Njė notė pėr padėgjueshmėrinė
Publikuar: Sot, mė 26 shkurt 2011
Lumir Abdixhiku
Kryeministri i rizgjedhur nė fjalėn e parė tha se po u jepet fund problemeve nė vend; fatkeqėsisht ky ėshtė fillimi i njė perspektive me plot probleme
Katėr muajt e shkuar na dhanė mjaft, ndoshta mė shumė se ēfarė njė vend i tėrė mund dhe duhet tė pranojė. Na dhanė krizė politike tė ndjekur me anarki institucionale, degjenerim ekonomik e varfėrim tė tė tanėve, vjedhje tė vullnetit e shtrembėrim tė zėrit, akuza tmerruese e thumbime tė imazhit, presione politike e shformėsim tė vlerave. Nėse asgjė tjetėr, kėta muaj na dhanė njė grusht padėgjueshmėrishė; ky njė standard i ri i vendosur nė demokracinė mė tė brishtė evropiane. Padėgjueshmėri ndaj interesave nacionale me tėrheqjen e ministrave, padėgjueshmėri ndaj nevojave ekonomike me vendime jolegjitime, padėgjueshmėri ndaj votės sė lirė me vjedhje masive, padėgjueshmėri ndaj vėrejtjeve pėr pak mė tepėr demokraci me rivjedhje, padėgjueshmėri ndaj vullnetit tė shumicės me koalicion tė pakicės, padėgjueshmėri edhe ndaj vullnetit tė pakicės brenda pakicės me presione e shantazhe, padėgjueshmėri ndaj kryeparlamentarit me dalje pa aprovim e futje tė tė paftuarve me gjoks, padėgjueshmėri ndaj procedurave, ligjeve dhe Kushtetutės me thyerje absurde; na dhanė padėgjueshmėri ndaj perspektivės politike dhe ekonomike tė vendit. Nė kėtė fabrikė padėgjueshmėrishė, mė sė paku na u dha ajo pėr ēfarė liderėt thirren, institucione tė denja dhe njė program politik dhe ekonomik po aq tė denjė.
* * *
Kryeministri i rizgjedhur nė fjalėn e parė tha se po u jepet fund problemeve nė vend; fatkeqėsisht ky ėshtė fillimi i njė perspektive me plot probleme. Forca e pakėt mbrapa presidentit dhe vetė Qeverisė ėshtė e frikshme. Nė kohė kur thuhet se jemi pranė sfidave tė papara nacionale, ekonomike e politike, sfida kėto qė lidhen me vetė ekzistencėn ose jo tė shtetit kosovar, ne vendosim ti japim fuqi njė pakice, tė injorojmė nevojėn pėr konsensus politik dhe bashkim tė mendjeve, zgjedhim jokredibilet dhe prodhojmė krizė e pėrēarje, gjithmonė pėr hir tė akomodimit tė interesave mė ekstreme individuale.
Prodhojmė paqėndrueshmėri meqė Qeveria e Presidenca e re nuk japin zėrin e kosovarėve. Jo mė shumė se 38 vota shqiptare janė pakicė e mjaftueshme pėr jolegjitimitet tė paktėn moral. Edhe mė shumė thellojmė jolegjitimitetin me shantazhe, blerje dhe kėrcėnime si ato tė 22 shkurtit. Prodhojmė jokonsensus pėr proceset urgjente ekonomike e politike me pėrēarjet e nxitura nga padėgjueshmėria e institucioneve ndaj vullnetit, Kushtetutės dhe opozitės. Ku do ta gjejmė pajtueshmėrinė pėr negociata tregtare ekonomike, pėr miratim tė buxhetit, pėr shitje tė aseteve e pėr integrim ekonomik evropian nėse kėto institucione tė reja shikojnė jo mė larg se vetja? Ēfarė garancish ekonomike dhe prosperuese mund ti japim njė investimi tė huaj, jo se jo me kredibilitet, por me njė Qeveri dhe Presidencė tė pakicės? Ku do tė gjejmė forcėn pėr kohezion nacional pėr sfidat mė tė papara nė vend nė fushėn e infrastrukturės, energjetikės, telekomunikacionit e tregtisė pa njė pėlqim dominues? Nė vend se sot tė kishim njė Qeveri kredibile, gjithėpėrfshirėse, me njė president qė siguron jo 62 vota tė lodhura, por njė shumicė absolute, unitet dhe mbėshtetje tė paparė, e tėra ēfarė ne bėjmė ėshtė kornizimi i fatit tė gjithė vendit nė hiē mė shumė se dy mendje qė orė e ēast edhe mund tė ndėrrojnė, e me kėtė dhe vetė fatin e njė vendi tė tėrė.
* * *
As mė e hapur nuk duket perspektiva e mbėshtetur me njė program serioz. Absurditetet e mungesės sė programit filluan nė kohėn kur u bėnė bisedat pėr bashkim qeverisės. Po qė ishin tė pakta kėto biseda, po qė ishin papėrmbajtjesore e tė shpejta, po qė nuk ishin tė drejtuara kah problemet dhe qėndrimet polaristike tė palėve pėr proceset ekonomike, por ato edhe u kurorėzuan me njė dokument tė vetėm: njė faqe. Gjithė ato dallime ekonomike nė kohė tė fushatės mbi rritjen e pagave, qėndrueshmėrinė e buxhetit, privatizimin e PTK-sė, financimin e autostradės, shitjen e aseteve tė tjera publike u rrumbullakuan me njė dokument mė pak kuantitativ (dhe patjetėr kualitativ) se njė kontratė pune nga mė tė thjeshtat. Dhe kėtu fillon dekompozimi i vlerave dhe qėndrimeve ekonomike e politike, meqė dallimet shuhen kur nė tall vihet kolltuku, se interesat e kosovarėve mbulohen nga ata qė punė, objektiv dhe jetė kanė amorfitetin politik. Le tė jetė si tė jetė, nė fund tė fundit nuk ėshtė hera e parė e as qė do tė jetė fundit kur kolltuku bėn magji; por tė paktėn njė copė komforti do tė ofrohej sikur Qeveria e re tė tregonte njė fije respekti me njė program tė denjė ndaj atyre qė sot jetojnė me varfėrinė mė tė thellė nė historinė tonė moderne, me papunėsinė e ēdo tė dytit nė krah, me tė ardhurat pėr kokė nė fund tė pusit botėror, me njė regres ekonomik si asnjėherė mė parė, rritje tė korrupsionit e tenderėve njėburimorė nga viti nė vit, prezencė tė informalitetit e evazionit, me imazh frikėsues nė sy tė ēdo investitori qė ka sytė nga Ballkani.
E tėra ēfarė dėgjuam nga programi i dhėnė (dhe fatkeqėsisht i aprovuar) ishin politika vlerėsuese kualitative, se objektiv i Qeverisė ėshtė pėrmirėsimi i gjendjes ekonomike, ulje e papunėsisė, vendosje e rendit dhe e ligjit, luftim i korrupsionit, informalitetit dhe evazionit e deri te pėrmirėsim i jetės. Kjo edhe mund tė ishte njė punim eseje nga njė student mesatar qė ka percepcion gjeneral se ēfarė dhe ku duhet tė shkojė njė vend, madje aq gjenerale sa tė njėjtin mund ta riprodhosh nė ēdo vend tė pazhvilluar e nė zhvillim; por tė paraqitet njė program tė tillė qeveritar pėr Kosovėn e sotme ėshtė mungesė e qartė e vullnetit konstruktiv dhe pėr mė tepėr vizionit ekonomik. Mungesa e parametrave sasiorė ekonomikė bėhet me njė qėllim tė vetėm, qė e tėrė puna tė lihet nė amulli dhe ad-hock-izėm si gjithnjė deri mė tani. Madje, as nė tri vitet e shkuara ne nuk kishim njė qeverisje tė planifikuar. Fati i njė vendi varej nga disponimet e mėngjesit tė udhėheqėsve tanė e asnjėherė nė njė program qeverisės. Por kjo kėtė herė nuk bėn punė. I njėjti kryeministėr, i njėjti president sė bashku kanė premtuar, janė marrė vesh dhe kanė marrė tė drejtėn e krijimit tė hiē mė pak se 35.000 vendeve tė reja pune nė ēdo vit, rritje ekonomike prej 8-10%, ulje tė korrupsionit nė parametra zero, dyfishim tė buxhetit nė vitin e dytė qeverisės, dyfishim tė pagave dhe mbajtje tė qėndrueshmėri buxhetore nė vitin e parė, norma tė interesit prej 7% po nė vitin e parė, ulje tė mėtutjeshme tė tatimeve, pėrmirėsim tė rangimeve katastrofale, dhe pėrfundimisht, mė tė rėndėsishmen, zbutje tė varfėrisė nė numra njėshifror. Kaq dimė tė mbajmė nė mend dhe pėr kaq do tė japin llogari.
* * *
Dhe ēfarė tash? E para, duhet verifikuar legjitimitetin dhe pikėnisja pėr kėtė ėshtė te njeriu mė konsensual i zgjedhur ndonjėherė nė Parlamentin e Kosovės, kryetari i saj. Nėse ai kishte tė drejtė pėr thyerje tė Kushtetutės nė rastin e ndėrhyrjes atėherė ėshtė imperative interpretimi i Kushtetueses pėr tė vlerėsuar ose jo thyerjen e aktit mė tė lartė tė vendit. Nėse kjo kalohet atėherė qėndrueshmėrinė dhe legjitimitetin e kalojmė nė stadin e moralit personal, qė dukshėm mungon. Por nėse thyerja e kushtetutshmėrisė, qoftė me thyerje tė rregullave apo shantazhim tė vullnetit mbetet nė fuqi, atėherė ne kurrė nuk do tė jemi tė sigurt pėr njė stabilitet dhe kredibilitet nė njė president ashtu pak kredibil. Kjo po se po edhe mund tė jetė njė pjesė e dytė e krizės sė tetorit, meqė sa herė qė kryeministri tė dojė zgjedhje tė reja e tėra ēfarė i duhet tė bėjė ėshtė thirrja pėr respektimin e Kushtetutės. Mė sė paku vendit tonė i nevojitet njė president nė sqetullat e kryeministrit. E dyta, nėse padėgjueshmėria ėshtė bėrė standard i prodhuar nga ēdokush qė ka ndonjė tė drejtė vendimmarrėse, atėherė ėshtė po aq korrekte ti jepet Cezarit atė ēfarė i takon njė padėgjueshmėri qytetare. Nėse kosovarėve u ofrohet kryeneēėsi, shtyrje me gjoks, dhunim i demokracisė, mosrespektim i vullnetit pėrtej ēdo marre, them se shoqėria jonė duhet tė ngre zėrin dhe tu thotė po tė njėjtėve se ne kemi njė vijė tė cilėn nuk e kalojmė dot; dhe se aty ku mbaron klandestinizmi institucional fillon padėgjueshmėria dhe refuzimi i sistemeve shtetėrore nga tė gjithė. Le tė refuzojmė ēdo institucion, ēdo vendim, ēdo ligj, ēdo rregull, e ēdo perspektivė nė kėtė format. Nė fund tė fundit kjo ėshtė vlera qė po na promovohet dhe servohet edhe nga miqtė tanė tė huaj, tė huaj me plot kuptimin e fjalės.
E treta, objektivat zhvillimore qė tentohen tė kamuflohen me njė program tė mbėshtetur nė parametra cilėsorė e jo sasiorė janė tė kota, jokorrekte dhe tė paqėndrueshme. Me kaq nuk do tė maten. E katėrta, nėse ēdo vendim politik, ekonomik dhe ligjor i prodhuar nga kėto institucione ėshtė zė i pakicės shqiptare atėherė ne, sistemi ynė, pėrkrahja e pamatur e miqve tė huaj (me apo pa kėrcėnime), e ēdo hap i vogėl e i madh nė kėtė anarki, kanė prodhuar njė monstrum demokratik, mundėsi pėr jostabilitet shtetndėrtues dhe pasiguri nė ēdo vendim tė nxjerrė pėr aq sa ka jetė. Ēdo ligj, ēdo vendim, ēdo licencė, ēdo shitje mund tė jetė pronė e kontestueshmėrisė nga njė strukturė Qeverisėse tjetėr, mund tė jetė nxitje e pakėnaqėsive sociale tė artikuluara nga zėrat opozitarė, mund tė jetė barrierė serioze e mundėsisė pėr rimėkėmbje ekonomike. Ēfarė kemi bėrė kėshtu?!
Krijoni Kontakt