Dita e parė e presidentit tė Kosovės VIDEO TOP-CHANNEL
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=204805&ref=fp
Pacolli jep dorėheqje nga AKR
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,48078
Na kofte me shenet![]()
2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...
SMS - Politika!
Votat e qytetarėve tė Kosovės mė 12 dhjetor, por edhe mė 9 janar, ishin skajshmėrisht tė vjedhura dhe tė manipuluara. Deputetėt tė cilėt dolėn nga kėto vota tė vjedhura, ata tė PDK-sė, tė AKR-sė dhe tė pakicave kombėtare nė Kosovė (te tė cilėt dorėn nė zemėr vjedhja e votės, pėrmes vendeve tė rezervuara, ėshtė e mbrojtur me ligj), edhe vet dje iu nėnshtruan njė procesi tė manipulimit tė votave. Kėtė radhė, pėrmes kėrcėnimit dhe shantazhit, manipuloheshin votat e tyre. Nė kėtė drejtim Presidenti dhe Kryeministri i vendit janė rrjedhojė e njė procesi tė manipulimit tė dyfisht zgjedhor: ata i morėn postet e tyre pėrmes vjedhjes sė votave tė qytetarėve dhe manipulimit tė votave tė deputetėve qė dolėn nga votat e vjedhura tė qytetarėve.
Tė dy manipulimet ishin tė ‘mbikėqyrura’ mirė nga faktorėt ndėrkombėtar. Madje ky i dyti kishte ‘mbikėqyrje’ aktive. Shtypi i sotėm i nxorri nė pah arsyet pse u zgjodh Pacolli president i vendit. Kjo arsye nė kėtė rast quhet Essad Puskar, njė boshjako amerikan i cili kishte punuar njė kohė nė USAID nė Kosovė dhe ėshtė aktualisht kryetar i “D’asse Equity Group”. Njė lloj Damir Fazlliqi nė Kosovė.
Ndėrhyrjet me SMS tė kėtij personi nė procesin e zgjedhjes sė presidentit tė vendit paraqesin njė prej shpėrfaqjeve mė eksplicite tė fytyrės sė deligjitimuar dhe deinstitucionalizuar tė postit tė presidentit por edhe tė qeverisė sė koalicionit tė arritur rishtazi. Delegjitimi i tyre vjen nga njė hierarki e momenteve delegjitimuese si reale ashtu edhe formale: programi politik i tyre qė nuk reflekton as vullnetin e as interesat e popullit tė Kosovės; votat e gjithmbarshme tė qytetarėve i shndėrrojnė kėta nė pėrfaqėsues tė pakicės (shtoja kėsaj edhe marzhėn e vjedhjes); procesi i mandatimit dhe zgjedhjes sė tyre nė Kuvend u bė i mundshėm vetėm me shkeljet e rėnda ligjore e procedurale. Pėrveē qė nuk reflektojnė vullnetin politik tė popullit, kėta nuk resspektuan as dokumentet bazė ligjore tė cilat i kishin miratuar vetė. Deinstitucionalizimi u shkaktua nga ndėrhyrjet e ndėrkombėtarėve. Zgjedhja e presidentit tė vendit ėshtė dashur tė jetė njė proces qė ndodh nė institucione dhe para syve tė publikut. Ndėrkohė qė kjo e djeshmja ndodhi brenda godines institucionale por larg syve tė publikut: pėrmes mesazheve telefonike qė kėrcėnonin dhe planifikonin skenarė tė pafund.
A ta quajmė kėtė demokraci? Kjo mėnyrė e pazarllėkut me poste publike nuk len kurrfarė hapėsire pėr asnjė fije dyshimi se krerėt institucional po na imponohen. Dhe ky imponim dje ishte thuajse publik. Ne kėrkojmė nga ambsadori i ShBA-ve Christopher Dell tė tregojė publikisht se ēfarė ndodhi dje. Nė SMS-at e botuar nė gazeta shihej qartė se edhe ai ishte i pėrfshirė nė kėtė inxhiniering zgjedhor tė presidentit. Dhe ia ka borxh qytetarėve tė Kosovės tė tregojė se ēfarė e shtyu atė tė marrė pjesė nė kėtė proces kaq jodemokratik dhe jopolitik qė ia zgjat jetėn kryeministrore Thaēit dhe ia nis atė presidenciale Pacollit.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Prishtinė, 23 shkurt 2011
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Krijoni Kontakt