Close
Faqja 98 prej 110 FillimFillim ... 488896979899100108 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 971 deri 980 prej 1094
  1. #971
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    A ki me shum se keto dy Hecc “Heccc “, Ju vete jeni te dyshimt se nuk jeni tu e dit se qka eshte duke u bere, une kur vizitoj nga njeher disa shoh disi nje panik.
    Ju ka fut panika ne palc oj Ardian e askush nuk te tregon se eshte ka i dridhet mishi por jemi tu e pa.
    PDKasha kqyrne veten se si po e rrezoni nje aura te panikes.
    Mos u ban kaq mister,e kete raste tregove dicka,te kam than te fsheta nuk kame me ngjohin me email,me emer me mbiemer,se pe shoh qe paske deshte dicka me thane.

    E sa per frik,ta kam lane ty i nderum,se Zotria Hashim Thaqi jave mbylli goje ne fund te sences ne Parlamenet e ju llomotitni sa doni,po ne fund vendosi vete shefi

    Shume po mirrsh me gjanat e mia personale breee....Vazhdo vazhdooo badiavgji maa!!!
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  2. #972
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    PS: Harrova,per mu je nje HIQQQQ.Ta keshe prasyshe.
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  3. #973
    Citim Postuar mė parė nga Poeti Lexo Postimin
    Serbi Vret njė 14 vjeēar shqiptar nė Gjilan - Ja Kosova multietnike e kryatarit Behxhet Pacovi
    Pajtohem me ty Pacolli esht fajtore edhe per ate qe po ndodhe ne shtetet Arabe????

  4. #974




    PRESIDENTI PACOLLI PRITI AMBASADORIN E ZVICRĖS NĖ KOSOVĖ, Z.LUKAS BEGLINGER




    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė takim ambasadorin e Zvicrės nė Kosovė, z.Lukas Beglinger, i cili uroi z.Pacolli pėr zgjedhjen nė detyrėn e re, si dhe i pėrcolli urimet e Presidentes sė Konfederatės sė Zvicrės, znj.Micheline Calmy-Rey.
    08.03.2011
    “Kontributi i zonjės Micheline Calmy-Rey dhe i Zvicrės nė shtetndėrtimin e Kosovės ka qenė shumė i madh”, tha Presidenti Pacolli nė takim, duke ēmuar ndihmėn e vazhdueshme tė Zvicrės, si nė tė kaluarėn ashtu edhe sot, pėr popullin dhe institucionet e vendit tonė.

    Ai theksoi se pėrveē ndihmės nė tė gjitha fushat, e njė rėndėsie tė veēantė ėshtė prania e trupave tė Zvicrės nė Kosovė, tė cilat japin kontribut tė ēmueshėm nė ruajtjen e paqes dhe sigurisė dhe nė dhėnien e asistencės komunitetit.

    Presidenti Pacolli tha se Kosova ka nevojė ende pėr ndihmė nga Zvicra, nė pėrcjelljen e pėrvojave tė kėtij shteti nė vendin tonė, si dhe theksoi fushėn e drejtėsisė, si njė fushė ku Zvicra mund t’u japė njė ndihmė tė ēmueshme institucioneve pėrkatėse tė vendit tonė.

    Gjithashtu, ai theksoi edhe kėrkesėn qė sa mė shumė biznese nga ky vend tė investojnė nė Kosovė, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik tė vendit tonė dhe duke ndikuar drejtpėrdrejt nė uljen e shkallės sė lartė tė papunėsisė.

    Nga ana e tij, ambasadori z.Lukas Beglinger tha se vendi i tij ka ndihmuar nė vazhdimėsi popullin dhe institucionet e Kosovės dhe kėtė do tė vazhdojė ta bėjė edhe nė tė ardhmen, nė tė gjitha fushat. Ai theksoi se Zvicra nuk do tė zvogėlojė kontigjentin e ushtarėve tė vet nė kuadėr tė KFOR-it, ndėrsa do tė vazhdojė kontributin e saj edhe nė kuadėr tė EULEX-it.

    Ai gjithashtu pėrmendi se Kosova dhe Zvicra kanė tė nėnshkruara marrėveshje bashkėpunimi qė mbulojnė disa fusha, ndėrsa nė tė ardhmen do tė nėnshkruhen edhe marrėveshje tė tjera.

  5. #975
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anėtarėsuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    Citim Postuar mė parė nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Pajtohem me ty Pacolli esht fajtore edhe per ate qe po ndodhe ne shtetet Arabe????

    Sa per kta edhe Dimri u kthye pershkak te lidhjev te Pacollit me Rusi, Qaq kan tru edhe qaq folin mos ja vini veshin fort.

  6. #976




    PRESIDENTI PACOLLI ZONJĖN OSNAT LUBRANTI, PĖRFAQĖSUESE E PĖRHERSHME E UNDP-SĖ NĖ KOSOVĖ




    Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė takim zonjėn Osnat Lubranti, koordinatore e agjencive zhvillimore tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe pėrfaqėsuese e pėrhershme e UNDP-sė nė vendin tonė.
    08.03.2011
    “Kosova duhet tė ketė njė plan afatmesėm tė zhvillimit”, theksoi zonja Lubranti, duke shtuar se sfidat mė tė mėdha tė vendit mbetet kontigjenti i madh i tė rinjve tė gatshėm pėr tė hyrė nė tregun e punės, si dhe shkalla e lartė e papunėsisė.

    Si koordinatore e agjencive pėr zhvillim tė Kombeve tė Bashkuara, ajo tha se kanė hartuar njė plan pesėvjeēar tė zhvillimit tė Kosovės, nė koordinim me tė gjitha institucionet e vendit.

    Duke u shprehur e kėnaqur me ndihmėn e dhėnė deri tash dhe sidomos me bashkėpunimin me institucionet e Kosovės, zonja Lubranti tha se kjo ndihmė dhe ky bashkėpunim do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.

    Presidenti i Republikės, z.Behgjet Pacolli, pasi falėnderoi zonjėn Lubranti pėr ndihmėn qė kanė dhėnė dhe po japin pėr Kosovėn organizatat qė ajo pėrfaqėson, theksoi njė varg prioritetesh tė institucioneve tė vendit, nė drejtim tė sigurimit tė zhvillimit sa mė tė shpejtė ekonomik dhe kapėrcimit tė gjendjes sė tanishme.

    Ai foli pėr hapat e domosdoshėm qė duhet ndjekur nė reformėn e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se vetėm njė rritje ekonomike prej 5-6 pėr qind gjatė kėtij viti do tė ishte njė garanci e zhvillimit dhe e gjenerimit tė vendeve tė reja tė punės.

    Presidenti Pacolli gjithashtu theksoi edhe domosdoshmėrinė e reformave nė fushėn e drejtėsisė, tė shėndetėsisė e fusha tė tjera, ku duhet tė ndėrmerren hapa tė menjėhershėm me qėllim tė pėrmirėsimit tė gjendjes dhe tė ofrimit tė shėrbimeve mė tė mira pėr qytetarėt.

  7. #977




    PACOLLI: AUSTRIA ISHTE DHE KA MBETUR MIKE E VĖRTETĖ E KOSOVĖS



    “Austria gjithmonė ka qenė mike e jona dhe ka mbetur mike e vėrtetė e Kosovės. Kontributi i Austrisė pėr vendin tonė ėshtė shumė i madh dhe ne e vlerėsojmė shumė kėtė”, tha Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli gjatė njė takimi me ambasadorin e Austrisė nė vendin tonė, Johann Brieger.
    08.03.2011
    Pasi pėrkujtoi njė varg fushash nė tė cilat Austria ka dhėnė njė ndihmesė shumė tė madhe, duke veēuar kėtu ndihmėn nė fushėn e arsimit tė lartė, Presidenti Pacolli theksoi se Kosova ka edhe mė tej nevojė tė pėrfitojė nga ndihmat dhe pėrvojat austriake nė shumė fusha.

    Edhe nė kėtė takim, Presidenti Pacolli foli pėr projektet e Kosovės pėr rritjen ekonomike dhe sidomos pėr krijimin e ambientit pėr ardhjen nė Kosovė tė sa mė shumė investitorėve nga Austria.

    Ambasadori Johann Brieger, nga ana e tij, uroi Presidentin Pacolli pėr zgjedhjen dhe i dorėzoi atij letrėn e urimit qė Presidenti Fisher i dėrgoi Presidentit Pacolli.

    Z.Brieger theksoi bashkėpunimin e vazhdueshėm tė mirė mes Austrisė dhe Kosovės, nė shumė fusha, bashkėpunim ky qė ka dhėnė frytet e veta, por edhe e ka forcuar edhe mė miqėsinė mes dy shteteve.

    Nė planin ekonomik, ai shfaqi shpresėn se nė tė ardhmen do tė ketė edhe mė shumė biznese austriake qė do tė shtrijnė investimet e tyre nė Kosovė, edhe pse numri i tashėm i bizneseve tė kėtij shteti qė zhvillojnė aktivitet nė vendin tonė nuk ėshtė i vogėl.

  8. #978
    Ministri i AKR.se


    Ministri i Shėndetėsisė i Republikės sė Kosovės, Ferid Agani, me bashkėpunėtorė, priti sot njė delegacion tė kompanisė ITQAN nga Kuvajti, tė kryesuar nga Abdulaziz Aljeeran, kryetar i Bordit tė kėsaj kompanie. Tė dy palėt u pajtuan qė bashkėpunimi tė intensifikohet.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prishtina.C : 08-03-2011 mė 14:32

  9. #979

  10. #980



    Ndėrrimi i Kushtetutės nuk e “prek” Pacollin



    Fadil Sertolli | 08-03-2011 08:52 CET
    Zgjedhja e fundit e presidentit tė vendit nga Kuvendi i Kosovės, tashmė i kontestuar nga opozita pėr shkak tė parregullsive tė shoqėruara gjatė zgjedhjes, ka shtuar kėrkesat nga qarqet ndėrkombėtare dhe ato vendore, qė tė ndėrrohet ligji pėr zgjedhjen e presidentit, qė ky i fundit tė zgjidhet nga populli.

    Pėrfaqėsuesit e partive politike, por dhe ekspertėt zgjedhorė e konsiderojnė tė nevojshme qė presidenti tė zgjidhjet drejtpėrdrejt nga populli, por sipas tyre, kjo ēėshtje nuk mund tė determinohet vetėm me ligj, para se tė ndryshohet Kushtetuta.

    Profesori i tė Drejtės Kushtetuese, Vigan Qorrolli, konsideron se edhe po tė ndėrrohej Kushtetua, respektivisht neni 87 pika 2, sa i pėrket zgjedhjes sė presidentit, Behgjet Pacolli ėshtė i paprekshėm, mandati i tė cilit ėshtė, pesė vjet.

    Qorrolli ka thėnė se ndryshimet kushtetuese vlejnė vetėm pėr rastin vijues tė zgjedhjes sė Presidentit, nėse Kushtetuta nuk e parasheh ndryshe. “Me fjalė tė tjera, mandati i presidentit aktual nuk ndėrpritet nė asnjė rrethanė tjetėr, pėrveē rasteve tė parapara me Kushtetutė dhe me Ligjin pėr Presidentin e Republikės sė Kosovės”, ka thėnė Qorrolli.

    Ndėrkaq, Mazllum Baraliu ekspert zgjedhor ka thėnė se nuk mund tė ndėrrohet ligji dhe tė mbetet me Kushtetutė zgjedhja e presidentit nga parlamenti. “Sė pari duhet tė ndėrrohet Kushtetuta e mė pas ligji pėr zgjedhjen”, ka thėnė Baraliu, sipas tė cilit ėshtė shumė e domosdoshme qė tė ketė reforma urgjente tė sistemit zgjedhor nė Kosovė.

    Mirėpo, sipas tij, zgjedhja e presidentit nuk ėshtė nevojė urgjente, sepse ka punė tė tjera mė tė rėndėsishme nė kėtė proces.

    “Pra duhet qė tė gjitha ligjet e pakos sė Ahtisarit tė rishikohen dhe tė procedohen nė procedura normale ashtu si e do ligji dhe tė diskutohet pėr to, e jo siē janė miratuar “balanco” pa u trajtuar nga Kuvendi dhe pa u parė sė ēfarė pėrmbajnė ato ligje”, ka thėnė Braliu. Nėse, sipas tij, nuk ndryshohet kushtetuta tek nenet ku precizohet zgjedhja e presidentit, atėherė ėshtė e kote ndryshimi i ligjit pėr zgjedhje.

    Braliu thotė se Kuvendi i Kosovės duhet tė ketė njė iniciative tė tillė. “Pra deputetet ose kuvendi duhet tė reagoj dhe tė kėrkoj qė menjėherė tė fillohet me modifikimin e kushtetutės dhe nė vėnien e saj nė suaza tė njė pėrmase specifike Kosovare qė e kėrkon momenti dhe rasti. Pikėrisht, kushtetuta ėshtė pengesa kryesore e zhvillimit tė proceseve normale nė vend”, tha ai.

    Kujtim Shala nga LDK ka thėnė se kėrkesa pėr zgjedhjen e presidentit nga populli ėshtė njė prej kėrkesave tė hershme tė LDK-sė, mirėpo edhe ai kėrkon ndryshimin e Kushtetutės sa i takon sistemit zgjedhor. “Kjo ėshtė njė prej pikave themelore tė LDK-sė dhe se pėr ndryshimin e Kushtetutės duket qė ka njėfarė konsensusi, mirėpo pėr njė gjė tė tillė kėrkohen dy tė tretat e votave tė Kuvendit dhe gjithashtu dy tė tretat e votave tė minoriteteve”, ka thėnė Shala.

    LDK, sipas tij, gjithsesi do tė kėrkojmė ndryshimin e Kushtetutės, sepse nuk mund tė ndryshohet sistemi zgjedhor.

    Ndėrkaq, Glauk Konjufca nga Vetėvendosje tha se edhe nėse ka konsensus ndėrmjet forcave politike pėr ndryshimin e kushtetutės, pa dy tė tretėn e votave tė minoriteteve ėshtė e pamundur tė arrihet njė gjė e tillė.

    Sipas tij, ėshtė shumė me rėndėsi ndėrrimi i nenit 142 nė Kushtetutė, i cili e parasheh planin Ahtisari mbi Kushtetutėn e vendit.

    “Gjithsesi qė do tė ketė iniciativa pėr ndryshim. Vetėvendosje do t’i shfrytėzojė tė gjitha mėnyrat qė tė ndėrrohen kėtė nene, dhe tė gjitha ato qė nuk janė tė pėrshtatshme pėr vendin”, ka thėnė Konjufca.

    Kurse, analisti Avni Zogiani nuk mendon qė duhet tė zgjidhet presidenti nga populli, megjithatė, sipas tij, shtetet me demokraci parlamentare kryesisht nuk e zgjedhin presidentin me votė, shembull i kėsaj janė tė gjithė presidentet e rajonit.

    “Nuk ėshtė e domosdoshme, sepse presidenti nė rregullimin e tillė shtetėror ka vetėm njė rol simbolik, prandaj nuk ėshtė e thėnė qė tė zgjidhet nga vota e popullit. Pazaret nuk bėhen pse ai zgjidhet nga parlamenti, por pse politika substancialisht ėshtė e korruptuar dhe joparimore”, ka thėnė Zogiani.

    Ndryshe, kėrkesa e fundit pėr ndryshimin e ligjit pėr zgjedhje ka ardhur nga eurodeputetja Ulrike Lunacek. “Kam qenė e shqetėsuar me disa procedura tė votimit gjatė zgjedhjeve tė institucioneve. Pėr kėtė arsye, presidenti duhet tė zgjidhet nga populli, nė mėnyrė qė tė mos ketė ndonjė lloj presioni dhe loje nė Parlament”, ka thėnė Lunacek.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •