Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Vendi i Shqiponjës, që drejtohet nga korbat grabitqarë dhe kukuvajkat lukandire

    Vendi i Shqiponjës, që drejtohet nga korbat grabitqarë dhe kukuvajkat lukandire

    Nga Partizan Cene

    16/02/2011..

    Po parlamenti , u mblodh sot dhe i hoqi imunitetin, ish kryeministrit, dhe ish ministrit të jashtëm, Ilir Meta . Ky veprim procedurial, pavarësisht se duket në pamje të parë krejt normale, mendoj se ajo që mund të tregojë në opinion, është mjegull dhe vetëm mjegull ..
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    shkrimi i plotë

    Ilir Meta , për të gjithë tashmë u bë një ish . Pra ; Ish kryeministër , ish ministër i jashtëm , ish depudet me imunitet .. Ish , dhe ish , por prap është ..
    Është pra paterica ,ose më saktë bastuni i kalbur ,që mba në këmbë , një qeveri antipopullore , të pa votuar , dhe mbi të gjitha një qeveri autoritare , e drejtuar nga një njeri , që nuk njeh as ligj as Kushtetutë , as bashkëpunëtor dhe as kundërshtar ..

    Ky njeri , i cili i është pohtisur * , vendit dhe popullit tim , me të vetmin qëllim , që të mos ta lerë të rritet , të marrë frymë dhe të jetojë i lirë ..

    Pra Është sot Ilir meta , që megjithse emërtishtë , u bë një - ish , praktikishtë është njriu më i vlefshëm sot për Berishën Topallin dhe të tjerë nga ai oborr , që e shpërblyen për shërbimin që u bëri ..

    Që kur ka filluar bashkëpunini i ngushtë , dhe " dashuror " i të "majtës " LSI - Meta , me të djathtën ekstreme që praktikon Berisha , skandalet dhe çudirat nuk kanë të sosur ..
    Një gojdhënë nga Greqia e lashtë tregon , për një shqiponjë , që kishte shumë vite që e kishte lënë folenë , dhe kur u kthye , e gjeti të rrethuar nga korbat e zinj , që kërkonin të largonin kukuvajkat që kishin zënë folenë ..

    Pra në rastin e Shqipërisë , që personifikohet , me Shqiponjën dy krenare , krahasimi nuk do shumë mend të bëhet .

    Do të më falin përkrahësit e rrymës së kundërt politike , nga ajo e imja , por për fat të keq as ata vet nuk kanë arritur ta konceptojnë , se folenë tonë e kanë zenë kukuvajkat dhe korbat grabitqarë .

    Vetëm se tashmë që në fole nuk ka më as vezë dhe asgjë , ata kanë kapur mat Shqipen me dy krena , dhe pasi i rropën puplat dhe lëkurën , po i hanë mishin dhe po i bluajnë kockën ..

    Me pak fjalë dhe në mënyrë metaforike , kjo është edhe gjendja në Shqipërinë e sotme , ku varfëria dhe mos kamja po mbyt fëmijët dhe pleqtë , duke marrë jetë njerzish dhe shuar ëndërra , për nesër dhe pasnesër ..

    Metat dhe Priftat , u bënë urë , në kalimin e Ushtrisë pushtuese ,brutiane , duke tradhtuar jo idealet që nuk i kishin kurrë , por gjithshka që mund ti afronte me njerzit normal. Për ta korja e bukës , dhe kocka eçzhveshur , u bë det me kos , ku lugët i morën në gazermat e "ushtrisë pushtuese" , të cilën ndihmuan të vijë dhe të sjellë " lumturinë" ... Por vetëm për ta ....

    Imunitet apo jo , histaria më pas dihet .. Ashtu siç u pa me Gërdecin edhe me Meta - Priftin , Ai i madhi do të dijë si ti rregullojë gjërat që të mos thyhet bastuni , që e mban në këmbë ..

    Për Atë , nuk ka problem se çfar grabitën kukuvajkat , se Korbat e mëdhenj ai i ka me Imunitet ....

    Sa do ta drejtojnë korbat grabitqarë , vendin tim ??? Besoj aq sa populli të gënjëhet nga puplat e korbave të hirtë ,dhe të magjepset nga ngjyrat e kukuvajkave lukandire ..


    Lukandires : Shikim i rremë (latinishtja e hershme )


    ***************
    Gazeta C
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Politika moderne në thelb të së cilës qëndron shteti kombëtar i qytetarëve sovran,që qeveriset nga parlamentet demokratike,është kthyer permbys ,pra është shndërruar në territor josovran,që udhëhiqet nga struktura jodemokratike të emëruara ...nga lartë.Këtë nuk e kemi zgjedhur ne,për shkak se asnjë popull nuk e zgjedh me vetëdëshirë përjashtimin e tij nga qeverisja e vendit ku jeton.Kjo bëhet përmes imponimit me dhunë.Dhe produkti i kesaj polite po e nxjerr koken çdo dite dhe me shume,por pasojat ne fund te fundi ne Shqiptaret i mbartim dhe me shume dhimje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Natyrisht që u hap fushata dhe janë normale këto gjëra!
    Vetëm se duke folur për popullin,duket sikur ne që shkruajmë nuk e futim veten tek populli!
    Nëse ne,do të luftojmë korrupsionin,do t'i bënim një shërbim të madh vetes dhe vëndit.
    Por nuk mund të luftohet korrupsioni me të korruptuar!
    Kjo është shumë larg mëndjes së njeriut!
    Imagjinoni sikur PD-ja mos kishte votuar për heqjen e imunitetit të Ilir Metës?!
    Edhe pse u votua heqja e imunitetit të tij,u gjënd prap se çdo të thoshte kjo gjë!!!
    Më bukur funksiononte korrupsioni në 8 vjetët e PS-së por nuk u bënë shkrime kaq "bombë" dhe kaq shumë!!!Bile si për ironi,dikush këtej na thoshte se ju lumtë!Janë të zgjuar!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Natyrisht që u hap fushata dhe janë normale këto gjëra!
    Vetëm se duke folur për popullin,duket sikur ne që shkruajmë nuk e futim veten tek populli!
    Nëse ne,do të luftojmë korrupsionin,do t'i bënim një shërbim të madh vetes dhe vëndit.
    Por nuk mund të luftohet korrupsioni me të korruptuar!
    Kjo është shumë larg mëndjes së njeriut!
    Imagjinoni sikur PD-ja mos kishte votuar për heqjen e imunitetit të Ilir Metës?!
    Edhe pse u votua heqja e imunitetit të tij,u gjënd prap se çdo të thoshte kjo gjë!!!
    Më bukur funksiononte korrupsioni në 8 vjetët e PS-së por nuk u bënë shkrime kaq "bombë" dhe kaq shumë!!!Bile si për ironi,dikush këtej na thoshte se ju lumtë!Janë të zgjuar!!!

    ....te zgjuar? Po si kush ? Apo si Dritan Prifti....... keshtu po.....
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Vendi i Shqiponjës,
    që drejtohet nga korbat
    grabitqarë dhe kukuvajkat lukandire

    Nga
    Partizan
    Cene
    ..

    shihet kush e paska shkruar kete shkrim..partizani..ka shume mundesi te jet ndonje mbeturin e ish regjimit te dulles..duket ka pase ndonje baba shume te lidhur me partizanet komuniste qe ja ka vene emrin partizandhe partizani si partizan qenka treguar..


    ne te vertete vendin e shqiponjave po e drejtojne tamam shqiponjat..te pakten nje shqiponje e tille eshte ne krye te parlamentit te shqiperise..po keshtu edhe ne krye te qeverise eshte nje shqiponje bukur e forte..edhe ne presidence eshte nje tjeter shqiponje por duket se ate e kan zene ne qark dhe ka filluar te mos flase me gojen e tij por sikur te ishte ne gjume..sikur te ishte tamam zgjuar valla shqiponje e vertete do te dukej...

    kukuvajkat dhe grabitqaret duket se jane ata qe po bejne cmos te rrembejne ate qe nuk u takon..i kemi pare kukuvajkat mjaft mire gjate gjithe kesaj kohe duke na bere te kuptojme se nuk jane te afte te na drejtojne..dhe mbeshtetesit e kukuvajkave i braktisen grabitqaret diten e sulmit fatkeq mbi kryeministri..shqiponjat qendruan heroike ne mbrojtjen e shtetit..kukuvajkat me bisht nder shale lan horrat perballe kryeministrise dhe vete hanin e pinin tek lokali i fidelit..i pame edhe ne parlament kur shikohej nervozizmi ne kulm i tyre per ate cka nuk arriten me 21 dhe me paturpesine e tyre filluan grushtat..partizani nuk i ka pare keto gjera duket..nuk ka se si i sheh..eshte i zene me partizanlliket e tij..

    keshtu pra ky partizani nuk sheh qarte per te dalluar kush eshte shqiponja e kush eshte kukuvajka..qenka mire te shkoje te okulisti qe ti rregulloje edhe syte edhe koken...

    kush eshte kjo gazeta c qe nuk e paskem degjuar asnjehere...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •