Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 57
  1. #21
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Pse? pse te vrasesh veten? ok! te gjithe kemi streset tona, kemi mosmarreveshjet me prinderit, ndarjet qe ndikojne negativish, po te arrish deri aty sa te vrasesh veten? ....
    *******************
    Veten e vrasin ata persona te cilet nuk kane mekanizma vetmbrojtes. Jeta eshte lufte, mbijeton ai qe nuk dorezohet!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #22
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Ashtu eshte Mina.Kush lufton mbijeton ne kete Bote boshe le te themi.Njerezit qe bejne vetevrasje,e bejne se disa jane lodhe nga jeta disa te tjera se nuk mund te durojne me,Etj,etj.Ka shume gjera qe e shtyjne njeriun qe te kryje vetevrasje.Ehhhhhhhh,Kjo eshte nje jete koti,LINDIM dhe ne fund VDESIM,E per çfare kot.Gjithsesi kjo eshte jeta.
    ______________________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Dje me beri pershtypje nje shpreje e nje shokut tim kur u takuam dhe permendem kete teme rastesishte,pasi po diskutonim per nje ngjarje vetevrasje. Ai me shaka me thote: -Ne ketu ne amerike jemi mire dhe se ne shqiperi na tallin si njerez qe bejne nje jete pune e gjume,prap kemi nje perparesi qe s`mund te bejme dot vetvrasjen per arsyen e thjeshte se per te ber vetvrasjen duhet te besh plane dhe te shkruash letren ,por nga qe s`kemi fare kohe te lire per te bere plane jemi jashte ketij rreziku(Pak humor,paradoksale per temen).
    Per mua vetvrasja eshte tasti i fundit qe logjika e njeriut duhet te prek,pasi eshte dhe menyra me e thjeshte per te zgjidhur problemet e veshtira te ekzistences ne kete bote teper te komplikuar.
    Tani me nje ngjarje po jap opinionin tim mbi kete problem.Nuk me kujtohet ku e kam lexuar,por mendoj se eshte ngjarje e perjetuar.
    Nje biznesmen i fuqishem kishte "semundjen" e bixhozit dhe gjithmon lozte me shuma kolosale. Nje dite po humbte aq shume sa qe shoku i ngushte qe e shoqeronte u detyrua ti telefononte se shoqes se biznesmenit duke i thene : -Shiko, se yt shoq ka humbur gati gjysmen e pasurise,si t`ja bejme? Ajo e qete ju pergjigj :- Mos u shqetesoni se ka dhe gjysmen tjeter.
    Por pas 1 ore shoku u detyrua te ritelefononte humbi te gjithe pasurine, duhet ti flasesh. E shoqja e biznesmenit duke e qetesuar ju pergjigj:- Mos u shqeteso, se sa te kete dhe jeten cdo gje do te rregullohet.
    Por biznesmeni pasi humbi gjithe pasurin shkon ne dhome dhe nga deshperimi per humbjen vret veten me pistolen e tij. Shoku i tronditur merr direkte te shoqen e biznesmenit dhe i thote ngjarjen.
    Aty e shoqja e biznesmenit pergjigjetudallai tani i humbi me vertet te gjitha !!!! Morali i ketij tregimi eshte qe jeten ta jep Zoti dhe eshte e drejta e tij qe ta mari. Jeta eshte e veshtire ,por njeriu nuk duhet kur te dorezohet apo aq me keq ti fal nje pasuri kaq te cmuar djallit.........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Benito Graziani : 12-11-2005 më 22:46
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

  4. #24
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Vetevrasja - nuk mund te kete asnje arsye per vetvrasje.Une mendoj qe eshte dicka e castit momentale.
    Nuk mund te jete varferia arsye per vetvrasje,ka shume njerez te varfer ne bote,po te bej te gjithe vetevrasje do te ishte e tmerrshme,varferin e kapa si shembull,dua te them se nuk mendoj qe egziston ndonje arsye.
    Keta persona qe bejn veterasje nuk do te thote qe jan te semure mentalisht,une mendoj se thjesht nje vendim i pa menduar ne nje caste kur te iken mendja,dhe gjeja e pare qe te fiksohet ne mendje eshte te besh vetvrasje,shume persona mund te jene viktima te castit apo te kohes,sepse ne ate kohe kur te kene kete fiksim nese ndonje perrethe e gjene ne ate gjendje dhe e ndalon,ai e shpeton nga kjo gjendje dhe nuk besoj se ky njeri e perserit me ket rast (mund te ndodh ta perserit,par ne raste shume te rralla).

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar zANë për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Citim Postuar më parë nga Failed Rapper
    Pershendetje ne rradhe te pare!

    Une dua te hap nje problem qe eshte pare (shtuar) shume kohet e fundit. Vetevrasjen!
    Une jam nga Fieri, qe per kete problem ka nje rekord shume negativ. Eshte qarku i pare ne Shqiperi per nr vetevrasjesh dhe tentativash.
    Sidoqofte, ajo qe me ben me pershtypje, dhe qe dua te bashkebisedoj me moshataret e mia eshte ARSYEJA!
    Pse? pse te vrasesh veten? ok! te gjithe kemi streset tona, kemi mosmarreveshjet me prinderit, ndarjet qe ndikojne negativish, po te arrish deri aty sa te vrasesh veten? Mua me duket pak absurde, sepse eshte e pakuptimte qe per nje "pengese" ne rrugen e gjate te jetes, te "kthehesh mbrapa". Sikur nuk ka kuptim, te pakten per llogjiken time.
    Do te kisha deshire te dija mendimin tuaj per kete gje!
    Ja kalofshi mire.

    ka shume faktore qe e cojne individin ne vetrasje

    dhe une do vecoja shpejt e shpejt disa faktore qe jane

    1-programet ose aksion-reaksionet qe trashegon individi nga jetet e tij tekaluara

    2-edukimi familjar

    3-shkolla dhe ndikim i shoqerise

    4-planet ose qellimet qe i ka vene vetes individi per te arritur ose per te realizuar ne jeten e tij

    5-sistemi shoqeror-politik-ekonomik ku individi jeton jeten e tij te perditshme

    6-(Pak me e zgjeruar)lexo me poshte:

    vetvrasja eshte nje fenomen qe nuk ndodh vetem ne shqiperi por edhe ne shume vende te tjera te botes ,dhe sa per dijeni nuk eshte shqiperia qe mban vendin e pare ne bote per vetvrasje por eshte japonia nje nga vendet me te pasura ne bote ,ne japoni vrasin veten cdo vit rreth 20-25,000 veta ne vit, dhe vetvrasja ne japoni eshte nje kulture kombetare antike qe vjen qe nga koha e samurajve ,ne librarite dhe dyqanet e librave te tokios dhe te qyteteve te tjera japoneze qarkullojne edhe libra dhe manuale udhezuese ku te mesosh se si te vrasesh veten ...............


    pervec aksion reaksioneve ose programeve qe ne trashegojme nga jetet tona te kaluara , nje shkak tjeter qe i shtyn njerzit ne vetvrasje eshte edhe mungesa e balances se plote mendore qe eshte edhe nje nga kushtet per sukses ne jeten individuale dhe sociale , mungesa e kesaj balance ben qe individi gradualisht ose menjehere te gjendet perballe nje disekuilibri mendor , pra te behet ekstrovers ose introvers ,dhe nje gje e tille fillon ti shkaktoje nje gjendje mendore te padurushme ky individi e shikon veten pa rrugedalje dhe per ti shpetuar kesaj dhimbjeje mendore dhe (jo fizike qe mund te shihet)individi vret veten per ti shpetuar situates rreth e qark tij


    nje shkak tjeter qe njerzit vrasin veten eshte edhe personaliteti i dyfishte qe njerzit e shoqerise se sotme ne te gjithe boten duket te bejne ne jeten e tyre , njerzit duhet te hiqen me nje personalitet te ndryshem ne familje ,nje tjeter ne pune , ne shkolle ,ne rruge ,etj, dhe ky personalitet i dyfishte ose i shumefishte brenda nje trupi fizik qe ne kemi ne zoterim , ben qe te rritet brenda nesh nje hendek i madh midis egove qe qendrojne brenda nesh ,dhe ky hendek rritet me kalimin e kohes dhe sa me shume qe rritet aq me e madhe behet edhe dhimbja mendore e individit , dhe per ti shpetuar kesaj dhimbjeje mendore individi shkikon si rrugedalje vetvrasjen

  7. #26
    Once Upon A Time... Maska e BluE-MooN
    Anëtarësuar
    13-12-2005
    Vendndodhja
    Diku Lart...
    Postime
    62
    Vetvrasja eshte zgjidhja me e lehte qe ben dikush per ti shpetuar streseve dhe problemeve te jetes se tij, pa e kuptuar qe ai veprimi i tij ndikon dhe njerezit e tjere si familjen apo shoqerine e tij.

    Mjere ai qe iken dhe mjere ata qe ai le pas qe cdo dite qe hapin syte ne mengjes do u duhet te ndeshen me realitetin.

  8. #27
    i/e regjistruar Maska e Big Blue
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    east anglia
    Postime
    194
    Mjer ktu e Mjer aty,,,,,sa shume mallkon shqiptari phyyyy.
    Tjetri vret gjysmen e lagjes e nuk ia bejne aq te madhe, atij qe ulet e pi nje kafe, shkruan nje cope leter dhe vret veten me kujdes per te mos e vrare komshiun ne krah tjeter i thone...iu thafte krahu, e zeza shtepi, qyqja pike e zeze,,,ia mbushin plakat arkivolin plot e perplot me shprehje nga me te sterrzezat.
    Vetevrasja eshte reale dhe cdonjeri nga ne sikur te ballafaqohet me nje situate te favorshme per kryerjen e ketij akti do ishte ne gjendje te terhiqte gishtezen.
    Statistikat thone se shumica derrmuese e vetevrasjeve kryhen nga persona qe jane(dmth kane qene) siper mesatares se intelektit njerezor, plus 99% e atyre qe mbajne syze i heqin ato perpara se ti'a mbeshtjellin vetes. Pra faktori vetedije eshte shume i pranishem ne keto raste.
    Ne shqiptaret mbase do jemi nen mesataren e intelektit pasi kemi perqindjen me te ulet te vetevrasjeve ne Europe.

    Shyqyr....
    ....qe nuk jemi aq te zgjuar sa te vrasim veten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Big Blue : 15-12-2005 më 13:19

  9. #28
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Vetvrasja eshte dobesia shpirterore e atyre njerzve qe nuk kishin force dhe kurajo te gjenin rrugedalje neper labirintet e problemene,per ti buzeqeshur serisht jetes.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #29
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    a thua?

    Une mendoj se nuk vetevriten shpirtrat e dobet por ata me fisnike. Vetevrasja eshte proteste, rrebelim, kryengritje nga me te fuqishmet -- pasi nuk eshte nga jashte, por nga brenda!
    Pastaj, ndajini njecike gjerat se vriten edhe guaket, edhe frikacaket (per fat te keq, te liqte kurre!) por jo te gjitha "vrasjet" mund te quhen vetevrasje. Vetevrasje eshte ajo qe behet me ndergjegje te plote (si psh ajo e Stefan Cvajg). It's liberating!

    Ku i gjeni keto lloj temash ne kohe festash aman.
    Summertime, and the livin' is easy...

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Cupke_pe_Korce për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #30
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Une mendoj se nuk vetevriten shpirtrat e dobet por ata me fisnike. Vetevrasja eshte proteste, rrebelim, kryengritje nga me te fuqishmet -- pasi nuk eshte nga jashte, por nga brenda!
    Pastaj, ndajini njecike gjerat se vriten edhe guaket, edhe frikacaket (per fat te keq, te liqte kurre!) por jo te gjitha "vrasjet" mund te quhen vetevrasje. Vetevrasje eshte ajo qe behet me ndergjegje te plote (si psh ajo e Stefan Cvajg). It's liberating!

    Ku i gjeni keto lloj temash ne kohe festash aman.

    Thone qe ketyre tipave kur u mbyllen te gjitha shtigjet,nuk shohin rreze shprese.
    Ca rebelohen ,ca pa u ardhur ora nga LART shendrrohen ne fantazma, u duket jeta pa kuptim dhe vetasgjesohen.
    E keta tipat e fundit vetem fisnike nuk i quaj dot.

    Kam degjuar historira se rrebeli dhe kryengritesi ta perplasin ne lule te ballit,e nuk ja shkrepin kokes koburen te menderosur lart e poshte .

    PS E gezuar qofsh nga hera Cupke dhe degjova ke filluar patinazhin andej nga Charles River................
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 17-12-2005 më 01:01
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •