MILAN MILAN MILAN MILAN MILAN MILAN MILAN MILAN MILAN MILAN
Se pari, mbreme Milani e tregoi se pavaresisht te gjithave, ngelet ekipi Kampion, ekipi qe i fut friken dhe snobon ēdo kundershtar. Milani nuk u mbrojt per asnje moment mbreme dhe luajti me gjith forcat ne sulm. Milani nuk u eklipsua nga Barcelona, ashtu siē pretendonin disa, por e imponoi Barcelonen. Milani mbreme ishte ekip energjik, luajti si me pasime te shkurtra ashtu dhe me vertikalizime te gjata. Taktikisht u duk teper qarte se Milani ishte shume shume me lart se Barcelona. Diferenca mes dy ekipeve ishte ne anen teknike, por qe Milani e kompensoi me taktiken e vet te perkryer. Mbreme pashe nje mesfushe aktive, te forte fizikisht, te qarte taktikisht dhe qe mundohej te bente sa me pak gabime. Profesori Seedorf, si gjithmone, nje pike referimi. Pra, Milani pavaresisht se i duhet te rritet ende per te qene nje prentendet ne Europe, i duhen ende 2 apo 3 lojtare te tjere per te rritur nivelin si ekip, prape se prape tregoi, ashtu siē e ka treguar gjithmone, se nuk i trembet asnje ekipi, perkundrazi, ekipet e tjera duhet ti tremben gjithmone Super Kampioneve.
Pastaj arbitri e prishi ndeshjen mbreme. U duk qarte qe ne fillim te pjeses se pare se ēfare rrjedhe do merte loja. Duke filluar nga faullat qe jepeshin e deri tek pika kulminante, nje penallti qorrthi qe u dha, nje penallti e paqene, qe edhe Skėnderbeut ne kampiontin Shqiptar nuk ja japin ate lloj penalltie. Puyol meritonte te dilte me te kuq. Mbajti Seedorf per bluzje kur ai e stopoi ne anesore, 3 nderhyrje Boateng ne krah dhe topi me dore qe preku. Fabregas ndeshkoi me te verdhe Aquilanin per nje nderhyrje ne kohe vonese, ndersa kur vete Fabregas pengoi Boateng ne te njejten menyre ne hyrje te zones nuk u denua fare me karton. Mos flasim pastaj per penalltine e padhene per Milanin. U duk qarte nderhyrja brenda ne zone qe ne ēdo rast do jepej penallti. Por arbitri mbreme e kishte vendosur, do te ishte lojtari i 12 per Barcelonen.
Megjithate, nuk me mbet peng. Asnje nga individualitetet e Barcelones nuk beri ate qe tifozet e tyre prisnin. Tifozet e Barcelones e specialistet e futbollit prisnin magjira nga Mesi, por per fatin e tyre te keq kjo nuk ndodhi. Gjene me spektakolare ne kete super ndeshje e beri nje lojtar i Milanit, Boateng. Ai gol do mbetet pergjithmone ne repertorin e golave me spektakolar ne Champions League e, pse jo, mundet te jete dhe nje nga golat e reklames zyrtare te Championsit te ardhshem. Ishte nje veprim fantastik, qe stopoi Abidal dhe trullosi portierin e Barces. Gol fantastik.
E ne fund fare, flasim pak per kta kampionet e Barces. I pashe mbreme se si u bene si peronazhe kafkiane. Si shtriheshin ne fushe si so minj. Pashe nje Keita a ēfare e kishte ai, qe u shtri ne fushe e nuk u ēua per 5 minuta per nje top qe i shkoi rreshqitazi neper trup. Ja kaloi dhe gjestit te Rivaldos ne Boterorin e vitit 2002. Ishte turp. Mos flasim pastaj per te perhershmin Busquets.
Pra, ky ishte shperfytyrimi qe iu be Kampioneve te Europes mbreme ne madheshtorin San Siro. Megjithese ata fituan me ndihmen e arbitrit, nuk dolen me koken lart nga San Siro, sepse nuk shkoi ashtu siē e kishin menduar ata dhe tifozet e tyre. Shyqyr Zotit qe ishte ndeshje grupesh dhe nuk ndikonte ne kualifikim, por nese do te kete te tilla favorizime, ashtu siē gjithmone ka patur Barcelona keto vitet e fundit, atehere me mire ta vendosin qe tani t'i japin titullin.
Une mendoj se tani Milani duhet te prese i qete ekipin kundershtar te radhes sepse pas kesaj ndeshje te suksesshme ndaj Barcelones, mendoj se ndaj ēdo ekipi tjeter do te kemi mundesite tona per t'u kualifikuar. Ekipe shume shume te veshtira ne fazen tjeter per Milanin mund te jene vetem Real Madrid dhe Bayern Munich, ndersa te tjereve nuk u trembem aspak.
Forzaaaaaaaaaaaa MiLaNnNnNnNnNnNnNnNn
Krijoni Kontakt