4 milion qytetarë falin xhumanë në Tahrir
Rreth 4 milion qytetarë falin xhumanë në Tahrir. Me flamuj në duar jenë tubuar në sheshin kryesor të Kairos për të festuar javën e parë nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak, dhe për t'i bërë presion sundimtarëve të rinj ushtarakë.
Organizatorët parashikuan se rreth një milion njerëz do të dalin në tubimin të cilin e quajtën "Marshi i Fitores" numri i te cileve u katerfishua.
Atmosfera në sheshin Tahrir është festive, por tanket ende shihen në rrugë, ndërsa shumë ushtarë pa uniformë i kontrollojnë dokumentat e identifikimit.
Dijetari i ndaluar egjiptian, Dr. Jusuf Kardavi, pas 30 vjetë ndalese, udhëhoqi njerëz në faljen e namazit të Xhumasë në Sheshin Tahrir.
Jeta në Egjipt është larg normalitetit. Bankat janë të mbyllura, punëtorët në grevë dhe mësimi nuk mbahet.
Këshilli Suprem ushtarak është nën presion të lirojë të burgosurit politikë, të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme. /mesazhi/
Krijoni Kontakt