Histori e shkurtër e Shkencës së Hadithit


Nga Shejh Ahmed Muhamed Shakir

Pra, këtu kisha dashur që të theksoj dobinë e kësaj diturie të quajtur në mënyrë të përulur, ‘mustelehehul hadith’ (shkenca e hadithit), dhe efektin e saj mbi shpalljen hyjnore, shkencat historike, dhe tjera pos këtyre nga lloje të ndryshme të shkencave të cilat janë themeluar prej tekstit autentik, dhe të cilat mbështeten në to.

Vërtet Muslimanët – e gjeneratës së parë – kishin një interesim të madh për memorizimin e zinxhirëve të transmetimit në Shpalljen e tyre nga Libri dhe Suneti, sa që asnjë popull para tyre nuk kishte pasur diçka të ngjashme.

Ata e memorizuan Kur’anin dhe e transmetuan prej të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selam) vazhdimisht, fjali për fjali, fjalë për fjalë, dhe shkronjë për shkronjë.

Ata e ruajtën atë në gjokset e tyre, e konfirmuan atë në faqet e shkrimeve të tyre, dhe përpiluan libra të detajuar në lidhje me të.

Ata po ashtu memorizuan shumë gjëra në lidhje me Pejgamberin e tyre (salallahu alejhi ue selam), çdo thënie të tij, vepër ose gjendje.

Ai ishte mësues nga Zoti i tij, shpjegues i Shpalljes së Tij, dhe urdhërues për vendosjen e Fesë së Tij. Të gjitha thëniet, veprat dhe gjendjet e tija (salallahu alejhi ue selam) janë shpjegim i Kur’anit.

Ai është Pejgamber i pagabueshëm dhe një shembull i mirë.

Allahu i Lartësuar duke e përshkruar atë thotë:

“Ai nuk flet nga dëshira. Vërtet kjo s’është gjë tjetër veçse Shpallje që i shpallet.” [Suretun Nexhm 53:3-4]

Allahu po ashtu thotë:

“Vërtet i Dërguari i Allahut është një shembull i mirë për ju” [Suretul Ahzab 33:21]

Abdullah ibn Umer Ibnul As shkruante çdo gjë që dëgjonte nga i Dërguari i Allahut, ashtu që Kurejshitët ia ndaluan atij këtë dhe i treguan Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam).

Ai tha: Shkruaj. Se pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, asgjë nuk del prej meje pos të vërtetës.” [2] Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i urdhëroi Muslimanët në Haxhin lamtumirës që të mësojnë për të si një urdhër të përgjithshëm.

Kështu që ai tha: “Ai që është prezent le ta mësojë atë që mungon, sepse ai që mungon mund të jetë më i kujdesshëm se ai që e dëgjon drejtpërdrejt.” [4]

Kështu që Muslimanët e kuptuan se tërë kjo qe e obligueshme për ta.

Ata memorizuan çdo gjë në lidhje me Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) dhe vepruan sipas saj, dhe ata shkuan shumë gjatë që ta përmbushin këtë detyrë dhe transmetuan hadithe prej tij; ose si shumë të njohura (meshhur), ose me zinxhfir të vërtetuar autentik të transmetimit. Sipas Dijetarëve, ky është emëruar hadith autentik (hadith sahih) apo hadith i mirë (hasen hadith).

Dijetarët e hadithit u përkujdesen shumë që të sigurohen se kanë përmbledhur çdo gjë që është transmetuar prej tij si rrëfim, edhe nëse s’ka qenë autentik. Pastaj ata u përpoqën që ta vërtetojnë secilin hadith dhe çdo shkronjë të transmetuar në rrëfim. Kështu që ata kritikuan gjendjen e tyre dhe rrëfimet e tyre, si dhe u kujdesën me një kujdes të skajshëm në citime.

Ata e shpallnin ndonjë hadith të dobët për shkak të një dyshimi të vogël në biografinë e karakterit të transmetuesit, i cili e dëmtonte besueshmërinë e tij sipas Dijetarëve. Kështu që nëse ata dyshonin në besnikërinë e tij dhe e dinin se ai kishte gënjyer lidhur me diçka në thëniet e tija, atëherë ata do ta hidhnin transmetimin e tij dhe do ta quanin këtë hadith të shpikur (meudu’) apo gënjeshtra (mekdhub), edhe pse s’ishte në veçanti i njohur për gënjeshtra në të rrëfyerit e hadithit dhe edhe pse e kanë ditur se gënjeshtari mund ta ketë thënë të vërtetën.

Ngjashëm me këtë, ata verifikonin kujtesen e secilit transmetues dhe i lexonin transmetimet e tija me të tjerat. Nëse gjenin shumë gabime prej tij dhe kujtesa e tij s’ishte e mirë, ata e shpallnin transmetimin e tij të dobët, edhe nëse nuk ka qenë i diskredituar në karakterin e tij apo besnikërinë e tij. Ka ekzistuar frika se kujtesa e tij mund të jetë e pasigurt në transmetimin e tij.

Vërtet, ata shkruan dhe përmblodhën parimet fundamentale që kërkoheshin për pranimin e hadithit, ashtu që këto janë parimet fundamentale të kësaj fushe të studimit.

Ata i rafinuan me aq ekzaminim human sa ka qenë e mundur, aq sa ta ruajnë fenë e tyre. Pra, fondamentin të cilin ata e vendosën u bë fondamenti më i shëndoshë për konfirmimin e të dhënave historike, ndonëse përbuzet - në këto kohëra të mëvonshme – nga shumica e njerëzve meqë nuk kanë njohuri adekuate apo sqarime lidhur me të.

Dijetarët e shumë shkencave i pasuan ata në këtë. Dijetarët e gjuhës, të literaturës dhe dijetarët e historisë dhe të tjerë pos këtyre i imituan ata.

Ata bën përpjekje që të bartin çdo gjë të shkencës së tyre me zinxhirin e transmetimit, siç mund të shihni në librat e vjetra. Fondamentet e kësaj diturie qenë përdorur me qëllimin e të bërit autentik transmetimet në çdo gjë që përfshinte transmetimin. Pra kjo njohuri është bazë për çdo shkencë që bazohet në transmetim.

Sidoqoftë, krahas kësaj, ishin disa njerëz të cilët shpikën një risi (bidat) të ndyrë.

Ata pretenduan se hadithet s’mund të përdoren si dëshmi sepse, në disa kongrese, është quajtur ‘pohim i pasigurt’ (dhenijetuth thubut). Kjo do të thotë se nuk ishte konfirmuar me ujdi (teuatur), duke kërkuar absolutitet në transmetim. Kështu që ata konkluduan se rrëfimi i tillë nuk ofron njohuri bindëse. Ky grup nuk e kuptoi se termi ‘dituri përfundimtare’ ishte vetëm një traditë në mesin e dijetarëve të vjetër që të aplikohet vetëm ndaj disa shkencave. Në rastin e hadithit, transmetimet më autentike janë shpallur autentike nga cilido dijetar i cili kishte studiuar hadithin, edhe nëse nuk ka qenë në ujdi (muteuatir). Nëse do ta refuzonin çdo transmetim të pa-përsëritur, atëherë ata do të duhej së pari të eliminojnë secilën shkencë që mbështetet në transmetim; përfshirë këtu edhe historinë. Sidoqoftë, në atë kohë, grupi që mbante një qëndrim të tillë ishte i vogël, i mbizotëruar, dhe ata nuk kishin kurrfarë ndikimi në shkencat Islamike.

Sidoqoftë, në këtë shekull është paraqitur një grup i ri i cili pretendonte të njëjtat thënie dhe më shumë. Ata pohojnë se të gjitha hadithet janë të pavërteta dhe të pabaza, kështu që nuk është e lejuar që t’i përdorim si dëshmi në çështjet e fesë.

Disa shkuan aq larg sa që refuzuan të gjitha rregullat dhe strukturën fundamentale për kontrollimin e hadithit; dhe filluan t’i bëjnë autentike hadithet sipas dëshirave dhe ndjenjave të tyre, pa ndonjë vendim të veçantë të dëshmisë. Për këta njerëz nuk ka shërim, përveç nëse e mësojnë diturinë Islamike dhe të kenë respekt për të, dhe Allahu e udhëzon atë që do Ai.

Sa i përket sulmit mbi hadithet autentike, dhe dyshimit në atribuimin e tyre ndaj Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), atëherë kjo s’është asgjë më pak se të shpallurit luftë kundër Muslimanëve për ata që e bëjnë këtë përkundër diturisë.

Kjo po ashtu është për shkak të injorancës dhe mangësisë në të studiuar për ata që pasojnë verbërisht grupin e parë. Pra, domethënia e këtij dyshimi dhe sulmi është ajo se të gjithë transmetuesit e besueshëm nga mesi i Selef us-Salihit ishin gënjeshtarë dhe të pabesë. Kjo nënkupton akuzimin e tyre, ose për thënie të gënjeshtrave dhe mashtrim të njerëzve ose për injorancë dhe idiotësi.

Vërtet, Allahu i ka shpëtuar ata prej këtyre gjërave, dhe ata e dinin realitetin e deklaratës së të Dërguarit të Allahut:

“Kushdo që gënjen për mua me qëllim, atëherë le ta përgatit ulësen e vet në zjarr.” [5]

Ai po ashtu tha:

“Kushdo që transmeton një hadith nga unë dhe mendon se është gënjeshtër, atëherë ai është njëri prej gënjeshtarëve.” [6]

Pra, ai që i akuzon ata për gënjeshtër e ka dhënë një vendim i cili është i lirë nga çdo kualitet i mirë dhe për shkak të cilit do të jetë banues i zjarrit. Kjo është kështu sepse gënjeshtra është prej mëkateve kryesore dhe më të mëdha, pastaj është prej cilësive më të këqija dhe më e keqja prej tyre. Asnjë popull s’do të arrijë sukses nëse gënjeshtra është e zakonshme në mesin e tyre, edhe nëse është në çështje të vogla. E, si atëherë qëndron rasti kur të thuhen gënjeshtra ne Fe dhe për më të mirin prej të Dërguarve (salallahu alejhi ue selam)? Vërtet njerëzit e gjeneratës së parë të Muslimanëve – dhe në tri gjeneratat e para – ishin më të mirët nga njerëzimi dhe më të lartit në karakter, dhe ata ishin që më së shumti i frikoheshin Allahut. Pra, për shkak të kësaj, Allahu i ndihmoi ata dhe u dha atyre fitore atyre, u hapi shumë regjione dhe sunduan shumë popuj brenda disa viteve. Kjo ishte për shkak të fesë së tyre dhe karakterit të mrekullueshëm para se të ishte për arsye të shpatës dhe shtizës së tyre.
________________________________________________

Fundnota:

[1] Kjo është marrë prej ‘el-ba’ithul Hadith Sherh Ikhtisar ‘Ulumul Habith’ – Komenti i Shejh Ahmed Shakirit mbi ‘Ikhtisar hadith’ el-Hafidh Ibn Kethir, (f. 13-16) [2] Tranmetuar mga Ahmedi në Musnedin e tij (nr. 6510) (2/162) me zinxhir autentik të transmetimit. Është tranmetuar nga Ebu Daud dhe el-Hakim dhe të tjerë pos këtyre në domethënie.
[3] Transmetuar në Fet-hul Beri (1/46) dhe të tjerët.
[4] Shejh Albani e ka shpallur hadith autentik, ai shënon 63 rrugë të ndryshme për të. Shiko: Mukhteser Sahih Muslim (nr. 1861 – 1862), Reudhun Nedhir (nr. 707), dhe Sahihul Xhami’ (nr. 6519).
[5-6] Transmetuar nga Ebu Derda’, shënuar nga Ahmedi, Muslimi, dhe Ibn Maxhe. Shejh el-Albani e ka shpallur autentik në Sahiul Xhami’ (nr. 6199), dhe prej Samures dhe Mugires (nr. 1863), po ashtu shiko ed-Daife (1/12).