Pacolli: Fushatė tendencioze kundėr personalitetit tim
Publikuar: Sot, mė 19 shkurt 2011
Prishtinė, 19 shkurt - Gazeta KOHA Ditore dhe televizioni Kohavision ditėve tė fundit janė duke e zhvilluar njė fushatė intensive dhe tendencioze kundėr personalitetit tim, bile duke shkuar edhe mė tutje me pėrdorimin e gjuhės sė urrejtjes.
Kjo pos qė tenton tė denigrojė personalitetin tim, nxit urrejtje duke rrezikuar jetėn time dhe tė familjes sime.
Publikimet e pėrdorura nė mediumet e lartpėrmendura janė tė montuara dhe tė shtrembėruara tėrėsisht.
Unė nuk kisha ndėrmend tė reagoja ndaj kėsaj fushate tendencioze, por njė letėr e dy organizatave tė veteranėve tė lidhura me luftėn, tė cilėn unė e respektoj shumė dhe pėr tė cilėn kam bėrė shumė, mė shtyu tė pėrgjigjem si mė poshtė.
Me pėrgjegjėsinė time tė plotė morale dhe politike deklaroj se unė asnjėherė nuk kam thėnė, as nuk kam menduar qė:
Serbia ėshtė nėna e Kosovės!
Se unė do tė bėhem ndonjėherė Tito i Kosovės!
Se i kam quajtur serbėt vėllezėrit tanė!
Siē ėshtė sqaruar shumė herė opinioni pėr takimin me Milosheviqin, ai takim ėshtė pasuar me takimin me udhėheqjen mė tė lartė tė Kosovės. Nė atė takim jam dakorduar me udhėheqėsit prezentė dhe qasjen e tyre lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe lidhur me proceset qė do tė zhvilloheshin rreth Kosovės. Unė nuk kam kėrkuar nga Milosheviqi bashkėjetesė, por ndarje.
Ditėt e ardhshme intervistat origjinale do tu ofrohen opinionit publik dhe tė gjithė tė interesuarve.
Behgjet Pacolli
Aleanca Kosova e Re
Koha: Pacolli duhet tė pėrballet me deklaratat e veta, jo me gazetat
Publikuar: Sot, mė 19 shkurt 2011
Prishtinė, 19 shkurt - Koha Ditore ka pėrkthyer dhe raportuar atė qė zoti Pacolli ka deklaruar nė mediume tė huaja. Koha Ditore as nuk ka montuar, e as shtuar apo shtrembėruar asnjė fjalė nga ato qė janė raportuar nė ato mediume tė huaja dhe qė janė dhėnė si citime tė drejtpėrdrejta tė fjalėve tė z. Pacolli. Fundja, ato janė tė gjitha publike dhe kushdo mund tu qaset versioneve origjinale.
Njė gazetė nuk mund tė injorojė faktet e tilla pėr njė person publik, i cili, pėr mė tepėr, synon tė bėhet president i shtetit.
Si njė kandidat pėr president shteti, zoti Pacolli duhet tė pėrballet me deklaratat e veta dhe jo me gazetat qė ua kanė pėrcjellė lexuesve citimet qė ai i ka dhėnė nė mediume tė ndryshme nėpėr botė.
Fundja, deklaratat e z. Pacolli janė publikuar nė disa mediume tė ndryshme jokosovare dhe janė publike, ndėrsa ne nuk kemi parė qė z. Pacolli tė ketė demantuar ato mediume qė i kanė publikuar fjalėt e tij. Nėse vėrtet nuk ka thėnė kėshtu siē kanė raportuar mediumet e huaja jo njė, por disa sosh atėherė pėrse nuk i ka demantuar ato mediume publikisht, siē e do rendi me nga njė reagim te mediumet qė i kanė bėrė dhe publikuar intervistat.
Fakti se z. Pacolli i quan citimet e fjalėve tė tij gjuhė e urrejtjes, nė tė vėrtetė, flet vetė shumė keq pėr personalitetin e tij e aq mė tepėr pėr tė si njė individ qė synon tė jetė kryetar shteti, nė njė vend qė veten e quan demokraci. Pėr mė tepėr, ėshtė e papranueshme qė njė pretendent i tillė, nėpėrmjet kėsaj deklarate dhe gjuhės shpifėse, ta fyejė nderin profesional tė gazetarėve tė gazetės KOHA Ditore dhe tė KTV-sė.
I sugjerojmė zotit Pacolli qė, nėse gazetat e huaja ia kanė shtrembėruar fjalėt, le tė merret me to. Ne do ti botonim shkrimet, nė tė cilat ato mediume do tė tregonin se ėshtė bėrė ndonjė keqinterpretim i fjalėve tė z. Pacolli. Nė tė kundėrtėn, z. Pacolli duhet tė sqarohet para opinionit pėr ato deklarata tė papėrgjegjshme nga ai, qė i ka shkuar mendja tė bėhet kryetar i shtetit tė Kosovės.
Redaksia
pacolli eshte nen hetime .....!
pacolli ka ber tregti te paligjshme ne kosove!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 19-02-2011 mė 19:49
qe pra cfare presidenti ka llapi alias loti ose hardi e prishtina C!
ti llap avdushi e ke merituar kete president dhe ja pafsh hajrin!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 19-02-2011 mė 19:43
pacolli eshte shoku i millosheviqit boris jelsinit putinit !
pacolli eshte mik i gadafit, mubarakut dhe atij aliut te tunizise i cili kishte cofe sot !
pacollit i ka ikur koha edhe thacit me te ky eshte fundi i dyve kete mbane mend mire !
ju qe lepini ate qe pshtyni!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 19-02-2011 mė 19:54
Presedniku i kosoves pacolli duhet te sqaroi te gjitha intervistat e dhena deri me tani ,keshtu thuhet ne nje leter te hapur nga shoqata e invalidve te luftes
Krijoni Kontakt