Si mendoni??
Milani pėrgatit shkėmbimin Ibra-Ronaldo
Milani ėshtė duke planifikuar njė shkėmbim tė bujshėm midis Ibrahimovic dhe Ronaldos nė merkaton e verės, raportuan sot disa media italiane dhe spanjolle.
Pavarėsisht se Cristiano konsiderohet si i pashitshėm nga madrilenėt, Berlusconi dėshiron t’i bėjė njė dhuratė tė madhe klubit tė tij pėr 75-vjetor dhe duket se ai ka arsye tė mira pėr tė besuar se mund tė bindė Realin.
Ibrahimovic ėshtė njė futbollist ku Mourinho u mbėshtet gjerėsisht gjatė qėndrimit tė tij tek Interi dhe nėpėrmjet suedezit, Jose do tė zgjidhte problemin e tij pėr njė qendėrsulmues “race”.
Pėr tė bindur Ronaldon qė tė veshė fanellėn kuqezi, Milani ėshtė i gatshėm t’a shndėrrojė atė nė futbollistin mė tė paguar tė historisė, duke i ofruar njė pagė prej 15 milion eurosh.
Nuk dihet nėse Barcelona do tė ndėrhyjė pėr tė bllokuar kėtė marrėveshje. Ibrahimovic luan nė kėtė sezon si i huazuar tek Milani dhe kartoni i tij do t’i kalojė kuqezinjve vetėm sezonin e ardhshėm, kur do tė nisė pagimi i vlerės sė 24 milion eurove me kėste 3-vjeēare.
Krijoni Kontakt