Paralelizmi mes Gadafit dhe metodave të ndjekura nga ai nuk ka të bëjë me besimin e tij personal se sa me mënyrën që e karakterizon në thelb. Ndryshe do përbënte ndryshim thelbësor regjimi i tij nga ai i Iranit ku në të vërtetë kanë shumë të përbashkëta. Është evidente që vendet arabe adaptuan modelin sovjetik si sistem politik pas dekolonizimit dhe e kanë tepër të vështirë të integrohen në një demokraci të mirëfilltë. Gadafi gëzon pushtetin në saj të rrethanave që krijoi Lufta e Ftohtë dhe përkrahja e atëhershme sovjetike - pjesë e influencës ku nuk bënin përjashtim as pellgu arab në tërësi me në krye Egjiptin. Ndaj kurseni teoritë konspirative me CIA-n në sfond dhe "kontributin" për ngritjen e Gadaf dhe në vend të tyre diskutoni rreth fenomenit destabilizues infektiv që po përhapet në tërë pellgun arab dhe që po lëkund nga themelet pjesën dërrmuese të tiranive që sundojnë prej dekadash. Çështja shtrohet në aspekt gjeopolitik në kuadër rajonal dhe qëndron shumë herë më e ndërlikuar se një ideologji që përbën një fe të caktuar. Periudha e vetme kur gjeopolitika sundohej nga anarkia e ideologjisë ishte gjatë Luftës së Ftohtë - sot në shek XXI përbën një disiplinë shkencore të mirëfilltë.
Krijoni Kontakt