Kliko ne link:
Veton Surroi ne Rubikon para panelit te gazetareve
Nait Hasani fajėson Thaēin pėr zgjedhjen e Pacollit
Publikuar: Sot, mė 24 shkurt 2011
Prishtinė, 24 shkurt - Thellohen mospajtimet nė PDK pėr shkak tė Behgjet Pacollit. Pėrkrahėsit e Jakup Krasniqit nė PDK vazhdojnė ta kundėrshtojnė Pacollin qė u zgjodh president me shumė zhurmė. Pas Fatmir Limajt, anėtari i Kryesisė sė PDK-sė, Nait Hasani, ka deklaruar se Pacolli nuk pėrfaqėson unitetin e qytetarėve tė Kosovės dhe se fuqia e AKR-sė nė Kuvend do tė jetė shumė e dobėt. Hasani ka pranuar se kryeministri Hashim Thaēi ka insistuar te deputetėt e PDK-sė tė ndryshojnė qėndrimin e tyre dhe ta votojnė Pacollin pėr president nė rundin e tretė tė votimit. E deputetėt qė votuan pėr Behgjet Pacollin, sipas Hasanit, nuk kanė as dinjitet tė mirėfilltė. Ai i konfirmon haptas ndarjet nė PDK qė u shkaktuan pėr shkak tė presidentit. Njeriu mė kėmbėngulės qė ka kundėrshtuar Pacollin pėr president, nėnkryetari i PDK-sė, Fatmir Limaj, ka thėnė se kjo ka qenė zgjedhja mė e keqe dhe e ka quajtur gabim strategjik qė partia e tij ia ka lėnė kėtė post AKR-sė. Pauza e famshme pesėminutėshe e kėrkuar nga Hashim Thaēi, por qė zgjati 45 minuta, ishte kualifikuar si kundėrkushtetuese dhe presion mbi deputetėt nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Anėtarė tė Kryesisė sė PDK-sė kanė demantuar se Kėshilli drejtues i PDK-sė ka marrė vendim me konsensus qė Pacolli tė bėhet president, duke thėnė se ky vendim ėshtė marrė me shumicė votash. Njė pjesė e Kryesisė sė PDK-sė e kishte pėrkrahur Jakup Krasniqin pėr president, kėrkesė qė s’u realizua.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Presidenti Pacolli u takua me Kryeministrin Thaēi
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli ėshtė takuar sot nė kabinetin e tij me kryeministrin e Republikės sė Kosovės,Hashim Thaēi.Nė takimin e tyre tė parė zyrtar, pas krijimit tė institucioneve tė reja tė vendit, Presidenti Pacolli dhe Kryeministri Thaēi diskutuan pėr njė varg ēėshtjesh tė rėndėsishme dhe detyrat qė i presin institucionet e vendit nė tė ardhmen.
Tė dy liderėt mė tė lartė institucionalė tė vendit u shprehėn shumė tė pėrkushtuar pėr tė bashkėpunuar nė tė gjitha fushat qė janė tė ndėrlidhura me kushtetutė mes kėtyre dy institucioneve, nė tė mirė tė interesit tė Republikės sė Kosovės dhe tė tė qytetarėve tė saj.
http://www.botasot.info/mesme/PACOLLI-THACI-1.jpg
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
**********************
______________________________
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 24-02-2011 mė 13:29
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Presidenti Pacolli: Jam i pėrgatitur ta ēoj pėrpara idenė e Ibrahim Rugovės
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, ditėn e parė tė punės e ka nisur me homazhe para varrit dhe vizitėn nė familjen e Presidentit Historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, me homazhe nė Kompleksin Memorial nė Prekaz dhe vizitėn nė familjen Jashari, me homazhet nė varrezat e dėshmorėve nė Gllogjan dhe vizitėn nė familjen Haradinaj dhe me homazhet para varrit tė Heroit tė Kosovės, Zahir Pajaziti dhe vizitėn nė familjen Pajaziti nė Orllan.
Gjatė bisedės me familjen Rugova, Presidenti Pacolli foli pėr kontributin e madh qė ka dhėnė Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova pėr popullin dhe shtetin e Kosovės.
Isha nė rezidencėn e presidentit historik tė Kosovės edhe njėherė tė dėshmoj se jam mė se i pėrgatitur ta ēojė pėrpara idenė e tij (Ibrahim Rugovės) pėr forcimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Ka shumė punė pėr tu bėrė dhe jam i gatshėm tani mė shumė se asnjėherė pėr tė vepruar, theksoi Presidenti Pacolli, pas vizitės nė familjen Rugova.
http://www.botasot.info/reklama/pr-23bs01e.jpg
Pacolli: Jam i pėrgatitur ta ēoj pėrpara idenė e Ibrahim Rugovės
Nė vazhdim, Presidenti Pacolli shkoi nė Prekaz. Fillimisht ai bėri homazhe para varrit tė Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dėshmorėve tė tjerė nė Kompleksin Memorial nė Prekaz, ndėrsa mė pas vizitoi familjen Jasharaj, ku u prit nga Rifat Jashari.
Nė takimin e pėrzemėrt dhe vėllazėror nė odėn e Jasharajve, Presidenti Behgjet Pacolli duke pėrshėndetur tė zotin e shtėpisė, bacėn Rifat, tha se sakrifica e heronjve tė kėsaj shtėpie vuri themelet e shtetit.
Familja juaj ėshtė njė institucion i shtetėsisė sė Kosovės. Unė betohem se do ta ēoj pėrpara me gjithė fuqinė, me gjithė mundėsitė e mia idenė e dėshmorėve pėr shtetin e Kosovės, tha Presidenti Behgjet Pacolli.
Baca Rifat, duke falėnderuar pėr vizitėn e Presidentit Pacolli, tha se tash duhet me u pėrpjekė tė jeni njėshi i shtetit dhe ti shihni tė gjithė nė mėnyrė tė barabartė. Ai gjithashtu i ofroi Presidentit Pacolli gjithė mbėshtetjen politike dhe morale tė familjes Jashari.
Ndėrkaq, Presidenti Pacolli, pas takimit, u shpreh: Isha nė familjen Jashari dhe premtova se do tė punoj me ēdo gjė qė idenė e komandantit legjendar Adem Jashari ta ēojmė deri nė fund. Ideja e tij ka qenė ndėrtimi i shtetit demokratik ku qytetarėt e Kosovės do tė jetojnė me njė mirėqenie tė mirė, tė qetė dhe tė pavarur.
Jam shumė krenar qė isha kėtu. Nuk ėshtė hera e parė. Kam ardhur gjithmonė dhe do tė vij edhe nė tė ardhmen pėr tė konfirmuar edhe njė herė vullnetin tim shumė tė madh pėr tė punuar pėr Kosovėn. Kjo familje ėshtė e shenjtė dhe do tė mundohem qė nė mandatin tim tė krijohen kushtet qė kjo familje tė ketė nė Prishtinė njė pėrfaqėsi institucionale, tha Presidenti Pacolli.
Nga ana e tij, Rifat Jashari i ka uruar z.Pacolli zgjedhjen nė detyrėn e Presidentit, duke i thėnė se do ta ketė pėrkrahjen e familjes Jashari dhe duke i dėshiruar shėndet dhe sukses nė kryerjen e detyrės sė tij.
Nga Prekazi, Presidenti Pacolli vazhdoi rrugėn pėr nė Gllogjan, ku fillimisht vendosi kurora lulesh dhe bėri homazhe para varrezave tė dėshmorėve nė kėtė fshat, ndėrsa mė pas vizitoi edhe familjen Haradinaj, ku u prit nga Hilmi Haradinaj, kryetari i komunės sė Deēanit Rasim Selmanaj, si dhe banorė tė shumtė tė fshatit.
Presidenti Pacolli vlerėsoi mikpritjen e rrallė tė kėsaj familjeje qė kishte pasur rastin ta vizitonte shumė herė. Ai tha se e konsideronte shtėpinė e tyre si pikė referimi pėr gjithė Kosovėn.
Nga ana e tij, Hilmi Haradinaj e uroi Presidentin Pacolli pėr detyrėn e re dhe shprehu besimin se Presidenti Pacolli do tė jetė president i tė gjithė kosovarėve.
Duke folur pas vizitės nė familjen Haradinaj, Presidenti Pacolli tha se familja Haradinaj ka vlerė shumė tė madhe pėr Kosovėn. Kėta dėshmorė qė kanė rėnė kėtu, djemtė e tij (Hilmi Haradinajt), e kanė vulosur pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė obligim i yni qė ne kėtė pavarėsi ta dekorojmė me njė ndėrtim tė njė shteti tė sinqertė, ku tė gjithė qytetarėt e Kosovės do ta gjejnė veten, do tė jetojnė nė qetėsi dhe nė mirėqenie.
Nė vijim, Presidenti Pacolli bėri homazhe para varrit tė Heroit tė Kosovės, Zahir Pajaziti, nė Orllan, ku u prit nga njė numėr i madh qytetarėsh, si dhe zhvilloi njė bisedė tė pėrzemėrt me familjen Pajaziti.
Ishim edhe nė familjen e dėshmorit tonė Zahir Pajaziti. Vėllanė e dėshmorit e inkurajova dhe i premtova se do tė punoj pėr ta ēuar idenė dhe dėshirėn e dėshmorit Zahir Pajaziti deri nė fund, tė krijoj dhe tė forcoj njė shtet tė pavarur tė Kosovės, njė shtet qė garanton tė drejtat e barabarta pėr ēdo qytetar dhe njė shtet qė krijon mirėqenie pėr ēdo qytetar, theksoi Presidenti Pacolli pas vizitės nė familjen Pajaziti.
http://www.botasot.info/reklama/8p-para_varrit_.jpg
http://www.botasot.info/reklama/7p-ne_familjen_J.jpg
http://www.botasot.info/reklama/6p-ne_familjen_J.jpg
http://www.botasot.info/reklama/5p-ne_Kompleksi.jpg
http://www.botasot.info/reklama/4p-ne_varrezat_.jpg
http://www.botasot.info/reklama/3pfamiljen_H.jpg
http://www.botasot.info/reklama/1p-V...familjen_P.jpg
http://www.botasot.info/reklama/2p-para_varrit_.jpg
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
Letra e Dellit, cenim i lirisė sė mediave dhe lirisė sė shprehjes
Nga Express mė 24 shkurt 2011 nė ora 18:58
Asociacioni i Gazetarėve Profesionistė tė Kosovės (AGPK) pėrmes njė komunikate pėr media ka reaguar ndaj deklaratave tė Ambasadorit Christopher Dell nė letrėn e hapur dėrguar KPM’sė.
AGPK konsideron se, publikimi nė media i mesazheve telefonike, tė shkėmbyera gjatė seancės sė Kuvendit tė Kosovės, pėrderisa po votohej pėr presidentin, ėshtė nė shėrbim tė opinionit, pėr tė informuar ēfarė ndodhi nė institucionin mė lartė pėrfaqėsues nė vend.
"AGPK shpreh bindjen se, opinioni ka tė drejtė tė informohet mbi tė gjitha proceset nė Kosovė, veēanėrisht ato politike dhe, sidomos, rreth mėnyrės sė zgjedhjes sė institucioneve, njė gjė kjo me rėndėsi jetike pėr qytetarėt dhe vendin", thuhet nė reagimin e AGPK'sė.
"Po ashtu, AGPK beson se raportimi nė media i komunikimit nėpėrmjet mesazheve telefonike ėshtė nė interes tė publikut dhe qasja e mediave nė kėtė rast nuk ka qenė joetike dhe joprofesionale. AGPK shpreh shqetėsimin pėr deklaratat e Ambasadorit Christopher Dell nė letrėn e hapur dėrguar KPM’sė, duke i cilėsuar ato si cenim i lirisė sė mediave dhe lirisė sė shprehjes", thuhet mė tej nė reagimin e AGPK'sė.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
per deri sa shqyptaret se bashku me grupacionet e liderat e tyne grrinden me njeni tjeterin, per here e me shum shkinat e shkiet kan em naj drithet 3 gishtat. Nese nuk mesojem nga e kaluara jon e hidhur historia ka me nau perserit, dhe qeveri me te mira se te bashkim vllazenimcave kur skem me pas.Qe nga vitet 1945 kem pas lidera dhe qeveri jashete deshires shqyptareve. Nuk di si muned te spjegohet ndryshe?
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
S'dihet nga cfare ferme kaubojesh na vjen ky redneck Dell ambasador ne Kosove. Thashethemet thone qe shume nga keta misionaret e huaj ne Kosove kane qene kamionxhi dhe kopshtare ne vendet e tyre.Letra e Dellit, cenim i lirisė sė mediave dhe lirisė sė shprehjes
Krijoni Kontakt