-
Rruga e Kombit, pa mbikalime e nėnkalime
Rruga e Obotit, nė mėshirė tė fatit
Autostrada miliardėshe ka ndarė fshatarėt nga tokat dhe qytetarėt nga liqeni
Nė segmentin e autostradės Fushė-Dukagjin Kukės Morinė, me gjatėsi 23 km, ka nisur prej disa ditėsh ndėrtimi i trafik-ndarėseve dhe disa elementėve tė sinjalistikės.
Kėto punime janė njė projekt mė vete dhe pėrbėjnė masėn e domosdoshme tė sigurisė, pasi pikėrisht mungesa e ndarėseve si dhe tė mbrojtėseve anės rrugės, ka bėrė qė nė kėtė pjesė tė autostradės tė kėtė shumė aksidente ku nuk kanė munguar edhe viktimat.
Specialistėt qė po kryejnė punimet thonė se, ky proces do tė pėrfundojė mė 10 mars dhe se ndarėset rrisin sigurinė pėr pėrdoruesit e rrugės.
Autostrada shtrihet tėrėsisht nė zona tė banuara, qė nė periferi tė Kukėsit e deri nė Morinė, ku ndėrtuesit janė detyruar tė lėnė shumė hapėsira qė nuk lejohen nga kodi rrugor. Shumė hyrje e dalje janė improvizuar nga vetė vozitėsit, nga rrugėt rurale nė autostradė.
Banorėt e zonės pėrgjatė autostradės kanė ngritur shqetėsimin e mungesės sė mbi dhe nėnkalimeve. Nė periferi tė qytetit kanė mbetur jashtė lidhjes me qendrėn administrative dhe me tregun, shumė fshatra. Disa banorė tė Gostilit nė Kukės tregojnė se, pėr mė tepėr ende nuk janė dėmshpėrblyer pėr pronėn e zėnė nga rruga, ndėrsa askush nuk ka menduar tė bėjė tė paktėn njė mbikalim pėr bllokun e banesave qė mbeten pėrtej.
Nė zona tė tjera, qindra banorė kalojnė pėrmes korsive tė autostradės duke rrezikuar seriozisht jetėn e tyre. Por, nė kėtė segment mungojnė gati kudo mbikalimet apo nėnkalimet qė rrugėt e tjera tė lidhen me autostradėn. Edhe vetė qyteti i Kukėsit nuk ka njė rreth-rrotullim funksional pėr tė hyrė nė autostradė dhe pėr tė dalė prej saj. Rruga e re ka lėnė tė izoluar bregun e liqenit dhe kurorėn e gjelbėr tė qytetit.
Kryetari i Bashkisė sė Kukėsit, Hasan Halili thotė se ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė fakt, dhe sipas tij autostrada do tė ketė sėrish punime tė tjera, ku ai renditi disa mbikalime, sinjalistikėn, vendet e parkimit etj.
Situata ėshtė edhe mė e rėndė nė Komunėn Tėrthore, me fshatrat Pėrbreg, Gjegjan, Bardhoc dhe Morinė, ku hyrja nė autostradė, edhe mė tej pas montimit tė trafik-ndarėseve, vazhdon tė bėhet nė mėnyrė tė parregullt. Po ashtu, kalimi nga njė trase nė tjetrėn bėhet nė korridoret e lėna pa trafik-ndarėse brenda trupit tė rrugės. Duke qenė se autostrada kalon pėrmes fshatrave, i ka izoluar kėta tė fundit nga kullotat, pyjet, tokat bujqėsore dhe varrezat. Nuk kanė qenė tė rralla rastet kur pėr tė kryer punėt e tyre tė pėrditshme, banorėve u ėshtė dashur tė kapėrcejnė autostradėn dhe kanė pėsuar aksidente.
Vetėm nė kėtė segment tė autostradės, brenda njė viti janė shėnuar tė paktėn 10 aksidente me tre tė vdekur dhe 20 tė plagosur.
Drejtori i Rrugėve Rajonale nė Kukės, Arben Basha thotė se edhe mė herėt, gjatė takimeve me projektuesit ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e mbikalimeve dhe nėnkalimeve si dhe problemi i rreth-rrotullimit nė hyrjen e Kukėsit, qė siē tha ai, ka mbetur i mangėt.
Komuniteti i zonave tė banuara dhe pushteti vendor e kanė ngritur zėrin pėr nevojėn e ndėrtimit tė kėtyre nyjave integruese me autostradėn dhe mesa jemi tė informuar, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Rrugėve ka njė projekt tė caktuar me tė cilin ende nuk jemi njohur, - tha ai.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt