NEKROFILIA POLITIKE DHE KOMERCIALIZIMI I DĖSHMORĖVE
Nga Salih Mehmeti 16/02/2011 12:21:15
“Para nesh rrinė krenar martirėt qė kohėn e tyre e bėnė epokė. Sa mė i fortė kujtimi, aq mė e madhe pėrgjegjėsia pėr aktualitetin. Heronjtė bėnė tė tyren, po ne ku jemi? ...Kujtimi zbehė realitetin, e djeshmja qėndron mė lartė se e sotmja, vdekja pėr jetėn mė madhėshtore se vetė jeta, kushtrimi i djeshėm mė shumė kushtrim i sotshėm”.
(Bahri Fazliu-Gzimi, Pėr Epokėn mbas Epokės, qeshor 1994)
Ėshtė interesante (ama jo edhe pėr t’u habitur) mėnyra qysh ėshtė duke e konstruktuar modelin identitar partia amorfe e Kurtit e cila me tė shpallė gjakimin ambicioz si kandidate premtuese pėr pushtet, nisi ta purifikojė vetėvetėn duke shkuar drejt tė qenurit “politikisht korrekt”. Braktisja e pėrnjėhershme e identitetit ballafaques (nga droja ireale e ndonjė etiketimi tė mundshėm) kushtėzoi nevojėn e krijimit tė ikonave tė reja identitare e mitike nė mėnyrė qė tė ruhej imazhi tėrheqės pėr masat. Nė mėnyrėn mė tė pėrēudtė qė madje tejkalon ēdo kufi tė njerzillėkut, funksionarėt e partisė sė Kurtit kanė nisė qė 10 shkurtin e pėrgjakshėm tė 2007’ės (ose Tiananmenin nė versionin shqiptar) ta modelojnė si avatar tė identitetit tė tyre partiak, gjegjėsisht ambicieve efemere politike. Gjatė fushatės parazgjedhore partia e Kurtit nė mėtimet e saj pėr vota, pėrmes militantėve tė saj jo rrallėherė i referohej emrave tė Dėshmorėve tė 10 shkurtit (Arben Xheladinit dhe Mon Balajt) duke krijuar mbresėn e gėnjeshtėrt sikur ata tė ishin dėshmorė privat tė partisė. Sigurisht se as Moni as Arbeni nė ēastet e rėnies nuk e kanė bėrė hesap qė do tė vijė njė ditė kur Kurti me shokėt e tij, nga aktivistė do tė bėhen si me magji politikanė tė intrigave e manipulimeve tė mėdha. Rėnia e tyre heroike kuptimėsohej edhe mė prej pėrpjekjeve sizifiane tė tė rinjėve tė ish lėvizjes ‘Vetėvendosje’ qė sfidonin mjaft seriozisht autoritarizmin e autoriteteve tė huaja nė Kosovė qė edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė sillen me fodullėkun mė tė madh ndaj nesh. S’ka emėr e s’ka koncept tjetėr qė tė jetė dhunuar aq pamėshirshėm nė Kosovė sesa ai i Dėshmorėve. Nė tė vėrtetė, politikanė biznismenė ose politikanė pėrfaqėsues tė karteleve mafioze pėr ta fashitė mungesėn e ligjshmėrisė sė tyre politike si egėrsira nekrofile janė munduar ta pėrvetėsojnė kapitalin moral dhe reputacionin e pavdekshėm tė Dėshmorėve. Ata kanė marrė njė guxim sa barbar aq edhe tė krisur qė tė flasin nė emėr tė Dėshmorėve dhe tė rėnėve pėr liri duke sajuar lidhje me ta nė tė kaluarėn, duke sajuar miqėsira e vullnete tė pėrbashkėta me ta, aq sa nė opinion krijohej pėrshtypja sikur politikanėt biznismenė janė misionarėt e gjallė tė kauzės sė Dėshmorėve, sikur politikanėt ordinerė qenkan tė blatuar pėr tė vazhduar me pozita pushteti amanetin e atyre qė janė nėn dhe. Nė anėn tjetėr, parti e politikanė qė me vetė ekzistencėn e tyre shpėrfillin veprėn dhe idealet e Dėshmorėve, gjejnė mjetet dhe mėnyrat qė Dėshmorėt t’i ndajnė nė sfera interesi e krahine. Kėsisoj njėra parti i ngrit ditiramb njė dėshmori qė pretendon se ėshtė i saj. Partia tjetėr i pėrgjigjet me tė njejtėn monedhė; i ngre apoteozė dėshmorit tė saj duke bėrė orvatje qė rėnien e filan dėshmorit ta konvertojė nė frymėn e tanishme tė interesave tė saj ditore politike. Krimi mė i pėrbindshėm qė ka bėrė politika e biznesit dhe karteleve mafioze nė Kosovė ėshtė komercializimi (dmth tregtia) i dėshmorėve dhe ndarja e tyre nėpėr taborre partiake a krahinore qė i pėrgjigjet pak a shumė vijave tė “zonave operative” tė dikurshme. Prandaj tani mė shumė sesa kurrė mė parė merr njė kuptim tė veēantė amaneti testamental i Dėshmorit tė Kombit - Bahri Fazliu-Gzimi: “Nėse doni t’i njihni Dėshmorėt - vazhdoni rrugėn e tyre”. Por politikanėt tanė (e kėtu s’bėn pėrjashtim as Kurti me shokėt e tij) mendojnė se nderimi ndaj Dėshmorėve bėhet njė herė nė vit kur organizohet ndonjė akademi pėrkujtimore (ku lideri i partisė nė emėr tė tė rėnit shpall plot patos ambiciet efemere tė partisė) ose duke u pėrkulė e duke lėnė njė tufė lulesh para varrit tė Dėshmorit – gjest i cili mė pas pėrmes kamerave shitet si sinjal se lideri ėshtė bartės aktual i vizioneve tė tė rėnit! Ka plot qė ankohen e zemėrohen pėr nėpėrkėmbjen e familjeve tė tė rėnėve, familje tė cilat nė tė vėrtetė janė duke u pėrpėlitė nė luftė pėr ekzistencė. Por ėshtė njėqind herė mė zemėrplasės sesa gjendja e tyre e vobektė, fakti qė familjari i tyre dėshmor (babai, vėllau, burri, kushėriri ose miku) keqpėrdorėt si imazh nga parti e politikanė qė kanė ambicie veē pėr do lek mė shumė.
Purifikimi
Plot njerėz e kanė duartrokitė nxehtėsisht shkatėrrimin e lėvizjes ‘Vetėvendosje’ dhe shndėrrimin e saj nė parti pedante politike, duke shprehė kėshtu edhe njėfarė lehtėsimi prej bezdive qė u shkaktonte ‘demosi’ i rrugėve. Ē’ėshtė e drejta duhet thėnė se qenėsimi i lėvizjes ‘Vetėvendosje’ jashtė caqeve parlamentare ka qenė mėnyra mė burimore e krijimit tė njė hapėsire tė re tė politikės sė pastėr si kundėrvėnie ndaj moēalit zyrtar, nė tė cilin fluskonte injoranca e politikanėve me motive tė ulta. Qenėsia e njė lėvizje nė njė pozitė tė tillė (larg kufizimeve e ndikimeve realpolitike) mbase nuk premtonte tė gjitha ndryshimet pėrnjėherė, por tė paktėn lejonte shfaqjen e njė zėri politik plotėsisht burimor tė shumicės sė qytetarėve tė shpėrfillur. Qenėsia e njė lėvizje tė tillė jashtė caqeve konvencionale tė politikės krijonte jo vetėm idenė e sfidimit tė politikave tė diktuara nga lart, por mbi tė gjitha hidhte farat e kulturės qytetare pėr protestė e manifestime si forma tė ligjshme tė shprehjes sė pakėnaqėsisė qytetare. Mirėpo pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit si pasojė e prapėsisė sė Kurtit i ėshtė dhėnė mbase goditja mė vdekatare e mundshme konceptit tė ish lėvizjes ‘Vetėvendosje’, sepse si e tillė ėshtė delegjitimuar dhe ēnderuar nė procesin e improvizuar tė zgjedhjeve tė dhjetorit. Plot plane e projekte tė huaja qė vinin nė sprovė e pikėpyetje pavarėsinė e Kosovės nuk e kanė pasė legjitimitetin e mjaftueshėm pėr aq kohė sa kishte njerėz qė demonstronin rrugėve e lėvizje qė thirreshin nė emėr tė popullit. Tash e tutje njė parullė e tillė ėshtė zhvlerėsuar publikisht sepse asnjė projekt i ardhshėm politik qė cėnon profilin e pavarur tė Kosovės nuk do tė mund tė kontestohet nė emėr tė popullit pėrderisa shifrat e tė votuarit janė nė shpėrpjestim tė thellė me numrin qė pretendohet se pėrfaqėsohet. Shumė njerėz i kam dėgjuar tė shprehin njėfarė galdimi patetik sesi me tė hyrė nė politikė Kurti me shokėt e tij do tė krijojnė njė mendėsi tė re politike, por pak tė tjerė janė tė vetėdijshėm pėr shkallėn e lartė tė huajėsimit konceptual tė Kurtit me shokė. Gjatė kohės sė metamorfizimit nė parti politike, Kurti i pat vėnė vetės detyrė qė tė dyzojė qėllimisht dy kategori njerėzish brenda lėvizjes qė po pėrjetonte agoninė e saj. Rrjedhimisht, Kurti duke pėrdorė kreativitetin e tij prej mashtruesi sajoi njė grupacion ekstremist ose njė dele tė zezė brenda partisė sė tij pėr ta paraqitė (para padronėve tė tij tė huaj) si fraksioni demoniak i partisė sė tij qė ishte fajtori kryesor pėr tė kaluarėn e dikurshme ‘anarkike’ qė i kishte bezdisur pėr aq kohė ata. Pėrmes kėtij fraksioni Kurti nisi ta modelojė imazhin e vetėvetės si njė i moderuar qė mė nė fund ėshtė shqitė prej frymės sė dikurshme demoniake. Prandaj s’ėshtė aspak e habitshme pse Kurti tėrheqi rreth vetės simpati prej miqve tė huaj e vendorė.
A Fistful of Dollars
Ėshtė disi qesharak fakti sesa tė sikletosur ndihen sot deputetėt e Kurtit pėr tė kaluarėn e tyre tė dikurshme sa ishin nėn ‘robėrinė’ e atij fraksioni demonik; prandaj bėjnė pėrpjekje tė madha sesi tė hiqen sa mė tė ēideologjizuar e sa mė puritanė pavarėsisht se dikur aktivistėt e lėvizjes ‘Vetėvendosje’ krenoheshin pa kurrfarė droje pėr profilin e tyre nacionalist me ngjyrime tė lehta tė sė majtės. Me pak fjalė kjo ėshtė gjendja e pas metamorfozės e cila e ka stėrkeqė jo vetėm politikisht por edhe moralisht Kurtin me shokė tė cilėt s’kanė zgjedhė kurrfarė mjeti pėr t’iu avitė lartėsive eterike tė pushtetit. Atje ata do tė kenė luksin e dyfishtė aq tė ėndėrruar: pagat mbimesatare qė do t’i marrin si deputetė dhe faltorėn nga ku do tė shpėrthejnė me pasione oratorike. E gjej me vend tė citoj diēka proverbiale prej filmave ‘western’ pėr arsyen e thjeshtė se realitetet e vrazhda tė atjeshme ngjajnė si dy pika shiu me skenat politike kėtu: “When a man's got money in his pocket, he begins to appreciate peace” (Kur njeriu ka para nė xhep, ai nis ta ēmojė paqen). E marr me mend se pėr njė kohė fare tė shkurtėr Kurti me shokėt e tij deputetė do tė nisin ta vlerėsojnė lartė paqen aq sa do tė luten pėr zgjatjen e saj gjėr nė paskajėsi.
Kėshtu qė nuk i mungojnė hiē notat komike as reklamės sė shpifur qė ia bėri W. Walkeri partisė sė Kurtit nė fushatėn parazgjedhore se gjoja ata qenkėshin: “...the most democratic force in Kosovo...” duke shpėrfillė me fodullėk faktin se pėr pesė vite me rradhė Kurti me shokėt e tij tė besueshėm kanė gjallnue nė mėnyrėn mė klandestine tė mundshme: pėr pesė vite me rradhė jo vetėm qė nuk e kanė bėrė tė qartė mėnyrėn e tė financuarit por as atė tė llogaridhėnies. Epo ja qė jo-demokracitė e kanė tė shprehur aspektin ceremonial – shenjė kjo e qartė e mungesės sė demokracisė sė brendshme. Transparencė financiare? Sigurisht se Kurti me shokė s’kanė mbetė gjallė prej 2 eurove tė mia qė i arkėtoja muaj pėr muaj nė ‘thesarin’ e partisė. Pėrkundrazi, kjo monedha ime sė bashku me monedhat e tjera (prej dy eurosh) tė aktivistėve tė tjerė xhepcekėt e kanė mjegulluar transparencėn financiare sepse ėshtė vėshtirė e besueshme qė njė parti tė marrė guximin e ėndrrave pėr pushtet me gjithsejt 20 euro tė arkėtuara prej bijve tė saj tė ēeliktė!
Llogaridhėnie? Jo pėr besė pėrderisa aktivistėt qenė tė prangosur me dhjetėra e dhjetėra detyrime e haraēe (sikur tė ishin futur nė njė inkubator e jo nė njė lėvizje) pa gėzuar as edhe njė tė drejtė tė vetme, madje as atė tė integritetit e dinjitetit personal i cili shpeshherė ėshtė cėnuar rėndshėm prej Kurtit dhe apostujve tė tij qė sot nė mėnyrėn mė tė paskrupulltė kanė veshė petkun e deputetit. Llogaridhėnie? Jo pėr besė pėrderisa idetė pėr aksione injektoheshin nga jashtė e legjitimoheshin nga brenda pėr t’u paraqitė si ide qė buisnin prej mendjes kreative tė drejtuesve. Ėshtė tejet provokativ fakti sesi lėvizja-parti bėnte sikur udhėhiqej nė mėnyrė kolegiale prej Byros me dhjetė veta, kurse nė ndėrkohė Kurti me tre-katėr vetė mbyllej nė banesėn e tij pėr sėndėrgjimet e sė ardhmes. Ėshtė edhe njė stivė gjėrash tė tjera qė vinė e m’i rrėfejnė njerėzit e pakėnaqur e tė deluzionuar tė Kurtit tė cilėt janė katandisė pėr gjynah: ndihen aq tė tradhėtuar prej Kurtit i cili tanimė as qė i honeps pėr shkak se e pandeh vetėn tejet tė fuqishėm sa pėr tė mos ēarė kokėn me kėrkesat e adjutantėve tė sė djeshmės...
To be continued
Krijoni Kontakt