Close
Faqja 86 prej 110 FillimFillim ... 3676848586878896 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 851 deri 860 prej 1094
  1. #851
    Pacolli: Franca ėshtė mike e madhe e Kosovės





    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė njė takim ambasadorin e Francės nė Prishtinė, Jean Franēois Fitou, me tė cilin zhvilloi njė bisedė tė gjatė dhe miqėsore.
    Duke pranuar urimet e Ambasadorit Fitou dhe institucioneve tė Francės pėr zgjedhjen nė detyrėn e re, Presidenti Pacolli theksoi se “Franca ėshtė mike e madhe e Kosovės dhe ambasadori Fitou gjithashtu ėshtė mik i madh i Kosovės”. Ai theksoi se Kosova ka nevojė pėr shumė miq, tė cilėt Kosova do tė dijė t’i respektojė dhe do tė krijojė edhe miq tė tjerė anembanė globit. Presidenti Pacolli vuti theksin tek marrėdhėniet shumė tė mira mes dy vendeve, duke falėnderuar Republikėn e Francės pėr ndihmėn e saj tė pakursyeshme nė tė kaluarėn, e cila do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
    “Neve na nevojitet kėshillat e Francės, nė mėnyrė qė tė mėsojmė nga eksperienca juaj dhe tė rrugėtojmė mė shpejt drejt shtėpisė sė madhe evropiane”, tha Presidenti Pacolli.
    Duke pėrmendur se Kosova ka njė gjendje shumė tė rėndė ekonomike dhe njė shkallė tė lartė tė papunėsisė dhe se asaj i duhet tė ketė njė rritje tė madhe ekonomike, Presidenti Pacolli theksoi se vendi ynė ka nevojė shumė tė madhe pėr zhvillim ekonomik dhe nė kėtė plan institucionet e Kosovės do tė krijojnė njė klimė sa mė tė favorshme pėr nxitjen e investimeve tė huaja. Nga ana e tij, ambasadori Jean Franēois Fitou tha se Franca ėshtė e gėzuar qė Kosova krijoi institucionet qė do tė udhėheqin shtetin.
    “Kosova do ta gjejė vendin e saj nė Evropė”, tha ambasadori Fitou, duke shtuar se ky realitet duhet tė jetėsohet, sepse nuk ka rrugėzgjidhje tjetėr dhe se Franca ėshtė e gatshme t’i ndihmojė Kosovės nė realizimin e kėtij misioni.

  2. #852
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Njeri pa karakter,ky pat qajt njeher para ramushit vetem me e fut ne parti ,e sot kshilltar i dhendrrit te rusis
    Flm, Drenicaku, nese dikush din me gjenesishet per kete belulin? dihet tashe me se ishte dhe keshilletar i hahsimit dikur te qeveris 1, si do te jete flm renicaku.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #853
    Ambasadorja e Turqisė Ozan sjell pėrshėndetjet e presidentit Gyl







    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė njė takim ambasadoren e Republikės sė Turqisė nė vendin tonė, zonjėn Songul Ozan, e cila e uroi pėr detyrėn e re si dhe i dorėzoi urimin qė Presidentit Pacolli ia ka dėrguar Presidenti i Turqisė, Abdullah Gyl. Pasi theksoi se Kosova dhe Turqia janė dy vende mike dhe me marrėdhėnie shumė tė mira mes veti, Presidenti Pacolli falėnderoi ambasadoren Ozan pėr punėn e saj dhe kontributin e ēmueshėm dhe nė vazhdimėsi tė Turqisė pėr vendin tonė. “Kontributi i madh i Turqisė gjatė periudhės sė shtetbėrjes sė Kosovės ka qenė i njė rėndėsie tė veēantė dhe shumė tė madhe”, tha Presidenti Pacolli. Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan, pasi pėrkujtoi lidhjet shumė tė forta dhe bashkėpunimin shumė tė mirė mes Turqisė dhe Kosovės, u shpreh se kėto lidhje dhe ky bashkėpunim do tė vazhdojnė dhe do tė thellohen edhe mė tutje, duke qenė edhe njė faktor i rėndėsishėm i zhvillimit dhe stabilitetit nė rajon.

  4. #854
    Presidentit nuk i kujtohet nėse ka votuar






    Prishtinė, 28 shkurt - Presidenti Behgjet Pacolli nuk e di nėse ka votuar pėr Qeverinė Thaēi tė martėn e kaluar. Ai shprehet se nė ato momente ka qenė jashtėzakonisht i lodhur dhe plotėsisht i injoruar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Nė njė intervistė pėr “Express”, Pacolli fajėson edhe Protokollin e Kuvendit pėr ēdo shkelje tė mundshme tė ligjit apo Kushtetutės ditėn kur u votua si president i Kosovės.
    Presidenti i sapozgjedhur Bengjet Pacolli nuk ėshtė i sigurt se a ka votuar pėr zgjedhjen e Qeverisė nė seancėn e 22 shkurtit.

    Ai madje thotė se nuk i kujtohet momenti i votimit tė Qeverisė, pėr shkak tė lodhjes qė kishte, pas tre raundesh dėrrmuese pėr zgjedhjen e tij.

    Megjithėkėtė, Presidenti Pacolli, nė njė intervistė pėr gazetėn “Express”, thotė se ėshtė i hapur dhe do ta mirėpriste ēdo verdikt tė Gjykatės Kushtetuese.

    “Unė jam i gatshėm qė t’i pėrgjigjem ēdo vendimi tė Gjykatės Kushtetuese. Pėr kėtė nuk kisha dashur mė shumė tė komentoj. Nuk dua tė influencojė njė vendim eventual tė gjykatėsve tė Kushtetueses. Unė nuk di ta pėrshkruaj atė moment, sepse kam qenė tepėr i lodhur. Nė afekt unė kam mundur t’i ngre tė dy duart edhe kokėn, por realisht nuk e di sepse kam qenė tepėr i lodhur”, ka thėnė Presidenti Pacolli.

    Pėr tė gjitha “gabimet” qė Presidenti mund t’i ketė bėrė menjėherė pas betimit tė tij nė foltoren e Parlamentit, fajėson Protokollin, i cili sipas tij, atė ditė nuk ishte fare funksional dhe e la atė tė kthehej e tė ulej sėrish nė ulėsen e deputetit.

    “Unė nuk di sinqerisht se si ta shpjegoj kėtė sepse nuk jam kompetent. T’ia lėmė Gjykatės Kushtetuese tė vendosė pėr kėtė dhe tė konstatojė se a ėshtė bėrė shkelje a jo. Por, njė e di se nė momentin kur jam votuar nga pjesa mė e madhe tė deputetėve prezent nė Kuvendin e Kosovės, unė iu kam drejtuar Kryesisė sė Kuvendit dhe unė nuk kam marrė asnjė udhėzim elementar: as ku tė ulem, as kah t’ia mbajė. Dhe kam shkuar e jam ulur nė vendin e deputetit dhe asgjė tjetėr”, ka treguar Pacolli.

  5. #855
    Pacolli duhet tė bėhet pjesė e institucioneve






    Nga Rexhep MEIDANI
    (Ish-president i Shqipėrisė 1997-2002)


    Nė fillim tė mandatit si kryetar shteti, nė njė nga sheshet e spitalit "Zonja e Kėshillit tė Mirė", u organizua njė koncert sensibilizimi e bamirėsie, me praninė e kėngėtares italiane me origjinė shqiptare, Ana Oksa (Hoxha-Oxa). Aty, sė bashku me Anėn, nė njė transmetim tė drejtpėrdrejtė, iu drejtuam opinionit publik italian dhe donatorėve tė ndryshėm, pėr mbėshtetjen dhe pėrfundimin e projektit tė spitalit, tė nxitur edhe nga vetė Nėnė Tereza. Por, dhe ky projekt, si mjaft tė tjerė, u paralizua pėrkohėsisht pas ngjarjeve tė 14 shtatorit dhe luftės sė Kosovės...
    Nė fakt, nė atė veprimtari unė kam qėndruar pranė Anės dhe nga ana tjetėr e saj ishte vajza ime, Adea. Aty duhet tė jem pėrshėndetur me Behgjet Pacollin. Por, prania e tij nė atė ngjarje ėshtė e fiksuar plotėsisht nė librin e tij autobiografik "...nga sfida nė sfidė, jeta, Behgjet Pacolli". Sidoqoftė, pa qenė shumė i sigurt, diēka mė ėshtė thėnė pėr martesėn e pritshme tė saj me njė biznesmen shqiptar tepėr tė suksesshėm tė Kosovės, me banim nė Zvicėr. Madje, pak mė vonė kam mėsuar dhe realizimin e kėsaj lidhjeje martesore (1999-2002), qė pengesė jo tė vogėl kishte edhe kohėn e angazhimin e secilit. Po ashtu, aty nga fundi i asaj periudhe, kam lexuar rastėsisht dhe njė intervistė tė dhėnė prej Behgjetit, ose nė shtypin zviceran ose diku tjetėr, pėr mosfunksionimin e martesės sė tij me Anėn. Ishte njė intervistė me tė vėrtetė dinjitoze e qytetare, me thellėsi tė dukshme shpirtėrore dhe pėrkujdesje tė veēantė njerėzore. Madje, ajo, me linjėn e saj tepėr njerėzore, mė bėri tė ndryshojė mendjen pėr kėtė person tė veēantė tė botės shqiptare. Ai nė sytė e mi po shihej ndryshe, tė paktėn nė finesėn e tij etike dhe estetike...

    ***
    Por le tė kthehem tek perceptimi i sajuar kundėr B. Pacollit. Nė fakt, edhe media e kishte bėrė punėn e saj. "Kremlingate" i skenuar i Del Pontes (Carla del Ponte), si kryeprokurore e Zvicrės e kishte lėnė gjurmėn e pakėndshme edhe midis nesh. Ndoshta, nė radhė tė parė, edhe shtypi italian, i ushqyer ose jo prej saj, me "Corriere della Sera"nė krye. Madje, nė fundverėn e vitit 1999, sulmi mediatik arriti kulmin me pėrfshirjen e Behgjet Pacollit nė njė aferė, ku ishin pėrfshirė personalitete tė tilla tė larta si presidenti rus Jelcin, zėvendėspresidenti amerikan Al Gore apo presidenti i Bankės Botėrore Camdesy!
    ....Del Ponte, me emėrimin e saj si Kryeprokurore e gjykatės pėr krime lufte nė ish-Jugosllavi (ICTY), ia kaloi dosjen e "Kremlingate"-it pėr finalizim zėvendėsuesit tė saj. Kjo edhe pse ajo dosje ishte e mbushur me kontradikta, sajesa apo "evidenca" propagandistike-mediatike, pjesė tė "hobit fantazist" tė ish-prokurores, tė shfaqur akoma mė dukshėm nė librin "Gjuetia – unė dhe kriminelėt e luftės", tė bllokuar nė promovim nga vetė Ministria e Jashtme e Zvicrės. Pėr kėtė, jo pa tė drejtė, B. Pacolli shpreh nė libėr dhe dyshimet e tij: "Mund tė kenė qenė tė shumta motivet qė e nxitėn Del Ponten tė bėhej promotore e kėsaj afere, por gjithsesi do tė mbetet tė sqarohen nė tė ardhmen mė mirė shumė rrethana, pėrfshirė edhe ato qė nė ndonjė pikė tė largėt mund tė lidhen me Kosovėn dhe ēėshtjen e saj, me Serbinė dhe luftėn e saj nė Kosovė, me Rusinė dhe me oligarkėt e saj, me Italinė dhe me interesat e saj ekonomike". Edhe, unė, si shumė shqiptarė tė tjerė qė kanė pasur kontakte zyrtare me Del Ponten, kam shfaqur pakėnaqėsitė e mia pėr tė, tė pasqyruara nė shtypin shqiptar apo nė panele ndėrkombėtare.
    Sidoqoftė, ndryshe prej saj, pas 3 vjet hetimesh intensive, Bertosa (Bernard Bertossa), Prokurori i Pėrgjithshėm i Konfederatės Zvicerane, qė zėvendėsoi Del Ponten, mė 6 mars 2002, e mbylli zyrtarisht procesin, nė favor tė plotė tė Behgjet Pacollit, presidentit tė Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinierie civile, me qendėr nė Lugano-Zvicėr.
    Nė pėrgjithėsi, nisur nga kjo ngjarje apo raste tė ngjashme, krahas argumenteve tė karakterit politik dhe gjeostrategjik tė vetė B. Pacollit, nuk mund tė harrohet se, nė fund tė fundit, edhe suksesi nė kėtė botė ka "pagesėn" e vet; ai sjell shpėrthimin e xhelozisė dhe tė smirės, fut nė funksion ekstrem armėn e shpifjes, ndyrėsisė e pseudoakuzės. Nė kėtė kuptim, suksesi ka qenė dhe mbetet pėr fat tė keq njė bashkėqytetar i lakmisė dhe zilisė sė tė paaftit, tė pazotit, tė pėrtacit. Kush e arrin kėtė sukses ndjehet jo rrallė i zhgėnjyer nga kjo dobėsi e ulėt njerėzore, por, ama, ai qė i reziston asaj me anė tė punės, gatishmėrisė, pėrfshirjes e humanizmit apo kapėrcimit tė pakėnaqėsive tė vogla, kalon nė njė stad akoma mė tė lartė personaliteti, force shpirtėrore e energjie njerėzore!

    ***

    Para disa vjetėsh, gjatė njė vizite tė shkurtėr nė Kosovė, e kam takuar pėr herė tė parė B. Pacollin (me rezervėn e vitit 1998!) nė shtėpinė e Ramush Haradinajt. E kishim lėnė tė pinim njė kafe me Ramushin dhe pastaj tė shkonim sė bashku nė Akademinė pėrkujtimore kushtuar Luanit, vėllait tė tij tė vrarė nga serbėt, nė maj tė vitit 1997, jo larg kufirit me Shqipėrinė. Nė atė kohė, Ramushi ishte ende nė arrest shtėpie, por qė nga marsi 2006 Dhoma e Apelit e ICTY i kishte dhėnė atij tė drejtėn e pjesėmarrjes nė veprimtari politike publike, me autorizimin konkret tė UNMIK-ut (d. m. th. dhe "skortėn policore" tė tij). Sidoqoftė, nė momentin qė hyra nė shtėpinė e tij, Ramushi, me zgjuarsinė e tij natyrore, ndjeu ndonjė stepje apo hezitim timin dhe ma prezantoi menjėherė bashkėbiseduesin. "Ėshtė Behgjet Pacolli, njė mik imi. Besoj se bėra mirė qė i shpreha kėrkesėn dhe dėshirėn pėr tė qėndruar dhe biseduar sė bashku"- tha ai me dinamizmin dhe thjeshtėsinė e tij "rebele". Nė fakt, kishte bėrė shumė mirė! Aty bisedova gjatė me Behgjetin, bile aq sa duhej pėr tė ndėrtuar njė lexim tė drejtpėrdrejtė, krejt tjetėr, por dhe shumė mė tė ndryshėm nga ai i krijuar nga thashethemnajat politike e mediatike. Sidomos duke pasur parasysh dhe momentin e vendimmarrjes sė tij pėr tė hyrė mė konkretisht e gjerėsisht nė politikėn kosovare fillimisht si lėvizje dhe pak mė vonė si president i njė partie kosovare tė quajtur Aleanca Kosova e Re (AKR). Tė njėjtin shikim pozitiv e bashkėkohor, tė njėjtin konceptim pozitiv, etikė qytetare dhe estetikė intelektuale i kam ndeshur tek ai dhe nė emisionin "Déją-vu" tė Mustafa Nanos nė Top Channel...
    Sidoqoftė, duke qenė jo aq i lidhur sa mė parė me politikėn kosovare tė ditės, e kuptova nga libri se marrėdhėniet e Behgjetin me Ramushin nuk ishin mė si mė parė. Unė vetė do tė dėshiroja dhe uroja tė kundėrtėn. Kjo, aq mė tepėr, se B. Pacolli pėr detyrat kryesore tė politikės kosovare mendon pak a shumė si unė, nė mėnyrė mė konkrete, mė tė fokusuar pėr ēėshtjen fondamentale tė anėtarėsimit tė Republikės sė Kosovės nė OKB! Tė paktėn kėtė dėshmon ky libėr.

    ***

    Nuk ka shumė ditė, nė kthim nga Parisi, nė sallėn VIP tė aeroportit tė Tiranės "Nėnė Tereza", takova papritur dhe B. Pacollin. Ky ishte njė takim tjetėr yni. Por, ajo qė mė bėri mė shumė pėrshtypje ishte fakti qė ai aty po i bėnte shoqėri ministrit tė Jashtėm tė Maldiveve, z. Ahmed Shaheed. Mė erdhi shumė mirė pėr kėtė sjellje miqėsore e "detyrė" diplomatike tė Behgjetit aq mė tepėr qė aty nuk m’u duk se kishte ndonjė pėrfaqėsues tė protokollit tonė tė shtetit, ndoshta dhe nuk i njihja, sepse edhe kanė ndryshuar, pėr arsye moshe, karriere apo "politike-partiake". Kjo sidomos, duke pasur parasysh kontributin e kėtij ministri nė njohjen e Republikės sė Kosovės, qė mė 19 shkurt 2009. Madje, kėto dy vende me shtysėn e tij firmosėn me shpejtėsi marrėdhėniet diplomatike mė 16 prill 2009. Dhe pjesė kryesore e kėtij procesi sa tė shpejtė, po aq tė domosdoshėm ishte dhe vetė Pacolli, si patriot, politikan e biznesmen. ...

    ... B. Pacolli, nuk e ka shfrytėzuar dhe nuk e shfrytėzon politikėn si "kalė beteje". Ai ėshtė luajal nė idetė dhe vizionin e tij, pa e fyer apo diskretituar kundėrshtarin, duke kritikuar nė mėnyrė qytetare, por dhe duke pranuar ose vlerėsuar atė qė, sipas tij, duhet pranuar ose vlerėsuar. Kėshtu, ai, mbėshtetur nė vokacionin properėndimor tė shqiptarėve, jo vetėm ēmon kontributin e politikės dhe tė UĒK-sė nė kėtė aspekt, por dhe kritikon nė mėnyrė paralele gabimet e bėra. ...
    ... Problemi i vetėm mbetet pėrfshirja e tij dhe e partisė sė tij nė qeverisje. Atėherė mund tė vėrtetohet, ashtu si mė parė nė veprimtarinė ekonomike private, edhe suksesi i tij, por tani nė njė veprimtari publike. Bile, shumė shpesh, flitet se angazhimi nė kėtė veprimtari tė fundit, praktika konkrete qeverisėse tė jep dhe notėn reale. Dhe Pacolli me pėrvojėn e tij tė jashtėzakonshme duhet tė bėhet pjesė e saj, pėr tė shpalosur dhe ndikuar me pragmatizmin e tij. Por, ama, duke hedhur poshtė dictum-in e zakonshėm elektoral: "Fushatėn e bėjmė nė poezi, qeverisjen e bėjmė nė prozė" ("We campaign in poetry, and we govern in prose"), qė diku i atribuohet dhe Mario Cuomo-s.

    ***

    Para se tė komentoj "thembrėn e Akilit" apo shpirtin ekonomik tė B. Pacollit, tė prekur dhe nė libėr, mė duhet tė theksoj se mė ėshtė dukur interesant pohimi i tij (pas shpalosjes sė variantit tė Ban Ki Mun-it) pėr Mitrovicėn apo zonėn veriore tė Kosovės. Kėshtu, sipas autorit tė librit, Ban Ki Mun-i "ishte i bindur se e vetmja zgjidhje pėr Veriun e Kosovės ishte ajo e pėrmirėsimit tė gjendjes ekonomike. Unė i fola pėr njė zonė tė lirė ekonomike atje, njė ide qė e pėrsėris shpesh dhe jam i bindur nė dobinė e saj". Nuk mund tė mohohet se pėrmirėsimi i gjendjes ekonomike ėshtė njė kusht i nevojshėm, megjithatė ai nuk ėshtė i mjaftueshėm. Kėtė e kanė dėshmuar shumė shembuj tė tjerė nė botė, pėrfshirė dhe atė tė Irlandės sė Veriut pėr dekada tė tėra. Akoma mė keq ėshtė, kur krahas tė tjerave, edhe gjendja ekonomike e popullsisė ėshtė tepėr shqetėsuese, siē rasti i Palestinės. Nė gjykimin tim, krahas zhvillimit ekonomik, paralelisht duhet investuar nė rrafshin njerėzor. Pra, akoma mė thjesht, duhet ndėrtuar kohezioni social, kapitali social apo ai projekt ekonomik-politik dhe social-kulturor qė sot tipizohet apo "zbukurohet" me togfjalėshin nė anglisht: "shared society". Parė me kėtė sy, mė duket shumė mė e mundshme, pse jo dhe kohezive "zona e lirė ekonomike", qė thekson me bindje B. Pacolli. Sidoqoftė, kjo ėshtė forca ekonomike e gjykimit politik tė tij, tė cilėn politikanė tė tjerė, qoftė dhe tė kalibrit tė lartė tė Ban Ki Mun-it, mund tė mos e arrijnė dot. Ėshtė eksperiencė e njė tė vogli qė rritet e bėhet i madh, njė pėrvojė jetėsore, njė "dixhestion politik me ushqim ekonomik". ...
    ....Unė, pas leximit tė librit dhe analizės sė tij, pavarėsisht aty-kėtu pozicionimeve personale pėr ndonjė ēėshtje tė veēantė, ndoshta dhe pėr ndonjė shfaqje pragmatizmi tė "induktuar", ai pasqyron, nė bindjen time, njė shembull, njė mision, njė mundėsi, njė realitet. Madje, nė thelb, dėrgimi i kėtij mesazhi tė librit tek lexuesi e bėn shumė mė tė drejtpėrdrejtė detyrėn e tij, si nė rrafshin intelektual individual-qytetar, ashtu dhe atė shoqėror - politik. Ai jo vetėm mund tė nxisė suksesin dhe tė frymėzojė karrierėn, sakrificėn e pėrpjekjen nė gjeneratėn e re, dėshirėn pėr shkollim e punė, por dhe mundėson nėpėrmjet jetės e veprės, pėrpjekjeve e angazhimit tė vetė autorit, prekjen dhe pėrjetimin realist tė botės individuale e shoqėrore pėr rreth, ashtu siē ėshtė, me tė mirat dhe tė kėqijat e saj, me hallet e gėzimet, me dobėsitė e fuqitė, me gabimet e pėrkujdesjet, me rastėsitė e domosdoshmėritė, me hapėsirat e pafundme e kufijtė e saj. Pėr mė tepėr, po e pėrsėris, shembulli i B. Pacollit, i pasqyruar nė kėtė libėr autobiografik e mishėron mė sė miri njė gjė tė tillė.

  6. #856
    Z.Pacolli do te bente shume mire nese do te angazhonte dhe z.Azem Vllasin ne stafin e tij te keshilltareve.

    Te mos perjashtohet askush, sepse Kosova ka qene nje cope shqiptare e pushtuar nga serbosllavet dhe se ne ato rrethana askush nuk e ka pas te lehte t'u dale zot shqiptareve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 28-02-2011 mė 15:59

  7. #857
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Z.Pacolli do te bente shume mire nese do te angazhonte dhe z.Azem Vllasin ne stafin e tij te keshilltareve.

    Te mos perjashtohet askush, sepse Kosova ka qene nje cope shqiptare e pushtuar nga serbosllavet dhe se ne ato rrethana askush nuk e ka pas te lehte t'u dale zot shqiptareve.

    Bravo DYDRINAS ndaj plotesish te njejtin mendim se kosova ka nevoje edhe per njerz te tille te cilet ju njofin edhe genjet SERBVE.

  8. #858
    Presidenti Pacolli u takua me Ambasadorin e Italisė




    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli u takua sot edhe me ambasadorin e Republikės sė Italisė nė vendin tonė, Michael Giffoni.
    Presidenti Pacolli e falėnderoi Ambasadorin Giffoni pėr kontributin e tij dhe angazhimin nė vendin pėr njė kohė tė gjatė, si dhe pėr urimet qė Presidenti i Italisė, Giorgio Napolitano i ka pėrcjellė atij me rastin e zgjedhjes president i Kosovės.
    Gjithashtu, Presidenti Pacolli pėrkujtoi ndihmėn e madhe dhe tė vazhdueshme tė shtetit italian pėr Kosovėn, qoftė me prezencėn nė Kosovė nė kuadėr tė trupave tė KFOR-it dhe nė institucionet e tjera ndėrkombėtare, qoftė nė format e tjera tė pėrkrahjes sė vendit tonė drejt anėtarėsimit nė institucionet ndėrkombėtare dhe nė rrugėn e integrimit nė institucionet euroatlantike.
    Nga ana e tij, Ambasadori Gifoni shprehu edhe njė herė pėrkushtimin e vendit tė tij pėr t’u gjendur pranė qytetarėve dhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės, pėr t’i mbėshtetur ato nė tė gjitha proceset drejt hapjes sė perspektivės sė integrimeve euroatlantike.
    Bashkėpunimi ekonomik dhe krijimi i ambientit sa mė tė mirė pėr investimeve pėr bizneset italiane nė vendin tonė ishte gjithashtu njė temė e rėndėsishme e diskutimit, nė ē’drejtim tė dy bashkėbiseduesit u pajtuan se nė kėtė fushė ka shumė mundėsi tė shkėmbit tė pėrvojave dhe tė rritjes sė bashkėpunimit.

  9. #859
    Shqipėria dėshiron qė Kosova tė jetė njė shtet i fortė dhe stabil





    Presidenti Pacolli u takua me ambasadorin e Republikės sė Shqipėrisė, Islam Lauka
    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli u takua sot me ambasadorin e Republikės sė Shqipėrisė nė vendin tonė, Islam Lauka. Nė njė takim tė gjatė dhe tė pėrzemėrt, Ambasadori Lauka pėrgėzoi Presidentin Pacolli pėr zgjedhjen nė detyrėn e re, si dhe i pėrcolli urimet e udhėheqėsve mė tė lartė shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė.
    Ambasadori Lauka pėrsėriti edhe njė herė gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr t’i ndihmuar Kosovės nė proceset pėr konsolidimin e demokracisė, nė proceset integruese euroatlantike, si dhe konfirmoi qėndrimin e institucioneve tė vendit qė pėrfaqėson pėr vazhdimin dhe zgjerimin edhe mė tej tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera qė dy vendet tona kanė nė tė gjitha fushat. Ai gjithashtu tha se Shqipėria dėshiron qė Kosova tė jetė njė shtet i fortė dhe stabil, nė tė mirė tė marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe stabilitetit nė rajon nė pėrgjithėsi.
    Lauka vlerėsoi si njė tė arritur shumė tė madhe krijimin e institucioneve tė reja tė Republikės sė Kosovės, tė cilat i presin njė varg sfidash nė tė ardhmen. Presidenti Behgjet Pacolli theksoi nė takim se qėllimi ynė i pėrbashkėt ėshtė qė tė jemi sa mė unikė nė bashkėpunimin nė tė gjitha fushat dhe nė rrugėtimin e pėrbashkėt drejt shtėpisė sė madhe evropiane. Ai gjithashtu shprehu falėnderimet e tij pėr Shqipėrinė, pėr pėrkrahjen e vazhdueshme qė i ka dhėnė dhe po i jep popullit dhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės.
    Presidenti Pacolli dhe ambasadori Lauka diskutuan edhe pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr sigurimin e njė numri sa mė tė madh tė njohjeve tė shtetit tė Kosovės, pėr shkėmbimin e vizitave bilaterale nė nivel mė tė lartė, krijimin e lehtėsive dhe shtimin e intensitetit nė bashkėpunimin ekonomik dhe njė varg ēėshtjesh me interes pėr tė dy vendet.

  10. #860
    Ne Emisione OPINION te Gaztarit Blendi Fevziu ne Tvklan

    BEHXHET PACOLLI RREFEN JETEN


    Intervist e Vitit 2000.




    http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=2850#

Faqja 86 prej 110 FillimFillim ... 3676848586878896 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •