Close
Faqja 7 prej 43 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 429
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Allahu do t'ia merr shpyrtin Gadafit, per kete, te jesh i bindur.
    Me mendu gjdokush vdekjen qe po na vjen shum ndryshe kishim vepru.

    Nesje eshe nje lajm deshta ta sjell

    Ministry i Mbrendshem i Libis te cilen Kadafi ne fjalimi e ti dje e lavdroj dhe e shaplli hero, i njejti minister sot jep dorheqje dhe perkrah popullin.
    Tre anije luftarake barkojn ne malta duke refuxuar urdherin per ta bombarduar benghazin

    Ambasodori i Libis ne OKB thot se fjalimi i Gadafit ka qen nje kod per ta nisur genocidin.

    Ky Gadafi po del pak ma i trent se ata qafira tjera BenAli dhe Mubarak. Po ishallaha edhe ky dot bjen, por ket kisha pas desher me pa populli duke linquar ne sheshin e qelbert.

    Dal ngadal tiraniis po i vjen fundi. Drejtsia let fitoi



    Citim Postuar më parë nga >Pa_doreza2
    Kosovar ti ka pakue velleazerit arabe si shume,tashe keni kohe deri sa te arrini ate numer duhet shume pune per t'u bere
    Eshte nje fjali popullore 'Budalles lshoja rrugen' ashtu dot baj edhe un
    BAC, SU KRY

  2. #62
    Kosovar vella,..

    Kan ra edhe faronet me te kqinje se ky far truma "udhezuesi" i libis !

    Ky po kerkon kohe, qe t'ia lag diku !
    Po si duket, nuk po e pranon askush qe ta strehon.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  3. #63
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Përmbajuni temës dhe lërini anash etiketimet personale dhe ndasitë fetare. Flm!
    relata refero

  4. #64
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Keta popuj mund te rrezojn sado diktatore te duan qe nga Maroku e deri ne Yemen. Po nuk u ben reforma per (1) sistemin e edukimit, (2) te ndahet feja nga qeveria/influenca politike, dhe (3) te behen reforma per me shume te drejta per njeriun, atehere mund te themi qe eshte ber nje revolucion i vertet dhe i sukseshem.


    Tashti fillon periudha me e veshtire dhe me delikate, mbasi bie diktatori/qeveria, aty do duket ne qoftese keto vende do ecin me ato 3 reforma ose ne qoftese nje diktatore u rrezuar per tu futur nje tjeter.


    Pa ndihmen e botes, nuk mendoj se keto vende do arrijn ato 3 reforma me te rendesishme. Sidoqoft, ky eshte nje moment i cmuar per vendet Arabe, per te len mangesite mbrapa dhe per te ecur perpara me ritmin e botes.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  5. #65
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Kameron: Keqardhje për standardet e dyfishta britanike


    E mërkure 23 Shkurt 2011 9:38

    Dejvid Kameron ka shprehur keqardhje për dekada të standardeve të dyfishta britanike në politikën e jashtme, duke pranuar se perëndimi ishte ai që përkrahte liderët e vendeve në Lindjen e Mesme nen besimin e gabuar se do të ruhej stabiliteti.

    Gjatë një fjalimi në parlamentin Kuvajtian para disa ditëve në kohën kur popujt e këtyre vendeve janë duke u munduar ta rrëzojnë diktatorin e tretë më radhë kryeministri britanik tha se paraqitja e botës muslimane si të papërshtatshme për demokracinë ishte “një paragjykim i kufizuar mbi racizmin.”

    “Për dekada të tëra kemi thënë se për stabilitet duhet të vihen regjime të larta kontrolli dhe se reformat do të ishin rrezik për stabilitetin,” tha ai. “Vendet si Britania u përballën me zgjedhjen në mes të interesave apo vlerave të veta. Dhe të jemi të sinqertë në kemi bërë llogaritje të tilla në të kaluarën.”

    “Por unë them se kjo ka qenë zgjedhje e gabuar,” shtoi ai. “Ashtu si gjatë ngjarjeve të fundit, mohimi i të drejtave elementare nuk e ruan stabilitetin, por e bën të kundërtën.”

    Gjatë këtij fjalimi Kameron u përball me dilemat që po përballet perëndimi në lidhje me reagimet e tyre ndaj demokracisë në Lindjen e Mesme.

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Keta popuj mund te rrezojn sado diktatore te duan qe nga Maroku e deri ne Yemen. Po nuk u ben reforma per (1) sistemin e edukimit, (2) te ndahet feja nga qeveria/influenca politike, dhe (3) te behen reforma per me shume te drejta per njeriun, atehere mund te themi qe eshte ber nje revolucion i vertet dhe i sukseshem.


    Tashti fillon periudha me e veshtire dhe me delikate, mbasi bie diktatori/qeveria, aty do duket ne qoftese keto vende do ecin me ato 3 reforma ose ne qoftese nje diktatore u rrezuar per tu futur nje tjeter.


    Pa ndihmen e botes, nuk mendoj se keto vende do arrijn ato 3 reforma me te rendesishme. Sidoqoft, ky eshte nje moment i cmuar per vendet Arabe, per te len mangesite mbrapa dhe per te ecur perpara me ritmin e botes.
    Keta popuj me dekada nuk kane mundur te rezojne keta qeveri diktatoriale dhe terroriste, keta qeveri kane mbytyr popullin e vet,keta qeveri nuk kane pasur per baze ne sistemin shtetror islamin ,keta kane pasur per baze vjedhjen dhe sherbetorllekun ndaj amerikaneve ,evropjaneve dhe ruseve.
    Tani me rezimin e ketyre jam i bindur se bota arabe do te regullohet dhe nuk do kene mundesi Amerikanet dhe keta te tjerete te tallen sic kane bere me pare .Keta nuk kane nevoje ndihmen e botes ,kane njerez te mencur dha kapacitete ekonomik te regullojne vete e vete jane nje popull shume i madh

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Shpresoj qe Libianet tia dalin me sa me pak viktima
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  8. #68
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Dezertime të flotave detare në Libi


    E mërkure 23 Shkurt 2011 14:01




    Dy anije luftarak libiase janë drejtuar për në Malta pasiqë kanë refuzuar marinsat e flotës detare t’i përgjigjën urdhërave të Gadafit për ta sulmuar qytetin e Ben Gazit.

    Gjithashtu bët e ditus sipas raporterit të El-xheziirës në Malta së qeveria e Maltës nuk jep informacione as për këto dy anije luftarake e as për dy airoplanat luftarak të cilët kanë ateruar në Malta duke mos iu përgjigjur urdhërit të diktatorit për t’i bombarduar qytetin e Ben Gazit dhe qytetët e tjera.



    Në qytetët të cilat janë nën kontrollin e demostruësve është duke mbretruar qetësi relative, aty janë formuar shtabe emergjencë për t’i dalur në ndihmë të plagosurve dhe ekipe të tjera që janë duke i ruajtur objektet dhe pasuritë shtetrore.

    Pritët në zonë e lirë nga qyteti Exhdabija deri në kufij në lindje të mbahet një marsh ku do marrin pjesë më shumë së një milion njerëz në shenjë solidariteti më viktimat dhe me revolucionarët

    Dje tankët kanë bombarduar disa vende në Libi duke lënë shumë viktima dhe të plagosur.



    Djegën trupave e të vrarëve:

    Një gazetar libias që jeton jasht vendit ka bër të ditur për El-Xheziire së ai ka informacione të sakta së diktatori Gadaf ka djegur trupa të shumtë të të vrarëve të cilat kanë qenë në rrugët e Tripolit duke u munduar t’i fsheh gjurmët e krimit dhe maskarës të cilën e ka kryer ai, milicia e tij si dhe mercenarët

    Revolucionarët e 17 Shkurtit lëshunan një deklaratë në të cilën deklaruan së regjimi i Gadafit është i paligjshëm dhe bërë thirrje për ndertimin e një shetit civil me sovranitet të plotë

    Gjithashta ata i bënë apel gjitha shtetëve, institucionëve, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale që t’i ndalin në ndihm popullit libiasë për ta tejkaluar këtë tragjedi dhe për ta ndalur gjenocidin që po ushtrohet mbi ta.

    Bëhët e ditur gjithashtu së shumë ushtarak i janë bashkangjitur revolucionarëve në shenjë paknaqësia me atë që po bën diktatori./mesazhi/

  9. #69
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Presidenti Obama po vëzhgon gjendjen në Libi

    Si në rastin e trazirave politike në Egjipt dhe Tunizi dhe demonstratave në vendet e tjera në rajon, deklaratat e administratës së Presidentit Barak Obama vazhdojnë të bëjnë thirrje për dhënien fund të dhunës ndaj protestuesve paqësorë dhe theksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive universale.

    Presidentit Obama ka marrë njoftime të rregullta rreth Libisë dhe situatës në vendet e tjera nga këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Tom Donilon.

    Megjithatë që nga publikimi i deklaratës me shkrim për Libinë javën e kaluar, presidenti e ka lënë Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton të jetë fytyra dhe zëri kryesor i përgjigjes publike të Shteteve të Bashkuara.

    Dje në Departamentin e Shtetit, zonja Klinton tha se SHBA-ja dhe bashkësia ndërkombëtare e dënojnë dhunën në Libi, duke përmendur ato që i quajti njoftime për qindra njerëz të vrarë dhe shumë të plagosur.

    Ndërsa Presidenti Obama u nis për në Ohajo për një ekspoze të politikave të tij ekonomike, sekretari i shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë Xhej Karni tha se zoti Obama nuk pritet të bëjë ndonjë deklaratë shtesë për tani.

    Zoti Karni tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me vendet e tjera dhe po marrin pjesë në takime pranë Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare mund të jetë më e efektshme “kur flet njëzëri”.

    Ai nuk dha ndonjë informacion në lidhje me bisedat që Presidenti Obama mund të ketë pasur me udhëheqës të tjerë botërorë rreth gjendjes në Libi.

    Pyetjes nëse ngjarjet në Libi tregojnë se përpjekjet gjatë viteve të fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane për të “rehabilituar” udhëheqësin libian Moamer Gadafi kanë qenë gabim, zoti Karni ju përgjigj duke përsëritur qëndrimin e qartë të administratës në lidhje me nevojën për t’i dhënë fund dhunës kundër protestuesve paqësorë dhe për të respektuar të drejtat themelore universale dhe aspiratat legjitime për reforma.

    Para se Presidenti Obama të kthehej në Uashington nga vizita e tij e shkurtër në Ohajo, rreth 30 protestues me parulla kundër Gadafit organizuan një demonstratë para Shtëpisë së Bardhë, duke bërë thirrje që udhëheqësi libian të japë dorëheqjen. Protestuesit brohorisnin “ndalni gjakderdhjen” dhe “ndalni vrasjet”.

    Dje vonë, presidenti zhvilloi takim me disa zyrtarë mes të cilëve edhe nënpresidenti Xho Bajdën dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts.

    Teksa Presidenti Obama po shqyrton hapat e ardhshëm në lidhje me Libinë, dy ligjvënës të fuqishëm amerikanë kanë paraqitur rekomandimet e tyre. Ndërkohë, udhëheqësi libian Gadafi u shfaq i palëkundur në televizion dhe nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

    Ligjvënësja republikane Ileana Ros-Lehtinen, e cila kryeson Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet Ndërkombëtare, bëri thirrje për sanksione ekonomike ndaj Libisë, përfshirë ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e udhëtimit të zyrtarëve libianë.

    Senatori Xhon Keri, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, iu bashkëngjit zonjës Ros-Lehtinen në thirrjet për përjashtimin e Libisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së. Zoti Keri tha gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare duhet t’ua bëjë me dije komandantëve ushtarakë të Libisë se mund të përballen me akuza ndërkombëtare për krime të luftës.

  10. #70
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    “Qentë serbë të luftës” vrasin për Gaddafin

    Mercenarët e parë të huaj në Libi janë “qentë serbë të luftës”. Dhjetëra mercenarë serbë janë duke luftuar në rrugët e qyteteve libian, në anën e forcave lojale të Muhammer Gaddafit.
    “Mercenarët serbë marrin me dhjetëra mijëra dollarë amerikane për këtë punë, ndërsa në Libi kanë arritur për një kohë të shkurtër nga shtete të ndryshme afrikane, ku me vite veprojnë ‘qentë e luftës’. Përpos nga shtetet afrikane, mercenarët kanë arritur në Libi edhe nga Serbia, por nëpërmjet agjencive kroate dhe boshnjake, që merren me aranzhman të personave për këtë veprimtari. Legjionarët serbë janë veteranë nga luftërat e ish-Jugosllavisë, dhe përpos ish-pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë, pjesa më e madhe janë pjesëtarë të ‘Beretave të Kuqe’, që tashmë janë shpërndarë nëpër botë. Mercenarët serbë janë angazhuar në afat rekord sepse janë të njohur si luftëtarë me përvojë”, shkruan gazeta Alo e Beogradit, duke u thirr në burime të pavarura.

    Sipas gazetës, pritet që edhe shumë mercenarë serbë të shkojnë te Gaddafi, ngase ai ka besim në ushtarët serbë.

    “Ushtarët serbë me dekada stërvitin, jo vetëm ushtrinë e Libisë, por edhe sigurimin privat të Gaddafit. Shumë oficerë libianë janë shkolluar në akademitë ushtarake në Serbi”, shkruan Alo.


    Në internet forumet dhe rrjetet sociale nga Libia thuhet se atje janë vërejtur mercenarë serbë.
    “Mercenarë serbë janë në Libi për të vrarë civilë”, ishte tema në një forum interneti. Po ashtu nëpërmjet rrjetit social “Twitter” është dhënë porosia se “ushtarët evropianë që kanë ardhur të ndihmojnë Gaddafin, janë serbë”. /Telegrafi/

Faqja 7 prej 43 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •