Zyrtarizohet koalicioni
Nga Express mė 19 shkurt 2011 nė ora 13:41
(E plotėsuar) Kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi dhe ai i AKR-sė Behgjet Pacolli kanė nėnshkruar marrėveshjen e koalicionit pėr formimin e Qeverisė sė re tė Kosovės.
"Kjo marrėveshje ėshtė koalicion pėr Kosovėn e Re, pėr zhvillimin e Kosovės, pėr reforma demokratike, pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės, pėr njė Kosovė evropiane dhe bashkėpunim rajonal. Ėshtė marrėveshje pėr liberalizmin e vizave, pėr integrim nė NATO dhe BE, ka thėnė Thaēi.
Ndėrsa, Pacolli ka theksuar se bashkė me PDK-nė, bashkė me ekspertėt e Koalicionit pėr Kosovėn e Re dhe bashkė me anėtarėt tjerė tė koalicionit janė betuar pėr tė punuar pėr interesat e qytetarėve tė Kosovės dhe pėr ndėrtimin e njė shteti dinjitoz.
"Kemi forcėn, diturinė dhe vullneti pėr tė vepruar. Na priftė e mbara", tha Pacolli
Sipas marrėveshjes, AKR-sė do t'i takojnė tri poste ministrore dhe pesė zėvendėsministra. Ministritė qė do tė udhėhiqen nga AKR janė ajo e FSK-sė, Shėndetėsisė dhe Tregtisė. AKR do tė ketė edhe njė post tė zėvendėskryeministrit.
Nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Makolli, ka konfirmuar pėr Kosovapress emrat e ministrive dhe tė ministrave qė kjo parti do tė drejtojė nė qeverinė e ardhshme tė Kosovės. Ministėr i Shėndetėsisė ėshtė Ferid Agani, ministėr i FSK-sė, Agim Ēeku, ministre e MTI-sė Mimoza Kusari-Lila dhe postin e njėri nga zėvendėskryeministrave do tė ketė Muhamet Mustafa.
PDK zyrtarizon marrėveshjen edhe me SLS dhe 6 Plus
Pas zyrtarizimit tė marrėveshjes sė koalicionit qeverisės me AKR-nė, Partia Demokratike e Kosovės (PDK) ka nėnshkruar marrėveshjen edhe me SLS dhe grupin 6 plus nga radhėt e komuniteteve pakicė.
Nėnshkrimi i marrėveshjes ėshtė bėrė nga kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi dhe ai i SLS-sė Sllobodan Petroviq.
Gati pėr nėnshkrim
Gjithēka ėshtė gati pėr nėnshkrimin zyrtar tė marrėveshjes sė koalicionit nė mes partisė fituese, PDK-sė dhe partnerėve tė saj.
Salla 301 e Kuvendit tė Kosovės tashmė ėshtė e pėrgatitur pėr ti pritur nėnshkruesit e marrėveshjes sė koalicionit pėr Qeverinė re tė dalė nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Pritet zyrtarizimi i marrėveshjes
Na ndajnė vetėm edhe pak orė deri atėherė kur pritet nėnshkrimi zyrtar i marrėveshjes sė koalicionit nė mes partisė fituese PDK-sė dhe partive tjera qė do tė jenė pjesė e kėtij koalicioni.
Nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Makolli, ka thėnė pėr Kosovapress se nė orėt e pasdites, diku rreth orės 15.00 ose 16.00 pritet nėnshkrimi i marrėveshjes pėr koalicionin qeverisės.
Ai ndėrkaq ka thėnė se ende nuk ėshtė arritur ndonjė marrėveshje pėr ndarjen e ministrive, tė cilat do ti drejtojė kjo parti.
Kosovapress ka mėsuar se gjatė ditės pėrfaqėsues tė PDK-sė kanė zhvilluar njė takim me pėrfaqėsuesit e minoriteteve dhe pas kėtij takimi do tė mbahet edhe njė takim konsultativ me mandatarin pėr formimin e qeverisė, Hashim Thaēi pėr tė caktuar vendin dhe orėn e nėnshkrimit tė marrėveshjes.
Krijoni Kontakt