Close
Faqja 43 prej 43 FillimFillim ... 33414243
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 429 prej 429
  1. #421
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    E shpetoi vdekja plehren, ndryshe nga Caushesket. Nqs do te kishte qene gjalle, do t'i kishin vare per gjuhe te Skenderbeu Dullen dhe Nexhmijen, si Mussolinin me Claretta Petaccin ...


    Qe fati i atij maskarai qe i terhoqen vetem statutjen zvarre.
    te sihte gjalle edhe sot ai ,mendoj se do ishim akoma ne diktature .

  2. #422
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Per mua , vrasjen siq e bene populli i Libise diktatorit te tyre Gadafin nuk pelqeu fare , tipik popull aziatik i eger !

  3. #423
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Per mua , vrasjen siq e bene populli i Libise diktatorit te tyre Gadafin nuk pelqeu fare , tipik popull aziatik i eger !
    po vrasja qe ju be musolinit te pelqeu ty ??

  4. #424
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga paridi26 Lexo Postimin
    e kan vrare sepse kan pas urdher per ta vra,sepse kushedi çfare do tregonte po ta linin gjalle.

    tani e kan rrallen te gjithe aata diktatore qe e kan perkrah deri dje si berluskoni toni blair sarkozy e kshu me rralle


    po ta linin gjalle (at dhe familjen) do tregonte LLOGAROTE BANKARE ne Zvicer

    me kyt menyre ja marrin edhe naften edhe parate

    ky revolucion drogaxhijsh i komandum nga qarqet Sioniste ka per tu kthy ne bumerang per shtetin e Izraelit, te cilet do kene veshtire per te gjet njerez per marrveshje

  5. #425
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    po ta linin gjalle (at dhe familjen) do tregonte LLOGAROTE BANKARE ne Zvicer

    me kyt menyre ja marrin edhe naften edhe parate

    ky revolucion drogaxhijsh i komandum nga qarqet Sioniste ka per tu kthy ne bumerang per shtetin e Izraelit, te cilet do kene veshtire per te gjet njerez per marrveshje
    Bravo !
    ..dhe jo vetem aq por edhe shume sekrete te tjera se nuk ishte ai ne krye te libise 40 jave por 40 vite gjate ..

  6. #426

    Libi, ekzekutohen 53 mbështetës të Gaddafit

    Libi, ekzekutohen 53 mbështetës të Gaddafit

    24/10/2011 16:15


    Trupat e ekzekutuar të 53 mbështetësve të Gaddafit janë gjetur në një hotel të braktisur në qytetin e Sirtes, informoi të hënën një grup për të drejtat e njeriut.

    ”Human Rights Watch” shtoi se ekzekutimet janë kryer rreth një javë më parë. Lajmi përbën një goditje të radhës për rebelët, në qendër të kritikave për ekzekutimin e Gaddafit dhe djalit të tij, të cilët u dorëzuan të paarmatosur.

    Pavarësisht përgëzimit për përfundimin e konfliktit libian, kancelaritë e vendeve perëndimore theksuan se do të kishin preferuar që koloneli t’i ishte dorëzuar një gjykate ndërkombëtare.

    Më shumë se 30 mijë libianë kanë humbur jetën në luftën civile të tetë muajve të fundit, ndërsa pas fitores së rebelëve, duket se ka nisur një fushatë e ashpër hakmarrje dhe spastrimi ndaj mbështetësve të kolonelit.

    Qeveria e përkohshme që drejton vendin është distancuar nga masakra të tilla dhe i ka kërkuar të gjithë trupave të saj që të mos kryejnë raprezalje që vetëm sa do të shtonin plagët e popullit libian.

    Lajmi i zbulimit të 53 trupave të ekzekutuar rrit presionin ndërkombëtar për të dislokuar një trupë paqeruajtëse në vend.

    ”Disa i kishin duart të lidhura dhe pothuajse të gjithë kishin vdekur nga një plumb i vetëm në kokë. Kjo ngjarje kërkon vëmendjen e menjëhershme të autoriteteve, për të vendosur përpara ligjit të gjithë përgjegjësit e kësaj masakre çnjerëzore”, tha Peter Bouckaert, një prej drejtuesve të organizatës humanitare, në një komunikatë të publikuar për shtyp.

    “Spiunët” gjermanë zbuluan Gadafin

    Revista gjermane “Spiegel” shkruan në një numër të saj se kanë qenë agjentët e shërbimit sekret gjerman, GND ata të cilët kanë lokalizuar vendndodhjen e Gadafit.

    “Spiegel” shkruan se GND u ka kaluar informacionin në lidhje me vendndodhjen e ish-liderit libian rebelëve. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e Gadafit, kryengritësit libianë kanë nisur një sulm masiv kundrejt pozicioneve ku ai dyshohej se fshihej. Në operacion mbetën të vrarë truprojat e Gadafit, zëdhënësi i tij, ndërsa ai vetë u zu rob, për t’u ekzekutuar më vonë nga luftëtarët e KKT-së.

    Agjencia gjermanë e inteligjencës, GND ka hedhur poshtë pretendimet e revistës “Spiegel” duke nënvizuar se nuk ka patur informacion mbi vendndodhjen e Gadafit, e jo më të informonte kryengritësit për këtë detaj.

    I biri i Gaddafi-t strehohet në Darfur

    Saif al Islam, i biri i kolonelit Muammar Gaddafi, ndodhet në Darfurin sudanez, nën mbrojtjen e Khalil Ibrahim, lider i lëvizjes Drejtësi dhe Barazi.

    Lajmin e bën të ditur një e përditshme sudaneze, sipas të cilës Saif ka arritur në darfur pasi u arratis më 27 gusht me një autokolonë prej gjashtë makinash të blinduara.

    Sipas të njëjtit burim, i biri i kolonelit kaloi nga Sirte përmes zonës së Baut, në kufirin mes Libisë dhe Chadit. Darfuri është kthyer në një strehë për shumë të kërkuar nga KKT-ja.

    Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, por edhe vendet perëndimore që mbështetën revoltën, druhen se duke qenë gjallë, Saif mund të nxisë mbështetësit e mbetur të të atit.

    Dyshohet se ai do të përpiqet të bashkohet me vëlllain Saadi, 38-vjecar, i cili u arratis në Niger që në muajin shtator, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë të regjimit dhe disa milionë dollarë.

    Ndërkohë, ditën e shtunë, tribuja e kolonelit Gaddafi propozoi pikërisht Saif al Islam si pasuesin e të atit, “për të luftuar ata që bënë revolucionin me NATO-n”.

    top-channel

  7. #427
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Italianet jane shume te frikesuar nga nje rinegocim i mundshem i kontratave te nenshkruara me Kolonelin ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #428
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Per mua , vrasjen siq e bene populli i Libise diktatorit te tyre Gadafin nuk pelqeu fare , tipik popull aziatik i eger !
    Libia eshte ne Afrik.
    A don, e s'din, a din e s'don !

  9. #429
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga naqeta Lexo Postimin
    Libia eshte ne Afrik.
    Shumicen e tyre i solli nga Azija lideri tyre Gadaffi , dikur kishte pak banore Libija , megjithse mire e ke ti .

Faqja 43 prej 43 FillimFillim ... 33414243

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •