Domosdoshmëria e Të Vepruarit Me Sunnet. ________________________________________
ES-SELAMU ALEJKUM UE RAHMETULL-LLAHI UE BERAKATUHU.
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid'at dhe ç`do bid'at është lajthitje, e ç`do lajthitje çon në zjarr.
Domosdoshmëria e Të Vepruarit Me Sunnet.
Janë dakorduar të gjithë dijetarët se bazat për sqarimin e Hallallit dhe Haramit janë:
Kur'ani, i cili është i paprekshëm nga ndryshimet dhe rrenat, Sunneti i Resulull-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe në fund pëlqimi i të gjithë dijetarëve rreth ndonjë çështjeje.
Argumentet për këto baza janë të shumta dhe të njohura.
Rregullat themelore
Sa i përket bazës së parë, Kur`anit:
All-llahu s.u.t. në shumë ajete urdhëron në domosdoshmërinë e të punuarit me të, si dhe në domosdoshmërinë e ndalimit të asaj që ai e ndalon.
Thotë All-llahu s.u.t:
Pasoni atë që u është zbritur nga Zoti i juaj, dhe mos zini miq pos Tij, Pak është ajo që e merrni si përvojë. A'raf: 3.
Thotë All-llahu s.u.t:
Dhe ky libër është dobiprurës, Ne e zbritëm, përmbajuni këtij dhe ruajuni ashtu që të mëshiroheni. En'am: 155.
Thotë All-llahu s.u.t:
Juve ju erdhi nga All-llahu dritë dhe libër i qartë, All-llahu me të e vë në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e tij i nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Maide: 15-16.
Thotë All-llahu s.u.t:
Ata që mohuan Kur'anin kur u erdhi janë të marrë, Ai është një libër ngadhënjyes, Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë, është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit. Fussilet: 41-42.
Thotë All-llahu s.u.t:
Më është zbritur ky Kur'an që t'ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. En'am: 19.
Thotë All-llahu s.u.t:
Ky (Kur'an) është kujtesë për njerëz, që me të të këshillohen. Ibrahim: 52.
Ka edhe shumë ajete tjera të cilat flasin mbi këtë temë.
Gjithashtu kemi edhe mjaft hadithe të vërteta nga Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) me të cilat ai na urdhëron t'i përmbahemi Kur'anit, duke aluduar në atë se kush e përfill udhëzohet, kurse kush e braktisë, lakon nga rruga e drejtë.
Nga këto hadithe është edhe hadithi që e ka thënë në hutben e tij në Haxhxhul Ueda (Haxhxhin e Lamtumirës):
Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Ua kam lënë juve një gjë, që nëse kapeni për të nuk do të lajthitni, e ky është Libri i All-llahut s.u.t.Tra: Imam Muslimi.
Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Ju kam lënë dy gjëra:
Gjëja e parë është Libri i All-llahut s.u.t, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, pra veproni me Librin e All-llahut s.u.t. dhe kapuni për te.
Gjëja e dytë është familja ime. Ju përkujtoj në emër të All-llahut s.u.t. në familjen time, ju përkujtoj në emër të All-llahut s.u.t. në familjen time.
Tra: Imam Muslimi.
Në një transmetim tjetër qëndron:
Kur'ani është litari i All-llahut s.u.t, kush kapet për te udhëzohet kurse kush e braktis, lajthitë nga rruga e drejtë.
Gjithashtu ka edhe hadithe tjera që flasin mbi këtë temë.
Kanë rënë dakort të gjithë dijetarët, nisur prej Sahabëve dhe të tjerëve pas tyre, se është obligim i domosdoshëm të kapurit për Librin e All-llahut s.u.t. dhe të gjykuarit me të, në përputhje me Sunnetin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), gjë që nuk ka nevojë ta argumentojmë duke pasur parasysh ajetet dhe hadithet e lartpërmendura.
SUNNETI (baza e dytë).
Është vepra dhe fjalët e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) që ka depërtuar tek ne nëpërmjet transmetimit të vertetuar (të saktë), transmetim i cili është bërë nëpërmjet Sahabëve dhe transmetuesve të besueshëm, të cilët e kanë ndjekur rrugën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) me korrektësi.
Të gjithë Dijetarët prej Sahabëve dhe të tjerëve pas tyre besojnë në këtë bazë, argumentojnë me të dhe ia mësojnë popullit këtë.
Kanë shkruar mbi këtë bazë libra të shumtë dhe e kanë sqaruar këtë në librat e (usuli fikhut) dhe terminologjisë së hadithit (mustalahul hadith).
Ajetet që flasin mbi këtë janë të shumta.
Nga këto ajete janë edhe ajetet që urdhërojnë muslimanët ta pasojnë dhe respektojnë Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut s.u.t.
Këto ajete u janë drejtuar muslimanëve të kohës së tij, si dhe atyre që vijnë pas, ngase ai është i Dërguar nga All-llahu s.u.t. për të gjithë dhe ngase të gjithë janë të urdhëruar ta pasojnë dhe respektojnë, deri në Ditën e Kijametit.
Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është komentues i Librit të All-llahut s.u.t, sqarues i tij me fjalët, veprat dhe pëlqimet e tij.
Po qe se nuk ekzistonte Sunneti (hadithet), muslimanët nuk do ta dinin numrin e rekateve të namazeve, formën e tyre dhe ë`farë është Uaxhib në to.
Nuk do t'i dinin me përpikëri rregullat e agjërimit, zekatit, haxhxhit, xhihadit, urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, nuk do të dinin me përpikëri rregullat e marrëdhënieve ndërnjerëzore (muamelat) dhe atë që All-llahu s.u.t. e ka bërë obligim të realizohet, qoftë dënim ose kundërvajtje, e që nuk është përmendur në Kur'an.
Thotë All-llahu s.u.t:
Bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit, ashtu që të mëshiroheni. Ali Imran: 132.
Thotë All-llahu s.u.t:
O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju, Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, parashtrojeni atë te All-llahu (te Libri i Tij) dhe te i Dërguari i Tij, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit, Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. Nisa: 59.
Thotë All-llahu s.u.t:
Kush i bindet të Dërguarit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, ne nuk të kemi dërguar ty roje kundër tyre. Nisa: 80.
Si mund të respektohet dhe si mund të parashtrohen çështjet te Libri i All-llahut s.u.t. dhe Sunnetit të të Dërguarit të Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nëse Sunneti i tij nuk është argument, ose nëse Sunneti i tij nuk është i ruajtur në tërësi.
Nëse dikush thotë kështu, atëherë kjo do të thotë se All-llahu s.v.t. i ka urdhëruar robërit e tij në diçka që nuk ekziston, kurse kjo është rrena më e madhe dhe kufri (mosbesimi) më i madh.
Thotë All-llahu s.u.t:
Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre me shpresë se do ta studiojnë. Nahl: 44.
Thotë All-llahu s.u.t:
Ne nuk ta shpallëm ty Kur'anin për tjetër gjë, përveç se t'u sqarosh atyre për ç`farë u përçanë, e që të jetë udhëzim e mëshirë për ata që besojnë. Nahl: 64.
Si mundet që All-llahu s.u.t. t'i japë lejen Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) për sqarimin (shpjegimin) e Kur'anit, nëse Sunneti i tij nuk do të ekzistonte ose nuk do të kishte fuqi argumentuese ?.
Thotë All-llahu s.u.t:
Thuaj: respektoni All-llahun, respektoni të Dërguarin, Nëse ata refuzojnë, atyre u takon përgjegjësia për atë që janë ngarkuar, ndërsa juve ju takon përgjegjësia me atë që jeni ngarkuar. Nëse i bindeni atij, keni gjetur të vërtetën, i Dërguari ka për obligim vetëm komunikimin e qartë. Nur: 54.
Thotë All-llahu s.u.t:
Falni rregullisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të Dërguarin, që të mëshiroheni. Nur: 56.
Thotë All-llahu s.u.t:
Thuaj: o ju njerëz, Unë jam i dërguar i All-llahut për të gjithë ju, Të cilit (All-llahut) i takon sundimi i qiejve dhe i tokës. S'ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Tij, Dhënësit të jetës dhe Dhënësit të vdekjes, Pra besoni All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, pejgamberin e pa- shkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij. Ndiqni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën. A'raf: 158.
Prej këtyre ajeteve shihet qartë se udhëzimi në të vërtetën dhe mëshira e All-llahut s.u.t. gjenden në mirëmbajtjen e Sunnetit të Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Pra, si mundemi të udhëzohemi dhe të mëshirohemi nga All-llahu s.u.t. përveç duke e praktikuar Sunnetin e të Dërguarit të ndershëm, Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Sidomos ç`farë do të ndodhë me ata që thonë se Sunneti nuk është shtyllë e sheriatit, kur dihet se i Lartmadhëruari thotë:
Le të ruhen ata që e kundërshtojnë urdhrin e tij (e të Dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telash (fitne, përçarje, sprovim), ose do t'i zë dënim i dhembshëm. Nur: 63.
Thotë All-llahu s.u.t:
Ç'farë t'ju japi i Dërguari merreni, dhe për ç`do gjë që ju ndalon, përmbajuni. Hashr: 7.
Shumë ajete flasin mbi këtë temë dhe të gjitha këto aludojnë në atë se respektimi dhe pasimi i Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është Uaxhib (obligim i domosdoshëm), njëlloj sië është e domosdoshme edhe kapja për Kur'anin, sikurse e treguam dhe më lartë.
Nga Shejkhu Bujar dhe njëkohësisht njëri prej Imamllarëve të kësaj kohe:
Abdul Aziz Ibn Abdullah Bin Baz (All-llahu s.u.t. e mëshiroftë).
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Krijoni Kontakt