Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    Question Kosova me qeveri të pakicës !!!

    Prishtinë, 16 shkurt – Kosova po bëhet rast sui-generis edhe për një gjë – ndonëse vend ku qeveriset në mënyrë demokratike, është pakica ajo që do ta mbajë pushtetin gjatë mandatit të ardhshëm.
    Nëse subjektet që do ta përbëjnë koalicionin janë ato që i ka përmendur i nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, atëherë qeveria ka mbështetjen e vetëm 48 prej 100 deputetëve që zënë ulëse në Kuvend, falë votës së elektoratit. PDK-ja ka 34 deputetë, KKR-ja 8, lista “Dr. Ibrahim Rugova” 1 dhe minoritetet 5. Tri subjektet shqiptare në opozitë kanë 52 deputetët e tjerë – LDK-ja 27, lëvizja “Vetëvendosje” 14 dhe AAK-ja 11.
    Kësisoj, PDK-ja, si parti e parë, do të mundë të qeverisë falë sigurimit të mbështetjes nga deputetë të subjekteve të komuniteteve pakicë, që kanë 20 vende të garantuara me Kushtetutë. 17 nga ta pritet ta mbështesin qeverinë e ndërtuar nga kjo parti, ndërsa 3 të tjerë, 2 serbë dhe 1 ashkali, duan të mbeten në opozitë.
    Por, derisa Kosova ka të tillë rregullim kushtetues, për PDK-në nuk përbën problem se institucionet do të mbështeten nga deputetë që kanë ardhur me votë të drejtpërdrejtë, apo nga garantimi kushtetues i ulëseve të tyre.
    “Ne jemi një vend demokratik dhe një republikë demokratike. Sistemi parlamentar që kemi është ky që është, prandaj edhe fuqia jonë në këto institucione, për mendimin tonë, është jashtëzakonisht e mirëfilltë”, ka thënë Enver Hoxhaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së. “Mbështetja dhe legjitimiteti i qeverisë së ardhshme dhe përfaqësimi i saktë pasqyrohet mbi të gjitha në votat që i ka PDK-ja”.
    Prej zgjedhjeve nacionale të 2007-s, PDK-ja është parti e parë në Kosovë. Ajo ka shumicën e komunave, ndërsa edhe në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vjetëm ka shënuar rritje të lehtë, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo, nuk e ka shumicën e nevojshme për t’i krijuar institucionet vetë, ngaqë ka fituar vetëm diçka më shumë se 32 për qind të votave.
    Kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, gjatë tre vjetëve të fundit ka drejtuar qeverinë, e cila ka pasur mbështetje shumë më të gjerë në Kuvend, sesa kjo e tashmja që pritet ta ndërtojë. Koalicioni PDK-LDK kishte 62 prej 100 deputetëve që në Kuvend vijnë me votë të drejtpërdrejtë.
    LDK-ja tash është përcaktuar të qëndrojë në opozitë. Lidershipi i ri i kësaj partie qysh në fushatën elektorale është përcaktuar të mos bashkëqeverisë më me PDK-në dhe ka premtuar se, në rast se mbetet në opozitë, më së largu në shtatorin e sivjetmë do ta rrëzojë çfarëdo qeverie që aplikon politika të dëmshme për shtetin.
    Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se mund të ndodhë e kundërta nëse qeveria do të aplikojë politika të mira.
    “Nëse do të kalojë në Kuvend dhe të votohet, atëherë do të jetë një qeveri e dobët. Më e dobëta që ka pasur Kosova në dekadën e fundit. Qëllimi i LDK-së është që Kosova të ketë institucione të qëndrueshme dhe legjitime”, ka thënë Shala. “LDK-ja do të kontestojë gjithçka që nuk është në interes të Kosovës, por do të përkrahë edhe çdo punë të mirë të qeverisë”.
    Shala ka thënë se vendet e rezervuara në Kuvend burojnë nga dispozitat kushtetuese, ani se janë përcaktuar arbitrarisht. Por, ka konsideruar se mandatet që burojnë direkt nga vota përbëjnë treguesin se qeveria është shumë më e dobët se opozita.
    Mirëpo, Enver Hoxhaj i PDK-së ka insistuar se fuqia politike e secilit deputet është e njëjtë dhe ajo nuk varet nga fakti nëse dikush ka të rezervuar vend në Kuvend, apo vjen aty falë votave që merr.
    “Përderisa ne kemi në fuqi këtë sistem politik dhe këtë Kushtetutë, e cila e rregullon shpërndarjen e vendeve në parlament, që garanton të drejta të rezervuara për komunitetet, nuk mund të vihet në dyshim fuqia politike e këtij deputeti dhe pafuqia politike e një deputeti të caktuar”, ka thënë Hoxhaj. “Ne mendojmë që fuqia qeverisëse varet, jo vetëm nga numrat në Kuvendin e Kosovës, të cilët pa dyshim PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë, por varet edhe nga mbështetja që kanë vetë njerëzit që do të jenë në qeveri, nga përvoja e tyre profesionale dhe në të njëjtën kohë nga kualifikimi që ofrojnë për pozita të caktuara”, ka shtuar ai.
    I nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qeveria që do të ndërtojë do të mbështetet së paku nga 65 deputetë. Midis tyre, ka përmendur 22 deputetë të subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anëtarësuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    65 deputet ne start edhe najnjo ndrron mendjen masi ta fut kamben ne parlament edhe bahen 70,mir qe je mundu me ket artikull ti shoq, por politka ne demokraci ka shum dyer per hapje .

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Shqiperia ka 100 vite shtet ne vete dhe ka mosmarrveshje,nuk funkcionon parlamenti nje kohe te gjate,kurse ne ende kemi vetem tre vite pavaresi!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Shqiperia ka 100 vite shtet ne vete dhe ka mosmarrveshje,nuk funkcionon parlamenti nje kohe te gjate,kurse ne ende kemi vetem tre vite pavaresi!
    Dita mire shihet ne sabah,

    ata jan vllezerit tan , nese ne nuk jem si ta , atetehere qysh pja bajm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Edhe ne jemi si te Kristo Floqi VLLEZERI E INTERES DMTH
    VLLEZERI NE QEVERI E INTERES NE POPULL
    Ndryshimi i pernjehershem i nje shoqerije eshte progres i kaosit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Kosova me qeveri të pakicës - Qeverija e ka shumicen ne parlament edhe se jane minoritare tani po thuhet qeveria e minoriteteve . Duhet te thuhet qeverija e shumices minoritare . Unifikimi i bashkmendimeve politike abstrahon anen ,,negative,, kombetare. sipas pushtetarve qe jan bere internacionalista.
    Ndryshimi i pernjehershem i nje shoqerije eshte progres i kaosit

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Prishtinë, 16 shkurt – Kosova po bëhet rast sui-generis edhe për një gjë – ndonëse vend ku qeveriset në mënyrë demokratike, është pakica ajo që do ta mbajë pushtetin gjatë mandatit të ardhshëm.
    Nëse subjektet që do ta përbëjnë koalicionin janë ato që i ka përmendur i nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, atëherë qeveria ka mbështetjen e vetëm 48 prej 100 deputetëve që zënë ulëse në Kuvend, falë votës së elektoratit. PDK-ja ka 34 deputetë, KKR-ja 8, lista “Dr. Ibrahim Rugova” 1 dhe minoritetet 5. Tri subjektet shqiptare në opozitë kanë 52 deputetët e tjerë – LDK-ja 27, lëvizja “Vetëvendosje” 14 dhe AAK-ja 11.
    Kësisoj, PDK-ja, si parti e parë, do të mundë të qeverisë falë sigurimit të mbështetjes nga deputetë të subjekteve të komuniteteve pakicë, që kanë 20 vende të garantuara me Kushtetutë. 17 nga ta pritet ta mbështesin qeverinë e ndërtuar nga kjo parti, ndërsa 3 të tjerë, 2 serbë dhe 1 ashkali, duan të mbeten në opozitë.
    Por, derisa Kosova ka të tillë rregullim kushtetues, për PDK-në nuk përbën problem se institucionet do të mbështeten nga deputetë që kanë ardhur me votë të drejtpërdrejtë, apo nga garantimi kushtetues i ulëseve të tyre.
    “Ne jemi një vend demokratik dhe një republikë demokratike. Sistemi parlamentar që kemi është ky që është, prandaj edhe fuqia jonë në këto institucione, për mendimin tonë, është jashtëzakonisht e mirëfilltë”, ka thënë Enver Hoxhaj, anëtar i Kryesisë së PDK-së. “Mbështetja dhe legjitimiteti i qeverisë së ardhshme dhe përfaqësimi i saktë pasqyrohet mbi të gjitha në votat që i ka PDK-ja”.
    Prej zgjedhjeve nacionale të 2007-s, PDK-ja është parti e parë në Kosovë. Ajo ka shumicën e komunave, ndërsa edhe në zgjedhjet e 12 dhjetorit të vjetëm ka shënuar rritje të lehtë, shkruan sot “Koha Ditore”. Mirëpo, nuk e ka shumicën e nevojshme për t’i krijuar institucionet vetë, ngaqë ka fituar vetëm diçka më shumë se 32 për qind të votave.
    Kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, gjatë tre vjetëve të fundit ka drejtuar qeverinë, e cila ka pasur mbështetje shumë më të gjerë në Kuvend, sesa kjo e tashmja që pritet ta ndërtojë. Koalicioni PDK-LDK kishte 62 prej 100 deputetëve që në Kuvend vijnë me votë të drejtpërdrejtë.
    LDK-ja tash është përcaktuar të qëndrojë në opozitë. Lidershipi i ri i kësaj partie qysh në fushatën elektorale është përcaktuar të mos bashkëqeverisë më me PDK-në dhe ka premtuar se, në rast se mbetet në opozitë, më së largu në shtatorin e sivjetmë do ta rrëzojë çfarëdo qeverie që aplikon politika të dëmshme për shtetin.
    Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, ka thënë se mund të ndodhë e kundërta nëse qeveria do të aplikojë politika të mira.
    “Nëse do të kalojë në Kuvend dhe të votohet, atëherë do të jetë një qeveri e dobët. Më e dobëta që ka pasur Kosova në dekadën e fundit. Qëllimi i LDK-së është që Kosova të ketë institucione të qëndrueshme dhe legjitime”, ka thënë Shala. “LDK-ja do të kontestojë gjithçka që nuk është në interes të Kosovës, por do të përkrahë edhe çdo punë të mirë të qeverisë”.
    Shala ka thënë se vendet e rezervuara në Kuvend burojnë nga dispozitat kushtetuese, ani se janë përcaktuar arbitrarisht. Por, ka konsideruar se mandatet që burojnë direkt nga vota përbëjnë treguesin se qeveria është shumë më e dobët se opozita.
    Mirëpo, Enver Hoxhaj i PDK-së ka insistuar se fuqia politike e secilit deputet është e njëjtë dhe ajo nuk varet nga fakti nëse dikush ka të rezervuar vend në Kuvend, apo vjen aty falë votave që merr.
    “Përderisa ne kemi në fuqi këtë sistem politik dhe këtë Kushtetutë, e cila e rregullon shpërndarjen e vendeve në parlament, që garanton të drejta të rezervuara për komunitetet, nuk mund të vihet në dyshim fuqia politike e këtij deputeti dhe pafuqia politike e një deputeti të caktuar”, ka thënë Hoxhaj. “Ne mendojmë që fuqia qeverisëse varet, jo vetëm nga numrat në Kuvendin e Kosovës, të cilët pa dyshim PDK-ja dhe partnerët e saj të koalicionit i kanë, por varet edhe nga mbështetja që kanë vetë njerëzit që do të jenë në qeveri, nga përvoja e tyre profesionale dhe në të njëjtën kohë nga kualifikimi që ofrojnë për pozita të caktuara”, ka shtuar ai.
    I nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qeveria që do të ndërtojë do të mbështetet së paku nga 65 deputetë. Midis tyre, ka përmendur 22 deputetë të subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetet.
    Pse po krekoseni tash Po LDK e la shtetin ne gjysem te rruges per interesa Partijake u largua nga Qeverija
    Vetfundosja sikur Pula me zoje te shotes!!!
    AAK po i kerkone xhelit te bane veze por nuk e dine kjo se xheli nuk bane veze
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Shqiperia ka 100 vite shtet ne vete dhe ka mosmarrveshje,nuk funkcionon parlamenti nje kohe te gjate,kurse ne ende kemi vetem tre vite pavaresi!
    Shqiperia eshte e perbere nga greket ,serbet e shqiptaret e nuk eshte qudi qe kjo ndodh kurse te ne ne ks te gjithe jemi shqiptar
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Shqiperia ka 100 vite shtet ne vete dhe ka mosmarrveshje,nuk funkcionon parlamenti nje kohe te gjate,kurse ne ende kemi vetem tre vite pavaresi!
    Ani ani merrnu ju sa vjet jan te pavarsis,po a ki sy me pa ti ,qe keta analfabet vetem mbrapa po shkoin,pervjetori po na gjen pa institucione,edhe keto qe po ngriten me mir hiq te mos ishin,per kryetar shteti po na servohet nje dhenderr rus,pra zonja e par e kosoves eshte ruse,pastaj gjysmen e qeveris e kie shkie e magjup,opoziten e ke me te fort se poziten,poropozita nuk bjen vendime.
    Pra qeveria eshte e mvarur nga deshira e shkive armiqve te perbetuar te shqiptarve,si do qe te jet,kosova jo qe ka stagnu por eshte fut ne nje kriz institucionale qe sa vjen e behet me e rend.
    Te shpresoim qe mbrenda pdk do ket djem qe nuk do pajtohen me hashimin dhe te mos e votoin presidentin.
    Nuk eshte arsyetim te merresh me numra sa vite kemi shtet ,sepse populli thot
    DITA E MIR SHIFET NE MENGJEZ

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap loti 99=hard

    e futet udeben ne qeveri!
    keso 'clirimtaresh' paska pjell lufta!

    me heret udbe(bia) sillej ne kosove e tash eshte ne qeveri!
    tash po ripushtohet kosova nga ish bashkepuntoret e udebes dhe nga serbet!

    kjo eshte 'dhurata ' e hashim thacit per kosoven!
    meqense kjo qeveri do te ngordhi shpejt dhe votat e premtimeve te zbrazta (rritje rrogash) do ti kthehen hases dhe pdk guxhum kokes!

    PETROVIC ZEVENDES i THACIT?
    16-02-2011 20:14 CET

    Presidenti i Partisë së Pavarur Liberale të Kosovës (SLS), Slobodan Petroviq, do të jetë njëri nga katër zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës. Këtë lajm e transmeton agjencia serbe e lajmeve, “Beta” duke u thirrur në burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

    Një zyrtar i lartë i PDK-së i ka thënë kësaj agjencie se Qeveria e ardhshme do t’i ketë katër zv/kryeministra, ku në mesin e tyre do të jetë lideri i SLS-së, Slobodan Petroviq.

    Në Qeverinë në shkarkim, SLS ka pasur dy ministri dhe disa vende zëvendësministrash. Pritet që këto t’i ketë edhe në Qeverinë e re, duke ia bashkëngjitur edhe zëvendësin e kryeministrit

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •