Pushteti blihet, por historia Jo!
Bexhet Pacolli mund tė zgjidhet sot President i Kosovės. Edhe pse ka disa dyshime optimiste tek integriteti i ndonjė deputeti tė partisė sė zotit Thaēi, frika se pushteti dhe paraja do triumfojė ėshtė njė opsion mė i sigurt. Nė adresė tė zotit Pacolli shtypi shqiptar ka rikujtuar gjithė dritėhijet e jetės sė tij si biznesmen tipik, i cili ka pėrdorur konjukturat politike dhe pushtetet e korruptuara pėr t'u pasuruar. Nė njė kontekst mė delikat, shtypi i Kosovės ka pėrmendur dhe deklaratat e tij mė shumė se konfuze lidhur me raportet e Kosovės me Serbinė si dhe miqėsitė e tij politike me familjen Milosheviē. Nė fund si qershi mbi tortė shfaqet dhe kandidatja pėr zonjė tė parė e Kosovės, njė ruse, si dhe kompleksimi i kandidatit pėr president nga jeta e tij familjare.
Nė mbrojtjen e tij publike, zoti Pacolli ka qenė i dobėt. Deri mė tani gjithė mbrojtjen e ka mbėshtetur tek lobistė tė paguar. Deri tani alibia e tij publike qė ai ėshtė burrė shteti janė njė pensionist amerikan dhe njė pensionist shqiptar. Pensionisti amerikan quhet William Walker, dhe ėshtė njė emėr tejet popullor nė Kosovė pasi ishte aty para luftės si pėrfaqėsues i Misionit tė OSBE dhe denoncues i masakrės sė Reēakut. Gjithė pensionistėt amerikanė qė kanė qenė nė pushtet e kanė legal lobizmin dhe askush nuk ua merr pėr tė madhe, por dhe askush nuk i merr seriozisht veē shoqėrive tė pazhvilluara. Kosova pėr fat nuk ėshtė mė njė e tillė. Pensionisti i dytė ėshtė njė ish- president i Shqipėrisė, Rexhep Mejdani. Nuk dua t'i kthehem historisė sė tij politike si president, por pėrpjekja e tij pėr tu sjellė si ish president ėshtė mė banale se karriera e tij si president. Ndryshe nga njė pensionist lobist amerikan, njė ish president shqiptar pėr Kosovėn nuk mund tė sillet si klient e njė studioje lobiste. Si i tillė ai mund tė sillet pėr ndonjė republikė afrikane apo ish republikė sovjetike, por jo pėr Kosovėn. Shqipėria ka pėrgjegjėsi pėr Kosovėn edhe kur bėn sikur nuk e ka mendjen tek hallet e saj. Sot nė Kosovė po konstituohet qeveria mė e dobėt qysh nga ēlirimi i Kosovės dhe ka shanse tė vijė nė krye tė vendit modeli (jo njeriu) mė anti-perėndimor, pėr tė cilin asnjė shqiptar i Kosovės nuk do kishte tentuar tė fitonte ndonjė herė lirinė nėse e dinte se do pėrfundonte nėn udhėheqjen e tij.
Unė nuk kam asgjė personale me Bexhet Pacollin bile gėzohem qė Kosova ka njė biznesmen tė pasur, nėse ėshtė vėrtet i tillė. Por unė nuk mund tė pranoj qė nė emėr tė shtetit tim, tė Shqipėrisė, njė ish- president, i cili nuk mė ka pėrfaqėsuar as kur ka qenė president, tė jap mbėshtetje publike pėr kėtė model presidenti nė Kosovė. Unė nuk e di ēka thėnė Pacolli nė shtypin serb e kroat, pasi nuk di serbokroatisht, por kolegėt e mi tė Kosovės mė kanė tmerruar me ato qė kanė botuar. Por mė shumė se ata, mua mė ka tmerruar nė gjuhėn shqipe Bexhet Pacolli nė njė intervistė me kolegun Mustafa Nano, kur fliste pėr Nursulltan Nazarbayevin e Kazakistanit si pėr Mesinė, rrugėn e tė cilit duhet tė ndjekė dhe i pari i Kosovės. Kush nuk beson ēfarė ka thėnė, mund ta dėgjojė me zė nė gjuhėn shqipe dhe ta shikojė me figurė. Presidenti i mundshėm i Kosovės ofron si model udhėheqje, modelin e njė diktatori tė pėshtirė qė ka eliminuar edhe fizikisht liderėt e opozitės nė vendin e tij, qė ėshtė njė ish komunist ekselent, qė vazhdon tė fitojė me nga 90 pėr qind nė njė vend ku zgjedhjet janė shaka. Kėtė besoj e ka parė dhe degjuar edhe Rexhep Meidani. Gazetat e Kosovės kanė botuar tė dielėn njė koment tė Rexhep Meidanit pėr figurėn e zotit Pacolli si burrė shteti dhe kjo po paraqitet nė Kosovė si mbėshtetje nga njė ish- president i respektuar i Shqipėrisė.
Ky ėshtė njė banalitet qė duhet ndalur. Unė nuk e ndal dot Bexhet Pacollin tė bėhet president i Kosovės, por modelin e Nursulltan Nazarbayevit, tė cilin ai e ka idhull, jam gati ta luftoj me ēdo mjet deri dhe me kryengritje. Mbrojtėsit e zotit Pacolli po pėrpiqen tė bėjnė rolin e tė moderuarve, duke i quajtur akuzat pėr lidhje tė Pacollit me Milosheviēin si patriotizėm i tepruar apo akuza keqdashėse, dhe duan tė shtojnė se ėshtė krenari qė njė biznesmen shqiptar ka ndėrtuar Kremlinin. Dhe ky ėshtė njė spekulim i madh. Bexhet Pacolli ėshtė i pėrzgjedhur tė ndėrtojė Kremlinin jo si shqiptar, por si mik i familjes sė Milosheviēit, si shtetas jugosllav me pasaportė zvicerane. E vetmja gjė qė i ėshtė fshehur Kremlinit ėshtė kombėsia e tij shqiptare, pasi me siguri do t'i prishte punė. Por lidhjet e tij me familjen Milosheviē dhe politikėn ruse janė ēėshtje e biografisė sė tij, e cila natyrisht duhet parė mirė. E rėndė nė gjithė kėtė histori ėshtė koncepti i tij pėr shtetin privat tė Kosovės, pėr njė shtet personal, i cili ėshtė i frymėzuar nga mėnyra se si Nursulltan Nazarbayev drejton Kazakistanin, nga lehtėsia me tė cilėn Nursulltan Jelcini i jepte njė tender prej 200 milionė dollarėsh njė "miku" tė vėllait tė Milosheviēit, dhe nga natyrshmėria me tė cilėn njė grusht njerėzish mund dhe hanė mish tė zier nga kundėrshtari i tyre politik nė Liberi, shtetas i tė cilės ėshtė Bexhet Pacolli.
Kosova ka nevojė pėr njė model perėndimor nė krye tė saj, pėr njė model qė nxit lirinė ekonomike, nxit konkurrencėn dhe transparencėn, nxit zhdukjen e monopoleve dhe lulėzimin e tregut tė lirė, qė hap perspektivė pėr vlerat e Kosovės dhe jo pėr plehrat e Lindjes. Mbi tė gjitha Kosova ka nevojė qė kėto modele tė pėrfaqėsohen dhe nga personalitet qė janė nė krye tė saj. Qeveria e sotme e Kosovės ėshtė nė mėshirė tė pakicės serbe tė zmadhuar artificialisht dhe tė njė presidenti qė pėrfaqėson modelin mė regresiv qė vjen nga Lindja, atė tė Nursulltan Nazarbayevit. Ky ėshtė njė hap i madh mbrapa pėr njė shtet tė ri qė u lind nga NATO dhe Perėndimi mes tė tjerash dhe si sfidė ndaj modelit lindor qė mbahej gjallė nė Ballkan nga Familja Milosheviē me aleatė tė vetėm Rusinė dhe republikat ish- sovjetike. Dhe ndėrsa natėn e 12 qershorit 1999 rusėt e morėn me triumf dhe arrogancė aeroportin e Prishtinės, pėr tė treguar se nuk e kishin humbur betejėn, sot mund tė marrin me qetėsi dhe duartrokitje nga ish partia e UĒK-sė presidencėn e vendit. Zoti i ruajt, por dua tu them tė mos llogarisin se Shqipėria i ka ndihmuar kėsaj dite tė pafat tė tyre. Rexhep Meidani nuk ėshtė as ish President, por thjesht njė emėr nė borderonė e ish- kėshilltarit tė tij dhe lobistėve tė zotit Pacolli, i cili mendon se si ēdo gjė tjetėr dhe pushteti blihet. Mundet, por jo historia.
Mero Baze/Shekulli
Krijoni Kontakt