-
Zbardhet videoja 70 mijė eurosh e Priftit

Foto imagjinare
Zbardhen detaje tė videos sė dytė nė bazė tė cilės Prokuroria ka kėrkuar heqjen e imunitetit tė Dritan Priftit. E pėrditshmja Mapo raportoi tė enjten se videoja e rekuperuar nga eksperti amerikan Glen Bard qė asiston hetimet e prokurorisė ėshtė filmuar mė 11 mars 2010 nė shtėpinė e ish-ministrit Prifti dhe saktėsisht nė dhomėn e ndenjes, me cilėsi tė lartė zėri dhe figure.
Burime tė nga Grupi hetimor, i kanė thėnė kėsaj tė pėrditshmeje se fillimisht shfaqet Prifti duke ndezur kamerėn regjistruese, e cila ka qenė e vendosur nė njėjtėn orė me tė cilėn ėshtė bėrė edhe regjistrimi i videos me Ilir Metėn. Mė pas, nė dhomėn e ndenjes sė Priftit shfaqet Leonard Beqiri.
Biseda mes tė dyve, pėrpara se nė tavolinė tė hidhej njė shumė e konsiderueshme parash ka qenė e shkurtėr. Sipas burimeve bėhet fjalė pėr njė shumė prej 70 mijė eurosh, pėr tė cilat Beqiri i thotė shefit tė vet se shuma ėshtė pėr ta. Fillimisht, sipas tė njėjtave burime, Prifti e ka refuzuar marrjen e parave, por Beqiri e ka bindur mė pas tė marrė pjesėn e tij.
Gjatė gjithė kohės sė bashkėbisedimit mes Priftit dhe Beqirit shuma ka qenė mbi tryezė. Sipas burimeve, e gjithė biseda qė ėshtė zhvilluar mes tė dyve pas bindjes sė Priftit pėr tė marrė shumėn qė i takonte, pėrmban gjithashtu indicie tė rėndėsishme pėr afera tė tjera korruptive, tė cilat pritet tė pėrdoren pėr hetime tė tjera. Pikėrisht pėr kėtė arsye kėto detaje mbahen ende konfidenciale.
Pak ditė mė parė, vetė Prifti ėshtė shprehur nė lidhje me kėtė video se ajo ėshtė shembulli mė i mirė pėr tė vėrtetuar presionin qė ka ushtruar Ilir Meta mbi nė kohėn kur ishte ministėr i Energjisė. /Telegrafi/
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt