Ne nuk jemi kunder pavarsis ne kerkojm pavarsi ,ne kerkojm qe gjith shqiptaret te kthehen dhe te jetojn ne shtepit e tyre te cilet sot nuk guxojn te shkojn e as te jetojn ne shtepit e tyre
une te kisha preferu ty te shkosh dhe te vizitosh 15% e territorit ne Kosoven veriore dhe vetem ather do ta kuptosh se a jemi apo nuk jemi te pavarur
Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...
Kosova eshte ne nje gjendje me te mire se pra 10 vjete ajo nuk diskutohet,por ende nuk e kemi arritur ate per cka kemi luftuar me dekada.
Me thoni vellezer te dashur,a luftoj Adem Jashari,Zahir Pajaziti,per nje Kosove me decentralizim,per nj......e Kosove me pako te ahtisarit,per nje Kosove me nje kushtetut anti kombetare,per nje Kosove me simbole anti kombetare,per nje Kosove pa Mitrovic etj ejt?!Pergjigjeja eshte JO,ata luftuan per nje Kosove sovrane,per nje Kosove te bashkuar me Shqiperin,per nje Kosove ku do te valon flamuri kombetar etj etj.
Prap urime Kosove gjysem pavaresia inshalla don Zoti e vitin e ardhshem e kem pavaresin e plote siq kemi luftuar dhe kemi derdh gjakun.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Ta pavarėsojmė pavarėsinė!
Sot e tre vjet mė parė nė Kuvendin e Kosovės u shpall pavarėsia e mbikėqyrur e vendit tonė e rekomanduar nga kryenegociatori pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, Martti Ahtisaari. Si ēmim pėr njė pavarėsi tė paplotė, Kosovės iu imponua Plani i tij Gjithėpėrfshirės, qė e zbraz sovranitetin e shtetit tonė nga brenda.
Plani i Ahtisaarit e dha dritėn e gjelbėr pėr shkėputjen e Kosovės nga Serbia si territor, por nė tė njėjtėn kohė, ia njohu Serbisė tė drejtat e saj mbi territoret e Kosovės tė banuara me serbė, si dhe ia mbivendosi vendit tonė njė mision tė huaj qeverisės. Decentralizimi etnik qė e ndan Kosovėn territorialisht e institucionalisht, eksterritorialiteti i kishave e manastireve ortodokse qė e serbizon kulturėn tonė mesjetare si dhe e rikolonizimi i Kosovės, pra kthimi i serbėve tė ikur aty ku vendos Beogradi– kėto janė vetėm disa prej dėmeve qė i sjell Plani i Ahtisaarit.
Njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Ahtisaarit, Lėvizja VETĖVENDOSJE! bėri tė qartė qėndrimin e saj lidhur me kėtė projekt nėpėrmjet njė komunikate shtypi, e cila mbetet aktuale sot po aq sa para tre vjetėve. E vetmja gjė pozitive nga ajo qė e pasoi 17 shkurtin, ishin njohjet ndėrkombėtare qė iu bėnė Kosovės si shtet. Nėse lexohen njohjet e 75 shteteve deri sot qė iu bėnė Kosovės, aty Kosova njihet si shtet me sovranitet tė plotė dhe me integritet territorial. Aty nuk pėrmendet fare Plani i Ahtisaarit. Por, ne, qytetarėt e Kosovės qė jetojmė kėtu, e dimė se realiteti politik i Kosovės ėshtė shumė mė i varfėr se kėto njohje.
Kanė kaluar tre vjet qė atėherė dhe, ashtu siē ka ecur puna deri sot, shqetėsimet e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! janė legjitimuar nga realiteti. Ne brengoseshim qė statusi i Kosovės, nė vend qė tė zgjidhej pėrmes njohjes sė tė drejtės pėr vetėvendosje pėr popullin e Kosovės dhe ushtrimin e kėsaj tė drejteje pėrmes referendumit, u degradua nė kompromis me Serbinė. Dhe e dinim se njė situatė e tillė, ku Kosova qeverisej prej politikanėsh tė korruptuar e pa vullnet pėr sovranitet, kurse Serbia po kėmbėngulte me strukturat e veta brenda Kosovės, do tė ēonte drejt negociatave tjera me Serbinė, tė cilat po pritet tė ndodhin gjatė muajve nė vazhdim.
Nė anėn tjetėr, nė shumė fusha tjera tė jetės shoqėrore, populli i Kosovės po vazhdon ta jetojė njė gjendje mė tė rėndė se kurrė mė parė. Varfėria masive ėshtė bėrė pėrditshmėri, kurse papunėsia normalitet. Po rriten ēmimet por jo edhe standardi jetėsor. Po shtrenjtohet jetesa, por nuk po rritet mirėqenia. Funksionet e shkollimit kanė mbetur po ato tė viteve ’90 – mirėmbajtje e shkrim-leximit, kurse shėndetėsia ėshtė degraduar nė agjenci ndėrlidhėse pėr deri te ordinancat private qė e rrjepin xhepin modest tė qytetarit tė Kosovės. Dhe sikur tė mos i mjaftonte kjo gjendje ekonomike politikanėve tė Kosovės, ata tash po pėrgatiten pėr shitjen e tė gjithė kapaciteteve zhvillimore tė Kosovės, pėrmes privatizimit tė PTK-sė e KEK-ut, drejt privatizimit tė Trepēės.
Do tė dėshironim shumė qė tė uronim pėr kėtė gjendje, por nuk na e qet goja. Urimi ynė ėshtė ky: urojmė qė populli tė na japė besim, atdheu dashuri, organizimi guxim – pėr t’i mbledhur forcat tona intelektuale e organizative si qytetarė e shqiptarė, pėr ta bėrė Kosovėn me sovranitet, shtetin pėr ta zhvilluar e kombin shqiptar pėr ta bashkuar. Sa herė kemi uruar e festuar, kėtė pėrpjekje e kemi pasė ne mendje e nė zemėr.
Prishtinė, 17 shkurt 2011
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Nė Prekaz ėshtė shtrati i pavarėsisė
17-02-2011 12:40 CET
Me rastin e Ditės sė Pavarėsisė sė Kosovės, ushtruesi i detyrės sė presidentit, Jakup Krasniqi vizitoi sot Kompleksin Memorial nė Prekaz, ku vuri kurora lulesh para varrit tė komandantit Legjendar Adem Jashari, dhe mė pas vizitoi familjen Jashari, ku u prit nga Rifat Jashari.
Ne vijmė pėr ēdo 17 shkurt nė Prekaz, pėr faktin se kėtu vėrtet ka filluar kthesa e madhe. Kėtu ėshtė bėrė edhe sakrifica mė e madhe, ėshtė bėrė sakrifica mė unike nė historinė jo vetėm tė popullit shqiptar, por edhe nė historinė e pėrbotshme, pėr tė qenė vend i lirė, pėr tė qenė popull i lirė, tha mė kėtė rast Krasniqi.
Ai mė tej shtoi se pikėrisht nė Kompleksin Memorial nė Prekaz ėshtė shtrati i pavarėsisė, ėshtė shtrati i kėsaj feste kombėtare qė ne e gėzojmė sot.
Lirisht mund tė themi se kėtu ėshtė shtrati i pavarėsisė qė e gėzojmė sot, qė ėshtė formalizuar mė 17 shkurt 2008 nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės. Prandaj, kjo tani ėshtė njė festė kombėtare, njė festė qė kombet e kanė vetėm njė herė. Pėr tė gjithė shqiptarėt dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr qytetarėt e Kosovės, ky vend duhet tė jetė vend pėr tu vizituar sa herė qė kombi ka vėshtirėsi dhe vėshtirėsitė e kombit janė tė shpeshta, pėr tė marrė energji pėr tė ecur mė tej. Tė gjithė shqiptarėve, qytetarėve tė Kosovės ju uroj Ditėn e Pavarėsisė, duke ju dėshiruar fat dhe mbarėsi, tha ushtruesi i detyrės sė presidentit, Jakup Krasniqi gjatė vizitės nė Prekaz. /Zėri/
Thaēi uron qytetarėt pėr festėn e pavarėsisė
Kryeministri nė dorėheqje, Hashim Thaēi, uroi gjithė qytetarėt e Kosovės mė rastin e trevjetorit tė pavarėsisė. Ai tha se pavarėsia ėshtė meritė e gjithė popullit tė Kosovės
Prishtinė, 16 shkurt 2011 Kryeministri nė dorėheqje, Hashim Thaēi, uroi gjithė qytetarėt e Kosovės mė rastin e trevjetorit tė pavarėsisė. Pasi tha se pavarėsia ėshtė meritė e gjithė popullit tė Kosovės, kryeministri Thaēi kujtoi gjithė ata qė flijuan jetėn pėr tė realizuar idealin e shtetit tė Kosovės, ndėrkaq falėnderoi edhe tė gjitha shtetet qė ndihmuan krijimin e shtetit tė Kosovės.
Thaēi: Emri i Adem Jasharit ka bashkuar shqiptarėt kudo qė janė
Kryeministri nė largim i Kosovės Hashim Thaēi ka bėrė homazh pranė varrit tė komandantit legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari nė Prekaz, me rastin e shėnimit tė trevjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ai me kėtė rast ka thėnė se qytetarėt e Kosovės duhet tė ndihen mirė pėr tė arriturat nė vend.
"Sot jemi kėtu nė Prekaz pėr tė bėrė nderimin shtetėror pėr komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithė familjen Jashari. Gjithė luftėtarėt e UĒK-sė, gjithė luftėtarėt e lirisė qė kanė bėrė shumė pėr lirinė e Kosovės, emri, jeta, vepra e komandantit legjendar Adem Jashari na lidh drejtpėrdrejt me udhėheqjen e tij nė luftėn pėr liri dhe ēlirimin e vendit. Emri i tij ka bashkuar shqiptarėt kudo qė janė. Tė gjithė qytetarėt e Kosovės janė ēlirimtarė, ēdo qytetar i Kosovės duhet tė ndihet mirė pėr tė arriturat qė kemi bėrė pėr kėto 12 vjetėt e fundit nė fitimin e lirisė, me shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur dhe sovran me njohje qė kanė ndodhur, me zhvillimin ekonomik qė po ndodh, gjithashtu edhe me rritjen sociale", ka thėnė Thaēi.
Ai ka bėrė tė ditur se sė shpejti pritet konstituimi i institucioneve tė reja tė dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, tė cilat i pret njė punė e madhe nė rrugėn e integrimeve evropiane.
"Natyrisht qė kemi bėrė shumė, na mbetet pėr tė bėrė edhe mė tepėr, tash kur institucionet e reja pritet dhe do tė bėjnė edhe mė tepėr nė kuadėr tė agjendės Kosova evropiane. Sot jemi kėtu pėr tė nderuar tė kaluarėn, por jemi edhe pėr tė marrė energji pėr tė ardhmen", ėshtė shprehur Thaēi.
Kreu i Qeverisė nė largim ka vizituar edhe familjen Jashari.
Krijoni Kontakt