Close
Faqja 30 prej 43 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 429
  1. #291
    Rriten mosmarrëveshjet për sulmet e koalicionit në Libi




    Rreth 12 orë bombardime mbi Misrata nga forcat e koalicionit kanë përzënë besnikët e Gedafit nga qyteti, ku ata po sulmonin përgjakshëm për të pestën ditë radhazi.Sulmi i fundit i forcave të Gedafit në qytetin e mbajtur prej rebelëve ka kushtuar 100 jetë, 60 prej të cilëve ishin civilë. Sulmet kishin nisur pak pas mesnatës dhe kishin shkatërruar tanket dhe artilerinë e Gedafit. Sulme ka pasur edhe në rrethinat e Benghazit, dhe në qytetin Ajdaybia. Ndërkohë, Liga e Vendeve Afrikanë është solidarizuar me Gedafin. Lidera të disa vendeve afrikane e kanë dënuar ndërhyrjen e koalicionit perëndimor në Libi, mes tyre Afrika e Jugut, Zimbabve dhe Uganda. Presidenti i Ugandës, Joueri Museveni, e akuzoi perëndimin për përdorimin e një standardi të dyfishtë në vlerësimin e krizave në botë. Ndërsa presidenti Zuma i Afrikës së Jugut, edhe pse votoi në favor të rezolutës së OKB-së, i kundërshtoi bombardimet, të cilat i konsideroi si mjet për të ndërruar regjimin dhe jo për të mbrojtur qytetarët libianë. Edhe Nigeria e Namibia kanë bërë thirrje për ndërprerjen e bombardimeve. Kritika ndaj sulmeve të koalicionit ka pasur edhe nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul. Ai ka paralajmëruar forcat e koalicionit që kanë ndërhyrë në Libi, se ndjekja e çdo axhende të mundshme të fshehtë do të ishte e rrezikshme. Gul deklaroi se dukej qartë se disa vende pjesëtare të koalicionit po e përdorin këtë konflikt “për të treguar muskujt e tyre”. Ai bëri thirrje për dorëheqjen e Gedafit, për t’i dhënë fund kësaj krize. Sa për koalicionin, shumë shpejt Komanda do të kalojë nga SHBA-ja te NATO. Britania, Franca dhe SHBA-ja kanë rënë dakord që komandën ushtarake të misionit për të respektuar vendosjen e plotë të zonës së ndalim-fluturimit në Libi do ta marrë NATO. Vendimi është një hap prapa për presidentin francez Nikolas Sarkozi, i cili shpresonte të kishte një rol më të madh në aleancë. Barak Obama ka rënë dakord në biseda të veçanta telefonike me Sarkozinë dhe David Kameron se mbikëqyrja politike do t’i dërgohet një organi të veçantë të përbërë nga anëtarë të koalicionit, përfshirë vende arabe si Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë jashtë NATO-s. Dje, anijet e NATO-s kanë nisur patrullimin në brigjet libiane. Avionët e Britanisë dje shënuan ditën e dytë të hyrjes në mision. Sipas oficerëve britanikë, tashmë duket se Libia nuk ka asnjë lloj mbrojtjeje ajrore. Ndërkohë, të martën e ardhshme në Britani do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Libinë. Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, i ka kërkuar Gedafit të largohet nga Libia, dhe i ka bërë thirrje qarqeve afër tij që “të marrin vendimin e duhur”. Ndërsa kryeministri rus, Vladimir Putin, ka vazhduar të shprehë kritika mbi sulmet ajrore, duke u deklaruar i shqetësuar për vrasjen e civilëve. “Çfarë shohim ne sot? Bombardime në të gjithë territorin e vendit”, tha kryeministri rus gjatë vizitës në Beograd, ku Serbia po përgatitet të përkujtojë bombardimet e saj nga NATO.
    Gedafi në ekran, thirrje për bashkim në luftë
    Gedafi ka mbajtur një tjetër fjalim përpara mbështetësve të tij, ku i ka siguruar ata se “Ne nuk do të dorëzohemi”. “Ne do t’i mundim ata me çdo mjet. Ne jemi gati për të luftuar, qoftë kjo një luftë e shkurtër apo e gjatë. Në fund ne do të triumfojmë”, tha ai në një transmetim të drejtpërdrejtë, paraqitja e tij e parë publike prej një jave. “Ky sulm, po bëhet nga një tufë fashistësh dhe do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, kështu u shpreh Gedafi në fjalimin e pasuar nga fishekzjarrët, ndërsa truma në kryeqytetin libian brohoriste emrin e tij dhe qëllonte me armë në ajër. “Unë qëndroj këtu me legjitimitet dhe nuk u druhem avionëve që mbjellin vdekje. Le të manifestojmë të gjithë kundër kolonizimit. Po përballemi me një agresion të padrejtë. Amerikanët dhe europianët janë nazistët e kohëve moderne”, tha ai. Dalja publike e Gedafit u bë pas rritjes së zërave se mbi vendndodhjen e tij, pas dy bombardimeve në kompleksin e tij rezidencial, Bab al-Aziziya, ku një nga burimet e opozitës kishte raportuar se ai ishte fshehur në një vend thellë në Sahara. “Unë jam këtu, në tendën time modeste”, tha Gedafi. “Unë jam këtu”.
    Mesazhet
    Banorëve të Tripolit po u dërgohen mesazhe, të cilat thuhet se janë prej rebelëve në Benghazi, por në fakt janë dërguar nga regjimi i Gedafit. Tekstet e mesazheve thonë se vendi do të ndahet më dysh dhe se rebelët nga Benghazi janë drejtuar në perëndim të vendit për të përdhunuar dhe masakruar në Tripoli, me ndihmën e fuqive perëndimore. Ndërkohë, televizioni në Tripoli po tregon pamje të njerëzve të vdekur, për të cilët reporterët thonë se janë vrarë nga bombardimet e koalicionit. Megjithatë, disa nga të vdekurit janë njohur nga shikuesit si të afërm që janë zhdukur gjatë grusht-shtetit të Gedafit në Tripoli.
    1,6 mld dollarë
    Suedia ka ngrirë rreth 10 miliardë kronor (1.6 miliardë dollarë) të aseteve që i përkasin regjimit të Muamar Gedafit në Libi. Sipas AP. Jonatan Holst, nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Suedi, thuhet “se nuk është e pamundur” që të ketë pasuri të tjera të fshehura në vendin skandinav. Ai tha se nuk do të japë detaje mbi asetet publike, por tha se informacioni është marrë nga institucionet financiare në Suedi. Mbikëqyrësi me bazë në Stokholm i ka urdhëruar kompanitë suedeze të nisin raportimin mbi lidhjet financiare të regjimit libian. Holst tha se vlera rritet, ndërsa më shumë njerëz që kanë lidhje me regjimin janë shtuar në listën e kërkimit.
    Kryeministri i qeverisë rebele
    Këshilli i rebelëve në Benghazi ka krijuar një trup qeverisës. Mahmoud Jibril, një ekspert i shkolluar në SHBA, i cili ka dezertuar nga qeveria e Gedafit me nisjen e protestave, është emëruar kreu i kësaj qeverie. Byroja e Informacionit për Libinë demokratike ka publikuar një CV të kreut të qeverisë së përkohshme të rebelëve. I edukuar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA, ai drejtoi skuadrën që formoi manualin e trajnimit për Arabinë e bashkuar. Ai ka bërë programe trajnimi për menaxhimin e lartë në vende arabe si Egjipti, Arabia Saudite, Libia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Jordania, Bahreini, Maroku, Tunizia, Turqia dhe Britania. Qeveria e përkohshme e rebelëve do të ngrejë edhe një televizion të sajin të pavarur, sipas “Guardian”. Baza e tij do të jetë në Katar dhe do të transmetohet në Libi pa pagesë.


    PanoramA
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #292
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Une e di shume mire qe libia ka qene trampoline per tunizian ,algjerian e ca kap afrika anej. Por edhe libian ka pas plot nder to.
    ashtu?!
    ku eshte libia ketu?
    po e perseris: numri i libianeve ne itali eshte minimal.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #293
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Cja fut p0rdhes dhe ti.

    Libia ka dekada qe eshte e shtypur nga regjimi kadafit. Atje o je i gjelbert ose vdis ,ska rruge te mesme. Italia ka vite qe pret e pret pa fund rrefugjat libie. Te mohosh qe ska shtypje ne popullsi kur udhehiqet nga nje regjim 40 vjecar eshte me t'hudh hi syve.

    Mire FOX ben propagande.
    Por al jazeira ne terren ka filmu me qindra trupa te vrare nga forcat e kadafit.
    Se cfare qun shtypje ti hajde merre vesh ,tipik llogjike komunistesh qe po si doli flaka s'pranojne kurre krime ndaj njerzimit.
    eh pike e zeze. ju beni si te zgjuar pale.
    po rregjim quhet edhe ai i kastros , por a eshte ai rregjim i dhunshem me, duke mos mare parasysh fillimin e revolucionit sepse cdo fillim revolucioni eshte i dhunshem?

    Si paska refugjat me shumice libiane ne itali?
    Une libianet e londres , di qe jane arabet me te pasur ketu duke hap biznese nga me te ndryshmet . E po ta perseris edhe njehere. Nga te gjithe arabet qe vijne e jetojne ne londer per qejf , libianet jane me te pasurit . Bile aq te pasur jane , sa hapin filjale biznesi duke u maskuar nepermjet kulturave te ndryshme arabe ose te afrikes se veriut si e si per ti bere sa me interesante zonat arabe ketu ne londer, qe jane nder me te pasurat ketu.

    Per disa te tjere ketu. Papunesia ka arritur ne 3 milione edhe ketu ne angli , po nuk shohim demostrata kundra qeverise per papunesine e madhe. Ne amerike e vendet e tjera perendimore papunesia eshte akoma e me e madhe sepse kriza ekonomike boterore qelloi me shume perendimin se vendet e tjera.

    Pra bu.llshit-i qe populli i ngrit per arsye te papunesise bie poshte ketu.
    Une kam 13 vjet ne kete shtet e para se te plaste kjo lufte ne libi nuk degjova sikurse nje here te vetme shtypjen qe po i bente medemek gaddafi popullsise se tij. Sikurse edhe njehere nuk e degjova neper lajme.
    Degjojme shpeshhere shtypjen e iranit, korese se veriut , kubes (gjoja edhe kjo) vendeve te afrikes etc etc , por kurre lajmet s'jepnin lajme rreth libise.

    Ketu ne londer kushedi sa fonde vinin nga rregjimi i gaddafit per te ngrit shkolla , universitete e instuticione te tjera shteterore. E jo vetem ne angli , por ne france e shume vende europiane.
    Aq mire e kishte gaddafi me keta kopilat angleze sa i beri qe ta lironin lockerbie bomber me zor . E ketu dalim tek pika a e deshte gaddafi popullin apo jo. Nqs nje diktator perbindesh si ky se deshte popullin , c'po i rruhej atij per abdyl baset-in?
    A valle peshon jeta e nje njeriu edhe tek nje diktatori te tille si gaddafi?

    Mos u beni kaq naive . Shtetet e perendimit po vuajne keq ekonomikisht. Per kete arsye qeverite po u rrisin taksa jashte mase jo vetem klases punetore por edhe asaj upper middle class edhe bizneseve te fuqishme. Kompanite e medhaja te naftes po u digjet menderja jashte mase nga taksat e si pasoje po rrisin cmimin e naftes per liter. Duke pare se pakenaqesia ne popull po rritet dita dites e nevoja per konsumim gjithashtu , shtetet e perendimit e pane te hijshme me mire ti binin libise nen preteksin e climirit ndaj rregjimit te gaddafit. Marreveshja eshte bere already me ''rrebelet'' atje. Ne ju japim gaddafin e rregjimin e tij ne dore , ju na jepni naften me cmin super te lire.

    E mbas 10 vjetesh do degjojme se populli ne libi po shtypet jashte mase.
    E po nqs perendimi te detyron tja shesesh fucine me 1 cent , detyrimisht qe varferia do rritet atje.
    Mbas 10 vjetesh ska nevoje me per negociata. E marrin me pushtim njehere e mire ate si shtet , sic ndodhi me irakun.

    Nuk mund te triumfoje demokracia kur bazamenti eshte akoma kapitalist.
    E per kapitalizmin , ne si popull ish-komunist, e dime shume mire sesi fuksionon me qene i sukseshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 24-03-2011 më 08:01

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Tashi me llogjiken tende i bie qe fajtor eshte vete populli dhe jo gadafi?
    Nuk po them qe perendimi ska gisht,edhe mund te kete. Por kur e mendon qe libia eshte 6 milion banor si ka mundesi qe kto njerez qe jetonin kaq mire u ngriten papritmas kundra regjimit te gadafit? Si ka mundesi qe perendimi te influencoje kto njerez te pasur (meqense po thua jetonin sh mire) te lene gjithcka pas dhe te marrin armet per te rrezuar gadafin ,askush sdo e bente. Nuk e besoj. Por kjo puna e libise ishte si nje vullkan i fjetur qe pritej te shperthente. Ashu si egjipti , tunizia ,jemeni etj etj.
    Eshte krijuar nje ide e gabuar per mendimin tim qe cdo gje qe ndodh ne boten islame ka gisht perendimi a thu se libia me 2% te naftes boterore eshte rrugezgjidhja e vetme per perendimin.

    Historia na ka treguar qe kur populli ngrihet ka gjithmone te drejte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 24-03-2011 më 12:29

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ashtu?!
    ku eshte libia ketu?
    po e perseris: numri i libianeve ne itali eshte minimal.
    Ndoshta per libianet trampoline ka qene italia per diku tjeter. Por s'mund t'themi qe ska emigrant libian. Mesa maj men une ne gjermani vitet 98-99 ne mos gaboj nder shume kosovar dhe vende tjera ka pas dhe libian qe kerkonin azil politik. Dhe kjo e ka nje arsyje.

  6. #296
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Ndoshta per libianet trampoline ka qene italia per diku tjeter. Por s'mund t'themi qe ska emigrant libian. Mesa maj men une ne gjermani vitet 98-99 ne mos gaboj nder shume kosovar dhe vende tjera ka pas dhe libian qe kerkonin azil politik. Dhe kjo e ka nje arsyje.
    ku? trampolin per ku? ke ndonje te dheni ti apo te flasim me "ndoshta"?
    libianet nuk kane pasur emigrim masiv si shqiperia. ne fakt as qe i afrohet.

    e di ti sa te huaj jetonin ne libi???
    tani po lexoj qe para ketyre trazirave ka pasur:
    1.5 milione egjyptiane,
    60.000 bangladeshiane,
    30.000 tuniziane,
    30.000 filipinas,
    30.000 kineze,
    23.000 tailandeze,
    18.000 indiane,
    10.000 turq,
    10,000 vietnameze etj etj
    gjithashtu rreth 1 milione klandestine.
    beji pak llogarite.

    sdq nuk po them qe aty ka pasur demokraci. gheddafi eshte psikopat.
    edhe une jam i mendimit qe populli ka qene i shtypur dhe i jane cenuar shume te drejta.
    vertetohet edhe nga fakti qe vendet turistike te afrikes se veriut kane qene maroku, tunizia dhe egjypti. algjeria dhe libia jo.
    por eshte e padiskutueshme, qe niveli i jeteses ka qene i larte se ne te gjithe vendet e rajonit. shihet edhe nga emigrantet qe shkonin atje.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    eh pike e zeze. ju beni si te zgjuar pale.
    po rregjim quhet edhe ai i kastros , por a eshte ai rregjim i dhunshem me, duke mos mare parasysh fillimin e revolucionit sepse cdo fillim revolucioni eshte i dhunshem?

    Si paska refugjat me shumice libiane ne itali?
    Une libianet e londres , di qe jane arabet me te pasur ketu duke hap biznese nga me te ndryshmet . E po ta perseris edhe njehere. Nga te gjithe arabet qe vijne e jetojne ne londer per qejf , libianet jane me te pasurit . Bile aq te pasur jane , sa hapin filjale biznesi duke u maskuar nepermjet kulturave te ndryshme arabe ose te afrikes se veriut si e si per ti bere sa me interesante zonat arabe ketu ne londer, qe jane nder me te pasurat ketu.

    Per disa te tjere ketu. Papunesia ka arritur ne 3 milione edhe ketu ne angli , po nuk shohim demostrata kundra qeverise per papunesine e madhe. Ne amerike e vendet e tjera perendimore papunesia eshte akoma e me e madhe sepse kriza ekonomike boterore qelloi me shume perendimin se vendet e tjera.

    Pra bu.llshit-i qe populli i ngrit per arsye te papunesise bie poshte ketu.
    Une kam 13 vjet ne kete shtet e para se te plaste kjo lufte ne libi nuk degjova sikurse nje here te vetme shtypjen qe po i bente medemek gaddafi popullsise se tij. Sikurse edhe njehere nuk e degjova neper lajme.
    Degjojme shpeshhere shtypjen e iranit, korese se veriut , kubes (gjoja edhe kjo) vendeve te afrikes etc etc , por kurre lajmet s'jepnin lajme rreth libise.

    Ketu ne londer kushedi sa fonde vinin nga rregjimi i gaddafit per te ngrit shkolla , universitete e instuticione te tjera shteterore. E jo vetem ne angli , por ne france e shume vende europiane.
    Aq mire e kishte gaddafi me keta kopilat angleze sa i beri qe ta lironin lockerbie bomber me zor . E ketu dalim tek pika a e deshte gaddafi popullin apo jo. Nqs nje diktator perbindesh si ky se deshte popullin , c'po i rruhej atij per abdyl baset-in?
    A valle peshon jeta e nje njeriu edhe tek nje diktatori te tille si gaddafi?

    Mos u beni kaq naive . Shtetet e perendimit po vuajne keq ekonomikisht. Per kete arsye qeverite po u rrisin taksa jashte mase jo vetem klases punetore por edhe asaj upper middle class edhe bizneseve te fuqishme. Kompanite e medhaja te naftes po u digjet menderja jashte mase nga taksat e si pasoje po rrisin cmimin e naftes per liter. Duke pare se pakenaqesia ne popull po rritet dita dites e nevoja per konsumim gjithashtu , shtetet e perendimit e pane te hijshme me mire ti binin libise nen preteksin e climirit ndaj rregjimit te gaddafit. Marreveshja eshte bere already me ''rrebelet'' atje. Ne ju japim gaddafin e rregjimin e tij ne dore , ju na jepni naften me cmin super te lire.

    E mbas 10 vjetesh do degjojme se populli ne libi po shtypet jashte mase.
    E po nqs perendimi te detyron tja shesesh fucine me 1 cent , detyrimisht qe varferia do rritet atje.
    Mbas 10 vjetesh ska nevoje me per negociata. E marrin me pushtim njehere e mire ate si shtet , sic ndodhi me irakun.

    Nuk mund te triumfoje demokracia kur bazamenti eshte akoma kapitalist.
    E per kapitalizmin , ne si popull ish-komunist, e dime shume mire sesi fuksionon me qene i sukseshem.
    Ne diten e pare te sulmit jane hedhur 160 raketa Tomahawk rakete.
    Vlera 160+1.Mio dollar=160 Milion.
    1.50 cent litri sot ketu.
    Gjithe te mirat

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ku? trampolin per ku? ke ndonje te dheni ti apo te flasim me "ndoshta"?
    libianet nuk kane pasur emigrim masiv si shqiperia. ne fakt as qe i afrohet.

    e di ti sa te huaj jetonin ne libi???
    tani po lexoj qe para ketyre trazirave ka pasur:
    1.5 milione egjyptiane,
    60.000 bangladeshiane,
    30.000 tuniziane,
    30.000 filipinas,
    30.000 kineze,
    23.000 tailandeze,
    18.000 indiane,
    10.000 turq,
    10,000 vietnameze etj etj
    gjithashtu rreth 1 milione klandestine.
    beji pak llogarite.

    sdq nuk po them qe aty ka pasur demokraci. gheddafi eshte psikopat.
    edhe une jam i mendimit qe populli ka qene i shtypur dhe i jane cenuar shume te drejta.
    vertetohet edhe nga fakti qe vendet turistike te afrikes se veriut kane qene maroku, tunizia dhe egjypti. algjeria dhe libia jo.
    por eshte e padiskutueshme, qe niveli i jeteses ka qene i larte se ne te gjithe vendet e rajonit. shihet edhe nga emigrantet qe shkonin atje.
    Dakort ta besoj. Por mos ndoshta kte iden e nivelit te larte te jeteses e krijojme nga paga vjetore per fryme qe kapte shifren rreth 13.000 $ ne mos gaboj? me korigjo nese jam gabim? Dhe nuk kemi informacion mbi taksat vjetore ne libi? Sa shkojne shpenzimet ditore per fryme ..etj etj. Nqf se do kishim dhe kte informacion atehere do kishim nje ide me te qarte. Por nqf se kemi taksa vjetore te larta ,cmime te larta atehere ky 13.000$ per fryme ska vlere. Ka vlere vetem ne teori per ne qe nuk jemi ne brendesi te situates.
    Eshte si te thuash qe ne shqiperi dikush e ka rrogen 600 mije lek ne muaj. YYYYY sa shume do thoshte dikush qe sja ka haberin e nivelit te jeteses. Kur nje liter nafte ka shku 1800 lek ,dhe cmimet stratosfere. Me pak fjale do shtrengosh rrypin qe t'kalosh muajin. Me kupton besoj se ku dua te dal?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 24-03-2011 më 13:54

  9. #299
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Dakort ta besoj. Por mos ndoshta kte iden e nivelit te larte te jeteses e krijojme nga paga vjetore per fryme qe kapte shifren rreth 13.000 $ ne mos gaboj? me korigjo nese jam gabim? Dhe nuk kemi informacion mbi taksat vjetore ne libi? Sa shkojne shpenzimet ditore per fryme ..etj etj. Nqf se do kishim dhe kte informacion atehere do kishim nje ide me te qarte. Por nqf se kemi taksa vjetore te larta ,cmime te larta atehere ky 13.000$ per fryme ska vlere. Ka vlere vetem ne teori per ne qe nuk jemi ne brendesi te situates.
    Eshte si te thuash qe ne shqiperi dikush e ka rrogen 600 mije lek ne muaj. YYYYY sa shume do thoshte dikush qe sja ka haberin e nivelit te jeteses. Kur nje liter nafte ka shku 1800 lek ,dhe cmimet stratosfere. Me pak fjale do shtrengosh rrypin qe t'kalosh muajin. Me kupton besoj se ku dua te dal?
    nuk e di kush e nxori kete perralle... i bien me shume se 1000$ ne muaj. nuk eshte aspak e vertete. rrogat mesatare jane afersisht 600$...

    sdq une kam qene ne tunizi para 7 muajsh.
    e kam shetituar nje pjese te madhe te vendit dhe te them te drejten nuk eshte se kam para ndonje varferi (pervec ca fshatrave te humbura).
    kur te gjithe me thone qe niveli i jeteses ne libi ka qene me i larte se ne tunizi (e vertetojne edhe emigrantet sic thashe),
    une arrij ta imagjinoj qe ne libi, niveli i jeteses nuk paska qene i ulet fare...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si zgjidhej qeveria ne libi?
    po ministrat kush i caktonte?

    po kryetaret e bashkive?

    a beheshin votime ne libi?

    sa parti ka pasur?

Faqja 30 prej 43 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •