Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Xhehennemi

    Gjendje tė banorėve tė Xhehenemit


    El-Xhenneh uen-Nar e Umer Sulejman el-Eshkar

    Pėrmasat e mėdha tė banorėve tė Xhehenemit

    Kur banorėt e Xhehenemit tė hyjnė nė tė, ata do tė jenė me pėrmasa gjigande, nė njė formė qė kurrkush s’mund ta kapė, pėrveē Atij qė i krijoi. Sipas njė hadithi tė transmetuar nga Ebu Hurejre, i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Largėsia mes krahėve tė qafirit nė Xhehenem do tė jetė sa udhėtimi treditėsh i njė kalėruesi tė shpejtė”.

    Ebu Hurejre transmetoi se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Dhėmballa apo dhėmbi i syrit i qafirit do tė jetė sa (kodra) Uhudi, ndėrsa trashėsia e lėkurės sė tij do tė jetė sa njė udhėtim treditėsh”1.

    Zejd ibn Erkam tha:

    “Njeriu qė ėshtė pėrcaktuar pėr Xhehenem, do tė bėhet i stėrmadh si pėrgatitje pėr tė; njė dhėmballė e tij do tė jetė sa kodra e Uhudit”.


    Kjo ėshtė transmetuar nga Ahmed, i cili ia atribuon pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), por Zejdi nuk pohoi ta ketė dėgjuar kėtė nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam). Shejh Albani tha qė isnadi i tij ėshtė sahi, sipas Ibn Maxhes dhe Ahmedit; Silsileh el-Hadith es-Sahiha 4/131.

    Ebu Hurejre transmetoi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Dhėmballa e qafirit nė Ditėn e Ringjalljes do tė jetė sa Uhudi, ndėrsa trashėsia e lėkurės sė tij do tė jetė shtatėdhjetė parakrahė"2 .

    "Krahu i tij do tė jetė sa el-Bejda, kofsha e tij do tė jetė si Werkani dhe vendi qė ai do tė zėrė do tė jetė sa largėsia mes meje dhe er-Rebdhe”3.

    Ky shtim i pėrmasave tė trupit tė qafirit do ta shtojė vuajtjen e tij. Duke e komentuar hadithin e transmetuar nga Muslim lidhur me kėtė temė, en-Newewi tha:

    “Krejt kjo ėshtė me qėllim tė shtimit tė vuajtjes, dhe kjo ėshtė e mundur pėr Allahun fuqimadh. Ne duhet tė besojmė nė kėtė, sepse i vėrteti (pejgamberi) na ka treguar pėr kėtė”4.

    Ibn Kethiri nė komentimin e kėtij hadithi tha: “(Kjo bėhet) Nė mėnyrė qė ndėshkimi dhe vuajtja tė jenė mė tė mėdha, meqė Allahu i madhėruar i cili ėshtė i ashpėr nė ndėshkim, thotė:

    ‘... qė ata tė shijojnė ndėshkimin’. (4:56)”5

    __________________________________________________ ______________

    1 Muslim 4/2189, et-Tirmidhi, el-Hakim, Ibn Maxheh dhe Ahmed.
    2 (Sh.p) Gjatėsia e njė parakrahu ėshtė rreth 45 centimetra.
    3 El-Hakim dhe Ahmed. Silsileh el-Hadith es-Sahiha 4/94. el-Bejda mund tė jetė emėr i ndonjė kodre.
    4 Sherh en-Newewi ala Muslim 17/186).
    5 Ibn Kethir, en-Nihaje 2/139.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Ushqimi, pija dhe veshja e banorėve tė Zjarrit


    Ushqimi i banorėve tė Xhehenemit ėshtė ed-Derij dhe ez-Zekkum, ndėrsa pija e tyre do tė jetė el-Hemijm, el-Gheslijn dhe el-Ghessaak.

    Allahu i madhėruar thotė:

    “Ata s’do tė kenė ushqim tjetėr pėrveē bimės helmuese e gjembaēe (Derij), e cila as nuk tė mban gjallė, as nuk ta largon urinė”. (88:6-7)

    ed-Derij ėshtė njė bimė gjembaēe, e njohur si esh-Shubruk, e cila rritet nė Hixhaz. Ibn Abas tha:

    “Kjo ėshtė bimė gjembaēe e ulėt. Kur rritet, quhet Derij”.

    Katade tha:

    “Ky ėshtė lloji mė i keq i ushqimit”6

    Ky ushqim s’do t’u bėjė kurrfarė dobie banorėve tė Xhehenemit dhe ata aspak s’do tė ndjejnė kėnaqėsi nė ngrėnien e saj. Kjo ėshtė njėra nga format e ndėshkimit qė ata do tė pėrjetojnė.

    Allahu i lartėsuar thotė:

    “Vėrtet, ushqimi i gjynahqarėve do tė jetė pema Zekkum, qė ėshtė si tunxh i shkrirė e qė do tė vlojė nė brendėsinė e tyre sikurse uji i valė”. (44:43-46)

    Pema e Zekumit pėrshkruhet edhe nė njė ajet tjetėr:

    “A ėshtė mė mirė Xheneti, apo pema Zekkum? Vėrtet qė Ne e bėmė atė njė sprovė pėr zullumqarėt. Ajo ėshtė njė pemė qė mbinė nė fund tė Xhehenemit. Frutat e saj janė si koka dreqėrish. Vėrtet, ata do tė hanė pre saj dhe do t’i mbushin barqet me tė, pastaj atyre do t’u jepet tė pinė njė pėrzierje nga uji i valė, pastaj ata do tė kthehen nė Zjarrin flakėrues”. (37:62-68)

    Nė njė vend tjetėr nė Kuran, Allahut i patėmeta thotė:

    “Atėherė, o ju mohues tė lajthitur, vėrtet do tė shijoni pemėn Zekkum. Ju do t’i mbushni barqet me tė dhe pas kėsaj do tė pini ujin e valė; vėrtet, ju do tė pini sikurse devetė e etshme. Kėshtu do tė priten ata nė Ditėn e Shpagimit”. (56:51-66)

    Ajo ēka mund tė kuptohet nga kėto ajete ėshtė se kjo pemė ėshtė njė pemė e pėshtirė, rrėnjėt e sė cilės lėshohen thellė nė fundin e Xhehenemit dhe degėt e sė cilės shtrihen kudo. Frytet e saj janė aq tė shėmtuara, saqė janė krahasuar me kokat e dreqėrve, nė mėnyrė qė secili tė kuptojė lehtė sesa tė shėmtuara janė, ndonėse nuk i kanė parė asnjėherė (kokat e dreqėrve). Ndonėse kjo pemė ėshtė aq e ndyrė dhe e padurueshme, banorėt e Xhehenemit do t'i kapė uria aq shumė, saqė s’do tė kenė zgjidhje tjetėr veēse tė hanė prej saj, derisa tė ngopen.

    Kur t’i kenė mbushur barqet, ky ushqim do tė fillojė tė trazohet si uji i zier, ēka do tė shkaktojė njė vuajtje tė pamasė pėr ta. Nė kėtė pikė, ata do ta mėsyjnė el-Hemijm, qė ėshtė uji tepėr i nxehtė, dhe ata do ta pinė sikurse devetė qė pinė vazhdimisht, por etja e tyre kurrė nuk shuhet, pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje. Pastaj, ky ujė do t’i shqyejė tė pėrbrendshmet e tyre:

    “... atyre do t’u jepet ujė i valė qė ua shqyen zorrėt”. (47:15)

    Kjo ėshtė “mirėpritja” qė do t’u bėhet atyre nė atė Ditė tė tmerrshme. Allahu na mbrojt nga kjo me mėshirėn e Tij! Kur banorėt e Xhehenemit tė hanė ushqimin e ndyrė ed-Derij dhe ez-Zekkum, ai do t’ua zėrė frymėn, sepse ėshtė i qelbėsuar:

    “Vėrtet, te Ne ka pranga dhe Zjarr tė furishėm, njė ushqim qė ta zė frymėn dhe njė ndėshkim tė dhimbshėm”. (73:12-13)

    Ushqimi i cili ua zė njerėzve frymėn ėshtė ai, qė mbetet nė fyt. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) na e pėrshkroi natyrėn e tmerrshme dhe tė shėmtuar tė ez-Zekkum:

    “Sikur njė pikė nga ez-Zekkum tė binte nė kėtė botė, banorėt e tokės dhe krejt mjetet se jetesės sė tyre do tė shkatėrroheshin. E, si do tė jetė puna e atij qė do t’i duhet ta hajė atė?”7

    el-Gheslijn dhe el-Ghessaak ėshtė e njėjta gjė: qelbi qė rrjedh nga lėkurat e banorėve tė Xhehenemit. Ėshtė sugjeruar se kjo i referohet derdhjes nga pjesėt intime tė gruas qė kurvėron si dhe lėkurės dhe mishit tė kalbur tė qafirėve. El-Kurtubi tha:
    “Ky ėshtė lėngu i banorėve tė Zjarrit”8

    1) el-Hemijm – Uji tepėr i nxehtė .

    Allahu na tregon se el-Gheslijn ėshtė vetėm njė nga ndėshkimet e ngjashme tė padurueshme. Pija e banorėve tė Xhehenemit do tė jetė el-Hemijm. Allahu i madhėruar thotė:

    “... kur ata tė lusin pėr lehtėsim, atyre do t’u jepet ujė si tunxh i shkrirė, i cili do t’ua djegė fytyrat. Sa pije e tmerrshme dhe sa vendqėndrim i mundimshėm!” (18:29)

    “... dhe atij do t’i jepet pėr tė pirė ujė pėrvėlues, tė cilin ai do ta pijė pa dėshirė dhe do ta ketė tepėr vėshtirė ta pėrpijė...” (14:16-17)

    Kėto ajete pėrmendin katėr lloje tė pijes qė banorėve tė Xhehenemit do t’u duhet ta durojnė:

    Allahu thotė:

    “Dhe midis ujit tė valė do tė sillen vėrdallė!” (55:44)

    Kjo ėshtė shpjeguar si uji skajshmėrisht i nxehtė.

    2) el-Ghessaak – Njėjtė si mė lart.
    3) el-Sedijd (Qelbi) – lėngu qė rrjedh nga mishi dhe lėkura e qafirit.

    Muslimi transmeton nga Xhabiri se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Kushdo qė pi alkool, do tė detyrohet tė pijė baltėn e Khebal”. Pyetėn:”O i Dėrguar i Allahut, ēka ėshtė balta e Khebal”. Ai tha:”Djersa e banorėve tė Xhehenemit” apo “Lėngu i banorėve tė Xhehenemit”.

    4) el-Muhl

    Sipas hadithit tė Ebu Se’id el-Khudrit, tė transmetuar nga Ahmed dhe nga et-Tirmidhi, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Ky ėshtė si vaji i valė. Kur sillet afėr fytyrės sė personit, lėkura e fytyrės bie nė tė”.

    Ibn Abas tha:

    ”Ky ėshtė si vaji shumė i trashė”.

    Disa gjynahqarėve do t’u jepet pėr tė ngrėnė gaca tė Xhehenemit si njė ndėshkim i pėrshtatshėm:

    “Ata qė padrejtėsisht hanė pasurinė e jetimėve, nė barkun e tyre fusin zjarr, dhe ata do tė hyjnė nė Zjarrin flakėrues!” (4:10)

    “Ata qė fshehin atė qė Allahu zbriti nė Libėr pėr njė fitim tė vogėl, nuk pėrpijnė tjetėr veēse Zjarr...” (2:174)

    Sa u pėrket teshave tė banorėve tė Zjarrit, Allahu i madhėruar na thotė se atyre do t’u qepen tesha nga zjarri, siē thuhet nė Kuran:

    “... Sa u pėrket atyre qė mohojnė (Zotin), atyre do t’u qepen tesha nga zjarri dhe mbi kokat e tyre do tė derdhet uji i valė”. (22:19)

    Allahu fuqimadh thotė:

    ”Nė atė Ditė, do t'i shoshėsh gjynahqarėt nė pranga tė bėrė bashkė. Teshat e tyre do tė jenė nga katrani dhe fytyrat e tyre do t'i mbulojė zjarri”. (14:49-50)

    Ky katran apo zift ėshtė bakėr i shkrirė. Sipas njė hadithi qė Muslim e shėnon nga Ebu Malik el-Esh’ari, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Gruaja qė vajton tė vdekurin, nėse nuk pendohet para vdekjes, do tė ringjallet nė ditėn e Ringjalljes duke mbartur kėmishė katrani dhe mbulesė zgjebeje”.



    __________________________________________________ ______________

    6 Ibn Rexheb, et-Tekhwif min en-Nar, f.115.
    7 Transmetuar nga et-Tirmidhi, i cili tha se ėshtė hadith sahih-hasen. Mishkat el-Mesabih 3/105, transmetuar nga Ibn Abas. Njė tjetėr lloj qė do tė hahet nga banorėt e Zjarrit ėshtė el-Gheslijn. Allahu fuqiplotė thotė: “Nė kėtė Ditė, ai s’do tė ketė mik e as ushqim tjetėr pėrveē qelbėsirės nga shpėlarja e plagėve (el-Gheslijn), tė cilin s’e ha kush pos gjynahqarėve”. (69:35-37) “Kėshtu do tė jetė! Pastaj ata do tė shijojnė njė lėng pėrvėlues dhe qelbėsirėn nga shpėlarja e plagėve (Ghessak), si dhe ndėshkime tjera tė ngjashme”. (38:57-58)
    8 Jekhedhet uli el-I’tibar, f.86.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 22-03-2012 mė 14:12
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #13
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Ndėshkimi i banorėve tė Xhehenemit dhe shkalla e vuajtjes sė tyre



    Zjarri ėshtė njė ndėshkim shumė i fortė nė tė cilin ka lloje tė ndryshme tė torturave. Pėr t’i shpėtuar kėsaj, njerėzit do tė jepnin pasurinė mė tė dashur qė kanė.

    “Sa u pėrket atyre qė refuzojnė tė besojnė dhe vdesin tė tillė, sikur ata ta ofrojnė ari sa tėrė toka pėr t’u liruar, prej tyre s’do tė pranohet. Pėr tė tillėt ka ndėshkim tė dhimbshėm dhe ata s’do tė gjejnė ndihmues”. (3:91)

    “Sa u pėrket atyre qė refuzojnė besimin, sikur tė kishin gjithēka nė tokė dhe po aq mė shumė pėr t’u liruar nga ndėshkimi i Ditės sė Gjykimit, kurrė s’do t’u pranohej. Pėr ta do tė ketė ndėshkim tė madh”. (5:36)

    Muslim transmeton nga Enes ibn Malik se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Njė nga banorėt e Xhehenemit qė ishte kėnaqur mė sė shumti nė dynja, do tė sillet nė Ditėn e Ringjalljes dhe do tė zhytet nė Zjarrin e Xhehenemit e do tė pyetet:’O biri i Ademit, a ke parė ndonjėherė ndonjė gjė tė mirė? A ke pėrjetuar ndonjė kėnaqėsi?’ Ai do tė thotė:’Jo, pasha Allahun’”10

    Vetėm disa ēaste tė shkurtra do tė bėjnė qė qafirėt tė harrojnė krejt kohėt e mira dhe kėnaqėsitė qė i pėrjetuan. Buhariu dhe Muslim transmetojnė nga Enes ibn Malik se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Nė Ditėn e Ringjalljes, Allahu do t’i thotė atij i cili e ka ndėshkimin mė tė lehtė nė Xhehenem:’Sikur tė kishe ēfarė tė doje nė dynja, a do ta jepje pėr tė shpėtuar veten?’ Ai do tė thotė:’Po’. Allahu do tė thotė:’Unė desha nga ti mė pak se kjo. Kur ishe nė shpinėn e Ademit, Unė tė kėrkova tė mos mė shoqėrosh ndonjė gjė nė adhurimin ndaj Meje, por ti kėmbėngule nė shoqėrimin e tė tjerėve nė adhurimin ndaj Meje’”.. 11

    Tmerri dhe shkalla e ashpėrsisė sė Zjarrit do tė bėjnė qė njeriu ta humbasė mendjen, dhe ai do tė jepte gjithēka qė ēmon shumė vetėm e vetėm pėr tė shpėtuar, por ai s’do tė mund ta bėjė kėtė:

    “... gjynahqari nė atė Ditė do tė donte ta lironte veten nga ndėshkimi me fėmijėt e vet, me gruan dhe me vėllain e vet, me farefisin qė e strehonin dhe me krejt atė qė gjendet nė tokė vetėm qė tė shpėtojė. Kurrsesi! Pėr tė do tė jetė Zjarri i Xhehenemit, qė ia heq lėkurėn e kokės”. (70:11-16)
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  4. #14
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Ndėshkimi i banorėve tė Xhehenemit dhe shkalla e vuajtjes sė tyre



    Zjarri ėshtė njė ndėshkim shumė i fortė nė tė cilin ka lloje tė ndryshme tė torturave. Pėr t’i shpėtuar kėsaj, njerėzit do tė jepnin pasurinė mė tė dashur qė kanė.

    “Sa u pėrket atyre qė refuzojnė tė besojnė dhe vdesin tė tillė, sikur ata ta ofrojnė ari sa tėrė toka pėr t’u liruar, prej tyre s’do tė pranohet. Pėr tė tillėt ka ndėshkim tė dhimbshėm dhe ata s’do tė gjejnė ndihmues”. (3:91)

    “Sa u pėrket atyre qė refuzojnė besimin, sikur tė kishin gjithēka nė tokė dhe po aq mė shumė pėr t’u liruar nga ndėshkimi i Ditės sė Gjykimit, kurrė s’do t’u pranohej. Pėr ta do tė ketė ndėshkim tė madh”. (5:36)

    Muslim transmeton nga Enes ibn Malik se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Njė nga banorėt e Xhehenemit qė ishte kėnaqur mė sė shumti nė dynja, do tė sillet nė Ditėn e Ringjalljes dhe do tė zhytet nė Zjarrin e Xhehenemit e do tė pyetet:’O biri i Ademit, a ke parė ndonjėherė ndonjė gjė tė mirė? A ke pėrjetuar ndonjė kėnaqėsi?’ Ai do tė thotė:’Jo, pasha Allahun’”10

    Vetėm disa ēaste tė shkurtra do tė bėjnė qė qafirėt tė harrojnė krejt kohėt e mira dhe kėnaqėsitė qė i pėrjetuan. Buhariu dhe Muslim transmetojnė nga Enes ibn Malik se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Nė Ditėn e Ringjalljes, Allahu do t’i thotė atij i cili e ka ndėshkimin mė tė lehtė nė Xhehenem:’Sikur tė kishe ēfarė tė doje nė dynja, a do ta jepje pėr tė shpėtuar veten?’ Ai do tė thotė:’Po’. Allahu do tė thotė:’Unė desha nga ti mė pak se kjo. Kur ishe nė shpinėn e Ademit, Unė tė kėrkova tė mos mė shoqėrosh ndonjė gjė nė adhurimin ndaj Meje, por ti kėmbėngule nė shoqėrimin e tė tjerėve nė adhurimin ndaj Meje’”.. 11

    Tmerri dhe shkalla e ashpėrsisė sė Zjarrit do tė bėjnė qė njeriu ta humbasė mendjen, dhe ai do tė jepte gjithēka qė ēmon shumė vetėm e vetėm pėr tė shpėtuar, por ai s’do tė mund ta bėjė kėtė:

    “... gjynahqari nė atė Ditė do tė donte ta lironte veten nga ndėshkimi me fėmijėt e vet, me gruan dhe me vėllain e vet, me farefisin qė e strehonin dhe me krejt atė qė gjendet nė tokė vetėm qė tė shpėtojė. Kurrsesi! Pėr tė do tė jetė Zjarri i Xhehenemit, qė ia heq lėkurėn e kokės”. (70:11-16)


    __________________________________________________ _________

    10 Muslim, Mishkat el-Mesabih 3/102.
    11 El-Buhari, Kitab er-Rekak, Bab Sifat el-Xhenneh uen-Nar, Fet’h el-Bari 11/416. Shih po ashtu Mishkat el-Mesabih 3/102.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  5. #15
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Pamje tė ndėshkimit tė tyre


    1) Ndėshkimi i banorėve tė Xhehenemit do tė ketė shkallė tė ndryshme

    Meqė xhehenemi ka nivele tė ndryshme, nė disa prej tyre ka tmerr dhe torturė mė tė madhe sesa nė tė tjerat, nė mėnyrė qė banorėt e tij tė kenė shkallė tė ndryshme tė ndėshkimit.

    Sipas njė hadithi tė shėnuar nga Muslim dhe Ahmed nga Semurah, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha lidhur me banorėt e Xhehenemit:

    “Ka disa tė cilėt Zjarri do t’i pėrfshijė vetėm deri nė nyej tė kėmbėve, disa deri nė gjunjė, disa deri nė bel, dhe disa deri nė fyt (klavikulė)”; sipas njė transmetimi tjetėr:”... deri nė qafėt e tyre”.12

    I Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) na ka treguar pėr ata qė do tė kenė ndėshkimin mė tė lehtė nė Xhehenem.

    Buhariu transmeton nga en-Nu’man bin Beshir i cili tha:

    ”Dėgjova tė Dėrguarin e Allahut tė thotė: “Personi qė do tė ketė ndėshkimin mė tė lehtė ndėr banorėt e Xhehenemit nė Ditėn e Ringjalljes, do tė jetė njeriu nėn kėmbėn e tė cilit do tė vendoset njė gacė nga e cila truri do t'i vlojė”.

    Nė njė tjetėr transmetim tė shėnuar nga Buhariu nga en-Nu’man bin Beshir, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Personi qė do tė ketė ndėshkimin mė tė lehtė ndėr banorėt e Xhehenemit, do tė jetė njeriu nėn kėmbėn e tė cilit do tė vendosen dy gaca nga tė cilat truri do tė vlojė si uji nė mirxhel (enė bakri) apo nė kumkum (enė nė grykė tė ngushtė)”.13

    Sipas njė transmetimi nga en-Nu’man bin Beshir nga Muslim, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Personi qė mė sė paku do tė ndėshkohet ndėr banorėt e Xhehenemit nė Ditėn e Ringjalljes, ėshtė njeriu tė cilit do t’i jepen mbathje nga zjarri nga e cila truri do t’i vlojė si uji nė mirxhel (enė bakri). Atij s’do t’i shkojė mendja se dikush mund tė ndėshkohet mė rėndė se ai, ndonėse ai do tė ketė ndėshkimin mė tė lehtė”.14

    Buhariu dhe Muslim transmetojnė nga Ebu Se’di el-Khudri se ai kishte dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) tė thoshte, kur u pėrmend xhaxhai i tij Ebi Talib:


    “Ndoshta, ndėrmjetėsimi im do t’i ndihmojė atij nė Ditėn e Ringjalljes qė ai tė vendoset nė pjesėn e cekėt tė Xhehenemit, ku Zjarri do ta arrijė deri nė nyejt e kėmbėve, ēka do tė bėjė qė atij t’i vlojė truri”
    15

    Shumė ajete konfirmojnė shkallėt e ndryshme tė ndėshkimit qė do t’u jepen banorėve tė Zjarrit:

    “Hipokritėt do tė jenė nė thellėsitė mė tė mėdha tė Zjarrit ...” (4:145)

    “... dhe nė Ditėn e gjykimit do tė vendoset (do t’u thuhet melekėve):’Hidhni popullin e Faraonit nė ndėshkimin mė tė rėndė!” (40:46)

    “Atyre qė e mohojnė Allahun dhe i pengojnė (tė tjerėt) nga rruga e Allahut, Ne do t’u shtojmė ndėshkim mbi ndėshkim pėr atė se bėnin ērregullime”. (16:88)

    el-Kurtubi tha:

    Kjo temė tregon se kufri (mosbesimi) i personit i cili vetėm mohon (bėn kufr) nuk ėshtė sikurse kufri i njė person qė bėn zullum, mohon, rebelohet dhe kundėrshton. S’ka dyshim qė qafirėt do tė vuajnė shkallė tė ndryshme tė ndėshkimit nė Xhehenem, siē dihet nga Kurani dhe Suneti. Ne, me siguri, e dimė qė ndėshkimi i atyre qė u bėnė zullum dhe i vranė pejgamberėt dhe muslimanėt, si dhe pėrhapėn ērregullim dhe mosbesim nė tokė, nuk do tė jetė i njėjtė si i atyre qė vetėm mohuan ndėrsa i trajtuan mirė pejgamberėt dhe muslimanėt. A nuk sheh sesi pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) do tė ngrejė Ebu Talibin deri nė njė nivel tė cekėt tė Xhehenemit ngaqė e ndihmoi atė, e mbrojti dhe e trajtoi mirė? Hadithi i transmetuar nga Muslim nga Semureh mund tė interpretohet se i referohet qafirėve meqė ka njė hadith rreth Ebu Talibit, apo mund tė interpretohet si referencė ndaj monoteistėve qė do tė dėnohen”.16



    Ibn Rexheb tha:

    “Dije se nivelet e ndryshme tė ndėshkimit tė vuajtur nga banorėt e Xhehenemit do tė jenė nė pėrputhje me shkallėt e veprimeve tė tyre pėr tė cilat ata hyjnė nė Xhehenem”.

    Pastaj ai citon dėshmi pėr kėtė, siē janė fjalėt e Ibn Abasit:

    “Ndėshkimi i atyre qė ishin ekstremistė nė kufrin (mosbesimin) e tyre dhe qė pėrhapėn ērregullime nė tokė duke i thirrur tė tjerėt nė kufr, s’do tė jetė si ndėshkimi i atyre qė nuk bėnė kėso gjėrash”.

    Pastaj Ibn Rexheb thotė:

    “Ngjashėm, ndėshkimet e monoteistėve nė Xhehenem do tė jenė tė shkallėve tė ndryshme, sipas veprave tė tyre. Ndėshkimi i atyre qė ishin fajtorė pėr gjynahe tė mėdha nuk do tė jetė si i atyre qė kanė bėrė gjynahe tė vogla. Ndėshkimi mund tė zvogėlohet pėr disa, pėr shkak tė veprave tė tyre apo pėr ēfarėdo shkaku qė Allahu do. Kėshtu, disa prej tyre mund tė vdesin nė Zjarr”. 17

    2) Pjekja e lėkurės

    Zjarri i tė Plotfuqishmit do t’i djegė lėkurat e qafirėve. Lėkura ėshtė vendi i ndjesisė, ku ndjehet dhembja e djegies dhe, pėr kėtė arsye, Allahu fuqimadh do ta zėvendėsojė lėkurėn e djegur me njė tė re, nė mėnyrė qė tė digjet rishtas, dhe kjo do tė pėrsėritet nė pambarim:

    “Ata qė refuzojnė Shenjat tona, Ne do t’i hedhim nė Zjarr. Sa herė qė lėkurat e tyre tė digjen krejtėsisht, ne do t’i ndėrrojmė ato me lėkura tė reja, nė mėnyrė qė ata tė shijojnė ndėshkimin. Allahu ėshtė i plotfuqishėm, i Urtė”. (4:56)

    3) Shkrirja

    Njė nga llojet e torturave do tė jetė derdhja e el-Hemijm mbi kokat e tyre. el-Hemijm ėshtė uji skajshmėrisht i nxehtė. Pėr shkak tė nxehtėsisė ekstreme tė tij, ai do t’ua shkrijė tė pėrbrendshmet:

    “... Sa u pėrket atyre qė mohojnė, atyre do t’u qepen tesha nga zjarri dhe mbi kokat e tyre do tė derdhet ujė i valė, qė do t’ua shkrijė atė ēfarė gjendet nė barqet e tyre si dhe lėkurat”. (22:19-20)

    Et-Tirmidhi transmetoi nga Ebu Hurejre se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “el-Hemijm do tė derdhet mbi kokat e tyre dhe do tė tretė gjithēka, derisa tė mbėrrijė anėt e tyre dhe krejt tė pėrbrendshmet e tyre tė dalin jashtė nga kėmbėt e tij dhe gjithēka tė shkrihet. Pastaj, ai do tė pėrtėrihet siē ishte”18

    4) Pėrzhitja e fytyrės

    Pjesa mė fisnike e njeriut ėshtė fytyra. Nga ky shkak, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) na ndaloi qė tė godasim nė fytyrė. Njė nga mėnyrat me tė cilat Allahu i madhėruar do tė poshtėrojė banorėt e Xhehenemit ėshtė tė tubuarit e tyre nė fytyrat e tyre, tė verbėr, tė shurdhėr dhe memecė, nė Ditėn e Ringjalljes:

    “... Ne do t’i tubojmė ata pėrmbys, tė verbėr, memecė dhe tė shurdhėr. Vendbanimi i tyre do tė jetė Zjarri. Sa herė qė ai (zjarri) bie nga intensiteti, Ne do t’ia shtojmė atė”. (17:97)

    Pastaj ata do tė hidhen me fytyrė nė Zjarr:

    “Dhe, nėse dikush bėn keq, ata do tė hidhen me kokė nė zjarr. A mos po merrni ndėshkim tjetėr pos atij qė e merituat me veprat tuaja?” (27:90)

    Zjarri do t’i djegė dhe do t’i mbulojė fytyrat e tyre pėrgjithmonė, pa ndonjė pengesė mes tyre dhe tij (zjarrit):

    “Vetėm sikur ta dinin mosbesimtarėt (pėr kohėn) kur s’do tė jenė nė gjendje ta largojnė Zjarrin nga fytyrat e tyre e as nga shpinat e tyre, dhe kur aty s’do t’u ofrohet kurrfarė ndihme”. (21:39)

    “Zjarri do t’i djegė fytyrat e tyre dhe ata do tė (duket sikur po) zgėrdhihen me buzėt e tyre tė shfytyruara”. (23:104)

    “Teshat e tyre do tė jenė nga katrani i lėngėt, ndėrsa fytyrat e tyre do tė mbulohen nga Zjarri”. (14:50)

    “Atėherė, a ėshtė njėjtė ai qė do t'i kundėrvihet me fytyrė ndėshkimit nė Ditėn e Gjykimit (si ai qė ėshtė i ruajtur nga kjo)?” (39:24)

    Shih skenėn e lemerishme qė tė bėn tė rrėqethesh.

    “Nė ditėn kur tė kthehen me fytyra nė Zjarr, ata do tė thonė:”Mjerė ne! Sikur t’i bindeshim Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij”. (33:66)

    A nuk sheh se ashtu siē mishi dhe peshku rrotullohen kur tė piqen, ashtu fytyrat e tyre do tė rrotullohen nė Zjarrin e Xhehenemit. Kėrkojmė shpėtim te Allahu nga ndėshkimi i banorėve tė Zjarrit.

    5) Tėrheqja zvarrė

    Njė tjetėr torturė e dhimbshme qė qafirėt do tė pėrjetojnė ėshtė tėrheqja zvarrė nė fytyrat e tyre:

    “Vėrtet, gjynahqarėt janė tė gabuar. Nė ditėn kur ata do tė tėrhiqen zvarrė me fytyra nė Zjarr (do t’u thuhet):’Shijoni prekjen e Xhehenemit’” (54:47-48)

    Dhimbja e tyre gjatė tėrheqjes zvarrė do tė shtohet me faktin se ata do tė jenė tė lidhur me zinxhirė dhe pranga:

    “...kur zgjedhat t'u vihen nė qafėt e tyre dhe zinxhirėt, ata do tė tėrhiqen zvarrė nė lėngun e valuar e tė qelbur, pastaj do tė digjen”. (40:70-72)

    Katadeh tha:

    “Ata herė do tė tėrhiqen zvarrė ne Zjarr, herė nė el-Hemijm”.19

    6) Nxirja e fytyrave

    Allahu i patėmeta do t’ua nxijė fytyrat banorėve tė Xhehenemit:

    “Nė ditėn kur disa fytyra do tė jenė tė bardha (vezulluese) dhe disa fytyra do tė jenė tė zeza (tė ngrysura). Atyre me fytyra tė zeza do t’u thuhet:’A mohuat pasi qė besuat? Shijoni ndėshkimin ngaqė refuzuat besimin”. (3:106)

    Kjo ėshtė nxirje e madhe, sikur errėsira e natės tė kishte mbuluar fytyrat e tyre.

    “Por ata qė bėnė keq, si shpėrblim do tė kenė tė keqen tė barabartė (me atė qė punuan), dhe fytyrat e tyre do t’i mbulojė poshtėrimi. Ata s’do tė kenė ndihmės nga Allahu. Fytyrat e tyre do tė mbulohen sikur tė ishte me copa errėsire nate. Ata janė banorėt e Zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė”. (10:27)

    7) Zjarri do t’i rrethojė qafirėt

    Banorėt e Xhehenemit janė qafirėt gjynahet dhe mosbindja e tė cilėve i rrethon ata, duke mos lėnė gjė tė mirė pėr ta. Allahu i lartėsuar tha nė pėrgjigje ndaj ēifutėve tė cilėt pohuan se Zjarri do t’i prekė vetėm pėr njė kohė tė caktuar:

    “... Kush bėn keq dhe rrethohet nga gjynahet e veta, ata janė banorė tė Zjarrit; aty do tė banojnė (pėrgjithmonė)”. (2:81)

    Kurrkush s’do tė jetė nė kėso gjendje, pėrveē njė qafiri apo idhujtari. Sidik Hasan Khan thotė:

    “Ajo sė cilės i referohet kėtu si vepra tė kėqija ėshtė njė lloj i caktuar i veprimit, arsyet e sė cilės duhen tė jenė mbizotėruese, pa pasur rrugėdalje apo mėnyra pėr arritjen e mirėsisė. Pėrjetėsia nė Xhehenem ėshtė pėr qafirėt dhe pėr idhujtarėt, kėshtu qė e keqja dhe gjynahu nė kėtė ajet duhen tė interpretohen si kufr dhe shirk. Kėshtu, argumentet e Mu’tezilive dhe tė Havarixhėve dalin tė jenė tė gabuara nėpėrmjet transmetimeve mutewatir, tė cilat thonė se gjynahqarėt monoteistė pėrfundimisht do tė nxirren nga Xhehenemi”.

    Gjynahet dhe veprat e kėqija i rrethojnė qafirėt sikurse njė byzylyk rreth kyēit tė dorės, qė ndėshkimi t’u pėrshtatet krimeve tė tyre. Prej kėtu, Zjarri do t’i rrethojė qafirėt nga tė gjitha anėt, siē edhe thotė Allahu, mė i larti:

    “Pėr ta do tė ketė shtrat (nga Zjarri) dhe pėrmbi do tė kenė mbulesė (nga Zjarri)”. (7:41)

    “Shtrati” ėshtė ai qė vjen ndėr ta, kurse “mbulesa” ėshtė ajo qė vjen mbi ta. Ajo qė mendohet me kėtė ėshtė se Zjarri do t’i rrethojė nga ana e sipėrme dhe e poshtme, siē thotė Allahu i madhėruar:

    “Nė ditėn kur ndėshkimi do t’i pėrfshijė nga ana e sipėrme dhe nga poshtė kėmbėve tė tyre”. (29:55)

    “Ata do tė kenė mbulesė tė Zjarrit pėrmbi ta dhe mbulesė nėn ta”. (39:16)

    Disa nga Selefėt e interpretuan “shtratin” (el-Mihad) si njė dyshek dhe “mbulesėn” (el-Ghewaash) si njė batanije.20

    8) Zjarri do tė mbėrrijė zemrat e tyre

    “Rrethimi” mund tė interpretohet nė njė mėnyrė tjetėr, e cila ėshtė se Xhehenemi do tė ketė njė mur qė do t’i rrethojė qafirėt, nė mėnyrė qė ata tė mos mund tė dalin apo tė ikin nga aty, siē thotė Allahu i madhėruar:

    “... Vėrtet, Ne kemi pėrgatitur pėr punėkėqijtė njė Zjarr muret e tė cilit do t’i rrethojnė ata (si tendė). Nėse lusin pėr lehtėsim, atyre do t’u jepet ujė si tunxh i shkrirė, i cili do t’ua djegė fytyrat. Sa pije e tmerrshme qė ėshtė! Dhe sa vendqėndrim i mundimshėm qė ėshtė!” (18:29)

    Tashmė shpjeguam se trupat fizikė tė banorėve tė Xhehenemit do tė jenė me pėrmasa gjigande. Pavarėsisht kėsaj, Zjarri do tė depėrtojė trupat e tyre, derisa tė mbėrrijė thellėsitė e fundme:

    “Unė do ta hedh atė nė Zjarr! E ku e di ti se ēka ėshtė Zjarri? Ai nuk kursen (asnjė gjynahqar) dhe nuk lė gjė pa djegur, duke ua nxirė dhe djegur lėkurat”. (74:26-29)

    Disa nga Selefėt frazėn “nuk lė gjė pa djegur” e interpretuan se:”Ai i han eshtrat, mishin dhe trutė, dhe nuk lė gjė pa prekur”21



    Allahu fuqimadh thotė:

    “Kurrsesi! Ai sigurisht qė do tė hidhet nė atė qė tė bėn copash. E ku e di ti se ēka ėshtė ai qė tė bėn copash? (Ai ėshtė) Zjarri i ndezur i Allahut, qė mbėrrin deri nė zemra”. (104:4-6)

    Muhamed ibn Ka’b el-Kurtubi tha:

    “Zjarri e han atė, derisa t’ia mbėrrijė dhe zemrėn. Pastaj trupi i tij do krijohet rishtas. Ėshtė transmetuar se, kur Thabit el-Benenij e lexoi kėtė ajet, ai tha:’Zjarri do t’i djegė ata, derisa t’i mbėrrije zemrat e tyre ndėrsa ata janė tė gjallė. Kaq e madhe do tė jetė vuajtja e tyre!’ Pastaj qau”.

    9) Tė pėrbrendshmet e tyre do tė derdhen nė Zjarr

    Buhariu dhe Muslim transmetojnė nga Usame ibn Zejd se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Njė person do tė sillet nė Ditėn e Ringjalljes dhe do tė hidhet nė Zjarr. Pastaj tė pėrbrendshmet e tij do tė derdhen nė Zjarr dhe ai do tė detyrohet tė ecėn pėrreth tyre si gomari nė mulli. Banorėt e Xhehenemit do tė mblidhen rreth tij dhe do tė thonė:’O filan, ēka ėshtė puna jote? A nuk na urdhėroje pėr mirė dhe na ndaloje nga e keqja?’ Ai do tė thotė:’Unė ju urdhėroja pėr mirė, por nuk e bėja vetė; dhe ju ndaloja nga e keqja, por e bėja vetė’. Pastaj ai do tė vėrtitet si gomari nė mulli”.23

    Njė nga njerėzit tė pėrbrendshmet e tė cilit do tė derdhen nė Xhehenem, ėshtė Amr ibn Lehej, i cili ishte i pari qė ndryshoi fenė e arabėve. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e pa atė tek tėrhiqte zvarrė tė pėrbrendshmet e tij nė Xhehenem. Muslimi transmeton nga Xhabir ibn Abdullah se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    “Pashė Amr ibn Amir el-Khuze’in tek tėrhiqte zvarrė tė pėrbrendshmet e tij, dhe ai ishte i pari qė paraqiti es-Sa’iben (njė deve e lėnė e lirė pėr hir tė idhujve dhe e cila nuk pėrdorej pėr ngarkesė)”24

    10) Zinxhirėt, prangat dhe ēekiēėt e banorėve tė Zjarrit .

    Allahu i madhėruar ka premtuar se pėr banorėt e Xhehenemit do tė ketė pranga dhe ēekiēė:

    "Pėr mohuesit Ne kemi pėrgatitur zinxhirė tė hekurt, zgjedha dhe njė Zjarr flakėrues". (76:4)

    "Te Ne ka pranga dhe Zjarr, si dhe ushqim qė ta zė frymėn e njė ndėshkim tė dhimbshėm". (73: 12-13)

    Zgjedhat do tė vendosen rreth qafave tė tyre:

    "... Ne do tė vejmė zgjedha nė qafėt e qafirėve. A do tė ndėshkohen pėr tjetėr pos veprat e tyre tė kėqija". (34:33)

    "Kur zgjedhat tė vihen rreth qafave tė tyre dhe zinxhirėt, ata do tė tėrhiqen zvarrė". (40:71)

    Zinxhirėt apo prangat janė diēka me tė cilėn Allahu fuqimadh do t'i ndėshkojė ata:

    "Te Ne ka pranga ..." (73:12)

    Zinxhirėt janė njė lloj tjetėr i ndėshkimit me tė cilin punėkėqijtė do tė lidhen mu siē lidhen kriminelėt nė kėtė botė. Shih sesi i pėrshkruan Allahu ata:

    "(Do tė thuhet)Kapeni dhe lidheni, dhe digjeni nė Zjarrin flakėrues; pastaj lidheni me zinxhirė me gjatėsi prej shtatėdhjetė parakrahė". (69:30-32)

    Allahu i plotfuqishėm u ka premtuar banorėve tė Zjarrit shtanga tė hekurta me grremē, qė janė sikurse ēekiēė, me tė cilėt do tė rrihen punėkėqijtė sa herė qė orvaten tė dalin nga Zjarri dhe do tė hidhen edhe mė thellė nė Xhehenem:

    "Dhe pėr ta ka shtanga tė hekurta me grremē. Sa herė qė pėrpiqen tė dalin nga aty nga ankthi, do tė zmbrapsen dhe do t'u thuhet:'Shijoni djegien!" (22:21-22)

    11) Ata do tė shoqėrohen nė Xhehenem nga objektet e tyre tė adhurimit dhe nga shejtanėt e tyre

    Qafirėt dhe idhujtarėt madhėronin zota tė rrejshėm nė vend tė Allahut tė patėmeta. Ata i mbronin ata (idhujt) dhe e jepnin veten dhe pasurinė e tyre nė adhurimin ndaj tyre. Nė Ditėn e Ringjalljes, Allahu do tė bėjė qė idhujt tė cilėt i adhuronin nė vend tė Tijin tė hyjnė nė Zjarr si mėnyrė e poshtėrimit tė tyre, qė ata tė dinė se ishin tė devijuar dhe adhuronin diēka qė s'ka mundėsi as t'u bėjė dobi e as dėm:

    "Vėrtet, ju (qafira) dhe zotat (e rrejshėm) qė ju adhuroni veē Allahut s'janė tjetėr veēse lėndė djegėse e Xhehenemit. (Pa dyshim qė) Ju do tė hyni nė tė! Sikur kėta tė ishin zota, nuk do tė pėrfundonin aty, por secili do tė qėndrojė aty". (21:98-99)

    Ibn Rexheb thotė:

    "Ngaqė qafirėt adhurojnė zotat e tyre nė vend tė Allahut dhe besojnė se ata do tė ndėrmjetėsojnė pėr ta te Allahu dhe do t'i afrojnė ata te Allahu, ata do tė ndėshkohen me praninė e kėtyre zotave nė Xhehenem sė bashku me ta si njė mėnyrė poshtėrimi, pėr t'i bėrė ata tė ndjejnė pikėllim dhe keqardhje. Kjo sepse, kur njė ndėshkim tė shoqėrohet me njė gjė qė ishte shkak i ndėshkimit, dhimbja dhe pikėllimi bėhen mė tė forta".25

    Pėr kėtė shkak, dielli dhe hėna do tė hidhen nė Xhehenem dhe do tė jenė lėndė djegėse e tij, pėr t'i ndėshkuar punėkėqijtė qė i adhuronin ata nė vend tė Allahut, siē thuhet nė hadith:


    "Dielli dhe hėna do tė sillen nė Xhehenem" 26

    el-Kurtubi tha:

    "Ato do tė vendosen nė Xhehenem, sepse qenė adhuruar nė vend tė Allahut tė lartėsuar. Kjo s'ėshtė ndėshkim pėr ta (diellin dhe hėnėn), sepse ato janė gjėra tė pajetė, por kjo do tė bėhet me qėllim qė qafirėve t'u shtohet pikėllimi dhe turpi. Kjo ėshtė ēfarė ėshtė thėnė nga disa dijetarė". 27

    Nga ky shkak, qafirėt dhe shejtanėt e tyre do tė mblidhen bashkė, me qėllim qė t'u bėhet mė i rėndė ndėshkimi:

    "Nėse dikush tėrhiqet nga tė pėrkujtuarit e mė tė Mėshirshmit (Allahut), Ne i caktojmė atij njė shejtan pėr shoqėrues. Dhe vėrtet ata (shejtanėt) i shmangin nga rruga, por ata mendojnė se janė tė udhėzuar. Kur i tilli tė Na vjen, thotė (shoqėruesit tė vet):'Sikur tė ishim larg unė dhe ti si lindja e perėndimi. Sa shoqėrues i keq!’ (Atyre u thuhet) Sot s’do t’ju bėjė dobi (pendimi), meqė vepruat keq dhe ju do tė ndani ndėshkimin bashkė (me shejtanin shoqėruesin tėnd)”. (43:36-39)

    12) Pikėllimi, keqardhja dhe lutja e tyre

    Kur qafirėt tė shohin Xhehenemin, do t'i kapė njė pikėllim i madh, por keqardhja s'do t'u bėjė punė atėherė:

    "... ata do tė shfaqin pendimin, kur tė shohin ndėshkimin, por ndaj tyre do tė gjykohet me drejtėsi dhe kurrfarė e padrejte s'do t'u bėhet". (10:54)

    Kur qafirėt tė shohin shėnimet e veprave tė tyre dhe tė shohin kufrin dhe shirkun e tyre pėr tė cilin do tė meritojnė pėrjetėsinė nė Xhehenem, do tė luten qė tė harrohen dhe tė vdesin:

    "Ai qė i jepen shėnimet prapa shpinės, do tė lutet pėr shkatėrrim, dhe do tė hyjė nė Zjarrin flakėrues". (84:10-12)

    Ata vazhdimisht do tė luten qė tė harrohen, kur tė hidhen nė Zjarr dhe ai t’i prekė ata:

    "Kur ata tė hidhen tė lidhur bashkė me zinxhirė nė njė vend tė ngushtė aty, do tė luten pėr shkatėrrim! Mos e kėrkoni vetėm njė herė shkatėrrimin, por kėrkojeni shumė herė”. (25:13-14)

    Klithmat e tyre do tė vijnė duke u shtuar dhe do tė bėhen mė tė dėshpėruara, dhe ata do ta lusin Zotin e tyre me shpresė qė ai t'i nxjerrė nga Zjarri:

    "Aty, ata do tė klithin:'Zoti ynė! Na nxirr nga kėtu! Ne do tė veprojmė punė tė mira e jo ēfarė bėmė". (35:37)

    Atėherė, ata do tė kuptojnė gabimin dhe marrėzinė e mosbesimit tė tyre:

    "Do tė thonė:'Sikur tė dėgjonim dhe tė arsyetonim, nuk do tė ishim midis banorėve tė Zjarrit flakėrues'". (67:10)

    "Ata do tė thonė:'Zoti ynė! Na bėrė dy herė tė vdesim dhe dy herė na dhe jetė! Tash po i pranojmė gjynahet tona. A ka rrugėdalje nga kjo?'" (40:11)

    Por, lutja e tyre do tė refuzohet ashpėrsisht dhe ata do tė marrin pėrgjigjen qė e meritojnė kafshėt:

    "Ata do tė thonė:'Zoti ynė! Na kaploi mjerimi dhe nė humbėm rrugėn. Zoti ynė! Na nxirr nga kėtu! Nėse kthehemi (sė keqes), atėherė vėrtet do tė jemi zullumqarė!' Ai do tė thotė:'Shporruni! Dhe mos mė flisni!'" (23:106:108)

    Premtimi do tė realizohet dhe ata do tė arrijnė deri aty ku kurrfarė lutje s'do t'u bėjė punė dhe do tė mbeten tė pashpresė:

    "Vetėm sikur t'i shihje punėkėqijtė kur t'i ulin kokat para Zotit tė tyre (dhe tė thonė):'Zoti ynė, pamė dhe dėgjuam. Tash na kthe (nė dynja) e tė bėjmė vepra tė mira, se ne pėrnjėmend po besojmė (tash)'. Po tė donim Ne, do ta udhėzonim ēdo shpirt, por Fjala ime se do tė mbushi Xhehenemin me xhinė e njerėz sė bashku do tė realizohet. Shijoni, pra (ndėshkimin). Meqė harruat takimin e kėsaj Dite, edhe ne do t'ju harrojmė juve. Shijoni ndėshkimin e pėrjetshėm pėr punėt qė bėtė!" (32:12-14)

    "Pastaj banorėt e Xhehenemit do t’i thėrrasin rojtarėt e Xhehenemit:'Luteni Zotin tuaj tė na e lehtėsojė sė paku njė ditė! Ata do tė thonė:'A nuk ju erdhėn tė Dėrguar me Shenja tė qarta?' Do tė thonė:'Po'. Ata do tė pėrgjigjen:'Atėherė lutuni (sa tė doni)! Por, lutja e qafirėve ėshtė e kotė". (40:49-50)

    Pastaj ata do tė kėrkojnė ndėrmjetėsim qė Zoti i tyre t'u japė fund atyre:

    "Ata do tė klithin:'O Malik, (roja e Xhehenemit)!, le tė na japė fund Zoti yt!' Ai do tė thotė:'Aty do tė qėndroni (pėrgjithmonė)'". (43:77)

    Gjithēka qė ata kėrkojnė do tė refuzohet. Nuk do tė ketė dalje nga Zjarri, lehtėsim tė ndėshkimit apo vdekje. E tėrė kjo do tė jetė ndėshkim i pėrjetshėm, dhe do t'u thuhet:

    "... duruat apo nuk duruat, krejt ėshtė njėjtė. Ju po ndėshkoheni vetėm pėr atė ēfarė bėnit". (52:16)

    Pas kėsaj, ata vajtimi i tyre do tė shtohet edhe mė shumė dhe ata do tė qajnė gjatė:

    "Le tė qeshin pak, se shumė do tė qajnė si shpagim pėr atė ēfarė bėnin". (9:82)

    Ata do tė qajnė, derisa tė mos u mbeten lot, pastaj do tė qajnė me gjak dhe lotėt e tyre do tė lėnė gjurmė nė fytyrat e tyre si kanalet qė uji i bėn nė gur. Nė el-Mustedrek tė Hakimit, ka njė transmetim nga Abdullah ibn Kajs se i Dėrguari (salallahu alejhi ue selam) tha:

    "Banorėt e Xhehenemit do tė qajnė aq shumė, saqė, sikur tė vendoseshin anijet nė lotėt e tyre, do tė lundronin; dhe ata do tė qajnė me gjak nė vend tė lotėve". Enes ibn Malik transmetoi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    Enes ibn Malik transmetoi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

    "Banorėt e Xhehenemit do tė qajnė dhe do tė qajnė derisa tė mos u mbetet pikė loti. Pastaj do tė qajnė me gjak, derisa t'u bėhen kanalet nė fytyrė. Sikur anijet tė vendoseshin nė tė (gjakun), do tė lundronin".
    28

    Kėta punėkėqij humbėn shpirtrat dhe familjet e tyre, kur e preferuan kufrin (mosbesimin) ndaj imanit (besimit). Dėgjo vajtimin dhe klithmat, kur ata tė ndėshkohen:

    "Nė Ditėn kur tė kthehen pėrmbys me fytyrė nė zjarr, do tė thonė:'Mjerė ne!, sikur t'i bindeshim Allahut tė Dėrguarit!' Dhe thonė: 'Zoti ynė!, vėrtet ne i dėgjuam tė parėt tanė dhe ata na ēorientuan nga Rruga. Zoti ynė!, jepu atyre ndėshkim tė dyfishtė dhe mallkoji ata me njė mallkim tė madh!'" (33:66-68)

    Dėgjo sesi Allahu i lartėsuar i pėrshkroi gjendjet e tyre:

    "Sa u pėrket tė mjerėve, ata do tė jenė nė Zjarr duke psherėtirė thellė e ulėt. Aty do " (11:106-107)

    Ez-Zexhexh tha:

    "Psherėtima e thellė (ez-Zefijr) ėshtė pėr shkak tė intensitetit tė ofshamės dhe kjo do tė jetė e skajshme. Qe sugjeruar se ez-Zefijr do tė thotė gulēimi i frymės nė gjoks, pėr shkak tė frikės sė madhe, saqė dhe brinjėt do tė fryhen. Psherėtima e ulėt (esh-Shehijk) ėshtė fryma e nxjerrė ngadalė apo frymėmarrja e ngadaltė, e zgjatur. Sido qė tė jetė, kjo tregon pėr shkallėn e lartė tė ankthit dhe mjerimit. Situata e tyre krahasohet me atė zemra e tė cilit kaplohet nga nxehtėsia dhe shpirti i tė cilit ėshtė i rrethuar nga ajo. el-Lejth tha:'ez-Zefijr do tė thotė se njė njeri do tė ketė frymėmarrje tė thella, pėr shkak tė ankthit tė madh, kurse esh-Shekijk i referohet nxjerrjes se frymės'".29[/SIZE
    __________________________________________________ _________

    12 Muslim nė Kitab el-Xhenneh ue Sifat Na’imihaa, Baab Shiddet Harr en-Nar 4/2185.
    13 El-Buhari nė Sahih, Kitab er-Rekak, Bab Sifat el-Xheneh uen-Nar, Fet’h el-Bari 11/417, dhe Muslim nė Sahih e tij, Kitab el-Iman 1/196, nr.363.
    14 Sahih Muslim, Kitab el-Iman 1/196, nr.364; Muslim po ashtu transmeton nga Ebu Se’id el-Khudri nė kaptinėn e njėjtė, nr.361.
    15 Buhariu nė Kitab er-Rikak, Bab Sifat el-Xhenneh uen-Nar, Feth el-Bari 11/417 dhe Muslim nė Kitab el-Imam, Bab Shifa’at en-Nebi; Ali ibn ebi Talib 1/195, hadithi nr.360.
    16 et-Tedhkireh, f.409.
    17 et-Tekhwif min en-Nar, f.142-143
    18 Et-Tirmidhi tha:”Ky ėshtė hadith sahih-gharib-hasan”. (et-Tekhwif min en-Nar, f.145, Xhami el-Usul 10/540)
    19 Ibn Rexheb, et-Tekhwif min en-Nar, f.147)
    20 Tefsir ibn Kethir 3/168.
    21 Ibn Rexheb, et-Tekhwif min en-Nar, f.146.
    22 et-Tekhwif min en-Nar, f.146).
    23 el-Buhari dhe Muslim, Mishkat el-Mesabih 2/642, hadithi nr.5139.
    24 Mishkat el-Mesabih 2/642)
    25 et-Tekhwif min en-Nar, f.105.
    26 el-Bejheki nė Shu'eb el-Iman, dhe el-Bezzar, el-Isma'ilij dhe el-Khatabij; shih Silsilet el-Hadith es-Sahiha 1/32).
    27 el-Kurtubi, et-Tedhkirah, f.392.
    28 Shejh Nasirudin el-Albani i transmetoi kėto dy hadithe nė Silsilet el-Hadithe es-Sahiha (4/245, nr.1679) dhe ia atribuoi hadithin e parė el-Hakimit nė el-Mustedrek. El-Hakim tha: "Ky hadith ka isnadin sahi". Edh-Dhehebi u pajtua me tė. Shejh Nasir tha: "Ai ėshtė dashur tė shtojė: sipas kritereve tė Buharit dhe Muslimit. Tė gjithė burrat qė transmetuan kėtė hadith, janė nga ata prej tė cilėve kanė shėnuar Buhari dhe Muslim. Ai pėrmendi se njėri prej tyre, Ebul-Nu'man, llagapi i tė cilit ishte ‘Arim, s'ishte i sigurt. Shejh Nasiri citoi hadithin e dytė nė mbėshtetje tė tė parit dhe ia atribuoi atė Ibn Maxhes dhe Ibn ebi Dunjas. Jezid er-Rekkes, njė nga transmetuesit, ėshtė da'if, por pjesa tjetėr e transmetuesve janė nga ata prej tė cilėve transmetuan Buhari dhe Muslim.
    29 Siddik Hasan Khan, Jekedhet uli el-I'tibar, f.72.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 22-03-2012 mė 17:07
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #16
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Si tė shpėtosh nga Xhehenemi


    Meqė kufri ėshtė ai qė do ta dėnojė personin me Zjarr tė pėrjetshėm, mėnyra e shpėtimit nga Zjarri ėshtė nėpėrmjet imanit dhe veprave tė mira. Kėshtu, muslimanėt i luten Zotit tė tyre me besim pėr t'i shpėtuar nga Zjarri:

    "Ata qė thonė 'Zoti ynė!, ne pėrnjėmend besuam. Na i fal gjynahet dhe na shpėto nga ndėshkimi i Xhehenemit". (3:16)

    "... Zoti ynė, nuk e krijove kot tėrė kėtė. Lavdi tė qoftė Ty. Na shpėto nga ndėshkimi me Zjarr. Zoti ynė, atė qė e Ti e fut nė Zjarr, e ke poshtėruar, dhe punėkėqijtė s'do tė kenė ndihmues. Zoti ynė, ne e dėgjuam thirrjen e thirrėsit pėr nė besim:'Besoni nė Zotin tuaj', dhe besuam. Zoti ynė, na i fal gjynahet dhe na i fshij padrejtėsitė tona, dhe na i merr shpirtrat nė shoqėrinė e tė drejtėve (el-Ebrar). Zoti ynė, na jep atė qė na premtove nėpėrmjet tė Dėrguarit tėnd dhe na shpėto nga turpi i Ditės sė Gjykimit, se Ti kurrė s'e thyen premtimin". (3:191:194)

    Shumė hadithe flasin hollėsisht lidhur me kėtė ēėshtje dhe i pėrshkruajnė veprat qė tė ruajnė nga Zjarri; pėr shembull, dashuria ndaj Allahut tė patėmeta. Nė el-Mustedrek tė el-Hakim dhe nė el-Musned tė Imam Ahmedit ka njė transmetim nga Enes ibn Malik, ku thuhet:

    "I Dėrguari i Allahut tha: 'Pasha Allahun, Allahu kurrė nuk do ta hedhė nė Zjarr atė qė e do".30

    Agjėrimi, po ashtu, ėshtė njė shkak i shpėtimit nga Zjarri, siē transmetohet nė el-Musned dhe el-Bejheki nė Shu'eb el-Iman, me zinxhir hasen nga Xhabir ibn Abdullah:'I Dėrguari i Allahut tha:

    'Agjėrimi ėshtė mburojė nga ndėshkimi i Allahut'". 31

    Nėse agjėrimi shoqėrohet me kohė tė xhihadit kundėr armikut, atėherė kjo ėshtė njė fitore e madhe, siē qe transmetuar nga Ebu Se'id el-Khudri se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    "Kushdo qė agjėron njė ditė nė xhihadin nė rrugė tė Allahut, Allahu do ta largojė fytyrėn e tij shtatėdhjetė vjet largėsi nga Zjarri". 32

    Tė tjera mėnyra tė shpėtimit nga Zjarri janė frika ndaj Allahut dhe xhihadi pėr hir tė Tijin:

    "Pėr atė qė i tutet qėndrimit para Allahut, do tė ketė dy Kopshte (nė Xhenet)". (55:46)

    et-Tirmidhi dhe en-Nesa'i transmetuan nga Ebu Hurejre se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    "Kurrkush qė qan nga frika ndaj Allahut s'do tė hyjė nė Xhehenem pėr aq sa qumėshti tė kthehet nė gji (dmth kurrė). Njė person s'do tė ketė edhe pluhurin nga luftimi nė rrugė tė Allahut, edhe tymin e xhehenemit".33

    Buhariu transmeton nga Ebu Ebs se i Dėrguari i Allahut tha:

    "Dy kėmbė qė pluhurosen pėr hir tė Allahut, kurrė s'do tė takohen nė Zjarrin e Xhehenemit". 34

    Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se i Dėrguari i Allahut tha:

    "Njė qafir dhe ai qė e vret atė kurrė s'do tė takohen nė Zjarrin e Xhehenemit". 35

    Ne, po ashtu, mund tė mbrohemi nga Zjarri duke kėrkuar mbrojtjen e Allahut nga ai:

    "Ata qė thonė 'O Zot ynė, na largo nga ndėshkimi i Xhehenemit, se vėrtet ndėshkimi i tij ėshtė pambarim. Sa vendqėndrim i keq qė ėshtė ai!" (25:64-65)

    Ahmed, Ibn Maxheh, Ibn Hibban dhe el-Hakim transmetojnė me isnad sahi nga Enesi se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

    "Kurrkush nuk e lut Allahun pėr Xhenet tri herė veēse Xheneti thotė:'O Allah, pranoje nė Xhenet'. Dhe asnjė musliman nuk i kėrkon mbrojtje Allahut nga Xhehenemi tri herė veēse Xhehenemi thotė:'O Allah, shpėtoje atė nga unė'".36

    Buhariu dhe Muslim transmetojnė nga Ebu Hurejre se, kur pejgamberi po fliste lidhur me melekėt qė kėrkojnė tubimet e dhikrit, tha:

    "Allahu i pyet ata, ndonėse e di mė sė miri:'Nga ēka po kėrkojnė mbrojtje?' Ata i thonė:'Nga Zjarri'. Ai pyet:'A e kanė parė atė?' Ata thonė:'Jo, pasha Allahun, o Zot, ata nuk e kanė parė'. Ai thotė:'Si do tė ishte sikur tė shihnin?' Ata thonė:'Ata do tė tuteshin edhe mė shumė dhe do tė ishin mė tė shqetėsuar pėr t'i ikur atij'. Ai thotė:'Dėshmoni se i kam falur ata'".37

    __________________________________________________ ___________

    30 Sahih, shih Sahih el-Xhami 6/104.
    31 Transmetuar nga Ahmed, en-Nesa'i, Ibn Maxheh dhe Ibn Khuzejmeh dhe isnadi i tij ėshtė sahih (Sahih el-Xhami 3/264).
    32 Ahmed, Buhari, Muslim, et-Tirmidhi dhe en-Nesa'i (Sahih el-Xhami 5/310).
    33 Mishkat el-Mesabih 2/356, nr.3228, isnad sahi.
    34 Mishkat el-Mesabih 2/349, mr.3794).
    35 Mishkat el-Mesabih 2/349, nr.3795.
    36 Sahi el-Xhami 5/145, nr.5506.
    37 Sahih el-Xhami 2/233, nr.2169.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #17
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Tash nuk na mbetet tjetėr pėrveē se me ju lut All-llahut pėr tė na shpėtuar nga ai xhehennemi dhe tė na bėjė qė tė jemi prej banuesit tė xhennetit.

    O Zot i Madhėrueshėm prano prej nesh lutjet me tė cilat i drejtohemi Madhėrisė Tėnde, sepse Ti je i Vetmi qė i pranon lutjet.

    O Zot i Plotėfuqishėm i lutemi Madhėrisė Tėnde qė tė na drejtosh e udhėzosh nė tė vėrtetėn nė rrugėn e drejtė dhe tė shpėtimit, pėr nė derėn tė Xhennetit.

    Na fal neve o Mėshirues, na fal neve o Bamirės i Pėrgjithshėm.

    Gjithashtu o Zot i Plotėfuqishėm, tė lutemi qė tė na largosh prej nesh tė gjitha tė ligat e kėsaj dhe asaj bote.

    O All-llah, na bėn qė ta njohim tė vėrtetėn si tė vertet dhe ta ndjekim ate, e tė pavėrtetėn si tė pavėrtet dhe tė largohemi prej saj.

    O All-llah, bėje tė dimė se kush jemi, ēka jemi dhe pse jemi nė kėtė botė?

    O All--lahu ynė i Vetėm dhe i Pashoq, bėje tė dijmė se kjo botė ėshtė kaluese, ndėrsa bota tjetėr ėshtė e pėrhershme dhe e pambarueshme. Bėje qė zemrat tona tė stabilizohen nė atė qė Ty na ke urdhėruar, qė sytė tonė tė shohėn tė mirėn dhe t'i largohen tė keqjes, veshėt tona tė dėgjojnė vetėm tė mirėn dhe ta largohen tė keqes, gojat tona tė flasėn tė mirėn dhe tė ruajmė gjuhėt tona nga pėrgojimet dhe fjalėt e kėqija, kėmbėt tona tė ecin me hapa tė sigurtė drejtė rrugės sė shpėtimit, nė tė cilėn rrugė kanė qenė Pejgamberėt e Tu.

    O All-llah, ne jemi njė popull mė i vjetėr nė Ballkan, kemi deklaruar se jemi shqiptarė musliman, pėrveē Teje askujt nuk i themi aman.

    O All-llah, rininė tonė tė cilėn e duam pa masė ata janė shpirti jonė, zemra jonė, gjaku jonė gėzimi jonė, dėfrimi jonė, pasuria jonė, ardhmėria jonė, arsimoj o All-llah dhe bėrja fenė Islame qė ta mėsojnė e asnjėherė qė ta mohojnė ose ta qortojnė.

    O All-llah, nėse besimin e kemi tė dobėt na e forco, nėse kemi humbur rrugėn na drejto, nėse nuk dijmė na meso, nėse harojmė na kujto, nėse jemi tė hidhėruar na pajto, nėse jemi larguar na ofro, nėse zemrat tona janė bėrė gurr na butėso, nėse jemi pakic na shumėzo, nėse sėmuremi na shėro, nėse vdesim na mėshiro dhe me ne gjithnjė qėndro.

    Pėr fund O Zot, te Ti kemi njė lutje mė tė pėrgjithshme qė, injorantėt pėr fenė e tyre qė fare pak e njohėn t'i drejtosh e udhėzosh qė, nė ditė e gjykimit bashkė me ne t'i takosh dhe me Xhennetul Firdevsin tė na gradosh.

    Amin!


    Sė fundi ju pėrshėndes me pėrshėndetjen mė madhėshtore qė ekziston nė tokė dhe nė qiell, me:

    " Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu! "
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 22-03-2012 mė 18:46
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #18
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Zjarri dhe dėnimi i banorėve tė tij

    Zjarri dhe dėnimi i banorėve tė tij



    Autor: Musaid bin Sad el-Huxhejli Ahmed bin Rashid e-Rruhejli


    Zjarri ėshtė banesa, tė cilėn Allahu e ka pėrgatitur pėr mosbesimtarėt. Nxehtėsia e tij ėshtė e madhe, kėrbaēėt (pėr ndėshkim) janė tė hekurt, fundin e ka tė largėt.

    Me tė vėrtetė, kur njė gur i madh hidhet nė tė, ai vazhdon tė bjerė pėr shtatėdhjetė vjet, derisa tė mbėrrijė fundin e tij. Ai sillet, Ditėn e Kijametit, me shtatėdhjetėmijė kapistra, dhe me ēdo kapistėr shtatėdhjetėmijė melekė, tė cilėt e tėrheqin.

    Zjarri, nė kėtė botė, ėshtė vetėm njė pjesė nga shtatėdhjetė pjesėt e tij. Aty ka gjarpėrinj, me trup si qafat e devesė, dhe akrepa, si mushkat. Kur ndonjėri e pickon mosbesimtarin, ai i ndien dhimbjet e helmit pėr dyzet vite. Rrobat e banorėve tė tij janė nga zjarri, ushqim i tyre ėshtė zekumi1, ndėrsa si pije kanė qelbin dhe ujin qė pėrvėlon. Sikur njė pikė e zekumit tė pikonte nė kėtė botė, do t'ua prishte jetėn banorėve tė dynjasė.

    A thua, si ėshtė puna me atė qė ky ėshtė ushqimi i tij! Ushqehet, derisa t'i mbushet barku, pastaj e pason me ujin qė pėrvėlon. Kur ia afron atė gojės, i bije lėkura e fytyrės, dhe, mbasi ta ketė pirė, i shkrihet krejt ēfarė kishte nė bark.

    Mė pas, qėllohet me kėrbaē tė hekurt, dhe ēdo pjesė e trupit bije para tij. U mbėrthehen duart, me pranga pėr qafė. Balli me kėmbėt u bashkohen prej mbrapa shpine, me anė tė zinxhirėve, dhe kėshtu ata ballafaqohen me dėnimin, duke mos pasur mundėsi tė mbrohen me duart e tyre dhe duke mos mundur ta mėnjanojnė nga fytyrat.

    Ata kėrkojnė nga ruajtėsit e xhehenemit, tė cilėt janė tė ashpėr dhe shumė tė fortė, qė ta lusin Allahun qė t'ua lehtėsojė dėnimin, qoftė edhe vetėm njė ditė, kurse ata ua kthejnė, duke u thėnė:

    ''A nuk erdhėn tek ju tė Dėrguarit, me dėshmi e prova tė qarta?''. Ata u pėrgjigjėn:''Po'', ndėrsa ata, prapė, ua kthejnė, duke u thėnė: ''Atėherė, thėrrisni (si tė doni)! Dhe thirrja e mosbesimtarėve s'ėshtė veēse (endje) nė humbje!'' (Gafir, 50)

    "Ata thėrrasin:''O Malik (Ruajtėsi i Xhehenemit)! Le tė na japė fund Zoti yt!'' Ai do t'u thotė: ''Sigurisht, qė do tė mbeteni pėrjetė.'' (Zuhruf, 77)

    "Ata luten, duke thėnė:''Zoti Ynė! Na nxjerr qė kėtej! Nėse, ndonjėherė, do tė ktheheshim (tek e keqja pėrsėri), atėherė, vėrtet, do tė ishim Dhalimin (politeistė, keqbėrės)". Ai (Allahu) do t'u thotė:''Rrini nė tė, me turp! Dhe mos mė flisni!'' (Mu'minun, 106-107)

    Kėshtu, kur ata humbasin ēdo shpresė pėr tė fituar ndonjė tė mirė, fillojnė me pėllitje e me ulėrimė, dhe me lutje pėr mjerim e shkatėrrim.

    __________________________________________________ __________

    1. Emėr peme, nė xhehenem, me frute tė hidhur, me erė tė keqe dhe pamje trishtuese.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  9. #19
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Ftohtėsia e Zemherir

    Ftohtėsia e Zemherir


    Grup autorėsh

    Ibnul-Kajjim ka thėnė: ”Thėnia e Allahut: « Kurrgjė tė ftohėt s’do tė shijojnė aty e as ndonjė pije, pėrveē ujit tė valuar dhe ghesaka » [en-Nebe, 24-25]

    Ky ėshtė zemherir. Ai i djegė ata me ftohtėsinė ekstreme tė tij mu ashtu siē i djegė me nxehtėsinė e tij.

    Ėshtė thėnė nga Muxhahid dhe nga Mukatil se kjo ėshtė kulmi i ftohtėsisė”. [Beda’i el-Feuaid, 2/244]

    El-Hafidh ibn Rexheb ka thėnė: “Allahu i lartėsuar e ka paraqitur atė qė gjendet nė kėtė botė, nė aspektin e nxehtėsisė dhe tė ftohtėsisė, nė lidhje me nxehtėsinė dhe ftohtėsinė e xhehenemit dhe si njė dėshmi pėr tė. Pėr kėtė arsye, ėshtė e rekomandueshme tė kėrkohet shpėtim nga xhehenemi, kur personi ndjen kėtė [ftohtėsinė dhe nxehtėsinė].

    Ėshtė transmetuar nga Uthman ed-Darimij dhe nga tė tjerėt hadithi i Deraxhit, nga Ebu Hajthem ... se Ebu Hurejre i ka transmetuar atij se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

    “Nėse njeriu thotė nė njė ditė shumė tė nxehtė:‘Kurrkush nuk meriton tė adhurohet, pėrveē Allahut. Sa e nxehtė ėshtė kjo ditė! O Allah, mė shpėto nga Zjarri i xhehenemit’, Allahu i thotė xhehenemit:’Vėrtet, njė rob i Imi mė kėrkoi shpėtim nga nxehtėsia jote. Vėrtet, Unė tė marr pėr dėshmitar se e shpėtova atė’. Nėse njeriu thotė nė njė ditė shumė tė ftohėt:‘Kurrkush nuk meriton tė adhurohet, pėrveē Allahut. Sa e ftohėt ėshtė kjo ditė! O Allah, mė shpėto nga zemherir i xhehenemit’, Allahu i thotė xhehenemit:’Vėrtet, njė rob i Imi mė kėrkoi shpėtim nga zemheriri yt. Vėrtet, Unė tė marr pėr dėshmitar se e shpėtova atė’. Sahabėt pyetėn:’Ēka ėshtė zemherir i xhehenemit?’
    Ai u pėrgjigj:’Ai ėshtė njė vendbanim ku hidhet mosbesimtari, ku do tė shqyhet nga tė ftohtit ekstrem tė tij’”
    1

    El-Ajni ka thėnė: “Kurrgjė nuk e parandalon zemheririn tė dalė nga i njėjti Zjarr i xhehenemit, sepse ajo qė mendohet me ‘Zjarr i xhehenemit’ ėshtė vendi i tij, xhehenemi, dhe nė tė ka njė nivel tė zemherir [ftohtėsisė].

    Ėshtė thėnė se s’ka kundėrthėnie nė kombinimin e nxehtėsisė dhe ftohtėsisė nė Zjarrin e xhehenemit, sepse Zjarri i xhehenemit ėshtė xhehenemi, dhe ėshtė transmetuar qė disa pjesė tė tij janė zjarr, kurse tė tjerat janė zemherir [tė ftohta]. Dhe ato nuk gjenden nė tė njėjtin vend, sepse ėshtė e pamundshme qė ato tė jenė tė kombinuara nė tė njėjtin vend.

    Them [el-Ajni]: Ai qė ka krijuar sundimin, pėrfshirė akullin dhe zjarrin, ėshtė i aftė tė kombinojė dy gjėra tė kundėrta nė njė vend. Veē kėsaj, xhehenemi ėshtė nga ēėshtjet e sė padukshmes dhe kėto ēėshtje nuk duhet krahasuar me ēėshtjet e kėsaj bote”. [Umdet el-Karij, 7350]


    __________________________________________________ _____________

    1 Sipas shejh Albanit, ky hadith s'ėshtė autentik. [Fet’h el-Barij, 3/71]
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  10. #20
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Prekja e Sekar

    Prekja e Sekar


    Hulumtim i Call To Islam1

    Vėrtet, Sekar [Djegėsi] ėshtė Zjarri i xhehenemit. Ai ėshtė “Pusi pa fund” [xhehenemi], “Zjarri flakėrues” [el-Xhehijm], “Burgu” [Sixhxhin], “Shtypėsi” [el-Hutame] dhe “Vendbanimi i shkatėrrimit” [Darul-beuaar] 2

    Allahu, mė i Larti, thotė:

    « Do ta gjuaj atė nė Sekar. Dhe ēka tė bėri tė kuptosh se ēėshtė Sekar? Ai nuk kursen aspak [asnjė mėkatar] e as nuk lė pa djegur lėkurat » [el-Mudethir, 26-29]
    Nga tė gjitha krijesat e Allahut qė njohim, xhehenemi ėshtė mė i tmerrshmi. Ai ėshtė i shėmtuar, i ndyrė, i zymtė, i tėrbuar, i dhimbshėm, i dėmshėm, i pafund dhe i pamėshirshėm. Edhe gjėja mė e tmerrshme qė mund tė imagjinojmė apo ėndėrrojmė, nuk mund tė krahasohet me njė moment tė vetėm nė xhehenem.


    Xhehenemi ėshtė i pėrjetshėm, i gjithmonshėm3. Torturės sė tij apo banorėve tė tij kurrė s’do t’u vjen fundi. Ai ėshtė njė humnerė tmerrėsisht e thellė, saqė, po tė hidhej njė gur nė tė, do bėnte shtatėdhjetė vjet pėr tė mbėrri fundin e tij4. Ai sheh5 dhe flet6. Ai do tė tėrbohet ethshėm, kur t’i shohė mosbesimtarėt7. Ai do tė sillet sikurse grabitqari kur vėren prenė e tij. Ai ėshtė shtatėdhjetė herė mė i fortė sesa zjarri i kėsaj bote8 dhe shfrytėzon njerėzit dhe gurėt si lėndė djegėse9



    Banorėt e xhehenemit dallojnė sipas pėrmasave tė dėnimit. Personi me dėnimin mė tė lehtė nė xhehenem10, do tė ketė njė qymyrgur tė ndezur nėn kėmbė, ēka do tė bėjė qė atij t’i vlojė truri11. Rojet e xhehenemit janė tė ashpra dhe tė vrazhda, dhe s’kanė kurrfarė konsideratė apo keqardhje ndaj banorėve tė tij. Ato e mbajnė tė nxehur e tė flaktė pėr tė ligat e njerėzve tė tij12.

    Banorėve tė xhehenemit nuk do t’ju lejohet tė vdesin apo tė pushojnė, sepse vdekja tashmė do t’u jetė therė pėrpara syve tė tyre13. Kėshtu, ata do tė jetojnė pėrjetėsisht nė mjerim dhe poshtėrim – njė jetė mė e tmerrshme se vdekja14.

    Njerėzit e xhehenemit do tė jenė tė pėrmasave gjigande. Sasia tepėr e madhe e lėkurės qė do t’i mbėshtjellė trupat e mėdhenj tė tyre si dhe trashėsia e lėkurave tė tyre do ta bėjė tė mundshme njė prani mė tė gjatė nė Zjarr dhe, si pasojė, mė shumė dhimbje. Nė xhehenem, mosbesimtarėt do t’i kenė supet e gjėra aq sa ėshtė gjatėsia tė cilėn e pėrshkon njė kalorės i shpejtė pėr tri ditė15, kurse dhėmballėt e tyre do tė jenė tė mėdha sa kodra Uhud16. Dhe lėkura e tyre do tė jetė e trashė sa gjatėsia e udhėtimit tre netėsh17 apo dyzetedy kut e matur nga njė dorė gjigande18. Ndenjėsja e tij nė xhehenem do tė ketė madhėsinė sa largėsia mes Mekės dhe Medinės19. Pavarėsisht trashėsisė sė tyre, lėkurat e mosbesimtarėve do tė digjen krejtėsisht. Ato lėkura tė mėdha e tė trasha vazhdimisht do tė ripėrtėrihen, nė mėnyrė qė mosbesimtarėt tė shijojnė dhimbjen pandėrprerė20. Nėse lėkura e tyre do tė digjej krejtėsisht dhe tė mos zėvendėsohej, ata s’do tė ndjenin mė dhimbjen. Por, njė favor i tillė s’do t’u bėhet atyre.


    Njerėzit e xhehenemit do tė hanė njė bimė helmuese e gjembaēe dhe frytin e tmerrshėm nga druri Zekum, i cili mbin nga fundi i xhehenemit. Ai do tė vlojė nė barqet e tyre si plumbi i shkrirė. Pija e tyre ėshtė njė pėrzierje e bėrė nga lėngjet e valuara. Ai do tė jetė aq i nxehtė, saqė do t’i djegė dhe do t’i shqyejė barqet dhe zorrėt e tyre e t’i bėjė copash. Ushqimi dhe pija e tyre s’do ta heqė urinė e tyre e as s’do ta shuajė etjen e tyre21. Madje, ato vetėm sė do t’ua shtojnė dhimbjen dhe vuajtjet. Veē nxehtėsisė sė madhe, ushqimi i tyre do tė jetė tmerrėsisht i ndyrė22. Kur ata tė lypin diēka pėr tė ftohur trupat e tyre tė pjekur, do tė pranojnė vetėm mė shumė lėng tė ndyrė e tė valė nė kokat e fytyrat e tyre, ēka do t’i shtojė agonisė sė tyre23.

    Ata do tė mbyllen brenda teshave nga zjarri24 dhe prangave tė hekurta nė qafėt e tyre25 dhe tė futen nė njė zinxhirė, gjatėsia e tė cilit ėshtė shtatėdhjetė kut26. Ata do tė kenė shtrojė tė zjarrtė27 dhe vazhdimisht do tė vajtojnė pėr vuajtjet e thella e tė pafundme. Rėnkimet dhe ofshamat e tyre do tė mund tė dėgjohen nga kushdo qė mund tė dėgjojė28. Ata do tė qajnė pandėrprerė, por, nė vend tė lotėve, do t’u dalė gjak nė sasi aq tė mėdha, sa anijet mund do tė mund tė lundronin nė lotėt e tyre29.


    Ata do tė trajtohen me poshtėrimin mė tė madh, tė prangosur, tė lėnė pas dore dhe tė torturuar. Fytyrat e tyre do tė fėrkohen pėr pisllėkun dhe nxehtėsinė e xhehenemit, dhe do t’u thuhet:

    « Shijoni prekjen e Sekar [Djegėsit] » [el-Kamer, 48]

    Ata do tė pėrballen me torturė pas torture, si fizike, ashtu edhe emocionale. Vuajtja e tyre emocionale do tė ndodhė nė mėnyra tė ndryshme:

    Ata do tė pendohen pėr mosbindjen ndaj Allahut tė lartėsuar dhe tė Dėrguarit tė Tij. Ata do t’i urrejnė udhėheqėsit e tyre, tė cilėt i devijuan nga shtegu i drejtė30. Ata do t’i urrejnė paraardhėsit dhe anėtarėt e tyre tė familjes, duke dėshiruar qė fėmijėt e tyre, gratė e vėllezėrit si dhe tė afėrmit qė i ofronin strehim nė dunja tė jenė haraē pėr lirim nga dėnimi31. Ata do tė hahen dhe diskutojnė ashpėrsisht me mosbesimtarėt e tjerė, tė cilėve do t’u mund tė afrohen, duke e lutur Allahun t’u japė atyre dėnim shtesė32.

    Ata do tė lypin lehtėsime nga agonitė e tyre. Lypjes sė tyre ndaj engjėjve rojtarė do t’i pėrgjigjet duke derdhur ujė tė valė mbi kokat e tyre. Lutja e tyre ndaj Malikut, kujdestarit tė xhehenemit, pėr t’u dhėnė fund jetėve tė tyre do tė injorohet plotėsisht33.

    Nė njė ēast, ata do tė kenė mundėsinė tė shohin besimtarėt, ēka do t’ua shtojė edhe mė shumė mjerimin, dhe do t’i lusin besimtarėt pėr ujė apo ēfarėdo qė Allahu u ka dhėnė atyre. Ata [besimtarėt] do tė pėrgjigjen:

    « ... Vėrtet, Allahu i ka bėrė kėto haram pėr mosbesimtarėt – ata qė morėn fenė si humbje kohe e zbavitje, dhe qė u mashtruan nga jeta e dunjasė”. Pra, sot, Ne do t’i harrojmė ata mu siē ata harruan takimin e kėsaj Dite tė tyre dhe ngaqė refuzuan porositė Tona » [el-A’raf, 50-51]

    Xhehenemi ėshtė vendi mė i tutshėm. Tortura e tij ėshtė mė e tmerrshme se ēfarėdo qė mund tė imagjinojmė. Ai ėshtė i shėmtuar dhe i neveritshėm pėrtej ēdo pėrshkrimi, por shtegu pėr tek ai ėshtė i rrethuar nga dėshirat dhe joshjet mashtruese34. Megjithėkėtė, ata qė seriozisht angazhohen pėr t’iu shmangur atij, me siguri, do tė jenė tė shpėtuar prej tij.

    Pa dyshim, xhehenemi ėshtė njė vend ku ne s’duam tė jemi. Ne, bile, s’duam ta shijojmė aspak atė. Duam tė jemi nga ata qė do ta kalojnė shpejtė Siratin [Urėn e varur mbi xhehenem, tė cilėn do tė duhet ta kalojnė tė gjithė ata qė pohojnė tė jenė besimtarė tė vėrtetė]. Pra, le tė pėrpiqemi me tė gjithė fuqitė qė kemi pėr t’iu shmangur atij dhe t’i bėjmė du’a tė sinqertė Allahut tė na mbrojė prej tij. Enes [radi Allahu anhu] ka transmetuar se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:


    “Kur njė person e lut Allahun tri herė pėr ta pranuar nė xhenet, xheneti thotė: ’O Allah, pranoje atė nė xhenet’. Dhe, kur njė person e lut Allahun tri herė pėr ta mbrojtur atė nga xhehenemi, xhehenemi thotė:’ O Allah, mbroje atė nga Zjarri’”35.


    __________________________________________________ ______________

    1 Ky punim ėshtė pėrpiluar duke u mbėshtetur me bollėk nė librin e Ebu Abdilah el-Xhibeli Ma’rifetul-Jeumi Akhir [Njohja e Ditės sė Fundit].
    2 Kėto janė disa nga emrat e ferrit, tė cilėt gjenden nė Kur’an. Ata janė pėrshkrues pėr aspekte tė ndryshme tė torturės nė xhehenem.
    3 « Ata do tė banojnė aty pėr aq sa tė jenė qiejt e toka, pėrveē ēka do Zoti yt … » [Hud, 107] Vėreni pėrjashtimin qė bėn ky ajet. Sipas disa dijetarėve, kjo u referohet atyre besimtarėve qė kanė bėrė gjynahe tė mėdha, pėr tė cilat duhet tė dėnohen para se tė hyjnė nė xhenet.
    4 Kjo pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Musa el-Esh’erij [radi Allahu anhu], shėnuar nga Ebu Ja’la, Ibn Hibban dhe tė tjerėt. Ėshtė cilėsuar si i vėrtetė nga el-Albani [es-Sahiha, nr.2165].
    5 « Kur ai [xhehenemi] t’i shohė ata nga larg … » [el-Furkan, 12].
    6 « Ditėn kur Ne t’i themi xhehenemit:”A u mbushe?” Ai do tė thotė:”A ka mė?” » [el-Kaf, 30].
    7 « Kur ai [xhehenemi] t’i shohė ata nga larg, ata do ta dėgjojnė tėrbimin dhe gjėmimin e tij » [el-Furkan, 12].
    8 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga el-Buhari, Muslim dhe tė tjerėt.
    9 « Ruajeni veten dhe familjet tua nga njė Zjarr, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt » [et-Tahrim, 6].
    10 Ėshtė transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim nga Ebu Seid el-Khudrij [radi Allahu anhu] se ky person ėshtė Ebu Talib, xhaxhai i pejgamberit [salallahu alejhi ue selam].
    11 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga en-Nu’man bin Beshir [radi Allahu anhu], shėnuar nga el-Buhari.
    12 « … tė cilin e ruajnė engjėj tė ashpėr, tė cilėt nuk i lėnė pa kryer urdhrat e pranuar nga Allahu, por e bėjnė atė pėr ēka urdhėrohen » [et-Tahrim, 6].
    13 Siē dėshmohet nė hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn Umer [radi Allahu anhu] se pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:”Kur njerėzit e xhenetit tė hyjnė nė tė dhe njerėzit e xhehenemit tė hyjnė nė Zjarr, do tė sillet vdekja [nė formė tė njė dashi me brirė] dhe do tė vendoset mes xhenetit dhe xhehenemit dhe do tė theret. Pastaj do tė bėhet njoftimi:’O njerėzit e xhenetit, ju do tė jetoni pėrgjithmonė, pa vdekje; o njerėzit e xhehenemit, ju do tė jetoni pėrgjithmonė, pa vdekje…” [Buhari, Muslim dhe Ahmed].
    14 « Por pėr ata qė mohojnė, do tė jetė Zjarri i xhehenemit, i cili as nuk do t’i vrasė ata e as nuk do t’ju lehtėsohet atyre … » [Faatir, 36] « Por, ai atij do t’i shmangen fatkėqijtė, tė cilėt do tė hyjnė nė Zjarrin e madh dhe do tė shijojnė djegien e tij, ku as nuk do tė vdesin, as nuk do tė jetojnė » [el-A’la, 11-13]
    15 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga Muslim.
    16 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga Muslim, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt.
    17 Ibid.
    18 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre [radi Allahu anhu], shėnuar nga Ahmed, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt. Ėshtė cilėsuar si i vėrtetė nga shejh Albani [es-Sahiha, nr.1105].
    19 Ibid.
    20 « Ne do t’i djegim nė Zjarr. Sa herė qė lėkurat e tyre digjen krejtėsisht, Ne do t’i ndėrrojmė ato me lėkura tjera, nė mėnyrė qė ata tė shijojnė dėnimin » [en-Nisa, 56].
    21 « Pėr ta s’do tė ketė ushqim, pėrveē njė bime gjembaēe e helmuese, e cila as nuk do t’i ushqejė ata, as nuk do t’ua heqė urinė » [el-Gashije, 6-7] « A ėshtė mė mirė xheneti, apo druri i Zekumit? Vėrtet, Ne e bėmė atė sprovė pėr ata qė bėjnė punė tė kėqija. Vėrtet, ai ėshtė njė dru qė gufon nga fundi i xhehenemit. Degėt e trungut tė tij janė si koka dreqėrish. Vėrtet, ata do tė hanė prej tij dhe do t’i mbushin barqet e tyre me tė. Pas gjithė kėsaj, atyre do t’u jepet ujė i valė pėr tė pirė, kėshtu qė kjo bėhet njė pėrzierje [e ujit tė valė dhe Zekumit nė barqet e tyre] » [es-Safat, 62-67] « Vėrtet, druri i Zekumit do tė jetė ushqim pėr mosbesimtarėt, i cili ėshtė si vaj i vluar, qė do tė vlojė nė barqe, si vlimi i ujit pėrvėlues. [Do tė thuhet] “Kapeni dhe hidheni nė mes tė Zjarrit flakėrues. Pastaj derdhni ujė mbi kokėn e tij ujin e valuar. Shijo kėtė! Vėrtet, ti shtireshe si i fuqishėm, bujar! » [ed-Dukhan, 43-49]. « A janė kėta si ata qė do tė banojnė pėrgjithmonė nė Zjarr, tė cilėve do t’u jepet tė pinė nga uji i valuar, ashtu qė i shqyen zorrėt e tyre? » [Muhamed, 15].
    22 «Nė atė Ditė, ai s’do tė ketė as shok e as ushqim, pėrveē ndyrėsirės qė del nga plagėt » [el-Hakkah, 36-36].
    23 « Ne kemi pėrgatitur pėr ata qė bėjnė punė tė kėqija njė Zjarr, muret e tė cilit do t’i rrethojnė ata. Dhe, nėse ata kėrkojnė ndihmė, do t’u jepet ujė i valuar, i cili do t’i pėrvėlojė fytyrat e tyre. Sa pije e keqe dhe sa vendbanim i tmerrshėm! » [el-Kehf, 29].
    24 « ... Atėherė, sa pėr ata qė mohojnė, atyre do t’u qepen tesha nga zjarrit... » [el-Haxh, 19].
    25 « ... Kėta janė ata qė mohojnė Zotin e tyre! Janė ata qė do tė kenė pranga nė qafėt e tyre ... » [er-Ra’d, 5].
    26 « [Do tė thuhet]:”Kapeni dhe prangoseni, pastaj hidheni ne Zjarrin flakėrues, pastaj lidheni me njė zinxhir tė gjatė shtatėdhjetė kut!” Vėrtet, Ai mohonte Allahun, mė tė madhin ... » [el-Hakkah, 30-33].
    27 « Atyre do t’u takojė shtroja e xhehenemit dhe mbi ta do tė ketė mbulojė [nga Zjarri]. Kėshtu Ne i paguajmė tė kėqijtė » [el-A’raf, 41].
    28 « Sa pėr fatkėqijtė, ata do tė jenė nė Zjarr, duke rėnkuar zėshėm e nė vetvete ...» [Hud, 106-107].
    29 Siē pėrmendet nė hadithin e transmetuar nga Abdullah bin Kajs [radi Allahu anhu], shėnuar nga el-Hakim dhe verifikuar tė jetė hasen [i mirė] nga shejh Albani [es-Sahiha, nr.1679].
    30 « Nė atė ditė, fytyrat e tyre do tė pėrmbysen nė Zjarr. Ata do tė thonė:”Ah!, sikur t’i bindeshim Allahut dhe tė Dėrguarit!” Dhe do tė thonė:”Zoti ynė, vėrtet, ne i dėgjuam prijėsit dhe tė mėdhenjtė tanė, dhe ata na devijuan nga rruga e drejtė. Zoti ynė, jepu atyre dėnim tė dyfishtė dhe mallkoj ata me njė mallkim tė madh!” » [el-Ahzab, 66-68].
    31 « Ndonėse atyre do t’u mundėsohet ta shohin njėri-tjetrin [nė Ditėn e Ringjalljes. Gjithkush do tė shohė babanė, fėmijėt dhe tė afėrmit, por s’do t’u flasė e as s’do t’u kėrkojė ndihmė], krimineli do tė dėshirojė tė paguajė me fėmijėt e tij pėr lirimin nga dėnimi i asaj Dite, po ashtu edhe me gruan e vėllain e tij, dhe tė afėrmit e tij qė i ofronin strehė, si dhe me tėrė atė qė gjendet nė tokė, nė mėnyrė qė tė shpėtojė » [el-Me’arixh, 11-14].
    32 « Kush ėshtė mė i padrejtė sesa ai qė shpik kundėr Allahut apo i mohon ajetet e Tij? Tė tillėt do t’i mbėrrijė hisja e tyre e caktuar [nga gjėrat e mira e dunjasė], deri atėherė kur tė dėrguarit [engjėjt] Tanė t’u vijnė pėr t’ua marrė shpirtrat dhe t’u thonė:”Ku janė ata qė i lutnit dhe i adhuronit nė vend tė Allahut?” Ata do tė pėrgjigjen:”Ata na lanė e u zhdukėn”. Dhe ata do tė dėshmojnė kundėr vetvetes se janė mosbesimtarė. Allahu do tė thotė:”Hyni nė Zjarr, nė shoqėrinė e popujve qė kaluan para jush, nga njerėzit e xhinėt!” Sa herė qė hynė njė popull i ri, e mallkon popullin paraprak, derisa tė gjithė tė grumbullohen nė xhehenem. I pari prej tyre do t’i thotė tė fundit prej tyre:”Zoti ynė, kėta na devijuan, pra, jepu atyre dėnim tė dyfishtė”. Ai do tė thotė:”Pėr secilin prej jush ka dėnim tė dyfishtė, por nuk e dini”. I pari prej tyre do t’i thotė tė fundit prej tyre:”Ju s’ishit mė tė mirė se ne, kėshtu qė shijoni dėnimin e asaj qė fituat » [el-A’raf, 37-39].
    33 « Dhe ata do tė klithin:”O Malik [kujdestari i xhehenemit]! Le ta kryejė me ne Zoti yt!” Ai do tė thotė:”Vėrtet, ju do tė banoni aty pėrgjithmonė » [ez-Zuhruf, 77-78].
    34 Shiko hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejreh [radi Allahu anhu] rreth krijimit tė xhehenemit:”... Allahu e rrethoi xhehenemin me dėshira e pastaj i tha Xhibrilit ...” [Ebu Daud, et-Tirmidhi dhe tė tjerėt. I cilėsuar si i vėrtetė nga shejh Albani [el-Mishkat, nr.5625].
    35 Et-Tirmidhi, en-Nesa’i dhe tė tjerėt. I cilėsuar si i vėrtetė nga shejh Albani [el-Mishkat, nr.2412]. « O Zoti ynė, na jep tė mira nė kėtė botė dhe nė ahiret, dhe na mbroj nga dėnimi me Zjarr » [el-Bekare, 201]
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •