Close
Faqja 64 prej 110 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 1094
  1. #631
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga ardiana luzha Lexo Postimin
    HAHHAHHAH sa kame qesh......

    Krejt Llap-a jane tu ju doke
    Jo nuk eshte puna qe po me duken krejt Llap,por problemi qendron se ne folum per nje antar tjeter dhe kjo reagoj,sikurse ne ju drejtuam ketij dhe per kete thash mos je Llapi
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #632
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ai hajn,tjetri frigacak,ky rus....ku ta gjejme nje jashtokesor,e ishalla po rehatoheni..

  3. #633
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Haha me fal por vete tregove qe je Injorant,une nuk te dhash kete titull.

    Ty nuk tu drejtua as ARIAN TB,dhe as une pse reagove,ti tash po na ben te dyshojm qe ti je ky Llapi,sepse ti reagove.

    Papap ja paske nisur edhe te lavderohesh,hahahah,Thon nje fjal popullore mos e lavdero veten,por leri te tjeret te lavderojn.

    Injoranca spaska kufij....!

    Ska lidhje me LLapin jena partnera ne luften tone kunder klyshave te serbis

    Edhe ni sen po ju them sinqerish se po tregohi shume Injorant dhe jo Korrekt po ashtu edhe shume te manipuluar nga gazetaret Injorant te kosoves me keto sulmet pa kurfar baze ndaj Pacollit .

    Pacolli do ti le ne hije per tepakten 200 vjet te gjithe Presidentet te cilet do te vijne pas ti kjo esht frika dhe arsyja pse behet kaqe propagande kunder Pacollin

  4. #634
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    po ku ka ligj ne kosov ore DELL bimbashefendi ne e bej ligjin vet e pe ne parlament edhe pse nuk lejohet pausa ne e bejm dhe kush voton ndryshe ne edetyrojm me votu ndryshe nuk je ne usa DELL po ne ks e ktu ne bejm vet ligjin ashtu si na shkon per shtati e forti e ben ka don presednik ka don premier qy 1her

  5. #635
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    megjithat u be si u be ai eshte president edhe i imi tash ska kthim mbrapa ma per heir na koft novi presednik

  6. #636
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    VETVENDOSJE! DO TA BEJĖ SHQIPĖRIN!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ØSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!

    Po njerz, a nuk e ndigjut limajn kur tha qe pranon edhe udb-ash ne qeverisje.
    Nuk e di pse po i perfillni zėdhėnsat e udb-sė kėtu nė forum.

    pacolli nuk ėshtė njė person qė do tė duhej tė bėhej kryetar i Kosoves!

    Po ky nuk ėshtė problemi kryesor . hashhashi ėshtė problemi kryesorė.

    Mos u cuditni kur pas 4-5 vjetėsh do te dalin dokumentat e tipit Wikileak-s , dhe do te marim vesh , se e gjith kjo cka po ndodh nė Kosovė sot ėshtė lojė e flliqt e diplomacis evropiane kundėr Kosoves. SHBA ėshtė e pafuqishme me ndalu ket val antishqiptare nė kėto koh krizash.

    Jemi gjallė , besoj dhe do te shofim!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  7. #637
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Njė gabim i pafalshėm me pasoja pėr tė ardhmen e Kosovės

    Ahmet Qeriqi

    Mėnyra e zgjedhjes sė biznesmenit Behxhet Pacolli nė postin e kryetarit tė Kosovės, u pa nga tė gjithė qytetarėt dhe tashmė askush nuk mund ta ketė as mė tė voglin dyshim se Pacollin, nė krye tė shtetit tė Kosovės e ka emėruar politika e pamoralshme, e cila nė rrugė pėr tė realizuar qėllimin me ēdo kusht, nuk zgjedh mjet as metodė, nuk njeh moral as vlerė kombėtare.

    Pacolli u zgjodh kryetar me 2 pėr qind tė votave qė ka fituar AKR-ja nė zgjedhjet e 12 dhjetorit, me votat e 38 deputetėve shqiptarė (nga radhėt e PDK-sė e AKR-sė) dhe 23 votat e deputetėve nga radhėt e minoriteteve.
    Ky njeri, i cili e ka fituar besimin e njė pėrqindėshit tė popullatės sė Kosovės u bė kryetar, me qėllim pėr tė pėrfaqėsuar interesin e 99 pėrqindėshit, qė as i ka besuar, as i beson Pacollit.

    Pavarėsisht nga kjo, shumė i pėrfoluri pėr tė keq, pėr bashkėpunim tė hapur me regjimet okupatore sllave, pėr bashkėpunim tė ngushtė me familjen e kryekriminelit Milosheviq dhe me mafien ruse, u bė kryetar i Kosovės, pikėrisht nė momentin mė tė pavolitshėm pėr vendin tonė.

    Tani, kur sė shpejti duhet tė fillojnė bisedimet e imponuara tė Kosovės me Serbinė, Beogradi zyrtar ka nė anėn tjetėr tė taborit, kumbarėn e moēėm dhe nostalgjikun e neveritshėm tė sllavizmit, i cili pėr “fatin e Kosovės” ishte munduar shumė edhe nė verė tė vitit 1998, por kishte qenė, Riēard Hollbruku, ai i cili ia kishte prishur planet atij pėr fatin tonė tė madh historik dhe pėr fatkeqėsinė e Serbisė e tė miqve tė saj.
    Behxhet Pacolli, nuk e ka mė bashkėbisedues kryekriminelin serb, Milosheviq, por i ka nxėnėsit e tij besnikė, ata tė cilėt me qėndrimin e tyre dinak e djallėzor, kurrė nuk u pajtuan me shkėputjen e Kosovės, (as pas mijėra krimeve e masakrave monstruoze, qė kanė bėrė kundėr shqiptarėve), duke llogaritur me tė drejtė se nė Kosovė kanė mbetur shumė nga jashtėqitjet e regjimeve tė Beogradit, me tė cilėt edhe mund tė arrihet, jo vetėm diēka dhe jo vetėm njė kompromis i thjeshtė.

    Pacolli thotė se ka ėndėrruar, qė fundin e karrierės sė tij ta pėrmbyll si kryetar i Kosovės. Kėtė e ka arritur falė pazareve qė ka bėrė me kryetarin e PDK-sė, Hashim Thaēi dhe me njė rreth tė ngushtė tė tij, por edhe ndihmės nga njė segment i caktuar i protektorėve tė Kosovės. Pacolli nuk do tė emėrohej, nė postin e kryetarit tė Kosovės, po tė mos kishte dashur kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Kasniqi, i cili po tė kishte qenė i ndėrgjegjshėm dhe i pėrgjegjshėm, si kryetar i Kuvendit, si ish zėdhėnės i SHP tė UĒK-sė, si ish i burgosur politik, nuk do tė kishte lejuar manipulimin, krejtėsisht hapur tė votave tė deputetėve, nuk do tė kishte lejuar asnjė pauzė, meqė nė asnjė Kuvend tė botės nuk lejohen pauza nė procesin e votimit.
    Pacolli nuk do tė bėhej kryetar i Kosovės, po tė mos e kishte pasur pėrkrahjen edhe tė ambasadorit amerikan, Kristofer Dell, por edhe pėlqimin e diplomatėve tė huaj, tė akredituar nė Kosovė. Ky fakt ėshtė brengosės, por ėshtė njė realitet tė shihet sheshit dhe nuk mund tė komentohet ndryshe.
    Ėshtė shpresėdhėnės fakti se Pacolli nuk e ka besimin e shqiptarėve, nuk e ka besimin e opozitės, nuk e ka besimin e gjysmės sė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, nuk e ka besimin e veteranėve, as tė invalidėve tė luftės sė UĒK-sė, nuk e ka besimin e forcave tė vėrteta liridashėse tė Kosovės, tė cilat pavarėsisht ēka mendojnė Thaēi apo Pacolli, kundėrshtimin e tyre atdhetar do ta shprehin fuqishėm, sapo tė fillojnė bisedimet me Serbinė.

    Gabimi, qė ėshtė bėrė me rastin e emėrimit tė Pacollit nė krye tė Shtetit tė Kosovės, nuk do t’ iu kushtojė vetėm atyre qė e kanė bėrė kėtė gabim. Mjerisht, kjo ka ndodhur edhe nė tė kaluarėn.

    Mė 8 gusht tė vitit 1945, nė Prizren ėshtė anuluar Rezoluta e Konferencės sė Bujanit, e cila parashihte vetėvendosje pėr shqiptarėt e Kosovės, pas ēlirimit tė vendit nga forcat pushtuese fashiste. Kjo rezolutė ėshtė anuluar pikėrisht nga ata qė e kishin nėnshkruar Rezolutėn, nė janar tė vitit 1944, dhe pėr pasojė Kosova kishte mbetur edhe 54 vjet tė tjera nėn Serbi.

    Fakti qė Pacolli e quan Kosovėn bijė tė Serbisė, se serbėt sipas tij janė njė popull i mrekullueshėm, se Serbia, po ashtu, sipas tij qenka faktori kryesor vendimmarrės pėr tėrė Ballkanin, se ai do tė pėrpiqet ta rikthejė kohėn e artė tė sundimit titist, do tė thotė shumė dhe nuk mendojmė se ėshtė vetėm njė naiviteti i tij nė mesin e shumė naiviteteve tė tjera.

    Kosova nuk e ka merituar njė kryetar aventurier me njė tė kaluar krejtėsisht aventuriere nė tė gjitha segmentet e jetės sė tij, tė paktėn jo tani kur kemi pėrpara njė proces qė po shkon drejt degradimit tė pavarėsisė sė Kosovės.

    Bashkimi Evropian ka bėrė tė ditur se ne rifillimin e negociatave do tė bisedohet edhe pėr statusin e Kosovės, pėr Veriun dhe pėr tė gjitha ēėshtjet, pėr tė cilat Beogradi zyrtar mendon se duhen bėrė kompromise. Gjatė kėtyre bisedimeve do tė rifillojė fushata antishqiptare e bazuar nė trillimet e trilerit tė imagjinuar tė Dik Martit, do tė fillojnė gėrmimet nė kėrkim tė shtrigave nė veriun e Shqipėrisė, ku mund tė zbulohen mijėra eshtra tė serbėve tė mbetur atje gjatė Luftėrave Ballkanike, do tė fillojnė arrestimet dhe gjykimet nė bazė tė instruktimeve tė Nazim Bllacės, do tė fillojnė arrestimet pėr korrupsion vetėm nė segmentin e qeveritarėve me prejardhje nga lufta e UĒK-sė dhe natyrisht si ēdo herė pas luftės, do tė vazhdojnė akuzat, burgimet dhe dėnimet e ish luftėtarėve tė lirisė.

    Tashmė po shihet sheshit se dikush ka punuar shumė kohė dhe ėshtė angazhuar me vjet tė tėra qė pikėrisht gjatė kėtij procesi Kosova ta ketė kryetar, Behxhet Pacollin.

    “E pra, rroftė Salep Sulltani”!

    (Autori ėshtė Drejtor i Radios Kosova e Lirė)
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  8. #638
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    po po por nuk eshte mir me ik ****** si ldk vv dhe aak po me marr pergjegjesin pse nuk dolen me nje kandidat ja persh adem demaqin do ta kishin votu edhe shum deputet e pdk ose esad stavilecin ndoshta kish fitu kundra pacollit po ata iken ****** nga kuvendi dobesi per mendimin tem populli i ka qu aty me mar pergjegjesin me dhan alternativat e veta jo me ik jasht si qent qy 1her

  9. #639
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Eh more Ahmet Qeriqi jeni ju ai

    qe ne vitin 1996 ndertuat inventarin e stacionit policor ne Shtime kete e ka deklaruar komandant Lunai Ramiz Qerirqi kete e dine te gjith nga Shtimja

    jen ju qe ne ombrellen e Radios Kosova se Lire urdheruat policin ushtarake [A.K,J.H,D,R] qe te arrestojni Durmish Rizanin dhe e derguat nė burgun e Shales ish Sedllar ne korrik te viti 1998 nen akuzen si perkrahes I LDK-se .

    Mirpo qeshtja e Durmish Rizanit nuk u harrua nga ju per arsyje se duke ju friksuar provave te z.Rizani ju u detyruat ta vrisni pas 11 viteve .

  10. #640
    Dell: Shkelėt privatėsinė, Koha: Zgjedhja e institucioneve nuk ėshtė ēėshtje private
    Publikuar: Sot, mė 23 shkurt 2011

    Prishtinė, 23 shkurt – Ambasadori i SHBA-sė nė Prishtinė, Christopher Della ka reaguar ndaj publikimit tė sms porosive tė kėmbyera gjatė seancės sė djeshme tė Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn u votua pėr zgjedhjen e presidentit dhe qeverisė sė re tė Kosovės.

    Nė letrėn dėrguar Kėshillit tė Pavarur tė Medieve tė Kosovės, Dell shkruan: “Isha i zhgėnjyer kur mėsova sot se mjetet e shtypit kishin pėrgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar nė shkallė vendi korrespodencat dhe bisedat private. Kėto medie, pėrfshirė edhe “Kohėn Ditore”, “Express” dhe KTV, kanė tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat qė ka ndodhur nė sallėn e Kuvendit mė 22 shkurt, pėrfshirė edhe njė thirrje tė qartė telefonike qė mė pėrfshin mua. Po ju shkruaj anėtarėve tė KPM-sė lidhur me kėtė veprimtari joprofesionale, joetike dhe potencialisht tė paligjshme. Unė nuk jam i trazuar nga pėrmbajtja e kėtyre komunikimeve, tė cilat nuk pasqyrojnė asgjė mė shumė se sa pėrpjekje tė zakonshme pėr tė mbledhur informata nė njė ambient tė hutuar dhe komentet domethėnėse tė shprehura nga palėt e treta, pėrfshirė edhe njė pohim plotėsisht tė respektuar se udhėheqėsit politikė tė vendit duhej tė merrnin vetė disa vendime pėr vetvete, por mė shumė nga veprimi i qartė i paligjshėm i medieve.

    Ashtu siē i kam ftuar anėtarėt e Qeverisė qė tė pėrqafojnė standardet mė tė larta tė qeverisjes transparente dhe tė pastėr, unė po ashtu i nxis pjesėtarėt e medieve qė t’u pėrmbahen tė njėjtave standarde dhe sjelljes profesionale pėr tė cilėn janė pajtuar kur kanė nėnshkruar Kodin e mirėsjelljes tė shtypit.

    Kosova ka kode tė mirėsjelljes si pėr shtypin e shkruar, ashtu edhe pėr atė elektronik. Kėto kode kėrkojnė nga nėnshkruesit e tyre qė t’u pėrmbahen standardeve mė tė larta ndėrkombėtare tė gazetarisė, pėrfshirė edhe privatėsisė. “Koha Ditore”, “Expressi” dhe KTV-ja kanė thyer shpirtin dhe qėllimin e kėtyre kodeve kur kanė ndėrhyrė nė komunikime personale. Sjellja e tyre ishte e pafalshme.

    Kjo sjellje po ashtu mund tė ketė qenė edhe e paligjshme, pasi qė Kodi penal i Kosovės ndalon pėrgjimin e paautorizuar tė bisedave dhe deklaratave personale.

    • Neni 170 (1) Kushdo qė me anė tė pajisjeve tė posaēme pa autorizim pėrgjon apo bėn pėrgjimin tonik ose incizon bisedėn a deklaratėn, e cila nuk i ėshtė drejtuar atij ose i mundėson personit tjetėr tė jetė nė dijeni pėr bisedėn apo deklaratėn e cila ėshtė pėrgjuar tonikisht apo ėshtė incizuar pa autorizim dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė njė vit.

    Besoj se KPM-ja do tė ushtrojė pėrgjegjėsinė e saj nė zbatimin e Kodit tė saj tė mirėsjelljes dhe ua lė autoriteteve ligjore qė tė vlerėsojnė se a ka pasur apo jo shkelje tė ligjit dhe cilėt hapa ligjorė do tė duhej tė pasonin. Megjithatė, besoj se ėshtė pėrtej ēdo dyshimi qė gazetarėt e pėrfshirė nė kėtė dhe redaktorėt/botuesit qė kanė autorizuar raportet, qartazi kanė thyer standardet etike dhe profesionale tė pritshme nga gazetaria nė njė shtet demokratik.

    Opinioni publik – lexuesit dhe dėgjuesit e lajmeve tuaja – meriton t’i kėrkohet ndjesė. Anėtarėt e medieve kanė shkelur standardet e tyre dhe besimin e publikut. Tre vjet pas pavarėsisė, vendi juaj do tė duhej tė mbėshtetej nė media tė pėrgjegjshme, etike dhe profesionale. Unė jam i shkurajuar qė me gjithė mbėshtetjen e fuqishme dhe investimeve tė konsiderueshme tė qeverisė sime pėr mė shumė se dhjetė vjet, disa prej mjeteve mė tė popullarizuara tuaja tė shtypit ende nuk e kanė arritur as edhe nivelin mė tė ulėt tė llogaridhėnies dhe pėrgjegjėsisė profesionale qė korrespondojnė me pozicionin e pėrgjegjėsisė publike qė ata ushtrojnė.


    Pėrgjigja e Kohės Ditore dhe KTV-sė

    “Nė vitin e largėt 1734, New Yorku ishte koloni britanike, brenda njė sistemi autoritar. Pėr pavarėsinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vendin e tė lirėve, duhej pritur edhe mė shumė se katėr dekada.
    Pikėrisht nė kėtė vitin 1734, nė New York, guvernatori kolonial William Cosby kishte hedhur nė gjyq botuesin e gazetės New York Weekly Journal, Peter Zengerin, pėr njollosje tė autoritetit (konkretisht pėr ‘libel’, termi i saktė nė fushėn e drejtėsisė dhe tė gazetarisė).
    Gazeta e Peter Zengerit kishte botuar disa artikuj, tė cilat “e njollosnin” guvernatorin kolonial Cosby. Artikujt lidheshin me njė vendim qė Cosby kishte marrė pėr ta shkarkuar njėrin nga gjykatėsit e Gjykatės Supreme, ndėrsa gazeta kishte mėsuar se Cosby e kishte shkarkuar gjykatėsin, pėr shkak se ky i fundit kishte marrė njė vendim nė njė rast qė kishte prekur interesat personale tė guvernatorit.
    Pjesa e parė e shekullit XVIII shėnonte sistem autoritar dhe ligjet ndalonin njollosjen dhe ishte e ndaluar tė botohej ēkado qė mund tė dukej keq pėr qeverisėsit ose qeverisjen.
    Prandaj, mė 1734, Peter Zenger u burgos, ndėrsa guvernatori i kishte zgjedhur personalisht gjykatėsit pėr ta gjykuar.
    Mirėpo, rastin e mbrojtjes sė Zengerit e kishte marrė njė avokat i shquar i kohės, Andrew Hamilton.
    Gjyqi vazhdoi mė 1735, por avokati Hamilton arriti tė bindte jurinė se, ndonėse ishte njollosur personaliteti i guvernatorit, e gjithė ajo qė ishte shkruar nė gazetė kishte qenė e vėrtetė dhe se e vėrteta asnjėherė nuk mund tė jetė njollosėse.
    Hamiltoni kishte arritur tė dėshmonte se njeriu nuk mund tė ndėshkohej, pėr shkak se ka raportuar tė vėrtetėn, pėr shkak se e ka thėnė tė vėrtetėn, pėr shkak se tė tjerėve ua ka paraqitur tė vėrtetėn.
    Ky ishte triumfi i lirisė sė shtypit, i lirisė sė tė shprehurit nė vendin qė do tė njihet sot e gjithė ditėn si djepi i demokracisė.
    Gati treqind vjet mė parė, mbi njė rast si ky u ndėrtua demokracia shembullore e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, e vendit tė njerėzve tė lirė.

    KOHA nuk e ka as dyshimin mė tė vogėl se ky rast do t’i jetė i njohur ambasadorit Dell, por e kemi parė tė nevojshme qė kėshtu t’ia nisim reagimit ndaj letrės sė hapur qė ambasadori ia ka drejtuar Kėshillit tė Pavarur tė Mediave, nė shenjė zhgėnjimi pėr shkak tė raportimit qė kanė bėrė KOHA Ditore dhe Kohavisioni pėr ngjarjet nė Kuvendin e Kosovės, me rastin e zgjedhjes sė Kryetarit dhe Qeverisė sė Kosovės.

    Zoti Dell ka shprehur zhgėnjimin e tij pėr kinse pėrgjimin, regjistrimin e korrespondencave private e qė mė pas janė transmetuar dhe botuar nė shkallė vendi dhe i ka kualifikuar kėto veprime si joprofesionale, joetike dhe potencialisht tė paligjshme. Mirėpo, vetėm njė paragraf mė poshtė i ka etiketuar ato si tė paligjshme, pėr shkak se nuk e kanė respektuar privatėsinė. Pėr mė tepėr, e ka cituar njė nen tė Kodit Penal pėr tė cilin beson se ėshtė shkelur, pėr tė pėrshkruar seriozitetin e asaj qė e konsideron si shkelje tė pafalshme.

    Pėr zotin Dell “ėshtė pėrtej ēdo dyshimi” se tė dy mediumet tona, gazetarėt, redaktorėt dhe udhėheqėsit i kemi thyer standardet etike dhe profesionale tė pritshme nė njė shtet demokratik. Kjo pėr shkak se patėm guximin t’i botonim fotografitė e komunikimit me sms-a ndėrmjet kėshilltarit tė kryetarit tė porsazgjedhur tė Kosovės, i cili fliste nė emėr tė zotit Dell, apo transmetonte atė qė e thoshte zoti Dell nė lidhje me momentet e caktuara tė procesit, me vetė, atėherė kandidatin pėr kryetar. Gjithashtu, pėr shkak se kishim transmetuar incizimin e njė bisede qė po e zhvillonte ai, dhe e kishim pėrkthyer. Zoti Dell nuk ishte i kėnaqur me faktin se kėto i kishim bėrė publike, por nuk shfaqte brengė pėr pėrmbajtjen e asaj qė kishim bėrė publike. E ajo qė e kishim botuar, megjithatė, nuk ishte “...pėrpjekje tė zakonshme pėr tė mbledhur informata nė njė ambient tė hutuar...”, por, nė fakt, ishte ndikim i drejtpėrdrejtė nė ndėrprerjen e procedurės sė zgjedhjes sė kryetarit, tė cilėn edhe vetė kryesuesi e cilėsoi si shkelje tė Rregullores sė punės sė Kuvendit, e madje edhe tė Kushtetutės. Ishte ndėrhyrje e drejtpėrdrejtė nė procesin e zgjedhjes sė institucioneve. Pėr tė cilėn ne zgjodhėm t’i zbulojmė si fakte tė pamohueshme.

    Duam ta sigurojmė si zotin Dell ashtu edhe opinionin publik se qasja jonė ka qenė absolutisht etike dhe profesionale, pra pėr pasojė edhe e ligjshme. Kodi etik e ndalon ndėrhyrjen nė ēėshtjen e thjeshtė private apo personale, pos nė rastin kur kėto kanė ndikim nė interesin publik (neni 5.1., Kodi Etik i mediumeve elektronike). Ne kemi vlerėsuar se zgjedhja e institucioneve tė Kosovės dhe ndikimi i drejtpėrdrejtė nė proces me anė tė porosive qė rrjedhin nga telefonat dhe komunikimet private, megjithatė janė nė interes tė pėrgjithshėm.

    Pėr mė tepėr, e tėra ka ndodhur nė ambientin e sallės sė Kuvendit tė Kosovės dhe jo nė njė ambient privat, ndėrsa shkėmbimi i sms-ve u bė nė kohėn e votimit pėr President tė Republikės dhe jo nė kohė tė ndonjė ahengu familjar, ku privatėsia do tė mund tė konsiderohej mbrojtje.

    Fotoreporterėt, tė cilėt morėn pamjet aty, nuk ishin futur fshehurazi, por ishin tė akredituar pėr tė pėrcjellė dhe raportuar pėr gjithēka qė ndodh gjatė seancės, e cila me tė drejtė kishte nxitur vėmendje tė jashtėzakonshme tė opinionit.

    Prandaj, duke u mbėshtetur nė misionin tonė, informimin e drejtė tė opinionit publik, kemi pasur pėr obligim qė me kėtė ta njoftojmė publikun. Sepse nė tė kundėrtėn do tė fshihnim informata shumė tė rėndėsishme, e kjo do tė ishte barazi me mashtrimin, apo gėnjimin e publikut.

    Jemi tė habitur me reagimin, i cili na u pėrcoll, ngase rridhte nga ambasadori, i cili me njė deklaratė shumė tė fuqishme vjet mbrojti integritetin e pronares sė kompanisė KOHA, nė kohėn e vendosjes sė njė pllake nė njė rrugė tė Prishtinės qė ftonte nė linē. Atėbotė, ambasadori Dell pati dalė nė mbrojtje tė lirisė sė shprehjes qė, pėr fat tė keq, tash pėrpiqet ta inkriminojė sipas nenit 170 tė Kodit Penal.

    Jemi tė shokuar me konstatimin se “pėrkundėr mbėshtetjes sė fuqishme dhe investimeve tė konsiderueshme tė qeverisė sė SHBA-sė pėr mė shumė se dhjetė vjet disa prej mjeteve mė tė popullarizuara tuaja tė shtypit ende nuk e kanė arritur as edhe nivelin mė tė ultė tė llogaridhėnies dhe pėrgjegjėsisė profesionale qė korrespondojnė me pozicionin e pėrgjegjėsisė publike qė ata ushtrojnė”.

    Kjo deklaratė ėshtė tronditėse mu pėr shkak tė faktit se organizmat implementues tė ndihmės sė qeverisė amerikane pėr mediumet elektronike pas luftės, i kanė vlerėsuar projektin e Kohavisionit (krahas RTV21) si projektet mė tė suksesshme qė i ka zbatuar qeveria amerikane. Pėr mė tepėr, arsyeja se pse ėshtė investuar nė mediumet elektronike private ka qenė vendosja e lirisė sė shprehjes, e profesionalizmit dhe mbi tė gjitha pavarėsia editoriale, e cila ėshtė vlera mė e madhe qė e ka Grupi KOHA. Kjo ėshtė njė dhuratė shumė e ēmueshme qė Kosovės i ėshtė dhėnė nga populli amerikan – qė tė kemi edhe mediume tė lira dhe absolutisht tė pavarura, pavarėsinė qė Grupi KOHA do ta ruajė pėrkundėr tė gjitha rrethanave dhe presioneve, qofshin ato edhe mėtime pėr t’u kontrolluar nga pėrfaqėsuesi i shtetit amerikan. Ngase kėtė ia kemi borxh shoqėrisė kosovare”, thuhet nė pėrgjigjen e Kohės Ditore dhe KTV-sė.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 64 prej 110 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •