-
Tre vjetori i shënimit të pavarësisë së Kosovës në Shkup nga Lëvizja “ZGJOHU!”.
DITA E PLISIT

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka organizuar për herë të tretë Akademinë Solemne DITA E PLISIT me rastin e 3 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës në Teatrin Shqiptar në Shkup në praninë e rreth 500 mysafirëve.
Po bëhen tre vite nga shpallja e Kosovës Republikë dhe manifestimi Dita e Plisit po shndërrohet në traditë tek shqiptarët e Maqedonisë, por jo vetëm. Për herë të parë, Lëvizja ZGJOHU! sot organizon Ditën e Plisit edhe në Kosovë duke promovuar idenë e identifikimit të ditës së pavarësisë së Kosovës me Plisin shqiptar.
“Nisma jonë që dita e pavarësisë së Kosovës të njihet si Dita e Plisit është frymëzuar nga fotografia e Adem Jasharit me plis ne koke dhe parullën ‘Bac U kry’ qe ne fakt u be imazhi i pavarësisë se Kosovës dhe qëllimi ynë është që njëlloj sikur dita e pavarësisë së Shqipërisë që njihet si Dita e Flamurit, le të njihet edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës si DITA E PLISIT. Në këtë mënyrë promovojmë edhe një element dhe kod unifikues shqiptar, pas gjuhës, flamurit, tash edhe plisit ose qeleshes që është e përbashkët për të gjithë shqiptarët”, theksoi kryetari i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi. (INA)
http://shqip.time.mk/read/8f05890b31...798/index.html
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt