Pacolli: Franca ėshtė mike e madhe e Kosovės
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli priti sot nė njė takim ambasadorin e Francės nė Prishtinė, Jean Franēois Fitou, me tė cilin zhvilloi njė bisedė tė gjatė dhe miqėsore.
Duke pranuar urimet e Ambasadorit Fitou dhe institucioneve tė Francės pėr zgjedhjen nė detyrėn e re, Presidenti Pacolli theksoi se Franca ėshtė mike e madhe e Kosovės dhe ambasadori Fitou gjithashtu ėshtė mik i madh i Kosovės. Ai theksoi se Kosova ka nevojė pėr shumė miq, tė cilėt Kosova do tė dijė ti respektojė dhe do tė krijojė edhe miq tė tjerė anembanė globit. Presidenti Pacolli vuti theksin tek marrėdhėniet shumė tė mira mes dy vendeve, duke falėnderuar Republikėn e Francės pėr ndihmėn e saj tė pakursyeshme nė tė kaluarėn, e cila do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
Neve na nevojitet kėshillat e Francės, nė mėnyrė qė tė mėsojmė nga eksperienca juaj dhe tė rrugėtojmė mė shpejt drejt shtėpisė sė madhe evropiane, tha Presidenti Pacolli.
Duke pėrmendur se Kosova ka njė gjendje shumė tė rėndė ekonomike dhe njė shkallė tė lartė tė papunėsisė dhe se asaj i duhet tė ketė njė rritje tė madhe ekonomike, Presidenti Pacolli theksoi se vendi ynė ka nevojė shumė tė madhe pėr zhvillim ekonomik dhe nė kėtė plan institucionet e Kosovės do tė krijojnė njė klimė sa mė tė favorshme pėr nxitjen e investimeve tė huaja. Nga ana e tij, ambasadori Jean Franēois Fitou tha se Franca ėshtė e gėzuar qė Kosova krijoi institucionet qė do tė udhėheqin shtetin.
Kosova do ta gjejė vendin e saj nė Evropė, tha ambasadori Fitou, duke shtuar se ky realitet duhet tė jetėsohet, sepse nuk ka rrugėzgjidhje tjetėr dhe se Franca ėshtė e gatshme ti ndihmojė Kosovės nė realizimin e kėtij misioni.
Krijoni Kontakt