Nė kohėn e festimit tė pėrvjetorit tė tretė tė pavarėsisė, Kosovės i vjen shkrimi mė i rėndė ndėrkombėtar. Ėshtė revista prestigjioze “Foreign Policy” e SHBA-sė, qė nė numrin e saj mė tė ri vendos nė ballinė shkrimin e gjatė me titullin “Banditokracia”.

“Mendoni se Mubaraku ishte i keq? Liderėt e Kosovės akuzohen pėr trafikim organesh e tregti me drogė. SHBA-tė mbyllin sytė”, ėshtė paragrafi i parė i shkrimit nga Whit Mason dhe Bronwyn Healy- Aarons.

Aty fillimisht pėrshkruhet fakti sesi Kosova nė kėta tre vjet “nuk ka kodin e saj postal as telefonik, nuk mund tė ketė njė IP adresė tė veten, sportistėt e saj nuk marrin pjesė nė ngjarje sportive ndėrkombėtare, mijėra trupa tė NATO-s ende shėrbejnė si paqeruajtės, kosovarėt mund tė udhėtojnė pa viza nė vetėm 5 shtete, duke pėrfshirė Haitin dhe me vetėm 75 njohje nga 192, Kosova mbetet njė shtet gjysmė-sovran”.

Ēėshtja kryesore qė ngrit artikulli ėshtė pėrkrahja qė u jep SHBA-ja liderėve autokratė kudor nė botė, duke pėrfshirė edhe vendosjen e “tė fortėve” nė krye tė njė demokracie tė re siē ėshtė Kosova.

“Kryeministri Thaēi ėshtė nėn akuza pėr trafikim organesh, lideri opozitar Ramush Haradinaj gjendet nė Hagė me akuza pėr krime lufte, Ministri i Transportit Fatmir Limaj u bastis me dyshime pėr keqpėrdorimin e milionave tė buxhetit, kurse Guvernatori i Bankės Qendrore u arrestua me akuza pėr evazion fiskal, korrupsion dhe pastrim parash”, kujton Foreign Policy.

Dhe, kthehet pėr tė analizuar rolin e SHBA-sė.

“Teksa SHBA-ja pėrballej me pafuqinė (ose frikėn nga pėrzierja) pėr tė pasur ndikim nė largimin e regjimeve nė Tunis dhe Kajro, nė fakt ajo e ka fuqinė pėr tė ndikuar nė ndryshime dhe pėr tė promovuar njė qeverisje mė transparente dhe tė pėrgjegjshme nė Prishtinė – ku njė grup i liderėve banditė, pasardhės tė UĒK-sė, qė akuzohet pėr krime lufte e tregti me armė, tash po e udhėheqin kėtė vend. Por, deri mė tash, Washingtoni nuk ka pasur vullnet qė tė bėjė presionin e nevojshėm tek liderėt kosovarė – dhe mosvullneti pėr ta bėrė kėtė rrezikon investimin miliardėsh duke e ēuar shtetin drejt banditokracisė”, shkruan FP.

Madje, sjellja e “ēuditshme” amerikane ilustrohet me disa shembuj interesantė.

“Nė vitin 1999, mbėshtetja amerikane pėr Thaēin si njė hero u kurorėzua me njė puthje nė faqe nga ana e atėherė Sekretares Amerikane tė Shtetit, Madeline Albright, pas intervenimit tė saj nė Kosovė. Nė vitin 2004, secili pjesėtar i stafit tė SHBA-sė u ftua nė dasmėn e Haradinajt, dhe pėrkundėr lidhjeve tė tij me krimin e organizuar dhe pritjes sė njė akuze pėr krime lufte, tė gjithė shkuan nė dasmė.Sė fundi, njė natė pas bastisjeve nė zyret dhe shtėpitnė e Limajt, ambasadori amerikan nė Kosovė, Christopher Dell u pa duke qeshur dhe biseduar me ministrin nė njė aheng tė madh nė Prishtinė”.

Revista authoritative ka njė mesazh pėr administratėn amerikane.

“Parimi kryesor nė ndihmėn pėr ndėrtimin e demokracive tė reja, duhet tė jetė mbėshtetja e kushteve pėr tė mos lejuar asnjė qė tė veprojė mbi ligjin. Madje edhe nė njė vend si Kosova, ku ndikimi perėndimor ėshtė aq i madh, krijimi i hapėsirės pėr aktivitete jashtėligjore, fshin gjithēka tjetėr qė ėshtė arritur edhe me intervenimin mė ekstravagant”, pėrfundon shkrimi. /indeksonline/