Kart, i linte tė vinin vėrdallė pėr gjysmė ore dhe pastaj u thoshte prindėrve, nėse kishin tė ardhme apo jo. Nė atė kohė ishte shumė i famshėm, sepse kishte qenė ai qė kishte dhėnė i pari “ok” pėr Mikael Shumakerin. Sipas “legjendės”, Sebastiani, qė ishte duke marrė pjesė nė njė garė pėr fėmijė, vazhdoi tė garonte me goma tė thata edhe pse kishte filluar njė shi i madh.
Ishte vetėm 8 vjeē. “Seb ishte i jashtėzakonshėm pėr tri arsye: sepse dinte t’i jepte mirė makinės, ishte i shpejtė nga natyra dhe ishte shumė miqėsor. Thoshte gjithmonė, faleminderit dhe buzėqeshte”, tregon ai. Ishte shumė simpatik, ashtu siē vazhdon tė jetė edhe sot. “Ėshtė njė gjerman me sens britanik humori”, thonė miqtė e tij.
Miti, “profesori kthehet nė nxėnės”
Kampionėt njihen mes tyre. Ndonjėherė tėrhiqen, shpesh urrehen dhe mė rrallė akoma duhen. Por mė shumė sesa njė marrėdhėnie e thjeshtė, mund tė flasim pėr raportin qė ka me Mikael Shumakerin, prej kohėsh sponsor dhe dėshmitar i tė riut Sebastian. Tė dy janė njohur nė vitin 1995, ditėn e garės sė famshme me Kart, nė kategorinė e fėmijėve.
“Sot, jemi shumė miq”, – tregon Shumi. Pėr kėtė, ish-kampioni i botės, ėshtė ndoshta subjekti mė i mirė pėr tė shpjeguar “fenomenin” Fetel. “Ka shumė talent, por ajo ēka e dallon, ėshtė aftėsia e tij pėr t’u pėrmirėsuar garė pas gare”. Pikėrisht, kjo e ēoi qė brenda tre vjetėve radhazi qė nga eksperienca me Toro Rosso, tė fitonte dy botėrorė (nė 2010 dhe 2011).
“E veēanta e tij ėshtė se sot ėshtė e pamundur tė matėsh mundėsinė e tij pėr t’u pėrmirėsuar. Sot ėshtė njė pilot qė di tė kalibrojė rrezikun, tė shfrytėzojė ēdo rast. Ėshtė pėrmirėsuar aq shumė, saqė tani qė e shoh mendoj se i kam dhėnė vėrtet kėshilla tė mira”. Raporti mes tė dyve ka ndryshuar shumė nė vitet e fundit. “Tani ka kohė qė nuk i jap mė kėshilla. Takohemi shpesh, bisedojmė dhe ndonjėherė mėsoj unė nga ai,” – shprehet shtatė herė kampioni i botės, Mikael Shumaker.
Ngjashmėritė e Sebastianit me kampionėt e mėdhenj
Eshtė njė pilot pėr skuadrėn, ashtu si edhe Niki Lauda, por ka “kėmbėn e rėndė“, duke na kujtuar Najxhėll Mansell
Tė mira, apo tė kėqija qofshin, askush nuk ėshtė i njėjtė me dikė tjetėr. Kėshtu janė edhe paraardhėsit e Sebastian Fetelit. Njė gjė e tillė ėshtė normale, pasi gjermani, nė mėnyrė tė drejtė reklamon personalitetin e tij, duke mbėshtetur faktin qė nuk ėshtė inspiruar nga askush. Origjinaliteti ėshtė gjithmonė i mirėpritur, por ėshtė edhe argėtues fakti tė kėrkosh brenda Sebastianit ndonjė ngjashmėri me emrat e mėdhenj tė sė shkuarės dhe tė tashmes. Njė “lojė“, ku zbulohen shumė gjėra interesante dhe kurioze nė substancė.
Shpejtėsia, si Sena: Nė xhiro teke, ashtu siē janė xhirot e provave zyrtare, Fetel ėshtė “vrasės”. Megjithatė nuk mund tė themi qė arrin ta lėrė pas mė tė mirin, Airton Senėn, as atė qė e ndiqte nga shumė pranė dhe gjithmonė pėrfitonte nga ndonjė gabim i brazilianit, si Karlos Ruterman. Sa herė Feteli ka arritur tė marrė “pole position”-in, kur ka pasur vetėm njė mundėsi qė tė regjistronte njė xhiro tė mirė? Kjo shpjegon gjithēka.
Taktika, si Prost: Po pėrmirėsohet. Eshtė i ri, ka dėshirė qė tė fitojė gjithmonė, por edhe tė dielėn e kaluar ka dhėnė njė shembull pjekurie, duke u kėnaqur me njė pozicion qė nė momente tė tjera do tė kishte refuzuar ta pranonte. Tė kujton Alen Prostin e dikurshėm.
Ritmi, si Shumaker: Kur shkėputet nė krye tė garės dhe vazhdon tė krijojė hapėsirė ndaj ndjekėsve, njė gjė e tillė ėshtė goditje pėr tė gjithė. Megjithatė, vlen pėr t’u theksuar kėtu se ka njė ndėr makinat mė tė mira, krahasuar me rivalėt e tij. Po tė mendohemi mirė do tė kujtojmė se edhe Mikael Shumaker kishte makinėn mė tė mirė nė atė periudhė, ishte momenti mė i mirė i Ferrarit. Sa i pėrket kėtij lloj ritmi dhe stili pėrdorimi, ka njė ngjashmėri tė madhe mes tė dyve.
Aplikimi, si Lauda: “Fetel ėshtė njė pilot i skuadrės,” – thotė Adrian Njuej, duke e pėrgėzuar pėr mėnyrėn e aplikimit tė punės, gjithashtu duke theksuar kuriozitetin e tij teknik dhe dėshirėn pėr tė provuar gjėra tė reja, qė mund t’i jepnin avantazhe. Njė karakteristikė tė tillė kishte edhe njė pilot tjetėr, qė fliste gjermanisht, Niki Lauda.
Pėrshpejtimi, si Alonso: Fetel lindi vetėm 24 vite mė parė dhe ka arritur tė ėndėrrojė, ashtu si tė gjithė fėmijėt e moshės sė tij, pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė fituar nė Formulėn 1. Sigurisht duke e filluar karrierėn nga garat e Formulės Kart. Eshtė edhe dikush tjetėr qė e ka filluar nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme karrierėn, duke fituar nė moshė shumė tė re dhe mė pas u konfirmua me kalimin e kohės. Ky ėshtė spanjolli Fernando Alonso.
Familja, si Kubica, Alonso e Baton: Babai i tij ėshtė njė punėtor i thjeshtė, nė njė lokalitet gjerman, ndėrsa nėna e tij ėshtė shtėpiake. Fetel ėshtė krijuar vetė, duke sakrifikuar shumė, pa pasur gatishmėrinė qė kanė pasur emra tė tjerė tė mėdhenj, si Sena apo Nelson Pike. Origjina e tij ėshtė e ngjashme me atė tė shumė pilotėve tė tjerė, apo ashtu si vetė Fernando Alonso, Robert Kubica, Xhensos Baton…
Kėmba, si Manshell: Kėmbė shumė e rėndė. Parakalimi i tij sezonin e kaluar nė Monza ndaj Alonsos, edhe pse me njė Ferrari dhe pa shumė hapsirė pėr tė kaluar, konfirmoi edhe njė herė dhe i siguroi tė gjithė ata qė mendonin se gjermani i bėnte gjėrat shumė tė thjeshta. Atėherė tregoi kurajo, nė momentin qė i duhej. Nė atė lėvizje, nė kufijtė e ēmendurisė nė Ēimin e Madh tė Italisė, na kujtoi tė gjithėve Najxhėll Mansellin.
Supersticioz, si Askari: Nė biografinė e shkruar, nėn kujdesin e Andrea Kremonezit dhe Mako Del’Indoventi pėr Valardin, zbulohet se Fetel ndalon dhe ndryshon rrugėn, nėse i kalon pėrpara njė mace e zezė. Njė gjė tė tillė e kishte edhe njė tjetėr kampion bote, Alberto Askari.
Korrektėsia, si Lauda, Alonso dhe Hakinen: Tė dielėn e ekzagjeroi disi nė startin e garės, duke rrezikuar shumė me Batonin, i cili u vu nė vėshtirėsi nė kthesėn e parė. Asgjė skandaloze, gjithsesi. Fetel nė realitet ėshtė njė kampion korrekt, i ligjshėm dhe u pėlqen tė gjithėve pėr kėtė fakt. Sėrish tė kujton Laudėn, Alonson, ose Mika Hakinen.
Ēfarė u tha pėr Fetelin pas titullit tė dytė kampion bote
Red Bull nuk i kursen superlativat pėr Sebastianin
“Fenomenal! I mrekullueshėm! E pabesueshme! Kemi zhvilluar njė sezon (2011) fenomal, me njė skuadėr qė punon nė mėnyrė tė mrekullueshme, dhe mbi tė gjitha, tregon pasion nė atė qė bėn, edhe pse me sforcime tė mėdha, – shprehet Krstianin Horner, shefi i skuadrės sė Red Bull-it. – Tashmė Sebastianit i duhet tė mėsojė mė shumė anekdota britanike dhe gjithashtu tė rregullojė mėnyrėn e tė qethurit”.
Vlerėsimi: Janė fjalė qė i drejtohen njė piloti, i cili ėshtė vetėm 24 vjeē dhe ka dy tituj kampioni. “Sebastian ėshtė njė talent i madh, por edhe njė djalė shumė i vendosur, punon fort dhe ėshtė shumė inteligjent,” – tregon Adrian Njuej, gjeniu, i cili krijoi makinėn e famshme tė Red Bull-it.
Pasi kishte ndėrtuar makinat qė bėnė pilotė tė mėdhenj si Alen Prost, Airton Sena, Najxhėll Mansell, Mario Andreti, Mika Hakinen dhe Zhak Villnėv, tashmė ėshtė duke shijuar sukseset e djaloshit nga Hepenhaimi. “Tė jep pėrshtypjen qė mėson gjithēka nė momentin qė zbret nė pistė, rrallėherė bėn tė njėjtin gabim.
Eshtė vėrtet shumė kompetitiv, por nuk ėshtė aspak arrogant. Me tė mund tė shkosh i qetė edhe nė “pub” pėr tė pirė birra, pasi nuk e ekzagjeron. Megjithatė e sheh tė nxehet menjėherė kur nuk arrin rezultatet qė parashikon tė marrė. Mund tė them se nuk kam parė askėnd si ai nė kėtė moshė, gjithashtu dua tė theksoj se nuk kisha punuar ndonjėherė me njė pilot kaq tė ri.”
Argėtimi: Pas festės sė Suzukės sezonin e kaluar, babai i tij, Norbert, ėshtė kthyer nė shtėpi, ndėrkohė qė pas garės nuk e mbante vendi, duke festuar pėr kėtė sukses tė madh tė arritur nga i biri. “Duhej vetėm njė pikė, por ishte njė pikė e vėshtirė pas presionin qė Sebastiani kishte. A ėshtė tani nė histori? Nuk ėshtė diēka qė i intereson. Atij i pėlqen tė garojė, tė argėtohet dhe kjo ėshtė e vetmja gjė qė ka rėndėsi pėr tė.”
Dedikimi: Ndėrkohė, mė i qetė nė mėnyrėn e tė folurit ėshtė shprehur Tomi Parmakoski, 28-vjeēar, pėrgatitėsi finlandez nga Rihimakit, tė cilit Sebastiani i kishte dedikuar titullin. “U ndjeva shumė mirė kur dėgjova falėnderimet e tij nė televizor, por roli im ėshtė thjesht qė ta ndihmoj tė marrė maksimumin. Ai ėshtė njė pilot special, qė bėn gjėra speciale. Ky ishte njė vit i madh pėr tė.”
Perfeksioni: Tė dy janė njohur tre vite mė parė nė Finlandė, nėpėrmjet mikut tė tyre, Tomi, i cili u diplomua pėr shkencėn e sportit, specialiteti filozofi. Ushtrimet e tij Sebastiani i ndjek pėrpara ēdo gare, ndėrkohė qė pėrpara Sebastianit kishte stėrvitur pėrfaqėsuesen e hokejit tė femrave.
Qė nga ajo kohė, ata janė tė pandashėm. “Tė thuash qė puna me Sebastianin ėshtė e thjeshtė, do tė ishte e gabuar. Ka momente, nė tė cilat mė duhet ta shtyj dhe ta motivoj, ndėrsa nė disa momente tė tjera t’i ul disi ritmin. Eshtė njė profesionist, qė kėrkon gjithmonė maksimumin, detyra ime ėshtė qė t’i gjej balancėn e duhur.
Tashmė ne tė dy jemi miq, por pa harruar raportin profesional, qė na lidh. Kėshtu, ėshtė normale qė ndonjėherė tė bėjmė fjalė, por gjithmonė marrėdhėnia jonė ėshtė e ndershme. Nuk ka asnjė sekret prapa sukseseve tė tij, ēelėsi ėshtė qė tė ndjekėsh rrugėn tėnde. Nė kėtė mėnyrė arrin tė ndėrtosh fatin tėnd dhe gjithēka mund tė ndodhė. Nė fund tė fundit nuk ke gjėra, qė mund tė pendohesh.”
Krijoni Kontakt