Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Traktati i Dashurise

    Libri do botohet se shpejti


    Keto jane disa fragmente te shkeputura nga libri Traktati i Dashurise: 'Unaza e Pellumbeshes", i autorit andaluzian Muhamed Ibn Hazem (994-1064).

    (Fragment)

    .......................

    Nė dashuri ndodh qė palėt mund tė kenė mendime tė zeza pėr njėri-tjetrin; secili i sheh me dyshime fjalėt e tjetrit, duke i shtrembėruar ato me dashje; kjo ėshtė zanafilla e akuzave qė tė dashuruarit ngrenė shpeshherė ndaj njėri-tjetrit. Unė njoh dikė qė normalisht ėshtė njeriu mė mosdyshues nė botė, pe-lėshues nė ekstrem, i mbrujtur me durim tė hekurt dhe tolerancė tė papėrshkrueshme, dhe qė gjithmonė bėn njė sy qorr e njė vesh shurdh para njė gabimi. Por kur ėshtė me dashurinė e tij, eh… ai nuk pėrtyp as ēikėrrimėn mė tė vogėl qė shfaqet mes tyre; mospėrputhja mė e vogėl sikur tė dalė, pa njė pa dy, ai ka pėr tė shkrehur gjithfarėlloj akuzash, duke pėrhapur ēdo hije mosbesimi. Njė situatė tė tillė unė e kam thurur nė vargje:



    Jam mendje-errėt, dyshoj shumė,

    Kėrkoj tek ti qoftė njė vogėlimė;

    Kush s’i do zėnkat, mendoj unė,

    Mashtrues quhet, pėr dashurinė.



    Ata nuk i njohin, veē nė kanė mbirė,

    Rrėnjėt e ndarjes dhe tė mėrisė,

    Duke harruar, qoftė dhe pa dėshirė,

    Se njė xixė i nxjerr tymin ēatisė.



    Kalaja mė e madhe e historisė

    Nga njė gur i vogėl filloi tė nisė;

    Shih palmėn e lartė, se ku ka bitisur,

    Veē prej njė fare ajo ėshtė harlisur!
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    (NATYRA E DASHURISE)

    ...........................

    Nėse shkaku i dashurisė do tė ishte bukuria fizike, pasoja do tė ishte se askush me ndonjė cen nuk do tė bėhej objekt admirimi; por ne njohim njė mori njerėzish qė nė tė vėrtetė parapėlqejnė atė tė nivelit tė ulėt, – ndonėse e dinė fort mirė qė tjetra ėshtė e nivelit mė tė lartė, – dhe janė tėrėsisht tė pafuqishėm tė shkėpusin zemrėn nga ajo. Po ashtu, nėse dashuria do tė ishte fryt i pėrputhjes sė karaktereve, askush nuk do tė dashuronte dikė me tė cilin nuk do tė kishte qėllime tė njėjta dhe pajtueshmėri. Rrjedhimisht, ne dalim nė pėrfundimin se dashuria ėshtė diēka qė ndodhet brenda vetė shpirtit.



    Ndonjėherė, e kjo nuk mohohet, dashuria vjen si pasojė e njė shkaku qė ndodhet jashtė shpirtit, por nė kėtė rast ajo zhduket atėherė kur edhe shkaku zhduket: dikush qė e ka zėnė meraku pėr ju, pėr shkak tė njė rrethane tė caktuar, do t’ju kthejė shpinėn nėse ai motiv nuk ekziston mė. Unė e kam pasqyruar kėtė qėndrim nė vargje:



    Dashuria pėr ty kaherė do tė jetė

    njėlloj si tash, madje mė e kulluar;

    Ajo s’do ulje poshtė, as tė pėrpjetė,

    Se ėshtė e pėrkryer, pėr ty e veēuar.



    Unė nuk mund tė gjej ndonjė shkas,

    Veē thirrjes sė zemrės qė tė jem i yti,

    Dhe hapur nė sfidė ēdo burrė thėrras

    Qė ndryshe ta quajė, nėse ia nxė fyti.



    Nėse diēka ka njė shkak tė vėrtetė

    Dhe shkaku i saj ėshtė ajo vetė,

    Qenia kurrė nuk i shuhet,

    Zhdukjes kurrė nuk i druhet.



    Por kur zanafilla e saj tjetėr ėshtė,

    E ndryshme nga ajo nė brendėsi,

    Nėse shkaku i humb, i digjet fėsht,

    Edhe ajo zhduket me shpejtėsi.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    (Braktisja)



    Atė qė desha e braktisa,

    Por gjithmonė i dashuruar!

    O lėnie, qė u lemerisa,

    E ashikut tė pėrvėluar!



    Jo kurrė, s’duroj dot,

    Tė kundroj i djegur fare

    Tiparet me hire plot

    Tė gazelės lozonjare.



    Tė vdesėsh ėshtė mė rehat

    Se mė kot kur ėndėrron

    Atė zemėr, qė dyert hap

    Pėr ēdonjė qė e dėshiron.



    Flakėt brenda mė lėvrijnė,

    Heshtat gjoksin mė shpojnė;

    Oh, zemrėn ē’po ma grijnė,

    Nervat e mia si durojnė!
    "Shoku Mjekesise"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    (SHENJAT E DASHURISE)

    ........



    Autor: Ibn Hazem






    I dashuruari e ēon gjithnjė muhabetin tek objekti i dashurisė sė tij, edhe pse mėton, sado me kokėfortėsi, se e ka fjalėn pėr dikė tjetėr: shtirja duket qartė pėr cilindo qė i ka sytė nė ballė. Kur dashuria e tij ligjėron, i dashuri i mban veshin ēdo fjale qė ajo nxjerr nga goja, pa ditur se ē’ndodh pėrreth; ai ēmeritet nga ēdo gjė qė thotė ajo, pavarėsisht sa tė pazakonta dhe tė pakuptimta mund tė jenė rrėfenjat e saj; ai i beson asaj verbėrisht edhe kur ajo duket ashiqare qė gėnjen, pajtohet me tė edhe kur ajo shihet qartė se e ka gabim, i del nė krah asaj, ndonėse ajo ėshtė e padrejtė, shkon pas saj, ēfarėdo hapi qė ajo tė ndėrmarrė dhe ēfarėdo shtegu qė ajo tė hyjė. I dashuruari nxiton t’i hedhė sytė dashurisė sė vet ku ndodhet ajo, bėn ēmos tė ulet sa mė afėr saj, t’i bėhet si hije asaj, i hedh tutje tė gjitha punėt qė mund tė jenė pengesė pėr t’u shoqėruar me tė, e bėn pupėl ēdo send, – sado i rėndė tė jetė, – qė kėrkon ndarjen nga ajo, i ngjiten kėmbėt kur ajo i lė leckat nė dorė. Kėto i kam hedhur gjetkė nė vargje.





    Nuk ka rob, kur trekėmbėshi e pret,

    Qė ngurron tė dalė nga qela e vet,

    Mė shumė se unė, kur largohesh ti,

    E duhet tė them “Ndahemi tani”.



    E kur ai ēast, qė mezi pres,

    Vjen tė jem sėrish me ty,

    Fluturimthi si hėna zbres

    Nėn muret e qiellit, tė dy.



    Por, ah! E shkurtėr ėshtė lumturia!

    Por unė nuk dorėzohem, kurrsesi,

    Do kthehem, si yjet lart te ēatia,

    Qė nuk ndalen tė shfaqen, sa ėshtė kthjellėsi.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kjo ska lidhje me librin eshte tekst tjeter.Kush ma rimon pak ne shqip do i bej dhurate nje poezi :)

    Cuando estoy contigo crece mi esperanza
    vas alimentando el amor de mi alma
    y sin pensarlo el tiempo me robó el aliento,
    qué serį d mķ si no te tengo?
    Si no estįs conmigo se me escapa el aire, corazón vacķo.
    Estando en tus brazos sólo a tu lado siento q respiro...
    No hay nada que cambiar, no hay nada q decir.
    Si no estįs conmigo quedo entre la nada, me muero de frķo.
    Ay! cuanto te amo, si no es a tu lado pierdo los sentidos...
    Hay tanto q inventar, no hay nada que fingir...
    "me enamoré de tķ"
    me enamoré de tķ...

    Eres lo que yo mįs quiero, lo que yo he sońado amar...
    eres mi rayo de luz a cada mańana...
    y sin pensarlo el tiempo me robó el aliento,
    qué serį d mķ si no te tengo?

    Si no estįs conmigo se me escapa el aire, corazón vacķo.
    Estando en tus brazos sólo a tu lado siento q respiro...
    No hay nada que cambiar, no hay nada q decir...
    Si no estįs conmigo quedo entre la nada, me muero de frķo.
    Ay! cuanto te amo, si no es a tu lado pierdo los sentidos...
    Hay tanto q inventar, no hay nada que fingir...

    "me enamoré de tķ"...

    Si no estįs conmigo se me escapa el aire, corazón vacķo.
    Estando en tus brazos sólo a tu lado siento q respiro...
    No hay nada que cambiar, no hay nada q decir...
    Si no estįs conmigo quedo entre la nada, me muero de frķo.
    Ay! cuanto te amo, "corazón salvaje" pierdo los sentidos...
    Hay tanto q inventar, no hay nada que fingir...
    Si no estįs conmigo... me muero de frķo!!
    No hay nada q cambiar
    , no hay nada q fingir... me enamoré de tķ...
    me enamoré de tķ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 01-03-2011 mė 10:08
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Bukur mersin!Na kenaqe!Teta!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •