Close
Faqja 87 prej 110 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 861 deri 870 prej 1094
  1. #861
    Bexhet Pacolli ne TopShow 7/12/2010 [eCity.tk]




  2. #862
    Behgjet Pacolli Rruga drej Presidentit te Kosoves



  3. #863
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nje trazhedi qe i ndodh shqiptarve me emrin behxhet PACOVI

  4. #864
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    LVV DOTA BĖJĖ SHQIPĖRIN!

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖNUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    TASH EDHE HAPTAS HASA ME SHKIJE! SĖ PARI KA MENU ATO KULLA MUZE E PASTAJ KA ME TA VENDOS FLAMURIN E SHAKUT NE PREKAZ!

    Hijenat e pydykys me njė pėrkrahje tė kriminelėve tė tjerė (20 vende tė rezervuara pėr minoritete qė nuk kan kaluar pragun tė gjithat sė bashku , e lere mė tė marin 24 vendenė parlament) po e bėjn Kosven gjithcka tjetėr pėrvec tė pavarur e sovrane, shqiptare dhe krenare!

    Pacolli , i kėshilluar nga kėshilltar qė e njohin popullin naiv tė Kosoves, po bėn ekzibicione cirku , pėr tė treguar sa i "mirė ėshtė , duke shpernda rrogen dhe duke vizituar veriun e Mitrovices.

    Kemi me qen dėshmitar se ata njerėz tė Mitrovices nuk do ta ken mė mirė me kėtė politikė antishqiptare tė pacovit e hash-hashit!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  5. #865
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Nuk dihen pazaret ne mest pacollit dhe hashimit? Nuk kam gje kunder te dyve. sidomos nuk kisha ndegjue per Pacollin deri sa dha njeher nje deklarate para nja 5 muajesh, mbaj mend shum nga keta te PDK-es , se kan lene gje pa thene kunder Pacollit,E kan sha e shpif ndaj ti me zi se kunder Dr. Rugoves. Tashe u ndryshua cdo gje,Pacollin e negrisin ne qiell! Ketu luhet ineteresi madhe?! Nese dikush mendon se kan me pastrue duart e pista me ane te milionave Pacollit kan gabue rende. duaret e pastra nuk perlyhen lete, dhe duaret e pista nuk lahen lete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 01-03-2011 mė 22:40
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #866
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Pėr njė ditė, dy shkelje

    Pėr njė ditė, dy shkelje

    http://www.zeri.info/fotot/22063/mai...ura-hasani.jpg

    Pėr njė ditė, dy shkelje
    Zijadin Gashi | 01-03-2011 10:08 CET
    Ėshtė nė finalizim e sipėr kėrkesa dhe padia e LDK-sė, tė cilės me gjasė do t’i bashkohet edhe AAK-ja, drejtuar Gjykatės Kushtetuese nė lidhje me rregullsinė apo parregullsinė e zgjedhjes sė Behgjet Pacollit nė postin e presidentit tė Kosovės.

    Ndėrkohė, padia ndaj Pacollit nė Gjykatėn Kushtetuese mund tė rėndohet pas njoftimeve se presidenti votoi miratimin e qeverisė sė re tė Kosovės, pasi qė kishte dhėnė betimin si president. Ndėrsa pėr rastin e parė tė zgjedhjes thuhet se procedurat janė tejet tė ndėrlikuara dhe ka mospėrputhshmėri mes Kushtetutės dhe Rregullores sė punės tė Kuvendit,

    E dyta vlerėsohet si njė shkelje, pasi qė Pacolli kishte votuar qeverinė duke ushtruar kėshtu edhe funksionin e deputetit vetėm pak minuta pasi ishte betuar si president. Zgjedhja nė postin e presidentit i ndalon atij tė ushtrojė njė funksion tjetėr publik, siē ėshtė ai i deputetit kur vendosi tė votojė pro-qeverisė “Thaēi 2”.

    Njėri nga ata qė duan sqarime, ėshtė edhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Por, ai thotė se nuk e ka ndėrmend ta mbėshtesė ndonjė nismė tė opozitės, por pret qė Gjykata Kushtetuese ta japė interpretimin e vet.

    Duke i vazhduar replikat pėrmes deklaratave pėr media me Pacollin, kryeparlamentari Krasniqi e kundėrshtoi pikėpamjen e presidentit se Krasniqi ėshtė bashkėfajtor pėr shkeljen eventuale tė Kushtetutės.

    Pėr dallim nga Pacolli, i cili nga hutia e asaj dite kur u zgjodh president thotė se nuk i kujtohet nėse ka votuar apo jo dhe fajėson Krasniqin pse nuk e ka udhėzuar pėr veprimet e tij pas betimit dhe pse nuk i ka sjellė karrigen e presidentit qė tė ulet veēmas nga deputetėt, kryeparlamentari Krasniqi thotė se pėrgjegjėsinė pėr veprimet e veta e mban secili deputet veē e veē.

    “Ka qenė pėrgjegjėsi individuale e secilit deputet qė ka qenė nė sallė”, tha Krasniqi pas mbledhjes sė Kryesisė.

    Ndėrkaq vendosjen e karriges pėr presidentin ai e cilėson si njė mentalitet tė sė kaluarės.

    “Sa i pėrket praktikės pėr vendosjen e karriges, unė mendoj se ajo praktikė duhet t’i pėrkasė sė kaluarės dhe realisht ne duhet tė veprojmė siē veprojnė tė gjitha parlamentet edhe tė rajonit, por edhe tė Bashkimit Evropian ku edhe pretendojmė tė shkojmė”, thotė Krasniqi.

    Kryeparlamentari vlerėson po ashtu se ai nuk mund tė pėrcaktojė nėse ėshtė shkelur Kushtetuta, andaj pėr kėtė ai beson se mendimin dhe vendimin e vet do ta japė Gjykata Kushtetuese.

    Ndėrkohė, LDK dhe AAK janė nė koordinim e sipėr qė ta procedojnė padinė pėr shkelje kushtetuese tek Gjykata Kushtetuese.

    Deputeti i AAK-sė, Ardian Gjini, thotė se tė dyja partitė kanė qėndrime tė njėjta nė lidhje me rastin Pacolli.

    “Ne kemi pasur konsulta me Grupin Parlamentar tė LDK-sė. Unė personalisht kam pasė konsulta dhe mendoj se nė kėtė drejtim mendojmė njėsoj”, thotė Gjini.

    Pak muaj mė parė, aktgjykimi i Gjykatės Kushtetuese bėri qė presidenti i atėhershėm Fatmir Sejdiu pėr shkak tė shkeljes sė Kushtetutės tė japė dorėheqje, andaj edhe nė rastin Pacolli, Kushtetuesja mund tė jetė pėrcaktuese pėr fatin e postit tė presidentit, edhe pse nė rastin e tashėm Pacolli ende ėshtė vetėm nė javėn e parė tė detyrės zyrtare.

    Ēdo konstatim i Gjykatės Kushtetuese pėr shkelje eventuale pa dyshim se do ta detyronte Pacollin tė jepte dorėheqje, kurse dorėheqja e presidentit do ta zhyste vendin sėrish nė njė krizė tė re institucionale si edhe vjeshtėn e vitit tė kaluar.


    Ketu luhet nje dreq!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #867
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pėr njė ditė, dy shkelje



    http://www.zeri.info/fotot/22063/bal...ura-hasani.jpg

    Foto: Laura Hasani

    Pacolli u zgjodh sipas Kornizės Kushtetuese tė UNMIK-ut
    01-03-2011 10:28 CET
    Behgjet Pacolli do tė mund tė ishte president legjitim i Kosovės nėse ende do tė ishte nė fuqi Korniza Kushtetuese pėr vetėqeverisje, me tė cilėn UNMIK-u e ka administruar vendin para shpalljes sė pavarėsisė.

    Nė njė analizė tė njė grupi ekspertėsh ndėrkombėtarė, njė kopje tė sė cilės ka arritur ta sigurojė Koha Ditore, shkruhet se ka dallim ndėrmjet procedurave tė zgjedhjes sė presidentit qė i pėrcakton Kushtetuta e Kosovės, nga procedurat e Kornizės Kushtetuese, qė del tė jetė interpretuar nė zgjedhjen e Pacollit.

    Sipas ekspertėve, Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut ka mundėsuar qė tė mbahet raundi i tretė i votimit edhe vetėm me njė kandidat pėr president, por Kushtetuta Republikės sė Kosovės nuk e lejon njė gjė tė tillė.

    Sipas kėsaj analize, tė dy ish-presidentėt e Kosovės, edhe Fatmir Sejdiu e edhe Ibrahim Rugova kanė ardhur nė krye tė Kosovės nė bazė tė Kornizės Kushtetuese, andaj nuk duhet pėrdorur si procedura krahasuese nė rastin e zgjedhjes sė Pacollit, i cili do tė duhej tė zgjidhej me anė tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. /telegrafi/
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #868
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ekspertėt gjejnė shumė shkelje gjatė zgjedhjes sė Presidentit
    Publikuar: Sot, mė 01 mars 2011

    http://www.koha.net/repository/images/01paca24.jpg

    Prishtinė, 1 mars – Behgjet Pacolli do tė mund tė ishte president legjitim i Kosovės nėse ende do tė ishte nė fuqi Korniza Kushtetues pėr vetėqeverisjen e Kosovės, me tė cilėn UNMIK-u e ka administruar vendin para shpalljes sė pavarėsisė.
    Nė njė analizė tė njė grupi ekspertėsh ndėrkombėtarė, njė kopje tė sė cilės ka arritur qė ta sigurojė “Koha Ditore”, shkruhet se ka dallim mes procedurave tė zgjedhjes sė presidentit qė i pėrcakton Kushtetuta e Kosovės, nga procedurat e Kornizės Kushtetuese, qė del tė jetė interpretuar nė zgjedhjen e Pacollit.
    “Sipas Kushtetutės, do tė duhej tė merrte pjesė shumica e tė gjithė deputetėve ose 2/3 qė ėshtė e pėrcaktuar nė nenet vijuese, tė cilat qartėsojnė zgjedhjen e presidentit, dhe ndryshon nė thelb me Kornizėn Kushtetuese”, thuhet nė kėtė analizė, autorėt e sė cilės kanė preferuar tė mbeten anonimė.
    Sipas ekspertėve, Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut ka mundėsuar qė tė mbahet raundi i tretė i votimit edhe vetėm me njė kandidat pėr president, por Kushtetuta e Kosovės nuk e lejon njė gjė tė tillė.
    Sipas kėsaj analize, tė dy ish-presidentėt e Kosovės, edhe Fatmir Sejdiu e edhe Ibrahim Rugova kanė ardhur nė krye tė Kosovės nė bazė tė Kornizės Kushtetuese, andaj nuk duhet pėrdorur si procedura krahasuese nė rastin e zgjedhjes sė Pacollit, i cili do tė duhej tė zgjidhej me anė tė Kushtetutės sė Kosovės. Por, shkruajnė ekspertėt ndėrkombėtarė, anonimitetin e tė cilėve gazeta ka marrė obligim qė ta ruajė, organizimi i tri raundeve tė zgjedhjes sė Pacollit ėshtė bėrė nė frymėn e Kornizės, dhe jo nė atė tė Kushtetutės.
    Analiza konstaton sė gjatė zgjedhjes sė Pacollit janė shkelur katėr nga gjithsej gjashtė pikat e nenit 86 qė pėrcaktojnė procedurėn e zgjedhjes sė presidentit tė Kosovės. Ėshtė shkelur edhe vetė statusi i presidentit i pėrshkruar nė Kushtetutė si dhe ėshtė shkelur neni 70 qė flet pėr mandatin e deputetėve. Shkelje ka edhe nė nenin 74 tė Kushtetutės qė flet pėr ushtrimin e funksionit.
    “Koha Ditore”, ka raportuar ditė mė parė se si Pacolli ka shkelur Kushtetutėn disa minuta pasi ėshtė zgjedhur president, duke e votuar kabinetin e ri qeveritar, gjė qė ia ndalon akti juridik mė i lartė i vendit, njė presidenti tė zgjedhur.
    Megjithatė, nė analizėn e tyre, ekspertėt ndėrkombėtarė nuk janė marrė me veprimet e Pacollit, pasi qė ėshtė zgjedhur. Ata kanė analizuar vetėm procedurėn e zgjedhjes sė tij.
    Kėta ekspertė vlerėsojnė se procesi i zgjedhjes sė presidentit tė Kosovės, qė pėrshkruhet nė Kushtetutėn e Kosovės, nuk ėshtė procesi mė i mirė, por ai pėrdoret nė shumė vende tė botės dhe rezulton tė jetė i suksesshėm. Model tė ngjashėm sipas tyre pėrdor Estonia.
    Sipas ekspertėve, Kushtetuta e Kosovės nuk ka mundėsuar raund tė dytė pėr zgjedhjen e Pacollit, sepse ka qenė kandidati i vetėm. Raundi dytė dhe i tretė, sipas tė njėjtės analizė, do tė mund tė organizohej vetėm nėse do tė kishte mė shumė se njė kandidat pėr president.
    Sipas kėtyre ekspertėve, shkelja e Kushtetutės ka mundur tė evitohej duke u zgjedhur Pacolli president edhe me 67 deputetė prezentė nė sallė, pas daljes sė opozitės.
    Sipas tyre, “nė rastin mė tė keq, nė raundin e dytė tė votimit do tė duhej tė kishte tė paktėn dy kandidatė pėr president.
    “Po tė kishin marrė pjesė dy kandidatė, atėherė ai qė do tė merrte mė shumė vota nė raundin e tretė do tė zgjidhej president. Pėr shembull, zoti Pacolli do tė duhej tė nominohej si kandidat vetėm nga 30 deputetė prezentė nė sallė. Tridhjetė tė tjerė do tė nominonin njė kandidat tjetėr. Njė gjė e tillė do tė mundėsonte garėn deri nė fund”, shkruajnė ekspertėt. Sipas tyre, njė gjė e tillė ėshtė pamundėsuar, pėr shkak se 67 deputetė kanė nėnshkruar mė herėt nominimin e Pacollit, dhe si pasojė ata nuk kanė mundur tė nominojnė pastaj ndonjė kandidat tjetėr.
    Duke i analizuar veē e veē, tė gjitha pikat e nenit 68 tė Kushtetutės, nen qė nė gjashtė pika definon mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit, ekspertėt konstatojnė se janė shkelur katėr nga gjashtė pika tė kėtij neni, si dhe statusi i presidentit.
    “Presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikės sė Kosovės”, shkruhet nė statusin kushtetues tė presidentit.
    Sipas ekspertėve ndėrkombėtarė, fakti qė ėshtė kundėrshtuar nga e tėrė opozita dhe njė numėr aq i madh deputetėsh, Pacolli nuk mund tė jetė presidenti qė kėrkohet sipas kėtij statusi tė pėrshkruar nė Kushtetutė.
    Nė pikėn e parė tė kėtij neni thuhet: “Presidenti i Republikės sė Kosovės zgjidhet nga Kuvendi me votim tė fshehtė”.
    Sipas ekspertėve SMS-tė e publikuara nė gazeta qė i janė dėrguar Pacollit nga kėshilltari i tij Esad Pushkar, i cili thuhet se nuk ka qenė as nė listėn e mysafirėve pėr kėtė seancė, tregon se ky kriter kushtetues pėr votim tė fshehtė nuk ėshtė plotėsuar gjatė votimit pėr Pacollin.
    Sipas ekspertėve, SMS-tė pėrveē urimit pėr president kanė treguar edhe pėr ndėrhyrje nė rezultat, qė nė vete “pėrveē shkeljes kushtetuese paraqesin edhe vepra penale qė duhet tė hetohen”.
    Edhe pauza pesėminutėshe qė ka zgjatur 45 minuta, sipas ekspertėve ndėrkombėtarė, tregon se ky kriter nuk ėshtė plotėsuar. Ekspertėt vlerėsojnė se “deputeti z. Hashim Thaēi nuk ka treguar respekt ndaj kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, duke u larguar nga Kuvendi pa u dhėnė pauza”, gjė qė sipas ekspertėve tregon edhe pėr presion ndaj vetė kryetarit. Pika kulminante qė dėshmon se kriteri mbi votimin e fshehtė nuk ėshtė plotėsuar, sipas ekspertėve ndėrkombėtarė, ėshtė fakti se anėtarė qė nuk janė pjesė e Kuvendit tė Kosovės, janė lejuar qė gjatė pauzės tė ndėrhyjnė nė vullnetin e deputetėve.
    Duke e bėrė njė krahasim me procesin e rregullt zgjedhor, ekspertėt pėrkujtojnė se SMS-tė dhe videot e marra nga telefonat mobilė nė vendvotime kanė shėrbyer si bazė e mjaftueshme qė tė merren disa vendime pėr parregullsitė e zgjedhjeve. Po ashtu, telefonat nuk janė lejuar tė pėrdoren nė procesin e votimit, ndėrsa prezenca e personave tė paautorizuar nė vendvotime ka qenė e parregullt.
    E njėjta gjė, sipas kėtyre ekspertėve, ka ndodhur edhe nė Kuvend, nė institucionin mė tė lartė shtetėror.
    Pika dy e kėtij neni, qė tregon se presidenti duhet tė zgjidhet 30 ditė nga pėrfundimi i mandatit tė presidentit tė kaluar, sipas ekspertėve nuk ėshtė shkelur. Nuk ėshtė shkelur as pika tre e kėtij neni qė flet se cili shtetas i Republikės ka tė drejtė tė kandidohet pėr president. Mirėpo ekspertėt tėrheqin vėrejtjen, se fakti se nė kėtė pikė thuhet se mund tė kandidojė secili shtetas qė i ka siguruar “nėnshkrimet e tė paktėn 30 deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės”, tregon pėr frymėn e Kushtetutės, qė kėrkon mė shumė se njė kandidat.
    Tė tria pikat tjera, ajo katėr, pesė gdhe gjashtė janė shkelur.
    Pika katėr e kėtij neni thotė: “Zgjedhja e presidentit bėhet me 2/3 e tė gjithė deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės”.
    “Kjo pikė pėrcakton dhe definon nė mėnyrė shumė tė qartė se pėr zgjedhjen e presidentit kėrkohet 2/3 e tė gjithė deputetėve, pra e 80 prej tyre. sipas ekspertėve, nė dy raundet tjera do tė mund tė procedohej, po tė kishte edhe njė kandidat, por nė kėtė rast ka pasur vetėm, njė”, thuhet nė vlerėsimin e ekspertėve.
    Pika pesė e kėtij neni thotė: “Nėse asnjėri kandidat nuk merr shumicėn prej dy tė tretave nė dy votimet e para, organizohet votimi i tretė mes tė dy kandidatėve qė kanė marrė numrin mė tė lartė tė votave nė raundin e dytė dhe kandidati qė merr shumicėn e votave tė tė gjithė deputetėve zgjidhet president i Kosovės”.
    Nė kėtė pikė, sipas ekspertėve, janė edhe shkeljet mė tė mėdha tė Kushtetutės. “Votimi i tretė ėshtė bėrė sipas Kornizės Kushtetuese tė UNMIK-ut. Kjo pikė me sa duket ėshtė keqkuptuar apo u ėshtė keqinterpretuar paraprakisht deputetėve. Kjo pikė, nė mėnyrė recidive e pėrcakton se raundi i tretė duhet tė zbatohet vetėm nė rastin kur ka dy apo mė shumė kandidatė”, vlerėsojnė ekspertėt. Sipas tyre nėse nuk do tė ishte kjo pikė kushtetuese, neni qė flet pėr shkarkimin e presidentit e qė kėrkon 2/3 e votave do tė ishte i pakuptimtė.
    Ekspertėt vlerėsojnė se mozgjedhja e Pacollit nuk do tė ēonte vendin nė zgjedhje tė parakohshme. Pika e gjashtė qė flet pėr kėtė ēėshtje thotė: “Nėse nė votimin e tretė, asnjėri nga kandidatėt nuk zgjidhet president i Republikės sė Kosovės, shpėrndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, tė cilat duhet tė mbahen brenda 45 ditėve”.
    Sipas ekspertėve, edhe ky nen flet pėr rastet kur ka mė shumė sė njė kandidat, dhe jo pėr rastin nė fjalė, ku Pacolli ka qenė kandidat i vetėm.
    Ekspertėt kanė shpjeguar se shkelje ka pauza dhe presioni ka bėrė qė tė shkelen edhe dy nene tė Kushtetutės. Ėshtė shkelur neni 70, qė flet pėr mandatin e deputetėve dhe neni 74 i Kushtetutės, qė flet pėr ushtrimin e funksionit.
    koha net

    u shkel 1 her u shkel 2 here u shkel kjo u shkel ajo, tane i di populli se jan shkel deri en funed. Ka kush me na tregue se kush i ndreq keto te shkelme?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 01-03-2011 mė 07:31
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  9. #869
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anėtarėsuar
    21-11-2009
    Postime
    216



    Pėrgjigjja ime

    Gruaja ime nuk ėshtė ruse.



    Express: Thatė se bashkėshortja juaj nuk ėshtė ruse, por vetėm shtetėsinė e ka ruse?

    Pacolli: Ajo ėshtė pasardhėse e njė shqiptari shumė, shumė tė vjetėr, po mendoj tė viteve 1800 qė ka emigruar nga Jugu i Shqipėrisė nė Rusi dhe nėna e saj vjen nga Burjati, njė fis qė nuk ka lidhje aspak me rusėt. Burjati ėshtė njė fis mongol. Kėtė nuk po e pėrmendi pėr t’u justifikuar, por vetėm po ju shpjegoj meqė mė pyetėt.



    Presidenti i ardhshėm zgjidhet direkt nga populli. Mandatin tim nuk do ta ndėrpres pėr qejf tė dikujt. Deri nė fund tė vitit do t’i sjellim Kosovės sė paku 25 njohje. Gruaja ime nuk ėshtė ruse. Behgjet Pacolli, President i Kosovės, nė njė intervistė pėr Express, u pėrgjigjet tė gjitha akuzave dhe dilemave rreth zgjedhjes sė tij nė krye tė Shtetit.
    Nga Valmir Klaiqi mė 01 mars 2011 nė ora 08:46

    Express: Nga pozicioni i Presidentit tė Shtetit, si e shihni, sa mund tė jetė i qėndrueshėm koalicioni mes AKR’sė e PDK’sė, kur zyrtarė tė lartė tė kėsaj partie, z. Krasniqi, z. Limaj kanė qenė kundėr zgjedhjes suaj?

    Pacolli: Unė do tė dėrgoja njė mesazh prej kėtu, qė tė ketė bashkėpunim tė mirė, qė institucionet e Kosovės tė veprojnė, tė punojnė pėr interesat e qytetarėve. Ēka mund tė dalė nga ajo ana negative, unė nuk mund as ta paramendoj. Nuk mė mbetet mua qė tė them sot se AKR’ja, PDK’ja kanė probleme. Kosovės i nevojiten institucionet.

    Express: Tė flasim rreth legalitetit tė zgjedhjes suaj nė krye tė Presidencės. A mendoni qė ju ndoshta vetė duhet tė kėrkoni sqarime prej Gjykatės Kushtetuese pėr atė qė ka ndodhur?

    Pacolli: Unė nuk konsideroj se duhet tė kėrkoj sqarime, pėr arsye se unė punoj sipas instinktit tim, veprimeve tė mia qė i kam bėrė nga vullneti im, nga shpirti im. Ēdo gjė qė kam bėrė deri tani, sidomos prej procesit parazgjedhor, i kam bėrė gjithmonė nė sensin pozitiv.

    Express: Zgjedhja juaj President e ka pėrēarė skenėn politike. Ndėrkohė qė e ka bėrė njė vijė tė trashė ndarėse nė skenėn politike tė Kosovės?

    Pacolli: Unė nuk besoj nė kėtė. Por prapė duhet t’ju them se unė jam President i gjithė kosovarėve, pa marrė parasysh pėrcaktimin e tyre politik, fetar. Unė nuk mendoj se ka pėrēarje pėr shkak tė Presidentit tė Kosovės nė mes tė spektrit politik, gjegjėsisht partiak. Unė besoj se nė qoftė se ka diēka, ato janė hidhėrime tė momentit. Edhe njė familje e vogėl mund tė ketė batica dhe zbatica, e lėre mė aty ku formohet njė Qeveri, ku tė gjithė duan tė bėhen pjesė e saj. Nė kėto raste edhe hidhėrimet janė tė arsyeshme, por unė nuk besoj se do tė ketė pėrēarje. Nuk do ta preferoja atė, por do t’u lutesha tė gjithėve qė tė jemi unikė dhe tė bashkėpunojmė. Kosova ėshtė duke kaluar nė njė periudhė shumė tė rėndėsishme delikate dhe ne duhet tė koncentrohemi nė zhvillimin ekonomik – kusht ky pėr pėrmirėsimin e jetės tė qytetarėve tė Kosovės.

    Express: Gjatė tre muajve tė fundit qė para zgjedhjeve ka pasur plot fjalė dhe ėshtė komentuar ēdo hap juaji. Cili ėshtė shpjegimi juaj pėr gjithė kėto qė ndodhėn nė media e debate tė ndryshme?

    Pacolli: Unė e njoh vetveten. Merrem me vetveten time. Jam pėrgjegjės pėr veprimet e mia. Nė mėnyrė morale dhe materiale iu pėrgjigjem veprimeve tė mia kurdoherė qė ato kanė ndodhur. Ju garantoj dhe i siguroj qytetarėt e Kosovės se asnjė veprim nė jetėn time nuk e kam bėrė qė ka shkuar nė dėm tė qytetarėve tė Kosovės dhe shtetbėrjes sė Kosovės. Unė kam vepruar pėr kėtė dhe do tė veproj pėr njė ardhmėri mė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės. Jeta ime ka qenė e tillė dhe ka qenė e pamundur pa krijuar kuriozitet te njerėzit. Mund tė them se jeta ime ėshtė njė histori e suksesit. Aty ku ka sukses, ka koncentrim tė opinioneve tė cilat ndahen nė dy pjesė. Janė ato konstruktive, por janė edhe ato negative, tė cilat vijnė prej xhelozive tė ndryshme, prej dėshirės shumė tė madhe qė dikush vetė do tė kishte dėshirė t’i bėnte ato qė i kam bėrė unė. Ka dhe shumė tė tjera, prandaj pėr mua ėshtė e qartė tė flas pėr eksperiencėn. Suksesi im, rrugėtimi im, normalisht nuk ka qenė i mirėseardhur pėr tė gjithė. Ėshtė e pamundur qė tė mos pėrflitet nga puna ime – njė kosovar i thjeshtė qė shkon nė njė shtet demokratik, nė njė shoqėri demokratike, nė njė shoqėri super tė zhvilluar ekonomikisht. Nė qendėr tė Zvicrės dhe aty tė bėhet faktor me punėn e tij. Shembull, ish-kompania ime “Mabetex”, nė vitet ’90 ishte njėra nga 74 kompanitė mė tė mėdha tė llojit tė vet nė Zvicėr. Merreni me mend tani se ēfarė ekonomie botėrore ėshtė e koncentruar nė Zvicėr. Ish-kompania ime ishte njėra nga dhjetė firmat tatimpaguese mė tė mėdha qė paguanin tatimet nė kantonin ku ajo vepron. Dhe, krejt kjo normalisht ka ngritur tema pėr tė diskutuar. Unė ju them se tė veprosh nė Zvicėr, ku mbi tė gjitha ėshtė Ligji dhe pas 30 vitesh punė tė kesh njė ekstrakt tė pastėr nga regjistri i tė hetuarve, ėshtė vėshtirė. Kjo ėshtė vėshtirė t’i ndodhė njė punėtori tė thjeshtė atje, e lėre njė kompanie. Unė ju them se sot e kam njė ekstrakt tė pastėr nga shteti zviceran se asnjėherė gjatė 30 viteve tė punės nuk kam qenė i dėnuar. Asnjėherė nuk kam pasur llogari bankare tė bllokuar. Asnjėherė nuk kam qenė i dėnuar. Mė falni, po flasim pėr njė shtet si Zvicra, e jo pėr shtete siē pretendon dikush. Ne jetojmė nė njė botė demokratike dhe njerėzit mund tė flasin. Unė ju them juve tani se po ta filloja prapė jetėn, unė do ta zgjidhja tė njėjtėn rrugė qė kam jetuar deri tani.

    Express: A mendoni se do tė ushtroni postin e Presidentit deri nė fund tė mandatit, apo ndryshimet kushtetuese mund t’jua ndėrpresin mandatin pėr tė zgjedhur Presidentin me votė direkte?

    Pacolli: Unė e di se nė Kosovė kemi nevojė tė bėjmė disa ndryshime nė legjislacion dhe nė Kushtetutė. Nėse ju kujtohet, kam qenė i pari qė kam ngritur kėtė ēėshtje nė reformat zgjedhore. Ligji aktual zgjedhor nuk ėshtė ai qė garanton zgjedhje tė lira dhe fer. Unė kam insistuar shumė herė qė nga viti 2007 edhe tek ish-Presidenti i kaluar, mirėpo nuk ėshtė marrė nė konsideratė kėrkesa ime. Nga pozicioni qė ishim mė herėt si parti e tretė nė vend dhe nė opozitė, nuk kishim mundėsi tė bėnim diēka mė shumė. Kėtu kemi dėshtuar deri tani si vend, por jo pėr fajin tonė. Nė fjalimin tim si President, unė kam premtuar se bashkė me spektrin politik tė Kosovės dhe shoqėrinė civile, do tė punoj pėr ndryshimin e Ligjit zgjedhor. Njė prej premtimeve tė tjera nė kėtė drejtim e kam bėrė pėr referendumin, tė cilin e konsideroj qelizė kryesore tė demokracisė nė bazė tė cilės qytetarėt e Kosovės mund tė shprehen. Kjo do tė eliminonte tė gjitha influencimet dhe opinionet e partive dhe grupeve tė ndryshme pėr njė ēėshtje tė caktuar pėr qytetarėt. Njė tjetėr premtim ka qenė qė Presidenti tė zgjidhet prej qytetarėve. Kjo ka qenė dėshirė e imja prej kur kam hyrė nė politikėn e Kosovės. Atėherė pata deklaruar se Presidenti duhet tė zgjidhet nga vota e qytetarėve. E dini mirė se unė jam kritikuar kur e pata bėrė kėtė propozim. Tani tė gjithė janė dakord me propozimin tim. Madje edhe zyrtarė tė lartė nga Brukseli e mbėshtesin kėtė ide.

    Express: Kur do tė ndodhin kėto ndryshime nė Ligj zgjedhor dhe pėr zgjedhjen e Presidentin direkt nga qytetarėt?

    Pacolli: Unė do t’ia filloj shumė shpejt konsultimeve me kėshilltarėt e mi. Do tė formoj njė grup ekspertėsh dhe do tė fillojmė konsultat me spektrin politik, shoqėrinė civile, por edhe me qytetarėt dhe do tė formalizohet pastaj ndryshimi kushtetues edhe pėr zgjedhjen e Presidentit. Jam i bindur se Presidenti i ardhshėm do tė zgjidhet nga vota e qytetarėve, e jo nga vullneti i partive tė ndryshme.

    Express: Edhe deklarata e Ambasadės amerikane ka qenė pas zgjedhjes suaj se Presidenti duhet tė zgjidhet nga qytetarėt. A ėshtė kjo njė prej kompromiseve qė ju tė vini nė karrigen e Presidentit?

    Pacolli: Nuk jam dakord me pyetjen pėr arsye se qė nga viti 2007, kur kam hyrė nė politikė, gjithmonė e kam kėrkuar kėtė qė Presidenti tė zgjidhet nga qytetarėt. Unė nuk mund tė them tani me saktėsi kur do tė ndodhė, sepse ne kemi tani prioritete shumė mė tė mėdha sesa kėto. Ne duhet tė fillojmė tė punojmė dhe ta ndėrrojmė kėtė gjendje, tė cilėn unė e shoh nė shumė familje. Besoni se kur i shoh, shpirti mė dhemb. Ne duhet t’ia fillojmė punės, tė ndėrrojmė situatėn e mjerueshme nė Kosovė. Vetėm me rritje ekonomike, vetėm me punė mund tė ecim pėrpara.

    Express: Ju jeni nė Postin e Presidentit dhe nga ky pozicion nuk keni shumė hapėsirė qė tė merreni me ekonomi?

    Pacolli: Unė nuk besoj se nė Kushtetutėn e Kosovės limitohet veprimi i Presidentit pėr njė punė, e cila shkon drejtpėrdrejt nė interesin e qytetarėve tė Kosovės. Prandaj, unė do tė jem lobues shumė i madh i zhvillimit ekonomik. Unė do tė punoj edhe me ministrat e Kosovės qė janė tė involvuar nė sektorin ekonomik dhe do t’u jap shumė sinjale valide qė tė veprojnė nė mėnyrė qė tė sjellin sa mė tepėr investitorė tė huaj, nė mėnyrė qė tė sjellim projekte qė sa mė shpejt ekonomia kosovare tė pėrfitojė.

    Express: A mendoni ta pėrfundoni ju mandatin pesėvjeēar, e pasardhėsi tė zgjidhet direkt apo do tė ndėrpritet ky mandat i juaji pėr hir tė mbajtjes sė zgjedhjeve direkte pėr Presidentin?

    Pacolli: Sigurisht unė kėtu pėr hir tė dėshirave tė dikujt nuk do ta ndėrpres asnjėherė punėn ose mbarėvajtjen e shoqėrisė kosovare. Mund t’ju them se prioritet ėshtė tani funksionimi dinjitoz i tė gjitha institucioneve tė Kosovės. Prioritet do tė jetė implementimi i tė gjitha kushteve qė na mundėson qė shoqėria jonė tė integrohet nė qarqet evropiane dhe globale. Prioritet do tė jetė qė Kosovės t’i sjellim sa mė tepėr njohje. Duke respektuar miqtė tanė, tani duhet tė krijojmė miq tė tjerė qė Kosova tė jetė pjesė e organizatave tė ndryshme globale, qė Kosova ta ndreqė imazhin e vet. Mos harroni se kėtu ka ndodhur njė storie e suksesit. Kėtu ėshtė shpallur pavarėsia e njė shteti. Pėr kėtė storie kanė folur edhe shpirtrat e zinj. Raporti i Dick Martyt nuk ėshtė i rastit. Njė raport i tillė do tė ishte edhe nėse do tė lindte njė shtet diku nė demokracitė mė tė lashta. Ju them se suksesi jo gjithmonė falet. Prandaj, tė keni parasysh se ne kėto pėrfolje duhet t’i tejkalojmė me shembuj tė mirė, me zhvillim demokratik tė shoqėrisė kosovare, me rritje ekonomike dhe imazhin tonė ta bėjmė me punė, e jo me fjalė. Ky ėshtė njė nga prioritetet. Prioritet tjetėr yni ėshtė qė tė funksionalizojmė komplet infrastrukturėn juridike dhe gjyqėsore nė Kosovė, qė ajo tė funksionojė. Qė mos tė kemi raste qė qe 10 vjet janė tė harruara, por tė funksionojė drejtėsia dhe ajo tė vėrehet, sepse ndikon te qytetarėt dhe nė imazhin tonė tė jashtėm. Pastaj, kemi tani dialogun me Serbinė, me tė cilėn kemi ēka tė bisedojmė. Jam i lumtur qė tani bisedojmė prej dy pozitave tė barabarta. Dhe e kemi bėrė me dije se nuk ka diskutim pėr statusin e Kosovės, pėr integritetin territorial apo ndarjen e Kosovės. Ēdo gjė tjetėr qė shkon nė pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve ne me vullnet do ta bėjmė dhe duhet ta bėjmė dhe tė punojmė pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė njerėzve. Kosovės i nevojitet shumė punė, marrėdhėnie tė mira ndėrfqinjėsore. Kosovės i nevojitet njė lėvizje e lirė e njerėzve, ideve, kapitalit dhe mallrave. Mes kohės ne do tė ngremė edhe kualitetin e legjislacionit, por edhe do tė plotėsojmė Kushtetutėn tonė qė meriton tė pėrmirėsohet. Ju e dini se nė ēfarė kushtesh ka lindur Kushtetuta jonė dhe ajo do tė jetė gjithmonė subjekt apo objekt i ndryshimeve, pėr arsye se ndėrron jeta, ndėrrojnė kushtet dhe normalisht edhe Kushtetuta duhet tė amandamentohet.

    Express: Z. President, sa keni qenė jashtė institucioneve, keni udhėtuar nė shumė shtete qė nuk na kanė njohur. Si do tė udhėtoni tani pėr tė lobuar?

    Pacolli: Unė nuk do ta ndal asnjėherė lobimin. Normalisht, unė do tė shikoj mundėsitė deri ku mė lejon Kushtetuta e Kosovės qė tė jem jashtė vendit. Do tė shikoj se ēfarė mė lejon Kushtetuta qė unė prapė ta pėrdor kapitalin tim privat pėr Kosovėn. Unė do tė shikoj pra mėnyrėn qė mė lejohet tė loboj. Lobimi duhet tė ndodhė dhe do tė jetė e imja, por tani nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjeve pėr Presidentin. Ju them prapė, lobimi nuk do tė ndalet. Ne do t’i funksionalizojmė ato qelizat lobuese qė kanė vepruar pėr mua, tė veprojnė pėr shtetin e Kosovės.

    Express: Z. Pacolli, ju po ashtu keni thėnė se nga pozita e Presidentit tė Kosovės do tė mund tė sillni shumė njohje tė reja”.

    Pacolli: Ashtu ėshtė. Shumė e vėrtetė, nga pozita e Presidentit mund t’i sjellė Kosovės shumėēka pėr arsye se pėrpos Pacollit qė kam qenė pėrpara, kam edhe institucionin prapa. Unė ndihem shumė komod pėr kėtė. Unė nuk do tė pėrdor mėnyrat e tjera siē kam ardhur deri te takimet e ndryshme me burrėshtetasit, ku ndoshta kam pėrdorur mė tepėr subjektin tim ekonomik ose partinė time, kryetar i sė cilės kam qenė. Tani unė e di se do tė depėrtoj te tė njėjtit burrėshtetas, por tani duke pėrdorur pozitėn time si president i Kosovės, qė sigurisht do ta kem shumė mė lehtė.

    Express: A keni ndonjė parashikim, sa njohje mund tė siguroni gjatė kėtij viti?

    Pacolli: Unė kam biseduar edhe me Ministrin e ri tė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj. Unė e inkurajova atė qė tė veproj, sepse duhet t’i tregojmė botės se jemi kėtu, kemi njė diplomaci shumė moderne, shumė intensive. Njė diplomaci shumė fleksibile. Njė diplomaci qė duhet ta aplikojmė sipas vendit ku duam tė kemi marrėdhėnie diplomatike, jo tė ngurtė, vetėm telekamerat, ato nuk bien suksese. Pse ka pasur shumė sukses diplomacia e Mbretėrisė sė Bashkuar? Ka pasur sukses vetėm pėr atė se ėshtė adaptuar nė shtetet ku ata kanė sunduar. Comonwelthy ka qėndruar aq shumė, sepse ata kanė aplikuar njė diplomaci tė veēantė. Nė Indi kanė bėrė diplomaci pėr indianėt, pastaj nė Australi. Nė kėtė mėnyrė duhet tė veprojė edhe Kosova. Unė besoj se diplomacia e Kosovės, e kėsaj qeverie, do tė jetė shumė efikase, sepse do tė jetė moderne dhe do tė aplikohet nga njė gjeneratė e re e diplomatėve. Po ashtu, ne kemi biseduar me Ministrin e Jashtėm se do tė kemi njė qėllim. Qėllimi ynė ėshtė qė gjatė kėtij viti tė arrijmė deri nė 100 njohje. Kjo duhet tė ndodhė. Nuk mund tė ketė shmangie nga ky qėllim.

    Express: Z. Pacolli, a do tė punoni qė shtėpinė tuaj private ta shndėrroni nė rezidencė presidenciale gjatė ushtrimit tė postit tuaj si President?

    Pacolli: Unė kam disa gjėra qė mund t’ia vė nė dispozicion funksionit tim, por unė sė pari do tė respektoj ligjet e Kosovės, do tė respektojė Kushtetutėn e Kosovės. Nėse e shoh qė ligji ose rregullat e lejojnė kėtė, unė do t’i vė nė dispozicion pėr ēdo gjė qė kam. Prej rezidencės sime deri te aeroplani dhe mundėsitė e tjera, tė cilat mund t’ia vė nė dispozicion Presidencės. Por, po e pėrsėris, vetėm nėse kėtė e lejon ligji, rregullat dhe Kushtetuta.

    Express: Z. Pacolli, djali i ish-presidentit Rugova, Uka, ėshtė parė ulur afėr juve nė Kuvend. Cili ėshtė bashkėpunimi juaj me Ukėn?

    Pacolli: Kam njė respekt shumė tė madh pėr familjen Rugova. Kam shumė respekt tė madh pėr Ukėn, djalin e ish-presidentit Rugova. Ulja afėr e tij sigurisht se nuk ka qenė e planifikuar. Ka qenė shumė spontane. Kjo ndodh vetėm te njerėzit qė kanė njė simpati mes veti, njė energji tė pėrbashkėt. Unė nuk jam tash deputet i Kuvendit tė Kosovės, por po tė isha, do ta kaloja mandatin tim duke e ulur afėr meje Ukė Rugovėn, por pa paragjykime pėr askėnd. Unė kam njė respekt shumė tė madh pėr tė.

    Express: T’i kthehemi edhe njė herė seancės sė Kuvendit. Tė nesėrmen kanė dalė nė Express dhe Koha Ditore mesazhe tė shkėmbyera mes jush dhe kėshilltarit tuaj. Ēfarė ndodhi atė ditė? A kishit aq nevojė pėr konsultime me Dellin? Cilat janė komentet tuaja pėr ato mesazhe?

    Pacolli: Sė pari, ekziston njė realitet nė Kosovė. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė njė meritė shumė tė madhe pėr ekzistencėn e shtetit tė Kosovės dhe shtetformimin e Kosovės. Ai qė e kundėrshton kėtė, nuk ka tė drejtė. SHBA’ja bashkė me shtete tė BE’sė, kanė njė meritė tė jashtėzakonshme nė kėtė dhe ne i falėnderojmė pėr kėtė. Sė dyti, nuk ka pasur asnjė veprim, as tė SHBA’sė, as tė BE’sė qė e kanė futur Kosovėn tė veprojė diēka qė ėshtė kundėr interesit tė Kosovės, popullit tonė dhe shtetbėrjes sė Kosovės. E treta, ka qenė rekomandim i fuqishėm edhe i BE’sė, edhe i SHBA’sė, qė institucionet e Kosovės tė formohen sa mė shpejt nė bazė tė rezultateve tė zgjedhjeve. Ēdo ditė qė Kosova do tė mbetej pa institucionet e saj, do tė shėmtonte Kosovėn. Do tė fuste Kosovėn nė njė hendek edhe mė tė madh. Atėherė kur Kosova ka mė sė tepėrmi nevojė pėr zhvillim ekonomik dhe pėrmirėsim tė imazhit tė vet ndaj miqve tė vet, gjegjėsisht t’u tregoj miqve tė vet se nuk kanė investuar nė Kosovė diēka qė ėshtė humbur, por kanė investuar diēka, e cila jep rezultate. Rezultat i kėsaj ka qenė edhe formimi i institucioneve tė Kosovės. Nuk kishte me qenė dobėsi e askujt nė Kosovė, jo vetėm e imja, ndoshta tė ketė njė kėshillė prej miqve duke e ditur gjithmonė se kėshillat nevojiten. Kosova nuk ka qenė nė gjendje tė veprojė e vetmuar. Kosova ėshtė shtet edhe duke iu falėnderuar miqve tanė. Unė nė jetėn time kam vepruar gjithmonė jo me vendimet e mia vetanake, por me vendimet qė i kam marrė me njerėzit e mi. Disa nga njerėzit e mi, qė i falėnderoj shumė, janė edhe kėshilltarėt e mi, pa marrė parasysh cilėt janė ata, ku dhe si veprojnė.

    Unė nė SMS-tė e mi qė i kam marrė nga kėshilltari im nuk shoh asgjė qė prek Kushtetutėn, mėnyrėn e zgjedhjes ose ndonjė presion qė i kam bėrė ndaj dikujt pėr zgjidhjen time si president. Lexoni, bile ju tė Expressit i keni krejt dhe lexojini ato. Unė me sa e di, prej krejt SMS-ve kam pyetur vetėm pėr njė kėshillė. Unė kam pyetur kėshilltarin tim si ta pėrballojmė raundin e tretė tė votimit. Asgjė tjetėr. Ēdo gjė tjetėr qė spekulohet me kėta SMS nuk do tė ishte korrekte. Kanė qenė tė karakterit privat. Tė miat me kėshilltarin tim.

    Express: Nėse nuk ka pasur presion, si ndodhi qė ndryshoi aq shumė votimi i deputetėve nė raundin e tretė?

    Pacolli: A jam unė i pari ai? Jo! U ka ndodhur me sa e di unė tė gjithė presidentėve tė Kosovės qė janė zgjedhur deri mė tani. Sa e di unė, ka ndodhur bile edhe te Ibrahim Rugova. Nė mes dy votimeve tė para dhe votimit tė tretė ka pasur njė javė pauzė. Te zoti Fatmir Sejdiu, e dini mirė, bile diferenca mes dy raundeve tė para ka qenė mė e madhe se sa diferenca ime. Normalisht, askush nuk ka tė drejtė ta gjykojė kėtė. Pėrndryshe nuk do tė kishte kurrfarė arsyeje tė ekzistojė as raundi i dytė, as raundi i tretė. Raundet janė shumė demokratike. Nė raundin e tretė unė kam kaluar. Kam mundur edhe tė mos kaloj, normalisht. As unė, as dikush qė unė e di, nuk ka bėrė presion mbi deputetėt qė tė votojnė nė kėtė ose atė mėnyrė. Unė konsideroj se jam president i mbi 90 pėr qind tė deputetėve qė kanė qenė nė sallė, qė kanė formuar kuorumin pėr tė zgjedhur presidentin e Kosovės.

    Express: Zoti President, cila do tė jetė vizita juaj e parė jashtė vendit? A keni ndonjė sinjal nga ndonjė vend?

    Pacolli: Unė kam marrė shumė urime, shumė falėnderime nga presidentė tė ndryshėm tė shteteve, duke filluar prej SHBA’sė, shteteve tė BE’sė, etj. Dua t’ju them se unė vizitėn e parė do ta bėj nė Shqipėri. Kėtė javė do tė caktohet edhe agjenda. Jam jashtėzakonisht krenar qė vizitėn e parė e bėj nė shtetin shqiptar. Biseda tė cilat do tė zhvillohen pa pėrkthyes. Pastaj unė tashmė kam njė ftesė pėr vizitė nga presidenti i Maqedonisė. Kjo do tė konfirmohet pas vizitės nė Shqipėri. Unė do tė vizitoj edhe Malin e Zi. Duke ditur gjithmonė se edhe atje ka pjesė shqiptare dhe janė fqinjėt tanė. Mė tutje do tė kem edhe shumė vizita tė tjera qė janė nė agjendėn e protokollit qė pėr opinionin do tė dihen nė kohė tė caktuar.

    Express: Ėshtė shkruar dhe ėshtė folur shumė pėr kombėsinė e bashkėshortes tuaj. A mund tė sqaroni kėtė dhe tė tregoni se cili do tė jetė roli i saj tani nė Kosovė?

    Pacolli: Sė pari, unė dėshiroj tė theksoj se e dua shumė bashkėshorten time. E dua familjen. Bashkėshortja ime ėshtė pjesė e familjes. Unė besoj nė dashuri, kam besuar, duke pėrjashtuar ēdo pengesė si gjuha, konfesioni apo kombi. Unė e di se kam njė familje shumė tė shėndoshė. Kam tre fėmijė me bashkėshorten time: Kam Hanėn, Isėn dhe Diarin, tė cilėt flasin shqip hiē mė pak sesa bashkėmoshatarėt e tyre qė jetojnė gjithė kohėn nė Kosovė. Me bashkėshorten kemi njė respekt tė ndėrsjellė shumė tė madh. Ajo sot ėshtė shumė krenare qė burri i saj ėshtė Presidenti i Kosovės. Ajo ėshtė e pėrgatitur qė ta pėrcjellė burrin e saj nė ēdo sfidė qė vjen. Dhe tė drejtėn t’jua them, realizohet tani edhe njė dėshirė shumė e madhe e bashkėshortes sime nėse hapet edhe njė fushė, edhe njė diapazon ku ajo mund tė veprojė me veprimet e saj humanitare. Bashkėshortja ime aktualisht ėshtė drejtuesja e Fondacionit pėr fėmijėt e rinj tė quajtur “Ibrahim Kodra” dhe ėshtė duke punuar aty me dashuri tė madhe. Jam i bindur se shumė shpejt ajo do tė vijė dhe do tė organizojė drejtimin e njė muzeu dhe shkolle tė artit pėr tė rinjtė me emrin Ibrahim Kodra. Ajo e ka ndėrmend tė veprojė edhe nė shumė sfera tė tjera humanitare. Kėshtu qė aspak nuk jam i zhgėnjyer qė e kam njė bashkėshorte qė vjen nga Rusia, e cila nuk ėshtė ruse, por e ka shtetėsinė ruse. Po tė kisha mundėsi sėrish tė kthehesha pas prapė, do ta bėja tė njėjtėn gjė.

    Express: Thatė se bashkėshortja juaj nuk ėshtė ruse, por vetėm shtetėsinė e ka ruse?

    Pacolli: Ajo ėshtė pasardhėse e njė shqiptari shumė, shumė tė vjetėr, po mendoj tė viteve 1800 qė ka emigruar nga Jugu i Shqipėrisė nė Rusi dhe nėna e saj vjen nga Burjati, njė fis qė nuk ka lidhje aspak me rusėt. Burjati ėshtė njė fis mongol. Kėtė nuk po e pėrmendi pėr t’u justifikuar, por vetėm po ju shpjegoj meqė mė pyetėt.

  10. #870
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pun te mbare Pacollit e Thaqit ..

    media-mafia po nguc pa te drejte..

    tu a shikojme punen ktyre burrave e pastaj flasim..

    cfar duan media-mafia.. te jet kosova pa institucione?

    ashtu nuk ben..

Faqja 87 prej 110 FillimFillim ... 3777858687888997 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •