LEXONI
URIME ZOTRI PACOLLI - KAM SHPRES TEK TI
Pacolli: Fushatė tendencioze kundėr personalitetit tim
Nga Express mė 19 shkurt 2011 nė ora 19:00
(E plotėsuar) Kryetari i Partisė Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj grupit KOHA, pasi sipas tij, ditėve tė fundit ky medium ėshtė duke zhvilluar njė fushatė tendencioze ndaj tij.
Pacolli ka thėnė se letra e organizatave tė dala nga lufta ka bėrė qė ai tė reagojė ndaj, siē ka thėnė ai, publikimeve tė montuara dhe shtrembėruara plotėsisht.
Gazeta KOHA Ditore edhe televizioni Kohavizion, ditėve tė fundit janė duke e zhvilluar njė fushatė intensive dhe tendencioze kundėr personalitetit tim, bile duke shkuar edhe mė tutje me pėrdorimin e gjuhės sė urrejtjes. Kjo pos qė tenton tė denigrojė personalitetin tim, nxit urrejtje duke rrezikuar jetėn time dhe tė familjes sime. Publikimet e pėrdorura nė mediumet e lartpėrmendura janė tė montuara dhe tė shtrembėruara tėrėsisht. Unė nuk kisha ndėrmend tė reagoja ndaj kėsaj fushatė tendencioze, por njė letėr e dy organizatave tė veteranėve lidhura me luftėn, tė cilėn unė e respektoj shumė dhe pėr tė cilėn kam bėrė shumė, mė shtyu tė pėrgjigjem, thuhet nė reagimin e Pacollit.
Me pėrgjegjėsinė time tė plotė morale dhe politike deklaroj se unė asnjėherė nuk kam thėnė, as nuk kam menduar qė: Serbia ėshtė nėna e Kosovės! Se unė do tė bėhem ndonjėherė Tito i Kosovės! Se i kam quajtur serbėt vėllezėrit tanė!. Siē opinioni ėshtė sqaruar shumė herė pėr takimin me Millosheviqin, ai takim ėshtė pasuar me takimin me udhėheqėsinė mė tė lartė tė Kosovės. Nė atė takim jam dakorduar me udhėheqėsit prezentė dhe qasjen e tyre lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe lidhur me proceset qė do tė zhvilloheshin rreth Kosovės. Unė nuk kam kėrkuar nga Milloshevici bashkėjetesė, por ndarje. Ditėt e ardhshme intervistat origjinale do t`i ofrohen opinionit publik, dhe tė gjithė tė interesuarve, pėrfundon reagimi i Pacollit.
Shoqatat e luftės kėrkojnė sqarime nga Pacolli
Shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė pėrmes njė letre tė hapur drejtuar kryetarit, kryesisė dhe deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, kėrkojnė qė kandidati pėr postin e presidentit Behgjet Pacolli para seancės konstituive tė Kuvendit mė 21 shkurt tė japė sqarime nė lidhje me deklaratat e tija dhėnė mediave tė ndryshme tė huaja, tė cilat kohėve tė fundit janė duke u publikuar edhe nė mediat vendore.
Duke pėrcjellė nė vazhdimėsi zhvillimet nė skenėn politike tė Kosovės, krijimin e institucioneve tė dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke qenė tė vetėdijshėm se ėshtė i domosdoshėm funksionalizimi i shtetit tė Kosovės, ne jemi tė detyruar qė pėr hir tė vlerave qė pėrfaqėsojmė, ti drejtohemi kryetarit dhe Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, qė do tė zgjidhen tė hėnėn me 21 shkurt, njėkohėsisht edhe deputetėve tė kėtij legjislacioni. Ne konsiderojmė se ėshtė e domosdoshme qė nė rend tė ditės, para zgjedhjes sė presidentit, kandidati pėr kėtė post, Behgjet Pacolli, tė japė sqarime para deputetėve dhe popullit tė Kosovės, nė lidhje me deklaratat e tija dhėnė mediave tė ndryshme tė huaja, tė cilat kohėve tė fundit janė duke u publikuar edhe nė mediat vendore, thuhet nė kėtė letėr.
Duke i konsideruar deklaratat e Pacollit si antikombėtare, tė papėrgjegjshme dhe tė padenja pėr njė njeri qė pretendon tė jetė pėrfaqėsues i popullit, shoqatat e luftės kėrkojnė qė Pacolli tė sqarojė se kėnd e konsideron ai nėnė tė Kosovės: Serbinė apo Shqipėrinė, ēfarė do tė thotė Pacolli me fjalėn do tė jem Tito i Kosovės, nė cilin kontest Pacolli e gjen vėllazėrinė e popujve shqiptar dhe serb, nė kontest etnik, fetar, kulturor apo gjuhėsor.
Po ashtu, shoqatat e luftės kėrkojnė qė Pacolli tė japė shpjegime nė lidhje me atė se cili ėshtė qėndrimi i tij pėr luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ēfarė ishte roli i tij nė takimet me Millosheviqin gjatė kohės sė luftės, por edhe pėr atė se ēfarė iu sugjeroi Pacolli politikanėve shqiptarė nė shtėpinė e tij nė Hajvali gjatė kohės sė luftės, si zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės.
Ne, do ti pėrcjellim me kujdes zhvillimet e ditėve nė vijim, dhe reagimi ynė do tė jetė nė pėrputhshmėri me Programin dhe Statutin e OVL tė UĒK-sė, dhe nėse nuk do tė ketė pėrgjigje nė pyetjet e parashtruara, pėr ne do tė jetė i papranueshėm dhe do ti pėrdorim tė gjitha mjetet demokratike pėr tė kundėrshtuar njė president tė tillė, pėrfundon komunikata, e nėnshkruar nga Kryetari i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli.
Krijoni Kontakt