Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Sido Qe Te Jete Le Te Behet Qeverija Edhe Pa Vullnetin Time E Te Disa Te Tjerve Le Te Behet Le Te Behet Se Pa Zot Shtepije Nuk Bene.
    Ndryshimi i pernjehershem i nje shoqerije eshte progres i kaosit

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke Shalja..

    Kosova beri votimet. Dolen deputetet e tash dhe kryeministi e presidenti.

    le te fillojne punet.

    tash duhet qetsi marveshje dhe mos te humbim kohen me grindje.

    suksese qeveris presidentit e kuvendit.

    le te presim si do punojn e pastaj fillojm kritikat.

  3. #23
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mir e ke Shalja..

    Kosova beri votimet. Dolen deputetet e tash dhe kryeministi e presidenti.

    le te fillojne punet.

    tash duhet qetsi marveshje dhe mos te humbim kohen me grindje.

    suksese qeveris presidentit e kuvendit.

    le te presim si do punojn e pastaj fillojm kritikat.

    I nerumi Brari, une Plaku i pari e kam urue qeverin per hire te qetsis dhe perparimit shtetit Kosoves. Po ja ku dalin punet dikush ka vendos mos me na lan rahat.Ashete lodh jo vetem me qeveritaret e Kosoves por edhe me popullin shyqptar! na presim ayhaa kemi kohe.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Foreign Policy: Banditokracia e Kosovës

    http://www.koha.net/repository/image...itokracia4.jpg


    Prisahtinë, 19 shkurt - Në kohën e festimit të përvjetorit të tretë të pavarësisë, Kosovës i vjen shkrimi më i rëndë ndërkombëtar. Është revista prestigjioze “Foreign Policy” e SHBA-së, që në numrin e saj më të ri vendos në ballinë shkrimin e gjatë me titullin “Banditokracia”.
    “Mendoni se Mubaraku ishte i keq? Liderët e Kosovës akuzohen për trafikim organesh e tregti me drogë. SHBA-të mbyllin sytë”, është pasusi i parë i shkrimit nga Whit Mason dhe Bronwyn Healy- Aarons.
    Aty fillimisht përshkruhet fakti sesi Kosova në këta tre vjet “nuk ka kodin e saj postar as telefonik, nuk mund të ketë një IP adresë të veten, sportistët e saj nuk marrin pjesë në ngjarje sportive ndërkombëtare, mijëra trupa të NATO-s ende shërbejnë si paqeruajtës, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 5 shtete, duke përfshirë Haitin dhe me vetëm 75 njohje nga 192, Kosova mbetet një shtet gjysmë-sovran”.
    Çështja kryesore që ngrit ky shkrim është përkrahja që u jep SHBA-ja liderëve autokratë kudo në botë, duke përfshirë edhe vendosjen e “të fortëve” në krye të një demokracie të re siç është Kosova.
    “Kryeministri Thaçi është nën akuza për trafikim organesh, lideri opozitar Ramush Haradinaj gjendet në Hagë me akuza për krime lufte, ministri i Transportit, Fatmir Limaj u bastis me dyshime për keqpërdorimin e miliona eurove të buxhetit, kurse guvernatori i Bankës Qendrore u arrestua me akuza për evazion fiskal, korrupsion dhe pastrim parash”, kujton Foreign Policy.
    “Teksa SHBA-ja përballej me pafuqinë (ose frikën nga përzierja) për të pasur ndikim në largimin e regjimeve në Tunis dhe Kajro, në fakt ajo e ka fuqinë për të ndikuar në ndryshime dhe për të promovuar një qeverisje më transparente dhe të përgjegjshme në Prishtinë – ku një grup i liderëve banditë, pasardhës të UÇK-së, që akuzohet për krime lufte e tregti me armë, tash po e udhëheqin këtë vend. Por, deri më tash Washingtoni nuk ka pasur vullnet që të bëjë presionin e nevojshëm tek liderët kosovarë – dhe mosvullneti për ta bërë këtë rrezikon investimin miliardësh, duke e çuar shtetin drejt banditokracisë”, shkruan FP.
    Madje, sjellja e “çuditshme” amerikane ilustrohet me disa shembuj interesantë.
    “Në vitin 1999, mbështetja amerikane për Thaçin si një hero u kurorëzua me një puthje në faqe nga ana e atëherë Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright, pas intervenimit të saj në Kosovë. Në vitin 2004, secili pjesëtar i stafit të SHBA-së u ftua në dasmën e Haradinajt, dhe përkundër lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe pritjes së një akuze për krime lufte, të gjithë shkuan në dasmë. Së fundi, një natë pas bastisjeve në zyrat dhe shtëpinë e Limajt, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell u pa duke qeshur dhe biseduar me ministrin në një aheng të madh në Prishtinë”.
    Revista authoritative ka një mesazh për administratën amerikane.
    “Parimi kryesor në ndihmën për ndërtimin e demokracive të reja duhet të jetë mbështetja e kushteve për të mos lejuar asnjë që të veprojë mbi ligjin. Madje edhe në një vend si Kosova, ku ndikimi perëndimor është aq i madh, krijimi i hapësirës për aktivitete jashtëligjore, fshin gjithçka tjetër që është arritur edhe me intervenimin më ekstravagant”, përfundon shkrimi, të cilin e transmeton portali Indeksonline.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 20-02-2011 më 04:20
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #24
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk kam asgje kunder Pacollit si njeri, por mediat kan shkruajtur shume per te dhe nuk ka sesi e mos te ndikojne tek njerzit.
    Tjetra qe mua si qytetar qe me brengose eshte kjo. Njerzit e pasur mund te blejne postet. Poashtu ka diçka qe quhet konflik intersesi. PSh. presidenti me biznese te shumta ne Kosove dhe jashte saj.Si shkon kjo pune?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pikerisht Pacolli eshte i vetmi biznesmen qe i ka te pastra Bizneset.
    Prandaj dhe ben per President.
    biznesmenet e tjere jan ose hajna te vjeter qe nga kohet titiste millosheviste ose nga ky tipi ri.. qe u ben biznesmena me Kallash.. pra duke vrare e duke kercenuar.

    Pra me i pranushem se Pacolli nuk eshte kerkush.

    Suksese Pacollit.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Niediek: Kosova nuk ka bërë hapa përpara


    Intervistë e Deutsche Welle-s me analistin gjerman Norbert Mappes Niediek, me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
    Norbert Mappes - Niediek, gazetar dhe autor librash- punon për disa gazeta kryesore gjermane dhe austriake

    DW: Tre vjet më parë, më 17. shkurt 2008, Kosova u shpall e pavarur. Sa ka ecur ajo sot?

    Niediek: Kosova nuk ka ecur fare në këto tre vjet. Është e vërtetë që shpallja e pavarësisë e hoqi një problem. Por kush e ka lidhur atë me shpresën se klasa politike kosovare tani e tutje do të merrej me problemet strukturore të vendit, është zhgënjyer.

    DW: Tani ajo ndodhet përpara një koalicioni të ri dhe si president do të ketë një biznesmen nga Zvicra. Pritet tani ndonjë përmirësim?

    Niediek: Ky është kombinimi më i keq që ka mundur të bëhej, sepse këtu janë bërë bashkë klientelistët. Unë mendoj se kjo qeveri do të merret vetëm me ndarjen e pjesëve. Ata nuk po bëjnë as përpjekjen më të vogël për të treguar vullnetin e tyre për reforma politike. Pacolli njihet në perëndim si partner i ngushtë i demokraturave të Azisë Qendrore dhe i Boris Jelcinit, pra presidentit më të korruptuar që ka pasur Rusia. Fakti që ky njeri tani do të bëhet president i Kosovës duket si karikaturë.

    DW: Cila do të kishte qenë zgjidhje më e mirë?

    Niediek: Edhe një i ashtuquajtur koalicion i madh do të kishte qenë më mirë. Po të shohësh se si e ka organizaur Pacolli në vitet e fundit veprimtarinë e tij si opozitar mund të thuhet se e tëra ishte një reklamë për të fituar tenderët. Pra, afria mes dy partive është bërë mbi baza biznesi, e jo politike. Kjo është një parashenjë shumë e keqe për një qeveri të re.

    DW: Cila është sfida më e madhe e kësaj qeverie sipas mendimit tuaj?

    Niediek: Detyra kryesore e një qeverie kosovare është që të mbledhë donacione për projekte që e çojnë vendin përpara. Donatorët duhet të kenë sigurinë që paratë do të shpërndahen në mënyrë të rregullt, e jo sipas kritereve të përkatësisë partiake. Për këtë nevojitet besueshmëri. Por kjo është thyer tashmë. Ministra, si për shembull Fatmir Limaj, i cili është liruar nga Haga për mungesë provash dhe qëndron sërish përpara një procesi të ri për korrupsion, nuk janë kartëvizitë e mirë për mbledhjen e donacioneve.

    DW: Vitin e kaluar qeveria e Kosovës u konfrontua me akuzat e Dick Martyt në Këshillin e Evropës. Sa i besoni ju vetë atyre?

    Niediek: Raporti i Dick Marty-t ndahet në dy pjesë: Nga njëra anë është një analizë politikë e asaj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë në Kosovë që nga viti 1999, nga ana tjetër është konturi i hetimeve që mund të bëhen në lidhje me trafikimin e organeve. Sa i përket pjesës së parë, duhet thënë se aty ka shumë gjëra që janë të vërteta. Për shembull kur flitet se si Bashkësia Ndërkombëtare mbas vitit 1999 u lidh me njerëzit e gabuar, se si u mjaftua që gjeti dikë që kishte pushtet për të realizuar kërkesat e saj dhe kujtoi se nuk kishte nevojë të ndërtonte demokracinë. Por ajo çka e bën të tërën paksa problematike, është se analiza vjen nga dikush, i cili që në fillim e ka hedhur poshtë politikën e perëndimit e që në konfliktin e viteve 90-të ishte më shumë në anën e Beogradit. Kurse sa i përket historisë së organeve, unë vazhdoj të jem skeptik, sepse ato janë histori që qarkullojnë dhe që tregohen vazhdimisht në të gjitha vendet e botës, por asnjë nuk është konfirmuar. Marty e ka thënë se nuk ka gjetur dëshmi. Kështu që ajo që ka shkruar ai së fundi ka karakter thashethemesh.

    DW: Tre vjet mbas shpalljes së pavarësisë, marrëdhëniet me Serbinë gjithashtu kanë mbetur në vend. Çfarë mund të bëjë qeveria e re në këtë drejtim?

    Niediek: Qeveria duhet të dalë me një nismë të re ku të surprizojë edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila reagon vetëm kur ka ndonjë gjë akute. Por me sa duket askush nuk është i interesuar që të zgjidhë këto çështje. Këtu nuk e ka fajin vetëm Kosova, por edhe Beogradi. Çuditërisht qeveria e sotme serbe, e cila tani është nën presion, ka ngecur shumë tek çështja e Kosovës. Më pak flet për Kosovën aktualisht opozita radikale e Tomisllav Nikoliçit, se sa ministri i Jashtëm liberal i shkolluar në Amerikë, Vuk Jeremiç. Kjo është një situatë paradoksale dhe deri në vitin 2012, kur në Serbi të ketë zgjedhje, kjo qeveri demokratike nuk do të lëvizë asgjë gur në çështjen e Kosovës.

    DW: Si do të vazhdojë politika perëndimore ndaj Kosovës? A do të vazhdojë mbështetja me të njëjtin intensitet si më parë?

    Niediek: Gjermania ka interes që Kosova të ketë reputacion të mirë në botë, që ajo të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, prandaj edhe ajo do të vazhdojë të jetë miqësore ndaj Kosovës. Gjermania e ka ditur që më parë se sa e korruptuar është elita politike në vend. Raporti i perëndimit ndaj elitave në Kosovë do të ndryshojë vetëm atëherë, kur njerëzit, që edhe ashtu janë shumë të pakënaqur dhe shumë të inatosur me këtë teatër politik, do të ngrenë zërin. Atëherë ka mundësi që perëndimi të ndërmarrë diçka, si për shembull të ngrijë fondet.

    Autor: Anila Shuka

    Redaktoi: Lindita Arapi

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shume luft mediatike ndaj politikes per realizimin e koalicioneve qe do qeverisin.

    mendoj se eshte shum pozitive qe te gjitha variantet qe cfaqen per koalicion te cilat i udheheq Thaqi kryen ne menyren me demokratike.
    pra ne tryeza te bisedimeve.
    kjo eshte shenj pjekurie e thaqit dhe e atyre qe i ja afruar thaqit per koalicion.
    keshtu ben dhe bota demokratike.
    Thaqi e ka marre me vote te drejten per te udheheq bisedimet per formimin e qeverise dhe te zgedhjes se presidentit.
    pra nuk ka asnji te keqe qe ai jep e merr me faktor te ndryshem politik per ti zgidh kto ceshtje.
    populli ka votuar.
    tash te votuarit nga populli bejne zgidhjet si u duket atyre me mire e kto i bejne nepermjet bisedimeve me njeri tjetrin sikurse i bejne dhe vendet e tjera me demokraci te vjeter.
    Pacolli nuk ra nga qielli.
    Ky Pacoll eshte qe ka kaq vjet qe ben politik ne Kosove, qe ka hyre ne votime e ka marre aq vota sa i ka dhen populli.
    Ne se Thaqi me Pacoll bisedojn e vendosin nji formule politike dhe kte formul e zgidhin duke biseduar ne tavolin kjo eshte fitore e demokracise pra duhet ta perkrahim.
    A na duhet nji qeveri?
    Na duhet.
    A na duhet nji President?
    Na duhet.
    kush do ti vendos kto poste?
    Ata qe kan fituar votat .

    Pra gjerat jan te thjeshta.

    Kush nuk i do kto persona aty ishte para votimeve. Te luftonte demokratikisht qe populli te mos u jepte vote.
    Tash votat jan kto qe jan.

    le te presim ata qe kan fitu votat ti zgidhin punet si u duket me mire.

    Mediat te mos i fryjne grindjes e anarkise.

  8. #28
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    PDK merret vesh me të tjerët, por jo edhe brenda vetes

    PDK merret vesh me të tjerët, por jo edhe brenda vetes

    http://www.kohaditore.com/repository/images/-4.jpg

    Prishtinë, 20 shkurt - Partia e Demokratike e Kosovës, përkatësisht kryesia e saj, ka mbajtur një mbledhje të gjatë të dielën mbrëma, ku është diskutuar rreth marrëveshjes me Listën Ibrahim Rugova dhe për emrat e ministrave të rinj.
    Sipas fjalëve të një burimi brenda kryesisë, në mbledhje nuk është arritur asnjë konsensus.
    “Mbledhja do të vazhdojë nesër nga ora 9:00”, i tha një zyrtar i PDK-së, i cili deshi të mbetej anonim, gazetës Express.
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi tha se emrat e zyrtarëve të saj, të cilët do të jenë në krye të ministrave, janë në kompetencën e kryetarit Hashim Thaçi dhe gjithçka lidhur më këtë do të dihet nesër.
    “Besoj që kjo është një çështje që nesër do të publikohet. Është në kompetencat e mandatarit, kryeministrit Thaçi dhe njëherësh kryetarit të PDK-së, por gjithsesi kjo çështje tashmë është përmbyllur në forumet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Kransiqi.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #29
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Koka gazeta na u ka bere,lutem te kete nje zgjidhje te mbare,ani qe nuk po shof mbaresi askund!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #30
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër në qeverinë e re
    Publikuar: Sot, më 20 shkurt 2011

    http://www.kohaditore.com/repository...ine-nr.-14.jpg

    Prishtinë, 20 shkurt – PDK-ja ka arritur edhe marrëveshjen e fundit për koalicionin e ri qeveritar. Kjo marrëveshje është arritur me Listën Ibrahim Rugova. Kësaj të fundit në bazë të marrëveshjes së koalicionit, i është dhënë posti i një zëvendëskryeministri, një ministri dhe dy zëvendësministrave.
    Lista Ibrahim Rugova tashmë ka vendosur edhe për emrat e zëvendëskryeministrit dhe të një ministrit. Bujar Bukoshi, i cili vet konfirmoi lajmin e arritjes së marrëveshjes, tha se ai do të jetë zëvendëskryeministër, ndërsa ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë Dardan Gashi.
    “Ukë Rugova do të mbetet deputet në Kuvendin e Kosovës”, i ka thënë KTV-së përmes telefonit Bujar Bukoshi.
    I kontaktuar nga Kohavisioni, Mahir Yagcilar nga 6 plus , i cili dje në bazë të marrëveshjes ishte vendosur të jetë ministër i Ambientit, ka thënë se kjo ka ndryshuar pas marrëveshjes PDK – Lista Ibrahim Rugova. “Gjasat janë të mëdha që unë ta drejtoj ministrinë e Administratës Publike”, ka thënë Yagcilar për KTV-në.
    Marrëveshja pritet të finalizohet me nënshkrim në orët e mbrëmjes.


    p.s. une Plaku i pa pune ne prage te penzionit, kam kohe te lire, perkohesishet,vullenetarisht bej punen e Llapit dhe te Lotit99, por me nje ndyrshim nga llapi e Loti99, nuk ofendoj njeri.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •