Close
Faqja 77 prej 110 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 1094
  1. #761
    Gjermania do tė vazhdojė lobimin pėr njohjen e Kosovės






    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė takim ambasadorin e Republikės sė Gjermanisė nė Kosovė, Hans Dieter-Steinbah, i cili i pėrcolli z.Pacolli urimet e tij dhe tė shtetit gjerman pėr zgjedhjen nė postin e presidentit tė vendit.
    Ambasadori Steinbah tha se Gjermania e ka pėrkrahur nė vazhdimėsi Republikėn e Kosovės, nė tė gjitha periudhat dhe do tė vazhdojė ta pėrkrahė edhe nė vazhdim. Ai u fokusua nė ndihmėn qė ka dhėnė Gjermania nė planin e lobimit pėr njohjen e shtetit tė Kosovės, pėr anėtarėsimin nė Bankėn Botėrore dhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe theksoi se Gjermania do tė vazhdojė aktivitetin e saj pėr tė siguruar njohje tė reja pėr Kosovėn, si dhe pėr integrimin e saj sa mė tė shpejtė nė institucionet ndėrkombėtare.

  2. #762
    Rifat Jashari mė tha: Bėhu numri njė i vėrtetė i popullit tė Kosovės!






    Nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn kombėtare “Bota sot”, presidenti Behjget Pacolli flet pėr synimin e tij qė tė jetė president i unitetit tė popullit tė Kosovės nė mandatine tij presidencial.
    I pyetur se a u ėshtė realizuar njė nga qėllimet tuaja jetėsore, mbase edhe njėrėn nga ėndrrat mė tė pambėrrijtshme, pėr tė qenė i pari i vendit, presidenti Pacolli ndėr tė tjerash u pėrgjigj:
    “Mund tė them se do tė jem president i tė gjithė Kosovės dhe i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, dhe tė gjithė janė njėsoj pėr mua, dhe do t’i trajtoj njėsoj, do tė punoj pėr tė gjithė, pa marrė parasysh se ēfarė etnie, ēfarė pėrcaktimi politik kanė, ēfarė shtrese tė forcės blerėse i takojnė ata. Mė bėri pėrshtypje porosia e bacės Rifat, kur vizitova familjen e Jasharajve. E kam konsideruar gjithmonė atė familje, njė institucion real tė shtetit tonė, ndaj kam kėrkuar edhe para se tė bėhesha president, qė ajo familje sė bashku me familjet e tjera tė dėshmorėve tė mėdhenj tė lirisė dhe shtetėsisė sonė, tė kenė njė pėrfaqėsi nė Prishtinė. E dini ē’mė tha baca Rifat me njė ndjenjė drejtėsie qė mė preku shumė? Mundohu tė bėhesh numri njė i vėrtetė i popullit tė Kosovės! Shikoji tė gjithė qytetarėt e Kosovės nė mėnyrė tė barabartė, pavarėsisht etnisė, sepse asnjė vend nuk ėshtė i pastėr etnikisht. Por, mos lėsho asnjėherė pe, kur ta kėrkojė e drejta! A nuk ėshtė kjo diēka fisnike, veēanėrisht fisnike kur vjen nga pėrfaqėsuesi i kėsaj familjeje tė madhe qė ka pėrjetuar aq shumė dhimbje? Unė pėrkulem me respekt para kėsaj familjeje, para tė gjithė familjeve tė heronjve tė Kosovės, qė i dhanė gjithēka tė shtrenjtė popullit. Dhe do tė punoj pėr amanetin e tyre.

  3. #763
    Pacolli merr ftesė ta vizitojė Maqedoninė





    (E plotėsuar) Behgjet Pacolli, nė ditėn e dytė tė punės si President i Kosovės, ka marrė njė ftesė pėr tė vizituar Maqedoninė. Ftesėn ia ka dorėzuar ambasadori i Maqedonisė nė Prishtinė Stojan Karajanov.

    “Presidenti Pacolli e falėnderoi Presidentin Ivanov pėr ftesėn pėr vizitė, e cila do tė realizohet nė njė tė ardhme shumė tė afėrt. Nga ana e tij, Presidenti Pacolli falėnderoi ambasadorin Karajanov pėr vizitėn dhe urimet e tij. Gjithashtu, ai vuri theksin tek marrėdhėniet mes Kosovės e Maqedonisė, tė cilat janė shumė tė mira dhe tė cilat duhet tė njohin zgjerim nė tė gjitha fushat” thuhet nė njė njoftim tė Presidencės.

    Pacolli tė martėn ėshtė vizituar edhe nga shefi i zyrės diplomatike nė Prishtinė Alan Van Gucht i cili e ka uruar atė dhe i ka ofruar bashkėpunimin e shtetit belg.

    Pacolli ka pranuar nė zyrėn e tij edhe Kryeministrin Thaēi i cili ėshtė meritor pėr faktin qė kreu i AKR’sė tani ėshtė President i vendit.

    “Tė dy liderėt mė tė lartė institucionalė tė vendit u shprehėn shumė tė pėrkushtuar pėr tė bashkėpunuar nė tė gjitha fushat qė janė tė ndėrlidhura me kushtetutė mes kėtyre dy institucioneve, nė tė mirė tė interesit tė Republikės sė Kosovės dhe tė tė qytetarėve tė saj” ka njoftuar Presidenca.

  4. #764
    Pacolli zhvilloi njė takim me shefin e EULEX-it







    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti nė rezidencėn e tij shefin e Eulex-it, Xavier De Marnak. Presidenti, Pacolli tha se nė takim u bisedua pėr rolin e misionit tė Eulex-it nė Kosovės.
    Pacolli theksoi se do tė ketė bashkėpunim intenziv me Eulex-in sepse siē tha ai problemet janė evidente dhe ato mund tė njihen vetėm nėse trajtohen.
    Ndėrsa, shefi i Eulex-it, Xavier De Marnak u shpreh se ėshtė kėtu qė tė sigurojė se Eulex-i tė cilin e udhėheq ai ėshtė i pėrkushtuar pėr promvimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė. Marnak theksoi se vazhdon tė mbėshtes institucionet e Kosovės dhe tė bashkėpunojė me to nė ecjen pėrpara nė fushėn e sundimit tė ligjit.
    Presidenti, Behgjet Pacolli as sot nuk ka qenė i gatshėm t`u pėrgjigjej pyetjeve tė gazetarėve.

  5. #765
    Pacolli merr urime pėr zgjedhjen e tij president





    Behgjet Pacolli ka marrė njė sėrė urimesh pėr zgjedhjen nė detyrėn e re si president i Republikės sė Kosovės. Zyra pėr informim e Presidencės pėrmes njė komunikate bėri tė ditur se gjatė ditės sė enjten, Pacollin e kanė uruar presidentja e Konfederatės sė Zvicrės, presidenti i Italisė, kryeministri i Shqipėrisė dhe presidenti i Maqedonisė.
    Pacolli pas urimit tė parė qė mori ditėn e zgjedhjes si president i Kosovės nga presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi,
    tani vetėm tri ditė pas kanė ardhur edhe njė sėrė urimesh.
    Nė njoftimin e Zyrės pėr informim tė Presidencės bėhet e ditur se presidentja e Konfederatės sė Zvicrės, Micheline Calmy-Rey e ka uruar presidentin e sapozgjedhur tė Republikės sė Kosovės.
    “Me rastin e zgjedhjes President i Republikės sė Kosovės, kam kėnaqėsinė qė, nė emėr tė Kėshillit Federal Zviceran, t’ju shpreh pėrgėzimet e mia tė ngrohta dhe dėshirat mė tė mira pėr suksesin e misionit tuaj tė lartė dhe pėr prosperitetin e popullit kosovar. Lidhjet tona tė miqėsisė dhe bashkėpunimit tė tashėm do tė intensifikohen edhe mė nė tė ardhmen”, ka thėnė nė urimin e saj Calmy-Rey.
    Kurse presidenti i Italisė, Giorgio Napolitano nė urimin e tij drejtuar presidentit Behgjet Pacolli, ka shprehur mbėshtetjen e plotė tė Italisė pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės.
    “Italia ėshtė shumė e angazhuar nė Kosovė, qoftė nė planin dypalėsh, po ashtu edhe pėrmes pjesėmarrjes nė misionet ndėrkombėtare, nė mbėshtetje tė sigurisė, tė forcimit tė rendit dhe tė ligjit, si dhe tė zhvillimit ekonomik. Dėshiroj shumė qė marrėdhėniet tona dypalėshe tė vazhdojnė me intensifikimin dhe thellimin e tyre”, ka thėnė ai.
    Edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha uroi Pacollin dhe ka siguruar se qeveria shqiptare dhe ai personalisht do tė jenė tėrėsisht tė angazhuar dhe tė vendosur pėr tė ndėrtuar marrėdhėniet mė tė shkėlqyera e vėllazėrore pėr ecjen pėrpara nė rrugėn e pėrbashkėt euroatlantike.
    “Unė ruaj besimin se, si President i shtetit mė tė ri tė Evropės, ju do tė sillni njė kontribut tė ri nė konsolidimin e mėtejshėm tė kėtyre arritjeve dhe nė shndėrrimin e Kosovės nė njė faktor edhe mė tė rėndėsishėm paqeje e stabiliteti dhe promovuese tė miqėsisė e tė bashkėpunimit nė rajon”, ėshtė shprehur ai.
    Njė urim pėr presidentin e sapozgjedhur tė Kosovės ka dėrguar edhe presidenti i Maqedonisė, Gjorgji Ivanov, i cili tha se do tė angazhohet pėr njė rajon tė qėndrueshėm dhe tė begatė me perspektivė euro-atlantike.
    “Jam plotėsisht i bindur qė, nė njė kohė tė shkurtėr, me forca tė pėrbashkėta, do tė nxisim dhe forcojmė marrėdhėniet mes dy shteteve tona dhe me kėtė do tė kontribuojmė nė thellimin dhe intensifikimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė mes Republikės sė Maqedonisė dhe Republikės sė Kosovės”, ka thėnė Ivanov.
    Nga liderėt rajonal dhe evropian njė mesazh urimi pėr zgjedhjen e Pacollit president i Kosovės ka dėrguar edhe pėrfaqėsuesi i OKB-sė nė Kosovė, Lamberto Zannier.
    Ky i fundit shkruan se ndjehet i kėnaqur me zgjedhjen e Pacollitpėr president, ngase ka bindje tė fortė se ai do tė jap maksimumin pėr t’i sjellė komunitetet e ndryshme tė Kosovės.
    “Ashtu siē e keni cekur edhe nė fjalimin pėrurues, do tė fokusoheni nė bashkėpunimin rajonal, dialog, prosperitet dhe integrimin evropian. Respektimi i diversitetit, bashkėpunimi rajonal dhe angazhimi pėr paqe janė vlerat themelore tė Kombeve tė Bashkuara”, ka thėnė Zannier, i cili nė emėr tė Sekretarit Gjeneral, shprehu pėrkushtimin pėr angazhim nė pėrmbushjen e qėllimeve tė pėrbashkėta.

  6. #766
    Presidenti Pacolli u takua me Kryeministrin Thaēi






    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli ėshtė takuar sot nė kabinetin e tij me kryeministrin e Republikės sė Kosovės,Hashim Thaēi.Nė takimin e tyre tė parė zyrtar, pas krijimit tė institucioneve tė reja tė vendit, Presidenti Pacolli dhe Kryeministri Thaēi diskutuan pėr njė varg ēėshtjesh tė rėndėsishme dhe detyrat qė i presin institucionet e vendit nė tė ardhmen.
    Tė dy liderėt mė tė lartė institucionalė tė vendit u shprehėn shumė tė pėrkushtuar pėr tė bashkėpunuar nė tė gjitha fushat qė janė tė ndėrlidhura me kushtetutė mes kėtyre dy institucioneve, nė tė mirė tė interesit tė Republikės sė Kosovės dhe tė tė qytetarėve tė saj.

  7. #767
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    O plaku,Boten sot e ka ble behgjeti,edhe gazeten lajm,mos te quditin shkrimet e ketyre gazetav.
    z. sharri, nuk di me se kush ku a shit!, kohet e funedit jan perzi aqe shum gjenat sa qe njeri nuk di ka tia mbaj, kujt me i besu e kujt jo! Plaku ndoshta nuk di me shkru mire, por i shef dhe i din senet mire. Luhet nje dreq i madh ne kurris te Shqyptareve. per plakun nuk ashete i vetmi burim i gazetave per tu ineforemua,
    mjafeton te lexosh disa forumiset ketu, dhe bindesh se si manipulojen liderat ton me popullin!mjere kosova dhe shqypetaret ne duar te kujna kan ra?! Pse ia lejojem vetes kete nuk e di. Ku jan me te miret nuk e di.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #768
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Martesa e Pacollit me Thaēin shpreh lumturi pėr kėta tė dy por pėr popullin e Kosovės kjo martesė e simbolizon kurorėzimin e hajnisė. Thaēi e Pacolli janė ēift ideal pėr tė negociuar me Serbinė.

    Ndėrkohė qė ishte i martuar me Sejdiun, Thaēi e kishte filluar kėtė lidhje tė fshehtė me Pacollin. Sa herė qė iu desh ndihmė, Pacolli nuk hezitoi ta ndihmonte sepse Thaēi kėtė tė mirė ia ktheu me tenderė. Pra, kjo lidhje dikur e fshehtė tani ėshtė bėrė publike dhe kėtė e ka ndihmuar nė forma tė ndryshme, qoftė edhe me sms ambasadori Dell i cili nuk ka lėnė ēėshtje pa i futur hundėt.

    Ne jemi kundėr kėsaj martese pėr shkak tė programit qė kėta politikan paraqesin dhe pėr shkak tė asaj qė ata thonė se do ta bėjnė.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė kundėr negociatave me Serbinė dhe rrjedhimisht ėshtė edhe kundėr koalicionit PDK-AKR kur dihet qė ky koalicion do t’i rifilloj kėto negociata tė cilat janė tė padrejta dhe shumė tė dėmshme pėr Kosovėn.

    Kėto negociata qė po pėrgatiten tani, janė negociata qė do tė pėrpiqen ta pėrfundojnė procesin e ndarjes sė brendshme tė Kosovės, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisaarit qė ne e patėm kundėrshtuar edhe atėherė ndėrsa tė dyja kėto parti e patėn votuar nė Kuvendin e Kosovės.

    Arsye tjetėr pse nė jemi kundėr kėsaj martese ėshtė se ky koalicion do ta vazhdoj procesin e privatizimit edhe tė kėtyre ndėrmarrjeve publike qė kanė mbetur. Pra, do t’i shesin ndėrmarrjet tona shpejt dhe lirė, dhe pa hartuar kurrfarė plani zhvillimor.

    Ne angazhohemi qė t’i ndalim negociatat me Serbinė dhe privatizimin e ndėrmarrjeve publike, si dhe tė gjitha projektet e dėmshme qė tenton t“ia bėjė kjo qeveri popullit tė Kosovės. Kėtė do ta bėjmė edhe pėrmes institucioneve edhe pėrmes aksioneve tė tilla simbolike e demonstratave gjithė-popullore.

    Lėvizja VETĖVENDOSJE!

    Ja linku i fotos
    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2775&author=0
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #769
    Presidenti Pacolli prit shefin e Zyrės Diplomatik tė Belgjikės nė Kosovė, Alan Van Gucht






    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė njė takim shefin e Zyrės Diplomatik tė Belgjikės nė Kosovė, Alan Van Gucht.
    Z. Gucht fillimisht uroi z.Pacolli pėr zgjedhjen e tij si president i Republikės sė Kosovės, duke i ofruar gjithė bashkėpunimin e tij dhe tė shtetit belg.
    Ai theksoi se Belgjika e ka ndihmuar dhe do tė vazhdojė ta ndihmojė Republikėn e Kosovės nė vazhdimėsi, duke ofruar pėrvojat e saj nė tė gjitha fushat.
    Presidenti Behgjet Pacolli falėnderoi z. Gucht pėr ndihmėn e pakursyeshme qė vendi i tij ka dhėnė nė tė gjitha periudhat pėr Republikėn e Kosovės dhe theksoi se institucionet e vendit tonė mirėpresin kėtė ndihmė, e ēmojnė shumė atė dhe janė tė pėrkushtuara pėr vazhdimin e bashkėpunimit dhe zgjerimin e tij

  10. #770
    Biografia e presidentit tė Kosovės, Behgjet Pacollit





    Behgjet Pacolli u lind nė Marec, ėshtė i biri i Isa dhe Nazmije Pacollit. Pas shkollės fillore dhe tė mesme, Pacolli kaloi nė Prishtinė qė tė vazhdonte shkollimin e tij. Pas katėr viteve ai pėrfundoi nivelin e Gjimnazit dhe Pedagogjisė. Nė vitin 1970 Pacolli shkoi nė Hamburg ku diplomoi nė Ekonomi – Marketing dhe Menaxhim.
    Karriera nė biznes
    Nė vitin 1974, Pacolli pėrfundoi shėrbimin ushtarak dhe u kthye nė Kosovė. Nė vitin 1976 Pacolli shkoi nga Kosova pėr tė punuar si menaxher i shitjes pėr kompaninė austriake Peter Zimmer. Prej vitit 1977 deri nė vitin 1990 Pacolli ka punuar nė Interplastica Engineering si menaxher i lartė. Nė vitin 1982 Pacolli specializoi nė Marketing dhe Menaxhim nė Moessinger Institute, Cyrih. Nė vitin 1990, pas njė marrėveshjeje paqėsore me shokun dhe ish shefin e tij Max Gygax, Pacolli la Interplastikėn qė ta krijonte Mabetex Project Management (mė vonė e njohur si Mabetex Group). Pacolli sot ėshtė kryetar dhe CEO i Mabetex Group, njė kompani qė si aktivitet themelor ka studimin, planifikimin, projektimin dhe ndėrtimtarinė globale dhe e cila ka 19 pėrfaqėsi anembanė botės, duke pėrfshirė Amerikėn, Evropėn, Afrikėn dhe Azinė.
    Mė 1992, gjatė realizimit tė projekteve ndėrtimore nė Yakutsk, Rusi, Pacolli bashkėpunoi me kryetarin e komunės tė Yakutsk Pavel Borodin. Mė 1993, pasi Borodini u emėrua menaxher i pronave presidenciale, Mabetex-it iu ofrua njė kontratė ndėrtimore pėr renovimin e Kremlinit tė Moskės. Gjatė viteve 1998-1999 prokurori i pėrgjithshėm i Rusisė Yury Skuratov filloi njė hetim kundėr anėtarėve tė familjes sė Presidentit Boris Jelcin pėr tė cilėt dyshohej pėr marrje tė mitos edhe nga Mabetex-i. Ky hetim u hodh poshtė pas mandatit tė tij. Nė vitin 2000, Pacolli paditi Skuratovin pėr shpifje dhe fitoi gjyqin. Gjatė viteve 2000-2001, pėrderisa hetohej rasti i shpėlarjes sė parave ndaj Borodinit, i cili u arrestua nė SHBA, Pacolli u pėrfol pėr dhėnie tė mitos zyrtarėve tė lartė rusė dhe vetėm njėherė u thirr nė bisedė nė hetuesinė Zvicerane. Akuzat u tėrhoqėn nė mungesė tė dėshmive.
    Inkuadrimi nė politikė
    Mė 17 Mars 2007 ai e themeloi partinė Aleanca Kosova e Re, e cila nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2007 u radhit si partia e tretė mė e votuar. Ajo fitoi 13 vende nė Parlamentin e Kosovės.
    Jeta personale
    Nė vitin 1996 Pacolli u martua me kėngėtaren italiane me prejardhje shqiptare Anna Oxa. Kjo martesė zgjati deri nė vitin 2002. Pacolli ėshtė baba i njė djali dhe tri vajzave. Ai posedon dy nėnshtetėsi, zvicerane dhe kosovare.
    Aktivitetet kryesore
    Pacolli punoi nė ndėrtimin e qytetit verior tė Rusisė, Yakutsk. Nė vitin 1992 ai shkoi nė Yakutsk nė republikėn mė tė madhe veriore tė Federatės Ruse qė tė merrej me aktivitetet e ndėrtimit, duke filluar nga spitali i madh modern Qendra Shėndetėsore pėr Nėna dhe Fėmijė (Yakutsk). Nė kėtė mėnyrė ai ra nė kontakt me Pavel Borodinin, i cili u emėrua menaxher i pronave presidenciale ai kontaktoi Pacollin pėr fillimin e punėve ndėrtimore nė Moskė, duke filluar me renovimin komplet tė ish Parlamentit tė Federatės Ruse "Shtėpia e Bardhė", pas bombardimit nė Moskė (Shtator 1993 – Qershor 1994), renovimin e Ndėrtesės sė Kėshillit Federativ tė Rusisė dhe tė Dumės Shtetėrore (Shtator 1993 – deri nė fund tė 1994), renovimin e hotelit tė parė luksoz nė epokėn e re ruse, Swiss Diamond Hotel Moscow (1995 – 1997), si dhe renovimin e kompleksit tė ndėrtesave historike nė Kremlin (1995 – 1996). Nė Norilsk dhe Stary Oskol ai ndėrtoi spitalet e pėrgjithshme.
    Pėrpos Rusisė, aktivitetet e tij ndėrtuese u zhvilluan edhe nė Itali, Kazakistan dhe Uzbekistan. Pacolli bėri projektin pėr renovimin e teatrit La Fenice pas djegies sė tij. Nė Kazakistan, ai bėri ndėrtimin e qendrave kryesore qeveritare tė kryeqytetit tė ri, Astana. Projekti i tij, pallati presidencial “Akkorda” u shpėrblye nga Qeveria e Kazakistanit. Nė Kazakistan Pacolli gjithashtu bėri ndėrtimin e disa qendrave spitalore, universitare dhe sportive. Nė Uzbekistan Pacolli u shpėrblye pėr ndėrtimin cilėsor tė ndėrtesės sė Komunės sė Tashkentit.
    Aktivitetet tjera
    Pacolli dha ndihmėn humanitare nė kampin e refugjatėve nė Mal tė Zi dhe nė Kukės si dhe ndihmėn e koordinuar nė Kosovė pas mbarimit tė luftės. Pėrveē kėsaj, Pacolli dhuroi 5.1 milion euro pėr ndėrtimin dhe furnizimin komplet tė Universitetit Amerikan nė Prishtinė[8]. Nė vitin 2004, Pacolli bėri tė mundur lirimin e tre punėtorėve tė OKB-sė tė marrur peng nė Afganistan (Shqipe Hebibi, Annette Flannigan dhe Angelitoo Nayan) [9]. Nė vitin 2006 ai gjithashtu ndihmoi nė lirimin e korrespondentit italian Gabriele Torsellos i cili ishte rrėmbyer nė Afganistan [10] [11]. Pacolli kontribuoi nė zgjerimin e ndėrtesės qendrore tė Universitetit tė Prishtinės. Ai bėri edhe restaurimin e Xhamisė sė Llapit, monument ky i shekullit XIV.
    Fondacionet e Behgjet Pacollit
    •Fondacioni Humanitar Behgjet Pacolli
    •Fork (Fondacioni pėr Organizimin dhe Ristrukturimin e Kosovės)
    •Fondacioni Ibrahim Kodra
    •Fondacioni SEED (Fondacioni pėr zhvillim ekonomik tė Evropės Juglindore) financim dhe mbėshtetje pėr Konferencat Ndėrkombėtare dhe Logjistikė
    •AKR – Aleanca Kosova e Re, Organizata pėr lobim (Alliance For New Kosovo) nė Washington D.C. Deri 2007 veproi pėr lobim pėr pavarėsinė e Kosovės.

Faqja 77 prej 110 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •